Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 91
  1. #61
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Ohhhhhhh nooooooooooo ca na the, faktet e Lokut qe dije pa boten me sy......


    Hajde fol fol sa me teper se vertet po na argeton me injorancite e tua. Pahhh c'faktesh qe ke mer, na pezmantove te them e drejten, nuk kemi fjale si te shprehemi.

    Duken si e kane bere Vlores emigrantet Vlonjate, e duken se sa ndryhsime i keni sjeluur ju vendit tuaj.....

    shife ca me thot pash at Zot loooool


    ti je tru peshk,,,prandaj e keni detin afer ju vlonjatet....keni detin jeni tru peshkt,,,per cudi kjo ndodh vetem me vlonjatet, nuk ndodh as me Durrsaket, as me Sarandojetet, as me Lezhajnet...por vetem me vlonjatet....


    te pelqeu ajo historia qe te thash siper?? apo nuk jam origjinal? se kshu me thoshe mrom lool tallsha trrapin e ti ma boshe,,,ppo he se nuk je origjinal, he mos fol si papagall , une vu vuv uuu po jeni msu ju ne fakt.

    e ke te shame nqs nuk qesh me ate historine e nenes plake ne nga Vlora dhe djalit te saj ne londer..

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    shife ca me thot pash at Zot loooool


    ti je tru peshk,,,prandaj e keni detin afer ju vlonjatet....keni detin jeni tru peshkt,,,per cudi kjo ndodh vetem me vlonjatet, nuk ndodh as me Durrsaket, as me Sarandojetet, as me Lezhajnet...por vetem me vlonjatet....


    te pelqeu ajo historia qe te thash siper?? apo nuk jam origjinal? se kshu me thoshe mrom lool tallsha trrapin e ti ma boshe,,,ppo he se nuk je origjinal, he mos fol si papagall , une vu vuv uuu po jeni msu ju ne fakt.

    e ke te shame nqs nuk qesh me ate historine e nenes plake ne nga Vlora dhe djalit te saj ne londer..

    Hmmm me fal te te tregoj edhe nje histori tjeter me fakte te nje tjeter Vlonjati ketu ne Amerike si shume te tjere. Po te shikosh CNN e shikon kete reklame cdo here qe hyjne reklamet.

    Ja pra keta jane ata emigrantet Vlonjate.....

    Kaq krenar jemi ne per qytetin tone, sa hapim edhe restorante dhe biznese me emrin e saj ne mes te qyteteve me te njohura te Amerikes.


    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 25-05-2009 më 15:05
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #63
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    ehuuuuuuuuuuuuuuuu Aulona....prap me utube kjo.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    ehuuuuuuuuuuuuuuuu Aulona....prap me utube kjo.

    Diku do te vendosen videot, ashtu sic vendosen lajmet ne interent.
    Eshte faqe interenti ku vendosen videot. Mos u shmang asaj te vertete qe shikon...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 25-05-2009 më 15:09
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Edvin ( lexo: Edvonis) Rama ( lexo: Ramoviq) iku për në Greqi për të bindur emigrantët që të vijnë dhe ta shpëtojnë duke harruar që i mbyturi në ujë nuk mund të kapet për fije të kashtës!
    Edvonisi, foli për varferin para atyre të cilët duke ikur në mërgim së paku se kanë ndjerë atë varfëri!
    Edvonisi nuk po mund të mbledhe simpatizant në Shqiperi ngaqë me tenderet e bashkis pasuroj veten dhe kryemafian e udhëhequr nga Ai!
    Berisha, e rriti standardin për katër vite!
    Shqiperia para katër viteve ishte vendi më i varfër i Europës!
    Sot Shqiperia nuk gjendet më në vendin e fundit. Ajo ka shtuar të ardhurat për kokë banori dhe sot gjendet në pozit më të mirë ekonomike se vendet e ballkanit ( Serbia, mali i Zi, maqedonia, qak edhe se Kroacia) hiq Sllovenin!
    Shqiperia me infrastrukturen rrugore po ngjet në një vend shumë modern!

    Për këtë arsye Votuesi do t'votoj Berishen dhe jo për ata që u përpoqen të krijojnë afera për " Orën e Bushit".
    Shqiperia nuk do t'votoj për ATA ( edvoniset) të cilët për inatë të vjehrrës do të shkojnë me fjetë me Mulligjinë ( Goran bregoviqin)!
    Shqiperia me Salih berishën do t'na prinë jo vetëm katër vitet e ardhshme por edhe tetë vite tjera!
    Edvonisi s'do të mund të kaloj pragun e më shumë se 25 vendeve në parlament sepse nuk është më dushku dhe s'ka mundësi të vjedhjes së votave nga LSI-ja!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Glover, 19 ditë në Tiranë. Ende mbetet "e padëshiruar"

    Kreu i misionit vëzhgues nuk takohet nga Berisha dhe Basha

    Diplomacia shqiptare vazhdon të refuzojë njohjen e misionit vëzhgues të ODIHR-it në Shqipëri për zgjedhjet e 28 qershorit. Sot shënojnë 19 ditë që nga momenti kur ky mision filloi zyrtarisht punën në vendin tonë. Kjo kohë nuk ka mjaftuar që Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, të takojnë zyrtarisht kryesuesen e misionit, Audrey Glover. Burimet diplomatike pranë ODIHR-it konfirmuan dje se ende nuk është zhvilluar një bashkëbisedim mes palëve. Penalizimi i misionit është shkaktuar nga konflikti midis Kryeministrit Sali Berisha dhe britanikes Glover. Kjo e fundit deri më tani ka zhvilluar takime me kryetarët e partive të opozitës; Rama, Gjinushi, Meta, Veliaj, ndërsa nga e djathta është bërë publik një takim i saj me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Pak momente pas mbërritjes në Tiranë të Glover, qeveria shqiptare kërkoi largimin e saj. Arsyeja kishte të bënte me faktin se britanikja ishte në krye të ODIHR-it në kohën kur në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet e famshme të vitit 1996. Raporti kritik i hartuar nga ODIHR-i për atë proces duket se nuk ishte harruar nga Kryeministri Berisha, në atë kohë President i vendit. Për disa ditë u bllokua regjistrimi i vëzhguesve të ODIHR-it në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i institucionit menaxhues të zgjedhjeve iu drejtua me një letër zonjës Glover, ku i shprehte rezervat e Tiranës zyrtare. Një kontestim i tillë nuk u prit aspak mirë nga faktori ndërkombëtar i akredituar në Tiranë. Më shumë se kaq, kancelaritë perëndimore reaguan publikisht duke kritikuar ashpër sjelljen e qeverisë shqiptare në raport me vëzhguesit. Zëdhënësi i ODIHR-it, Jens-Hagen Eschenbaecher, deklaroi qartë se asnjë qeveri nuk mund të diktonte kryesuesin e misionit, pasi kjo ishte e drejtë ekskluzive e ODIHR-it. Nëse diçka e tillë do të ndodhte, sqaroi ai, do të çonte në humbjen e pavarësisë së misionit vëzhgues, duke e shndërruar sakaq në precedent negativ. Pas shumë deklaratave kritike nga diplomatët perëndimorë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi të akreditojë misionin vëzhgues të ODIHR-it. Teksa kuptoi se nuk mund të largojë nga Shqipëria zonjën Glover, Kryeministri tentoi dublimin e këtij misioni. Qeveria shqiptare ka "lobuar" për të afruar sa më shumë vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Po sipas burimeve, preferencë e Tiranës zyrtare është austriaku Wolfgang Grossruck. Ai mendohet se do të vijë në kryeqytetin shqiptar javën e fundit para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Me këtë lëvizje, Kryeministri Sali Berisha do të mund të lëshojë një mesazh se nuk ka probleme me OSBE-në si organizatë, por vetëm me kryesuesen e misionit të ODIHR-it. Grossruck njihet si një mbështetës i Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Në vijimësi, në çdo proces elektoral, përveç misionit të ODIHR-it ka ardhur edhe një numër përfaqësuesish nga Asambleja e OSBE-së dhe nga Këshilli i Evropës. Në rastin konkret, vullneti i palës shqiptare mund të çojë në shtimin e numrit të vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Në vizitën e para pak ditëve në Tiranë, presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së u takua me Kryeministrin, Kryeparlamentaren dhe ministrin e Jashtëm. Aty u premtua se në Shqipëri do të vijë një mision vëzhgues nga asambleja parlamentare.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Listat e PD-së: Rreziku nga të mirët

    Ka edhe persona të mirë në listat e kandidatëve për deputet të PD-së: njerëz me integritet moral, dhe që i do e i respekton elektorati. E pra të mirët e këtyre listave, përbëjnë sot një rrezik për Shqipërinë, sepse ata po keqpërdoren për të fshehur të keqen, berishizmin (kryeministrin Berisha dhe servilët e tij). Të mirët në listat e PD-së, janë si ajo lëkura e qengjit që veshi ujku, tek ajo përralla. Prandaj puna e opozitës (Poli, LSI-ja dhe PS-ja), duhet të përqendrohet që të ndihmojë elektoratin që të shohë përtej lëkurës së qengjit. Opozita duhet të përqendrohet tek defektet e berishizmit—që janë pa fund— dhe të mos merret fare me personat e mirë që janë në listat e PD-së: ata, në rastin më të mirë janë viktima: po keqpërdoren nga berishizmi.
    * * *
    Zotit Berisha i është dashur të përzgjedhë me kujdes kandidatët që ka vënë në listat. Interesante është se nuk figurojnë në listat disa persona kampionë të korrupsionit apo të paaftësisë, të cilët mbahej e sigurt se do të ishin aty—ata janë njerëzit që bëjnë ligjin, janë baza e vërtetë e berishizmit, janë mafja politike dhe ekonomike që ka bërë zullume, gjatë gjithë këtyre katër vjetëve. Por gjithsesi, dihet se ata janë prapë aty, pas listave, brenda PD-së dhe institucioneve të saj. Janë pikërisht këta persona me klanet e tyre, që synohet të jenë prapë përfituesit realë nga votat që shpresohet të thithin të mirët. Të mirët që kanë zënë vendin e të këqijve në lista, shërbejnë thjesht si fasadë maskuese.
    Zoti Berisha është detyruar të bëjë kompromis në mes kërkesës për të pasur në listat njerëzit që i binden verbërisht komandës së tij, dhe kërkesës për të pasur njerëz që marrin vota nga elektorati. Të bindurit e verbër zënë kudo vendin e parë apo dhe të dytë a të tretë, si dhe e kundërta: deputetët jo aq të bindur, e sidomos ata të pabindurit, janë vënë nga fundi i listave, ose nuk figurojnë më fare në listat. Duke vendosur në krye të listave të bindurit verbërisht, si dhe duke dënuar të pabindurit, z. Berisha ka synuar të sigurojë vazhdimësinë e servilizmit ndaj tij. Mësimi që po jep, është i qartë: “e shikoni, ata që e luajnë si duhet, unë i shpërblej, i vë në krye të listës, paçka se ç’opinion ka për ta. Kurse të pabindurit...”. Po le të përqendrohemi tek të mirët.
    Të mirët në listat po keqpërdoren nga berishizmi, siç keqpërdoren fëmijët nga terroristët: terroristët shpesh fshihen pas fëmijëve në sulmet e tyre. Për të mbrojtur jetën e qindra njerëzve, shpesh detyrohen t’i vrasin edhe ato fëmijë së bashku me terroristët– këto janë ligjet e anti-terrorizmit. Në analogji të largët, edhe kandidatët e berishizmit nuk duhen votuar, pavarësisht se dikujt mund t’i vijë keq për ta, duke i konsideruar të pafajshëm, si punë fëmijësh.
    Qëllimi kryesor i berishizmit është të fitojë sa më shumë deputetë në 28 qershor. Pas zgjedhjeve, nëse do të fitonte— mos e thëntë Zoti— atëherë dihet se çdo të ngjiste me njerëzit e mirë të listave. Ata berishizmi ose do t’i transformonte në të këqij, duke i kthyer në vegla të verbra të tij, ose do t’i eliminonte fare nga politika— prandaj, dhe për ata sa mirë do të jetë që nuk do të fitojë berishizmi.
    Por nuk janë krejt pa faj as ata të mirët e listave: është faji i tyre që kanë pranuar të përfshihen në këto lista, sepse ata nuk janë fëmijë që i kanë gënjyer. Prandaj, në përpjekjen mbarëshqiptare për rrëzimin e berishizmit, nuk ka sepse të na vijë keq për ata të mirët e listave—fundja nuk është se ç’u bë, thjesht nuk do t’u jepet vota.
    * * *
    Objektivi patriotik kryesor i këtyre zgjedhjeve, është humbja e rëndë e berishizmit. Këtij qëllimi duhet t’i nënshtrohet çdo burim qytetar (i fshatarëve dhe qytetarëve). Pastaj, pas humbjes së berishizmit, do të dalin të tjera objektive kryesore, si në çdo shoqëri normale të botës së përparuar.
    Berishizmi ka treguar veten qartë se kush është, që në 1996-1998, kur shkatërroi Shqipërinë në kuptimin jofigurativ të fjalës. Fatkeqësisht memoria e shumë njerëzve ishte aq e shkurtër, saqë ai arriti të marrë votat e 24% të shqiptarëve, në vitin 2005—e pra normalisht, nuk duhet të arrinte as 1% të votave, ashtu siç nuk i arrijnë dot partitë komuniste.
    Berishizmi e ka treguar se kush është në të vërtetë, edhe në këto 4 vjet, gjatë 2005-2009. Thellimi i diktaturës brenda PD-së, keqpërdorimi i pasurisë publike (me miliarda euro), rrena pafund, premtime populiste që synonin vetëm marrjen e mendve të naivëve, janë të këqijat e regjimit berishist. Normalisht, do të mjaftonte vetëm e para, diktatura që ka instaluar brenda PD-së, që të largonte prej tij çdo njeri që do lirinë. Por, meqë nuk ngjet kështu tek ne shqiptarët, duhet të shpjegohen me durim edhe të këqijat e tjera që ka bërë berishizmi, të këqija që kanë frenuar ecjen normale përpara të Shqipërisë, si të çdo shteti evropian. Ka pafund fakte që duhen rreshtuar këto ditë të fushatës, e që ne nuk po ndalojmë konkretisht në këtë shkrim.
    * * *
    Çdo e keqe ka një të mirë. E keqja është ajo që shpjeguam më lart: personat e mirë mund të shërbejnë që të mashtrohen votuesit naivë e t’u japin vota atyre, që në fakt janë vota për berishizmin. Por me që berishizmi do të humbë thellë në këto zgjedhje, ata të mirët që arrijnë të bëhen deputetë, mund të bëjnë një të mirë.
    E mira që mund të bëjnë të mirët si deputetë në opozitë, është të mundësojnë heqjen e berishizmit dhe pastaj dhe kthimin e PD-së në standardet e saj të fillimit të viteve ’90, në një të djathtë moderne perëndimore—do të ketë mundësi reale të realizohet ky transformim, vetëm meqë PD-ja do të jetë në opozitë, sepse po të mbetej në qeverisje, nuk ka asnjë mundësi praktike kthimi nga e mira.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Hipokrizi me Ligjin e Dosjeve

    Ligji aq shumë i debatuar për pastërtinë e figurave, i bllokuar në Gjykatë Kushtetuese, është hedhur së pari në kosh nga vetë hartuesit e tij.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur në listën e kandidatëve për deputetë figura, për të cilat ka bërë vetë deklarata të qarta, nga pozicioni i ish-Presidentit, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.


    Në këto kushte, më duhet të përshkruaj dy prej këtyre rasteve. Një kandidat për deputet i listës për Korçën, i cili ka qenë një ish-zyrtar i lartë në mandatin e parë të PD-së dhe në qeverinë e z. Fino, anëtar i kabinetit, ka pasur një konflikt të fortë me Berishën menjëherë pas vitit 1997.

    Në përpjekje për ta kuptuar konfliktin e tij me Berishën, humba një kohë të gjatë të mësoja se çfarë kishte ndodhur. Në vitin 1999, ky zotëri më kërkoi ta ndihmoja përmes shtypit, por dhe përmes ndikimit pranë Berishës që të përfshihej në listën e Këshillit Kombëtar të PD-së.

    Premtimi i tij ishte se ai do të ishte një luftëtar kundër Genc Pollos, Ferdinand Xhaferrit dhe grupit të mbështetësve të tyre. Për shkak të bezdisë që të ngjallte këmbëngulja e tij, m'u desh t'ia përcjell këtë kërkesë S. Berishës.

    Sapo ia thashë, ai u egërsua papritur dhe më tha se zotëria në fjalë ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, edhe pse ka qenë në burg politik. Këtë më tha me kompetencën e ish-Presidentit, që i ishte dashur të verifikonte figurën e tij.

    Më pas më tregoi se si në mes të krizës shtetërore të vitit 1997, kur ishte formuar kabineti i Bashkim Finos dhe Berisha po përpiqej të gjente një pasardhës të pranueshëm për në krye të SHIK-ut, socialistët i propozuan përmes Finos pikërisht emrin e këtij personi, që ishte praktikisht ministër i tij.

    Berisha e shpjegoi këtë me faktin se, duke qenë se ishte bashkëpunëtor Sigurimi, ai ishte ende peng i socialistëve dhe ata deshën ta përdorin kundër tij. Kjo, sipas tij, ishte arsye e fortë që ai të mos ta pranonte kurrë atë person. Tashmë, fare papritur e ka pranuar dhe e ka vënë kandidat për deputet në Qarkun e Korçës.


    Rasti i dytë është po ashtu me një kandidat të PD-së në Lezhë, në vend të sigurt për deputet. Më është dashur, po ashtu, në vitin 2005, ta propozoj për anëtar të KOP-it, por Berisha ma refuzoi emrin e tij, duke më thënë se ka qenë bashkëpunëtor.

    S'mund të rri pa kërkuar prej Kryeministrit që ka hartuar Ligjin e Dosjeve ta zbatojë atë i pari, edhe pse ai gjendet i bllokuar në gjykatë. Në listën prej 140 deputetësh mund të ketë dhe të tjerë të tillë, për të cilët ne nuk kemi informacion zyrtar.

    Por, tallja me Ligjin e Dosjeve dhe përdorimi i tij në mënyrë selektive vetëm ndaj kundërshtarëve të Kryeministrit, është një fyerje e madhe për ata që kanë vuajtur nga regjimi komunist dhe që duan realisht dënimin e së kaluarës.

    Debati për hapjen e dosjeve dhe pastrimin e institucioneve prej tyre u keqpërdor deri në fund, duke u bërë i pazbatueshëm dhe represiv vetëm nga pikëpamja verbale, sa të trembte ca gjykatës dhe prokurorë që i kanë shërbyer diktaturës me të njëjtin zell që po i shërbejnë sot Berishës, duke i mbyllur gjithë çështjet e mëdha të korrupsionit.

    Z. Berisha kishte parashikuar që ligji i pastërtisë së figurave t'u ndërpriste mandatin deputetëve spiunë, ndërsa sot ai po fut me vetëdije ish-bashkëpunëtorë Sigurimi në Kuvend.

    Dy rastet që përmenda më lart janë, së paku, dëshmi nga kontaktet e mia personale me z. Berisha dhe unë s'jam i sigurt, nëse ai ka gënjyer atëherë apo po gënjen tani. Di të them se ai nuk ka një raport të vërtetë dhe të sinqertë me të shkuarën komuniste të këtij vendi dhe vazhdon ta përdorë dhe ta mjelë komunizmin njësoj siç e ka përdorur para 20 vitesh, kur ishte pjesë e atij sistemi.

    Dënimi i krimeve të komunizmit dhe pastërtia e figurave në politikë duhet të reflektoheshin, së pari, te lista e PD-së, e cila mori një iniciativë të vonuar ligjore për këtë çështje. Por, siç shihet që nga larg, ajo nxin e tëra nga njerëz, të cilët ai i ka marrë peng për shkak të së shkuarës së tyre dhe jo të ardhmes që do t'i japin politikës shqiptare.


    Shekulli
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Qe kur paska filluar Mero Baze, te çoj shkrime tek gazeta "Shekulli"???!!!

    Apo ngaqe nuk i perballoi dot Edison Ypin dhe Mark Markun me gazeten TemA (ata zgerlaqnin Mero Kokëdardhën ne gazetat me te botuara ne Shqiperi, Mero kunderpergjigjej me tirazhin 250 copësh te Temës ), vendosi te dal tek gazeta e Partise se Bashkise.



    Mero

  10. #70
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    te pakten respektojeni meron per aq kohe sa bashkepunoi me salis per te "miren" e atdheut ... jepjani hakun atij dhe salis barabar - mos na idhnohet bahri fallis, e del prapa liste ... llapushkin te dy jane, koke pa lesh ...

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Monumentet e Shqiperise te cilat jane ne rrezik!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2011, 22:46
  2. 3 milionë banorë, 12 universitete
    Nga BOKE në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 31-08-2005, 19:38
  3. Shqipëria në listën turistike të britanikëve
    Nga CEZARND në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 16:19
  4. Në listën e zezë të BE-së shtohen 9 shqiptarë
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-02-2005, 07:16
  5. Kafeneja "Muzike e Zgjedhur" (vazhdim #2) Kepi Rodonit
    Nga Dita në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 204
    Postimi i Fundit: 12-07-2003, 16:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •