Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    "E vėrteta mbi vdekjen e Mimit"(Mia MARTINI)

    "E vėrteta mbi vdekjen e Mimit"

    Berte akuzon babain

    Mė nė fund e tregoi tė vėrtetėn e saj tronditėse. Tė vėrtetėn e vetme qė e mban tė fshehur pėr vite me radhė, atė qė shpjegon, tė paktėn pjesėrisht, shqetėsimin, ēmenduritė dhe dyshimet qė kanė torturuar ekzistencėn e saj dhe tė sė mostrės Mimit, e njohur ndryshe si Mia Martini, e cila vdiq nė rrethana misterioze mė 12 maj tė vitit 1995.

    Kjo e vėrtetė nuk mund tė rrėfehej, por Loredana BertĆ© e ka treguar nė njė intervistė tė gjatė, tė dhėnė pėr njė revistė muzikore. Gjithēka fillon nga vdekja e sė motrės: "Mora vesh qė Mimi kishte shkuar tek i ati, tė cilin nuk e kishte takuar prej 40 vjetėsh". Fakti i parė qė tė vret veshėt, ndėrsa e dėgjon tė flasė, ėshtė pikėrisht fjala "i ati", a thua se ai nuk ėshtė edhe babai i saj, Xhuzepe Radames BertĆ©, profesori i nderuar i latinishtes dhe greqishtes nė Banjara Kalabra, ku kanė lindur ajo dhe tri motrat. "Ai i dha njė apartament tė pavlerė, ishte bosh. Kishte vetėm njė dyshek tė vjetėr nė dysheme. Mimi ankohej vazhdimisht, thoshte se ai vend ta shpifte dhe se nuk do tė qėndronte gjatė. Ndenji tri ditė: njė kur ishte gjallė dhe dy kur vdiq. Nė atė apartament e kishte ēuar i ati. Kur e pashė brenda arkivolit u tmerrova: ishte masakruar dhe trupin e kishte tė nxirė".

    Gazetari qė po e interviston ėshtė i hutuar, nuk u beson veshėve, kėrkon shpjegime, edhe pse njoftimi zyrtar qė u dha pas autopsisė tregonte pėr njė atak kardiak nga marrja e njė mbidoze droge.

    "Nuk e di se si kanė rrjedhur nė tė vėrtetė ngjarjet. Ndoshta e ka gjetur Mimin duke marrė ndonjė dozė dhe e ka masakruar. Ai ka qenė gjithmonė kėshtu: njė baba padron. Mamanė e rrihte me shqelma dhe i jepte helm".

    Gazetari e kujton sėrish pėr rėndėsinė e kėtyre deklaratave, por Loredana ėshtė e vendosur, si kurrė mė parė, tė tregojė gjithēka: "Ėshtė e vėrtetė. Dua tė shoh reagimin e tij. E dini se ēfarė bėri nė funeralin e Mimit? Renato Zero mė la vetėm me tė nė morg. Unė nuk e kisha takuar ‘babain‘ prej pesė vjetėsh dhe gjėja e parė qė i thashė ishte: ‘E sheh se ēfarė i bėre? E vrave!‘. Dhe nuk mund ta imagjinoni vazhdimin... mė kapi pėr flokėsh. Renatos iu desh tė mė merrte me vete nė Romė. Pėr gjashtė muaj kam bėrė gjilpėra, sepse nė kokė kisha pulla tė mėdha pa flokė. I kishin ngelur nė dorė atij atė ditė. Nga grushtet e fortė qė mė dha, rashė mbi arkivolin e Mimit, i cili ishte i hapur".

    Mė shumė se njė intervistė, kjo ėshtė shfryrje e cila ėshtė mbajtur e fshehur gjatė. BertĆ© e pėrshkruan tė atin me tone tė ashpra, por kurrė mė parė nuk ka pėrdorur fjalė kaq tė pamėshirshme. Tregimet tė lėnė tė imagjinosh se vajzat kanė pasur njė fėmijėri tė keqe nga prania e njė babai tė dhunshėm, madje jashtė ēdo limiti. Por kėtė herė, Loredana ėshtė e vendosur t‘i tregojė tė gjitha, tė mos i lėrė asgjė imagjinatės. Tregimet e fėmijėrisė janė edhe mė tė tmerrshme: "Mimi ishte shumė e zgjuar, i kuptonte tė gjitha situatat. Kur nė shtėpi dėgjohej Bethoveni, ishte e sigurt se do tė kėrciste dajaku. Pėr ta shmangur kėtė, ajo mė merrte me vete dhe mė ēonte nė plazh. Njė ditė, motrėn e madhe, Ledėn, e hodhi nga dritarja, sepse kishte marrė 6 nė latinisht, dhe duke qenė se ai ishte profesor i gjuhės latine dhe greke nuk mund ta duronte kėtė. Njė herė, kur Mimi mori 4 nė anglisht, u largua nga shtėpia, pa u menduar dy herė. E gjetėn nė majė tė njė peme, nė periferi tė Romės. Ishte gėrvishtur nga koka deri te kėmbėt. E vetmja qė ia mbathi vėrtet isha unė. Nuk isha budallaqe. Vėrtet nuk i kuptoja tė gjitha gjėrat, por i shihja. Ai ia thyente shishet nė kokė mamasė sime sa herė qė mbetej shtatzėnė...".

    Njė tmerr pafund qė tė shastis. Kur gazetari e pyet se si kishin duruar gjithė kėto vite dhe kur vendosėn t‘i shpėtonin dhunės sė tė atit, BertĆ© pėrgjigjet shkurt dhe qartė: "Kur nėna jonė ishte duke pritur njė djalė. Ai e gjuante me shqelma nė bark dhe papritur dyshemeja e banjės u bė e gjitha e kuqe. Babai ynė sapo kish vrarė tė vetmin vėlla qė do tė kishim. Atėherė unė dhe MimƬ vendosėm tė largoheshim nga shtėpia. Fatkeqėsisht vėllai ynė vdiq, nuk mundi tė mbijetonte".

    Pas kėtij rrėfimi, nuk ka shumė pėr tė komentuar. Janė fjalė tė mbushura me dhimbje. Ėshtė njė plagė e thellė, e cila nuk ėshtė shėruar kurrė dhe qė e ka kushtėzuar tė gjithė ekzistencėn e Loredana-s. Mė pas, ajo tregon aventurat e saj muzikore, takimet me Renato Zeron, Mastroianin, me pionierin e vjetėr tė diskografisė italiane, Ladislao Sugar, Lavecin, Fosatin dhe shumė tė tjerė, episode, tė cilat pas kėsaj historie tė dhimbshme duken vetėm etapa tė njė arratisjeje tė dėshpėruar pėr t‘i shpėtuar dhunės.


    Mia Martini

    Mia Martini, pseudonimi i Domenika BertĆØ, ishte kėngėtare italiane. Ajo ėshtė klasifikuar mes zėrave mė tė bukur tė muzikės italiane. Ka pasur njė karrierė tė gjatė artistike, e cila fillon nė vitin 1963, me emrin e Mimi BertĆØ. Nė vitin 1982 mori pjesė nė Festivalin e Sanremos dhe u vlerėsua me ēmimin e kritikės, qė sot quhet "Ēmimi Mia Martini". Dy prej kėngėve tė saj mė tė famshme janė "Almeno tu nell‘universo" dhe "Gli uomini non cambiano". Vdiq nė moshėn 47-vjeēare nga njė atak kardiak, nė rrethana ende tė paqarta tė lidhura me pėrdorimin e lėndėve narkotike. Gjatė karrierės sė saj 32-vjeēare ka kėnduar nė gjuhėn italiane, angleze, franceze, spanjolle, portugeze, gjermane dhe greke. Nė repertorin e saj ka muzikė "soul", "folk", bluz dhe xhaz.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    ksaj nuk i besohet fort se nuk eshte normale. ma shum e ban per me fole njerzit per te.
    deri tash thoshte se mia martinin e vrau opinioni publik qe e detyroi te mbyllet ne vetvete etj etj. tani na del me ket interviste.....
    duhet te kishte fole perpara nqs eshte e vertete ajo qe thote

Tema tė Ngjashme

  1. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  2. Vdekja e vėrtetė dhe ajo qė vėzhgohet lidhur me vdekjen
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2007, 15:02
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •