Pas njė sėmundje tė rėndė, te premtem ne mes nate nė Shkup, ndėrroi jetė nė moshėn 61-vjeēare zoti Vebi Velija, pronar i Korporatės Rajonale Ballkanike tė Industrisė dhe Konsulencės VEVE Group dhe i rrjetit televiziv ALSAT nė Maqedoni, Shqipėri dhe Kosovė, si edhe themelues dhe president i Institucionit Kulturor “Fondacioni Velija”. Pėrmes angazhimeve tė tij nė ekonomi dhe me pjesėmarrjen personale nė trupat dhe forumet e shumta rajonale dhe ndėrkombėtare ekonomike dhe politike, pėrmes sistemit tė Televizionit “Alsat” dhe Fondacionit “Velija” pėr kulturė, 61-vjeēari Vebi Velija nė vazhdimėsi nė dy dekadat qė kaluan, kontribuoi pėr zhvillimin e lirisė, demokracisė dhe bashkėpunimit rajonal nė tė gjitha sferat nė Ballkan.

Grupi VEVE, i themeluar nga zoti Velija, nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, u bė njėra nga kompanitė mė tė mėdha pėr tėrheqje tė investimeve tė huaja nė Ballkan, sidomos nė sektorėt e energjetikės, industrisė ushqimore, turizmit, transportit, telekomunikacionit etj. Ceremonia e varimit zhvillohet sot nė orėn 15:00, nė vendlindjen e tij, nė fshatin Gradec tė Gostivarit, nė Republikėn e Maqedonisė.

Vebi Velija lindi nė vitin 1948, nė fshatin Gradec tė Gostivarit, nė Maqedoni. Ai studioi pėr ekonomi, ndėrsa e nisi biznesin e tij nė Kroaci nė vitin 1971. Mė pas, nė vitin 1981, ai i pėrqėndroi bizneset e tij edhe nė Vienė tė Austrisė. Ai ka qenė i pranishėm nė Shqipėri qė nė vitin 1990, duke themeluar biznese nė fushat e medias dhe telekomunikacionit, industrisė sė duhan-cigareve, industrisė sė pėrpunimit ushqimor, shėrbimeve financiare, ndėrtimtarisė, kėrkimit tė naftės dhe nė sektorin e energjisė.

Zoti Vebi Velija ishte president i Veve Group, themelues i rrjetit televiziv ALSAT nė Maqedoni, Shqipėri dhe Kosovė, dhe president i Institucionit Kulturor “Fondacioni Velija”. Ai ka qenė President i Bashkimit tė Industrialistėve dhe Investitorėve tė Shqipėrisė. Velija themeloi Radiotelevizionin e parė Satelitor Shqiptar, rrjetin televiziv “Alsat”, i cili transmeton 24 orė programe nė Shqipėri, Maqedoni, Kosovė, si dhe nėpėrmjet satelitit nė Evropė, Amerikė, Kanada e me gjere.

Televizioni Alsat u krijua fillimisht nė Tiranė si ekrani i parė mbarėshqiptar. Mė pas, ALSAT-M mori licensėn e parė tė njė televizioni kombėtar nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni, ndėrsa njė vit mė parė u mor edhe licensa e televizion Alsat nė Kosovė.Alsat ėshtė televizioni qė bashkoi tė gjithė shqiptarėt, ata nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Malin e Zi, Preshevė si edhe nė mbarė botėn ku jetojnė.

Po ashtu, Zoti Vebi Velija ishte themelues dhe kryetar i Fondacionit “Velija”. Fondacioni u themelua mė 13 korrik tė vitit 1994 dhe ekziston si shprehje e bindjes sė themeluesit tė tij se njė komb mund tė mbijetojė me pak ushqim, por kurrė me pak kulturė.Fondacioni “Velija” ėshtė organizatė nacionale jofitimprurėse qė funksionon pėrmes pėrkrahjes financiare tė themeluesit tė saj. Fondacioni Velija inicioi gjithashtu ēmimin vjetor ndėrkombėtar “Kadare”.

Zoti Velija ėshtė autor i librave tė tillė si “Quo Vadis Albania”, njė monografi mbi vizionin e programit pėr rimėkėmbjen ekonomike tė Shqipėrisė, apo “Mes Ekonomisė dhe Politikės”, njė pėrmbledhje diskutimesh, fjalimesh dhe dorėshkrimesh. Mes tė tjerash, Z.Velija ka qenė gjithashtu anėtar i Bordit Kėshillimor tė Biznesit nė Paktin e Stabilitetit si edhe i Bordit Kėshillimor tė Biznesit nė Iniciativėn e Bashkėpunimit tė Evropės Juglindore.






Politikanė, ministra, diplomatė dhe gazetarė nga Maqedonia Shqipėria dhe Kosova qė erdhėn pėr ti dhėnė lamtumirėn e fundit Vebi Velia, e kujtojnė atė si njė njeri me energji tė jashtėzakonshme dhe me vision tė gjėrė. Tė gjithė ata shprehen se janė tė tronditur nga vdekja e parakohėshme e njė njeriu tė madh, veprat e tė cilit kanė lėnė gjurmė tė pashyeshme nė Maqedoni popr edhe nė rajon.


Mijėra vetė u mblodhėn tė shtunėn nė vendlindjen e presidentit tė ‘VEVE Group’ dhe rrjetit televiziv ‘Alsat’, Vebi Velija pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit. Fshati Gradec i Gostivarit ishte nė zi, ashtu si edhe tė gjithė shqiptarėt, pas lajmit tė hidhur se zoti Velija humbi jetėn nga njė sėmundje e rėndė nė moshėn 61 vjeēare. Banorė tė Gradecit, njerėz tė ardhur nga zona tė tjera tė Maqedonisė, por edhe Shqipėrisė dhe Kosovės, ku Vebi Velija u shqua pėr shtrirjen e aktivitetit tė biznesit, e pėrcollėn pėr nė banesėn e fundit. Njerėz tė biznesit, politikės, pėrfaqėsues tė institucioneve, miq tė tė ndjerit, si dhe tė afėrm tė tij, ndanė tė gjithė sė bashku dhimbjen pėr humbjen e njeriut, i cili me iniciativat e tij, asnjėherė nuk iu tremb sfidave nė rajonin e Ballkanit, por pėrkundrazi me vendosmėrinė qė e karakterizonte arriti sukses me drejtimin e grupit ‘VEVE’ dhe rrjetit televiziv ‘ALSAT’, nė Shqipėri, Maqedoni dhe Kosovė.
Fjalėt ishin tė pakta pėr tė shprehur dhimbjen qė tė gjithė ndjenin pėr humbjen e njeriut tė shtrenjtė tė familjes, mikut, partnerit nė biznes, zotit Velija.
“Ishte edhe kombėtar shumė i madh, njeri dashmarirės i kombit tė tij, njeri luftėtar i madh pėr interesat kombėtare shqiptare, qė angazhoi shumė faktorė ballkanikė, qė tė ndihmojė ēėshtjen shqiptare, angazhoi dhe pati ndikim nė shumė faktorė diplomatikė botėrorė, qė tė ndihmojnė ēėshtjen shqiptare... Vebi Velija sot ka njė familje tė fortė. Le njė djalė, Ferikun, i cili besoj se do tė vazhdojė veprėn tėnde, do tė jetė nė nivelin qė ke qenė ti dhe se me punėn e tij do tė vazhdojė invencionin dhe kreativitetin tėnd” u shpreh Hisen Ramadani, ish politikan dhe mik i z. Vebi Velija.
Disa vite mė parė kur u inagurua televizioni ‘ALSAT’ nė Maqedoni, Vebi Velija, u shpreh se “ai pėrfaqėson alternativen mė serioze nė ambientin mediatik nė Maqedoni; me njė staf tė pėrbėrė nga profesionistė, duke ruajtur profesionalizmin, pavarėsinė si dhe standartet e larta kulturore dhe intelektuale”. Pėr stafin e ‘ALSAT’-it, tė cilin ai e trajtoi si njė kėshilldhėnės, nė shėrbim tė informimit tė lirė, dhe tė saktė, lamtumira e fundit qė iu dha zotit Vebi Velija, ishte edhe njė premtim se puna e tij do tė ēohet mė tej.
“Kjo ėshtė humbje e madhe pėr familjen, pėr ne tė gjithė qė e njohėm, por edhe mė e madhe pėr shqiptarėt anembanė trojeve ku jetojnė. Zoti Vebi! Nuk je mė mes nesh por veprat dhe amanetet e tua, nuk do tė vdesin kurrė, ato do tė na pėrcjellin gjatė tėrė jetės. Kur vetėm para disa vitesh zoti Velija mori iniciativėn pėr themelimin e televizionit tė pare kombėtar shqiptar nė Maqedoni, nuk kishte shumė njerėz qė besonin se pėr njė kohė tė shkurtėr, falė energjisė sė tij tė madhe, vizionit dhe aftėsisė tė pėrzgjedh bashkėpuntorėt e vėrtetė, ky televizion do tė bėhet njė nga mediat udhėheqėse nė Maqedoni. Ishte njė nga pronarėt e rrallė tė mediave, i cili televizionin e tij nuk e trajtonte si vend pėr tė realizuar interesat e tij personale, politike ose tė biznesit. Nga mediat ēdoherė kėrkonte integritet profesional dhe politikė tė pavarur redaktuese. Ai gjithmonė insistonte qė media tė jetė tribune e hapur pėr debat publik pėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme nė vend dhe rajon. Pusho i qetė zoti Vebi Velija, sepse amanetin tėnd do ta ēojmė nė vend”, u zotua Muhamed Zeqiri, Kryeredaktor i ALSAT-M.
“Ēdo vdekje e tillė, e cila pas vetes lė vepra gjigante, nuk ėshtė e hidhur, nuk ėshtė e errėt, pėrkundrazi ėshtė e ndritshme dhe shndėrrin mbi tė gjithė ne tė gjallėt, qė tė veprojmė dhe punojme, ashtu siē ka jetuar i ndjeri, zoti Vebi Velija”, vlerėsoi Shaqir Fetahu, myfti i Gostivarit.
Pėrmes angazhimeve tė tij nė ekonomi dhe me pjesėmarrjen personale nė organizmat dhe forumet e shumta rajonale dhe ndėrkombėtare, ekonomike dhe politike, pėrmes ‘VEVE Group’, rrjetit televiziv ‘ALSAT’ dhe Fondacionit kulturor ‘Velija’, 61-vjeēari Vebi Velija nė vazhdimėsi, nė dy dekadat qė kaluan, kontribuoi pėr zhvillimin e lirisė, demokracisė dhe bashkėpunimit rajonal nė tė gjitha sferat nė Ballkan. Ai do tė kujtohet tek tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodhen, si njė njeri qė me dedikim, dha kontributin qė tė gjithė shqiptarėt t’i afrojė mė shumė me ėndrrėn evropiane. Veprat e tij sot janė njė dėshmi e pamohueshme pėr kėtė impenjim tė zotit Velija, i cili pasionin pėr punėn e kaloi edhe tek djali i tij Ferik Velija, komuniteti i biznesit, i medias, miqtė, bashkėpunėtorėt dhe ēdo shqiptar qė nė shpirtin e tij ka pėrkushtimin e zotit Vebi Velija.


Humbje e madhe per ne Gradecasit por edhe per mbare shqiptaret kudo qe jane pasi qe ai dinte fort mire te bashkoje shqiptaret, te thith investitor te huaj po ashtu ne keto vende madje sherbeu si nje ure lidhes mes shqipatareve, informimit dhe biznesit...

i qofte i lehte Dheu...Zoti e bekofte..