Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1

    Kontributi i Kryepiskopit +Anastas ne ushqimin e tolerances fetare

    Faqe 4 - Speciale
    24Qershor 2004 Gazeta "Panorama"

    Kryepeshkopi Janullatos

    intervista


    Kreu i Kishės Ortodokse Shqiptare tregon pėr takimin e parė nė Bajramin e 4 prillit tė vitit 1992


    “Si e kam njohur Hafiz Sabri Koēin”

    Kryepeshkopi Anastas Janullatos: Humba njė mik


    Laureta Rryēi & Dorina Topollaj

    E cilėson si njė ndėr miqtė e tij mė tė mirė. Pėr Janullatos, Hazhi Hafiz Sabri Koēi ka qenė ndėr njerėzit mė tė dashur qė ka njohur nė Shqipėri. Pėr 13 vite rresht bashkėpunimi mes tyre ka qenė, perfekt.

    Kryepeshkopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė, Anastas Janullatos, rrėfen nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn ”Panorama” si e ka pėrjetuar vdekjen e ish-kreut tė Komunitetit Mysliman, Haxhi Hafiz Sabri Koēi dhe marrdhėniet e reja me Komunitetin Mysliman. Ai tregon tė gjitha pėrpjekjet dhe bashkėpunimin midis tyre gjatė dekadės sė fundit. Lidhja mė e fortė, pėrveē festave fetare, duket se ka qenė edhe ēėshtja e pronave. Nė intervistėn e tij Janullatos, tregon edhe pėrpjekjet e dy komuniteteve pėr tė ndihmuar refugjatėt kosovarė gjatė kohės sė luftės.

    Katėr ditė mė parė, ėshtė ndarė nga jeta ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Hafiz Sabri Koēi. Si e keni pėrjetuar Ju kėtė lajm?
    Ndjeva hidhėrim tė thellė. Kur tė ikėn njė njeri i dashur, njė mik, me tė cilin ke lidhje pėr shumė vite, ndjen shtrėngim nė zemėr. Gjithsesi, tė ngushėllon fakti se ai iku i qetė, mes dashurisė sė tė afėrmve tė tij dhe respektit tė njerėzve. Njėkohėsisht, mendova se ky udhėtim i fundit, na pret tė gjithėve dhe duhet tė bėhemi gati.

    A ju kujtohet hera e parė, qė jeni takuar me Haxhi Hafiz Sabri Koēin?
    Ishte festa e Bajramit e vitit 1992. Nė atė kohė isha Eksark i Patriarkanės Ekumenike. Kthehesha nė Shqipėri pas njė udhėtimi (2 prill) dhe mė 4 prill ishte Bajrami. E quajta pėr detyrė tė vizitoja kreun e Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė. Ishte komunikimi ynė i parė. Atmosfera ishte tepėr e pėrzemėrt.

    Nėse Ju mund ta pėrshkruani natyrėn dhe tipin e tij, ēfarė mund tė kujtoni?
    Mė bėri pėrshtypje serioziteti, por edhe afrimiteti i tij. Ishte njeri qė vuajti pėr shumė vite nė burg pėr besimin e tij fetar dhe u mbrujt brenda dhembjes dhe aspiratės. Ishte njeri i vendosur dhe dinamik, por njėkohėsisht, i butė dhe i qetė. Nė periudhėn e vėshtirė tė riformimit tė Komunitetit Mysliman, ai dha njė kontribut tė vyer.

    Historikisht, nė Shqipėri komunitetet fetare vlerėsohen se jetojnė nė harmoni. Sa harmoni ka pasur mes Jush, si kreu i Kishės Orthodhokse, dhe Haxhi Hafiz Sabri Koēit, si kreu i Komunitetit Mysliman?
    Siē e dini, gjatė 13 viteve tė fundit, Shqipėria u pėrball me shumė vėshtirėsi dhe kaloi periudha tepėr kritike. Miqėsia dhe besimi qė u zhvilluan midis nesh, ndihmoi nė pėrballimin sa mė tė drejtė tė problemeve tė ndryshme qė janė shfaqur (p.sh. kur disa nxėnės nė Voskopojė prishėn disa afreske historike, gjetėm mėnyrėn pėr t’iu shmangur tensioneve). Pėrgjithėsisht, jo thjesht kultivuam frymėn e tolerancės fetare, por punuam edhe pėr bashkėjetesė harmonike dhe bashkėpunim ndėrmjet komuniteteve fetare. Gjatė festave e vizitojmė Komunitetin Mysliman dhe nga ana e tij, Haxhi Hafiz Sabri Koēi, me bashkėpunėtorėt e tij tė zgjedhur, vinte te ne nė festat tona, madje edhe nė periudhėn e fundit, kur shėndeti i tij ishte keqėsuar. Nuk harroj se nė aktivitetet zyrtare, me rastin e 10-vjetorit tė Fronėzimit tim si Kryepisksop, ai ishte i pranishėm nė kishė, bashkė me udhėheqėsit e tjerė tė komuniteteve fetare.

    Ju njiheni si njohės shumė i mirė i Islamit, pasi keni qenė lektor nė Universitetin e Athinės. Sa ju ka ndihmuar kjo nė marrėdhėniet ndėrfetare nė vendin tonė, qė nga momenti qė keni ardhur e deri mė tani?
    Pėr saktėsi, nuk isha lektor, por pedagog i rregullt nė Universitetin e Athinės pėr njėzet vjet me radhė. Dega ime ishte Historia e Besimeve Fetare. Nė vitin 1975, pėr herė tė parė botova njė libėr pėr Islamin (deri tani kanė dalė 12 ribotime) dhe i detyrova studentėt qė ta studionin dhe, madje, ta jepnin provim kėtė lėndė. Gjithashtu, kam udhėtuar nė shumė vende islamike dhe, nė kuadrin e Kėshillit Botėror tė Kishave, kam qenė anėtar i ”Komisionit tė Dialogut me njerėz me bindje tė tjera fetare”. Sigurisht, tė gjitha kėto kanė ndihmuar nė kuptimin mė tė shpejtė tė kushteve tė veēanta qė ekzistojnė nė Shqipėri. Nė vitet e mėparshme, si pepdagog universiteti, kisha marrė pjesė mė tepėr nė dialogun teorik ndėrfetar. Por, kėtu nė Shqipėri mėsova se sa i rėndėsishėm ėshtė dialogu i jetės, pjesėmarrja e thjeshtė nė tė pėrditshmen dhe nė problemet me tė cilat pėrballet njė shqėri multifetare.

    Nė shumė ceremoni, ngjarje tė rėndėsishme ose edhe festa kombėtare, ju kemi parė Ju dhe dy krerėt e tjerė tė komunitetit fetar, atij katolik dhe mysliman. A mund tė na tregoni ndonjė episod me tė ndjerin Haxhi Hafiz Sabri Koēi?
    Nė kėtė ēast, nuk mė vjen ndėrmend diēka konkrete. Por mbaj mend se nė shumė pritje qė jepnin pėrfaqėsi tė ndryshme, ēuditeshin, jo thjesht qė na shihnin bashkė, por sepse konstatonin njė familjaritet dhe marrėdhėnie tė pėrzermėrta.

    A keni pasur vizita tė ndėrsjellta me Haxhi Hafiz Sabri Koēin, pėr ēėshtje tė ndryshme?
    Fola mė parė pėr vizitat e shumta qė kryenim gjatė festave fetare. Gjithashtu, shumė shpesh, kur komisione tė ndryshme vinin nga Amerika ose nga Evropa, pėr t'u informuar pėr sa ndodhnin kėtu, ishim gjithnjė bashkė dhe binim dakord pėr imazhin qė paraqisnim, lidhur me lirinė fetare ose me problemet qė pėrballojnė ende komunitetet tona fetare (si p.sh. ēėshtja e pronave tė komuniteteve fetare, qė ende mbahen tė konfiskuara).

    Njė takim interesant i juaji me Haxhi Hafiz Sabri Koēin dhe arqipeshkvit monsinjor Rrok Mirdita, ka qenė gjatė krizės nė Kosovė. Ju tė tre morėt nismėn pėr tė ndihmuar me materiale tė ndryshme refugjatėt kosovarė. A mund tė na tregoni sesi arritėt nė kėtė nismė?
    Nė kėtė periudhė tė vėshtirė, ishte e qartė qė tė gjithė duhet tė ndihmonin; secilin sa tė mundte mė mirė. Ne, nė Kishėn Orthodhokse vendosėm t'i bėnim njė thirrje miqve tanė nė Evropė dhe Amerikė. Grumbulluam 12 milionė dollarė dhe pėrfundimisht, ndihmuam mė shumė se 33.000 refugjatė. Organizuam dy kampingje (madje, i fundit qė funksionoi nė Shqipėri, ishte yni) dhe dėrgime tė vazhdueshme pakosh (me ushqime, ilaēe, veshmbathje) nė krahina tė ndryshme tė vendit. Veē ndihmės ekonomike, shumė grupe grash dhe tė rinjsh lanė punėn ose studimet pėr tė ndihmuar refugjatėt. Njė rast karakteristik ėshtė interesimi i veēantė pėr tė porsalindurit. Mbi 300 foshnje morėn sendet e para tė domosdoshme nga bashkėpunėtorėt tanė. Detyra e mbėshtetjes ndaj atyre qė ndodhen nė nevojė, ėshtė parimi-bazė pėr ata qė besojnė.

    Si e pėrjetuat JU largimin e Haxhi Hafiz Sabri Koēit nga kreu i Komunitetit Mysliman? A mendoni se largimi i tij ka ndikuar nė marrėdhėniet tuaja me drejtuesit e kėtij komuniteti dhe a ėshtė e njėjta linjė komunikimi me krerėt e sotėm, si mė parė?
    Ėshtė e natyrshme, qė nė ēdo komunitet fetar tė ketė ndryshime nė udhėheqje, pėr mė tepėr, kur ka arsye shėndetėsore dhe moshe. Sidoqoftė, marrėdhėniet qė kemi zhvilluar ndėrmjet dy komuniteteve tona fetare, janė shumė mė tė gjera. Edhe me udhėheqjen e re, tė nderuarin Haxhi Selim Muēa, marrėdhėniet tona janė tė shkėlqyera. Besoj qė ishte fat qė pas vdekjes sė Hafiz Sabri Koēit, Kryesinė e Komunitetit Myslimane e mori njė njeri i aftė, me kulturė dhe fisnik, qė e njeh mirė traditėn, por dhe me prespektivė tė qartė evropiane. Jam absolutisht i bindur se bashkėpunimi ynė do tė jetė shumė harmonik dhe krijues, dhe do tė kontribuojė nė zhvillimin e pėrparimin e gjithė shoqėrisė shqiptare.



    Njė miqėsi 12-vjeēare

    Kryepeshkopi i Kishės Orthodhokse nė Shqipėri, Anastas Janullatos, ka pasur njė miqėsi 12-vjeēare me tė ndjerin, kreun e Komunitetit Mysliman, Haxhi Hafiz Sabri Koēi. Ata janė njohur nė fillim pėr shkak tė pozicionit tė tyre, por mė pas kanė vėnė re se pėrveē se aq, mund tė ishin dhe miq shumė tė mirė. Kjo ka ndikuar pozitivisht, sipas Kryepeshkopit, jo vetėm nė marrėdhėniet midis tyre, por edhe nė marrėdhėnit mes tė dy feve. Ata shpesh e kanė vizituar njėri-tjetrin, jo vetėm nė rastet e festave, por edhe nė ato raste kur nė Shqipėri kanė mbėrritur tė huajt. Qėllimi i tyre i vetėm nė kėto raste ka qenė evidentimi i njė imazhi sa mė tė mirė mes bashkėpunimit dhe tolerancės fetare. Vetėm katėr ditė mė parė, ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Hafiz Sabri Koēi, u largua pėrgjithmonė. Por pėrsėri kjo nuk ka ndikuar te Kryepeshkopi Anastas Janullatos, nė marrėdhėniet e tij me Komunitetin Mysliman. Ky i fundit ruan kujtime shumė tė bukura pėr tė ndjerin Hafiz Sabri Koēi. Numri njė i Kishės Orthodhokse nė Shėqipėri ka ndjekur tė gjithė traditėn e fesė tjetėr nė shenjė respekti



    Kush ėshtė kryepeshkopi Anastas Janullatos

    Anastas Janullatos, para se tė vinte nė Shqipėri me detyrėn e Kryepeshkopit tė Kishės Orthodhokse, ka dhėnė mėsim nė njė nga universitetet e Athinės nė lėndėn Historia e Feve. Mė pas, ai emėrohet numri Njė i Kishės Orthodhokse nė Shqipėri, duke mbajtur tė njėjtin pozicion, pa ndryshim, edhe sot e kėsaj dite. Nė vitin 2001 ka qenė kandidat pėr ēminin Nobel pėr Paqe. Po nė tė njėjtin vit, ėshtė dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”. Aktualisht, ai vazhdon tė jetė Kryepeshkop i Kishės Orthodhokse. Ardhja e tij shėnon, gjithashtu, edhe faktin qė nuk ka pasur kryepeshkop shqiptar, pėr shkak tė gradave shkencore qė duhet tė ketė njė prift pėr tė marrė njė post tė tillė. Fakti i qėndrimit pėr shumė kohė tė gjatė, ėshtė protestuar nga Kisha Ortodokse e shqiptarėve tė Amerikės dhe Kanadasė. Sipas tyre, tashmė ka ardhur koha qė drejtimin e kishės duhet ta marrė njė kryepeshkop shqiptar. Megjithatė, duhet vlerėsuar se nė gjithė kėto vite drejtimi, Anastas Janullatos ka ditur tė gjejė gjuhėn e bashkėpunimit me tė gjithė pėrfaqėsuesit e tjerė tė feve, mbi zhvillimin e shoqėrisė shqiptare.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Kryepeshkopi: "Dhuna dhe terrorizmi nė kundėrshtim me frymėn e besimit

    --------------------------------------------------------------------------------

    Dhuna dhe terrorizmi janė nė kundėrshtim me frymėn e vėrtetė tė besimit fetar.


    Prof. Dr. Anastasi*


    E gjatė ėshtė lista e viktimave tė terrorizmit qė nisi mė 11 shtator 2001 nė Nju Jork, deri nė hekatombat e fėmijėve tė pafajshėm nė shkollėn e Beslanit tė Rusisė. Ndėrmjet tyre rrezikon tė gjendet edhe feja. Sidoqoftė, ndėrgjegja fetare tė mbetet nė rolin e vet tė shenjtė: paqtimin, mirėkuptimin, faljen, mbylljen e traumave. Gjatė kėtyre viteve tė fundit, nėpėr kongrese tė njėpasnjėshme ndėrfetare, ne, pėrfaqėsuesit e besimeve tė ndryshme kemi rėnė dakord qė feja duhet tė sjellė dhe tė mbėshtesė paqen nė botė, se dhuna dhe terrorizmi me prejardhje individuale, kolektive ose shtetėrore janė nė kundėrshtim me frymėn e vėrtetė tė fesė. Kemi dėnuar nė veēanti dhunėn dhe luftėn qė kryhen duke iu referuar vullnetit tė Perėndisė.

    Njėkohėsisht, pjesėmarrėsit ndėrmorėn detyrimin pėr t’u bashkuar me thirrjen e tė gjithė atyre mbi tė cilėt ushtrohet dhunė dhe gjithashtu, tė kontribuojnė me tė gjitha forcat pėr sigurimin e lirisė dhe dinjitetit tė ēdo personi e ēdo populli.

    Mė 5-7 shtator 2004 nė Milano, qindra pėrfaqėsues, burra e gra nga 60 vende dhe besime tė ndryshme tė mbarė botės, morėn pjesė nė kongres tė madh ndėrfetar me temė: “Guxim pėr njė humanizėm tė ri shpirtėror”. Thirrja pėr paqe, nėnshkruar nga tė gjithė pjesėmarrėsit, ndėrmjet tė tjerave thekson: “Paqe ėshtė emri i Perėndisė. Ndaj ata qė shfrytėzojnė emrin e shenjtė tė Perėndisė pėr tė bekuar veten e tyre nga Perėndia. Asnjė luftė nuk ėshtė e shenjtė. Vetėm paqja ėshtė e shenjtė.

    Duke u thelluar nė traditat tona fetare, e kemi kuptuar mė mirė se frika, terrorizmi dhe lufta e vėnė njerėzimin nė rrezik vetėshkatėrrimi dhe sa njerėzit pėrfundojnė t’i nėnshtrohen asaj sė keqeje, tė cilės synojnė t’i kundėrvihen.
    Stuhia terroriste dhe ajo e luftės qė ka shpėrthyer nė fillim tė shekullit tė 21-tė, nuk duhet tė marrė me vete edhe shenjtėrinė e fesė, duke infektuar zemrat e njerėzve me hidhėrim dhe armiqėsi ndaj fesė sė tjetrit. Shkatėrrime mė tė kėqija edhe se ato nga armėt e shkatėrrimit nė masė, mund tė shkaktojnė nxitja e intolerancės fetare. Radioaktiviteti i urrejtjes, i pasuruar me “uraniumin” e pasionit fetar, zgjat edhe pas mbarimit tė akteve terroriste dhe konflikteve luftarake, pėr dhjetėravjeēarė, ndoshta pėr shekuj, siē ka ndodhur me kryqėzatat dhe “luftėrat e shenjta” tė sė kaluarės.

    Tė gjithė sa i besojnė “Perėndisė sė dashurisė” (Rom. 15:33; Filip , 4:9; Hebr. 13:20 etj.), nuk mund tė mos pėrsėrisim me ngulm pėrgjėrimin “pėr paqen nė mbarė botėn” dhe tė pėrpiqemi me tė gjitha forcat qė nė tokė tė mbizotėrojnė drejtėsia dhe paqja.

    *Kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė



    Gazeta "Shekulli" 17/09/2004
    Jepni opinionet tuaja mbi rolin e fese per drejtesi e paqe.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Jo tolerance por kooperim

    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Fortlumturia e Tij\ His Beatitude
    Anastas Janullatos


    .... Qenia njerezore eshte diēka me e nderlikuar se ē'mendojne zakonisht. Keshtu qe, une besoj se tani Shqiperia ka nje mundesi te re e te madhe qe qendron ne faktin se jo vetem thjeshte tolerojme njeri-tjetrin, por edhe jetojme se bashku. Fjala tolerance eshte shume e dobet pe te shprehur ate qe ne perjetojme tani. Jetojme nje nivel te ri marredheniesh, nje bashkejetese paqesore. Dhe megjithate edhe kjo eshte shume e dobet per te shprehur realitetin tone fetar. Qe nga Sinodi i dyte i Vatikanit, dhe pas perjetimit te perbashket te martirizimit qe vuajtem ketu, ne tani perjetojme nje nivel te trete marredheniesh, nje nivel bashkepunimi vllazeror dhe krijues. Kjo eshte ajo qe duhet te kultivojme per te ardhmen. Ne te shkuaren ne ishim ketu ne kufijte midis Lindjes dhe Perendimit, ku perjetuam ndarjen. Tani, kemi rolin profetik te jemi ura midis Lindjes dhe Perendimit, ku japim nje deshmi te vazhdueshme te respektit tone te sinqerte per njeri-tjetrin.Respekti per njeri-tjetrin eshte mesimi i vertete qe ne duhet t'i japim gjithashtu gjithe Ballkanit. Shqiperia ka vuajtur shume, por ne kemi diēka per te eksportuar. Nga ana shpirterore, ne nuk jemi nje vend i varfer, por ne jemi nje vend i pasur ne vetendergjegjen tone qe te jetojme sebashku. Ne kemi nje respekt te thelle per njeri-tjetrin dhe ky respekt shkon edhe pertej kishave te krishtera. Perqafon edhe komunitetet e tjera dhe madje arrin edhe tek ata qe nuk besojne; sepse per ne, ata qe nuk besojne nuk jane armiq, por jane viktima te vete mosdijes se tyre. Ne i respektojme dhe i duam ata dhe do te donim te punonim me ata per nje te ardhme me te mire...


    ©KPM
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    “Ēdo krim nė emėr tė fesė ėshtė krim kundėr vetė fesė”

    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Prof. Dr. Anastasi

    O Perėndi dhe Zot i gjithėsisė, Dritė dhe Gjykatės i botės,
    shpirti ynė, plot dhembje dhe shqetėsim, sjell ndėr mend
    ngjarjet tragjike tė 11 shtatorit 2001 nė Nju Jork dhe aktet e
    njėpasnjėshme tė dhunės qė pasuan qė atėherė, deri nė
    tragjedinė nė shkollėn e Beslanit tė Rusisė, ku terroristė
    mizorė u mbollėn tmerrin dhe vdekjen qindra fėmijve.

    O Zot i paqes dhe i dashurisė, prehu shpirtrat mijėra
    vėllezėrve tanė qė humbėn jetėn padrejtėsisht, duke u bėrė
    viktima tė kėsaj dhune tė tmerrshme; shėro plagėt qė
    shkaktuan kėto goditje nė zemrat e tė afėrmve dhe miqve.
    Dhembja dhe ankthi ynė, o Zot, arrin kulmin kur shohim
    terroristė qė pa ngurruar u marrin jetėn madje dhe fėmijve tė
    pafajshėm, qė pėrlyejnė edhe emrin Tėnd, duke iu referuar
    besimit tek Ti.

    Ruaje, o Zot, botėn tėnde nga kjo paranojė dhe egėrsi e
    frikshme. Na ndihmo tė gjithė pėr tė kuptuar se ēdo krim nė
    emėr tė fesė ėshtė krim kundėr vetė fesė dhe fyerje e Emrit
    Tėnd tė Shenjtė.

    O Zot, nė kėto ēaste, kur konflikte tė dhunshme, akte
    terroriste, padrejtėsi dhe hakmarrje lėndojnė njerėzimin, ku
    miliona njerėz tė tė gjitha moshave rrojnė nė varfėri, mjerim
    dhe pikėllim, Tė lutemi mos na braktis, edhe nėse ne, dashur
    ose padashur, Tė braktisim.

    O Zot mėshirues, zbute dhembjen qė shtrihet nė tokėn
    tonė. Na jep ndjeshmėrinė dhe guximin pėr tė ndihmuar atje
    ku bėhen pėrpjekje pėr paqen, mirėkuptimin, bashkėpunimin
    dhe pajtimin ndėrmjet njerėzve dhe popujve, qė ndodhen
    afėr ose larg nesh. Falna, o Zot, tė gjithėve njė paqe tė plotė.
    Paqe me Ty, paqe me veten tonė, paqe me njerėzit e tjerė,
    afėr ose larg. Paqe me tėrė krijimin Tėnd.

    Na bėj, o Zot, njerėz krijues, tė ndershėm dhe tė gatshėm
    pėr tė punuar pėr progresin, drejtėsinė, paqen dhe solidaritetin
    nė tė gjitha nivelet: lokal, ndėrkombėtar, mbarėbotėror.
    Na beko, o Zot i paqes, qė ta ndjejmė praninė tėnde ēdo
    ditė dhe na ndihmo qė me fjalėn dhe veprėn tonė tė jemi njė
    rreze qė pėrhap dritė shprese dhe paqeje. Amin.

    11 shtator 2004
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Kryepiskopi Anastas i dhuron tė dėnuarve nė burgun 325 njė fushė sportive

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kryepiskopi Anastas i dhuron tė dėnuarve nė burgun 325 njė fushė sportive

    Gjatė vizitės nė periudhėn e Krishtlindjeve 2006, nė Institutin e Edukimit tė tė Dėnuarve Penalė, nė lagjen “Ali Demi” tė Tiranės, i njohur si Burgu 325, Kryepiskopi Anastas, pasi vizitoi mjediset e ndryshme shprehu dėshirėn pėr tė kontribuar nė pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės tė tė dėnuarve.

    Nga drejtuesit e Institutit iu kėrkua, nėse do tė ishte e mundur, qė tė financonte pėr ndėrtimin e njė fushe sportive, pėr rreth 160 burra, kryesisht tė moshave tė reja, qė vuajnė aty dėnimin.

    Kryepiskopi e pranoi me kėnaqėsi kėrkesėn dhe siguroi fondet e nevojshme pėr ndėrtimin e saj. Shpejt, nė njė mjedis tėrė gurė dhe qė pėrmbytej nga uji kur binte shi, u ngrit njė fushė bashkėkohore minifutbolli dhe pėr lojėrat me dorė, me tapet tė gjelbėr, e rrethuar me rrjetė dhe me sistem ndriēimi, e cila mund tė shėrbejė edhe pėr sporte e veprimtari tė tjera. Kostoja e saj shkoi rreth 20 mijė USD.

    Po kjo nuk ishte dhurata e parė e Kryepiskopit Anastas pėr kėtė institucion. Nė vitin 2001 ai kishte kontribuar edhe pėr ndėrtimin e njė serre lulesh dhe perimesh, nė regjimin e grave. Prodhimet nga ajo kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė ndihmė pėr vetė tė dėnuarat. Serra ėshtė njėkohėsisht edhe njė ndihmė nga ana psikologjike, pasi kalojnė edhe njė pjesė tė programit ditor me punė, por kjo edhe i ndihmon tė jetojnė mė ndryshe ēastet e vėshtira qė kalojnė.

    Por, kėto janė vetėm veprat mė tė dukshme qė Kisha jonė, me nismėn dhe kujdesin e vazhdueshėm dhe tė drejtpėrdrejtė tė Fortlumturisė sė Tij, ka bėrė pėr kėta njerėz me liri tė kufizuar. Vizitat dhe ndihmat pėr tė dėnuarit janė tė vazhdueshme, tė pėrmuajshme, sidomos nga Lidhja e Grave Orthodhokse “Pėrhapja e Dashurisė”, Tiranė dhe Rinia Orthodhokse.

    Janė rreth 10 vjet qė ka nisur bashkėpunimi me kėtė Institut, ku Kisha jonė ka ndihmuar materialisht e shpirtėrisht, duke bashkėpunuar me stafin dhe drejtorinė, bashkėpunim ky qė ka qenė pėrherė dhe mė i ngrohtė e rezultativ.

    Me rastin e pėrfundimit tė punimeve, drejtoria e IEDP “Ali Demi” organizoi nė njė atmosferė festive ceremoninė e pėrurimit tė fushės sportive nė regjimin e burrave. Nė tė mori pjesė njė pėrfaqėsi me klerikė e laikė nga Kisha Orthodhokse, e kryesuar nga Hirėsia e Tij Andoni, episkopi ndihmės i Kryepiskopit, Avokati i Popullit z. Ermir Dobjani, Drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve, z. Arjan Shehri dhe pėrfaqėsues tė institucioneve qė ndjekin problemet e tė dėnuarve.

    Drejtoresha e kėtij instituti, znj. Marinela Sota, nė fjalėn e hapjes tha ndėr tė tjera: “Ne jemi shumė tė kėnaqur me kėtė qė ėshtė realizuar, sepse kėtu vuajnė dėnimin mosha tė reja qė kanė nevojė tė lėvizin fizikisht. Gjatė vizitės qė bėri Kryepiskopi Anastas pėr Krishtlindje nė institucionin tonė, tek regjimi i grave dhe i burrave, ne i kėrkuam tė na mundėsonte ndėrtimin e njė fushe, ku tė dėnuarit tė mund tė luanin dhe tė kalonin kohėn e lirė, duke pasur parasysh edhe veēantinė e kėtij institucioni, ku tė dėnuarit mund tė luajnė gjatė tė gjithė ditės dhe tė qėndrojnė nė mjedise tė hapura...”

    Shiritin e pėrurimit, nė emėr tė Kryepiskopit Anastas e preu Hirėsia e Tij Andoni, si edhe Drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve, z. Shehri. Pas kėsaj, z. Shehri tha, duke pėrshėndetur tė pranishmit: “Falėnderoj Kishėn Orthodhokse dhe vetė Hirėsinė e Tij, zotin Janullatos pėr kėtė ndihmė tė ēmuar. Kjo hyn nė kuadrin e pėrpjekjeve tona tė vazhdueshme pėr tė lehtėsuar sa mė shumė jetesėn e tė dėnuarve nė burgjet shqiptare. Kjo ėshtė nė kuadėr tė reformės qė ne kemi ndėrmarrė nė sistemin penitenciar me fondet e qeverisė, me fondet e drejtorisė, por edhe me bashkėpunimin e ngushtė me donatorėt, siē ėshtė rasti konkret. Edhe njėherė falėnderoj Kishėn Orthodhokse qė ka bėrė kėtė dhuratė dhe ju ftoj qė ta shfrytėzoni maksimalisht kėtė ambient me tė vėrtetė shumė tė bukur”.

    Pastaj e mori fjalėn Episkop Andoni, i cili tha: “Sjell tek ju pėrshėndetjet dhe urimet e Kryepiskopit Anastas. Nė kėto ēaste nuk mund tė ndodhej me ju, por ashtu siē jua dha fjalėn, ndėrtimi i kėsaj fushe u realizua. Gėzohemi qė ėshtė e njė cilėsie tė mirė. Kisha Orthodhokse dėshiron t’ju tregojė edhe me kėtė investim tjetėr kėtu, se interesohet pėr ju. Ju nuk jeni vetėm nė kėtė ambient. Ėshtė detyra jonė dhe e ēdo besimtari qė tė jenė pranė atyre qė janė nė kushte dhe situatė tė vėshtirė.”

    Shefi i Kujdesit Social nė kėtė institut, z. Pėrparim Gjyshja, pyetjes sonė se sa i rėndėsishėm ėshtė ky terren nė punėn tuaj, na u pėrgjigj: “Nė fillim dua t`ju falėnderoj pėr kėtė investim qė ka bėrė Kisha Orthodhokse. Nuk ėshtė hera e parė qė Kisha bėn investime tė kėtij niveli. Ka bėrė njė investim tek regjimi i grave pėr ndėrtimin e njė serre dhe vazhdimisht na ndihmon me bazė materiale. Ky terren qė ėshtė tani, me tapet tė gjelbėr, dikur ishte me gurė dhe me ujė, ku tė dėnuarit shkonin qė tė argėtoheshin dhe dėmtoheshin. Mjedisi do tė na hyjė nė punė, sepse kėtu ka dėnime tė pakta dhe mosha pėrgjithėsisht tė reja dhe argėtimi kryesor i tyre janė aktivitetet sportive. Konkretisht, kemi filluar kampionatin e minifutbollit midis dhomave dhe nė vazhdim do tė pėrdoret edhe pėr volejboll dhe basketboll. Ju Faleminderit!”.

    Kisha jonė me anė tė kėtij investimi solli edhe njė pėrfitim tjetėr social pėr tė dėnuarit, sepse punėsoi disa prej tyre, tė cilėt punuan me shumė pėrkushtim, duke zhvilluar mė tepėr edhe ndjenjėn e ngrohtėsisė e miqėsisė midis tyre dhe njėkohėsisht pėrfituan njė pagė pėr punėn e bėrė.

    Ceremonia u mbyll me njė kokteil dhe njė ndeshje futbolli nė fushėn e re, midis njė skuadre tė kėtij instituti, me skuadrėn e njė burgu tjetėr.

    Ēuditėrisht, disa media televizive e tė shkruara, tė pranishme nė ceremoni, tė ftuara nga ky Institucion i Edukimit pėr tė bėrė tė njohur nė publikun shqiptar kėtė risi investimi social bamirės joshtetėror, pėr kėtė kategori njerėzish me liri tė kufizuar dhe nė njė institucion shtetėror, e anashkaluan prezantimin e rėndėsisė sė kėtij lajmi, duke u pėrqendruar vetėm tek mbipopullimi i burgut. Fatkeqėsisht, ata lanė kėshtu jashtė vėmendjes sė publikut edhe impulsin social, shpirtėror dhe human qė duhet tė transmetonin tek ai.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    NJĖ KONTRIBUT ME NJĖ KUPTIM TĖ VEĒANTĖ

    - 600.000 USD - pėr njė kishė dhe njė xhami nė Kosovė -

    Djegia e kishave dhe e xhamive nuk inkurajon drejtėsinė dhe paqen, sigurisht as progresin. Pėrkundrazi, na rikthen nė kohė dhe praktika, tė cilat e lanė Ballkanin nė prapambetje, nė pėrēarje dhe nė tragjedi.

    Tė gjithė ata qė e implikojnė besimin nė aktet e dhunės, nė thelb dhunojnė frymėn e fesė. Cilido, sado tė drejtė tė kėtė, ai duhet tė respektojė shenjtėrinė dhe rolin qė kanė vendet e shenjta tė kultit. Ato duhet tė jenė qendra pajtimi dhe paqeje dhe jo vatra tė konservimit tė armiqėsive.

    Vetėm me bashkekzistencėn paqėsore tė komuniteteve fetare mund tė ketė progres tė vėrtetė shoqėror. Nė Shqipėri, myslimanė dhe tė krishterė, kėtė parim pėrpiqemi tė respektojmė: tė bashkėjetojmė dhe tė bashkėpunojmė nė harmoni.

    Kthjelltėsia e tolerancės fetare dhe forca e dashurisė duhet tė mposhtin urrejtjen e verbėr qė tė ēon nė konflikte tė njėpasnjėshme. Gjatė shekullit tė 21-tė, kudo dhe sidomos nė rajonin e Ballkanit, pavarėsisht nga komuniteti kombėtar apo fetar, tė cilit i pėrkasim, thirremi pėr tė luftuar pėr bashkekzistencė paqėsore, me respekt reciprok dhe solidaritet. Me kėtė bindje, Kryepiskopata Orthodhokse e Tiranės mori vendimin e mėposhtėm:
    Ofrojmė 600.000 USD - pėr restaurimin e njė kishe dhe tė njė xhamie nė Kosovė - ose pėr ndėrtimin e njė qendre rinore qė do tė inkurajojė bashkekzistencėn paqėsore. Kjo shumė merret nga fondet qė kemi mbledhur me shumė mund pėr ndėrtimin e Katedrales nė Tiranė.

    Transferimi i kėsaj shume do tė kryhet me kompetencė, me qėllim qė tė garantohet pėrdorimi i drejtė i saj, sipas kuptimit tė veēantė tė kėsaj iniciative.

    Tiranė, mė 26.3.2004
    +Anastasi
    Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit
    dhe i gjithė Shqipėrisė
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Nga Mesazhi

    “Asnjė luftė nuk ėshtė e shenjtė. Vetėm paqja ėshtė e shenjtė!...”


    Nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė,
    Prof. Dr. Anastasi


    E gjatė ėshtė lista e viktimave tė terrorizmit qė nisi mė 11 shtator 2001 nė Nju Jork, deri nė hekatombat e fėmijėve tė pafajshėm nė shkollėn e Beslanit tė Rusisė. Ndėrmjet tyre rrezikon tė gjendet edhe feja.

    Mė 5-7 shtator 2004 nė Milano, qindra burra e gra nga 60 vende tė ndryshme tė botės dhe nga fe tė ndryshme, morėn pjesė nė njė kongres tė madh ndėrfetar me temė: “Guxim pėr njė humanizėm tė ri, shpirtėror”. Thirrja pėr paqe, nėnshkruar nga tė gjithė pjesėmarrėsit, ndėrmjet tė tjerave thekson: “Paqe ėshtė emri i Perėndisė. Ndaj, ata qė shfrytėzojnė Emrin e Shenjtė tė Perėndisė pėr tė bekuar luftėrat e tyre, i japin mallkim kauzės pėr tė cilėn luftojnė dhe e largojnė veten e tyre nga Perėndia. Asnjė luftė nuk ėshtė e shenjtė. Vetėm paqja ėshtė e shenjtė!... Duke u thelluar nė traditat tona fetare, e kemi kuptuar mė mirė se frika, terrorizmi dhe lufta e vėnė njerėzimin nė rrezik vetėshkatėrrimi dhe se njerėzit pėrfundojnė t’i nėnshtrohen asaj sė keqeje, tė cilės synojnė t’i kundėrvihen... “.

    Stuhia terroriste dhe ajo e luftės qė ka shpėrthyer nė fillim tė shekullit tė 21-tė, nuk duhet tė marrė me vete edhe shenjtėrinė e fesė, duke infektuar zemrat e njerėzve me hidhėrim dhe armiqėsi ndaj fesė sė tjetrit. Shkatėrrime mė tė kėqija edhe se ato nga armėt e shkatėrrimit nė masė, mund tė shkaktojė nxitja e intolerancės fetare. Radioaktiviteti i urrejtjes, i pasuruar me “uraniumin” e pasionit fetar, zgjat edhe pas mbarimit tė akteve terroriste dhe konflikteve luftarake, pėr dhjetėvjeēarė, ndoshta pėr shekuj, siē ka ndodhur me kryqėzatat dhe “luftėrat e shenjta” tė sė kaluarės.

    11 shtator 2004
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Kampi veror i fėmijėve nė Kosovė

    --------------------------------------------------------------------------------

    Filloi kampi ditor i fėmijėve nė Kosovė

    U bėnė pothuajse 5 vjet radhazi qė nė muajt qershor-korrik Kisha jonė Orthodhokse, me kontributin e misionarit nga Amerika Nathan Hope dhe me bashkėpunimin e Zyrės sė Fėmijėve, si dhe tė njė grupi studentėsh orthodhoksė nga Shqipėria kanė zhvilluar disa kampe ditore pėr fėmijėt kosovarė. Kėto kampe janė zhvilluar nė periferi dhe nė disa fshatra tė Malishevės. Edhe kėtė vit, me datė 23 qershor nisi nė Kosovė kampi pėr fėmijėt e moshave 6-15 vjeēare. Kampi i parė nisi nė shkollėn fillore “Ibrahim Mazreku”. Kjo ishte hera e parė qė zhvillohet njė kamp nė kėtė shkollė, pasi kampe tė tilla ishin kryer vetėm nėpėr shkolla nė periferi tė Malishevės, por me kėrkesėn dhe me ftesėn para njė viti tė drejtuesve tė shkollės, qė tė realizohej njė kamp i tillė edhe pėr shkollėn e qytetit tė Malishevės, organizuesit e kėtij aktiviteti nuk hezituan pėr ta pėrmbushur kėtė ftesė tė bėrė nga ata.

    Kampi i parė, i cili nisi nė shkollėn e Malishevės u quajt kampi “Miqėsia” dhe pati njė pjesėmarrje prej pothuajse 500 fėmijėsh. Kampi u nda nė dy grupe. Nė grupin e parė, i cili u zhvillua nė mėngjes ishin fėmijėt e klasave I-IV. Numri i tyre ishte rreth 330. Ndėrsa pėr grupin e dytė, i cili u zhvillua pasdite kishte rreth 150 fėmijė tė klasave V-IX. Gjithashtu se nė kėtė kamp patėm bashkėpunimin e mėsuesve tė shkollės, gjė qė ka ndodhur vazhdimisht edhe nė kampet e mėparshme tė zhvilluara nė rrethinat e Malishevės.

    Nė tė vėrtetė, emri “Miqėsia” pėrshkruante atmosferėn qė ndodhej nė kamp. Kjo ishte njė atmosferė entuziaste miqėsie ndėrmjet studentėve shqiptarė dhe fėmijėve tė Malishevės, si dhe stafit tė mėsuesve tė shkollės fillore “Ibrahim Mazreku”. Pritja e tyre ishte e ngrohtė. Fėmijėt kishin njė gėzim tė veēantė pėr kampin, por ky gėzim nuk shfaqej vetėm nė fytyrat e fėmijėve, por edhe tek organizuesit, tė cilėt bėnė tė mundur mbarėvajtjen e kėtij kampi.

    Kėtij aktiviteti nuk kishte se si t’i mungonte falėnderimi i rastit nga drejtori i shkollės. Ai ishte shumė entuziast pėr kėtė aktivitet, pasi ai vetė njė vit mė parė bėri ftesė qė ne ta pėrfshinim aktivitetin tonė edhe nė shkollėn e tij. Nė fjalėn pėrshėndetėse, ai u shpreh shumė mirėnjohės pėr praninė tonė atje dhe me sinqeritet e me mirėbesim tha se puna jonė ishte diēka e rėndėsishme, qė kontribuonte nė pėrparimin dhe edukimin e fėmijėve, tė cilėt ai i konsideronte si tė ardhmen e vendit.

    Gjatė kėtij kampi u zhvilluan lojėra tė ndryshme, kėngė dhe himne pėr fėmijė, valle, punėdore, etj. Pėr ta plotėsuar kėtė aktivitet, fėmijėve i’u ofrua njė kokteil. Me njė entuziazėm tė tillė u mbyll dita e parė e kampit “Miqėsia”. Shpresojmė dhe urojmė qė ky entuziazėm do tė vazhdojė deri nė fund tė kėtij kampi si dhe nė kampet e tjera qė do zhvillohen nė shkollat e ndryshme rreth Malishevės. Dhe lusim qė Perėndia tė na ndriēojė dhe tė na drejtojė nė kėtė aktivitet qė kemi marrė pėrsipėr.



    Himni i kampit “Miqėsia”

    Miq dua tė kem, mik dua tė jem.
    Miq dua tė bėj kudo qė shkoj;
    Dhe t’u them tė gjithėve un’ miku juaj jam.
    Dhe asnjė vėshtirėsi nga ju s’mė ndan !
    Refreni: I shtrenjtė je ti, i shtrenjtė je ti,
    i shtrenjtė je ti, o miqėsi (2 herė).
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Veprimtari kulturore me fėmijėt kosovarė pėr thellimin e miqėsisė

    Bashkėpunimi i krijuar midis tė rinjve shqiptarė dhe atyre kosovarė tė cilėt erdhėn nė Shqipėri gjatė 1999-ės ka ndjekur njė traditė tė veēantė pėrgjatė kėtyre viteve. Pėrmes kampeve me natyrė edukative dhe argėtuese me fėmijėt e familjeve kosovare ėshtė realizuar njė bashkėpunim i ngushtė nė shkėmbimin e eksperiencave dhe thellimin e miqėsisė, e cila nisi gjatė kohės sė luftės dhe vijon tė rritet ēdo vit.

    Rreth 1200 fėmijė kosovarė morėn pjesė edhe kėtė verė nė kampet e organizuara nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė nė komunėn e Malishevės. 25 vullnetarė tė rinj nga kjo Kishė organizuan tre kampe pėrgjatė dy javėve. Qėllimi i kėtij aktiviteti ishte forcimi i miqėsisė midis tė rinjve shqiptarėve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė si dhe argėtimi i fėmijėve. Ky aktivitet u krye me lejen e drejtorisė arsimore tė komunės sė Malishevės nė shkollat 9 vjeēare “Ibrahim Mazreku” nė Malishevė, shkollėn 9 vjeēare “Naim Frashėri” nė Banja dhe nė degėn e saj me tė njėjtin emėr nė Begaj.

    Programi ishte i pėrbėrė nga lojėra tė ndryshme, punėdore, kėngė e diskutime. Ēdo kamp kurorėzohej nga njė festė e pėrgatitur nga vetė fėmijėt. Nė kėtė festė ishin ftuar drejtues tė qeverisė lokale, arsimtarė tė shkollave nė tė cilėn kryheshin kampet si dhe prindėr tė vetė fėmijėve. Kampi nė shkollėn “Ibrahim Mazreku” mbante emrin “Miqėsia”, ndėrsa nė shkollėn e Begajt mbante emrin “Shpresa” e ndėrsa nė shkollėn “Naim Frashėri” nė Banja kampi mbante emrin “Mirėsia”. Fėmijėt ndaheshin nė grupmosha tė ndryshme dhe ēdo grup mbante emrin e njė virtyti si “Paqja, Falja, Dashuria, Respekti, Gėzimi, etj”. Tė gjithė kėta emra nuk i shikonim nė pikėpamjen morale, por nė atė jetike, kėto emra nuk ishin thjesht disa cilėsi tė thata, por vlera jetėsore, tė cilat pėrbėjnė themelin e njė shoqėrie tė shėndoshė dhe qė formojnė te ēdokush njė njeri me vlera.

    Pikėrisht pėr kėtė arsye ky aktivitet duhet parė edhe si njė privilegj dhe njė dhuratė nga Perėndia, sepse tė gjitha lojėrat, vallet, kėngėt dhe ēdo gjė argėtuese qė ndamė me fėmijėt e Kosovė kishte pėr bazė njė dashuri tė ndėrsjelltė midis nesh dhe fėmijėve njė dashuri, qė na bėnė tė sigurtė se aktiviteti ynė kishte qėnė i suksesshėm.

    Drejtorėt e shkollave kanė treguar interes pėr kėtė aktivitet dhe kanė shprehur mirėnjohjet e tyre si dhe kanė shfaqur kėrkesėn pėr vazhdimėsinė e kampeve edhe nė vitet e ardhshme. “Organizimi i kampit ėshtė i mirėseardhur pėr fėmijėt qė tashmė kanė pėrfunduar mėsimet” - u shpreh z. Rexhep Mazreku, drejtor i shkollės fillore “Ibrahim Mazreku” nė Malishevė.

    Tashmė qė prej 5 vjetėsh Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė organizon kampe tė tilla nė shkolla tė ndryshme tė kėsaj komune. Kėto kampe janė kryer nė bashkėpunim me mėsuesit e shkollave pėrkatėse. Fėmijėt, prindėrit dhe mėsuesit kanė treguar interes pėr vazhdimėsinė e tyre pėrgjatė kėtyre viteve. Kjo ishte njė mundėsi argėtimi pėr fėmijėt dhe forcimi i njė miqėsie tė lindur gjatė kohės sė luftės. Kėtė vit treguan interes tė veēantė edhe mediat kosovare si gazeta Lajm, Zėri, radio Dukagjini, Kosovaonline, tė cilat e kanė pasqyruar organizimin e kėtyre kampeve nė faqet dhe transmetimet e tyre.

    “Gjithēka ka filluar gjatė kohės sė luftės kur Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė ka ndihmuar mbi 33.000 kosovarė duke u siguruar atyre njė ndihmė prej rreth 12 milion dollarė. Ajo vazhdoi tė ofrojė ndihmėn e saj edhe kur shumė kosovarė u kthyen nė Kosovė duke i ndihmuar ata nė nevojat mė imediate. Kėshtu lindi njė miqėsi tė cilėn e vazhduam me kėto kampe”–shprehet Gabriela Bezhani, koordinatore e Zyrės sė Fėmijėve nė Kishėn Orthodhokse tė Shqipėrisė. Nė muajin gusht do tė organizohet njė kamp tjetėr me fėmijėt e fshatit tė Carallukės nė komunėn e Malishevės. Nė kėtė kamp priten tė marrin pjesė rreth 530 fėmijė.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Kampe verore me fėmijėt kosovarė pėr forcimin e miqėsisė dhe vlerave nė shoqėrinė shqiptare

    Lidhja e tė rinjve shqiptarė me fėmijėt kosovarė po ndjek njė traditė tė veēantė pėrmes organizimit tė aktiviteteve kulturore dhe edukative. Pėr tė gjashtin vit me radhė, njė grup vullnetarėsh orthodhoksė shqiptarė synojnė tė mbjellin dhe tė kultivojnė te fėmijėt e komunės sė Malishevės vlerat kryesore tė shoqėrisė.

    Kėtė verė ata organizuan katėr kampe verore qė identifikohen me emra virtytesh tė tilla si: nė Carallukė me emrin “Zemėrgjerėsia”, nė Malishevė me emrin “Shpresa”, nė Banja me emrin “Gėzimi” dhe nė Begaj me emrin “Mirėsia”. Mė shumė se 1500 fėmijė morėn pjesė nė kėto veprimtari tė larmishme.

    Vullnetarėt e ardhur nga Shqipėria u pėrqendruan nė programe edukative pėrmes tė cilave realizuan pėrcjelljen e dijes dhe krijimtarisė te fėmijėt, duke i shndėrruar kėshtu kampet nė njė model tė shkollave verore.

    Ky aktivitet drejtohet nga Zyra e Fėmijėve me drejtues tė saj, misionarin amerikan z. Nathan Hoppe, i mbėshtetur nga njė staf i pėrbėrė prej 25 vetėsh, kryesisht studentė tė Akademisė Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shėn Vlash, Durrės, si dhe pėrfaqėsues nga rinitė orthodhokse tė qyteteve tė ndryshme tė Shqipėrisė. Nga viti 2001 rreth 100 vullnetarė tė Kishės Orthodhokse kanė dhėnė kontributin e tyre nė kėto aktivitete.

    Programi pėrmbante mėsimdhėnie me karakter social-kulturor, lojėra argėtuese nė grup tė vogėl dhe tė madh, kėngė, dramatizime etj. lojėra olimpike, punėdore dhe kokteil. Kampi mbyllej me njė program festiv i pėrgatitur nga vetė fėmijėt kosovarė ku ishin tė ftuar arsimtarėt e shkollave pėrkatėse dhe prindėr tė fėmijėve. Gjithashtu nė fund tė ēdo kampi organizohej njė mbrėmje festive me arsimtarėt e kėtyre shkollave.

    “Synimi ynė ėshtė tė krijojmė dhe tė forcojmė miqėsinė midis nesh dhe fėmijėve” – tha Nathan Hoppe, drejtor i stafit tė kampit. Ndėrsa koordinatorja e stafit tė tė rinjve vullnetarė znj. Gabriela Bezhani tha se qėllimi i organizimit tė kėtyre kampeve ishte qė tė argėtohen fėmijėt pas traumave tė luftės, tė krijohen ura miqėsie midis shqiptarėve tė tė dy anėve tė kufirit.

    “Sot mund tė them qė jam e kėnaqur me punėn qė kemi bėrė. Virtytet me tė cilat identifikohen kampet tona paraqesin vlera tė veēanta dhe nė kėtė plan mendojmė se kemi kontribuar diēka pėr shoqėrinė kosovare” – tregon ajo.

    Organizimi i kampeve bėhet nė bashkėpunim me drejtorėt e shkollave dhe me lejen e Drejtorisė Komunale tė Arsimit pasi kampistėt janė nxėnės shkollash fillore. Nga viti nė vit ka edhe kėrkesa nga shkolla tė tjera pėr organizimin e kėtyre kampeve. Idriz Hoti, drejtor i shkollės 9-vjeēare “Imer Krasniqi” iu drejtua sivjet pėrfaqėsuesve tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė nė Tiranė qė tė mundėsohet organizimi i kampit veror pėr nxėnėsit e shkollės sė tij.

    “Kemi shumė fėmijė qė ende janė me shenja e trauma nga lufta dhe gjendja e rėndė sociale nuk iu jep mundėsi qė t’i pėrjetojnė dhe t’i bėjnė aktivitetet shumė tė mira dhe tė dobishme pėr fėmijėt, siē i bėn Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė”. Drejtoresha e Arsimit znj. Sanije Kelmendi tha se vitin e kaluar nuk e kishte besuar qė kampet ishin kaq mirė dhe qė fėmijėt kėnaqeshin kaq shumė. “Unė shpresoj qė kėto kampe tė vazhdojnė sėrish edhe nė vitet e ardhshme”. Ndėrsa banorėt e zonės kanė shprehur konsideratat e tyre pėr kėto aktivitete.

    “Fėmijėt tanė kanė marrė pjesė vazhdimisht nė kampet e organizuara nga Kisha Orthodhokse dhe mezi kanė pritur qė tė vijė koha e organizimit tė tyre” – thotė banorja e Carallukės znj. Emine Krasniqi. Ndėrsa Milaim Kastrati, banor i Malishevės flet pozitivisht pėr punėn e vullnetarėve tė Kishės nė kampin e sė cilės ka marrė pjesė vajza e tij Mirenxa.

    “Vajza ime ka qenė shumė e kėnaqur. Nė kamp ka pasur lojėra, kėshilla edukative dhe unė jam i kėnaqur me punėn qė ėshtė bėrė dhe qė ėshtė reflektuar shumė mirė tek vajza ime” – thotė ai.

    Shkollės “Hilmi Hoti” iu dhuruan dy kompjutera dhe njė printer, gjė pėr tė cilėn stafi pedagogjik dhe drejtori i shkollės ishin shumė mirėnjohės pasi kishin nevojė pėr to. Kėtij aktiviteti i kushtoi rėndėsi edhe media kosovare, ndėr tė cilat gazetat “Koha Ditore” dhe “Zėri”.

    Pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesės sė drejtorit tė shkollės “Imer Krasniqi” z. Idriz Hoti pėr mbajtjen e njė kampi nė shkollėn e tij, nė fund tė muajit gusht do tė organizohet kampi “Miqėsia” nė kėtė shkollė.
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #11
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Fėmijėt kosovarė po marrin pjesė aktive nė kampet e Kishės sonė


    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė, duke patur parasysh kėrkesėn e drejtorive tė disa shkollave si dhe me lejen e Kuvendit Komunal tė Komunės sė Malishevės, organizoi dhe financoi pėr tė gjashtėn vit radhazi kampingjet pėr fėmijė nė Kosovė.

    Ky aktivitet drejtohet nga Zyra e Fėmijėve me drejtues tė saj Z. Nathan Hoppe, i mbėshtetur nga njė staf i pėrbėrė prej 25 vetėsh, kryesisht studentė tė Akademisė Theologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shėn Vlash, Durrės, si dhe pėrfaqėsues nga rinitė orthodhokse tė qyteteve tė ndryshme tė Shqipėrisė.

    Kampi i parė u zhvillua nė fshatin Carallukė tė komunės sė Malishevės, nė shkollėn “Hilmi Hoti”, nė datat 21-24 Qershor dhe mbante temėn “Zemėrgjėrėsia”.

    Nė kėtė aktivitet katėr ditor morėn pjesė rreth 400 fėmijė tė moshave nga parashkollorėt deri nė fėmijėt e klasave tė teta dhe tė nėnta, tė cilėt u ndanė sipas grupmoshave.

    Kampi zhvillohej nė mėngjes pėr fėmijėt nga parashkollorėt nė klasėn e katėrt dhe pasdite me fėmijėt e klasave tė pesta deri nė tė tetėn. Tė gjithė fėmijėt morėn pjesė aktive nė tė gjithė programin e kampit qė pėrmbante:

    1. Mėsimdhėnie me karakter social-kulturor
    2. Lojėra argėtuese nė grup tė vogėl dhe tė madh, kėngė, dramatizime etj.
    3. Lojėra Olimpike, pėr tė cilat u ndanė dhe ēmime.
    4. Punėdore
    5. Kokteil
    6. Festa e fundit


    Risi pėr kėtė vit ishin dhe dy dramatizimet “Tre Fluturat” dhe “Pema qė jep” tė pėrgatitura nga stafi i Kampit. Gjithashtu vetė fėmijėt shpalosėn dijet dhe talentet e tyre pėrgjatė kampit, tė cilat u kurorėzuan nė festėn e fundit ku ēdo grup kishte pėrgatitur materiale artistike si: kėngė, valle, drama etj., tė cilat i dhanė njė atmosferė festive ambientit dhe njė ndjenjė gėzimi arsimtarėve tė asaj shkolle.

    Ēdo gjė pėrfundoi me sukses falė mbėshtetjes dhe ndihmės sė drejtorit tė shkollės “Hilmi Hoti” z. Mifail Krasniqi si dhe stafit tė arsimtarėve tė shkollės me tė cilėt nė shenjė mirėnjohjeje dhe miqėsie u organizua njė darkė festive. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė i dhuroi kėsaj shkolle dy kompjutera dhe njė printer tė modelit printer-fotokopje-skaner, gjė pėr tė cilėn stafi pedagogjik dhe drejtori i shkollės ishin shumė mirėnjohės pasi kishin shumė nevojė pėr to.

    Nė tė njėjtat linja u zhvillua edhe kampi tjetėr “Shpresa” nė datat 26-29 Qershor nė Malishevė nė shkollėn “Ibrahim Mazreku”, me drejtor Z. Rexhep Mazreku. Nė kėtė shkollė ishte viti i dytė radhazi qė u zhvillua ky aktivitet, ku morėn pjesė rreth 400 fėmijė. Edhe njėherė tjetėr u demonstrua energjia dhe dinamika qė kėta fėmijė mbartin brenda vetes sė tyre.

    Sė fundi, duhet tė theksojmė se tė dy kėto aktivitete 4-ditore kishin si qėllim zhvillimin social, edukues dhe kulturor tė fėmijėve nėpėrmjet aktiviteteve pėrfshirėse, zbavitėse dhe edukuese. Nė vazhdėn e kampeve po organizohet kampi Mirėsia nė Begaj dhe pas tij do tė organizohet kampi Gėzimi nė fshatin Banja.
    Duaje te afermin tend si veten

  12. #12
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Promovimi i njė jete tė shėndetshme pėr fėmijėt

    Zyra Diakonia Agapes ėshtė zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencės e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Ajo ėshtė krijuar qė nė vitin 1992, me bekimin dhe mbėshtetjen e vazhdueshme tė Fortlumturisė sė Tij, Krypiskopit Anastas.
    Kjo zyrė realizon projekte dhe programe nė disa fusha, si: zhvillimi rural i integruar; shėndeti dhe edukimi; kujdesi social.
    Njė nga projektet qė realizohet nė kuadėr tė fushės sė “Shėndetit dhe Edukimit” ėshtė “Jetė e shėndetshme pėr fėmijėt”. Ai e ka fillimin nė vitin 2001, nė shkollėn 8-vjeēare tė fshatit Kalush, rrethi Kavajė. Qė prej vitit 2001 e deri mė sot projekti ėshtė zbatuar nė 12 shkolla 8/9-vjeēare tė zonave rurale tė rretheve Kavajė, Elbasan e Gramsh.
    Motoja e projektit ėshtė: “Edukim, Informim dhe Veprim”.
    Komponenti edukim: pėrfshin “takimet e shėndetit” dhe bisedat pėr mjedisin qė zhvillohen me nxėnėsit e kėtyre shkollave. “Takimet e shėndetit” pėrmbajnė njohuri pėr higjienėn personale, sėmundjet qė mund tė merren nga kafshėt shtėpiake, higjienėn e tė parit; etj. Bisedat pėr mjedisin kanė tė bėjnė me rrezikun qė mund tė vijė nga mbetjet dhe si ato duhen trajtuar, rėndėsinė e hapėsirave tė gjelbra dhe krijimin e tyre, si dhe kontributin qė ne duhet tė japim pėr tė pasur njė mjedis tė pastėr.
    Shumė nga shkollat ku projekti ėshtė zbatuar dhe po zbatohet janė larg qendrave shėndetėsore. Si rezultat i kėsaj prindėrit i ēojnė fėmijėt pėr vizitė tek mjeku specialist vetėm kur ata kanė probleme shėndetėsore tepėr tė dukshme. Duke parė kėtė nevojė nė zonat rurale janė ofruar vizita falas pėr tė gjithė nxėnėsit e shkollave me specialistė tė ndryshėm.
    Komponenti informim: synon tė informojė prindėrit dhe stafin mėsimdhėnės me qėllim qė ata tė luajnė rolin e duhur nė kultivimin e njė stili jetese tė shėndetshme pėr fėmijėt. Nga tė gjithė stafet mėsimdhėnėse tė shkollave ėshtė vlerėsuar pozitivisht dhe shumė i dobishėm seminari i zhvilluar me ta me tematikė. Pėr ndihmėn e parė nė raste emergjente dhe fenomenin e keqtrajtimit tė fėmijėve.
    Komponenti veprim: ka synuar tė kontribuojė nė pėrmirėsimin e terreneve sportive dhe atyre tė gjelbėruara nė shkollat ku projekti ėshtė zbatuar.
    Njė nga aktivitetet e projektit ėshtė edhe “Shfaqja me maska”, e cila synon tė promovojė talentet e shkollės, si dhe tė japė njė mesazh pėr rėndėsinė qa ka higjiena personale dhe e mjedisit pėr tė pasur njė jetė tė shėndetshme.
    Pėr zbatimin me sukses tė projektit nė tė gjitha shkollat stafi i zyrės Diakonia Agapes ka pasur mbėshtetjen e zyrave tė drejtorive arsimore tė zonave pėrkatėse dhe tė drejtorive tė ēdo shkolle. Gjatė 5 viteve tė realizimit tė kėtij projekti janė rreth 2500 nxėnės dhe 130 mėsues qė kanė pėrfituar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga projekti. Gjithashtu pėrfitues jo tė drejtpėrdrejtė kanė qenė prindėrit e tė gjithė nxėnėsve si dhe komuniteti pėrkatės.
    Gjatė vitit 2006 projekti po zbatohet nė tri shkolla tė rrethit Gramsh, tė fshatrave Drizė, Kukur e Gribė. Me rastin e fillimit tė vitit tė ri shkollor kėtyre shkollave iu shpėrnda njė paketė ndihme mėsimore pėr rreth 530 nxėnės dhe 35 mėsues. Ajo ishte e pėrbėrė nga mjete mėsimore tė nevojshme pėr nxėnėsit qė ndihmojnė nė procesin mėsimor. Njė mesazh shoqėron ēdo paketė, nė tė cilin promovohen disa nga tė drejtat themelore tė fėmijėve.
    Zyra Diakonia Agapes do tė vazhdojė realizimin e kėtij projekti edhe gjatė vitit 2007, duke u pėrpjekur pėr tė sjellė sadopak gėzim dhe buzėqeshje pėr fėmijėt, tė cilėt jetojnė nė zonat rurale nėpėrmjet vizionit tė saj “Dashuri qė bėn ndryshime”.
    Duaje te afermin tend si veten

  13. #13
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    E ardhmja e Shkollės sė Konservimit dhe Restaurimit tė Veprave tė Artit

    Zhvillimi i demokracisė nė Shqipėri u krijoi mjaft mundėsi tė rinjve nė drejtim tė kualifikimit tė tyre. Pėr t’u ardhur nė ndihmė tė rinjve nė zgjedhjen e profesioneve qė dėshirojnė, nė ditėt e sotme janė hapur shumė shkolla tė larta jopublike tė nivelit universitar dhe jouniversitar, qė ofrojnė specializim nė profesione tė ndryshme. Njė shkollė e tillė ėshtė edhe Instituti 2-vjeēar i Formimit Profesional “Frymė Dashurie”, i hapur qė nga viti 2000 me nismėn, financimin dhe pėrkujdesjen e Fortlumturisė sė Tij, Prof. Dr. Anastasit.

    Kjo shkollė ka njė profil tė mirėfilltė profesional nė disa degė, njė nga tė cilat ėshtė dhe dega e Konservim - Restaurimit tė veprave tė artit dhe kėrkimeve arkeologjike. Hapja e kėsaj dege lindi si domosdoshmėri pėr konservimin dhe restaurimin e pasurive kulturore nė vendin tonė dhe ėshtė e para e kėtij lloji, duke plotėsuar nė kėtė mėnyrė njė boshllėk nė formimin e tė rinjve nė kėtė sektor.

    Restaurimi e konservimi i veprave tė artit ėshtė njė praktikė shumė antike, por qė nga gjysma e dytė e shekullit tė 20-tė filloi tė zhvillohej shumė shpejt si njė shkencė e pavarur. Sistemi i studimeve nė kėtė degė, si nė tė gjitha degėt e tjera qė mbulon ky Institut, mbėshtetet nė programe mėsimore tė standardeve europiane, gjė qė pasqyrohet nė planin mėsimor tė lėndėve qė trajtohen gjatė dy viteve tij.

    Nė pėrputhje tė plotė me planin dhe programin mėsimor, studentėt janė tė detyruar tė ndjekin nė mėnyrė tė vazhdueshme leksionet nė auditor dhe punėt praktike nė njė laborator bashkėkohor qė funksionon pranė shkollės. Njė tjetėr avantazh pėr studentėt e kėsaj dege ėshtė qė gjatė dy viteve tė formimit tė tyre, mund tė punojnė nė laborator mbi vepra origjinale tė epokės.

    Pas pėrfundimit tė studimeve studentėt paraqesin njė punim tė pavarur mbi temėn e zgjedhur prej tyre. Konservimi dhe restaurimi i veprave tė artit dhe kėrkimet arkeologjike janė njė profesion i sė ardhmes, sepse ēdo ditė edhe mė shumė qytetėrimi ynė vlerėson rėndėsinė e kulturės sonė dhe tė veprave e objekteve antike, si edhe nevojėn absolute tė konservimit tė tyre. Shkolla pėr momentin ėshtė e specializuar nė konservimin e drugdhendjes, tė pikturės nė telajo tė ikonave, tė pikturės murale, tė ndėrthurura me konservimin e mozaikėve, qeramikės dhe letrės. Perspektiva e shkollės pėr vitet e ardhshme konsiston nė specializimin pėr konservimin dhe kėrkimet arkeologjike tė metaleve, tė qelqit, tė letrės dhe tekstileve.

    Nė kėtė degė japin mėsim profesorė tė huaj me pėrvojė dhe shumė tė njohur, qė nė tė njėjtėn kohė janė lektorė dhe nė vende tė tilla si Itali, Greqi, Angli etj., si edhe profesorė shqiptarė me pėrvojė dhe kualifikime jashtė shtetit.

    Specialistėt e diplomuar nga Instituti nė kėtė degė sot pėr sot kanė gjetur mundėsi punėsimi pranė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, nė studion e Restaurimit tė pasurisė kulturore me vlera antike, si edhe nė tregun privat tė punėsimit.

    Por, si njė profesion i sė sotmes dhe i sė ardhmes dhe nė kushtet kur mjaft qytete muze si Butrinti, Gjirokastra, Berati me objektet, veprat dhe vlerat e tyre historiko-kulturore kanė fituar mbrojtjen e UNESKO-s, mundėsitė e punėsimit tė brezave tė ardhshėm tė specialistėve tė restaurimit dhe konservimit do tė jenė edhe mė tė mėdha.
    Duaje te afermin tend si veten

  14. #14
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Lushnjė, pėrurohet njė klinikė orthodhokse

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ministri i Shendetesise, Maksim Cikuli, ka marre pjese dje ne ceremonine e perurimit te klinikes ortodokse te Ungjillezimit, ngritur ne kete qytet me iniciative te Kishes Ortodokse Autoqefale. Ceremonine e pershendeti vete Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe drejtues te rendesishem te Kishes, deputeti i zones, Ilir Bano, nenprefekti, drejtues te spitaleve te Lushnjes, Fierit e Vlores, me nje pjesemarrje te gjere te mjekeve te qytetit. Ministri vleresoi kontributin e Kishes, duke mos u ndalur vetem ne rastin konkret te klinikes me te re ne Lushnje. “Sido qe ju mund ta komentoni kete investim si dhurate te Zotit, nje falenderim i vecante shkon per Ju, si misionare te Tij”, tha Cikuli, duke u shprehur se beson qe aktiviteti i kesaj klinike do te zgjerohet ne te ardhmen, per t’iu sherbyer sa me gjere qytetareve lushnjare. Kryepeshkopi Janullatos dha ne emer te Kishes, mesazhin per kete qender ne ndihme te komunitetit, “qe s’do te jete vetem nje qender shendetesore e mjekesise, por dhe e dashurise dhe e paqes”. Klinika perfshin disa specialitete, por ofron edhe sherbimin laboratorik, vecanerisht i rendesishem per kete zone te vendit, ku semundjet e gjakut kane nje incidence te shprehur.


    E Marte, 07 Nentor 2006
    Korrieri
    Duaje te afermin tend si veten

  15. #15
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Shėrbimet qė ofron Klinika Orthodhokse Diagnostike “Ungjillėzimi”

    --------------------------------------------------------------------------------

    Shėrbimet qė ofron Klinika Orthodhokse Diagnostike “Ungjillėzimi”

    Themelet e kėsaj qendre u hodhėn nė gusht tė vitit 1997, me nismėn dhe fondet e mbledhura nga Kryepiskopi, Prof. Dr. Anastasi. Dy vjet mė vonė klinika u shenjtėrua dhe u pėrurua nga Patriku Ekumenik, Vartholomeu I, nė nėntor tė vitit 1999 gjatė vizitės sė Tij nė vendin tonė. Qė nga dita e ēeljes e deri mė sot, ajo vazhdon tė jetė ndėr mė bashkėkohoret dhe mė konkurueset me simotrat e saj nė vend dhe nė rajon.
    Gjithkush qė paraqitet nė kėtė klinikė gjen njė mjedis tė ngrohtė, me punonjės tė kualifikuar e shėrbim cilėsor. Ky shėrbim i ofrohet tė gjithė njerėzve pa dallim besimi. Tė ardhurat shkojnė pėr mirėmbajtjen, funksionimin, rinovimin me pajisje tė reja, siē qe blerja sė fundi e skanerit. Klinika ėshtė njė nga mė modernet nė Shqipėri e nė tė ekzistojnė kabinete tė ndryshme, qė u vijnė nė ndihmė mijėra pacientėve:


    Kabineti i Ekografisė

    Funksionon me volum tė plotė pune qė nė ditėt e para tė hapjes sė klinikės. Teknologjia e pėrparuar bėn tė mundur realizimin e njė game tė gjerė ekzaminimesh, tė cilat kryhen me aparaturė ekografike, prodhim i vitit 2001. Mundėsia e lidhjes me rrjetin e ekografisė (Ultrasound network), me qendėr nė Athinė, bėn tė mundur realizimin e bashkėpunimit nėpėrmjet internetit me kolegė nė vende tė ndryshme tė Evropės, pėr tė zgjidhur problematikėn e rasteve tė vėshtira.


    Kabineti i Fizioterapisė

    Nė kėtė kabinet gjithēka bėhet me aparatura moderne si: lazer terapi, ultratinguj, tens, mikroval terapi etj. Kėtu trajtohet me sukses edhe mjekimi me rreze lazer pėr tė gjitha problemet neurologjike.


    Kabineti i Grafisė

    Nė kabinetin e Imazherisė, ku janė instaluar dy aparate moderne tė radiologjisė konvencionale realizohet e gjithė gama e ekzaminimeve qė pėrmbledh kjo fushė. Kėto ekzaminime pėrfshijnė ato tė sistemit kockor, aspirator, kardiovaskular, tė aparatit tretės, urinar etj.
    Ėshtė njė nga kabinetet mė tė kompletuar qė funksionojnė nė vendin tonė. E veēanta e kėtyre aparateve ėshtė doza minimale e rrezatimit dhe cilėsia e lartė e imazhit qė pėrftohet. Me anė tė kėtyre aparateve mund tė bėhet ekzaminimi i hershėm dhe si rezultat, trajtimi mė i hershėm i njė sėrė pathologjish. Nė kėtė kabinet ekziston edhe aparati i mamografisė, i cili zbulon sėmundjet e gjirit dhe nėpėrmjet saj bėhet profilaksia e sėmundjeve tė gjirit.


    Kabineti i Kardiologjisė

    Pėrveē njė vizite nga mjekėt me pėrvojė, pacientėve u ofrohen edhe shėrbime tė tjera si: Ekografi, Elektrokardiografi, Eko Ezofagiale dhe Holteri, qė ėshtė njė aparat qė bėn regjistrimin e kontrollit tė ritmit tė zemrės gjatė 24 orėve. Pėrveē holterit tė ritmit u vendos edhe holteri i tensionit, i cili regjistron tensionin gjatė 24 orėve. Biēikleta ose tapeti lėvizės favorizon mosha tė ndryshme ta kryejnė atė.


    Kabineti i Kirurgjisė

    Qė nga viti 2001 ka filluar punėn kirurgjia ambulatore nėn pėrgjegjėsinė e kirurgut amerikan, Charls Linderman. Njė sallė operacioni, e pajisur me aparate tė teknologjisė sė fundit, me njė sterilizim maksimal si nė vegla ashtu edhe nė ambientin rrethues, me shtratin e operacionit, llambėn ndriēuese, instrumentet dhe sterilizatorin, elektrobisturinė. Kabineti i Neurologjisė Kabineti i Neurologjisė, i cili drejtohet nga mjekė me pėrvojė, ėshtė i pajisur me aparatura nga mė modernet tė kohės, tė cilat ofrojnė mundėsinė e kryerjes sė ekzaminimit tė EEG dhe EMG. Tė sėmurėt u nėnshtrohen kėtyre aparaturave pasi kanė bėrė vizitat nga mjeku specialist neurolog. E reja e kėtyre aparaturave ėshtė se nė aparatin e EEG punohet nė 32 kanale, gjė e cila nuk ėshtė kryer deri mė sot nė Shqipėri, dhe kemi njė hartė tė trurit, e cila mund tė shumėfishohet dhe tė tregojė mė qartė vendin ku ėshtė pathologjia, d. m. th. tregon me saktėsi anėn funksionale tė dėmtimit tė trurit. Kurse, nė aparatin e EMG kryhen ekzaminime tė rėndėsishme si: matja e pėrēueshmėrisė sė sistemit nervor periferik, ajo motore apo sensitive, si dhe pėrcaktohen diagnoza tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me pathologjinė e sistemit nervor periferik.


    Kabineti i Obsetrikės dhe Gjinekologjisė

    Shėrbimi i obsetri-gjinekologjisė kryen ekzaminime cilėsore, si pėr sėmundjet gjinekologjike ashtu edhe pėr ndjekjen e shtatzėnisė, zhvillimin e efekteve te fėmija i ardhshėm. Pėr kėtė janė tė gjitha kushtet tė plotėsuara edhe me shėrbimin ekografik njėkohėsisht me aparatura qė janė nė gjendje tė kontrollojnė rrahjet e zemrės sė bebes etj.


    Kabineti i Pediatrisė

    Fėmijėve u kushtohet njė vėmendje e veēantė, qė nga i porsalinduri e deri nė moshėn e adoleshencės, pėrfshi edhe ēėshtjen e mirėrritjes sė tyre.Brenda kėtij kabineti trajtohen edhe probleme tė specialiteteve tė pediatrisė si: pneumatologjisė, gastro-enterologjisė, kardiologjisė sė fėmijėve, psikopediatrisė etj.
    Laboratori Klinik-Biokimik Nė kėtė laborator pėrdoret teknologjia bashkėkohore e kimisė klinike pėr realizimin e njė game shumė tė gjerė tė analizave kliniko biokimike. Kjo teknologji ėshtė bazuar nė pėrdorimin e aparaturave automatike dhe gjysmė automatike tė kontrolluara me programin bashkėkohor tė kontrollit.


    Laboratori Mikro-Biologjik

    Pajisje cilėsore si: mikroskopi me zmadhim tė madh, teste tė shpejta dhe cilėsore siē ėshtė lateksi, aparatura qė lejon diagnostikimin bazuar nė floreshencėn si edhe aparati i elektroforezės, qė janė nga mė tė fundit, janė instaluar nė kėtė klinikė. Nė laboratorin mikro-biologjik kryhen ekzaminime baktereologjike kryesisht pėr diagnozėn e infeksioneve tė ndryshme si ato tė aparatit respirator, urogjenital, gastrointenstinal etj.


    Laboratori Dentar

    Ky laborator ėshtė i pajisur me aparatura tė automatizuara, tė kohėve tė fundit dhe me njė personel tė kualifikuar. Krahas diagnostikimit kryhet edhe mjekimi i tė gjitha gradave tė sėmundjeve tė dhėmbėve. Gjithashtu kryhen punime nė ura porcelani, proteza tė skeletuara tė kromkobaltit dhe proteza parciale dhe totale tė rezinės.

    Gjithashtu nė klinikė funksionon edhe kabineti i Morfologjisė, i cili ėshtė njė ndėr sektorėt mė tė kualifikuar. Ofrohen edhe shėrbime tė tjera si ai i onkologjisė, pathologjisė, endokrinologji, ORL, reomatologji, okulistikė,. dermatologji, nefrologji, dhe urologji.
    Duaje te afermin tend si veten

  16. #16
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Kontribut i rėndėsishėm i Kishės pėr shėndetin

    SKANERI I RI I QENDRĖS DIAGNOSTIKE “UNGJILLĖZIMI” - - I DYTI NĖ BALLKAN

    Kontributi pėr shėndetin e popullatės i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe personalisht i Kryepiskopit Anastas ka qenė i ndjeshėm gjatė gjithė viteve tė demokracisė. Ai ėshtė shprehur si nėpėrmjet donacioneve e ndihmave tė konsiderueshme, nė kohė tė qeta e krizash, si pėr shembull me ilaēet dhe pajisjet e dhuruara pėr spitalet, refugjatėt, tė pėrmbyturit, individėt nė nevojė, shėrbimi ambulator dentar falas pėr mijėra fėmijė e tė rritur etj., etj., ashtu edhe nėpėrmjet qendrave moderne diagnostike, veēanėrisht asaj tė kryeqytetit.
    Qendra Diagnostike “Ungjillėzimi”, pret ēdo muaj mijėra pacientė, tė cilėt i tėrheq shėrbimi i kualifikuar dhe i kulturuar, por nė radhė tė parė, fakti se nė duart e mjekėve qė punojnė aty janė vėnė aparatura nga mė modernet jo vetėm nė Shqipėri, por nė gjithė rajonin tonė.
    Pėr Kryepiskopin Anastas, sigurimi i njė skaneri cilėsor pėr qendrėn ka qenė prej vitesh njė objektiv primar. Por kostoja e lartė dhe synimi pėr tė pasur njė aparat sa mė bashkėkohor e bėnin tė vėshtirė realizimin e kėsaj ėndrre, qė tashmė e shohim tė konkretizuar nė maksimumin e saj.
    Skaneri i blerė ėshtė prodhim i kompanisė amerikane General Electric, Light Speed Pro32. Skaneri (ose Tomografi e kompjuterizuar), ėshtė i tipit spiral, multidetektor, me 32 prerje nė njė rrotullim dhe ėshtė njė hap i ndjeshėm pėrpara edhe nė raport me skanerat e mėparshėm multidetektor. Ai karakterizohet nga njė shpejtėsi tepėr e lartė e ekzaminimit, sidomos krahasuar me aparatet qė janė nė pėrdorim nė vendin tonė, gjė qė e bėn tė pėrshtashėm jo vetėm pėr ekzaminimet konvencionale, por edhe tė atyre tė enėve tė gjakut. Gjithashtu, janė pėrmirėsuar ndjeshėm edhe mundėsitė pėr kontrollin e mushkėrive, traumave, nė pediatri etj.
    Sipas tė dhėnave, ai ėshtė skaneri i vetėm i kėtij lloji nė gjithė Evropėn Juglindore (pėrfshirė edhe Greqinė, ndėrsa vetėm nė Lubjanė ėshtė njė aparat mė i fuqishėm). Kėshtu, imazhi i organeve statike mund tė krijohet nga aparati vetėm nė dy sekonda, njė kalim i pėrgjithshėm, pėr tė gjithė gjatėsinė e trupit mund tė bėhet duke e mbajtur vetėm njė herė frymėn, dhe njė skanim i zemrės mund tė kryhet nė 10-12 sekonda. Ky skaner mund tė arrijė rezolucione tė larta figure me doza tė ulėta rrezatimi, si dhe mund tė krijohen imazhe 3-dimensionale. Siē thamė, nė krahasim me skanerat spiralė me njė detector, qė operojnė aktualisht nė Shqipėri (vetėm nė sistemin publik ka njė skaner tė vetėm multidetector), ėshtė nė gjendje qė tė japė tė dhėna me njė cilėsi tepėr mė tė lartė, por njėkohėsisht, shpejtėsia me tė cilėn e kryen ekzaminimin e bėn shumė tė pėrshtatshėm pėr sėmurėt rėndė ose moshat e mėdha, tė cilėt nuk mund tė pėrballojnė njė ekzaminim tė zgjatur.
    Njė tjetėr e veēantė e kėtij skaneri (qė nuk mund tė bėhet me aparaturat e deritanishme) ėshtė mundėsia e realizimit tė koronarografisė diagnostike, qė deri tani kryhet vetėm me koronarografinė konvencionale, duke ulur ndjeshėm rreziqet e kėtij diagnostikimi. Skaneri do tė pėrdoret nga njė personel me kulifikim tė posaēėm, tė realizuar jashtė vendit.
    Duaje te afermin tend si veten

  17. #17
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    SHĖRBIM FALAS nė klinikėn dentare tė lėvizshme

    Mund edhe tė habitesh kur shikon njė aparaturė komplekse tė instaluar nė njė automjet. Nuk ėshtė njė objekt i zakonshėm nė cep tė bulevardit ose nė ndonjė rrugicė. E ka privilegjin tė shkojė aty ku njerėzit kanė nevojė pėr tė, sidomos pėr ata qė problemet ekonomike i kanė bėrė luftėtarė tė njė mijė e njė sakrificave. E thjeshtė, vetėm me njė mbishkrim tė zi mbi ngjyrėn e bardhė tė mjetit: “Klinikė dentare e lėvizshme, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė”.
    Vesh bluzėn e bardhė dhe tė fton tė hysh nė derėn e pasme, pa harruar tė tė shtrėngojė dorėn nė fillim si mik. Fill bėhesh edhe pacient, teksa kontrollon njėherė me vete dhėmbėt, ulesh nė kolltukun e tij dhe…puna fillon.
    Genci Naka ka pak kohė qė ka marrė pėrgjegjėsinė e njė shėtitėsi human nė rrugėt e kryeqytetit. Mjeku stomatolog e admiron kėtė punė me pėrfitim tė dyanshėm, njė eksperiencė e re por mbi tė gjitha njė punė qė u vjen nė ndihmė njerėzve nė nevojė, qė Shqipėria i ka tė shumtė, shpesh edhe nė numėr tė panjohur.
    Njė klinikė e improvizuar nė dukje, por pėrmbajtja flet ndryshe. “Ėshtė njė ide shumė e mirė qė ka shumė vite qė praktikohet, dhe me tė vėrtetė Kisha Orthodhokse ka gjetur njė mėnyrė shumė tė veēantė dhe tė dobishme pėr tė ndihmuar njerėzit pa bėrė asnjė dallim. Nė kėtė klinikė mjekimi bėhet falas, gjė qė nuk ėshtė bėrė nga askush tjetėr nė Shqipėri”- thotė stomatologu.
    Edhe gjatė vitit 2006, Qendra Diagnostike Orthodhokse “Ungjillėzimi” nė Tiranė, pjesė e sė cilės ėshtė edhe kjo klinikė dentare e lėvizshme, ka planifikuar qė ta vazhdojė kėtė projekt nė tė gjithė vendin. Fillimisht ėshtė punuar me fėmijėt e kopshteve dhe tė shkollave nė kryeqytet e mė pas do tė marrė rrugėn edhe nė zona tė tjera.
    Nė gjithė kėto vite pune, njėsia dentare ka qenė nė shumė qytete e fshatra nga veriu nė jug tė vendit, ku u ka shėrbyer mijėra pacientėve, pa asnjė lloj dallimi.
    Biseda me mjekun ėshtė e ngrohtė. Ai tė tregon punėn e pėrditshme, aparaturat e instaluara mjeshtėrisht nė mjetin e lėvizshėm dhe para se tė largohesh tė fton pėrsėri me mirėsjellje pėr njė vizitė tjetėr.
    Duaje te afermin tend si veten

  18. #18
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Hapet kopshti i Kishės pėr fėmijėt e Beratit

    --------------------------------------------------------------------------------

    Hapet kopshti i Kishės nė qytetin e Beratit

    Mė 6 mars nė qytetin e Beratit u hap kopshti mė i ri i Kishės sonė. Nė ceremoninė e pėrurimit merrte pjesė Hirėsia e Tij, Mitropoliti i Beratit, Ignati, pėrfaqėsues tė qeverisė vendore, intelektualė si dhe shumė besimtarė.

    Por ata qė e bėnin edhe mė tė bukur atmosferėn ishin fėmijėt, fytyrat e tė cilėve shprehnin gėzim, duke tė kujtuar fjalėt e Zotit Jisu Krisht: “Lėrini fėmijėt dhe mos i pengoni tė vijnė tek unė, se e tyre ėshtė Mbretėria e qiejve”.

    Hirėsi Ignati, bashkė me klerikė tė tjerė, kryen shėrbesėn e Ajazmės, ndėrsa shiritin e pėrurimit e preu dhuruesja e kėsaj qendre, znj. Emilia Athanasiadhi. “Falėnderojmė Zotin qė na bėri tė denjė tė asistojmė nė kėtė ditė tė gėzuar pėr mbarė qytetin tonė tė lashtė. Ėshtė meritė e Kryepiskopit Anastas qė ndėr ēėshtjet kryesore tė Kishės sonė ka vėnė detyrėn e edukimit dhe arsimimit tė brezit tė ri. Mitropolia jonė e shenjtė e frymėzuar nga ky synim i lartė, pas pėrpjekjeve tė shumta, me hirin e Perėndisė, me bekimin e Fortlumturisė sė Tij dhe me ndihmėn e pakursyer tė disa bamirėsve, bėri tė mundur ēeljen e kėtij kopshti fėmijėsh, duke realizuar dėshirėn e qytetarėve tanė.” – theksoi nė fjalėn e tij Hirėsi Ignati.

    Nė vazhdim Hirėsi Ignati pėrmendi se ēelja e kėtij kopshti do tė sjellė shumė tė mira; pėr familjen, pėr shoqėrinė, pėr shtetin, pėr Kishėn dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr tė gjithė fėmijėt qė do tė kenė privilegjin tė ulen nė bankat e kėtij institucioni themelor pėr arsimimin dhe edukimin e tyre tė mėtejshėm. Ky kopsht do ta lartėsojė shumė familjen sepse prindėrit do tė jenė mė tė lirshėm tė kryejnė detyrat e tyre tė pėrditshme. Kur t’u kthehen fėmijėt e tyre nga kopshti, prindėrit do tė ngazėllohen nga pėrparimi i pėrditshėm, nga edukimi i shėndoshė qė do tė marrin dhe nga dituritė e shumta me tė cilat do tė pajisen nga edukatoret e pėrkushtuara. Shoqėria shqiptare do tė shėndoshet nga mirėsjellja dhe pjesėmarrja e tė rinjve tė saj. Shkollat 9-vjeēare do ta kenė mė tė lehtė thithjen e elementėve mė tė aftė tė saj. Kisha do tė zbukurohet edhe mė shumė me praninė e kėtyre engjėjve shpresėdhėnės. Shteti do tė forcohet sė tepėrmi me qytetarė tė denjė pėr drejtimin e punėve shtetėrore.

    Edhe nėnkryetari i Bashkisė sė Beratit vlerėsoi kontributin qė jep Mitropolia pėr zhvillimin e kulturės dhe arsimit nė qytet: “Kjo ėshtė njė fidanishte dhe jam i bindur qė do tė dalin fidanė tė shėndetshėm, do tė dalin njerėz tė cilėt do tė duan familjen, atdheun, mbi tė gjitha do tė duan Zotin. Ėshtė njė dashuri, tė cilėn ne e ndiejmė nė kėtė ceremoni, qė tė jemi sa mė afėr Zotit. Falėnderoj edhe Mitropolitin pėr angazhimet e tij qė ka patur me Bashkinė tonė, ku nė vitet e kaluara kemi patur bashkėpunime shumė tė suksesshme dhe besoj se ky vit dhe vitet e tjera do jenė tė tilla”. Ndėrsa prefekti i Beratit uroi fėmijėt qė do tė edukohen nė kėtė kopsht dhe tė rriten tė shėndetshėm e tė ditur.

    Kisha jonė gjatė kėtyre viteve ka ngritur nė tė gjithė vendin 14 kopshte qė frekuentohen nga rreth 800 fėmijė, ku u jepet mė shumė pėrparėsi fėmijėve tė familjeve nė nevojė.
    Duaje te afermin tend si veten

  19. #19
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Instituti i formimit profesional «Frymė Dashurie»

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kontribut i qenėsishėm i Kishės sonė pėr arsimin

    Diplomohen 105 studentė tė Institutit tė Formimit Profesional “Frymė Dashurie”

    Nė datėn 22 tetor u zhvillua nė sallėn e konferencave nė Muzeun Kombėtar ceremonia e ndarjes sė diplomave pėr 105 studentėt, tė cilėt pėrfunduan Institutin e Formimit Profesional «Frymė Dashurie» nė degėt: kuadėr menaxher, specilist nė llogaritė e kompjuterizuara, informatikė, specialist nė laboratorėt mjekėsorė, restaurim veprash arti, ikonografi bizantine.

    Instituti i Formimit Profesional u krijua nė vitin 2000 nė kuadrin e pėrpjekjes sė madhe qė bėn Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė, me iniciativėn dhe bekimin e Kryepiskopit Anastas, pėr krijimin e institucioneve arsimore nė njė nivel tė lartė.
    Ai ofron mundėsinė e arsimimit nė degėt e lartpėrmendura, pas mbarimit tė shkollės sė mesme, duke pasur si qėllim njė vend tė suksesshėm pune dhe ėshtė i licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės.
    Gjatė pesė vjetėve tė funksionimit tė Institutit tė Formimit Profesional “Frymė Dashurie” janė diplomuar rreth 485 studentė respektivisht:
    Nė vitet akademike
    2000-2002
    janė diplomuar 164 studentė
    2001-2003
    janė diplomuar 98 studentė
    2002-2004
    janė diplomuar 108 studentė

    Pėr sa i pėrket pranimit nė Institutin Profesional “Frymė Dashurie”, Tiranė, nė secilėn prej degėve zhvillohet njė konkurs pranimi me programe specifike pėr degėt, duke pasur si bazė njohuritė e marra nė arsimin e mesėm tė kryer prej tyre.
    Nė aktivitet morėn pjesė tė ftuar tė ndryshėm, prindėr tė studentėve qė diplomoheshin, i gjithė stafi pedagogjik i shkollės, si edhe Kryepiskopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė Anastasi, president i Institutit tė Formimit Profesional “Frymė Dashurie”.
    Gjatė kėtij aktiviteti folėn prof. as. dr. Beatriēe Polo, drejtoresha e Institutit, prof. dr. Leandro Haxhi, Kryetari i Bordit tė Institutit, si edhe Kryepiskopi Anastas.
    Gjithashtu kėtė aktivitet e pėrshėndetėn edhe gjashtė studentė, tė cilėt fitojnė bursė nga instituti pėr tė vazhduar studimet e tyre. Ata shprehėn falėnderimin e tyre pėr ndihmėn dhe vlerėsimin e treguar ndaj tyre duke shprehur qė do tė jenė tė hapur pėr tė punuar, pėr tė dhėnė ndihmėn e tyre nėse do tė nevojitet.
    Tė gjithė studentėt qė pėrfunduan institutin morėn diplomat e tyre, tė dhėna nga Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas.
    Aktiviteti u shoqėrua gjatė gjithė kohės me muzikė tė luajtur nga orkestra e radios “Ngjallja”. Nė fund tė gjithė tė pranishmit morėn pjesė nė koktejlin e shtruar enkas pėr kėtė aktivitet.
    Duaje te afermin tend si veten

  20. #20
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Ai i dha shpresė vendit tė tij

    Historia e Kryepiskopit Anastas Janullatos - Artikull i revistės sė njohur “Parade”, botuar nė SHBA

    - nga Nicholas Gage -

    “Ne nuk duhet tė humbasim asnjė ditė tė vetme.”

    Njė plumb ka mbetur nė dritaren e zyrės spartane tė Kryepiskopit Anastas nė Tiranė, i ndaluar nė fluturimin e tij nga xhami i dyfishtė. Ai ėshtė shtėnė nga njė snajper gjatė trazirave politike tė vitit 1997, qė e shtynė Shqipėrinė - njė vend me shumicė myslimane - nė kaos dhe kur jeta e Tij rrezikohej shumė. Kryepiskopi thotė: “E kam lėnė aty, pėr tė mė kujtuar sė jeta mund tė mbarojė nė njė sekondė. Ne nuk duhet tė humbasim asnjė ditė tė vetme’’. Pak njerėz i pėrdorin ditėt e tyre si Kryepiskopi Anastas. Delikat por energjik, hierarku 73-vjeēar i ka kaluar kėta 12 vjetėte fundit, duke kapėrcye r pengesat e pamata, pėr tė arritur njė mrekulli tė prekshme nė njė nga vendet mė tė varfra tė Europės.

    Gjatė regjimit komunist, qė zgjati nga 1944-1990, Shqipėria - njė vend me 3,5 milion banorė nė veri tė Greqisė, u bė vendi i vetėm nė botė qė ndaloi ēdo formė ushtrimi tė fesė. Edhe vetėm bėrja e kryqit mund tė tė ēonte nė burg. Ēdo kishė a xhami u shkatėrrua apo u kthye pėr pėrdorim sekular dhe Shqipėria u izolua nga pjesa tjetėr e botės.

    Nė dyzinėn e viteve qė Anastasi ndodhet nė Shqipėri, ai jo vetėm qė ringjalli Kishėn Orthodhokse, por dhe frymėzoi njė popull tė hidhėruar dhe tė keqtrajtuar. “Nuk mė vjen nė mend asnjė tjetėr qė tė ketė kontribuar mė shumė nė rilindjen e Shqipėrisė si njė vend i lirė Europian sesa Kryepiskopi Anastas”, - thotė Kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano.

    Si ish-profesor universiteti, qė ndihmoi tė rilindte njė popull tė goditur nga dekadat e diktaturės sė pamėshirshme, Ai u ofron njė mėsim tė fuqishėm amerikanėve, qė po pėrballen me tė njėjtėn sfidė nė Irak. “Tani, irakenėt, si shqiptarėt kur unė erdha kėtu, janė dyshues dhe jo miqėsorė, sepse ata kanė jetuar pėr shumė kohė nėn frikė dhe shtypje, - thotė Kryepiskopi Anastas. - Sekreti pėr tė ndryshuar kėtė sjellje ėshtė qė tė tregohet, se amerikanėt tregojnė kujdes dhe se amerikanėt tregojnė kujdes dhe respekt pėr ta. Respekti pėr tjetrin ėshtė njėkohėsisht esenca e Krishtėrimit dhe e Demokracisė. Ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme t’i qėndrosh besnik kėtij parimi nė vendet ku ka pėrplasje kulturash.”.

    Pas rėnies sė komunizmit, Kryepiskopi Anastas u dėrgua nė Shqipėri mė 1991 nga Patriarku Ekumenik i Konstandinopojės, lideri shpirtėror i tė Krishterėve Orthodhoksė, pėr tė parė gjendjen nė tė cilėn ndodhej besimi nė vend. Ai gjeti 1600 kisha tė shkatėrruara dhe vetėm 22 priftėrinj tė moshuar ende gjallė, nga 440 qė kishin shėrbyer nė Shqipėri para komunizmit.Por shqiptarėt ishin kaq tė dėshiruar pėr liri besi mi, dhe shumė prej tyre mblidheshin pėr shėrbesa nė vendet ku asgjė nuk kishte mbetur nga kishat e tyre tė mėparshme, veē kambanave tė thyera.

    Kėshtu, Patriarku i kėrkoi Anastasit tė qėndronte dhe tė rindėrtonte vetė ai Kishėn Orthodhokse. Kur propozimi i tij u bė i ditur, shumė dyshonin se shkollari delikat - i lindur Anastas Janullatos nė Pire tė Greqisė - mund ta pėrballonte sfidėn. Dy atake tė rėnda tė malaries e kishin detyruar tė linte misionin e Tij nė Afrikėn Lindore, por ai vazhdoi tė jepte mėsim dhe tėshkruante libra, pėrfshirė edhe njė studim tė respektuar pėr Islamin.

    Kur thirrja erdhi pėr tė shkuar nė Shqipėri, “tė gjitha arsyet mė thonin se ishte njė mision pa asnjė shans”, thotė Kryepiskopi Anastas, i cili flet pesė gjuhė tė huaja, pėrfshirė dhe anglisht. “Mua m’u kėrkua tė ringjallja Kishėn pa asnjė mbėshtetje financiare, nė njė vendnė nevojė, qė po kalonte njė tranzicion tė ashpėr politik. Unė duhet tė mėsoja njė gjuhė tė huaj tė vėshtirė nė moshė tė thyer, tė jetoja nė kushte tė vėshtira, pa pritur tė kisha siguri kundėr kėrcėnimeve pėr jetėn time. Ēdokush tha se do tė isha i ēmendur tė qėndroja .”

    Pastaj, thotė, ai pa dėshpėrimin nė fytyrat e shqiptareve qė takoi. “Mendova, Kush do t’i ndihmojė kėta njerėz? Kush do t’u japė atyre shpresė?” Unė e dija qė kjo ishte njė sprovė dhe unė i thashė vetes: “Nė qoftė se ti ke besim, qėndro dhe pėrpiqu. Nė qoftė se jo, kthehu nė shtėpi”.

    Kėshtu ai qėndroi. Gjatė dekadės nė vazhdim Kryepiskopi kapėrceu shekuj problemesh etnike dhe fetare, pėr tė ngritur njė Kishė tė re nė tė gjithė vendin. Ai ndėrtoi 83 kisha, restauroi 140 kisha tė tjera tė rrėnuara, restauroi pesė manastire dhe ndėrtoi njė seminar, njė shtėpi pėr murgeshat dhe njė seli pėr Kryepiskopatėn.

    “Qė nė fillim, ai u pėrpoq jo vetėm pėr ringjalljen e Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė, por edhe pėr t’u shėrbyer gjithė shqiptarėve - duke ndėrtuar shkolla, klinika mjekėsore, qendra rinie, shtėpi fėmijėsh, kopshte dhe kampingje, - thotė At Lukė Veronis, 38 vjeē, njė prift orthodhoks nga Pensilvania, qė ka punuar me Kryepiskopin pėr 9 vjet. - Tė gjitha janė tė hapura pėr tė gjithė - tė krishterė, myslimanė, jobesimtarė.”.

    ***

    “Pėrparėsia jonė mė e madhe ėshtė rinia”, shpjegon Anastasi, i cili po qetėsonte njė grup fėmijėsh fshati, tė cilėt po prisnin nė radhė tė mjekoheshin nė njė klinikė dentare lėvizėse, duke u ulur ai i pari pėr tė kontrolluar dhėmbėt.

    Admirimi qė ai ka fituar nga gjithė shqiptarėt e shpėtoi misionin e Tij - dhe ndoshta dhe jetėn e Tij - mė shumė se njė herė. Meqenėse ai erdhi nga Greqia, e cila ka probleme kufitare me Shqipėrinė dhe pse mbrojti tė drejtat e minoriteteve, duke pėrfshirė grekėt etnikė, ai ishte objekt i sulmeve tė egra.

    Nė vitin 1994 - nė njė pėrpjekjepėr ta larguar Anastasin - presidenti i parė i Shqipėrisė i zgjedhur nė mėnyrė demokratike, Sali Berisha, projektoi njė kushtetutė, nė tė cilėn kėrkohej qė kreu i Kishės Orthodhokse duhej tė ishte i lindur nė Shqipėri dhe tė jetonte atje prej 20 vjetėsh. Kushtetuta u hodh nė referendum; tė gjithė ishin tė sigurt qė do tė aprovohej, sepse kishte mbėshtetjen e qeverisė. Kryepiskopi bėri gati valixhet. Por, pėr ēudinė e tė gjithėve, kushtetuta u rrėzua; Shqiptarėt e tė gjitha besimeve tė mėdha kishin votuar kundėr saj.

    Me kalimin e kohės, Kryepiskopi fitoi dhe admirimin e Sali Berishės, i cili ėshtė edhe lideri aktual i partisė mė tė madhe opozitare. “Unė respektoj ato qė ai ka arritur, veēanėrisht pėr ringritjen e Kishės Orthodhokse”, - thotė tani dr. Berisha, njė kirurg zemre.

    Pasi i mbijetoi referendumit, Anastasi pėrballoi shumė problemenė kaosin e vitit 1997, kur nė Shqipėri ranė skemat piramidale, nė tė cilat shumica e shqiptarėve kishin investuar. Tė gjithė tė huajt, me pėrjashtim tė 20 vetėve, lanė vendin; mbisundoi anarkia; u shpėrthyen depot ushtarake dhe u morėn njė milion armė. Nata ndriēohej nga armėt qė shkreheshin. Kryepiskopi u shfaq nė radio e televizor, duke bėrė thirrje pėr qetėsi dhe nxitur shpresė. “Erdhėn punonjės ndėrkombėtarė tė ndihmave dhe tė gjithė ne, pėrfshirė edhe Kryepiskopin, shpėrndanim ushqime pėr familjet nė nevojė, nganjėherė duke udhėtuar tetė orė deri nė ndonjė fshat tė humbur”, - thotė Penny Deligiannis, e cila drejtoi ushtrinė humanitare tė Kishės Orthodhokse nė Shqipėri.

    “Ēdo natė hapnin zjarr mbi zyrėn dhe rezidencėn time, - rikujton Kryepiskopi, - por, pėr fat asnjė nuk u godit, faleminderit Perėndisė”.

    Pavarėsisht nga rreziku, Ai beson se kjo pėrvojė e solli atė mė pranė shqiptarėve: “Ajo provoi se ne nuk jemi kėtu vetėm pėr tė luajtur Samaritanin e mirė, por pėr tė jetuar me ta, pėr tė ndarė rrezikun qė ata pėrballojnė dhe pėr t’u treguar, se dhe nė kohėn mė tė vėshtirė, kishte gjithmonė shpresė.”

    Dy vjet mė vonė, mijėra shqiptarė nga Kosova u derdhėn nė vend, kur forcat serbe i sulmuan. “Ne ndihmuam sa mė shumė tė ishte e mundur nga ata, duke ditur qė shumica ishin myslimanė”, - thotė Anastasi. - Mblodhėm mė shumė se 12 milion dollarė( sa per 2 katedrale si ajo ne qender te Tiranes, shen. I. Spiro) pėr tė ndėrtuar kampe pėr tė strehuar, ushqyer e kujdesur pėr rreth 33mijė refugjatė.
    Kėto pėrpjekje ndihmuan tė forcohen marrėdhėniet e Kryepiskopit Anastas me shqiptarėt myslimanė. “Ne pėrpiqemi tė tregojmė, se komunitetet fetare mund tė shkojnė sėbashku dhe tė ndihmojnė njėra-tjetrėn,- thotė Anastasi. - Islami ka mundėsi tė bėhet shumė agresiv ose shumė i moderuar. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė tė shmangim rėnien e institucioneve fetare nė duart e fanatikėve”.

    Sulmi ndaj Irakut ka shqetėsuar Arabėt, beson ai. “Ata ndihen tė prekur, por nėse Amerika tregon se ėshtė e sinqertė nė respektimin e lirisė dhe fesė sė popullit iraken, qėndrimi i botės myslimane do tė pėrmirėsohet ndjeshėm.”

    Pėr tė ndihmuar shqiptarėt myslimanė Kryepiskopi pėrdori deri nė limit burimet e Tij, tė cilat vijnė tėrėsisht nga donacione. Njė shembull ėshtė klinika mjekėsore nė Tiranė, ku kujdesen pėr 3000-4000 vetė nė muaj, shumica myslimanė. “Asnjė nuk ėshtė kthyer mbrapsht, - thotė Charles Linderman, 37 vjeē, mjek amerikan qė vjen nga Cleveland-i, i cili drejton sektorin e kirurgjisė, - dhe unė e di qė ende janė lėnė kisha tė pandėrtuara, nė mėnyrė qė tė funksiononte klinika.” Ndėrmjet pacientėve kanė qenė vejusha dhe vajzae diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili nxori tė jashtėligjshme fenė.
    Kryepiskopi Anastas ėshtė i guximshėm edhe me tė krishterėt e tij orthodhoksė: “Kur ne filluam seminarin tonė, tė gjithė u ēuditėn qė pranuam studente femra, - kujton Ai. - Ne na duheshin ato tė drejtonin programe dhe tė jepnin mėsim, por gjithashtu, unė besoj se gratė mund tė lozin njė rol mė tė madh nė jetėn e Kishės”.

    Si rezultat i kėsaj largpamėsie dhe arritjeve tė tij, Kryepiskopi ka tėrhequr nė Shqipėri amerikanė dhe evropianė - pėrfshi kėtu mjekė, infermiere, arkitektė, priftėrinj dhe deri ekspertė kompjuteri - qė e ndihmojnė nė punėn e Tij.

    Projekti mė ambicioz i Anastasit, tė cilin ai e sheh si kurorėzim tė misionit tė Tij nė Shqipėri, ėshtė tė rindėrtojė njė Katedrale Orthodhokse nė Tiranė, pėr tė zėvendėsuar atė qė ishte shkatėrruar nga komunistėt. Emri qė ka zgjedhur pėr katedralen mishėron atė ēka ai ka bėrė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt - “NGJALLJA’’.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 18-05-2009 mė 06:53
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kundėr tolerancės, pro bashkėjetesės fetare
    Nga Orientalist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 17:51
  2. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  3. Rexhep Qosja: Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  4. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •