Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-07-2007
    Postime
    13
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Cila kishte qen familja kryesore e qytetit te Petreles?

    Me falni por per shkaqe te shkolles me nevojitet paksa nje histori e vogel e familjeve te qytetit te Petreles , si psh. cila ishte familja kryesore e petreles cilet ishin antaret e asaj familje etj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,796
    Faleminderit
    0
    36 falenderime nė 36 postime
    MISTERET QE FLEJNE MBI KALAN E PETRELESE


    Apo pa ato pershkrimet Ana Komenese,qe e ndriqojn si pishtar ne terin e historise,gjat veprimeve luftarake te Boemundit,birit te mbretit norman Robert Guiskardit?Apo nese atje nuk dote kishte seline e saj Mamica Kastrioti?
    Po le ti marim ngjarjet me radhe Ajo u ndertua ne shekullin III-IV vetume si nji kulle vrojtimi per te kontolluar rruget qe lidhin jugun me veriun e pikirishteate degezim te vijese Egnatia,qe kalon per gjate Erzenite deri ne Durres dhe ate drejtim te Tiranese
    Ne ate kohePetrela,se bashku me ndroqin,Lalmin Tuajanin,Dajtin Ishmin,etj,Bente pjese ne sistemin e fotifikimeve mbrojtese per rreth qytetit kollose te Durresite,FAle pozicionit te saj te favorizuar bujarishte nga natyra ajo u zgjodh si nji roje ngurrte u zhvilluadhe jetoi duke pare rebeshet historike te dy mijevjeqareve te fundit.
    Dhe ja tani disa penelata historike,qe e bene te famshem emrin e saj dhe pa te cilate dote kishte humbur.
    Malhu,autori bizantin kur tregoi per takimin midise Adamantit,komandant te derguarnga peradori bizantin Zenoni dhe Teodorihut,mbret te gotve shkruan"Adamianti,duke u gjetur ne nji gjendje te veshtir,u nis nga nji mbremje me dyqind ushtar.Ai udhtoi ne nji rruge te pjerte dhe te veshtire te panjohur prej shumices,te ngusht e te pa rrahur neper te cilen per te pare here,siq thonin athere,shkelnin kuajt dhe duke u sjellur rreth e qark erdhi ne nji keshtjell afer Epidamit,qe esht e vendosur ne nji koder te larte dhe ne pergjithsi te pa pushtueshme.Ne te gjendet nje humner e madhe,pran te ciles rrjedh nji lume i thelle...Adamanti qendroi mbi nji shkemb...."
    Njiqind vjet me pare Petrela kish jetuar luften e eger midis normanve dhe bizantit.Ana Komnen kjo kronikane qe gdhendi ngjarjet historike te kohes duke qene e bija e perandorit bizantin Aleks Komneni i shihte veprimet luftarake me syte dhe logjiken e perandorit.
    Ajo tregon per rolin e rendesishem qe luajti Petrela ne ate kohra
    Kur Bizanti pa levizjet luftarake te normanve mori masat e veta mbrojtse.
    Ai e zgjodhi Petrelen si nji nga kater pikat nevragjike dhe e perforcon me ngut e kjo tregon per karakterin e saj te konsideruar te qendrueshme nga pikpamja e strategjise ushtarake dhe kjo e bene edhe me te rendesishme ne fatin e saj.Tri fortesat e tjera ishin Debrani,Aulona dhe Klisurati.si Komandant i Petrel u caktua oficeri nga me te zotet.I pari ishte Marian Mavrokataloni i cili pase ksaj detyre u emrua komandat i flotes e pase ti Aleksander Kabasila,i shquar per trimeri te jashtezakonshem siq Sulmi i pare i normanve ndaj Durrsit nuk pati sukses.
    Kjo ndodhi ne vitin 1106. Ne vitin 1107-1108 u be sulmi i dyte.
    Ne krye te normanve ishte vete Boemundi,mbret i biri i te famshmit Roberto Guiskardi.vijon

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,796
    Faleminderit
    0
    36 falenderime nė 36 postime
    Strategjia e tij isht me e menduar nga ajo e para.Ai vendosi,qe perpara se ti versulej Durrsite te shkatrone zingjirte mbrojtese prej fortesash qe vargzoheshin per rethe qytetit .filliimishte ai pushtoi Petrelen.Keshtu normanete u siguruan nga ndonji ndihme qe munde te vinte Durresite nga rruga e Krrabesashme andej nuk munde te kalonin me karavane me ushqime.Sa pika e pare e strategjise se marrjes se kalave ne ato kohra e kishte emrin uri.
    E pafate dhe e shquare Petrele. E Sulmua u rrenu por pa u harrua.Barleti shkruan se ajo u ridertu nga te paret e Topiasve,qe ishin zoter te Shqiperise se mesme.
    Andej nga vitet njemije e katerqinde e ca Petrela u pyshtua nga turqite te cilete e katandisen ne nji fashte me pese shtepi e tri hane,por pa i hequr karakterin ushtarake,per te cilin konsiderohej si pa pushtueshme.Petrela u ndertu edhe ne strategjine e Skendrbeute.Keshtu mbase marrjes se Krujese ai e dergoj thuajase te gjitha ushtrine e tij per te pushtuar Petrelen.Pastaj se si mori ekushdo munde te lexoj ne rrefimin e barletit.Ne kohen e Skenderbeut Petrela ishte nji qytet i vogel feudal nje brilante strategjike si dhe Sfetigradi dhe Stelushi Ne Petrele e kishte seline e saj dheMamica Ajo qendronte atje se bashku me familjen dhe kohorten.Po pikirishte Atje?Ne kullat apo ne ndonje nga ato rrenojate qe kane mbetur akoma?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,796
    Faleminderit
    0
    36 falenderime nė 36 postime
    Si u banua Petrela

    Ne afersi te Petrelese lartsohet Mali i Viles.Aty eshte Persqopi,ku ruhen ende renojate impresionuse te nji qyteti antike,si dhe nji fortifikim i periudhes se antikitetit te vone.Muret gjigante te Persqopit ikan studiuar dikur Fabian Miraja.
    Qe nga Perqopi shihet Kruja dhe fotifikimete per rreth Durrsite
    Ne strategjine luftarake te lashtesise njihet termi"singjiri fortifikimesh".Rreth e qarke Durrsite ishin dertuar shume fortifikime,te cilate e ruanin si pararoj.
    Persqopi,kjo qender e banuar ilire,ishte e vetmja ne ato ane,der ne shekujte e pare te pushtimit romake.
    Ne shekullin III-IV qyteti i perqopit fillo te humbiste rendesine e tij,
    Atehere u ndertua edhe kulla e pare vrojtues ne Petrele,e cila esht nji nga ekzemlaret me klasike te ksaj kategorie.
    Me zhvillimin e metejshme kulla u kthye ne keshtjell dhe keshtjella ne qytet Kjo ndodhi ne mesjeten ,kur me ndryshimin e rrethanave,jeta fillo te qvedosej nga Persqopi ne Petrel Ateher u ndertua edhe nji ujsjellse i gjate,qe sillte uje te bollshume nga burimete e Pesqopit ne Petrelen e sotume.
    Akoma ruhen si gjurme fragmente te gurte te shtrati te tij.

    Historia ndretimore e kalase se petreles
    Petrela ika fillimite e saj ne shekullin III.IV kur romaket ndertuan ne cepin me te thepsuar te shkembite nje kulle vrojtimi te rumbullaket,tre kateshe,ndonja 18-20 metra ne diameter.Muret e saj me tulla te trasha jan murre dyshe te mbushura ne mese me gure,e llaq.
    Thone edhe se ka qen e suvat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 11-01-2010 mė 13:31

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,796
    Faleminderit
    0
    36 falenderime nė 36 postime
    Thone edhe se kaqen suvatuar.Po ai ylli zvastika,qe pershendet diellin prej 1600 apo 1700 vjetesh,perse kaqen ateher?
    Hyrja ne kulle behej ne katine e dyte,me shkalle te levishme.Keshtu ajo ishte e izoluar plotesisht dhe e pa deprtueshme nga sulmete e jashtme.
    Ne katine e pare eshte stera e ujite,qe ze ndonji 30 metra kub.Nga breda ka nji suvatim me dy shtresa llaqi.Ajo edhe sot e ksaj dite e ruane me muaje ujin e shiute te mbledhur ne tarase,e te zbritur poshte ne stere me tuba te gjere prej qeramike te pjekur fort ,duke te habitur me ate teknike izoluese te perdorur shtatembdhjet shekuj me pare.
    Ne katin e dyte jane frengjit me hapje kendore dhe ambijentin sanitar
    ky kate kishte nji siperfaqe te vogel dhe nete munde te strehohen vetum nji garnizone i vogel luftaresh trima te cilet kishin detyr te veshgonin rruget dhe ti ipnin sinjale me flake per kalate e tjera,qe shiheshin pertej.
    Kati i trete eshte shembur pjesarishte, ruane ruane akoma 13 metra nga laresia e saj e dikurshme.Ruane gjithashtu sheshpushimete,qemerete e ulte dhe shume elemente te tjere te konstrucionit orgjinal.Ka mundesi,qe ne pjesen e siper te kullese te kete qene nji ballkon rrethor i dale pakse perpara e me bedena karateristike diqka e ngjajshme me lokalin me derrasa,qe ikane vene siper disa vjete me pare.
    Ne shekullin XI kalaja ishte akoma e vogel dhe shfrytezohej vetum per qellime ushtarake,ndersa popullsia qe banonte per rreth nuke munde te strehohej ,e mbrohej brenda saj.
    Prandaj u ndertua edhe nji mur i jashtume me frengji,i larte dhe nji porte me mbrojtje te fuqishme.
    Ka mundesi qe kjo te kete ndodhur ne shekullin XIV dhe te jete bere nga Topiasite,qe edhe e zotronin .
    Koha dhe tallazat e luftes benin punen e tyre,duke e dobsuaredhe renuar,prandaj
    aty vihen re edhe shume merementime.
    Koha kalonte dhe kalaje i pershtatej se rese,Teknikate e me voneshume te luftimit kerkonin perforcime dhe pershtatje dhe kjo vertetohej nga pranija e frengjive
    te pushkve ne ndertimete e me vonshem,te bera nga turqite.
    Ata qe ekan studiuar me mir Apollon Baqe dhe Gjerak Karaiskaj,thone se kalaja e Petreles ka kaluar ne gjasht faza ndertimi der sa mori fizionomine e fundite e cila paraqitet sot si nji skice e gurte.

    Kush ka shkruar per kalane e Petreles
    Jane te shumte Historiante,apo udhtaret qe permendi Petrelen ne shkrimete e tyre.Leti rendisem shkurte.
    E para eshte Ana Komnena, ajo e quan Petrula.
    Ne vitin 1153 ketej kaloi tregetari arab Al.idriz.Ne harten e itinerarit te tij ai pershkruan rrugen nga Durrsi ne Oher.ku takon vetume nje fortifikim.Betrulan.
    Me vone Barleti e quan Petrelae.
    Ne shekullin XIX Ami Bueja e indifikon Petrelen me ate qfare kishte gjetur ne burimete historike ,te shkruara kohe me par.
    Disa vjet me vone e vizitoj J.G.Hahn,albanolog austriak qe dha edhe nji pershkrim mjeshtror te keshtjelles.
    Ne fillim te shekullit XX Petrelen e vizitoi T.Ipeni ,i cili botoi dy fotografi te keshtjelles,ku duken edhe elementet ndertimore, te cilat sot jane shembur.
    Gjate luftes se pare botrore keshtjellen e vizitoi Prashnikeri dhe Shaberi,te cilete percaktuan edhe kohen e fillimit te ekzistences se saj,shekullin e trete ose te kater.
    Sa shume vizita ne keto kujtime te gurta te kohrave te kaluara!
    Me vone ishte Shuflaj qe beri studime ne keshtjell,duke dhen kontributin e tij.
    Gjate viteve Gjashtdhjeta ne shekullin XX,Damjan Komata Arkeolog per mesjeten,kreu germime ne keshtjell dhe solli shume te dhena te reja per jeten ekonomike dhe shoqrore,duke shtrier studinin ne kohe.
    Studimi i kalase u thellua me tej nga Apollon Baqe dhe Gjerak Karakiskaj,te cilete studimin e tyre teper te sakte e botuan ne revisten "Monumentet" ne vitin 1973.




    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1263288930
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 12-01-2010 mė 04:33

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2012
    Vendndodhja
    Petrele
    Mosha
    54
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Nje nga familjet kryesore te Petreles

    Citim Postuar mė parė nga Lent Lexo Postimin
    Me falni por per shkaqe te shkolles me nevojitet paksa nje histori e vogel e familjeve te qytetit te Petreles , si psh. cila ishte familja kryesore e petreles cilet ishin antaret e asaj familje etj.
    Nisur nga disa fakte historike reale,gjithashtu te trasheguara edhe ne ditet e sotme,po ju parashtroj disa prej tyre si me poshte:
    Dihet historikisht qe ne pergjithesi ne shumicen e krahinave te banuara qe ne kohet e lashta fiset me te medha dhe me me influence, e per rrjedhoje nga ku dolen edhe familjet kryesore dhe te njohura ishin ato te cilat kishin pasuri qofshin ato te patundshme,apo edhe financiare (sipas kohes edhe llojet e monedhes).
    Per sa i perket qytetit te Petreles,theksoj se ka qene nje nga qytetet kryesore qe ne kohet e sundimit te mbretit ilir "Bardhyl", si nje nyje lidhese midis "Dyrrahut"(Durresi i sotem) dhe pjeses lindore te vendit.Kalaja Ilire qe ndodhet ne pjesen juglindore te Petreles,sipas edhe studimeve te arkeologut te njohur dhe te nderuar Z.Neritan CEKA,datohet te kete pasur aktivitetin e saj 2000 vjet para lindjes se krishtit,qe do te thote se qyteti i Petreles ka nje histori 4000 vjecare.Keto te dhena historike kane qene te pasqyruara me se miri ne muzeumin e Petreles, i cili mund te themi pa frike ka qene nje nga muzete me te mire dhe me te pasur nga ana arkeologjike ne rreth,por qe per fat te keq u shkaterrua barbarisht pas viteve '90.
    Por le te kthehemi tek tema.Sic edhe theksuam me lart,per ato aresye,nje nga familjet kryesore ne Petrele eshte familja HAXHIMALI.Eshte nje familje e cila ka zoteruar pjesen kryesore te pasurive te kesaj zone ku vendin kryesor e zene pasurite e paluajtshme si toka dhe ullinj te cilet perbejne nje pasuri me vlera per qytetin e Petreles.Pjestaret e kesaj familje kane qene dhe jane qytetare te nderuar te cilet kane dhene dhe vazhdojne te japin kontributin e tyre ne fusha te ndryshme te jetes.Me kete rast, po ju permend nje fakt historik.Sic dihet dhe nga te dhenat historike te themelimit te kryeqytetit, nje nga themeluesit, eshte edhe Haxhi Et'hem Beu, i cili eshte nje nga te paret e familjes HAXHIMALI,kjo edhe per faktin se mbiemri i kesaj familje, ka ne rrenjen e saj, emrin e ketij personaliteti.
    Keto jane disa te dhena modeste,per kete familje,mund te vazhdonim edhe me gjate,ndoshta ne nje nderhyrje tjeter.
    Eshte me vend te theksoj, se ka dhe familje te tjera me emer, te nderuara dhe te respektuara, per te cilat do te shkruaj peseri me pas.

    Me respekt

    Bardhyl HAXHIMALI

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2014
    Vendndodhja
    PETRELE
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Cila kishte qen familja kryesore e qytetit te Petreles?

    Retrospektive
    Disa te dhėna nga familja e Qazim Dajės, siē i kam dėgjuar.
    Unė Fatmiri nipi i Qazimit dhe Hajries, djali i Rexhepit dhe Afėrditės.

    Betohem para atyre qe kane kaluar ne boten tjetėr, se do te jem shume i sakte, pėr kėto qe po shkruaj, pėr historikun e familjes se Qazim Dajės, meqenėse ma ka kėrkuar Hasan Shehu, po njė nga nipat e po kėsaj familje, pėr te cilin nuk mungojnė super lativat nga te afėrmit dhe familja e madhe, ashtu dhe shoqėria e tij.
    Qazim Daja ėshtė djali i pare i ēiftit Ramazan dhe Hatixhe Daja dhe i trete, mbasi pėrpara kane qene 2 vajza Enveri dhe Hajdija. Enveri ėshtė martuar me Hasan Shehun e pare dhe e dyta me Sadik Haxhimalin, djalin e Hajdarit.
    Qazimi ka lindur ne Petrele me 1887. Mbas tij kane lindur edhe 2 djem te tjerė, Qamili dhe Tasimi, ēdo 3 vjet nga njeri-tjetri. Ne rininė e tij Qazimi ka qene shume aktiv dhe i gjalle pėr kohen, pasi arriti ta ndjeke hap pas hapi te atin, Ramazan Efendiun, si e njihte koha atė. Ramazani, sipas te thėnave ėshtė shkolluar ne Turqi, pėr ekonomi, kjo sipas tregimeve te Qazimit dhe te njerėzve, qe e kane njohur, si p.sh. Shyqyri Daja, Ismail Sala etj., qe flisnin me super lativa, si njeri bamirės dhe i dashur me te gjithė. Tasimi u martua me vajzėn e Osman Balit nga Baldushku, duke lindur 2 fėmijė, Xhevdetin dhe Liljanen. Ndėrsa Qamili emigroi ne moshėn 18 vjeēare ne Amerike. U martua atje me njė vajze shqiptare, Rukijen, me origjine nga Tepelena ku lindi 2 fėmije, Bardhylin dhe Pėllumbin. Qamili vdiq ne vitin 1989, ndėrsa Bardhyli vdiq ne 2010 ne San Francisko. Bardhyli erdhi ne 1992 ne Gusht. Njeri i fisėm dhe i papare, arkitekt me fame ne San Francisko. President i firmės se madhe E.L.S Architecture, e cila ka rindėrtuar urėn e madhe te San Franciskos, kur u shemb nga tėrmeti i vitit 1973, njėkohėsisht dhe i pasur shume. Kjo s’ka shume nevoje, pėr shume koment, pėr familjen Daja. Ramazani ka qene gjithmonė kryellogaritari i pasurisė se Shefqet Verlacit. Njė nder pasaniket me te mėdhenj, ne te gjithė Shqipėrinė. Kur nuk pati me fuqi te punonte, vendin e Ramazanit e zuri Qazimi, duke u bere njeriu me i besuar i Verlacit, deri ne momentin kur ai iku nga Shqipėria.
    Kthehemi prape tek Qazimi. Gjyshi im Qazimi u martua me vajzėn e Shehe Ahmetit, Hajrien. Nga martesa e kėtij ēifti linden plot 9 fėmijė : Ramazani, Zenepi, Afėrdita, Nazmiu, Xhemali, Ramizi, Luani (Hakiu), Shpresa dhe Bukuria.

    Ramazani-----1920 Xhemali-----1931
    Zenepi-----1923 Ramizi-----1933
    Afėrdita-----1925 Luani-----1938
    Nazmiu-----1928 Shpresa-----1941
    Bukuria-----1944

    Nga kėta Ramazani, Zenepi, Afėrdita dhe Nazmiu kane lindur ne Elbasan, meqenėse ishte ne pune tek Verlaci, por njėkohėsisht ishte dhe banor i Petreles. Te 2 djemtė, Ramazani dhe Nazmiu kane mbaruar shkollėn Normale te Elbasanit me rezultate shume te mira. Shtėpinė e kane pasur tek ura e Zaranikes, ne hyrje te Elbasanit. Nuk e kishin ne mend te largoheshin, por meqenėse Zaranika (lumi), e pėrmbyste shpesh lagjen, ku kishin shtėpinė u detyruan te vijnė e te banojnė pėrfundimisht ne Petrele. Une e kam pare vendin ku ka jetuar Qazimi, nga ana e poshtme e rrugės hyrėse, pėr ne Elbasan, kur kam qene me pune ne metalurgji ne vitet 73-76. Kam takuar edhe komshinj te vjetėr, qe shprehnin habinė si iku Daje Qazimi, duke lėnė gjithė atė shtėpi, me gjithė atė kopsht, plot me portokalle,limona e mandarina. Mbasi erdhi ne Petrele, ngaqė ishte biznesmen, pėr kohen hapi njė furre gėlqereje, thyente gurė dhe i pėrdorte pėr ndėrtime, bashke me Shoqėrinė Italiane.
    Sipas Qazimit, te gjitha ndėrtesat ne Petrele, Vila e Mbretit Zog, ne Kodrėn e Saukut si dhe hoteli ne sheshin e pazarit, janė ndėrtuar me gurėt dhe gėlqeren qe nxirrej diku tek kthesa e rrugės, qe shkon pėr Baldushk.
    Duhet shtuar, se ky biznes i Qazim Dajės, ishte i vetėm ne atė kohe ne te gjithė krahinėn, mbasi Petrele ne atė kohe ishte, Nen/Prefekture.
    Pėrveē kėtij biznes Qazimi, grumbullonte lėkure bagėtish dhe meqenėse ishte mik me njė nga tregtaret me te mėdhenj te Durrėsit, Nexh Reken, shkonin me mall nga Shqipėria dhe vinin po me mall, nga Italia. Edhe sot e kėsaj dite nxirret akoma gėlqere te furri i gėlqeres se Qazim Dajės. Kjo gojėdhėne e treguar brez pas brezi, meqenėse kishte hotelin dhe manifaktura me mallra te ndryshme nga Italia. Me shpėrthimin e Luftės se II-te botėrore, Qazimi dhe familja e tij kane qene shume te lidhur me lėvizjen, mbasi te dy djemtė, Ramazani dhe Nazmiu, kane luftuar plot 6 vjet kundėr okupatorit nazi-fashist. Ne ketė kohe Qazimi ka qene gjithmonė kryeplak i Petreles, duke patur parasysh itibarin, qe ka patur ne krahine. Ramazani, mbasi u diplomua ne Shkollėn Normale, ka punuar si profesor tek Shkolla e Kuqe ne Tirane, ku ka qene edhe Profesor i violinės dhe pianos.
    Ne kohen kur hyri gjermani ne Petrele, me 1943, pas njė pėrplasje me arme me forcat partizane, ku kane luftuar edhe 2 djemtė e Qazimit, Nazistet mblodhėn ne shesh para hotelit, te gjithė burrat dhe djemtė e rinj te fshatit, rreth 200 burra, pėr ti pushkatuar. Njeriu qe i shpėtoi kėta burra, nga sharrsi gjerman, ishte kryeplaku i asaj kohe Qazim Daja. E gjithė krahina e ka treguar ketė, si njė burrėri te madhe qe ka treguar Qazimi i Petreles, mbasi nuk do te kishte mbetur i gjalle njeri, nga ajo masakėr. Si pėr ironi te fatit, te njėjtėn burrėri ka bere edhe Hajdar HAXHIMALI (Hajdari Avllait), ne vitin 1918, kur plasi Lufta e I-re botėrore dhe superfuqitė e Evropės, e bene Shqipėrinė plaēke tregu, pėr egėrsirat e Ballkanit, Serbe, Greke etj.Ushtria serbe vjen deri tek KM 29 ose Kacalyte, meqenėse ne atė kohe nuk ekzistonte rruge automobilistike dhe bashke me 300 burra i dalin pėrpara tek kufiri Tirane-Elbasan dhe ne pėrpjekje e sipėr, mposhtin ushtrinė Serbe. Kjo, pėr arsye se, ushtria kishte hyre nga Qafe Thana dhe gjate rrugės, ishte pėrplasur me banoret e zonave te Rajces,Librazhdit dhe Elbasanit, ku dhe ishte dėmtuar shume, por ndėrkohė duke bere krime ē’njerėzore. Sipas gojėdhėnave, serbet kane there edhe gratė shtatzėna.
    Theksoj kėtu se Hajdari Avllait, siē e njihte krahina ishte shume i pasur me prona, bagėti dhe flori, ka qene gjithmonė kryeplak, ose siē quhej ne atė kohe, “Bajrak”.Qysh ne atė kohe dhe ne ditėt e sotme, kėndohet njė kėnge shume e bukur e Shqipėrisė se Mesme:


    “Esat Pasha rri n’karrike
    Vjen Serbia shkel cifliqe
    Shkili mre din dushmoni
    Jom oxhak e jom Taptone

    Bjen buria sqele m’sqele
    Du bajrakun prej Petrele
    Nuk du bajrakun e serbise
    Por du bajrakun e Shqipnise”

    Qazimi me Hajdarin ishin krushqi,motren e Qazimit e kishte marre i biri i tij, Sadiku, i cili la vetem nje djale, Hysenin.
    Ne luften per clirimin e Vendit, kane luftuar shume djem te rinj, ku nje shifer prej 28000 burra djem e vajza, dhane jeten per clirimin e vendit.Nder keta kane qene edhe ata qe rane ne Petrele:
    1.Bajram HAXHIMALI
    2.Llazar LLAZARI
    3.Ludovik SHLLAKU
    4.Masar HAXHIMALI

    Masar HAXHIMALI, eshte i biri i Hajdar HAXHIMALIT, i cili doli partizan ne moshe te madhe, mbi 45 vjec, duke luftuar me arme per krah atyre djemve e vajzavete reja, qe po ndiqnin kėmba kembes pushtuesit.Ketu ka qene edhe Ramazan DAJA, eksponent i luftes Nacional-Clirimtare.
    Masari nuk u kthye me, as i gjalle por dhe as i vdekur.Dimri i vitit 1944-1945, ka qene shume i ashper.Ketu plagoset edhe Masari edhe Ramazani,Masarin nuk munden ta gjejne shoket, ndersa Ramazanin e shpetuan diku ne Presheve dhe ai u kthye ne pranveren e 1945, ndersa Masari mbeti atje, neper male.Ky nuk eshte dėshmor, por nje hero i vertete, per te cilin nuk u shkrua asnjehere asgje.
    Mbas kthimit te Ramazanit nga lufta, do te mbaheshin zgjedhjet e vitit 1946, dhe ai do te ishte kandidati i pare, per te gjithe zonen, mirėpo puna nuk shkoi ashtu sic e kishte menduar ai.Kur ishte partizan, ne Kosove e Metohi e Luginen e Presheves, sipas gojedhanave, shkruante letra per Tiranen, se Jugosllavet na trajtojne shume keq, konkretisht ne lidhje me ushqimin, ku arrinte puna deri aty se u jepnin per te ngrene, miser te zier sic ushqeheshin kuajt. Keto letra ne fakt binin ne doren e Koci Xoxes, nje filo jugosllav i njohur per kohen, per te cilen dhe u denua me te drejte me vone, nga autoritet e kohes (me vdekje), dhe ky qe shkaku, qe jo vetem qe nuk u zgjodh deputet, por dhe u arrestua e u burgos, per ironi te fatit, ne ate burg ku kishte qene ne vitet 1939-1940, i arrestuar nga fashistet italiane.Bashke me te ne burg ndodhej edhe nje doktorr i famshem i kohes, i quajtur “doktorr Jorgoni”, me te cilin dhe ca te tjere, rreth 29 persona organizuan arratisjen nga burgu, nepermjet nje tuneli, qe hapen per kete qellim.Pas burgosjes ne burgun e Tiranes, e transferojne ne burgun e sigurise se larte, ne Bitinske te Korces.Pas provokacioneve te gushtit 1949, thyejne perseri burgun dhe arratisen ne Greqi.Kjo e pasqyruar dhe ne filmin “njėsitet guerile”.I lodhur shume nga lufta, plaget qe kishte marre ne trup dhe nga frika se do te humbiste edhe jeten, detyrohet te mergoje shume larg, ne fund te botes, ne Zelanden e Re, per te qene sa me i qete.Sipas tregimeve te se bijes, Mirela qe erdhi ne vjeshten e vitit 1991, nuk kishte pasur deshire qe te shkoje as tek xhaxhai i vet, Qamili qe ishte ne San Francisko.Shume vite pas ikjes, ne familjen e ti ketu ne Shqiperi, asnjė nuk dinte gje, se ku dhe si kishte pėrfunduar fati i tij.Kishte aludime te shumta, dikush thonte se ndodhej ne Brazil, dikush ne France, Argjentine etj.Por ne fakt asgje e vertete.Ne Janarin e 1974, vjen nje leter nga Zelanda e Re, nga vajza e Ramazanit, qe ishte ne ate kohe 6 vjec, dtl.1968.Ky ishte nje gezim shume i madh familjar, por qe me pas solli nje furtune, ne marredhenie me shtetin.Nazmiun e pėrjashtuan nga partia e hoqen nga puna dhe e derguan ne lavash, tek parku i autobuzave.Ai, ne ate kohe ishte shef i Sinoptikes, ne Laprake.Pa aresim te larte, mbeti edhe e bija, Miranda, nje nxenese e shkėlqyer e gjimnazit “Sami Frasheri”.Edhe Bilo Muratasi, i shoqi i teze Shpreses, u largua nga puna ne Ministrine e Financave, ku ishte ekonomist i larte.Nga momenti ne moment, pritej edhe internimi nga Tirana, megjithe opinionin e mire, qe kishte e gjithe familja DAJA.

    Por jo me pak e ndjene kete furtune edhe familja e Aferdites dhe Rexhepit.Fryma e persekutimit ndjehej ne disa fusha te jetes, se asaj kohe si ate te punėsimit (nena jone pavasisht, se ishte nene dėshmori, trajtohej me pune te renda,Fatmiri nuk shkoi me ne Elbasan, per te punuar ne metarlugji, megjithėse kishte mbaruar arsimin e mesem per kete qellim ), shkollimit (pasi mbaroi shkollen tetevjecare, Bardhylit nuk i dhane burse, megjithėse ishte nxenesi me mesatare absolute, 10), sportit (aktivizimi i Bardhylit, ne sportin e futbollit, ne klubin e Dinamos,megjithėse i talentuar, nuk u pa me sy te mire, per ceshtje biografie). Pra hija e te qenurit te pasur dhe me njerėz te arratisur, na ndiqte nga pas .Nga lidhja martesore midis tyre, linden shume fėmije, por vetėm 5 nga kėta jetuan.

    1.Kujtimi i dtl.18-08-1951
    2.Fatmiri i dtl.22-07-1954
    3.Lumturia e dtl.10-11-1954
    4.Eglantina e dtl.31-05-1961
    5.Bardhyli i dtl.19-01-1966

    Djali i madh, Kujtimi mbas mbarimit te shkollės 7-vjeēare, i doli e drejta pėr ne teknikumin gjeologji-miniera, ne Pėrrenjas, ne vitin 1965-1966. Atėherė ishte si rregull, qe gjate kohės se pushimeve verore, nxėnėsit e shkollave te mesme, shkonin ne aksionet e rinise, ne vepra te ndryshme. Kujtimit i takoi, qe te shkonte ne aksionin e rinise, ne hekurudhėn Rrogozhine¬-Fier.
    Pėr fatin e tij te keq dhe te familjes, ne ditėn e fundit te aksionit, humb jetėn, ne njė aksident ne vendin e punės, ne Rrogozhine, ne moshėn 16 vjeēare. Ēdo gjė thotė populli ėshtė kismet dhe ketė nuk e luan as topi.Ate te shtune, qe do te kthehej ne shtėpi,familja Daja kishte njė dasem, (martohej daje Kiu (Luani)).Xhaxhai, Murati i tha qe te mos shkonte ato dy ditėt e fundit, te merrnin njė vėrtetim nga kėshilli, pėr te justifikuar,mbasi ishte te mėrkurėn ne shtėpi me dt.13-09-1967, por siē ishin brumosur te rinjtė e asaj kohe, nuk pranoi te qėndronte, duke i mbushur te dy prindėrve dhe xhaxhait, se kjo nuk mund te behej, pasi unė jam shpallur aksionist shembullor, jam komandant i klasės dhe do te bėjmė edhe mbrėmjen pėrfundimtare, ku do te ndaheshin edhe stimujt morale, te cilat ndikonin edhe ne mbarėvajtjen e shkollės.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2014
    Vendndodhja
    PETRELE
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Cila kishte qen familja kryesore e qytetit te Petreles?

    Biografi

    Kujtim Rexhep HAXHIMALI ka lindur me 18.08.1951 ne Petrele, ku mbaroi shkollen fillore dhe ate 8 vjeēare. Arsimin e mesem e filloi ne Teknikumin Gjeologji Miniera ne Prenjas te rrethit Librazhd me kontributet financiare te vete familjes. Mbasi mbaroi vitin e pare te shkolles ku dhe u dallua per rezultate te larta ne mesime, si e gjithe rinia e asaj kohe edhe Kujtimi ju pergjigj thirrjes se Atdheut per ndertimin e Hekurudhes Rrogozhine-Fier. Gjate periudhes se aksionit punoi pa u lodhur ku dhe mori medalje nga Shtabi i aksionit. Me dt. 15.09.1967 ne pune e siper bie ne krye te detyres ne moshen 16 vjeēare duke lene hidherim te thelle mbi familjen, shoqerine dhe shkollen te cilet edukuan tek ai ndjenjen e punes, ndershmerise dhe patriotizmit. Kuvendi Popullor i asaj kohe duke vleresuar aktin e renies ne krye te detyres te Kujtim Rexhep HAXHIMALIT,dhe me propozim te Komitetit Qendror te Bashkimit te Rinise se Punes se Shqiperise, vendosi dekorimin e Tij: "Me Urdherin e Punes se Klasit te Pare ", me kete Motivacion:
    " Gjate kohes qe punoi vullnetarisht ne ndertimin e hekurudhes Rrogozhine - Fier, u tregua i pa lodhur, shembull i sakrifices dhe vendosmerise, punoi ne frontet me te veshtira, per realizimin e detyrave te ngarkuara, ku vuri mbi gjithshka interesin e pergjithshem per ndertimin e kesaj vepre te madhe te Planit te Kater 5 Vjecar, dhe duke punuar me vetmohim, ra ne krye te detyres."

    Keshilli i Komunes Petrele, me propozim te Kryetarit te Komunes Z.Ylli KUPI dhe me miratimin Keshillit te Qarkut, vendosi qe rruges qe te con per ne sheshin "MAMICA" ne Petrele ti jape emrin "Rruga Kujtim Rexhep Haxhimali" Emri:  rruga.jpg

Shikime: 782

Madhėsia:  56.1 KB
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bardhyl. : 06-05-2016 mė 09:21

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2014
    Vendndodhja
    PETRELE
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Cila kishte qen familja kryesore e qytetit te Petreles?

    Ne vazhdim te postimeve per qytetin e PETRELES, po ju paraqes te ilustruar edhe me foto, pamje te disa mbetjeve arkeologjike, te tubave prej qeramike, te linjes se ujesjellesit, te pakten 4 mije vjecar, qe vinte nga qyteti i Persqopit, pergjate Malit te Viles, per ne Qytetin e Petreles dhe Kalane e saj. Theksoj, se keto relike une i kam gjetur ne kopeshtin e banese sime ne Petrele, por te tilla, gjenden ne te gjithe gjatesine e rruges nga Persqopi ne Petrele. Eshte per tu vene ne dukje, se teknologjia e perdorur ne ate kohe, mund ta themi pa frike se konkuron edhe teknologjite e sotme. Elementet lidhes (tubat), kane nje perpuethshmeri ideale me njeri- tjetrin, gje qe tregon mjeshterin e perpunimit te baltes, nga paraardhesit tane.
    Emri:  IMG_3717.jpg

Shikime: 9

Madhėsia:  105.9 KBEmri:  IMG_3721.jpg

Shikime: 9

Madhėsia:  53.4 KBEmri:  IMG_3722.jpg

Shikime: 9

Madhėsia:  60.1 KBEmri:  IMG_3725.jpg

Shikime: 10

Madhėsia:  110.8 KB
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Dhimiter Pango - "Enigma Otranto '97"
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 00:57
  3. Si i njoha Nanon dhe Berishėn.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 18:21
  4. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 04:52
  5. LDK-ja nėn terrorin e pol-potistave
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 13:00

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •