Close
Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 410
  1. #201
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Elbasan, tunelet e Krastes te mbushura me lende radioaktive

    Gazeta Shqiptare

    Qyteti i Elbasanit eshte i rrezikuar nga lendet radioaktive pasi tunelet e Krastes jane te mbushura me lende te rrezikshme. Nje fakt te tille e kane konstatuar nje grup ushtarakesh te larte te Ministrise se Mbrojtjes gjate nje inspektimi ne repartin 13-10 te Krastes. Ne perberje te ketij grupi inspektues ka qene edhe gjeneral Maksim Malaj, i cili mban detyren e shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise shqiptare.
    Mesohet se kontrolli i tuneleve ne te cilat qendrojne tonelatat e lendeve te rrezikshme, eshte bere me imtesi te plote dhe ka zgjatur per plot 5 ore. Kjo, ne kuader te marrjes se nje sere masave te rrepta sigurie per evitimin e ngjarjeve tragjike me pasoja fatale, jo vetem per jeten e njerezve.
    Gazeta Shqiptare shkruan sot se ne brendesi te ketyre tuneleve qendrojne te sistemuara qindra mijera tonelata lende radioaktive dhe te llojeve te tjera, te cilesuara si "mjaft te rrezikshme" per jeten e popullates. Po keshtu, ne disa tunele te tjera te reparteve ushtarake qe kane mbetur ne Qarkun e Elbasanit vazhdon te ruhet ne masa jo fort te mira sigurie, municion luftarak i destinuar per t'u demontuar.
    Specialiste te kesaj fushe japin alarmin qe ne rast se vazhdohet te neglizhohet forcimi i masave te sigurise ne keto tunele, qyteti i Elbasanit, por edhe shume me teper sesa ai, jane te kercenuar nga nje rrezik potencial i lendeve radioaktive. "Lendet radioaktive nuk jane transportuar nga keto tunele ne vende te tjera me te sigurta, pasi ka kosto te larte. Nderkohe qe kerkohen kompani te huaja e te specializuara per transportimin e tyre", - shprehen specialistet.

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    A nuk u duket se kemi hyre ne nje rreth vicioz?
    Po shkaterrohet Shqiperia ne syte tane, nga veriu ne jug, dhe ata qe kane marre vullnetarisht mbi vete pergjegjesite e qeverisjes se ketij vendi, ne vend qe te kryejne detyren, na hedhin hi syve, duke akuzuar "kundershtaret" (opozita qeverine dhe qeveria bashkine).
    Tallen me ne o te gjore. Jane ata, te dy palet, qe shkretuan pyjet e Lures, per t'i shitur jashte vendit. Jane ata qe po marrin reren e lumenjve, duke nxjerre ligje qe ndalojne shfrytezimin e tyre e duke i shkelur vete ligjet. Jane rrrugacet e bere bodiguarde e bodiguardet politikane e biznesmene, qe nuk dine shkrim e kendim, por po vene miliona ne bankat e huaja.
    E nuk ka se si te mos te shkoje neper mend: Mos valle eshte e qellimshme lenia e ketij vendi ne dore te huliganeve?

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky lajm i gazetes anti shqiptare te bollinos e zagareshave te tija.. nuk ka hall te mbroje ambjentin por diku tjeter..
    hall 97-te.. ka bollinua.. i edvinit..te komorres..

    qe do te thote..o gango te elbasanit e zones perrreth.. vreni kho..
    atje ka ashtu gjera..shkoni konfliktoni me rojet e beni ndonje zarar se na vlen neve selise roze..
    pra shkoni beni gerdec..
    shum te rrezikshem shtabi i gsh-se..

    ..

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Cool







    Pse duhet te presi Ministria e Mjedisit, derisa ti beje te ditura nje televizion investigiv, nqs qenkan kaq te mire ne detyren qe po kryejne. Dmth se keto televizione investigive duhen, per arsye sespe i bejne mire shoqerise, pascka se politikes tone dhe sahanlepiersave te tyre u bie pika.

    Kush e pa emisjonin per Lord Byron per 200 vjetorin e ardhjes se tij ne ate zone? Keshtjella e Tepelenes ishte mbushur me plehra, dhe muret gati te binin, pa asnje restaurim. Te gjitha vendet e cilivizuara i shikojne cdo mjdeis dhe pjese historike si syte e ballit, sepse do e vene ne sherbim te ekonomise, vetem ne vendin tone shkaterrimin e quajne nder.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    ky lajmi i televizionit TCh antishqiptar te ed rames e zagareshave te tija nuk ka hall te mbroje ambjentin e parkun kombtar por diku tjeter.... hall 97-te.. ka edvinua i kamorres

    qe do te thot o gango te Lures e zones perreth.. vreni kho..
    atje po presin pyjet e po shkatrrojn liqenet.. shkoni konfliktoni me policin pyjore, kryeplakun e kryetarin e komunes e boni naj zarar se ashtu ne vlen ne te selis roz...
    pra shkoni boni gerdec
    shum te rrezikshem shtabi i TCH
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #206
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ky lajm i gazetes anti shqiptare te bollinos e zagareshave te tija.. nuk ka hall te mbroje ambjentin por diku tjeter..
    hall 97-te.. ka bollinua.. i edvinit..te komorres..

    qe do te thote..o gango te elbasanit e zones perrreth.. vreni kho..
    atje ka ashtu gjera..shkoni konfliktoni me rojet e beni ndonje zarar se na vlen neve selise roze..
    pra shkoni beni gerdec..
    shum te rrezikshem shtabi i gsh-se..
    hahaha, vetem ne Shqiperi gjen te tilla reagime

    Ne vend qe te shqetesoheni per jeten tuaj qe po u shkaterrohet pak nga pak, 2 vjet e gjysem po ju ikin nga ndotja e ajrit, mendte e kokes po ju ikin nga ndotja akustike, 400 ne vit vdesin nga kanceri i shkaktuar nga ndotja, etj etj, ju shqetesoheni per partite! Pika qe s'ju bie! Mbajini me shendet partite se as varr nuk do t'ju sigurojne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 04-11-2009 më 06:44

  7. #207
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kush nuk ka pare Luren, nuk ka pare Shqiperine~perderisa Lura ishte bo si te kishte rene nje bombe atomike, ashtu eshte bo edhe Shqiperia nga militantet qe i kemi me shumice edhe ketu ne forum dhe shqetesohen per b*ythet e politikaneve por jo te vetat.
    Me i forte ishte reagimi i "shtetit" mbi masakren e Lures--"Po hetohet ngjarja "
    Ujku ben kerdine, ata po kerkojne gjurmet
    Mjere ne e mjere ky vend ne duart e kujt eshte.

  8. #208
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Xhaxhi kryetar i Bashkisë...
    Elona Demollari | 03/11/2009

    Një detyrë klase e veçantë në shkollën Edith Durham. Letrat e fëmijëve për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit..


    * * * * *
    Shumica i drejtohen me "Xhaxhi Kryetar i Bashkisë...". Disa të tjerë me "I dashur kryetar..." e disa me "Zoti Kryetar...". Janë mbi 30 letra të shkruara në fletë të zakonshme fletoresh me gërma dore.. Diku bukur dhe drejt, diku me dorë paksa të dridhur.. Autorët janë fëmijë 7 dhe 8 vjeçarë, nxënës të klasës së dytë të shkollës Edit Durham këtu në Tiranë.
    Disa ditë më parë, mësuese Dhurata u dha një detyrë shtëpie shumë interesante: "Shkruajini një letër kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe kërkojini atij atë që ju mungon..."Klevisa, Ksenia, Andi, Alvjona, Tea, Xhesika, Regi, Dhorini, Gregori, Joni, Fiona, Edma, Athinajda, Greis, Jozefi, Nelsi, Anisa, Lora, Emi, dhe shokët e shoqet e tjera të klasës, u menduan gjithë pasditen dhe mbushën faqet e detyrës.. Pasi morën notat, dy prej tyre patën një ide: ti dërgonin letrat në redaksinë e gazetës Shekulli që nuk është shumë larg shkollës së tyre.. U tha, u bë  Disa nga letrat e fëmijëve po i botojmë në këtë faqe, kurse të tjerat do tia dërgojmë Bashkisë me postë.

    Dy janë problemet kryesore të fëmijëve të Edit Durhamit. I pari ka të bëjë me atë që është gangrenë për gjithë fëmijët e Tiranës: Mungesën e këndeve të lojrave.
    "I dashur xhaxhi kryetar. Unë në lagjen time nuk kam ku të loz. I gjithë sheshi është i mbushur me makina. Unë dua të jetë i hapur vendi, - shkruan Anisa në detyrën e saj...
    Të njëjtën dëshirë për kënde lojrash dhe hapësirë kanë 28 nga 35 letrat që na sollën vogëlushët.
    Shumë prej letrave rendisin një problem të dytë që ka të bëjë direKt me shkollën Edith Durham. Rruga përpara shkollës kthehet në një makth të vërtetë nga ora 11 deri në orën 12 në mesditë (koha kur nxënësit e klasave të para dhE të dyta dalin nga mësimi). Prindërve ju duhet ti presin jashtë oborrit, ndërkohë që burra, gra, gjyshe, fëmijë e makina bëhen lëmsh, e mezi qëndrojnë majë këmbëve në një trotuar aq të ngushtë sa të duhet të jesh artist cirku për të mbijetuar.. Stresi, britmat e pashmangshme për të gjetur njëri-tjetrin dhe boriet e makinave janë të përditshme dhe deri tani pa zgjidhje..
    "I dashur kryetar.. dua që ti të na sjellësh një polic që mund të pengoj rrugën e shkollës sepse kalojnë shumë makina dhe unë nuk mund të kaloj dot, - shkruan Nadja në letrën e saj. - "Zoti kyetar! Para shkollës sonë është shumë rrëmujë dhe rrugë makinash.. Ne jemi të rrezikuar çdo ditë kur dalim nga shkolla, - shkruan Jozefi.. Alvjona i kërkon "dy shtylla të mëdhaja që mos kalojnë më makina"
    Kurse Greisi i kërkon kryetarit të rregullohen muret me lagështirë të shkollës.. "Ju lutem të na rregulloni shkollën se unë jam me alergji dhe nuk e duroj dot lagështirën - shkruan ajo. Fantazia merr krahë në letra të tjera. Edma i kërkon kryetarit "një shtëpi", kurse Dhorini i kërkon "një fushë futbolli dhe një...motër" .

  9. #209
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Peshkopi, kontrabandistet e drurit shkaterrojne pyjet e Lures
    Gazeta Panorama

    Lura, nje nga zonat me turistike ne vend, eshte rrenuar totalisht. Banore te fshatrave te kesaj zone, por edhe te ardhur nga Mati e Mirdita prej vitesh kane qene protagoniste te prerjeve te paligjshme ne masivet e begata te Lures, drureve gjithfarellojesh qe zbukuronin liqenet mahnites se kesaj perle te Shqiperise. Demtimi i pishave, aheve dhe drureve te tjere ka vijuar me intensitet te larte edhe kohet e fundit. Aktualisht, per Luren nuk ka nga autoritetet e turizmit nje guide per ta prezantuar ate sic eshte ne te vertete. Autoritetet e policise, sherbimit pyjor dhe komunes Lure deri tani nuk kane ndalur shkaterrimin ne mase te njerit prej parqeve me te bukura ne vend e me gjere, duke i shkaktuar deme serioze jo vetem zones, por dhe vendit tone. “Ketu eshte bere kerdia”, thone banoret e Lures. Sipas tyre, eshte e pamundur te takosh nje specialist te Drejtorise se Sherbimit Pyjor Diber apo te komunes Lure, te cilet e kane per detyre te ruajne pyjet e kesaj zone te vecante. Persona te papergjegjshem presin pa pushim lende drusore, te tjere transportojne, por ka edhe te tjere qe luajne rolin e sekserit. “Kush ishte me i forti ka pushtuar parcela te medha me pyje dhe tani ua shet druret te tjereve”, akuzojne banoret fenomenin shkaterrues.

  10. #210
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Gara mes ENEL dhe RWE për TEC-in me qymyr vendoset në janar 2010

    Projekti 800 MW në Porto Romano. Ministria e Ekonomisë po vlerëson ofertat

    Qeveria shqiptare e ka ndarë mendjen për ndërtimin e termocentralit me qymyr në zonën e Porto Romanos pranë Durrësit. Shkaku që vonon fillimin e ndërtimeve ka të bëjë me garën mes dy gjigantëve energjetikë: italianëve të ENEL dhe konsorciumit gjermano-grek RWE. Të dyja kompanitë kanë shprehur interes për ndërtimin e termocentralit me kapacitet prodhues 800 megavat. Zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës thonë për "Shqip" se gara mes dy kompanive mund të përzgjidhet në muajin janar 2010, në mënyrë që t‘i hapet rrugë ndërtimit, me plan brenda vitit që vjen.

    Kompanitë i kanë dorëzuar projektet duke aplikuar për ndërtimin e TEC-it, kurse specialistët e ministrisë janë duke vlerësuar ofertat. Plani i qeverisë për fillimin e negociatave konkrete me njërën nga kompanitë është për t‘u mbyllur në fillim të vitit. Mendohet që ndërtimi i termocentralit do të kërkojë katër vjet, me vlerë investimi mbi 1 miliard euro. Sasia e energjisë që do të prodhohet konsiderohet tepër e lartë, përtej nevojave të vendit tonë, për pasojë është menduar që gjysma të mbetet në Shqipëri dhe diferenca të eksportohet. Aktualisht nuk ka ende një përllogaritje të saktë sesa do të jetë çmimi i energjisë që t‘i shitet palës shqiptare, por ministria mendon se do të jetë me koston e prodhimit.

    Në total projekti për ta kthyer Porto Romanon në park të madh energjetik kushton rreth 4 milionë euro. Brenda zonës parashikohet të ndërtohet një rigazifikator, dy termocentrale, depozita karburanti dhe port për anijet. Përveç kësaj parashikohet të krijohet dhe një zonë e lirë ekonomike për bizneset industriale. Të gjitha investimet do të kryhen nga privati, por më parë qeveria shqiptare duhet të shpenzojë ca para për t‘i kthyer zonës kushtet optimale për investim, si rrugë, drita dhe ujë.

  11. #211
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ekskluzive, ishulli i Sazanit “pushtohet” nga predhat
    Balkanweb

    Qindra mijera predha dhe municione me rrezikshmeri te larte, pas bregdetit te Vlores mbulojne bregdetin e ishullit te Sazanit, disa milje larg qytetit bregdetar. Kamera e News 24 sjell pamje ekskluzive, te asaj se cfare ka ne siperfaqen e bregdetit te ishullit te Sazanit ku duket qarte prania e mijera municioneve te llojeve te ndryshme, ndersa dyshohet se nen uje ka sasi te tjera edhe me te medha. Pamjet ekskluzive qe shihni deshmojne se edhe pas dy operacioneve tashme te perfunduara nen moton “Plazhe te pastra”, njera ne bashkepunim me forcat ushtarake te NATO-s, me qellim heqjen e municioneve ne bregdetin jonian.
    Predhat e kalibrit te rende, te paplasura dhe ne gjendje te amortizuar kane mbuluar siperfaqe te tera ne bregdetin e ishullit te Sazanit. Ndersa mbetet e paqarte nese predhat jane hedhur ketu, ne vitet e regjimit komunist, apo hedhja e tyre ne forme te shkujdesur eshte bere kohet e fundit. Po kaq e paqarte mbetet edhe prania e tyre ne ishullin e Sazanit. Kamera e News 24 filmoi nen uje ne mars te vitit 2008, pamjet e nje sasie te madhe predhash te cilat qendronin ne ate vend qe nga viti 1947, ne nje nga zonat me te bukura te plazhit te Vlores, duke u kthyer per shume pushues ne nje tmerr. Nderkohe qe kjo eshte hera e pare qe behen publike pamje te nje sasi kaq te madhe municioni ne ishullin e Sazanit, i cili aktualisht, pas ikjes se bazave te Guardia di Finances dhe e marines ushtarake italiane eshte e populluar nga nje numer i vogel ushtarakesh shqiptare. Ndersa para viteve 90´ popullohej nga ushtarake se bashku me familjet e tyre. Por edhe pse ishulli ka qene nje baze ushtarake, sasia e predhave u zbulua vetem sot nga News 24, ku duket qe municionet ushtarake jane hedhur ne ishull, ne menyre te shkujdesur.

  12. #212
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    lufta ndaj mjedisit ne shqiperi? you're joking?

    nejse akujt e antraktides po zmadhohen dhe ne shume vende po ben me ftohte se qe kur lindi al gore
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 27-11-2009 më 12:54

  13. #213
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga tvsh Lexo Postimin
    lufta ndaj mjedisit ne shqiperi? you're joking?

    nejse akujt e antraktides po zmadhohen dhe ne shume vende po ben me ftohte se qe kur lindi al gore

    Te lutem sille burimin per keto "fakte" qe na solle. Apo shkove vete e mate me termometer dhe u ktheve nga Antarktida? Mos ia fut si kau peles se te shkon huq.

  14. #214
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Rruga Kukës-Krumë vë në rrezik mjedisin

    Punimet në rrugën Kukës-Krumë kanë nxjerrë në pah një problem mjaft shqetësues: të gjitha inertet që nxirren nga shtrati i rrugës hidhen në liqenin e Fierzës. Që kur nisi ky investim disa muaj më parë, ekspertë të mjedisit ngritën shqetësimin dhe kërkuan nga kompanitë ndërtuese të respektojnë mjedisin, duke mos i hedhur inertet e trasesë në liqen, por t‘i dërgojnë ato në një vend tjetër të caktuar për këtë qëllim. Madje në kontratë, sipas një burimi jozyrtar, është parashikuar që inertet të sistemohen në vende të studiuara më parë, në përputhje me kriteret për ruajtjen e mjedisit. Por, siç duket, edhe vetë dikasteri qendror i rrugëve, madje dhe supervizorët, kanë heshtur dhe kanë lejuar ndotjen. Terreni tepër i vështirë i këtij aksi prej me shumë se 3 km, më i vështiri në krejt rrugën Kukës-Krumë, kërkon shembjen e një masivi të madh gurësh. Kjo praktikisht e bën të pamundur funksionimin e rrugës, madje drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët duhet të presin deri në 6 orë për pastrimin e saj. Në këto rrethana, siç argumentojnë ndërtuesit, ishte e pamundur që inertet të transportoheshin, ndaj u gjet si zgjidhje hedhja në liqen. "Edhe duke i hedhur në liqen trafiku ka shumë pengesa, ndërsa po të mos ndodhte kështu, rruga do të bllokohej plotësisht", thotë Islam Kallbaku, supervizor, duke shtuar se një çështje e tillë ishte diskutuar dhe rënë dakord të zgjidhej në këtë mënyrë me dikasterin qendror. "S‘kishte rrugë tjetër, o do të hidhen në liqen, ose do të bllokohet plotësisht kalimi i makinave për shumë kohë", shton Kallabaku. Nga ana tjetër, ai shtoi se janë marrë masa të forta për sigurinë e jetës së njerëzve nga shpërthimi i minave, një proces që realizohet nën kujdesin e specialistëve grekë të kësaj fushe. Por, ndonëse sipas supervizorëve, hedhja e inerteve në liqen ishte mënyra më e volitshme, për ekspertët e mjedisit ky është një dhunim që po i bëhet mjedisit. Rruga e Hasit, për të cilën bëhet fjalë, është e vetmja arterie që lidh këtë rreth me qendrën administrative të qarkut dhe me pjesën tjetër të vendit.

    S.Dida

  15. #215
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Lura, e denuar me vdekje

    Pak kohe me pare ne sollem fakte konkrete mbi shkaterrimin e parkut kombetar te Lures. Organet kompetente reaguan ne kohe duke gjobitur apo duke bllokuar makina me lende drusore, por kjo ne fakt nuk sherbeu per te bllokuar thyersit e ligjit, te cilet tashme duke mos patur mundesi te kalojne permes Rreshenit, kane zgjedhur nje rruge tjeter, ate permes Matit e cila eshte me e veshtire e pakalueshme ne fakt per makinat e vogla, por edhe per fuoristradat, por jo per “IFAT” te cilat tashme kalojne cdo dite te mbushura me lende drusore.

    Per te shkuar ne Lure ka tre mundesi, rruga permes Rreshenit e cila eshte me e shkelura, rruga nga Bulqiza qe zgjat me shume dhe ajo permes Matit qe eshte edhe me e veshtira. Kjo e fundit ofron edhe degezime te shumta pergjate saj duke u shnderruar ne nje rruge ideale per makinat e medha te shkelesve te ligjit, qe mund te gjejne strehe per t’u fshehur kudo. Pikerisht nga kjo rruge malore e shkaterruar zbresin cdo dite “IFAT” e ngarkuara.

    Kudo duken pika grumbullimi te trungjeve te cilat presin te transportohen drejt fabrikave te perpunimit te drurit. Pjesa me e madhe vijne nga parku kombetar i Lures.

    Diku lart na terheqin vemendjen shtullunga te dendura tymi te cilat vijne pikerisht nga vija ndarese me Luren.

    Pasi ecim per rreth nje ore e gjysme ne kerkim te nje vatre te cuditshme zjarri qe ka ndodhur ne maje te malit. Eshte e cuditshme sepse aty ben mjaft ftohte, jemi ne sezonin e dimrit kudo duken ngricat. Ne fakt para se te arrijme tek vatra e zjarrit eshte parkuar nje makine e cila sigurisht pret ata qindra trare qe jane atje tej, nje prerje e jashteligjshme, trare qe do te ngakohen tek kjo makine dhe ne keto momente sigurisht edhe zjarri merr autorin e tij.

    Makina e vjeter pa targa eshte parkuar jo shume larg vendit nga duket se vjen tymi. Nga madhesia dhe numri i madh i trungjeve te prere duket se nuk eshte vetem nje person. Sharra prerese nuk degjohen dhe ne nje kohe kaq te ftohte behet e veshtire te mos besosh se autoret nuk jane pikerisht disa persona aty prane.

    Abuzuesit jane aq te pashqetesuar sa kane gjetur kohen dhe qetesine e nevojshme per te ndertuar nje hapesire mes pyllit ne forme hinke dhe per ta pasur me te thjeshte prerjen e pemeve ne maje te malit dhe me pas per t’i rrokullisur, nese mund ta quajme te tille, ne kete pike grumbullimi.

    Ngjitemi me siper, permes rrepires se forte dhe ngricave te shumta.

    Gjurmet e tymit na kane sjelle pikerisht ne vatren e zjarrit. Nje zone e gjere e ketij pylli po digjet totalisht. Per shkak te izolimit qe ka kjo zone pasi ndodhet ne maje te malit behet pothuajse e pamundur per policine pyjore apo per zjarrfiksit te nderhyne per te marre nenkontroll kete zjarr. Banoret e zones pak me pare na thane se kjo ndodh mjaft shpesh ne kete zone dhe behet nga ligjshkelesit per shkak se ata duan te mbulojne prerjen e paligjshme te pemeve.

    Sipas asaj qe na shpjeguan banoret kjo hedh drite edhe mbi zjarret e shumta ne parkun kombetar. Pas flakeve keto pika hiqen nga inventari i pyjeve sepse quhen zona te djegura; e ne kete menyre asnje njeri nuk mban pergjegjesi per shkaterrimin dhe prerjen qe ishte bere me pare. Pavaresisht se eshte lehtesisht e dallueshme qe nje pjese e pemeve qe digjen jane cungje apo peme te prera me pare ne menyre te paligjshme, askush nuk e ka hetuar kete krim.

    Banoret na thane se zjarret qe jane te shpeshta ne kete zone, kane sherbyer dhe sherbejne jo vetem per te demtuar pyjet, jo vetem per te mbuluar gjurmet e shkelesve te ligjit pra preresve te pemeve, por shpeshhere ata vete kane gjetur edhe kufoma arinjsh per te mos harruar se ariu i murrme i kesaj zone eshte edhe gjitari me i madh ne vend.

    Ne pyjet e parkut kombetar te Lures dhe zonave perreth kane jetuar pervec ariut te murrme, rreqebulli, zardafi, kaprolli e sorkadhja, ujqerit, dhelprat, lepujt dhe gjeli i eger, shpendi me i madh e me i rralle i familjes se fazaneve. Sot te gjitha keto specie te rralla kane marre arratine, duke u strukur kacubeve te fundit, duke u zhdukur apo duke rene pre e gjahtareve, qe ashtu si sharrtaret, u jane bashkuar ushtrise se njerezve te cilet ne pak vite po zhbejne ate qe natyres iu deshen shekuj te tere ta ndertoje.

    Ky eshte krimi qe po behet nga tre rruget ilegale ne Lure dhe ne te gjithe zonen perreth. E nese shteti nuk do te tregoje vertete dhembet duke perdorur ligjet ne fuqi apo duke miratuar edhe te tjere me te ashper, atehere parkut kombetar vetem emri do t’i mbetet i tille.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=169151&ref=fp

  16. #216
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lufta per ajer te thithshem shkakton viktimat e para--fshataret duke pare qe nuk mund te ndalin ndotjen e ajrit, tokave e ujrave te tyre, vendosen te marrin ligjin ne doren e tyre dhe me vetgjyqesi vendosen ta hedhin ne ere fabriken famekeqe te cimentos. Ngjarja rezultoi me nje te vrare, ngjarje qe ndodhin rendom ne vendet e afrikes qendore dhe amerikes latine ku fshataret vriten nga shteti pasi ata duan te mbrojne tokat e tyre dhe ajrin e tyre.
    Ndotja qe po shkaktohet ne Shqiperi, mund te jete nje fuci baruti qe neser mund te shpertheje...

    FUSHË-KRUJË- Vetëm një ditë pas vrasjes së të riut në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë, policia zbulon një sasi eksplozivi.
    Lajmi bëhet i ditur nga burimet e policisë, e cila njofton se tek vendi i njohur si 'Peshorja' është gjetur një sasi prej 800 gram tritoli.
    "Sasia e eksplozivit ishte vene në anën e jashtme të fabrikës, në një distancë 10 metër larg vendit të peshimit"- thonë burimet, duke shtuar se tritoli ishte i paplasur.
    Mendohet se shpërthimi nuk është realizuar ose nga nxitimi, ose nga mungesa e profesionalizimit të autorëve, pasi është fikur fitili i tritolit.
    Ende nuk ka dyshime rreth autorësisë, apo motiveve, por policia është duke kryer hetime.

  17. #217
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lumi i Korces kercenon qytetaret me epidemi
    Gazeta Metropol

    Lumi i Korces cdo dite e me teper po kercenon jeten e banoreve te ketij qyteti; perhapja e ndonje epidemie po behet gjithnje e me evidente; rreziku mbi shendetin e banoreve po behet i pashmangshem. Per disa vjet me radhe ky lume nuk ka njohur asnje lloj pastrimi. Tashme ne ujerat e tij lundron gjithcka: goma makinash, kartone e plastmase, hedhurina te te gjitha llojeve, inerte dhe mbetje organike, qene dhe mace te ngordhura, madje, tashme, pjese te vecanta te tij sherbejne si vc publike. Nje ere e rende kundermuese perhapet ngado: neper oborre shtepish, ne rruge, ne lokale, ne biznese private dhe ambientet perreth. Te gjitha keto e kane kthyer kete pjese te Korces ne nje zone krejtesisht te shemtuar. Kalimi nga njera ane e lumit te tjetra mbetet nje sage e vertete deshperimi dhe frike per te gjithe. Lumi i Korces vjen nga fshati i Mborjes dhe me pas pershkon kete qytet qe nga kreu i tij e deri ne fund, duke grumbulluar e sjelle ne qytet gjithcka qe gjen perpara e gjithcka qe hedhin e derdhin siper tij. Korca, dikur nje nga qytet me emer, i njohur per pastertine e tij, sot eshte kthyer ndoshta ne shembullin me te keq ne shkalle vendi. Bashkia e Korces, e cila nuk ndodhet shume larg nga lumi i Korces ende nuk ka vene re se cfare po ndodh me kete lume qe duhet te administrohet prej saj. Per shume banore te qytetit te Korces, dhe vecanerisht per gjithe qytetaret qe jetojne buze ketij lumi, ne te dy krahet e tij, harresen dhe indiferentizmin e bashkise se tyre e shohin me shume se sa nje absurditet, pasi tashme ky lum po kercenon seriozisht jeten e banoreve dhe po e shemton Korcen ne kete tmerr te vertete jetojne femijet e pleqte, grate e te rriturit. Absurditeti merr permasa te tjera, kur gjithkush konstaton se nuk po merren parasysh as idete e hedhura prej vitesh nga urbanistet dhe arkitektet e ketij qyteti. Keta te fundit mendojne se lumi i Korces eshte nje pasuri e vertete e ketij qyteti, por qe ky lume te fitoje vlerat e veta, ai duhet te trajtohet; shpatet e tij duhet te gjelberohen e te mbillen me peme; pjerresive u duhen vene prita, me qellim qe te krijohen rezervuar te vegjel, ndersa nje fantazi arkitekturore do t’i jepte kesaj zone nje pamje joshese dhe terheqese. Nese do te merreshin parasysh arkitektet, atehere kjo pjese e qytetit do te ishte me atraktive, me e gjalle dhe prane ujerave do te kishte me shume lokale, por ne te vertete nuk ka ndodhur keshtu. Pervecse nuk eshte realizuar asnje nga idete e urbanisteve, lumi i Korces eshte lene mes papastertise qe sa vjen dhe rendohet me teper. Ne te vertete, dy vjet me pare, bashkia e qytetit u duk sikur do te kujdesej per kete lume, por punen qe nisi per pastrimin e tij jo vetem qe e la ne mes, por njeherazi hoqi dore nga ai, duke e harruar krejtesisht. Tashme banoret e qytetit te Korces kane filluar te ngrehin zerin, pasi nuk eshte vetem pamja e ketij lumi qe i deshperon ata, por mbi te gjitha, sepse ujerat e tij po kthehen ne nje rrezik te mundshem per vete jeten e tyre. Tashme te jetosh prane ketij lumi eshte njelloj si te jetosh prane nje ferri. Historia e lumit te Korces nis qe nga koha e diktatures, kur ketij lumi iu nderrua shtrati si per t’i thene: “Ne nuk dime te te trajtojme, te te vleresojme, e te perfitojme vlera nga ujerat e tua, ndaj po te heqim nga brendesia e qytetit e po te nxjerrim ne ane te tij per te te lene ne vdekjen tende”. Dhe e verteta eshte se ky lume tashme po kercenon seriozisht me dekompozimin e “vdekjes” se tij.

  18. #218
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Vlore, hidhen 400 kg sardele ne plazh
    Qemal Biraku, gazeta Panorama

    Nje sasi e konsiderueshme sardelesh, pjesa me e madhe e prishur, eshte hedhur ne ane te detit ne zonen e plazhit te Zvernecit.Persona ende te paidentifikuar i kane braktisur arkat me peshk buze detit dhe me pas jane larguar. Por era e keqe qe ka nisur ne oret e drekes ne kete zone, ka alarmuar banoret si dhe disa peshkatare, te cilet bene dhe njoftimin tek institucionet perkatese. Ne vend mberriten disa specialiste te Drejtorise se Bujqesise dhe Ushqimit, te cilet konstatuan se ishin hedhur rreth 400 kilograme peshk. Sasia ndodhej ne paketimet prej shkume qe perdoren per t’i shitur dh per t’u grumbulluar prej peshkatareve ose nga pronaret e frigorifereve. Se bashku me peshkun ishte hedhur edhe nje sasi mbeturinash te ndryshme, kryesisht plastike. Sipas peshkatareve, kjo sasi mund te jete hedhur edhe nga ndonje prej anijeve te peshkimit, te cilat ankorohen ne kete zone. Kjo, pasi vendi ku eshte hedhur masa e sardeleve ndodhej vetem pak metra larg portit te anijeve te peshkimit. Mesohet se transportimi deri ne kete vend i peshkut eshte bere nepermjet automjeteve. Nuk dihet ende arsyeja e hedhjes se peshkut apo personat qe e kane lene ne ate zone, por sipas peshkatareve rreziku per t’u marre per konsum nga njerezit eshte i madh. Nje pjese e sardeleve rezultonte ne gjendje te konsumueshme, por prania me peshkun e prishur dhe te lene per shume ore ne ambiente te hapura mund te perbente rrezik per helmim. Kjo eshte hera e pare qe nje sasi kaq e madhe peshku hidhet shkujdesur ne kete zone. Zakonisht ato hidhen prej dyqaneve te peshkut apo anijeve te ndryshme ne Pyllin e Dodes ose ne vendgrumbullimin e mbeturinave. Specialistet thane se nese do te arrihet te identifikohen personat qe kane hedhur peshkun ne kete zone, atehere ata rrezikojne nje gjobe te konsiderueshme nga ana e drejtorive perkatese, sic eshte edhe ajo e mjedisit. Ekspertet mjedisore leshojne alarmin se nese sasia e peshkut nuk do te groposet shume shpejt, atehere rrezikohet te ndotet gjithe zona. Sot pritet qe 400 kilograme sardele qe u gjenden dje te hedhura shkujdesur, te groposen. Dyshohet se personat t’i kene hedhur arkat e peshkut gjate nates, me qellim qe t’i shpetonin edhe pergjegjesise. Sasia u zbulua dje ne mengjes, kur nje pjese e mire e peshkut ishte ende i paprishur dhe madje mund te konsumohej. Nuk dihet arsyeja e hedhjes se specieve te detit, por specialistet kane marre disa kampione per te kryer edhe analizat perkatese. Pas kryerjes se ketyre analizave, ato do te groposen ne nje vend qe do te percaktohet nga ana e eksperteve mjedisore.

  19. #219
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Qeveria në dietë, shteti ndërron llambat

    Kryeministri Berisha merr masa për të kursyer: Jo më inkandeshente

    Fatjona Mejdini

    Gazeta Shqip

    Në kushtet e pasojave të krizës ekonomike botërore, qeveria "Berisha" ka vendosur ta thellojë edhe më shumë dietën e saj. Kryeministri Sali Berisha gjeti dje rastin të lajmëronte në mbledhjen e qeverisë shtrëngimin edhe më shumë të shpenzimeve operative të administratës shtetërore. Në këtë kuadër Kryeministri urdhëroi ndërrimin e të gjitha llambave inkandeshente të institucioneve publike shqiptare dhe zëvendësimin e tyre me ndriçues të cilët harxhojnë më pak energji elektrike. Po kështu, Kryeministri Berisha deklaroi se administrata në blerjet e saj për transportin, duhet të mbante parasysh marrjen e makinave me fuqi të vogël motorike, të cilat harxhonin edhe më pak karburant. Sipas Berishës, këto masa ishin të nevojshme në kuadër të filozofisë për shkurtimin e sa më shumë shpenzimeve operative që të ishte e mundur.

    Llambat

    Kryeministri Berisha dha porosi të qartë për të gjithë sekretarët e përgjithshëm të institucioneve shqiptare, që të merrnin masa të menjëhershme dhe të rrepta për sa i përket zëvendësimit të llambave inkandeshente me ato luminishente, në mënyrë që këto institucione të arrinin të kursenin sa më shumë të ishte e mundur energjinë elektrike. "Llambat inkandeshente nuk mund të ekzistojnë më, në asnjë institucion shtetëror", deklaroi Berisha, duke i kërkuar sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të bashkëpunonte për të vënë në jetë këtë urdhëresë. Sipas Berishës, dalja nga funksioni i llambave inkandeshente është bërë prej kohësh në vendet e Bashkimit Europian. Në këtë kuadër, Berisha kërkoi me shpejtësi që ky standard të vendosej edhe në institucionet shqiptare. "Bashkimi Europian që është nga ana tjetër edhe bashkimi i zengjinëve të botës i ndaloi ato llamba, me vendim të veçantë të tij", kujtoi Kryeministri Berisha. Sipas tij, në këtë shembull duhet të ecte edhe vendi ynë. Kryeministri shpjegoi se vendosja e llambave luminishente duhej të ndodhte edhe në institucione si shkollat, kopshtet, spitalet dhe çdo vend tjetër që administrohej nga qeveria.

    Veturat

    Berisha kërkoi që veturat, të cilat përdoren për transportin e administratës duhet të kenë një kapacitet shumë të ulët për sa i përket fuqisë së tyre motorike. Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha kërkoi nga ministri i Financave vënien në dispozicion të një fondi për blerjen e makinave, më të mira dhe më të lira, të cilat konsumojnë më pak karburant. Sipas Berishës, operacioni për veturat e zyrtarëve dhe administratës me këtë nismë do të shtrihet edhe më thellë. "Do të disponohet një fond me të cilin do të blejmë veturën më të mirë dhe më të lirë që konsumon më pak, sepse është interesi më i mirë. Duhet të jemi rigorozë, përveç veturave të krerëve të institucioneve kushtetuese dhe ministrave, vetura të tjera që janë për angari do të jenë vetura që konsumojnë minimumin e mundshëm të benzinës", theksoi Berisha. Në këtë kuadër, Kryeministri deklaroi se edhe vendi fqinj, Greqia që është shumë më i pasur se Shqipëria ka vendosur një limit për blerjen e veturave deri 1,5 kuaj fuqi për administratën. Në mënyrë të përsëritur, qeveria e drejtuar nga Kryeministri Berisha ka marrë masa për të shkurtuar sa më shumë të ishte e mundur shpenzimet e administratës. Filozofia e qeverisë në dietë ka qenë një nga premtimet e Kryeministrit Berisha edhe përgjatë kohës së fushatës së vitit 2005. Por shkurtimet më të mëdha për sa u përket shërbimeve administrative, duket se kanë ardhur gjatë mandatit të dytë të qeverisë "Berisha", nisur edhe nga fakti se kriza ekonomike dhe financiare ka qenë nëpër këmbë. Ata të cilët janë "penalizuar" më së shumti nga dieta e qeverisë kanë qenë deputetët, të cilët pak kohë më parë humbën veturat dhe shoferët, privilegje këto që i kishin përfituar nga statusi i tyre si deputetë. Por deputetët e mazhorancës nuk kanë replikuar në lidhje me këto vendime të qeverisë, nisur edhe nga fakti se ata e kanë pranuar më herët faktin se mazhoranca e tyre është në dietë.
    I paska mesu nja dy ide ne Kopenhagen sala, ishalla i kane hy ne koke ato gjerat e tjera qe ka laxuar atje dhe nuk e nderton TEC-in.

  20. #220
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Berisha: Energji e gjelbër, por edhe çimento e TEC-e "me standarte"

    Marrë nga Gazeta Shekulli

    Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, që merr pjesë në ditët e fundit të konferencës ndërkombëtare për klimën në Kopenhagë, tha për BBC-në (dega shqip online) se shpreson se përkundër mospajtimeve aktuale, negociatat mes vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara do të jenë të suksesshme.

    Në të njëjtën kohë, tha ai, Shqipëria është e vendosur të shndërrohet në një superfuqi të vogël prodhimi të energjisë së parinovueshme në rajon.

    Por Berisha, sipas BBC tha gjithashtu se nuk do të hiqet dorë nga realizimi i projekteve të debatueshme për ambientalistët, por se në rastin e tyre, ai jep garanci se do të respektohen standardet europiane për mjedisin'.

    BBC shqip e pyeti kryeministrin edhe per problemin e ndotjes akustike ne Tirane, problem i ngritur nga Shekulli me force ne nje fushate mediatike te muajve te fundit.

    Me S.Berishen bisedoi Seladin Xhezairi koorespodent i BBC ne shqip dhe fillimisht e pyeti se si i shikonte përplasjet më të reja mes vendeve në zhvillim dhe atyre industrialisht më të zhvilluara?

    Me sa duket, ka një ngërç këtu për marrëveshjen, por shpresojmë se negociatat do të jenë të sukseshme. E vërteta është se, siç dihet, vendet e zhvilluara janë dhe prodhuesit më kryesorë të emetimit të gazrave dhe ndërkohë vendet në zhvillim janë një potencial i madh për t'u zhvilluar në drejtimin më mjedisor. Natyrisht, ndihma e vendeve në zhvillim në këtë drejtim, për një sukses në orientimin e ri të zhvillimit të këtyre vendeve, është e domosdoshme. Sikundër është e domosdoshme që edhe këto vende të mos e konceptojnë qëndrimin e tyre ndaj problemeve të mëdha të klimës, si një qëndrim që diktohet nga vendet tërësisht të zhvilluara, por si një përgjegjësi që këto vende duhet të marrin në interesin më të mirë të qytetarëve të tyre, në interesin më të mirë të vendeve të tyre dhe në interes të njerëzimit. Pra, këtu ka një qëndrim konceptual disi të pafavorshëm, mendoj unë.

    Z.Berisha, ku e vendosni Shqipërinë, realitetin shqiptar, kur është fjala për këtë problem. Në fakt, çfarë vendi zënë dhe sa shqetësuese janë në Shqipëri çështjet që lidhen me klimën?

    Shqipëria është një vend i cili emeton pesë herë më pak për frymë gazra se sa vendet e zhvilluara. Shqipëria është një vend i cili 97 për qind të energjisë e ka nga burimet ujore dhe ka një potencial shumë të madh energjetik ujor, nga era, dielli, biomasa dhe format tjera. Shqipëria është e vendosur, duke mos përjashtuar dhe burimet tjera energjetike, të shndërrohet në një superfuqi të vogël prodhimi të energjisë së parinovueshme në rajon. Natyrisht, thirrja ime në këtë konferencë, këtu në Kopenhagë, ishte, mbasi Shqipëria ka firmosur rreth 5 miliardë euro kontrata për energji të rinovueshme ere, biomase dhe uji, thirrja ime ishte për institucionet financiare të vendeve të pasura dhe ato ndërkombëtare, të mbështesin me financat e tyre kontraktorët e kësaj sipërmarrjeje të madhe prodhimi energjie në Shqipëri.

    BBC: Megjithatë, zoti Kryeministër, veprimtarë të mjedisit, por edhe nga radhët e opozitës, kritikojnë si të dëmshme për ambientin, ngritjen, ta zëmë, të disa fabrikave të çimentos apo dhe projektin për ndërtimin e parkut për prodhimin e energjisë me erë në zonën e Karaburunit...

    Natyrisht, kritikat e mjedisorëve janë të dobishme dhe të rëndësishme, por ajo çfarë dua të them unë, rëndësi ma kryesore se çdo gjë tjetër kanë standardet. Ju e dini që antiglobalët protestuen në Vlorë muej të tërë, ndërkohë që tani TEC-i i Vlorës e ka standardin e ndotjes dy herë më të ulët se sa ç'është standardi europian. Fabrikat e çimentos sigurisht do të ndërtohen, por rëndësi ka efekti kumulativ i ndotjes që ato krijojnë, që duhet të jetë gjithnjë më i ulët se sa standardi europian. Pra, vërtet ne po shkojmë drejt një revolucioni industrial, por ky revolucion nuk duhet në asnjë mënyrë të krijojë ngarkesa mjedisore. Si të thuash, do të jetë një revolucion industrial jeshil dhe një ekonomi e kësaj natyre. Këtu qëndrojmë ne kryesisht.

    Një tjetër pyetje, në kuadrin e debateve për ndryshimin e klimës, kur është fjala për realitetin shqiptar, zoti kryeministër, shtrohet për ruajtjen, mbrojtjen e pyjeve dhe për përpjekjet që bëhen për uljen e zhurmës, të numrit të makinave që ndotin ambientin. Të dhënat per kryeqytetin shqiptar flasin se gjendja është alarmante...

    Për sa u përket pyjeve, qeveria po ndërmerr një program pyllëzimi. Ne synojmë që gjatë këtyre katër viteve të mbjellim së paku 100 mijë hektarë pyje dhe ullishte, pasi, siç e dini, ne planifikojmë 20 milionë rrënjë ullinjsh në një sipërfaqe prej 60 mijë hektarësh, sikundër do të shumëfishojmë mbjelljen e pyjeve në mbarë vendin dhe sidomos në zonat e shpyllëzuara nga shkaqe të ndryshme. Çështja e ndotjes akustike është një çështje e cila po trajtohet tani me seriozitetin e duhur dhe unë besoj se ajo do marrë përgjigjen që meriton.

    *******

    KOPENHAGEN- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në samitin e Kopenhagenit se synimi i qeverisë së tij është ta kthejë Shqipërinë në një superfuqi të vogël prodhuese të energjisë së gjelbër në rajon.
    Deklarata është bërë sot gjatë përshëndetjes së Berishës për Samitin për Ndryshimet Klimatike. Në fjalën e mbajtur në seancën e këtij Samiti, kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare i konsideron ndryshimet klimatike si një prej kërcënimeve më serioze me të cilën përballet planeti ynë dhe një prej çështjeve më komplekse që duhet trajtuar me vendosmëri dhe efikasitet.
    Sipas tij, qeveria shqiptare ka integruar ne Strategjinë e saj te Zhvillimit Kombëtar parimin e zhvillimit te qëndrueshëm, si dhe nxitjen e teknologjive te gjelbra duke synuar drejt një ekonomie pa karbon.
    "Aktualisht rreth 95% e burimeve dhe konsumit të energjisë së vendit tim vjen nga energjia hidrike. Potencialet hidrike janë shumë të mëdha. Më shumë se 2/3 ngelet për tu shfrytëzuar. Në këtë kontekst, ne planifikojmë të ndërtojmë rreth 440 hidrocentrale me një fuqi totale prej, së paku 20 miliardë kilovat/ore", ka thënë ai.

    ***

    Jo me larg se 1 vit me pare, Berisha deklaronte ne vijimesi se Shqiperia eshte e interesuar per energji berthamore dhe per TEC-e me qymyr.

    Gjate takimit me Berluskoni ne Itali, ne fund te vitit te kaluar, duke pershendetur nenshkrimin e disa marerveshjeve me investitore italiane te çimentos, qe kane mberritur ne shqiperi, Berisha thoshte:
    "Synojmë te jemi superfuqi energjitike në rajon. Jemi të interesuar për energjinë bërthamore dhe shohim te Italia një partner të denjë". Duke zgjedhur të flasë italisht dhe me superlativa për homologun italian, Berisha garantoi Berluskonin se Shqipëria është një vend i sigurt për investime.

    "Në vizionin tim Shqipëria shikon tek Italia partnerin e parë për të bashkëpunuar në sektorin e energjisë, përfshi këtu dhe fushën e energjisë atomike", u shpreh kryeministri Berisha.

    Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh gjithashtu se "marrëveshjet e nënshkruara me Italinë, lidhen me ndërtimin e disa parqeve industriale që do të administrohen nga investitorët italianë".
    Duke qëndruar te energjia, Berisha vuri theksin edhe tek energjia bërthamore. "Jemi të interesuar për energjinë bërthamore dhe shohim te Italia një partner të denjë".

    Deklaratat e sotme ne Kopehagen jane disi te ndryshme si pikesynime.

    Ky njeri as ne nje fjali nuk ka qendrueshmeri mendimi; cdo fjali e mendim i tij bie ne kundershtim me ate qe tha para saj/tij.

Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •