Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 410
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Lufta ndaj mjedisit në Shqipëri

    Vazhdon lufta per zhdukjen e mjedisit ne Shqiperi. Lufta ndaj mjedisit ne Shqiperi ka kohe qe eshte shpallur nga njerezit, qeveria e bizneset dhe bile dhe jane hartuar ligje per nje zhdukje efikase te mjedisit.
    Viktima e rradhes keto dite ishte Liqeni Artificial i Tiranes, i vetmi i mbetur ne Tirane, por nje hale ne sy per bizneset e ndertimin qe nuk mund te shohin siperfaqe te pabetonuara, prandaj vendosen qe ta denojne me vdekje kete liqen...


    Katastrofë mjedisore në Liqenin Artificial
    Dritan Laci | 13/05/2009 | Gazeta Shekulli
    Persona të panjohur zbrazën mbrëmjen e së djelës, një bot me materiale me bazë acide në rezervuarin e Liqenit Articial, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme mjedisore. Eduard Shalsi e cilësoi akti si një shtazari të vërtetë, ndërkohë që dyshimet e para mbi ndotësit hidhen mbi pallatet në ndërtim përreth zonës


    Një katastrofë e vërtetë mjedisore ka ndodhur në dy ditët e fundit në hapësirën ujore të Liqenit Artificial në Tiranë. Individë të papërgjegjshëm, ende të paidentifikuar, kanë zbrazur të dielën në mesnatë në liqen, lëndë me bazë acide të dyshimtë, e cila ka dëmtuar pothuajse të gjithë sipërfaqen e rezervuarit.


    Pushues dhe peshkatarë amatorë, bujtës të rregullt të liqenit, thanë dje për gazetën "Shekulli" se e gjithë kjo mynxyrë mjedisore është konstatuar fillimisht nga ata vetë, mëngjesin e ditës së hënë.


    Ata rrëfejnë se në ditën e parë të javës, liqeni ka qenë i mbushur në të gjithë bregun e tij, me një lëndë të çuditshme me ngjyrë pane dhe gur kali, e cila mbante erë të rëndë që të çante hundët. Banorët e përhershëm të liqenit, nuk ditën të thonë se për ç'lëndë bëhej fjalë, por u shprehën jo pak të shqetësuar se dëmi i shkaktuar në liqen ishte i madh.


    Gëzimi, amator peshkimi, tregoi se, "në fillim, lënda e hedhur në liqen qëndronte në masë të trashë, në formë pelte, në brigje, më pas era e përhapi në të gjithë hapësirën liqenore.


    "Nuk e dimë kush e ka bërë. Shokë të mi më thanë që ishte një bot ndërtimi, që zbrazi materiale në liqen, por se sa e vërtetë është nuk di të bëj me faj njeri", - thotë 50 vjeçari i dëshpëruar. Katastrofa mjedisore nuk i shpëtoi dje edhe vëmendjes së instancave shtetërore.


    Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, u pa vetë në digën e liqenit duke vështruar ndotjen masive në rezervuar. Ai e konsideroi aktin e pashembullt të ndotjes së Liqenit Artificial, si një shtazëri të vërtetë. Z. Shalsi urdhëroi të gjithë instancat në varësi të bashkisë që të kryenin matjet përkatëse, si edhe të gjendej fajtori që shkaktoi katastrofën në liqen.


    Në lëvizje u vu dje edhe dikasteri i Shëndetit Publik. Shqetësimi i parë që ata ngritën ishte ndotja bakteriale e liqenit, dyshim i cili u hodh poshtë pas matjeve të para të kryera. Specialistë të shëndetit publik, me në krye drejtorin e DSHP-së, Gjergj Ndoja, morën nga liqeni kampionë të materialit të hedhur, nga ku do të nxirret më tej edhe përbërja e saj.


    Riza Çerepi, përgjegjës i Parkut Kombëtar, informoi dje për gazetën "Shekulli" se, me gjithë kërkimet për gjurmë të mundshme, ende nuk ishte bërë e mundur të gjendej subjekti, i cili ndoti liqenin.


    Ai konfirmoi se dyshimet e para hidhen mbi një bot ndërtimi, që thuhet se u përket pallateve në ndërtim përreth zonës, ndërkohë që hodhi poshtë mundësinë që ndotja të kishte ardhur nga pishinat rrotull liqenit.

    Ikin klientët, era e rëndë mbyt liqenin dhe zonën përreth. Bashkia: "Po kërkojmë autorët"
    Ndotja, gjallesat në liqen në rrezik


    Ajo që ende nuk dihet është shkalla e vërtetë e gjëmës që mund të ketë ndodhur në liqen. Pjesa e vetme që shikohet është ajo sipërfaqësore, ndërkohë që dëmi që mund t'u jetë shkaktuar gjallesave nënujore është ende për t'u parë.


    Peshkatarët thonë se kanë dy ditë që kanë hedhur kallamat në liqen dhe pak prej tyre mund të kenë kapur peshk. Më i rrezikuari nga ndotja e madhe mund të jetë Karasi, një peshk i vogël, që më shumë se për mishin e tij, gjuhet për sport, çka mund të sjellë largimin e peshkatarëve amatorë, nga oazi i tyre i vetëm i qetësisë, Liqeni Artificial. Një nga peshkatarët rrëfen se si këtë radhë një ndotje e tillë nuk është parë kurrë.


    "Në liqen ka shumë probleme, po si këtë herë nuk kemi parë. Kanë hedhur edhe klor për të larguar peshqit, por që liqeni të ndotet në këtë masë, kjo është hera e parë",- thotë peshkatari.


    Dëme kanë pësuar edhe lokalet që popullojnë bregun e liqenit. Ditën e djeshme, vizitorë që zgjedhin liqenin si vendpushimi, kanë preferuar të qëndrojnë larg oazit të tyre të qetësisë. Era e rëndë e materialit të panjohur të hedhur në liqen, ka bërë që klientët të ndërrojnë destinacion.

    ----------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Drejtoria Rajonale e Mjedisit, vë alarmin se lënda e hedhur në liqen mund të jetë me përbërje kimike


    Mollaymeri: Liqeni është plotësisht i ndotur


    Origjina e ndotjes së shkaktuar në Liqenin Artificial mbetet ende mister. Xheladin Mollaymeri, inspektor në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit, sqaroi dje për gazetën "Shekulli" se nuk është përcaktuar ende se çfarë lënde është ajo që pretendohet t'u ketë shkaktuar dëm të madh gjallesave në liqen dhe jo vetëm. Inspektori diti të thotë vetëm se lënda e hedhur në liqen ka ndotur si ujin ashtu edhe ajrin, duke përhapur një erë jo të këndshme.


    Z. Mollaymeri dyshon se bëhet fjalë për një përzierje acidi dhe lënde kimike, e cila në kontaktin e parë me ujin është përhapur në sipërfaqe. Gjithsesi, sipas tij, këto mbeten ende në kuadrin e dyshimit. Nga ana tjetër, inspektori pohoi se një grup inspektorësh, po punojnë për të zbuluar origjinën e lëndës së çuditshme dhe pasojat që ajo mund t'i shkaktojë mjedisit në zonë.


    "Një gjë është e sigurt, pasi derdhja nuk është bërë në një drejtim, po në disa pika rreth e rrotull vendit të ndotur. Si fillim, është dyshuar mos ka qenë derdhje e ardhur nga pishinat. Por kjo është hedhur poshtë menjëherë pas inspektimit të specialistëve, me argumentin se ato bëjnë vetëm riciklimin e ujit", - sqaroi inspektori Mollaymeri.


    Ai tha më tej se përbërësi që është shkarkuar në ujërat e liqenit është i rrezikshëm për gjallesat që gjenden në të dhe shkakton ngordhjen e tyre. Specialistët e Mjedisit nuk dinë të thonë me saktësi se kur është hedhur lënda misterioze në liqen. Ndryshe nga thëniet e peshkatarëve, ata hedhin dyshimin se lënda ngjyrë pane është derdhur katër apo pesë ditë më parë.


    Inspektori i Mjedisit, Mollaymeri, informon gjatë bisedës se, për të pasur një ide më të qartë për atë çfarë ka ndodhur, duhen parë analizat e mostrave të marra në liqen, të cilat priten të bëhen të ditura ditën e sotme. Entela Resuli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e H2SO4
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    72
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Vazhdon lufta per zhdukjen e mjedisit ne Shqiperi. Lufta ndaj mjedisit ne Shqiperi ka kohe qe eshte shpallur nga njerezit, qeveria e bizneset dhe bile dhe jane hartuar ligje per nje zhdukje efikase te mjedisit.
    Viktima e rradhes keto dite ishte Liqeni Artificial i Tiranes, i vetmi i mbetur ne Tirane, por nje hale ne sy per bizneset e ndertimin qe nuk mund te shohin siperfaqe te pabetonuara, prandaj vendosen qe ta denojne me vdekje kete liqen...
    pak ore pas konstatimit te ndotjes ne liqenin artificial,Vaqeli i Edi rames doli
    ne nje konferenc shtypi,ku akuzoi qeverine per kete ngjarje!
    qe do te thote seduart Shalsi me Edvinet hellin gurin dhe fshehin doren,ose
    me mire me thane Vrasin naten dhe qajn diten!
    me nje fjale vete socialistet i sajojn naten keto pislleqe,qe te nesermen te dalin
    ne konferenc shtypi per te ja veshur qeverise!!

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nuk ka rendesi nese krimimelet ishin pd-iste apo ps-iste, ata duhet te kapen e denohen! Sapo u ktheva nga liqeni artificial, dhe me te vertete ai kishte marre fund! I gjithe liqeni kishte nje ngjyre gurkali ne te bardhe dhe vinte era solucion, dhe uji dukej si vaj ne siperfaqe...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e H2SO4
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    72
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Nuk ka rendesi nese krimimelet ishin pd-iste apo ps-iste, ata duhet te kapen e denohen! Sapo u ktheva nga liqeni artificial,
    dhe me te vertete ai kishte marre fund! I gjithe liqeni kishte nje ngjyre gurkali ne te bardhe dhe vinte era solucion, dhe uji dukej si vaj ne siperfaqe...
    ka shum rendesi qe te identifikohen ata te cilet bejne
    krime te tilla vetem per te ardhur ne pushtet!
    le te kthehemi ne vitet 1997 kur socialistet i vune zjarrin shqiperise vetem per te
    marre pushtetin,tani ne 2009 socialistet po ndjekin nje stradegji ndryshe nga ajo e 97es,tani vrasin naten dhe qajn diten,
    duke vrare vete deputetin e tyre dhe kerkojn gjoja prokurorise qe te kapen vrasesit!
    tani helmosin liqenin artificial,duke akuzuar qeverine etj etj keso pislleqesh!

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    OK, po ne cfare faji kemi ne kete lufte mes tyre? Pse s'i fusim socialiste e demokrate ne nje kamp perqendrimi e le te rrihen, te vriten a te qi... a te bejne ca te duan e te na lene rehat ne popullin e shkrete.

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    OK, po ne cfare faji kemi ne kete lufte mes tyre? Pse s'i fusim socialiste e demokrate ne nje kamp perqendrimi e le te rrihen, te vriten a te qi... a te bejne ca te duan e te na lene rehat ne popullin e shkrete.
    Duhet te emancipohet populli shqiptar dhe nuk ka pse te quhet i shkrete, kur me vullnetin e tij te lire i ka vene keta politikane te na qeverisin.
    U helmua nje liqen!! Ketu po helmohemi dite per dite nga ajri ne Tirane, pa le ne Kruje e F.kruje prej cimentos, e kudo ku ka investime nuk merret parasysh fare impakti ekologjik.
    Kaq e veshtire eshte per te gjetur fajtorin e liqenit? Ndoshta mund te jete varianti i urbanizimit te tij, sic u tha. Kjo eshte e natyrshme. Kapitali nuk e ka per gje te hedhe disa miliona per perfitimet e tij. Politika eshte pjese e tij. Atyre nuk u intereson jeta e njeriut. Per ta njeriu eshte thjesht nje instrument fitimi ose nje vote me shume ne interes te tyre.
    Duhet te jemi te lumtur qe kemi mbetur gjalle (ata qe kane mbetur)
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lufta ndaj mjedisit eshte lufte direkte ndaj popullsise. NE Afrike kompanite nderkombetare po bejne genocid, sic ndodhi ne Bregun e Fildishte ku kompania multinaconoale Trafigura hodhi lende kimike ne Abidxhan duke helmuar me mijera vete te cilet tani e kane hedhur ne gjyq ne gjykate nderkombetare kete kompani.
    http://news.bbc.co.uk/2/hi/programme...ht/8048626.stm
    Ndersa te ne jane vete ATA, pusht'etaret e politikaret qe duan te na zhdukin si popull, genocid brenda races...

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ndotet me lëndë kimike, masakër te liqeni artificial
    » Vendosur: 14/05/2009 - 07:51
    GAzeta Panorama

    Erë e rëndë dhe ngjyra jeshile mbi sipërfaqen e ujit. Që larg pjesa në anë të digës së liqenit artificial prej disa ditësh është ndotur prej inerteve. Kanë qenë banorët dhe ata që çdo mëngjes zgjedhin parkun e madh për të shëtitur të cilët janë alarmuar të parët. Ata iu drejtuan organeve kompetente shëndetësore dhe Bashkisë për të marrë masat e duhura. Sipas tyre, që të hënën liqeni ka qenë i mbushur në të gjithë bregun e tij me një lëndë të çuditshme, e cila mbante erë që të shponte hundët. Menjëherë specialistë e Drejtorisë së Shëndetit Publik filluan kryerjen e analizave paraprake. Sipas tyre, deri tani rezulton se uji i liqenit artificial në Tiranë nuk ka ndotje sanitare pra nuk ka shtim të ngarkesës bakteriale. Por analizat nuk kanë përfunduar ende. Nga sa sqarojnë ata, fenomeni ka ardhur për shkak të hedhjes së disa materiale inerte ndërtimi në të, ndërkohë situata vazhdon të jetë në ndjekje të vazhdueshme për kryerjen e analizave kimike nga Agjencia Rajonale e Mjedisit. Dyshimet e para hidhen mbi një bot ndërtimi, që thuhet se u përket pallateve që po ngrihen përreth zonës, ndërkohë që u hodh poshtë mundësia që ndotja të kishte ardhur nga pishinat rrotull liqenit. Këtë katastrofë mjedisore e ka denoncuar dje publikisht edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eduard Shalësi. “Është një ngjarje e rëndë, e cila do të ketë pasoja katastrofale ekologjike për Liqenin. Por kjo situatë ka ardhur si rezultat i keqpërdorimit mjedisor të territorit, pasi nuk ka një administrim të mirë të pushteteve. Ndaj dhe ndodhin gjëma të tilla. Shalsi deklaroi se duhet të gjenden urgjentisht shkaktarët e kësaj tragjedie, që të mos ndodhin më ngjarje me të tilla përmasa. “Prokuroria të nisë hetimet dhe të zbardhë këtë shkatërrim mjedisor që i është bërë parkut të liqenit”, tha Shalësi. Ajo që ende nuk dihet është shkalla e vërtetë e dëmit që mund të ketë mund shkaktuar lënda e hedhur në liqen. Pjesa që duket është ajo sipërfaqësore, ndërkohë që pasojat mund të jenë shumë më të mëdha për gjallesat nënujore. ” Në liqen hidhen lloj-lloj mbeturinash po si këtë herë nuk kemi parë. Kanë hedhur edhe klor për të larguar peshqit, por që liqeni të ndotet në këtë masë, kjo është hera e parë”, - thotë një prej pronarëve të lokaleve aty pranë. Edhe atyre kjo situatë u ka sjellë jo pak dëme. Dy ditët e fundit vizitorët që zgjedhin liqenin si vendpushimi, kanë preferuar të qëndrojnë larg tij duke u mjaftuar vetëm me një xhiro në këmbë. Era e rëndë e materialit të panjohur të hedhur në liqen, ka bërë që klientët të ndërrojnë destinacion. Specialistët e Mjedisit nuk dinë të thonë me saktësi se kur është hedhur lënda misterioze në liqen. Ata hedhin dyshimin se lënda ngjyrë pane është derdhur katër apo pesë ditë më parë. Se çfarë përmbajtje ka lënda do të merret vesh vetëm pasi të përfundojnë analizat.


    “Lënda ndotëse mund të shkatërrojë gjallesat në liqen”

    Lënda që është zbrazur në liqen mund të jetë kimike. Çka do të thotë se ndotja mund të ketë pasoja vërtet të parikuperueshme. Dyshimi hidhet nga Drejtoria Rajonale e Mjedisit. Specialistët e saj dyshojnë se bëhet fjalë për një përzierje acidi, e cila në kontaktin e parë me ujin është përhapur në sipërfaqe. Por këto mbeten ende dyshime, për aq kohë sa nuk janë vërtetuar. Përbërësi që është shkarkuar në ujërat e liqenit është i rrezikshëm për gjallesat që gjenden në të dhe shkakton ngordhjen e tyre. Dikur një oaz, ku edhe mund të freskoheshe, liqeni tashmë prej vitesh nuk është ai që ka qenë. Mbeturina hidhen në të kohë pas kohe, nga persona të cilët as duan t’ia dinë se çdo të thotë mjedis. Por siç thonë dhe vizitorët e përditshëm të parkut të madh, ndotja e fundit nuk është parë më parë. Jo vetëm uji, por edhe në ajër ndihet era e rëndë.

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Derdhet hidromat në liqen, rrezikohet zhdukja e gjallesave

    » Dërguar më: 14/05/2009 - 13:42
    Gazeta Shqiptare

    Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në Liqenin Artificial të Tiranës u vu re një ndotje në sipërfaqe të tij, në anë të digës. Era e rëndë dhe ngjyra jeshile në sipërfaqe të ujit shqetësoi banorët, të cilët iu drejtuan organeve kompetente shëndetësore dhe të Bashkisë për të marrë masat e duhura. Por edhe pse punonjësit e Bashkisë janë munduar që të pastrojnë me mjete artizanale, situata është tejet alarmante. Ndotja e liqenit ka ardhur për shkak se në të janë derdhur 300 kg hidromat i skaduar nga firma ndërtimi. Specialistë të Drejtorisë së Shëndetit Publik filluan kryerjen e analizave paraprake dhe sipas tyre, deri tani rezulton se uji i Liqenit Artificial në Tiranë nuk ka ndotje sanitare, nuk ka shtim të ngarkesës bakteriale. Fenomeni, sipas tyre ka ardhur për shkak të hedhjes së disa materialeve inertesh ndërtimi në të, ndërkohë që situata vazhdon të jetë në ndjekje të vazhdueshme për kryerjen e analizave kimike. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Gjergj Ndoja e ka konsideruar ndotjen e liqenit, një ndotje shumë të madhe me karakter kimik. "Kjo është një ndotje tejet e madhe, që do t'i kushtojë shtrenjtë këtij liqeni, pasi duke qenë se ai nuk ka derdhje të vazhdueshme, do ta ketë shumë të vështirë të pastrohet", - ka deklaruar ai. Ndërsa nën-kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Eduard Shalsi e ka konsideruar sot ndotjen e Liqenit Artificial të Tiranës, katastrofë ekolo-gjike. Shalsi tha se "kjo është një ngjarje e rëndë, e cila do të ketë pasoja katastrofale ekolo-gjike për liqenin". Gjithashtu ai deklaroi se "duhet të gjenden urgjentisht shkaktarët e kësaj tragjedie, që të mos ndodhin më ngjarje me të tilla përmasa".

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cduan firmat e ndertimit ne brigjet e liqenit...
    ah mor edvin o i RI zengjin.. QE KURRE XHEPI YT VAPORR S'U NGINj..
    o po kija ajrin e frymen e gurmaZET TIRANES SE ASHTU E DUAN..
    edvini e ka te qarte konceptin enverist.. qe shqipove duhet tu a kic mamate qe te te thon baba..
    ai ashtu po u ben..
    prandaj do e kemi dhe kryeminister..dhe kryetar bashkie dhe kryeprokuror dhe kryetar njesitsh guerile arapoiste nerjako sterkoiste.. e kuptonet dhe kryefehmi abdi..
    ec perpara shok ed-ver..





    Nuk po e shoh me ne forum ate luftatarin e vetem per ajer te paster ne tiran.. altin Goxhajn..
    u duk nje dizaj ne forum e iku..

    askush vec altinit goxhaj nuk protestoj kunder mizerise me pallate te trasha qe po ben kryemafiozi edvin tek diga e liqenit..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 14-05-2009 më 10:33

  11. #11
    Gazeta thote se sipas shalsit dyshimet e para hidhen mbi firmat qe ndertojne pallate buze liqenit

    1. Kush i pajis keto firma me leje ndertimi?

    Me duket se bashkia i ka ne dore lejet e ndertimit ne mos gabohem

    2. kush eshte ne krye te bashkise?

    ????????????
    Pse nuk i mbikqyr bashkia keto firmat? pse nuk pyet bashkia se si e ku i hudhin mbeturinat keto firmat?

    keshtu veprojne te gjitha bashkite ne perendim dhe meqenese edi eshte kaq modern dhe llap papushim per idete dhe vizionet e tij perparimetare-perendimore ateher duhet ti dije se si me e drejtu nje cope bashki.

    Do te behet dhe kryeminister pale

    edvini shperndan leje ndertimi sikur me e pas tiranen bahcen qe ja ka lene trashegim gjyshi.

    Si pasoje po mbijne pallatet si kerpurdhat


    e forte do jete sikur te dali ne top-channel dhe te thote qe e ka fajin qeveria dhe sala qe po shkaterrojn tiranen
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 14-05-2009 më 15:06

  12. #12
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Egnatius Lexo Postimin
    Gazeta thote se sipas shalsit dyshimet e para hidhen mbi firmat qe ndertojne pallate buze liqenit

    1. Kush i pajis keto firma me leje ndertimi?

    Me duket se bashkia i ka ne dore lejet e ndertimit ne mos gabohem

    2. kush eshte ne krye te bashkise?

    ????????????
    Pse nuk i mbikqyr bashkia keto firmat? pse nuk pyet bashkia se si e ku i hudhin mbeturinat keto firmat?

    keshtu veprojne te gjitha bashkite ne perendim dhe meqenese edi eshte kaq modern dhe llap papushim per idete dhe vizionet e tij perparimetare-perendimore ateher duhet ti dije se si me e drejtu nje cope bashki.

    Do te behet dhe kryeminister pale

    edvini shperndan leje ndertimi sikur me e pas tiranen bahcen qe ja ka lene trashegim gjyshi.

    Si pasoje po mbijne pallatet si kerpurdhat


    e forte do jete sikur te dali ne top-channel dhe te thote qe e ka fajin qeveria dhe sala qe po shkaterrojn tiranen
    tani te rrime shtrembet e te flasim drejt, pallatet rreth liqenit nuk i perkasin Tiranes, pas rruges rreth liqenit eshte komuna Farke dhe aty jane dhene lejet per ato pallate. Nuk po them qe bashkia eshte lule, por te dyja palet nje m... jane.

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    tani te rrime shtrembet e te flasim drejt, pallatet rreth liqenit nuk i perkasin Tiranes, pas rruges rreth liqenit eshte komuna Farke dhe aty jane dhene lejet per ato pallate. Nuk po them qe bashkia eshte lule, por te dyja palet nje m... jane.

    Edvin83 flm per sqarimin se as vete nuk isha i sigurt nese ajo zone i perkiste bashkise se tiranes apo jo.

    po kur thua ti m..t ato te farkes akoma me m..t ato te tiranes

  14. #14
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Pastrimi i liqenit, mungon plani i posaçëm i ndërhyrjes

    Lëvizja kundër betonizimit: Ndotja e qëllimshme, për tharjen e tij për ndërtime

    Liqeni artificial dhe gjallesat e tij rrezikohen së tepërmi nga ndotja kimike, rezultati i analizave të së cilit nuk ka dalë ende nga agjencia rajonale e mjedisit. Ndërkohë që deri tani nuk është folur ende për një plan të posaçëm ndërhyrjeje për pastrimin e liqenit artificial. Nga ana tjetër, lëvizja qytetare kundër betonizimit në një reagim mesditën e djeshme lidhur me ndotjen e liqenit artificial të Tiranës e ka konsideruar atë të qëllimshëm për t‘u hapur sipërfaqe të reja ndërtimeve në këtë zonë.

    Specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar sërish se ndotja e liqenit artificial të Tiranës erdhi si pasojë e derdhjeve të një sasie prej 300 kilogramësh bojë hidromat në të. Ata thonë se analizat e deritanishme tregojnë që nuk ka ndotje bakteriale. Problem mjaft shqetësues mbetet ndotja kimike e këtij liqeni, si dhe përcaktimi i rrezikshmërisë që ka uji i tij për gjallesat që e popullojnë këtë ekosistem. "Aktualisht rezulton që nuk ka ndotje bakteriale dhe mund të merren ndërhyrje qoftë me pastrimin dhe filtrimin e këtij uji, apo qoftë dhe me shkarkimin e pjesshëm të kësaj sasie uji. Pra, gjithmonë në koordinim dhe me shtimin e sasisë së ujit të pastër në këtë liqen, kështu që të bëhet një shpëtim i këtij liqeni për një katastrofë që është bërë aty, një ndotje ekologjike", tha Mhill Gecaj, drejtor i ASHR-së.

    Megjithatë, sipas tij, ka shpresa për pastrimin e liqenit. "Përveç pluhurit hidromat që është përcaktuar dhe dihet tashmë që është një sasi pluhuri hidromat, por a ka substanca të tjera kimike të hedhura në liqen apo jo", vijoi Gecaj. Për sa u përket analizave kimike të ujit të liqenit, një ditë pas ndotjes së tij, duhet të merret agjencia rajonale e mjedisit, e cila ende nuk ka nxjerrë një rezultat të tyre. Dy ditë më parë, liqeni artificial i Tiranës është mbuluar nga një shtresë boje hidromat, e cila menjëherë ka shkaktuar jo vetëm ndotjen e tij, por edhe ngordhjen e menjëhershme të një sasie të konsiderueshme peshqish, që kanë dalë në sipërfaqe.

    Ndërsa, drejtuesit e lëvizjes qytetare kundër betonizimit janë shprehur se kjo katastrofë ekologjike është e qëllimshme dhe konsiderohet si hapi i parë i një plani të mirëmenduar, që do të çojë drejt tharjes së liqenit, për të hequr më pas të gjitha barrierat që do të lejojnë ndërtimet në këtë territor. "Lëvizja jonë e ka parashikuar që një vit më parë që kjo gjë do të ndodhte". Altin Goxhaj, përfaqësues i kësaj lëvizjeje, është shprehur se ky është fillimi i atij fundi që lëvizja ka paralajmëruar një vit më parë. Kjo lëvizje qytetare ka vënë alarmin se liqeni synohet të shndërrohet në një kënetë dhe pas kësaj të thahet për t‘u shndërruar në një shesh ndërtimi. Ndërkohë që kanë shprehur edhe shqetësimin për shtimin e specieve të ngordhura në buzët e liqenit.

    Aktualisht, punëtorët e bashkisë së kryeqytetit, pas tentativave të para për pastrimin e liqenit të ndotur me mjete thuajse krejt primitive, janë tërhequr pjesërisht. Kjo edhe për faktin se misioni i tyre për pastrimin e ndotjes me këto mjete duket krejtësisht i pamundur.
    Gazeta Shqip

  15. #15
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Lëvizja kundër betonizimit: Ndotja e qëllimshme, për tharjen e tij për ndërtime



    Gazeta Shqip
    Te lumte Edvin83 per sensibilitetin qe po krijon (se paku ne forum). Nuk ka dyshim qe faktet qendrojne ashtu sic i paraqet gazeta. Por antihumanizmi nuk pyeti per 26 gerdecare dhe per 230 milion dollare (rruga Durres-kukes), jo te pyese per jeten e disa gjallesave (shqiptareve), te cilet e kane parkun dhe liqenin si vend shlodhje dhe relaksi. (nuk po hyj tek 97` e me pare...po marr vetem yneret e fundit).
    Shpresoj te clirohen shpirtrat nga antihumanizmi.
    Duaje te afermin tend si veten

  16. #16
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    JA dhe nje foto qe bera dje per te ilustruar shkallen e ndotjes se liqenit. NE sfond shihen qarte uji i ndotur...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  17. #17
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Asfiksimi nga kimikatet, fauna në liqen drejt zhdukjes
    Dritan Laci | 15/05/2009 Shekulli

    Specialistët e mjedisit thonë se peshqit janë gjetur me shenja të qarta toksikimi, ndërsa shfaqin frikën se si pasojë e ndotjes gjallesat nënujore janë drejt shfarosjes së sigurtë


    Gjëma ka nisur të dalë në brigjet e liqenit. Peshq të ngordhur, me shenja të qarta të asfiksimit nga lëndët kimikate, tregon se hataja ekologjike, tashmë është një spektakël me bileta të rezervuara në Liqenin Artificial.


    Mëngjesi i çdo dite po rrëfen pak nga pak, në sytë e vizitorëve të shumtë, fundin e oazit të tyre të qetësisë. Ekologjistët parashikojnë ditë të zymta. Ndotja në Liqenin Artificial është në arrati. Shumë shpejt spektaklit pritet t'i vijë fundi. Frika është e madhe.


    Nën zë, ajo çka thuhet është se në një kohë fare të shpejtë, liqeni do të mbetet thjesht kujtim i dikurshëm. E thënë troç, më e keqja, ajo për të cilën të gjithë druheshin, është në prag. Forca e shkatërrimit nga ndotja po rend më shpejt se lopatat e punëtorëve të gjelbërimit, që me sforco bëjnë përçapje të shpëtojnë ç'të mundin nga liqeni.


    Ekologjisti Lavdosh Feruni, shpreson që lënda e hedhur në liqen të jetë në të mirën e gjallesave dhe të liqenit vetë, thjesht, ashtu si do të uronin të gjithë, material ndërtimi, por faktet janë fakte dhe ndonjëherë janë më kokëfortë se dëshirat.


    "Nuk dua të nxitohem, pasi duhen pritur analizat, por gjasat janë të rrezikshme. Disa nga peshqit e ngordhur kishin shenja të qarta toksikimi, gjë që të lë të dyshosh se në liqen janë derdhur lëndë kimike".


    Specialisti i Mjedisit u ndodh vetë dje në liqen për të parë me sy atë çfarë po ngjan ditët e fundit në Liqenin Artificial. Në analizën e tij paraprake, Feruni del në mendimin se, gjallesat janë të intoksikuara.


    "Peshqit që u gjendën të ngordhur, kishin në kokë një vrimë, shenja këto që tregojnë se gjallesat në liqen janë të toksikuara nga kimikatet". Dallimi i shenjave toksike te peshqit dhe bretkosat, paralajmëron fundin e faunës në liqen.


    Nëse materiali i hedhur do ketë përmbajtje gëlqerore, gjasat janë që vuajtja e gjallesave në liqen të mos jetë me përmasa të mëdha, në të kundërt shfarosja nuk do vonojë të afrojë. "Asgjë nuk mund të parashikohet.


    Gjithçka do të varet nga shkalla e ndotjes. Ajo që mund të them, është se në rastin më të keq, nëse kemi ndotje me kimikate, gjë që dallohet edhe te peshqit e ngordhur, atëherë fundi i faunës në liqen është i sigurt dhe mund të vijë shumë shpejt".



    Rreziku
    Ndotja, Liqeni Artificial rrezikon të kthehet në kënetë


    Fundi do të vijë, fillimisht, me asfiksimin e gjallesave dhe më pas me ngordhjen e tyre të ngadaltë. Ajo që frikëson më shumë është e ardhmja e liqenit. Specialistët e mjedisit thonë se ndotja është e madhe dhe ndërhyrja për të shmangur përhapjen e mëtejshme është pothuajse jorezultative.


    Nëse në liqen nuk do të kryhet ndërhyrje e specializuar, atëherë rezervuari premton të kthehet në kënetë, ku një faktor që do të ndikojë në rëndimin e situatës do të luajnë edhe ujërat e zeza që derdhen në liqen nga pallatet përreth zonës.


    Problemi më i madh që ka sot Liqeni Artificial është pastrimi i tij. I ndërtuar me forca vullnetare nga të rinjtë e shkollave në vitin 1956, Liqeni Artificial është furnizuar me ujë deri në fillim të viteve '90-të, nëpërmjet një kolektori të gjatë prej 7 kilometrash, nga liqeni i Farkës.


    Pas këtij viti, kolektori, si pasojë e ndërtimit të banesave sipër tij, u dëmtua duke sjellë njëkohësisht edhe ndërprerjen e komunikimit ujor me Liqenin Artificial, gjë që solli me kalimin e viteve edhe rënien e nivelit të ujit në liqen.


    Ditët më të vështira për Liqenin Artificial kanë qenë në fillimin e viteve 2000, kur popullimi i zonës dhe hedhja e ujërave të zeza në rezervuar nisi edhe shkatërrimin e tij. Liqeni Artificial është kthyer shpesh edhe në temë të nxehtë debati midis pushtetit lokal në Tiranë dhe komunës, që përfshin zonën e Selitës, pranë Liqenit ku po ndërtohen pallate të reja.


    Dy ditë më parë, nënkryetari i bashkisë Eduard Shalsi, pasi kërkoi të dilnin para drejtësisë përgjegjësit e ndotjes së liqenit, u shpreh mbi nevojën e ngutshme të kontrollit të territorit, dhe ndalimin e hedhjes së ujërave të zeza në Liqenin Artificial


    Ping-Pongu
    Analizat, nuk ka rezultate mbi ndotjen


    Edhe sot, kur kanë kaluar 5 ditë nga ndotja e Liqenit Artificial, askush nuk di të thotë se çfarë lënde është hedhur në liqen. Punonjësit e bashkisë vazhdojnë pastrimin e tij sipërfaqësor, ndërkohë që nuk dihet nëse Liqeni Artificial do të kthehet apo jo më në gjendjen e mëparshme.


    Autoritetet shtetërore nuk bien dakord me njëri-tjetrin se cili institucion duhet të kryejë analizat kimike për substancën e hedhur në liqen. Inspektorët shëndetësorë deklarojnë se kjo është kompetencë e Agjencisë së Mjedisit, ndërsa Ministria e Mjedisit nuk pranon të prononcohet.


    Edhe prefektura mohon të ketë kompetenca mbi liqenin, edhe pse në këtë institucion ka një këshill baseni që merret me ujërat. Liqeni administrohet nga Bashkia e Tiranes, e cila një dite më parë i kërkoi shtetit të ruajë hapësirat territoriale.

    Specialistët e Mjedisit këshillojnë që në Liqenin Artificial të mos peshkohet derisa të dalin analizat


    Ekologjistët: Mos konsumoni peshk liqeni


    "Hiqni dorë nga konsumi i peshkut të kapur në Liqenin Artificial, për sa kohë nuk kanë dalë ende analizat mbi materialin që ka sjellë ndotjen e tij". Kjo është këshilla e vetme që specialistë të mjedisit kanë për qytetarët apo edhe peshkatarët amatorë, që hedhin rrjetat dhe kallamat këto ditë në liqen.


    Këshilla vjen pas dyshimit të parë mbi toksicitetin që përmban lënda e hedhur në liqen pak ditë më parë. Në Liqenin Artificial, krahas Karasit, peshk që më shumë se për mishin gjuhet për sport, peshkatarët gjuajnë edhe për Krap.


    Në vitin 2002, Bashkia e Tiranës ka hedhur në liqen 2 mijë rasate peshk Krap, me qëllim pasurimin e faunës nënujore. Specialisti i mjedisit, Lavdosh Feruni, u kujton të gjithë peshkatarëve që bujtin në liqen, se është mirë që, të paktën këto ditë, të mos gjuajnë për peshk, pa u ditur ende lënda e hedhur në liqen.


    "Është mirë që peshku i liqenit të mos konsumohet, deri në momentin kur të dalin rezultatet e analizave. Nëse kemi të bëjmë me materiale kimike, konsumimi i peshqve të kapur pas toksikimit, mund të sjellë pasoja për shëndetin e njerëzve", - informon specialisti Feruni mbi rreziqet që mbart konsumi i peshkut të liqenit gjatë këtyre ditëve.

  18. #18
    A eshte ne dijeni ndonjeri se cu be me punen e liqenit?

    A kane marre autoritetet lokale ndonje mase per pastrimin e ketyre mbeturinave?

    eshte arrestuar apo gjobitur njeri per kete shtazeri qe tregojne kundrejt mjedisit?

    Ju tironsat a jeni ne gjendje te me thoni si si vajti kjo pune se jom kurioz


    thnx

  19. #19
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Egnatius Lexo Postimin
    A eshte ne dijeni ndonjeri se cu be me punen e liqenit?

    A kane marre autoritetet lokale ndonje mase per pastrimin e ketyre mbeturinave?

    eshte arrestuar apo gjobitur njeri per kete shtazeri qe tregojne kundrejt mjedisit?

    Ju tironsat a jeni ne gjendje te me thoni si si vajti kjo pune se jom kurioz


    thnx
    Nese nuk i ndiqni mediat ne Shqiperi, para ca ditesh televzioni shqiptar na lehtesoi pak pasi tha se demi nuk eshte i madh dhe cilesia e ujit eshte brenda standarteve dhe kjo sipas analizave te kryera. Kjo eshte e besueshme sepse ne te kundert mediat e tjera do te kundershtonin. Dhe po merren masa per pastrimin e tij. Keto lajme jane shpresedhenese, pasi liqeni eshte i vetmi vend shplodhjeje ne Tirane.
    Megjithate, shume mire qe u be sensibilizimi qofte nga mediat qofte edhe ne kete forum. Te dihet te pakten qe shqiptaret e duan natyren e vendit te tyre.

    Pershendetje!
    Duaje te afermin tend si veten

  20. #20
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ndotet me solar plazhi i Vlorës, 6 të shoqëruar

    VLORË- Mëngjesin e sotëm deti i Vlorës është gdhirë i ndotur. Denoncimi është bërë nga banorët e qytetit, pranë Plazhit të Vjetër, të cilët kanë ndjerë erën shumë të rëndë që vinte nga deti. Ata i janë drejtuar policisë, pasi kanë konstatuar në ujërat e detit gjurmë, nafte. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe njofton se ujërat e detit janë ndotur me solar. Pas hetimeve të para, njoftohet se janë shoqëruar 6 persona, të cilat po merren në pyetje lidhur me ngjarjen. Dyshohet se ndotja e detit është e qëllimshme, pasi autobotet me lëndën ndotëse janë zbrazur ne Kanalin e Motorit, i cili ka derdhje në det. Që nga kjo zonë, ku sipas policisë është përqendruar ndotja, lënda ka depërtuar nëpër det, duke shkaktuar ndotje edhe në zonën e Plazhit të Vjetër. Nga sipërfaqja e ndotjes, që është e madhe dyshohet se sasia e lëndës ndotëse që mund të jetë hedhur në det duhet të jetë gjithashtu e konsiderueshme. Me sy të lirë në këtë anë të detit duket qartë ndotja e madhe që ka shkaktuar solari.

    Bëhet fjalë edhe për disa autobote të sekuestruar, por ende policia e Vlorës nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, pasi mësohet se hetimet po ndiqen nga Tirana, prej nga pritet edhe një komunikim zyrtar për ngjarjen dhe për shkaktarët.
    vazhdon masakra e mjedisit ne Shqiperi.

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •