Meta: Do te bashkepunoj me Nanon
E Merkure, 27 Maj 2009
Rikthehet ne axhenden e kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, bashkepunimi me ish-kryetarin socialist, njeheresh ish-kryeminister i vendit, Fatos Nano. Pasi ka mbetur jashte listave te kandidateve per deputete te PS, por dhe pas deklaratave te forta te ish-kreut socialist ndaj liderit te PS, Edi Rama, duket se Meta ka kapur ne "ajer" mungesen e mbeshtetjes politike per Nanon, teksa ka bere te ditur se nga ai shihte vetem deshiren per te bashkepunuar me te majten, per fitoren e zgjedhjeve te 28 qershorit dhe aspak akuzat e bera ndaj Rames. "Jam shume i hapur te bashkepunoj me te gjithe faktoret progresiste dhe opozitare e padyshim qe me duhet te theksoj, se z.Nano eshte nje faktor shume i rendesishem ne te majten shqiptare, per fitoren e se majtes dhe forcave progresiste dhe nxjerrjen ne pension politik te kryeministrit aktual, Berisha", ka deklaruar lideri i LSI, Meta dje ne nje takim te zhvilluar me nje prej bizneseve fason ne lagjen "Kombinat" ne Tirane. Teksa kreu i LSI shprehet se ka nje plan per te ndihmuar keto biznese qe punesojne 100 mije gra dhe vajza shqiptare, ai nuk i eshte shmangur komentit te deklaratave te ish-kryetarit te PS, Fatos Nano ne emisionin "Opinion". "Nga qendrimet e z.Nano, une do te doja te merrja thelbin e shqetesimit te tij. Ate cka do te vleresoja si me racionalen nga shqetesimi i tij, eshte pikerisht domosdoshmeria e nje bashkepunimi midis forcave te opozites, per te garantuar nje fitore ne zgjedhjet e 28 qershorit", deklaroi Meta. Ai ka uruar qe Nano, pavaresisht nga moskandidimi per deputet ne zgjedhjet e 28 qershorit, te kete nje rol aktiv per te ndihmuar ne fitoren e opozites dhe te majtes, ne sfiden elektorale. "Eshte e domosdoshme qe te gjithe keta faktore te bashkerendojne dhe te bashkepunojne me qellimin kryesor fitoren e opozites, fitoren e se majtes dhe forcave progresiste dhe nxjerrjen ne pension politik te kryeministrit aktual z.Berisha. Besoj qe pas 28 qershorit, projekti per bashkepunimin e te majtes mbi principe shume demokratike do te jete i hapur", deklaroi Meta. Per here te pare kryetari i LSI, pas perplasjeve te forta me ish-kreun socialist qe solli dhe ndarjen e PS, humbjen e zgjedhjeve, dhe per me teper pas shume deklaratash se eshte deputet socialist, eshte pranuar bashkepunimi me Nanon. A.G
Meta-Fasoneve: "Perjashtim nga tatimi, subvesionim sigurimeve"
Lideri i LSI, Ilir Meta zhvilloi nje tjeter vizite ne nje prej bizneseve fason, ne lagjen e "Kombinatit" ne Tirane. Ai takoi punonjeset e kesaj ndermarrjeje, te cilat jane kryesisht gra dhe vajza, si dhe bashkebisedoi me drejtuesit e ndermarrjes per problemet qe kane. "Ne kemi nje program te qarte, per t'iu ndihmuar, per te perballuar krizen ne pergjithesi. Ky program ka te beje me subvencionimin 50 % te sigurimeve shoqerore deri ne fundin e vitit 2011, me perjashtimin nga tatimi per fitimin, per keto biznese deri ne fundin e vitit 2010, njekohesisht me subvencionimin 100 % te sigurimeve shoqerore per cdo vend te ri pune, qe krijohet ne te ardhmen", ka qene deklarata e Metes. Per te cilin, pervec ketyre masave, ka dhe nje plan te qarte per perjashtimin e makinerive dhe pajisjeve per keto lloj biznesesh nga TVSH, qe eshte nje tjeter pengese per t'u zgjeruar keto aktivitete. Ne kete menyre arrihet te ndihmojme per punesimin, pasi dihet qe keto biznese kane rreth 100 mije te punesuar kryesisht gra dhe vajza, por njekohesisht mbrojme dhe tregjet e sotme per eksport, qe ka ky lloj biznesi ne vendin tone, i cili perfaqeson 500-600 milione euro te eksporteve.
KJ
Shprehje e imoralitetit dhe prostitucionit politik.
Kur foli Nano ne Klan ne ate diskurin prej banditi te pandreqshem foli me tone pozitive per Meten.
Ky i fundit dje ja shperbleu me hapjen e tij bashkepunuese me Nanon gjoja per te rrezuar Berishen.
Per mendimin tim kjo tregon qe Meta seshte gje tjeter vecse nje arrivist pushteti i paskrupullt. Tregon qe vete LSI eshte ne krize se nuk ka mundesi te bashkepunohet me nje te diskredituar publikisht si Nano te cilin personalisht per shume vjet Meta e ka akuzuar si padrino te pandreqshem.
Berisha qe i ka te mira leterkredencialet me Nanon po tregohet me i maturi, nuk e beri dot president, dhe nuk e afroi ne asnje rast tjeter thjesht se e ndjen qe i prish pune brenda dhe jashte pd. Dhe e mban Nanon beniamin te padukshem.
Meta e beri fare te dukshem dhe do ti shohim pasojat e shkembimit te leterkredencialeve qe sapo krijoi.
Krijoni Kontakt