Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Teqea e Madhe e tarikatit “Sa’adi”

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

    AKADEMI, PËRKUJTIM, PËRURIM…

    Në Sallën e Madhe të Pallatit të Kulturës, në Gjakovë, ditën e hënë, me 18 Maj 2009, u zhvillue një Akademi në nderim të Teqesë së Madhe, të tarikatit “Sa’adi”, veprimtarisë që bëri ajo ndër shekuj në dobi të çështjes fetare-kombëtare, që nga themeluesi Shejh Sylejmani dhe deri tek Shejh Shefqeti (1900-1952).
    Në këtë akademi përkujtimore morën pjesë shumë qytetarë, jo vetëm nga Gjakova, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Presheva, Shqipëria, Maqedonia…
    Ndër shumë mysafirë të nderuar ishte edhe Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Dr. Islam Lauka, i cili përveç që përshëndeti këtë akademi, ai i vlerësoi figurat e ndritura fetare, që kanë kontribue edhe për çështjen kombëtare…
    Në këtë akademi mori pjesë edhe Akademik Esat Stavileci, i cili si gjakovar, ndjehej shumë krenar për vendlindjen e tij, që ka dhënë personalitete me kaq rëndësi…
    Gjithashtu, përveç shumë të tjerëve, në këtë akadami ka përshëndetur, ka folur edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Dr. Pal Lekaj, i cili ndër të tjera tha:
    “Ne duhet të mburremi me prijës të tillë fetar dhe kombëtar, që në ditët më të vështira vepruan, flijuan…Ata shkuan nga e mira e kombit e dashurisë e civilizimit…”
    Për figurat historike, në veçanti të Shejh Shefqet Shehut dhe të Shejh Musa Shehzadës, që ka nxjerrë Teqeja e Madhe e Gjakovës dhe e Prizrenit, kanë folur edhe personalitete të tjera me rëndësi…
    Gjatë kësaj ceremonije, e cila u pasurue edhe me disa ilahi e pika të tjera kulturore-artistike, u promovue edhe një monografi.
    Kjo monografi, e shkruar nga Faik Doda dhe Ernest Luma me titull “DRITA HYJNORE DHE KOMBËTARE NDËR SHEKUJ E TEQES SË MADHE AUTOQEFALE BALLKANIKE”, i përkushtohet, siç tregon vetë titulli, Teqës së Madhe të tarikatit “Sa’adi” në Gjakovë dhe asaj në Marash të Prizrenit…Për këtë monografi foli historiani, recenzenti, Dr. Parim Kosova, nga Prizreni
    Kjo akademi, kjo ceremoni, është mbajtur edhe në nderim, në përkujtim, në 12-të vjetorin e pranimit të Hilafetnamesë të Shejh Musa Shehut, për të udhëhequr, drejtuar, udhërrëfye, parimet fetare-mistike, siç po quhet tani,
    Teqja e Madhe Autoqefale Ballkanike…
    Shejh Musa Shehu është djali i Shejh Abdylvehab Shehut, (1927-1998), i cili ishte djali i madh i Shejh Shefqetit, (1900-1952). Kur ndrroi jetë Shejh Shefqeti, me 11 Mars 1952, atëherë për dy vjetë mbetë i zbrazur vendi tij…
    Kështu, pas dy vjetësh, me 15 Janar 1954, Abdylvehabi u gradue me titullin Shejh i Tarikatit “Sa’adi) dega apo kolli “Axhizijje”. Këtë titull e pranoi nga Shejh Hyseini, i cili e kishte pranue nga Shejh Mehmedaliu nga Shkupi, në vitin 1953.
    Pra, pas Shejh Shefqet Shehut, vjen Shejh Abdylvehabi apo Sheh Dyli, siç quhej nga populli, i cili e ka drejtue Teqen e Madhe të Gjakovës mbi 45 vjet, deri sa ndrroi jetë me 9 Korrik 1998, kurse është varrosur me 10 Korrik 1998, në Teqen e Madhe…
    Dhe më në fund, pas orës 16, me qindra besimtarë me ilahi, lutje dhe Ziqër, duke e përmendur, duke e përkujtuar, Krijuesin, All-llahun e Madhëruar, është përuruar, inaguruar, Tyrbja e Shejh Shefqetit, afër “Urës së Llukacit”, në Gjakovë…

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Dr. Pal Lekaj, i cili ndër të tjera tha:
    “Ne duhet të mburremi me prijës të tillë fetar dhe kombëtar, që në ditët më të vështira vepruan, flijuan…Ata shkuan nga e mira e kombit e dashurisë e civilizimit…”


    Urime.

  3. #3
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    O njeri, te kam thene edhe njehere, mos shkruaj ketu ceshtje qe nuk i perkasin Bektashizmit.Cna ngatron me Sa'adi tani
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #4
    ve ila Tarikim Mustekim
    Anëtarësuar
    08-05-2009
    Vendndodhja
    Gjilan - Kosovë
    Postime
    72
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    O njeri, te kam thene edhe njehere, mos shkruaj ketu ceshtje qe nuk i perkasin Bektashizmit.Cna ngatron me Sa'adi tani
    Pse te mos shkruhet per Sa'adi? Apo mos doni te thoni se Bektashizmi nuk eshte Islam dhe per kete mos te ngatrrohen Sa'adi-Musliman? hmmm...logjik=0

  5. #5
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nuk dua te them se Bektashizmi nuk eshte Islam, por Sa'adizmi nuk eshte Bektashizem.Ky eshte kend per Bektashinjte.Te gjitha tarikatet Islame nuk mund te hyjne tek Bektashizmi.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-02-2017
    Postime
    10

    Për: Teqea e Madhe e tarikatit “Sa’adi”

    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Nuk dua te them se Bektashizmi nuk eshte Islam, por Sa'adizmi nuk eshte Bektashizem.Ky eshte kend per Bektashinjte.Te gjitha tarikatet Islame nuk mund te hyjne tek Bektashizmi.
    Bel ami e ke shume gabim, per me rregull ky forum do duhej te quhej Sufi forum, e jo Bektashi, sepse Bektashi eshte tarikat I Sufizmit, njejte sikur Saa'di, Naqshibendi, Kadiri,Rifai etj. Prandaj nuk eshte gabim kjo teme aspak, gabim eshte emri I forumit Bektashi, ngase Bektashi nuk eshte fe ne vete, eshte njeri nder tarikatet e Sufizmit, sic jane ato me larte qe I ceka.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toxic47 për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Tema të Ngjashme

  1. Shejh Shefqet Shehu (1900-1952)
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 03-08-2013, 10:21
  2. RRETH TARIKATIT SHAZILI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 04:52
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Disa nga njerezit e medhenj te Tarikatit Halveti
    Nga rapsod në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 16:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •