Frika nga deshtimi, ministrat e Berishes, ne krye te listes


Eljona Ballhysa

Data 18 maj shėnon pėrfundimin e afatit nė dispozicion tė partive politike pėr tė zyrtarizuar listėn e kandidatėve pėr deputetė. Pra kryetarėt e partive kanė mė pak se njė javė kohė pėr tė firmosur dhe vulosur emrat e kandidatėve pėr deputetė, qarqet ku do tė kandidojnė dhe renditjen e tyre. Kodi i ri Zgjedhor, i cili ndryshoi sistemin nga maxhoritar tė pėrzier me proporcional, nė proporcional rajonal, i jep shumė rėndėsi renditjes sė kandidatėve nė listė. Pra kandidatėt qė janė tė parėt nė listat e 12 qarqeve tė vendit, nėse kandidojnė pėr dy partitė e mėdha, e kanė pothuajse tė garantuar njė karrige nė Kuvendin e ri. Ndėrsa tė tjerėt, qė ndodhen nga mesi i listės, do tė mbajnė mbi supe peshėn e vėrtetė tė fushatės elektorale dhe do tė zhvillojnė betejėn pėr njė mandat deputeti. Burimet kanė bėrė tė ditur se kryeministri Berisha pritet tė vendosė tė parėt nė listė ministrat e tij, disa prej anėtarėve tė Kryesisė sė PD-sė, si dhe titullarėt e partisė, pra nėnkryetarėt e sekretarėt. I gjithė lidershipi i PD-sė po garanton paraprakisht karrigen e deputetit. Nėse, ashtu sikurse pohojnė burimet nga PD-ja, Berisha do tė vendosė figurat kryesore tė PD-sė tė parat nė lista, njė veprim i tillė tregon mungesėn e votėbesimit nė elektorat tė kabinetit qeveritar. Pra qytetarėt shqiptarė nuk do tė kenė mundėsi qė me votė tė mund tė largojnė njė nga ministrat aktualė qė nuk e mbėshtesin.

Taktika
Nė procese zgjedhore ndodh qė figurat e fortat tė partisė kandidohen nė zona tė vėshtira elektorale. Madje kėtė taktikė e ka pėrdorur dhe vetė kryetari i PD-sė nė proceset zgjedhore tė kaluara. Ndėrsa me sistemin aktual zgjedhor mė e rėndėsishme se zona ėshtė renditja e deputetėve nė listė. Kėshtu, figurat e forta tė PD-sė, qė tė tregonin forcėn e tyre dhe peshėn e vėrtetė qė kanė, duhej tė renditeshin nė mes tė listės sė kandidatėve pėr deputetė dhe jo nė vendet e para. Nėnkryetarja Topalli do t’i shtonte mė tepėr pikė vetes nė rast se do tė ishte e 5-ta nė listėn e kandidatėve pėr deputetė nė Shkodėr. Po kėshtu dhe sekretari i Pėrgjithshėm, Bode, nė rast se do tė fitonte nė Korēė nė njė renditje nė listė nė vendin e 5-tė ose tė gjashtė, ai do tė ishte i votėbesuar jo vetėm si sekretar i Pėrgjithshėm i PD-sė, por edhe si ministėr i Financave. Edhe Bumēi, i cili pritet tė zgjidhet, ndoshta javėn e ardhshme, kryetar i PD-sė sė Tiranės, do tė forcohej mė tepėr nė rast se del deputet i Tiranės nė rastin e njė renditjeje i 10-ti apo i 12-ti nė listėn e kandidatėve pėr deputetė pėr kėtė qark. Nė qoftė se kėta ministra apo figura me peshė tė PD-sė do tė renditeshin nė kėtė brez tė dyshimtė tė listės sė kandidatėve pėr deputetė, do tė merrnin votėbesimin e elektoratit.

Vendimi
Por, pritet qė e kundėrta tė ndodhė. Megjithėse ende nuk kemi asnjė prononcim publik tė kryeministrit Berisha pėr pėrmbajtjen e listės sė kandidatėve tė PD-sė, burimet bėjnė tė ditur se ai nuk pritet tė rrezikojė shumė. Qė do tė thotė se njerėzit e tij tė afėrt, ministrat dhe titullarėt e PD-sė, do tė jenė nė vende tė favorshme nė listė, duke e pasur tė garantuar paraprakisht mandatin e deputetit. Por kjo renditje ul peshėn e ministrave dhe rrit figurėn e individėve qė do tė arrijnė tė fitojnė vota, megjithėse do tė jenė nė vende tė pafavorshme.


13 Maj 2009

Gazeta Albania