Close
Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 410
  1. #401
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    29 Maj 2012 - 20:15 | Shqiperi


    Fier, katastrofë ekologjike, peshku helmohet me pesticide



    FIER – Katastrofë ekologjike në dy kanale që derdhen në detin Adriatik, në zonën e Fierit, ku persona të paidentifikuar kanë derdhur sasi të mëdha pesticidi Tiodan, duke shkaktuar ngordhjen e peshkut me qëllim më pas tregtimin e tij.

    Banorët e zonës shprehen se fenomeni i helmimit të peshkut ndodh shpesh herë, ndërkohë që autoritetet nuk reagojnë për të ndalur këtë masakër mjedisore.

    Gjuetia e paligjshme, si helmimi i kanaleve dhe përdorimi i dinamitit në Seman, po shkatërrojnë faunën në këtë zonë.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)

  2. #402
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    “Bombardohet” lumi Bistrica

    Peshkimi i paligjshëm me lëndë shpërthyese po shkatërron përfundimisht lumin e Bistricës në jug të vendit.

    Lumi po sulmohet me bomba luftarake dhe sasi të konsiderueshme dinamiti duke zhdukur tashmë të gjitha speciet në masën 80%. Shpërthimet thonë banorët në komunën Mesopotam e vendosur shumë pranë lumit vazhdojnë prej vitesh dhe nuk kanë pyetur për fazën e shumimit të peshkut. Ndonjëherë tronditjet janë aq të fuqishme saqë kanë krijuar panik mes kalimtarëve dhe turistëve që vizitojnë këtë zonë e vendosur krah rrugës nacionale Gjirokastër-Sarandë.

    Peshkatarët amatorë dhe profesionistë janë ata që e ndjejnë më shumë masakrën në lumë.

    Bistrica lumi me kthjelltësinë më të lartë në Shqipëri strehonte dikur më shumë se 50 llojë peshqish mes tyre Pestrovën e lumit që tani pothuajse është zhdukur. Gjatë 5 viteve të fundit kanë ndodhur të paktën 10 aksidente gjatë peshkimit me dinamit, ku përdoruesit kanë humbur gjymtyrë apo kanë pësuar dëmtime të tjera.

    Top Channel
    16-08-2012


    Nese gjithe ministrite e tjera ne Shqiperi mundohen te bejne dicka , Ministria e Mjedisit eshte e vetmja qe si nuk i degjohet llafi per ndonje inisiative te ndermarre ne mbrojtje te mjedisit. Shume e trishtueshme
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #403
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shqipëria në flakë, zjarri rrezikon banesat tek Gjiri i Lalzit

    18 Gusht 2012 - 20:47 | Shqiperi

    Shqipëria në flakë, zjarri rrezikon banesat tek Gjiri i Lalzit

    TIRANE- Një tjetër vatër zjarri ka rënë gjatë orëve të mbrëmjes në fshatin Shën Pjetër, tek Gjiri i Lalzit në Durrës. Flakët kanë përfshirë zonën kodrinore të fshatit, ndërsa bëhet fjalë për disa vatra masive zjarri.

    Rrezikshmëria e zjarrit është tepër e madhe pasi sic raportojnë banorët, flakët janë vetëm 150 metra larg banesave, ndërsa favorizohen edhe nga era.

    Zjarrfikësit e mbërritur në vendngjarje e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

    Zjarri ne Mirdite
    Një vatër zjarri është regjistruar në komunën Kthellë e Epërme në Mirditë, ku situata duket tepër problamatike, pasi flakët i janë afruar banesave.
    Sipas drejtorit të policisë së mbrojtjes nga zjarret për Qarkun Lezhë, Zef Frani, zjarrfikësit janë nisur që në orën13:30, drejt kësaj komune të thellë por ende nuk kanë mbërritur, ndërkhë që atje flakët bëhen kërcënuese për banesat.

    Ai sqaron se deri më tani ka marrë flakë “ një sipërfaqe me pisha”.

    Zjarri në Peqin
    Një zjarr i përmasave të mëdha ka nisur sot rreth orës 16:00 në fsahtin Kosën të Peqinit. Raportohet se deri më tan zjarri ka djegur rreth 5 hektar shkurre, ndërsa rrezikohet edhe kurora e gjelbër me ullishte.

    Në vendngjarje, forcat zjarrfikësve kanë ndërhyrë për të shuar flakët, ndërsa deklarojnë se e kanë nën kontroll. Në ndihmë ju kanë ardhur edhe banorët e zonës, të cilët me mjete rrethanore kanë tentuar të shuajnë flakët. Sipas zjarrfikësve, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

    Zjarri në Radhimë
    Po sot rreth mesdites një tjetër zjarr i qëllimshëm dyshohet të jetë vënë në ullishtet e Radhimës, zonë kjo afër plazhit, duke përhapur panic tek pushuesit. Edhe atje kanë ndërhyrë zjarrfikësit për të vënë nën kontroll situatën.

    Zjarri në Ndroq
    Një tjetër zjarr është regjistruar sot në Ndroq. Disa vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme në një kodër rreth fshatit Ndroq, në afërsi të Tiranës, ndërsa skuadrat e zjarrfikësve po mundohen për shuarjen e tyre. Sipas informacioneve paraprake, zjarrfikësit po mundohen të ulin përparimin e flakëve, por po hasin vështirësi në terren. Pavarësisht nga sipërfaqja e zënë nga flakët, nuk ka dëme në njerëz apo dhe materiale.
    (ma.ar/BalkanWeb)

  4. #404
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shqiperia ne flake

    Vazhdon sulmi i fuqishem ndaj pyjeve ne Shqiperi. Agjentet greke kete rradhe kane synuar Himaren e Dhermine, per te sabotuar edhe ate pak turizem aty. Kjo eshte pritur me ngazellim nga popullata progreke aty, duke menduar qe edhe do te ndertojne e hedhin me shume beton ne tokat e djegura.

    Ndersa Priska digjet ende ne Tirane....


    -----
    22 Gusht 2012 - 18:25 | Shqiperi

    Zjarre në vend, kodrat e Dhërmiut në flakë, CEZ ndërpret energjinë

    VLORE-Rreth 15 vatra zjarresh në vend po djegin pasivisht pyjet dhe kullotat. Flakët favorizohen nga temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin këto ditë si dhe nga era e lehtë. Zonat ku kanë shpërthyer shumica e vatrave të zjarreve janë në zona të thepisura duke shkaktuar vështirësi për zjarrfikësit të ndërhyjnë.
    Dhermi
    Një vatër e fuqishme zjarri në kodrat e Dhërmiut ka vënë në lëvizje banorët e zonës dhe zjarrfikëset.
    Për shkak të temperaturave të larta, flakët e zjarrit po përparojnë tepër duke djegur ullishtat dhe shkurret në zonë.
    Zjarrfikëset që ndodhen në vendngjarje e kanë të pamundur të ndërhyjnë në lartësi të kodrave për shkak të terrenit të thyer malor.
    Ndërkohë CEZ ka ndërprerë energjinë elektrike në Dhërmi dhe Palasë me qëllim sigurinë e pushuesve.

    Flakët e zjarrit shihen me sy të lirë dhe nga bregu i detit ku ndodhen me qindra turistë që po kalojnë pushimet sezonale në bregdetin dhërmiot.
    Shkoder
    Në rrethin e Shkodrës, fenomeni i rënies së zjarreve në këtë periudhë të nxehtë vere, ka qënë prezent në disa zona. Në rrethin e Shkodrës për momentin kemi dy vatra zjarri aktive, njëri në komunën Postribë dhe tjetri në komunën e Shalës.
    'Në fshatin Vilëz, po bëhen përpjekje nga shërbimet e Policisë Pyjore dhe banorët e zonës për izolimin e tij. Ndërsa vatra e zjarrit në komunën Shalës është shfaqur në fshatin Ndërlysa, mbi 2 mijë metër mbi nivelin e detit, në pjesen e sipërme të bimësisë pa probleme për shtëpitë e banimit”, tha kreu i Policisë Pyjore të qarkut verior.
    Në lidhje me zjarrin e rënë në pikën turistike të Thethit, policia pyjore thote se “zjarri është izoluar" dhe se ," flakët e zjarrit kanë përshkur rreth 0.3 ha pyje, kryesisht në zonën e pyjeve të larta, ndërsa dëmi konsiderohet minimal.”

    Gjatë gushtit në rrethin e Shkodrës janë konstatuar 5 raste zjarri në një sipërfaqe prej 30 ha, kryesisht në komunën Vig-Mnelë. Shërbimet e Policisë Pyjore, Ushtria, zjarrfikëset dhe banorët e zonës kanë mundur ta izolojnë, duke minimizuar dëmin ekonomik, ndërkohë që qëllimi kryesor ka qënë shpëtimi i banesave dhe banorëve.
    Përgjithësisht zjarret janë konstatuar në një lartësi mbi 1500 metra dhe ato nuk përbëjnë rrezik serioz për dëmtimin e banesave.
    I pyetur për mundësinë e zjarrvënieve të qëllimshme një fenomen që po përsëritet për përfitime personale, ai sqaroi se nga verifikimi i strukturave pyjore nuk janë konstatuar individë të veçantë.
    Ndërkohë që nuk kanë munguar denoncimet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Shkodër, për hetime të mëtejshme të këtij fenomeni, për të gjitha rastet pa autor, thotë ai.

    Situata sipas MInistrise
    Ministria e Brendshme jep informacione për situatën e krijuar nga zjarret në të gjithë territorin. Në të gjithë qarqet e vendit ka gjithsej 15 raste zjarresh në pyje, sipas MB.

    Situata e vatrave të zjarrit gjatë ditës së sotme paraqitet si më poshtë:

    Qarku Dibër: Gjatë ditës së sotme vazhdojnë të jenë 6 vatra aktive zjarri. Në ekonominë pyjore Lura 1, në vendin e quajtur “Zhavori”, në Parkun Kombëtar Lura 2, në vendin e quajtur “Fusha e Pelave”, në Pllaut-Qafë Murrë, në pjesën veriore të kësaj ekonomie, në Zall-Gjoçaj, në vendin e quajtur Kodra e Tollës, në rrethin e Matit, në Malin e Bejinit dhe në Shupenzë. Zjarret janë nën kontrroll dhe vijon puna për fikjen e tyre.

    Qarku Kukës:
    Ka 2 vatra zjarri në në fshatin Zapod, komuna Zapod si dhe vatra e zjarrit në Qafë Kom, të cilat janë të izoluara dhe nën kontroll. Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar puna për fikjen e plotë nga forcat e policisë pyjore, forcat zjarrfikëse dhe komuniteti.

    Qarku Lezhë:
    Ka 1 vatër aktive zjarri, në komunën Kthjelle.

    Qarku Shkodër: Ka 5 vatra aktive zjarri në rrethin e Pukës. Në pyllin mbi fshatin Gojan-Gjegjan, 2 vatra në Iballë dhe 2 vatra në Qerret. Ndërsa vatra e zjarrit pranë Thethit u shua plotësisht.

    Qarku Vlorë:
    Gjatë ditës së sotme u shfaq një vatër zjarri në fshatin Dhërmi. Forca të PMNZH-së Vlorë, kanë shkuar në ndihmë të forcave lokale dhe po punojnë për vënien e plotë nën kontroll dhe fikjen e zjarrit.

    Qarku Elbasan:
    Nuk ka vatra zjarri aktive. Vatra që u shfaq në mëngjesin e sotëm në komunën Përparimaj u shua nga ndërhyrja e menjëhershme e forcave të PMNZH-së.

    (d.b/BalkanWeb)

  5. #405
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Dembelit te Stambollit edhe kur i erdhi zjarri te b*tha nuk levizi..

    ---

    Zejmen, komuniteti indiferent ndaj zjarreve
    Publikuar më 23.08.2012 | 16:20

    LEZHË - Ditë e fundit të muajit gusht po shënojnë një rritje të rasteve të zjarreve në pyje dhe kullota. Në 24 orët e fundit në qarkun e Lezhës janë shënuar 2 vatra zjarri. Një vatër zjarri është shfaqur në ekonominë pyjore të Malungut, në komunën e Zejmenit. Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe operacioni është ndërmarrë me mjete rrethanore. Inspektorëve dhe specialistëve të shërbimit pyjor iu është dashur të përshkojnë kilometra të tëra, për të arritur tek vatrat e zjarrit. Operacioni për izolimin e këtij zjarri ka rinisur që në orën 4 të mëngjesit. Duke qenë një zonë afër lumit të Matit, zjarri është favorizuar edhe nga erërat. Drejtori i Shërbimit Pyjor Lezhë, Besnik Lleshi, theksoi për "Shekulli"-n, se janë përshkuar 6 ha pyje dhe kullota dhe janë djegur tërësisht 1.2 ha.
    Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Pyjor theksoi se është vërejtur një neglizhencë e komunitetit në këto operacione, duke apeluar për një bashkëpunim, pasi është e pamundur që situata të tilla të menaxhohen vetëm nga shërbimi pyjor.
    Vatrat e zjarrit janë izoluar falë angazhimit të shërbimit pyjor, ndonëse me mjete rrethanore. Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri në qarkun e Lezhës ka qenë edhe ajo në fshatin Malaj, Bashkia Rrëshen. Shërbimi zjarrfikës i rrethit Rrëshen ka dislokuar një automjet zjarrfikës, si dhe një fadromë për çdo eventualitet në rast se zjarri përparon drejt shtëpive të banimit.

    Lindita Koka

  6. #406
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Zjarret djegin pyjet, kaotike situata në Pukë e Krrabë

    24 Gusht 2012 - 18:50 | Shqiperi

    Zjarret djegin pyjet, kaotike situata në Pukë e Krrabë

    TIRANË-Vijon situata alarmante me zjarret e shumta që po djegin pyjet në vend.
    Disa vatra të aktivizuara prej ditësh kanë shkaktuar dëm të madh mjedisor në pyjet e Qafë Shapkës e Stëblevës në Librazhd, pyjet me pisha në Krrabë si dhe masivet me pisha në Orosh e Kryezi të Pukës.

    PUKE
    Flakët e zjarrit vijojnë me intensitet në pyjet e fshatrave të pUkës duke krijuar një situatë kaotike. Në Orosh e Kryezi, TvNews24 mëson se situata ka dalë jashtë kontrollit. Kryetari i Komunës Qafë Mali, Hil Kola i ka bërë thirrje shtabit të emergjencave të ndërhyjë.

    ‘Kemi nevojë për ndërhyrje nga ajri’.
    Sipas kryekomunarit dëmi mjedisor është tepër i madh por rreziku po afrohet dhe për banorët.
    “Janë djegur qindra ha pyje, ndërkohë në rrezik po vihen dhe banesat pranë këtyre masiveve pyjore”.

    KRRABE
    Një vatër zjarri që vijon prej ditës së djeshme pranë fshatit Krrabë ka përkeqësuar situatën ditën e sotme. Flakët janë përhapur duke djegur plot 3 ha pisha ndërsa po kërcënojnë dhe 2 banesa.

    Deri në orën 19:00 situata në Krrabë vijoi e rënduar, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme.

    Është vështirësuar kalimi në aksin nacionale Tiranë-Elbasan, por shefi i zjarrfikëseve Haki Hoxha theksoi se vështirësitë janë shkaktuar vetëm nga mjegullat e tymit që kanë mbuluar rrugën.

    Burime nga forcat zjarrfikëse bëjnë të ditur se po bëjnë të pamundurën për të lokalizuar flakët por temperaturat e larta janë disfavor. Së bashku me zjarrfikësit në zonë po ndihmojnë dhe banorët pasi zjarri është përhapur në një pyll të dendur.

    TvNews24 mëson se policia ka ndaluar 2 persona si autorë të ndezjes së zjarreve. Panajot Lika dhe Krenar Beqiraj janë 2 të rinjtë e ndaluar nga zjarrfikësit.
    “ka prova të qarta se Lika dhe Beqiraj janë zjarrvënesit”, theksoi policia për News24.

    LIBRAZHD
    Edhe në pyjet e nënprefekturës së Librazhdit prej të paktën dy ditësh rezulton të jenë aktive disa vatra zjarri mjaft të fuqishme. Më kritike situata aktualisht paraqitet në disa prej masive pyjore në fshatrat e komunës së Steblevës.

    Zjarri që nga pasditja e të enjtes i është afruar shumë një masivi gjigant me pisha si dhe zonës së banuar. Për të shmangur katastrofën është urgjente ndërhyrja nga ajri pasi me mjete shuarja e zjarreve të këtyre përmasave në Borovë është e pamundur.

    Kryetari i kësaj komune Alban Fejzo e cilësoi situatën tejet problematike. Sipas tij, zjarret e shfaqura sa vjen e bëhen edhe më të fuqishëm dhe fatkeqësisht nuk po merren masat e nevojshme nga shtabi i emergjencave civile për përballimin e situatës së rëndë të krijuar që nga mesjava.

    Kreu i komunës konfirmon se të paktën 9 ha me pyje janë në flakë në Borovë.

    QAFË SHAPKË, KREU I KOMUNËS: NË RREZIK PARKU I SHEBENIK JABLLANICË
    Kreu i Komunës Qendër-Librazhd, Enver Shkurti ka dhënë alarmin se rrezikimit të masivit pyjor në parkun Shebenik Jabllanicë.

    Shkurti bën me dije për News24 se vatra e zjarrit të madh në në vendin quajtur Qafë Shapkë ka përfshirë 23 hektarë shkurre, ndërkohë që era po ndihmon në përmarimin e tyre.

    (d.b/BalkanWeb)

  7. #407
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Zjarre kane rene dhe me pare ne Shqiperi, cdo vit, me qindra cdo vit. Por asnje qeveri nuk e ka pare te arsyeshme te beje strategji e te marre masa kundra zjarreve. Ashtu si me permbytjet qe ndodhin cdo vit e kur ndodhin qeverite shprehen se u gjenden te papergatitura. Dihej qe edhe kete vit do te binin zjarre, dhe dihet qe edhe vitin tjeter do te bien edhe me shume zjarre.

    Cfare masash po merr qeveria per kete? Thjesht po pret sa te digjen edhe pyjet e fundit, dhe pastaj shpeton nga pergjegjesia ndaj pyjeve. Sepse nuk do te kete me.

    Ketu ne Estoni, ne cdo disa km ke rezervuare me uje qe ne rast zjarri ne pyje, zjarrfikeset te kene uje afer per te mbushur autobotet. Dhe bejne cdo vit stervitje me vullnetaret per te pergatitur trupen vullnetare ne rast zjarri. Dhe ka shume vullnetare qe sterviten cdo vit, dhe ne rast zjarri jane te gatshem te japin ndihmen e tyre. Megjithate, per sa vite qe jam ketu nuk kam degjuar qe te kete rene zjarr ndonjehere.

  8. #408
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shqipëria në flakë

    Publikuar më 29.08.2012 | 10:28

    Lindita Çela -

    Pothuajse në mbarë vendin ka vatra të zjarrit ku mijëra ha sipërfaqe me pyje po shkrumbohen. Terreni i vështirë malor, por dhe mungesa e mjeteve kanë bërë që emergjencat civile të humbin betejën në shuarjen e flakëve. Zona të tëra nga veriu deri në jug të vendit janë përpirë nga flakët ndërkohë, që dhe përfshirja në aksione të një helikopteri turk nuk ka përmirësuar situatën. Sipas njoftimeve zyrtare, gjatë ditë së djeshme helikopteri i vënë në dispozicion nga Republika Turke, ka operuar në lartësinë e Priskës dhe më pas, në zonën e Voskopojës dhe Parkut Kombëtar të Bozodovecit. 43 operacione të kryera gjatë ditës së djeshme nuk kanë mundur të shuajnë flakët që po përpijnë gjithçka.

    33 vatra zjarresh

    Malësia e Shkodrës është më e dëmtuara nga zjarri. Prej disa ditësh masive të tëra pyjore vazhdojnë të digjen ndërkohë që Ministria e Brendshme vetëm për këtë zonë ka identifikuar 11 vatra aktive zjarri, pothuajse në të gjitha komunat e këtij qarku. Sipas Drejtoris Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile në të gjithë territorin e vendit janë 33 vatra aktive zjarresh. Duket se situatë po kaq e rëndë është dhe në qarkun e Dibrës, ku flakët kanë përpijë sipërfaqe të tëra pyjesh në Parkun Kombëtar të Lurës. Ndërsa në qarkun Kukës prej ditësh vazhdojnë të jenë 6 vatra zjarri. Ndërsa në qarkun e Korçës flakët pothuajse po shkatërrojnë Parkun Kombëtar të Bozdovecit. E rëndë është gjendja dhe në komunë e Voskopojës dhe në fshatin Floq. Në komunën Selitë, rrethi Mirditë, në komunën Hungrei, rrethi Lezhë, si edhe në vendin e quajtur Fusha e Lugjeve, komuna Kthellë, për ditë të tëra flakët përshkruajnë masive të tëra me pyje. Prej ditësh kryeqytetasit mund të kundrojnë se si masivet pyjore të Qafës së Priskës vazhdojnë të digjen. Në këtë zonë, shumë afër Tiranës, vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë tepër aktive. Janë 40 efektivë të Shërbimit Pyjor dhe 45 efektivë të Forcave të Armatosura që po punojnë për izolimin e zjarrit.

    Zjarrfikëset në pritje të lajmit

    Zjarri nuk ka rënë vetëm në Policinë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, që ndodhet në Rrugën "Artan Lenja ", afër Inxhinierisë së Ndërtimit, në kryeqytet. Pesë zjarrfikëse janë të parkuara, prej ditësh nuk janë vënë në punë. Dy prej efektivëve përpiqen të mbushin rezervat e ujit, ndërsa në njërën prej zjarrfikëseve uji rrjedh nga të gjitha anët. Dita e djeshme ka qenë një ditë e qetë. Sipas zjarrfikësve me të cilët komunikuam, nuk ka pasur lajmërime për zjarr. 8 efektivët e turnit vrasin kohën duke luajtur një dorë domino. Komandanti i grupit të thotë se e ka të ndaluar të flasë me mediat. “Ne jemi në shërbim të komunitetit, kur të na lajmërojnë, ne ndërhyjmë. Kjo është puna jonë. Unë kam 20 vjet që këtë punë bëj, por për të ditur më shumë kërkoni leje nga ministri”-thotë komandanti i grupit të gatshëm të zjarrfikëses në kryeqytet.



    Zjarret, NASA drejton satelitin mbi Shqipëri, BE sjell 1 helikopter

    Olli: “Spanja sjell sot një helikopter”. Drejtori i Emergjencave Civile thotë se situata e zjarreve në vend është nën kontroll. I bën thirrje komunitetit për të bashkëpunuar me forcat zjarrfikëse

    Agjencia hapësinore amerikane NASA sjell imazhet dramatike të zjarreve në Shqipëri, ndërkohë që BE alarmohet dhe i përgjigjet menjëherë thirrjes për ndihmë të Ministrisë sonë të Brendshme. Një helikopter nga Spanja duket se është shpresa për të ndalur hovin e zjarreve që po përpijnë sipërfaqe të tëra me pyje në jug dhe në veri. Në kuadër të ndihmës së Bashkimit Evropian, forcave të emergjencës do t’u shtohet sot një tjetër helikopter special që do të ofrohet nga qeveria spanjolle. Helikopteri do të bëhet pjesë e grupeve operacionale të ngritura, në përbërje të të cilave hyjnë dhe një numër forcash të ushtrisë. Lajmi konfirmohet për gazetën “Shekulli” nga drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli, sipas të cilët, helikopteri do të ketë një kapacitet të rëndë, mbi 400 tonë ujë. Disa ditë më parë një helikopter turk erdhi si ndihmë dhe vazhdon operacionet mbi vatrat e zjarrit. Por, në prononcimin e tij për gazetën, Alfred Olli tha se “nuk konsideroj situatën emergjente”. Sipas tij, krahasuar me vendet e rajonit, në Shqipëri konstatohen shumë më pak vatra zjarri. “Ardhja e helikopterit spanjoll do të përmirësojë ndjeshëm situatën. Duhet të keni parasysh se shumica e vatrave të zjarrit janë në një terren shumë të vështirë malor dhe pothuajse është e pamundur ndërhyrja e forcave nga toka nëpërmjet zjarrfikëseve. Në shumë zona e vetmja mundësi për të ndërhyrë është nga ajri, kështu që me vendosjen e një helikopteri tjetër në dispozicion të grupeve të punës, besoj se shumë shpejt situata do të përmirësohet”-tha dje për “Shekullin” Alfred Olli. Ndërkaq, Olli i ka bërë thirrje komunitetit të bashkëpunojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit, që sipas tij ka dyshime të forta se shumica shkaktohen nga vendasit për të hapur kullota pyjore.

    NASA: Ja harta e zjarreve në Ballkan

    Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) publikon foto të hartës së zjarreve në Europën Juglindore, dhe në Ballkan nga hapësira. Me sy të lirë dallohen vatrat e zjarrit, si pika të kuqe, ndërkohë që kryesisht verilindja e vendit, Mali i Zi, Serbi, Bosje Hercegovinë dhe Greqi duket se është mbuluar nga tymi. Ndërkohë zyrtarisht, ende nuk bëhet me dije sipërfaqe e pyjeve të djegura, por NASA raporton se deri tani në Shqipëri janë djegur rreth 148 ha vreshta dhe ullishte. Zjarrfikësit, raporton NASA, e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

    Situata në Ballkan

    Në Greqi raportohen për 20 vatra zjarri të fuqishme. Po hetohet për mundësinë e zjarrvënieve të qëllimshme, ndërkohë që dy shtetas francezë janë ndaluar në ishullin Andros pasi akuzohen se kanë vënë një zjarr aksidentalisht. Në Bosnje zjarret ndikuan negativisht në turizëm. Në Serbi autoritetet evakuan mijëra persona nga disa fshatra të lokalizuar në jugperëndim të vendit. Policia dhe ushtria janë vënë në ndihmë për të shuar zjarret, ndërsa Rusia ka dërguar dhe një helikopter. Në Malin e Zi flakët kërcënojnë pyjet e vjetra me pisha në verilindje të vendit dhe policia e zjarrfikësit po përpiqen ta ndalojnë. Këto pemë janë shumë të rëndësishme për këtë vend, pasi disa prej tyre arrijnë deri në moshën 400 vjeçare. Gjithashtu janë dëmtuar qindra ha tokë pyje dhe disa shtëpi. Është bërë dhe ndërhyrja nga ajri, por puna vështirësohet shumë për shkak të terrenit të thyer dhe erërave të forta.

  9. #409
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tiranë, zjarr i madh përballë kodrave të liqenit artificial, digjen ullishtet

    Si ju duket pallatet në vend të ullinjve?
    ----
    02 Tetor 2012 - 12:14 | Analiza


    Tiranë, zjarr i madh përballë kodrave të liqenit artificial, digjen ullishtet
    TIRANE- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë paraditen e sotme përballë kodrave të liqenit artificial.

    Forcat zjarrfikëse të mbërritura në vendngjarje kanë nisur punën pë shuarjen e flakëve, por mësohet se zjarri po përhapet me shpejtësi.

    Sipas burimeve nga vendngjarja, raportohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarësh.

    Nga vendngjarja, gazetari Spartak Koka deklaron se sipërfaqja e djegur është me ullishte, ndërsa sic shton ai flakët po përparojnë me shpejtësi drejt banesave.
    “Zjarri favorizohet nga era, është rreth 30 deri në 50 metra larg banesave”, tha ai.

    Banorët e zonës flasin për një zjarrvënie të qëllimshme.
    (ma.ar/BalkanWeb)

  10. #410
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Idiotizmi është sëmundje e keqe!

Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •