
Postuar më parë nga
ILMGAP
A Kanë Humbur Këto Vlera Tek Shqipëtarët?
RRESPEKT - Nderimi që kemi për dikë duke u nisur nga mosha, nga meritat ose nga cilësitë e tij; qëndrimi me nderim kundrejt diçkaje të shtrenjtë a me vlerë.
Sa kemi Rrespekt?A duhet të kemi Rrespekt?Rrespekti është gjë e rëndësishme apo jo ?
DURIM - 1. Durimi i dhembjeve. Durimi i fatkeqësive.
2. Aftësia e dikujt për të duruar e për të përballuar vështirësi, shqetësime, vuajtje, fatkeqësi etj. pa u ankuar e pa u ligështuar. Shembull durimi. Mungesë durimi. Kalon (kapërcen) me durim.
E përballoi fatkeqësinë me durim.
3. Vetia e dikujt për t'u treguar i matur, i përmbajtur, i qetë e gjakftohtë, për të mos u rrëmbyer në marrëdhëniet me të tjerët.
4. Aftësia e dikujt për t'u marrë me diçka për një kohë të gjatë e pa u mërzitur, për ta çuar deri në fund një punë ose për të kapërcyer vështirësitë e pengesat me përpjekje, me këmbëngulje e
me vullnet; aftësia e dikujt për të pritur dikë a diçka i qetë për një kohë të gjatë.
A mendoni se shqiptarët në përgjthësi e kan humbur durimin ?A është e nevojshme të jemi të duruar?
MIRËSIA - 1. Të qenët i mirë, vetia e një njeriu të mirë, shpirtmirësi, zemërbardhësi. Ka mirësi. Ishte gjithë mirësi. Është i njohur për mirësinë e tij.
2. Butësi, ëmbëlsi, dashamirësi; sjellje e njerëzishme.
3. E mirë që i bëjmë një tjetri, nder. I kërkoi një mirësi. I bëri një mirësi të madhe. Nuk i harron mirësitë. Mirësia shpërblehet me mirësi. fj. u.
4. Të mirat, vlerat, dobitë. Mirësitë e natyrës (e tokës, e vendit).
5. E mira, dobia. Punonin për mirësinë e Atdheut.
6. Mirëqenie.
A mendoni se veproni mirë ? Sa veprojmë mirë në dobi të të tjerëve ? A është e nevojshme mirësi në kolektiv dhe individ ? A është e domozdoshme?
FALEMINDERIT - Përdoret kur i shprehim dikujt mirënjohjen a falënderimet për një të mirë që na ka bërë, për një fjalë të mirë që thotë, për një urim etj. Ju faleminderit. I themi faleminderit. Ia dimë për faleminderit dikujt i jemi mirënjohës.
A është zhdukur fjala FALEMINDERIT nga fjalori ynë?A ka eksiztuar ndonjëher fjala FALEMINDERIT në fjalorin tonë?
ARSYE - 1.Shkalla më e lartë e veprimtarisë njohëse të njeriut, aftësia mendore për të gjetur shkaqet dhe për të zbuluar thelbin e dukurive, për të shpjeguar ligjet e zhvillimit të natyrës e të
shoqërisë; mendja në kundërvënie me ndjenjën.
2. Aftësia për të menduar e për të gjykuar në mënyrë të shëndoshë, të menduarit në mënyrë logjike. Arsye e shëndoshë.
3. Shkak ose fakt, që shpjegon a përligj një veprim; argument që sillet për të provuar diçka. Arsye objektive (subjektive).
A jeni të arsyeshëm ? A keni arsye për veprat që i bëni ? A keni fakte për fjalët që i thoni?
SHKOLLAR - 1. I ditur, i mësuar, që ka bërë shkollë. Njerëz shkollarë.
Sa mendoni se jemi të shkolluar , të arsimuar ? A ka njerëz të arsimuar dhe a po ndëgjohen ata ? çfarë mendoni për njerëzit e arsimuar ?
VETËMOHIM - Flijimi i vetes dhe i interesave vetjake për të mirën e përgjithshme, për të mbrojtur pronën e përbashkët shoqërore, atdheun e socializmin; qëndrim heroik, pa kursyer vetveten, kur e kërkon nevoja.
A mendoni se morali i vetëmohimit është i nevojshëm . . . nëse po pse nuk vetëmohohemi në raste të shumta në të cilën kërkohet kjo gjë? A mendoni se vetëmohimi sjell edukatë,kulturë,dashuri,rrespekt ndërmjet teje dhe mjedisit ?
MORAL - 1. Tërësia e parimeve, e normave dhe e rregullave që janë krijuar e ndryshojnë historikisht në kushte të caktuara ekonomiko-shoqërore dhe që përcaktojnë sjelljen e veprimtarinë e njerëzve
në shoqëri; vetë sjellja e qëndrimi i njeriut sipas këtyre parimeve, normave e rregullave. Morali komunist tërësia e parimeve, e normave dhe e rregullave që përcaktojnë sjelljen e njerëzve në
shoqërinë socialiste. Morali proletar. Morali borgjez (fetar). Morali shoqëror. Morali i klasës sunduese. Kërkesat e moralit. Parimet e moralit. Mbeturinat e moralit të së kaluarës.
5. Nder; sjellje e ndershme, ndershmëri. Grua me moral të lartë. Ishte me moral të keq. U prishën për çështje morali.
6. Tërësia e forcave të brendshme që e shtyjnë njeriun të veprojë, të qëndrojë a të plotësojë një detyrë, gjendja e brendshme shpirtërore e dikujt. Me moral të lartë (të ulët).
Sa mendoni se jemi moralistë?A është morali pjesë e identitetit,karakterit të një shqiptari ? Morali a mendoni se është edukatë përparimtare?
REALIST - 1. Që merr parasysh kushtet e vërteta të realitetit dhe që vepron në përputhje me to; që i merr gjërat ashtu siç janë në të vërtetë, që ka ndjenjën e realitetit.
Njeri realist. Politikë realiste. Qëndrim realist. Bëhem më realist.
Sa mendoni se jemi realistë ? A duhet të jemi realistë ? A mendoni se me realitet luftohen të paqënat? Sa përqind mendoni se jeni realistë?
GËNJESHTAR - Ai që e ka zakon të gënjejë, ai që thotë gënjeshtra; rrenës, rrenacak; mashtrues. Gënjeshtar i madh. Gënjeshtar i pabesë.
A mendoni se po kalojmë në një personalitet gënjeshtar ? A mendoni se gënjeshtra na ndihmon , njëkohësisht na sjell dobi ? A është në mentalitetin shqipëtar gënjeshtra ? A luftohet ajo ?
Me Rrespekt : ILMGAP
Krijoni Kontakt