Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 37
  1. #1

    Te jetojsh si musliman...

    Esselamu aleikum wr wb

    Thash ta hapi kete teme sepse kam vene re se forumi ka me shume tema te natyres copy/paste, nderkohe mungojne tema ku mund ne te shkembehemi mes vehte rreth problemeve dhe sprovave te cilet i hasim gjate perditshmerise sone.

    Besoj se kemi shume per te shkruar, por si per fillim deshta te ju pyes:

    - Sa prej jush kane mundesi ta falin namazin ne shkolle/pune?
    - Jeni diskriminuar shkaku fese ne jeten e perditshme?

    Shkruani experiencat tuaja, zgjidhje, keshilloni njeri-tjetrin dhe diskutoni qete.

    Wes'Selam

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Alejkum selam wr wb.

    Teme mjaft interesante, Allahu te nderofte motrushe

    Ne vendin tim diskriminohen myslimanet praktikant. Si ne shkollim ( sidomos ne shkolla te mesme) ashtu edhe ne pune dhe intervista te punes.

    Pytja me qesharake qe me eshte bere ndonjeher ishte "Nese pranon te mos mbash me mbulese-shami, a do te ishe kthyer ne pune ?!" ironia me e madhe ishte se ajo me njihte aftesite e mia se vec kisha punua me heret aty...

    Por mbulesa vazhdon te jete ende teme tabu tek ne, nderkohe qe ne vendet e civilizuara trajtohet shume normale.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    Selam drite dhe flm per hapjen e kesaj teme.Keto jane pyetje qe te shqetesojne.Dhe me ne fund kemi mundesine per ti diskuatuar me njera-tjetren dhe ti behemi njekohesisht ndihmese.Une te pakten pavarsisht rendesise se detyres dhe vendit qe ja, me eshte krijuar lehtesire,sepse e dine qe une agjeroj,qe falem qe nuk pije alkool.Kjo eshte dicka pozitive sepse edhe une edhe ata ndjehemi komod.Por di qe shume e kane problem kete gje nga qekane frike mos i largojne nga puna apo i shohin shtrember.Probleme ka plot.Une do sugjeroja qe te gjithe muslimanet qe kane keto probleme te na shkruajne sepse ne kete menyre do e ndihmojm shume njeri-tjetrin.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Postime
    226
    Esselamu Alejkum
    Alalhu ta shperblefte moter per hapjen e kesaj teme
    Eshte me te vertet shume aktuale dhe pothuajse na prek te gjitheve,pavarsisht se dike me pak e dike me shume.
    Un ketu ku jetoj eshte shtet katolik keshtu qe musliman pervec te huajve nuk sheh
    Duke anashkaluar faktin qe veshtersite ekzistojne duke u nisur qe nga ajo qe je i huaj dhe te shohin ndryshe.
    Un personalisht jam perpjekur te gjej gjithmon pun te pjeseshme meqe nderkohe dhe studioj ,dhe me oraret e namazit nuk e kam pasur shume problem.
    Por veshtersia e gjetjes se nje pune ekziston kur i thua qe ne fillim qe je musliman dhe qe ke namazin per te falur.Veshtire se mund te gjesh ate punedhenes qe pranon kete fakt,se max. mundte fshihet mbas asaj qe ti nuk do i kushtosh punes kohen e duhur(edhe pse namazi nuk zgjat me ore te tera)
    Pastaj te jesh me mbulese eshte nje ceshtje komplet tjeter,un besoj se ketu ku jam nuk ka mundesi pune per ate qe eshte me mbulese,nuk e pranojne kurrsesi qe ti ne istituzionin e tyre te punosh e mbuluar.
    Nuk e di ndoshta motrat kane pervoje dhe mund te shtojne dicka per kete ceshtje,se un e shoh paksa te pamundur,gjithmon flas per italine

    Esselamu Alejkum,Allahu i ruajt te gjith muslimanet

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    Eshte e vertete qe femrat me shami e kane me te veshtire sepse une kam shoqe qe kane mbaruar shkolla ,mastera por problemi eshte qe te pakten ne tirane duhet ti bejme me shume jehone.Qe kejo femra nuk kane mbuluar trurin po koken.Qe jane te afta ne cdo fushe.Per kete duhet nje ndihme e madhe nga komuniteti.Menyra si e prezantojme veten se kjo eshte nje faktor i rendesishem.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Postime
    226
    Citim Postuar mė parė nga ruela Lexo Postimin
    Eshte e vertete qe femrat me shami e kane me te veshtire sepse une kam shoqe qe kane mbaruar shkolla ,mastera por problemi eshte qe te pakten ne tirane duhet ti bejme me shume jehone.Qe kejo femra nuk kane mbuluar trurin po koken.Qe jane te afta ne cdo fushe.Per kete duhet nje ndihme e madhe nga komuniteti.Menyra si e prezantojme veten se kjo eshte nje faktor i rendesishem.
    Esselamu Alejkum moter
    Nuk e di ndoshta mund ta kem dhe gabim por nuk mendoj se problemi qendron qe duhet te behet jehone per te treguar qe femra muslimane eshte e afte.Se perderisa ka bere univeristet ,ka master etj e etj ,dmth qe rezultatet flasin vet!

    Por problemi qendron se ne istituzione qofte ato shteterore ose private preferohet me shume te merren femra qe jane me shume te zhveshura se te veshura edhe pse mund mos te kene nje kualifikim te larte!

    Mendoj se ceshtja qendron ne mospranimin e pasjes ne pune te femrave te mbuluara,pra tek veshja mendoj se qendron problemi kryesor....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    Ska lidhje fare kjo.Sepse nuk qendron problemi qe i duan te zhveshura.Fakti sepse kane frike sepse eshte prezantuar nje islam tjeter ketu.Veshja ska lidhje fare.Sps kjo eshte nje teme qe e kam diskutuar me shume persona te instiucioneve.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Postime
    226
    Ndoshta moter mund te jet dhe ashtu sic thoni ju.
    Vecse me duket pak absurde se punedhenesi as nuk ja ka iden e islamit,pastaj nuk e kuptoj se clidhje mund te ket nqs ne pune e zejme eshte nje muslimane e veshur e cila i perket nje x sekti .Nuk e kuptoj clidhje mund te ket me punen

    Po ti bej keto pyetje se me te vertet nuk po arrij te kuptoj llogjiken qe ndiqet?
    Pastaj pse cfare islami po paraqitet ne shqiperi?

    Esselamu Alejkum

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SenI_99
    Anėtarėsuar
    05-05-2009
    Vendndodhja
    mergim
    Postime
    33
    Esalamun Alejkum vllezer dhe motra musliman,pytje me vend,un per vete jam ne mergim dhe e punsuar,ku punoj un se esht e mundur te vendosh shamin e as te falesh namazin ne koh te vet.Prandaj namazin e drekes dhe at te ikindis e fali kaza kur kthena nga puna. Lus zotin te me fal,

  10. #10
    Aleikumu selam motra

    Cudi, asnje vella kendej i cili ka halle? lol


    Burbuqe, me vjen sinqerisht keq per experiencat tua. Allahu ta lehtesofte dhe inshaAllah ne te ardhmen ke sukses te punesohesh ne profesionin tend. Une jetoj ne perendim dhe ketu liria e besimit eshte e garantuar me kushtetute. Ne shkolle lejohen vajzat me shami dhe i ke qe nga shkolla fillore e me larte. Madje ke edhe pedagoge te mbuluara nderkohe ne Kosove i perjashtojne nga puna.

    Natyrisht se ka edhe ketu diskriminime por muslimanet ketu kane mundesi ti denoncojne rastet. Tani kur aplikon per pune eshte paksa rende ta permendish se cfar "kerkesash" ke si punemarres, dmth ti thuash se 5x ne dite don te kryejsh obligimin e faljes. Kjo shume shpejte keqkuptohet sepse punedhenesi mungesen tende nga vendi i punes e shikon me sy kritik dhe natyrisht shpesh refuzohen muslimanet, por asnjehere nuk permenden arsye fetare sepse vaj halli per ata, i hedhish pa problem ne gjyq.

    Refuzimet si zakonisht i paketojne me fjalet:"Jeni teper te qualifikuar per kete pune!" lol "Nuk pershtateni profilit qe kerkojme ne!" etj etj Me nje fjale jane shume te kulturuar kur ta japin shkelmin

    Une kur fillova punen nuk permenda asgje ne drejtori sepse qe ne fillim drejtoresha me tha se per dite te lira dhe pushimet mbrenda orarit te punes duhet te konsulltohem me koleget. Kam pas fat se kisha disa kolege shume te mira te cilet kishin mirekuptim kur terhiqesha per disa minuta te falem. Disa tjere ishin paragjykues dhe natyrisht kam ngrene edhe fjale, megjithate une ua ktheja pergjegjen se perderisa une kam mirekuptim kur ata cdo ore zhduken per 10 minuta te ju bejne hyzmet mushkerive me nikotin, le te kene edhe ata mirekuptim kur do te terhiqem ti bej une shpirtit tim hyzmet. Me kalimin e kohes e kane vene re se une punen e kryej me pergjegjesi te plote, keshtu qe edhe ata qe ishin paragjykues filluan te ndryshojne mendje. Por duhet ta pranoj se ka pas raste qe nuk e kam fal ne kohe por e kam fal kaza, Allahu ma falte.

    Nuk kam kohe te shkruaj me gjate megjithate inshaAllah shkruajme edhe ne te ardhmen ne kete teme. Mendoj se mund te perfitojme shume nga kjo tema, jo vetem ne, po edhe jomuslimanet. Le te lexojne edhe ata se edhe ne duami shkollim, punesim, te jemi produktive ne nje shoqeri dinamike etj, por shpesh jane te tjeret te cilet na i kufizojne mundesite dhe na vendojne perpara te zgjedhim mes besimit dhe shkollimit/profesionit. Mendoj se me vullnet te mire dhe kompromise mund te gjenden rrugezgjidhje per shume probleme qe hasim gjate jetes perditshme.

    Ne vijim thash e postoj edhe kete artikull, se di a ju kujtohet rasti. Ketu ne Universitet ka nje dhome apostafat per muslimanet ku mund te falen. Nderkohe ne Shqiperi...lexoni me poshte. Artikulli natyrisht eshte shkruar qe ne shikim te pare te mendojsh se nxenesit dhe drejtori lene pas dore detyrat e tyre, gje qe nuk eshte e vertete.

    Wes'Selam

    ******

    Skandali, drejtori i shkollės lė mėsimin dhe falet nė xhami

    Drejtuesi i gjimnazit "Myslym Keta", Sadik Shima, pohon se nė kėtė shkollė ka nxėnės qė lėnė mėsimin fshehurazi pėr lutjet fetare

    Drejtori i gjimnazit publik "Myslym Keta" nė Kombinat tė Tiranės, lė mėsimin pėr t‘u falur nė xhami.

    Ēdo ditė, nė orėn 12.00, drejtori i kėsaj shkolle, Sadik Shima, del nga mesimi dhe futet nė xhaminė qė ndodhet atje pranė, ku falet dhe mė pas kthehet nė shkollė e vazhdon mėsimin e lėnė pėrgjysmė.

    Kėtė fakt e denoncoi nė "Fiks Fare" prindi i njė nxėnėsi tė kėsaj shkolle. Sipas kėtij prindi, drejtori Sadik Shima ėshtė besimtar mysliman, propagandon nė shkollė islamizmin dhe i dėrgon nxėnėsit nė xhami. Ndėrkohė qė gjimnazi "Myslym Keta" ėshtė njė shkollė publike laike. Nė shkollat publike nė Shqipėri ėshtė e ndaluar propaganda fetare.

    Pėr tė vėrtetuar ankesėn e prindit, gazetarėt e "Fiksit" qėndruan njė ditė me kamera pėrpara gjimnazit "Myslym Keta" nė Kombinat. Sapo u afrua orari i faljes, drejtori Shima doli nga dera e shkollės dhe shkoi nė xhami.

    Njė ditė tjetėr, gazetarėt e takuan vetė drejtorin e shkollės, duke u prezantuar si tė afėrmit e njė nxėnėseje, e cila kėrkonte tė regjistrohej nė kėtė gjimnaz, pasi i duhej leje pėr t‘u falur gjatė orarit tė mėsimit.

    Sapo drejtori Shima mori vesh qė bėhej fjalė pėr njė nxėnėse besimtare, pranoi. Por me njė kusht, qė ajo nuk duhet tė ishte e mbuluar. Pėr sa u pėrket vakteve tė faljes, drejtori doli garant se atė nxėnėse nuk do ta pengojė njeri, qoftė edhe gjatė orės sė mėsimit. "Unė falem vetė. Tani nė xhami isha", tregon drejtori Shima. Madje i tregon edhe se si mund tė falet fshehurazi nė shkollė, sė bashkume shoqe tė tjera.

    Duke marrė pėrsipėr qė tė rregullojė gjithēka, drejtori entuziast pranon qė kjo nxėnėse tė regjistrohet nė gjimnazin qė ai drejton, madje ta fusė nė njė klasė ku ėshtė njė tjetėr nxėnėse qė falet.



    Fiksi- Nė fakt unė kam time motėr qė dua ta sjell nė shkollė kėtu.

    Drejtori - Ku e ke shtėpinė ti, nė ē‘vend?

    Fiksi - Nė Durrės, por kemi ardhur kėtu nė Kombinat. Kemi marrė njė shtėpi.

    Drejtori - Nė ēfarė viti ėshtė ajo?

    Fiksi - Nė vit tė dytė. Vetėm se kam njė problem profesor. Ime motėr ėshtė e mbuluar.

    Drejtori - Aaa, po s‘lejohet.

    Fiksi - Nuk lejohet ėėė?

    Drejtori - Unė jam vetė mysliman, por pak me zor se ėshtė e vėshtirė shumė.

    Drejtori - Si e mban atė, apo e kanė pėrjashtuar?

    Fiksi - Jo, nuk e kanė pėrjashtuar, se e njoh drejtorin.

    Drejtori - Unė jam vetė mysliman, por nuk di ēfarė tė tė them, kam pas probleme.

    Fiksi - Unė desha tė di qė nė orėn 12.00 ajo do tė dalė, tė falet patjetėr.

    Drejtori - Le ta gjejė vetė vendin. Unė shkoj vetė, tani nė xhami isha. Ku t‘i gjejmė kėto, po mė hap shumė probleme. Dėgjo! E di pse e kam problem unė? Sepse thonė pastaj qė ky...

    Drejtori - Ti mė fut nė njė siklet mua. Ti je besimtare vetė?

    Fiksi - Besimtare, agjinoj po, po.

    Drejtori - Ti mė fut nė gjynah mua, se unė jam vetė qė fal pesė vakte.

    Fiksi - Atė problem kam se duhet patjetėr qė ajo tė ikė nė njė shkollė, qė tė ikė nė orėn 12.00 e tė falet.

    Drejtori - Se kam hallin e asaj shamisė, pa ia gjej unė mundėsinė asaj, sipas rasteve, kuptohet, po nuk ėshtė e thėnė qė tė shkoj nė xhami patjetėr, le tė falet kėtu nė shkollė.

    Fiksi - Mund tė falet kėtu nė shkollė?

    Drejtori - Fshehtas me shoqet e veta, ngaqė do me u fal.

    Fiksi - Po, po.

    Drejtori - E pra me shami kam frikė se po tė mos jem unė ky qė jam, dal hapur e do thonė filloi ta bėjė dhe kėtė ēerdhe islamikėsh ky, se kam pasur njė herė probleme me mjekrėn.

    Fiksi - Tė kuptoj.

    Drejtori - Unė tė flas hapur fare se ku t‘i gjej kėto, pėr mua direkt. Unė shyqyr qė e gjeta, aq nė siklet mė ke fut.

    Fiksi - Tė lutem mė ndihmo se dua ta ēoj nė njė shkollė patjetėr minimalisht tė falet.

    Drejtori - Unė e kam obligim.

    Fiksi - Tė kuptoj dhe faleminderit!

    Drejtori - Unė e kam obligim, qenka e vogėl qė ta kisha marrė pėr ēunin tim.

    Drejtori - Pėr Zotin po! Se nuk po gjej dot nuse pėr ēunin, se ēuni fal pesė vaktet, e kam 30 vjeē. U ēa shansi!

    Fiksi - Pse nuk ėshtė asnjėra me shami?

    Drejtori - Jo.

    Fiksi - Po vajza qė falen ka? Qė tė ketė ndonjė shoqe qė tė falet.

    Drejtori - Ėshtė njėra nė vit tė dytė, ka qenė nė Medrese.

    Fiksi - Atje ka qenė dhe ime motėr, te Medreseja nė Durrės nė vit tė parė.

    Drejtori - Dhe ajo nė vit tė parė ka qenė, nė vit tė dytė ka ardhur kėtu, tani ėshtė nė vit tė tretė.


    Drejtori - (flet me rojen) Mirė, qenka besimtare, falka pesė vakte.

    Fiksi - Jo, jo desha tė rezervoja njė takim.

    Drejtori - Dėgjo! Unė do tė ndihmoj maksimalisht, do ta ēoj te klasa e asaj gocės dhe ajo ka babėn e vet me mjekėr, d.m.th. me gjet mundėsinė me e ēu tek ajo klasa. Ishallah s‘ka shumė nxėnės!

    Fiksi - Shumė faleminderit!

    Drejtori - Pastaj pėr sallat, e gjen vendin vetė ajo.

    Fiksi - Tė jam mirėnjohėse.

    Drejtori - T‘i falesh vetė, apo jo?


    Fiksi - Falem ndonjėherė, pasi jam shumė e angazhuar.

    Drejtori - Si mė thua faleminderit? Se unė tė arrij t‘i bėj tė gjithė kėshtu se bėj sevap te Zoti im. Unė ē‘tė bėj qė s‘e marr dot tė mbuluar, se s‘kam ē‘bėj. S‘kam asnjė, ajo goca rri me tė gjata.

    Fiksi - Me tė gjata rri dhe ime motėr.

    Drejtori - Ku ta gjesh ashtu! Unė i marr pėr shembull. Shikoni sa bukur ėshtė, kjo e zbukuron, veshja.

    Fiksi - Do vij t‘ju takoj sėrish.

    Drejtori - Selam Alekum!

    Fiksi - Selam Alekum!

    Drejtori - Do siglosh te Drejtoria Arsimore nė Durrės dėftesėn dhe do ta ēosh te Drejtoria e Tiranės.

    Fiksi - Selam Aleku!

    Drejtori - Alekum Selam!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dritė : 17-05-2009 mė 17:30

  11. #11
    Unė, mėsuesja me shami
    Qė nga njė dhjetori 2008 nuk mė lejohet tė vazhdoj punėn si mėsuese pėr shkak se e kam vėnė shaminė
    Shkruan: Minire Pantina
    E mėrkurė, 28 Janar 2009 13:49





    Qė nga njė dhjetori 2008 nuk mė lejohet tė vazhdoj punėn si mėsuese pėr shkak se e kam vėnė shaminė. Moslejimi pėr tė punuar nuk ėshtė e gjitha ajo, qė, unė, tė paktėn deri sa po i shkruaj kėta rreshta nė kompjuterin tim, mė bėn tė ndiej njė nostalgji pėr njė shtet ligjor dhe demokratik. Kam dėgjuar dhe parė shumė fyerje pėr shaminė, dhe, natyrisht, mė shumė fjalė tė mira dhe krenari. Qė nga njė dhjetori 2008 e deri mė sot (22 janar 2009), pėrveē njė dokumenti qė mė tregohet qė tė mos lajmėrohem nė punė, derisa DKAK-ja tė merrė njė vendim, nuk mė jepet asnjė shpjegim konkret me shkrim dhe, ēuditėrisht, vetėm fjalė dhe premtim se sė shpejti do ta kesh njė vendim me shkrim. Tė gjitha adresat e kėrkuara qė tė kėrkoj drejtėsi ligjore, qė nga shkolla ku kam dhėnė kontributin tim, nė Ministrinė e Arsimit, tek kryetari i komunės, mė dėrgojnė nė njė adresė tė vetme: Drejtoratoria e Arsimit dhe Kulturės nė Klinė dhe tek drejtoresha e saj, Tushė Mehmetaj janė pėrgjegjėse pėr tė pranuar ose pėr tė pėrjashtuar nga puna. Tė njė zėri tė gjithė. Asgjė mė tepėr nuk kėrkova pėrveē njė vendimi me shkrim ku tė mė sqarohej se ēfarė shkelje ligjore bėra qė s'kam tė drejtė tė punoj. Dhe, sot, (22 janar 2009), pra, vetėm sot mė vjen vendimi me shkrim i shumėpritur. Pas njė telefonate tė bėrė dje nė kėtė drejtori, pėrfundimisht na premton njė zyrtarė se nesėr do ta keni dokumentin gjithsesi. Meqenėse nuk isha e pranishme vetė pėr ta marrė kėtė dokument, ma sjell burri im, i cili ishte nė punė atje. Dhe, tani, dukumentin e kam, por, me njė datė tjetėr. Madje, asnjėherė nuk kam parė njė dokument zyrtarė tė ndonjė institucioni qė nuk shkruan datėn e saktė tė lėshimit. Dhe, pikėrisht kėtu edhe fillon nostalgjia ime pėr shtetin ligjor. Kushdo mund ta shikojė kėtė dokument dhe ta interpretojė si tė dojė. Por, aty ėshtė e shėnuar data 2. 12. 2008, dhe, drejtoresha nuk pranon tė nėnshkruajė (e pėrsėris, ishte burri im pėr ta marrė) se kėtė e mora sot (mė 22. 01. 2009) dhe jo me datėn 02. 12. 2008.
    Atėherė, lexuesit e kėtyre rreshtave do tė pyesin: Pėrse drejtoresha nuk pranon tė nėnshkruajė datėn e saktė tė lėshimit tė dokumentit. Pėrgjigjen, tė paktėn unė mendoj ashtu, e gjeta nė fundin e kėtij dokumenti. Kėtu shkruan:" KĖSHILLA JURIDIKE: Ndaj kėtij aktvendimi mėsimdhėnėsja mund tė parashtrojė ankesė nė afat pre 30 ditėsh Komisionit......" Unė, nuk dua tė bėhem avokate pėr ta interpretuar kėtė dokument, ngase, edhe kėta rreshta po i shkruaj nė nguti dhe aspak s'kam dėshirė qė ēėshtja e shamisė sime tė bėhet hit medial. Por, tridhjetėditėshi qė shėnohet nė kėtė dokument pėr t'u ankuar kaloi akoma pa e marrė. Kėshtu ėshtė sipas matematikės sime. Kėtė e dėshmoj me shumė dėshmitarė se ky dokument ėshtė dhėnė sot. Nėse ka nevojė do t'i pėrmendim. Madje, kam edhe dėshminė tjetėr, qė mė datėn 14. 01. 2009 ju drejtohem Drejtorisė sė arsimit dhe kryetarit tė komunės, me shkrim, (i kam tė protokoluara shkresat) pikėrisht pėr tė kėrkuar njė vendim me shkrim pėr statusin tim tė punės.

    Tani, ju drejtohem me emėr tė pėrgjithshėm: Pushtetarė! Ndonėse kam votuar pėr kėtė pushtet, kam punuar edhe pa pagesė kur ka qenė nevoja e kontributit tim pėr tė fituar pikėrisht kėta qė sot janė nė pushtet. Sot, nuk e di se cili ėshtė kufiri pėr t'u quajtur diēka diskriminim. Heshta pėr gati dy muaj. Asnjė gazetari nuk ia hapa telefonin sepse nuk doja ta bėja publike se jam diskriminuar nė shtetin tim pėr shkak tė bindjeve tė mia fetare. Jam larguar nga shkolla me fjalė goje. Pas pesė ditėsh ma japin njė dokument pėr tė mos u lajmėruar nė punė, ndėrsa tani, dokumentin tjetėr, se jam suspenduar. Tė dy dokumentet janė tė njė date. Tė dy dokumentet nė kundėrthėnie me njėri-tjetrin. Nė bazė tė cilit dokument tė ankohem! Nuk besoj se dikush nga ju mund tė mendojė se shkeljet e tilla tė detyrės janė tė rregullta. Apo, ndoshta koha e tranzicionit i lejon?!

    Unė do t'i drejtohem pėrsėri organeve kompetente dhe, tė paktėn, kėsaj radhe, shpresoj se nuk do ta ndiejė mė kurrė vetėn tė pa mbrojtur nga ligji. Ama ligji, ēfarėdo ēoftė ai.

    Ofertė pėr ta mohuar vetveten

    Drejtoresha e DKAK-sė nė Klinė, mė herėt mė dha kėtė ofertė: Heqe shaminė dhe mund tė shkosh nė mėsim pėr tė vazhduar punėn. Nga ky kontekst unė publikisht shtroj kėtė pyetje: Nėse kushti pėr tė punuar si mėsuese ėshtė heqja e shamisė, atėherė, mė tregoni se ēfarė vlere ka reklamimi i flokėve nė cilėsinė e mėsimdhėnies? Pra, cili ėshtė kriteri pėr njė mėsuese? Ajo qė ėshtė brenda nė kokė apo ajo jashtė saj?!

    Nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, nė nenin 38, paragrafi 2 shprehimisht thuhet: Liria e besimit, e ndėrgjegjes dhe e fesė ngėrthen tė drejtėn pėr tė pranuar dhe pėr tė manifestuar fenė, tė drejtėn pėr tė shfaqur bindjet personale dhe tė drejtėn pėr tė pranuar ose refuzuar pėr tė qenė anėtarė i njė bashkėsie ose grupi fetar. Gjithashtu, unė nuk kam gjetur asnjė ligj qė e ndalon qytetarin nga manifestimi dhe shfaqja e bindjeve fetare. Mirėpo, nė shtetin tonė kjo ndalesė ndodh pėr nxėnėset dhe mėsueset, nė mos nė njė rrafsh mė tė gjerė. Pėrderisa shamia ėshtė obligim fetar sipas besimit mysliman, atėherė ndalesa e saj nė vendin e punės domosdo bie nė kundėrshtim me kėtė qė thuhet nė kushtetutė, nė paragrafin qė cekėm dhe nė paragrafėt 1 dhe 3 tė kėtij neni, ku thuhet: 1. Liria e besimit, e ndėrgjegjes dhe e fesė, ėshtė e garantuar. 3. Askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet, nė kundėrshtim me ndėrgjegjen e vet, qė tė marrė pjesė nė praktikimin e fesė si dhe tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij/saj. Nga ky kontekst, pėrsėri pyes: Pėrse femra myslimane kufizohet nė shfaqjen e lirisė sė besimit? Mandej, ku ėshtė liria e veshjes? Ku dhe nė cilin nen tė ndonjė ligji shkruan se si duhet tė vishesh pėr tė qenė mėsuese? Nė emėr tė lirisė sė veshjes vesh kushdo ēfarė tė dojė, por, mjerisht kjo nuk bėhet edhe pėr fėmren e cila shaminė e ndien si obligim tė vetin fetar.

    Integrim apo lėndim i demokracisė?!

    Shamia quhet propagandė fetare, por, quditėrish, ata qė e quajnė, sikur nuk i shohin vetė nėnat e tyre me shami. Pra, ta mohosh njė gjė qė vetė nėnat dhe gjyshet tona e kanė dhe e kanė pasur, nė radhė tė parė, mendoj unė, ėshtė mohim i traditės dhe qenies sonė kulturore dhe fetare. Unė nuk e di njė gjė e tillė sot tė ndodhė ndokund nė botė. Tė gjitha qeveritė tona qė kanė kaluar nėpėr kėtė kohė tranzicioni, i kanė trumbetuar thėnies se ne jemi nisur drejt rrugės pėr nė integrimin evropian. Por, mohimi i tė drejtės pėr tė punuar me shami bie ndesh me kėtė pohim. Nė Evropė askush nuk e mohon asnjė pjesė tė fesė dhe traditės sė vet. E kanė mėsimin fetar nėpėr shkolla, madje, nė Gjermani, kam familjarė qė nė bankat e shkollave tė tyre ka plot nxėnėse me shami. Ndėrsa, nė Angli, kėto ditė kam gjetur lajmin se ka edhe police tė uniformuara me shami. Kurse, Barak Obama, kur e dha betimin si president e vuri dorėn mbi Bibėl dhe u betua. Atij nuk i erdhi turp nga kjo sepse ajo qė ėshtė e popullit tė tij e manifestoi me krenari.

    Tek ne, pushtetarėt akoma nuk duan ta kuptojnė se qindra vjet traditė nuk shlyhen. Ky zė kundėr shamisė a nuk ėshtė zė kundėr nderit tė nėnave dhe gjysheve tona?! A nuk jemi mėsuar qė pamjet e shamisė t'i shohim qė nga lindja?! Nė shtėpi, nė rrugė, afėr qendrės sė Klinės gjendet shtatorja "Nėnė Tereza" me simbolin e shamisė nė kokė. Madje, do tė jetė e vėshtirė tė gjendet njė nėnė dėshmori qė tė mos ketė shami.

    Nė vend tė zėrit kundėr shamisė, pushtetarė, ndėrtojeni infrastrukturėn e demokracisė. Respektojeni manifestimin e besimit tė secilės qytetare, edhe kur ajo ėshtė mėsuese, mjeke, inxhiniere. Mos ia ngulfatni energjinė dhe vullnetin pėr tė punuar vetėm pėr shkak se mbajnė shami, por, filloni t'i vlerėsoni nė bazė tė profesionalizmit sepse shteti ynė ka nevojė pėr tė gjithė.

    Dhe, mbi tė gjitha ……….

    Shaminė e kam vėnė sipas preferencės sime personale tė veshjes dhe tė shprehjes sė lirė tė besimit tim. Krenohem qė e mbaj. Gjatė punės sime mė se pesėvjeēare si mėsuese, mendoj, se kam dhėnė kontributin tim profesional dhe, kur kjo gjeneratė nxėnėsish tė integrohet nė botėn e zhvilluar, do t'i kujtojė me habi njerėzit qė njė ditė e larguan mėsuesen e tyre vetėm pėr shkak se mbante shami.


    Marrur nga: www.mesazhi.com

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    Ashtu ne Shqiperi eshte pak e veshtire sepse njerzit pavarsisht se thone ne besojm,nuk e din se cperfaqeson veshja apo falja.Por ne perendim ose ne Amerike di qe vajzat me shami kane me shume perkrahje.Gje qe e kam ndeshur edhe vete kur kam udhetuar.Para disa vitesh isha ne nje udhetim ne nje vend shume te zhvilluar dhe ju betohem sa po merrja rrugen nga aeroporti ne drejtim te hoteli jam ndjere ne siklet me veten sepse pash shume vajza me shami.Dhe keto vajza i kam pare qe studiojne ,punojne.Ne Shqiperi eshte pak e veshtire por mendoj qe dicka po rregullohet.Sepse shoh dhe degjoj per shume vajza qe po shkollohen ,si ne shkolla shteterore ashtu edhe private.Po bejne nje jete aktive ne keto shkolla qe po studiojne dhe mendoj qe nje dite jo larg do ndjehet ndryshimi.
    Por qe te kete sukses duhet qe te kontribojme shume te gjithe.


    Selam
    Rudina

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Citim Postuar mė parė nga Dritė Lexo Postimin
    Esselamu aleikum wr wb

    Thash ta hapi kete teme sepse kam vene re se forumi ka me shume tema te natyres copy/paste, nderkohe mungojne tema ku mund ne te shkembehemi mes vehte rreth problemeve dhe sprovave te cilet i hasim gjate perditshmerise sone.

    Besoj se kemi shume per te shkruar, por si per fillim deshta te ju pyes:


    - Sa prej jush kane mundesi ta falin namazin ne shkolle/pune?
    - Jeni diskriminuar shkaku fese ne jeten e perditshme?

    Shkruani experiencat tuaja, zgjidhje, keshilloni njeri-tjetrin dhe diskutoni qete.

    Wes'Selam

    selam alejkum




    aktualisht nuk jetoj ne shqiperi e ketu ku jam ( ne itali ) nuk kam pasur probleme me namazin si ne shkolle ashtu edhe ne pune ( tani keta talianet nuk ti thone gjerat ne sy se kane qejf te flasin per ty nga mbrapa ) po gjithsesi Allahu eshte Ai qe i ndihmon roberit e Vet. sa per diskriminimet.......eh.............edhe vete profeti Muhammed (salallahu alejhi ue selam) ka qene i diskriminuar dhe i keqtrajtuar nga pabesimtaret keshtu qe nuk eshte per tu habitur diskriminimi ndaj besimtareve muslimane.nejse mo

    une nuk e shoh problemin tek pabesimtaret, porse tek muslimanet.
    jane muslimanet ata qe i hapen pune vetvetes se te vjen vellai musliman e te thote o vella hiqe mjekren se nuk ben daua me mjekren ,
    o vella vishu modern qe te te shohin me sy te mire.
    nuk jemi njezeri ne te drejten , ne te verteten sepse menhexhi( metodologjia e kuptimit te fese) jone nuk eshte i njejte e keshtu jemi ne nje fitne te madhe.
    asesi nuk mund te dalim nga kjo fitne vecse duke u kthyer tek feja e Allahut ashtu si na e ka dhene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) dhe si e kane kuptuar te paret tane te mire.
    tek muslimanet shqiptare per fat te keq mesohet pak dhe flitet shume.
    disa prej tyre madje mahniten me mendjen e tyre . i duket vetja me i mire se te tjeret. e disa te tjere mendojne se te pasuarit e pabesimtareve ne menyrat e reja te dauas duhet patjeter se jemi tashme ne kohet "moderne" e keshtu jemi duke i ndjekur hap pas hapi e i jane futur muslimanet politikes me koke e kembe a thua valle politika do ti ndihmoje dhe bashkoje muslimanet, por jo, eshte ALLAHU AI qe jep suksesin.

    kaq per sot ........................

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    Shamia dhe institucionet shtetėrore
    Shkruar nga Anjeza Xhaferaj
    e hėnė , 04 maj 2009

    Anjeza Xhaferaj
    Gjithmonė kam menduar se tė diskutuarit nė hapėsirėn publike i njė ēėshtjeje tė caktuar nuk mund veēse t’i shėrbejė pėr mirė kėsaj tė fundit, madje edhe kur zėrat nė fjalė shprehen kundėr dhe nė pamje tė parė mund tė duket sikur e dėmtojnė atė. Sa herė qė njė debat, i cili pėr nga pėrkufizimi ngėrthen domosdoshmėrisht qėndrime pro dhe kundra, ngrihet mbi njė ēėshtje, ai ėshtė nė gjendje tė mobilizojė njerėz nga grupime tė ndryshme tė shoqėrisė tė cilėt japin qėndrimin e tyre nė lidhje me tė. Me kėtė rast shoqėria arrin tė njohė mendimet, rrymat, qėndrimet qė qarkullojnė nė midis tė saj. Por pėrveē aspektit njohės, diskutimi publik ka aftėsinė tė rikonfigurojė nė mėnyrė tė vazhdueshme popullsinė, nė fakt tė gjithė ata qė si aktor apo spektator kanė qenė ndjekės tė tij. Rikonfigurimi vjen si pasojė e njė ndryshimi nė kuptim, nė perceptim ndaj koncepteve tė pėrdorura, ndaj atyre koncepteve qė kanė qenė motivi, qendra dhe njėkohėsisht edhe themeli i diskutimit.
    Njė ndėr ēėshtjet qė vazhdimisht ėshtė nė gjendje tė gjenerojė debat nė hapėsirėn publikė shqiptare ėshtė ajo e shamisė sė vajzave nė shkolla dhe institucione shtetėrore. Sa herė qė problemi shtrohet, koncepte tė tilla si laicizmi, progresi, publikja, privatja, demokracia, tradita shqiptare, etj. janė thirrur nė ndihmė pėr tė justifikuar qėndrimet pro dhe kundra mbajtjes sė shamisė.
    A mund tė identifikohet prania ose mungesa e shamisė me progresin? Gabimisht, shpesh progresi kuptohet si njė vektor me origjinė nė tė shkuarėn dhe kahje nga e tashmja. Pėr pasojė sa mė afėr tė ashtuquajturės origjinė tė jesh aq mė i prapambetur konsiderohesh. Ndėrkaq afėrsia me majėn e vektorit tė radhit ēuditėrisht nė krah tė progresistėve. Nė njė vėshtrim tė shpejtė tė historisė, do tė shikonim se prania apo mungesa e shamisė kanė shėnjuar gjendje tė cilat nuk janė renditur nė mėnyrė vargore ku ardhja e njėrės tė mohonte praninė e tjetrės. Pėrkundrazi, kėto gjendje janė alternuar vazhdimisht me njera tjetrėn. Kėshtu shamia kristiane e mė pas edhe ajo islame janė shfaqur pas antikitetit grek dhe ky i fundit nuk kish si bėhej mė “transparent”, tė paktėn kėtė gjė tregojnė skulpturat dhe pikturat e kohės. Po kėshtu Rilindja evropiane “mbiu” nė mesjetė duke na treguar se si veshja dhe zhveshja mund tė rrinė bashkė nė tė njėjtėn kohė dhe nė tė njėjtėn hapėsirė. Megjithatė, mė duket njė kėndvėshtrim reduktues i progresit ai qė e lidh atė me veshjen. Progresi realizohet sa herė qė njerėzit pėrdorin maksimalisht tė gjitha potencialet e tyre dhe veprojnė bashkėrisht. Pėr pasojė ai ka nevojė jo vetėm pėr njė hapėsirė ku individėt mund tė ushtrojnė talentet e tyre teksa jetojnė sė bashku, por edhe pėr njohjen e pluralitetit, tė pluralitetit nė mendime, nė tė folur dhe veprime, pluralitet ky qė e bėn tė identifikueshėm dhe unik ēdo qenie njerėzore. Laicizmi “hyjnizohet” (tė qėllon ndonjėherė tė pėrdorėsh terma fetarė edhe pėr laiken) jo se ndau shtetin nga feja, por se i hoqi kėsaj tė fundit monopolin mbi dijen dhe tė vėrtetėn absolute e cila organizonte shoqėrinė. Tashmė e vėrteta, duke mos qenė e identifikueshme, duke mos qenė mė monopol i dikujt nuk mund tė pėrcaktojė mė organizimin e shoqėrisė, nuk mund tė pėrcaktojė mė mendimin qė duhet tė mbizotėrojė nė shoqėri. Pėr pasojė “uniteti” nė mendim – i pranishėm nė sistemet despotike dhe totalitare – zhbėhet dhe ajo ēka shfaqet ėshtė pluraliteti i cili e merr kuptimin e tij tė plotė sa herė qė njerėzit shfaqen nė hapėsirėn publike si tė ndryshėm, si qenie unike qė kanė potencialin tė sjellin risi nė shoqėri. Pėr pasojė ēdo mėtim i lidhjes sė progresit vetėm me njė kah, vetėm me njė pikė nė fakt do ta c’progresonte atė. Asnjė gjendje qė u imponon njerėzve se si duhet ta jetojnė jetėn nuk mund tė jetė progresiste.
    Njė koncept tjetėr, tepėr i rėndėsishėm ėshtė ai i demokracisė. Edhe kjo e fundit nuk mund tė lidhet me progresin. Demokracia ėshtė fanitur dhe zhdukur nė historinė njerėzore. Ajo nė momente tė caktuara ka qenė sistemi i organizimit tė shtetit dhe pėr pasojė ka pėrcaktuar edhe pjesėmarrjen e njerėzve nė qeverisje dhe vendim-marrje. Diskutimi mbi demokracinė (pushteti i popullit) ėshtė shoqėruar gjithmonė me kuptimin qė i jepet fjalės “popull” si dhe me tė drejtat qė i njihen atij. Populli vetė ėshtė rikonfiguruar vazhdimisht, rikonfigurim qė ka ardhur si rezultat i njohjes sė tė drejtave tė grupeve tė skajuara, tė harruara tė shoqėrisė: skllevėrit, bujkrobėrit, zezakėt, tė varfrit, femrat etj. Demokracia, nė fakt ėshtė rigjeneruar sa herė qė mendimi qė qarkullon nė shoqėri ka identifikuar si tė harruara interesat e njė grupi tė caktuar tė shoqėrisė dhe sa herė qė ky grup i skajuar i ka artikuluar kėto interesa duke synuar qė ato tė bėhen pjesė e agjendės politike dhe pėr pasojė tė jenė pjesė e strategjive dhe vendimeve politike. Historia e demokracisė ėshtė nė fakt historia e atyre grupeve qė nuk janė ndjerė tė pėrfaqėsuar, por pėrkundrazi janė ndjerė tė diskriminuar. Nė kėtė kontekst, debati i fundit mbi shamitė, nuk ėshtė duke bėrė gjė tjetėr veēse duke formuar grupin e tė papjesėve nė vendimmarrje. Tė pėrjashtosh vajzat me shami nga shkolla dhe nga institucionet shtetėrore nuk je duke bėrė gjė tjetėr veēse duke krijuar grupin e atyre, interesat e tė cilėve janė shpėrfillur. Pėr mė tepėr je duke cenuar kushtetutshmėrinė e shtetit. Sa herė qė shteti nuk ėshtė nė gjendje tė pėrfaqėsojė popullin qė shtrihet nė hapėsirėn territoriale nė tė cilėn ai ėshtė ngritur, ai ka dėshtuar. Nė rastin konkret, vetė shteti pėrjashton njė pjesė tė popullsisė nga populli duke mėtuar tė bėjė njė rikonfigurim tė sforcuar tė popullsisė, qė nė fakt nuk pėrputhet aspak me atė real. Andaj, ēdo pėrjashtim i njė grupi nga e drejta pėr tė qenė pjesė e shoqėrisė ku realisht bėn pjesė, nuk bėn gjė tjetėr veēse cenon parimin demokratik.
    Pika tjetėr ku vėrtiten diskutimet mbi shaminė ka lidhje me traditėn shqiptare. Pėr sa kohė qė shamia nuk ėshtė pjesė e traditės shqiptare, ajo nuk mund dhe nuk duhet tė shfaqet nė hapėsirėn shqiptare. Nė fakt, tradita, nuk ėshtė njė argument edhe aq i “leverdishėm” pėr ithtarėt e saj e saj. Janė shumė gjėra tė cilat nuk janė nė traditėn shqiptare dhe megjithatė ne kemi rendur t’i huazojmė, t’i bėjmė pjesė tė jetės sonė. Pėr shembull demokracia nuk ėshtė pjesė e traditės shqiptare. Njė herė e njė kohė as kristianizmi nuk ka qenė pjesė e traditės shqiptare. Sikur njerėzimi tė konservonte nė mėnyrė fanatike tė shkuarėn e tij, pa qenė nė gjendje tė sillte ndryshim, risi, do tė ishte njėsoj sikur i njėjti njeri tė jetonte nė tė gjitha kohėrat. Pikėrisht kėtu cenohet edhe kuptimi i progresit. Njeriu dallohet nga qeniet e tjera pikėrisht se ka aftėsinė tė ndryshojė, pikėrisht se ka aftėsinė tė mendojė, t’i parashtrojė vetes alternativa, tė zgjedhė midis tyre, tė prish kufijtė qė njė traditė e hershme i ka vėnė dhe tė ecė nė shtigje tė rrahura mė parė ose jo. Nė kėtė kontekst, tė thuash se shamia nuk ėshtė pjesė e kulturės, e traditės shqiptare, do tė thotė ta shikosh kėtė tė fundit si tė pandryshueshme dhe tė ngurtė. Pėrkundrazi, tradita nuk duhet tė jetė e tillė: ajo duhet tė jetė sa mė e pasur dhe i takon ēdo individi tė kontribuojė nė kėtė pasurim tė saj. Ajo duhet tė jetė rezervuari nga ku vazhdimisht mund tė marrim pėr tė pasuruar tė tashmen dhe tė ardhmen tonė. Si e tillė ajo e ka tė domosdoshme tė pasurohet vazhdimisht.
    Sė fundmi edhe diēka mbi publiken dhe privaten. Privatja, ashtu siē edhe vetė emri e tregon ka tė bėjė me privimin e njeriut nga diēka. Nė rastin konkret, ajo qė u propozohet vajzave me shami ėshtė privimi nga hapėsira publike. Rėndom (dhe gabimisht nė fakt) institucionet shtetėrore konsiderohen si tė vetmet hapėsira publike. Nėse ndjekim kėtė logjikė, vetė shteti, duke i hedhur shtetasit e tij nė hapėsirėn private i privon kėta tė fundit nga aksesi nė hapėsirėn publike. Nė kėtė mėnyrė shteti rrit vazhdimisht hapėsirat private nė kurriz tė atyre publike. Nė fakt ajo qė kėrkohet prej shtetit ėshtė qė tė jetė nė gjendje tė stimulojė sa mė shumė pjesėmarrjen e qytetarėve tė tij nė qeverisje, nė vendim-marrje, nė ēėshtje tė interesit publik. Vetėm duke nxitur tek njerėzit kėtė lloj aktivizimi bėhet i mundur njė bashkėpunim mė i mirė i individėve me njeri-tjetrin; bėhet e mundur shfaqja e solidaritetit mes tyre. Ēdo pėrjashtim i njė grupimi nga institucionet shtetėrore tė prezantuara si tė vetmet institucione publike cenon kuptimin e hapėsirės publike, ul interesin e kėtij grupimi nė ēėshtje tė interesit publik si edhe cilėsinė e tyre si qytetar.
    Pėrfundimisht mund tė them se lejimi i vajzave me shami nė shkollė dhe institucione shtetėrore nuk cenon aspak demokracinė, progresin, laicizmin dhe traditėn shqiptare. Prania e tyre nė kėto ambiente thjesht bėn tė dukshėm konfigurimin e shoqėrisė dhe nė tė njėjtėn kohė rrit legjitimitetin e shtetit demokratik.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    Sigurisht qe praktikimi9 i ISLAMIT kerkon DURIM, kerkon DIJE qe cdo pune dhe cdo veper adhurimi te ngrihet mbi dijien dhe te mos behet "qorrazi". Nje nga veprat e adhurimit dhe perkushtimit ndaj Allahut te lartesuar, Zotit te PLUTFUQISHEM eshte edhe menyra e veshjes si per meshkujt ashtu edhe per femrat, por sigurisht qe problemi qendron tek FEMRAT, tek motrat tona muslimane qe Allahu ua ka hapur zemrat dhe kane arritur qe te praktikojne ISLAMIN dhe te mbulohen ashtu sic Allahu ka urdheruar ne Kur`an dhe i Derguari i Tij neper HADITHE. Mirepo sot mbajtja e mbuleses mbart ne vetvete shume VESHTIRESI, sprova dhe FITNE te medhaja, kjo pastaj varet se KU jeton? Nga cilet njerez je e rrethuar, varet nese punon ose JO? Varet nese vazhdon ndonje shkolle apo jo? Dhe pastaj sigurisht qe varet edhe nga SHTETI perkates se cfare ligjesh ADMINISTRATIVE ka ne lidhje me shamine. Mirepo nje FRYME E PERGJITHSHME MBARE BOTERORE ESHTE E NJEJTE per te gjitha shtete dhe njerezit qe nuk jane MUSLIMANE dhe nuk e praktikojne ISLAMIN, = DHE KJO FRYME EHSTE SE: SIPAS TYRE, neve muslimanėt jemi shumė tė prapambetur, jemi shume "mbrapa botės" sepse neve e kemi mendjen VETEM PER TU FALUR NE XHAMI, neve e kemi mendjen VETEM PER LEXUAR KUR`AN, neve gjoja sipas tyre as nuk punojme, as nuk arsimohemi, as nuk marrim vesh fare nga "jeta", jo VETEM KAQ, POR NEVE MADJE I MBULOJME GRATE apo nenat apo motrat tona dhe kjo gje sipas tyre ESHTE KULMI I PRAPAMBETJES TONE dhe ata nuk e duan kete gje, nuk e durojnje dot dhe keshtu qe na sulmojne me gjuhet e tyre, me gjymtyret e tyre, na urrejne me ZEMER dhe me SHPIRT, PERPIQEN CDO DITE , cdo jave , cdo muaj dhe cdo vit, ne cdo ēast dhe ne ēdo kohe si e si ta "emancipojne" femran muslimane dhe si e si ta bejen qe ajo ta heqi "petkun e krenarise se saj", ta heqi mbulesen dhe te behet si duan ata, sic jane edhe vete, dhe per tja arritur ketej qellimi ata punojne naten dhe diten, pa lodhje, pa pushim, me durim te madh, keshtu ata bejne programe TELEVIZIVE apo Radiofonike, per te sensibilizuar ate qe quhet "OPINIONI PUBLIK" qe tja prishin mendjen dhe ti hedhin kunder muslimaneve dhe keshtu qe SPROVA PER MUSLIMANET behet me e madhe dhe me e fuqishme.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    Keshtu qe neve na hidhen kunderr MEDIAT, gazeata, revistaat, njerezit ne pune, ne shkolle, profesoret e "EMANCIPUAR DHE TE SHKOLLUAR", na hidhen madje madje edhe njerezit tane te farefisit apo edhe brenda familjes dhe perpiqen qe neve te jetojme ashtu sic duan ata, dhe jo sic duam neve dhe ashtu sic e KERKON I MADHI ALLAH, keshtu qe kjo ehste bote e eger, eshte bote e veshtire, o vellezer dhe motra LUFTA BEHET PER XHENNET ose per XHEHENNEM, dhe neve kete gje e dime shume mire, kurse jobesimtaret ja fusin kot, ata thjesht degjojne cfare thone mediat e ēifuteve dhe pastaj na hidhen neve ne gryke, duhet ta duam njeri tjetrin me shume, duhet ta keshillojmen njeri tjetrin per hir te Allahut, duhet a nxisim njeri tjetrin per DIJE TE PASTER FETARE, NGA DIJETARET E MEDHENJ qe te mund te kemi IMAN TE FORTE DHE TE LARTE PER TE DURUAR FITNET E DYNJASE, shpresoj te jem bere sado pak i dobishem dhe te kem qene i qarte ..........SELAM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga The Boy : 18-05-2009 mė 09:34

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    “Ne” dhe myslimanėt
    Share
    Yesterday at 2:21pm
    Elsa Ballauri

    Historia e feve nė Shqipėri ėshtė ndėr mė unikalet dhe ēėshtja e besimit njė ndėr dilemat mė tė mėdha me tė cilėn ne shqiptarėt ende nuk dimė tė pėrballemi Tė konvertuar dhe tė rikonvertuar hershėm, duke u ngatėrruar njėkohėsisht me shumė halle tė historisė sonė tekanjoze, nė vend qė tė mos harrojmė se pėr tė jetuar nė kėtė vend na duhet shumė mirėkuptim dhe dashuri mes nesh, kemi njė predispozion djallėzor pėr t’i drejtuar gishtin tjetrit nė formė akuze dhe pėr tė gjetur fajtorin nė ēdo hap. Kjo po ndodh shumė shpesh kėto vitet e fundit me fenė myslimane dhe me njerėzit qė e pėrfaqėsojnė atė.
    Rasti mė i fundit me vajza qė largohen nga shkolla, sepse mbajnė shami, ėshtė edhe rasti mė i parė i kėtij lloji. Ėshtė e njėjta situatė e pėrsėritur, i njėjti debat i hapur, apo i diskutuar nėpėr zyra ēfarėdolloj tė institucioneve shtetėrore, apo tė organizatave tė pavarura, njerėz qė ankohen dhe pėrgatiten tė hapin ēėshtje gjyqėsore….
    Ndėrkohė, vazhdon njė pyetje… e njėjta pyetje: “Prapė shamitė?”. Kėtu dua tė shtoj se ky ėshtė njė fenomen recidiv nė lidhje me terminologjinė , qė jam e bindur se i nervozon besimtarėt dhe tė tjerėt: shami, apo perēe, apo ferexhe.
    Njė nga problemet e komunitetit mysliman nė Shqipėri, ėshtė raporti i kėtij komuniteti me median. Nė fakt, debati i mbetur nė dorėn e shumė gazetarėve naivė qė nuk e vrasin mendjen se si shprehen, e ēorodit nė mėnyrė shumė tė dukshme opinionin. Shamia dhe ferexheja, ndonėse shėrbejnė pėr tė njėjtin qėllim: tė mbulojnė kryet e gruas dhe tė tregojnė nė mėnyrėn e pėrulur fetare, bindjen ndaj fesė dhe Zotit qė ata duan dhe ndjejnė, janė dy gjėra tė ndryshme nė aspektin e pamjes dhe kjo ėshtė shumė mirė tė pėrcaktohet nė informacionet qė jepen nga mediat pėr opinionin publik. Abuzimi me termin, jam e bindur qė bėhet padashje dhe ėshtė mė tepėr efekt i njohur i mosnjohjes dhe neglizhencės, dy nga tiparet e gazetarisė shqiptare.
    Nė terminologjinė arabe, midis tė tjerave, qėndrojnė tre pėrcaktime pėr veshjen e grave: Hijab (hixhab), Niqab dhe Jilbab (xhilbab). Hijab (vjen nga fjala arabe hajaba qė do tė thotė tė fshehėsh, tė mbulosh), ėshtė shamia, ajo qė ne e shohim shpesh nėpėr qytetet shqiptare dhe e cila ka bėrė tė pėrjashtohen nga e drejta e edukimit disa vajza besimtare. Shamia mbulon vetėm kokėn dhe qafėn dhe e le fytyrėn tė hapur, qė do tė thotė se nuk pengon nė komunikimin me tė tjerėt. Niqab-i, ėshtė veshje qė nuk e le fytyrėn tė duket, pėrveē syve, nė fjalorin qė ne njohim , ėshtė ferexhe. Nė vende ku ekstremizmi islamik ėshtė real, si nė Afganistan, gratė janė tė detyruara tė mbajnė edhe Burqa (ose burka), e cila i mbulon edhe sytė me njė rrjetė tė dendur. Nė qoftė se shamia ėshtė e pranueshme deri diku pėr sytė e shqiptarėve tė pamėsuar me kokė grash tė mbuluara, mosshfaqja e fytyrės pėrbėn njė vėshtirėsi tė madhe komunikimi, qė pavarėsisht se ėshtė nė zgjedhje personale e besimtareve, duhet tė pėrbėjė edhe njė bazė diskutimi tė gjerė nė nivelet akademike, apo shkollat, sepse mbulimi nė kėtė rast shkon pėrtej zgjedhjes personale, duke u bėrė edhe njė element etik. Jilbab-i ėshtė veshja qė femrat mbajnė nė trup, e cila iu mbulon gjymtyrėt e trupit sipas njė mėnyre veshje tė veēantė.
    Mbulimi nė vetvete, sipas opinionit tė shumė femrave myslimane, nuk ėshtė vetėm “ajo qė Allahu ju kėrkon atyre”. Njė tjetėr arsye e mbulimit ėshtė edhe kėrkesa pėr modesti nė tė dyja llojet e mbulimit: qoftė kjo pėr gratė, apo pėr burrat. Ndėrkohė, opinioni i shumė femrave myslimane ėshtė se me mbulimin ato kėrkojnė tė ndalojnė trajtimin e tyre nga burrat si objekt seksi, ato duan qė burrat tė injorojnė paraqitjen e tyre dhe tė kujdesen pėr tė parė personalitetin dhe trurin e tyre, ato duan qė ata t’i marrin seriozisht dhe t’i trajtojnė ato tė barabarta dhe jo duke i nėnvleftėsuar pėr paraqitjen e tyre fizike….
    Nė thelb kjo kėrkesė e tyre, ėshtė njė nga ato mė tė guximshmet tė artikuluara nga lėvizja feministe moderne: barazia midis sekseve, pa asnjė nuancė ironie dhe nėnvleftėsimi.
    Por sa femra myslimane e kuptojnė vėrtet mbulimin si njė proces qė do tė edukonte miliona mendje burrash protagonistė? Dhe sa tė tjera e mbajnė shaminė pa menduar pėrse, por vetėm si rezultat i njė kulture qė duhet tė ndjekin? Aktualisht tė gjitha kėto janė sot dilema dhe diskutime nė botėn myslimane tė qytetėruar, ku vetė gratė janė shpeshherė protagoniste.
    Pėr fat tė keq shqiptarėt nuk pėrfshihen dot, nuk mund tė pėrfshihen dhe nuk marrin iniciativėn tė pėrfshihen nė kėtė debat. Shqiptarėt janė shumė tė gatshėm tė pėrfshihen vetėm si paragjykues dhe tė ngrenė teori tė paragjykuara.
    Nėse ka diskutime mbi Islamin nė vendet e zhvilluara, nė kėto diskutime janė protagonistė vetė besimtarėt. Gratė myslimane kanė njė angazhim shumė interesant nė dilemat dhe sfidat qė pėrfaqėsojnė. Maryum Jameelah (e quajtur mė parė Margaret Marcus), ėshtė njė nga gratė e famshme shkrimtare dhe lektore, e konvertuar nga hebraizmi nė myslimanizėm, ajo shkruan dhe tregon pėr historinė dhe teorinė e saj. Sipas Jameelah, ajo e kupton bashkėpunimin mes njerėzve tė feve dhe kombeve tė ndryshėm duke i njohur ato dhe duke i respektuar.
    Pėrveē raportit tė pazgjidhur me median, feja myslimane ka shumė probleme tė pazgjidhura me shtetin shqiptar, me shoqėrinė dhe me vetveten.
    Ardhja e shamive nė Shqipėri erdhi sė bashku me riardhjen e fesė. Ishim tė pamėsuar, tė paragjykuar dhe si tė tillė filluam tė akuzonim njėri-tjetrin. Ėshtė e ēuditshme pse nuk ka njė debat konstruktiv nė Shqipėri qė tė mund t’i lerė tė gjitha palėt tė analizojnė dhe tė rrėfejnė me qetėsi... Befas, ndodh njė ngjarje ekstreme dhe tė gjithė kthejmė sytė andej dhe fillojmė tė ulėrijmė... Duket sikur s’dimė tė flasim seriozisht dhe me pėrgjegjėsi: fillojmė me kulme ngashėruese kur ngjarja ndodh, pastaj fluksi shuhet me njė psherėtimė lehtėsimi se mė nė fund ēdo gjė ėshtė harruar dhe “ēudia” nuk do tė zgjatė mė shumė se tri ditė. Njė tjetėr ēėshtje ėshtė se asnjėherė ky problem nuk ėshtė diskutuar si njė shkelje e tė drejtave tė njeriut. Duket sikur ėshtė mė shumė njė ēėshtje e etikės, e kulturės dhe shpeshherė ėshtė kthyer nė argument politik pėr tė treguar se Shqipėria s’ka asnjė lidhje me fondamentalizmin mysliman dhe se sytė e saj janė drejtuar nga perėndimi kristian. “Ne”, kundėr “atyre”, ėshtė njė slogan psikologjik qė shpeshherė mė duket i frikshėm. Sė pari, sepse jemi refuzues dhe nuk e pranojmė tjetrin pėr hir tė tė tjerėve, qė pėrkthehet se nuk pranojmė formimin e hershėm mysliman tė kombit e shtetit tonė pėr hir tė snobizmit ndaj botės perėndimore, e cila ka njė shtet e kombformim tė ndryshėm nga yni. Sė dyti, sepse nuk e kemi tė qartė historinė tonė, qė pėrkthehet se nuk dimė ta ēmojmė atė qė na ka dhuruar e kaluara jonė misterioze: tolerancėn. (Gjyshi im ortodoks ishte shumė i lumtur kur priste vizitat e hareshme tė miqve tė tij myslimanė pėr tė dielėn e Pashkėve).
    Sė treti, se nuk dimė tė respektojmė tė drejtat e tjetrit... dhe jo vetėm kaq, por kemi tė paqarta parimet e tė drejtave bazė tė njeriut dhe vetvetiu, kur i shkelim ato, ose nuk e kuptojmė atė qė kemi bėrė, ose nuk na dhimbset ajo qė kemi shkaktuar.
    Kėto arsye na pozicionojnė nė dy llogore tė kundėrta: Ne dhe Ata. Ne dhe Ato. “NE”-ja pretendon tė jetė pjesa e kultivuar dhe pėrparuar, ata qė janė mendjehapur dhe qė dinė se si shkohet pėrpara. Problemi i tyre? Janė pėrjashtues dhe me kėtė ndjenjė nuk mund ta ndėrtosh dot atė qė pretendon tė bėsh. Interesante ėshtė se shpeshherė “Ne”-ja mė aktive ka emra tipikė myslimanė… Pėr fat tė keq “Ne”-ja, shpeshherė ka fytyrėn e shtetit ose tė strukturave tė tjera qė akoma nuk kanė menduar tė mendojnė pėr raportin qė duhet tė krijojė me besimin dhe me besimtarėt nė kėtė vend. Kjo ėshtė e shfaqur nė komitetet fiktive shtetėrore tė feve, nė shpalljet e vendimeve absurde tė ministrave pėr tė vendosur dhe hequr rregulloret e shkollave sipas qejfit, nė pasigurinė e organizatave pėr tė mbrojtur besimtarėt myslimanė...
    Ndėrkohė qė Ata dhe Ato, pėr fat tė keq me gjithė prezencėn mė tė madhe qė kanė nė kėtė vend, nuk kanė arritur dot tė krijojnė atė bashkėsi kompakte tė duhur pėr tė ndėrtuar ato vlera qė predikojnė. Tė ndodhur mes njė debati dhe kontradikte tė brendshme, Komuniteti Mysliman, mė i madhi nė Shqipėri, ndėrkohė ėshtė edhe mė i dobėti: njė pjesė pėrfituese, njė pjesė ekstremiste, njė pjesė idealiste dhe largpamėse, por e brishtė dhe e dobėt pėr tė fituar mbi dy pjesėt e tjera. Zgjedhjet e reja me tė njėjtin kryetar tė pėrfolur dhe tė paaftė tė imponohet nė instancat shtetėrore dhe nė mbarėkomunitetin e vet, treguan se debati mė i rėndėsishėm pėr ēėshtjet qė i takojnė myslimanėve tė Shqipėrisė, ėshtė debati i brendshėm midis tyre. Myslimanėt shqiptarė ndodhen mes furtunave tė ngritura nga ata vetė nė njėrėn anė, dhe mes stuhive tė ngritura nga shteti dhe ekstraislamikė t, nga ana tjetėr. Nuk ėshtė serioze qė debatet e hapura pėr tė drejtėn e vajzave besimtare pėr edukim dhe besim tė nėpėrkėmben nėpėr zyra e zyrtarė dhe peshėn e debatit konstruktiv qė do duhej tė ndryshonte situatėn, nuk e mban dot askush mbi supe.
    Ky peizazh social i krijuar ka njė pasojė tė rėndė: vetmia e myslimanėve do tė bėhet vetmi e tė gjithėve nėse nuk do t’i japim dorėn dhe nuk do ta kuptojmė njėri-tjetrin nė kohė.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,262
    Citim Postuar mė parė nga Dritė Lexo Postimin
    Esselamu aleikum wr wb

    Thash ta hapi kete teme sepse kam vene re se forumi ka me shume tema te natyres copy/paste, nderkohe mungojne tema ku mund ne te shkembehemi mes vehte rreth problemeve dhe sprovave te cilet i hasim gjate perditshmerise sone.

    Besoj se kemi shume per te shkruar, por si per fillim deshta te ju pyes:

    - Sa prej jush kane mundesi ta falin namazin ne shkolle/pune?
    - Jeni diskriminuar shkaku fese ne jeten e perditshme?

    Shkruani experiencat tuaja, zgjidhje, keshilloni njeri-tjetrin dhe diskutoni qete.

    Wes'Selam

    teme e bukur kjo per tu diskutuar mirepo skam kohe shum tash,

    un per vete skam pr me te falurit e namazit sepse ashtu e kam punen

    edhe asnjeher sjam diskriminuar shkaku i fese,sepse skam pasur rast te kerkoj pune ndonjeher apo te lus nje jo musliman,po edhe ne shkoll ne fakultet kur kam studiuar ne gjuhen maqedone ne shkup edhe ateher skam qen i diskriminuar si musliman,por si shqiptar me shume,po dhasht zoti e ngadal te gjith i kuptojn gjerat e hajrit dhe iu largohen atyre te pavlerave sepse ska dyshim se islami esht ngadhnjyes dhe se shamia sot apo neser do lulezon ne cdo vend te botes

    Slm

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Mua me diskriminoin sepse nuk me lejojn ne vendin e punes te falem pes her,kujt ti drejtohem,me kan then se per falje nuk paguhesh,dhe nese deshiron te falesh 5 her shko ne avganistan atje eshte vendi i faljeve sa te duash me kan then.
    E lash krejt ate pune se mu duk si pune e kot tani punoi dhe nuk falem fare asnje ndryshim nuk po e hetoi per dite e me shume po me duket qe po behna shqipetar dhe per ket jam shume i lumtur.
    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  20. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    me te vertet keni te drejte se nuk parakalojme kendej,por ua bejme me dije se lufta e kryqzatave po zhvillohet ne anen tjeter, andaj pasi qe ti fitojme shkijet ju premtojme qe do dalim kendej per vizite

    selam alejkum te gjitheve

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  2. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  3. Per hir te Allahut lexo kete o musliman (Perqarja)
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 14:58
  4. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02
  5. Nano- Shqipėria nuk ėshtė me shumicė muslimane
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 17-05-2004, 17:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •