Close
Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 410
  1. #41
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Alarmi, pse askush s'e vë ujin në zjarr për mjedisin

    NGA RREZIKSHMËRIA E NDOTJES SË UJIT BUSHATIT. KU DUHET TË NDËRHYJË MINISTRIA E MJEDISIT DHE Ç'DUHET TË BËJË?

    Nga Ferid Hoti
    Deputet i Shkodrës
    Kryetar i Komisionit të Kuvendit Popullor
    për Shëndetësinë dhe Mjedisin

    Hapja papritmas e Shqipërisë dhe ballafaqimi me botën e shfaqur pas murit të Berlinit i dëshmoi shqiptarëve se me kapacitetet ekonomike të vendit të tyre nuk mund të përballonin kushtëzimet që impononte shekulli i ri. I paaftë për të orientuar vendin drejt rrymave progresiste të integrimit të përbotshëm dhe, në veçanti, atij rajonal, ekzekutivi i pesë viteve të fundit e futi Shqipërinë në rrugë të gabuara zhvillimi, që lënduan keqaz veçanërisht sistemin ekologjik të vendit. Dështimet e njëpasnjëshme për thithjen e kapitaleve e të investimeve të huaja i dhanë shkas përvijimit të praktikave ekonomike që thelluan ndotjen e mjedisit.

    Mbetja e burimeve natyrore në duart e shtetit dhe shfrytëzimi i tyre sipas rekomandimeve të politikës i dha rrugë ringjalljes së industrisë së varrosur, duke riaktivizuar një nga fabrikat më ndotëse të Evropës për prodhimin e plehërave kimike në Laç, një furrë shkrirjeje çeliku në Metalurgjikun helmues të Elbasanit dhe sponsorizuan industrinë e naftës, e cila nga amortizimi i skajshëm ndotte ajrin, krijonte pellgje e lumëra hidrokarburesh, duke ndotur dhe ujërat e Adriatikut. Riciklimi i kësaj industrie mikse, jorentabël dhe shkatërrimi i pjesës tjetër për ta shitur si hekurishte në fonderitë e shteteve fqinje e zhvendosi ekzekutivin në ato pozita, sa të përulet përpara çdo oferte që i premtonte thithjen e industrisë që krejtësisht i mungonte, sado e vjetëruar dhe helmuese të ishte ajo për mjedisin.

    Si i vetmi shtet evropian i prezantuar para sfidave të integrimit dhe të globalizimit, pa industri, në një fazë të dëshpëruar zhvillimesh të brendshme, ku parametrat ekonomikë ushtrojnë trysni për mospërfilljen e kufijve mbrojtës të sistemeve natyrore, përzgjedhja me ngut e investimeve çoi në sajimin e recetave të rrezikshme, madje vdekjeprurëse për mjedisin. Prirjet pozitive, qofshin edhe të kundërta, të ekonomistëve dhe të ekologëve për ristrukturimin e ekonomisë, duke iu përmbajtur kahjeve të rregullta të zhvillimit, gjatë viteve të fundit disa herë janë shuar edhe prej ndërhyrjeve, të imponuara nga Partia prej së cilës buron qeveria. Synimet e sistemit aktual ekonomik për të përfituar një rritje sado të vogël të veprimtarisë prodhuese nëpërmjet çdo lloj sipërmarrjeje, pa marrë parasysh koston ndaj mjedisit dhe shoqërisë, penalizon rëndë ekzekutivin e në mënyrë të veçantë ministrinë që e mbulon.

    Të mirëinformuar për kontributin e dhënë në ideimin e disa fushatave disinformuese për çorientimin e publikut lidhur me një radhë sipërmarrjesh të vjetra e të reja, zoti Ministër i Mjedisit, shpresoj se gjatë një interpelance do të denonconi disa nga investimet e dëmshme, së paku të perspektivës, që i bien ndesh etikës themelore të marrëdhënieve jetike të shoqërisë me natyrën. Zvogëlimi i burimeve të ujit të pijshëm, gëlltitja çdo vit nga erozioni i Bunës i 13-15 hektarëve tokë buke në vit, shkatërrimi masiv i pyjeve, (vetëm për të furnizuar kombinatin e dikurshëm të drurit, për çdo vit i janë nënshtruar prerjeve të planifikuara 35-40 hektarë pyje), dëmtimi i pamëshirshëm masiv i mjediseve me peshk, zhdukja e disa varieteteve të bimëve e kafshëve autoktone, dëshmojnë qartë për një shfrytëzim kriminal të sistemeve natyrore jashtë kritereve të pragut, të këtij koncepti të përdorur gjerësisht nga ekologët.

    Heqjet masive të zallit nga dora e njeriut e krijimi pasues i sipërfaqeve të lymta, rezultuar si sipërmarrje shkatërruese për ekosistemet ujëthithëse, i imponojnë ministrisë që e mbuloni të kundërshtojë projektin famëkeq të hidrocentralit të Bushatit, thjesht edhe pse parashikon mbulimin e 609 hektarëve zhavorishte me 1 metër shtresë dheu, që shënon nxjerrjen jashtë loje të këtij tapeti masiv të etur për ujë. Ndërtimi i digave, si ato të Vaut të Dejës dhe ai i Shtodrit, për të krijuar rezevuar hidroenergjitikë apo vaditjeje, kanalizimi i lumejve në shtretër të rinj, siç parashikohet të devijohet Drini me anë të kanalit Spathar-Ashtë-Darragjat (12,5 kilometër gjatësi, 45-50 metër gjerësi e kuotë mesatare uji 23 metër), përveç zhdukjes së një radhë speciesh bimësie e kafshësh, varrosjes nën ujë të sipërfaqeve të mëdha, pakësimit e ndotjes keqas edhe të rezervave jetike të ujërave, sidomos atyre të nëntokës, duhet të vlerësohet si i palogjikshëm për zbatim, veçanërisht në hapësirën e Shkodrës. Shprehemi në këtë mënyrë, pasi territori i qytetit si një ishull i rrethuar nga ujërat e tre lumenjve dhe të liqenit, që institutet hidroenergjitike të Evropës i vlerësojnë si provokuesit e kaosit hidrik më të fuqishëm të kontinentit, i gjendur pranë ndikimit të rezervuareve të Vaut të Dejës e të Shtodrit, me një pozitë 5-6 metër mbi nivelin e detit, përfaqëson rajonin më të ekspozuar të vendit ndaj proceseve të difuzionit, mekanizmave të kanalizimeve të nëndheshme spontane dhe të lojërave të reflekseve ujore, nën presionin që shkaktojnë kolonat voluminoze të rezervuarëve të sapopërmendur, për ndryshimin e përmbajtjes cilësore dhe të kahjeve të lëvizjes së ujërave nëntokësore deri në shterrim të tyre.

    Duke i hedhur një shikim të shpejtë projektit të hidrocentralit fushor të Bushatit, të tërheq vëmendjen se kryerja e punimeve është parashikuar të shtrihet në një kantier me gjatësi 13 kilometër dhe gjerësi 100-300 metër, ose në një sipërfaqe toke prej 750 hektarësh, nga e cila, pas konsumimit të katër viteve të planifikuara për kryerjen e kësaj vepre, do të lihen të lira vetëm 535 hektarëa, gjithsesi edhe këto të dëmtuara. Për sa u tha më sipër, del qartë se ky investim nuk duhet të pranohet, pasi jo vetëm ndikon negativisht, por nuk merr parasysh aspak humbjet mjedisore. Nga 215 hektarë që do të sakrifikohen për të mbështetur themelet e ndërtimeve të përhershme, nuk duhet harruar se gjysma janë tokë pjellore are, që po t'i shesësh me çmimin aktual të tregut, siguron kapitalet për të përfituar energjinë elektrike të nevojshme pa ndotje. Në qendra urbane si Shkodra, ku veprimtaria prodhuese gjatë viteve të ekonomisë së centralizuar mbështetej në një numër të kufizuar ndërmarrjesh industriale të prapambetura dhe punishte manifakturimesh të rëndomta, shtimi i papunësisë në 76 për qind (shifrat më të larta të vendit dhe të dytat në Ballkan), rëndimi i çështjeve alokative, kryesisht nga mosfurnizimi me ujë, energji dhe mosplotësimi i kushteve higjenike elementare, largoi interesin e shoqërisë qytetare ndaj problemit të mjedisit. Në këto kushte të vështira mori rrugë procesi spontan i ngritjes së lagjeve apo zonës periurbane, ku ndaj mjedisit u abuzua krejtësisht. E krijuar me ngut në brigjet e njoma të lumit Kir e jashtë çdo norme, kjo zonë e braktisur gjatë viteve të krijimit dhe në ditët e sotme identifikohet me banesa të improvizuara, pa anekse higjienike, pa kanalizime të ujërave të zeza, në një terren të kërcënuar nga vërshimet, aktualisht të mbytur në baltë, jashtë çdo kërkese urbanistike dhe në kundërshtim të plotë me normat mbrojtëse të mjedisit.

    Qëndrimin indiferent të pushtetit qendror dhe, në veçanti, të Ministrisë se Mjedisit ndaj problemeve të mjedisit në qytetin tonë e dëshmon në mënyrë të qartë keqtrajtimi i çështjes së ujit të pijshëm. Humbja e hermeticitetit në infrastrukturën shpërndarëse të ujësjellësit nga vjetërimi i tubacioneve, amortizimi i nyjave shpërndarëse dhe mosgarantimi i furnizimit të pandërprerë me energji elektrike i pompave thithëse, kanë shumëfishuar mundësinë e ndotjes së përmbajtjes ujore nga jashtë brenda të ujësjellësit të Shkodrës. Shprehemi në këtë mënyrë pasi direkt në territorin përreth vendnxjerrjes së ujit që banorët e Shkodrës pijnë, ka lindur një lagje ilegjitime fshati, jashtë çdo norme urbanistike, hedhurinat jetike të së cilës, përfshirë shkarkimin e ujërave të përdorur, plehërimin e tokave, kullotjen e bagëtive etj., çka kërcënon seriozisht ndotjen e ujërave nëntokësore që ky ujësjellës shfrytëzon.

    Një nga prirjet e gjysmës së dytë të shekullit XX, si fenomen global, qe shterrimi i ujërave nëntokësore. Nxjerrja e tyre në sipërfaqe me pompa elektrike për të furnizuar me ujë të pijshëm qytetin e Shkodrës dhe mosreduktimi i fluksit të thithjes, dëshmon se ripërtëritja e depozitave nëntokësore garantohet nga ujërat e liqenit, i cili duhet të vlerësohet si faktor i rëndësishëm për jetëgjatësinë e këtij burimi jetik. Vendndodhja e burimit të ujësjellësit të Shkodrës përbri liqenit të Shkodrës i imponon popullatës, e veçanërisht ekzekutivit qendror të marrë përsipër me shumë seriozitet mbikëqyrjen e rreptë institucionale me ekipe të përkushtuara për evitimin e ndotjes së depozitave ujore nëntokësore, nga ujërat sipërfaqësorë të liqenit etj..

    Po qe se shumëfishimi i faktorit biologjik (algave, fitoplangtonit, zooplangtonit) në rezervuarin e Bovillës i ndryshoi ujit të pijshëm të kryeqytetit dy cilësitë dalluese themelore të tij, transparencën - në turbullirë dhe mungesën e shijes - në një lëng me erë të rëndë, derdhja e një sasie të konsiderueshme pesticidesh të strehuar në magazinat e stacionit hekurudhor të Bajzës në tokën rrethuese e në ujin e Liqenit të Shkodrës nuk solli ndryshime si në rastin e Bovillës, por edhe më keq, ngordhja e peshqve, sëmundjet e lëkurës (të zbuluara në individët që merrnin kontakt me ujin) dhe helmimet, me klinikë të pashpjegueshme e ndonjëherë me pasoja vdekjeprurëse për njerëzit, dëshmuan ndotjen me këta agjentë kimikë të fuqishëm.

    Ndotja e përditshme e ujit, e tokës, aty-këtu në hapësirën shqiptare, pa lënë mënjanë territoret tradicionalisht të helmuara (nga arseneku ne Azotikun e Fierit, pestizitet ne Bishtpallë te Durresit) nga shfrytëzimi primitiv i burimeve minerare, naftës, fabrikimit me një teknologji të prapambetur të kimikateve, të pesticideve, të mallrave të ndryshëm, të veshjes me polivinilklorid (PVC) dhe aktualisht lënia e lirë e ndotjes së detit nga procedurat eksploruese johermetike apo kulluese të naftës e ka kthyer Shqipërinë në një nga vendet më të ndotura të Evropës, kurse të ashtuquajturën Gropë të Shkodrës, në një nga qendrat më problematike mjedisore brenda shtetit.

    Braktisja e plotë e mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore të Shkodrës, veçanërisht e sistemit kullues të saj, që brenda vijave të verdha përfaqësohet nga një rrjet me gjatësi 96 kilometër, ka krijuar aty-këtu rrëke e pellgje ujërash të ndenjura edhe gjatë stinëve të thata, duke favorizuar përhapjen e produkteve të ndotjes në të gjitha qoshet e këtij qyteti të standardeve urbanistike mesjetare. Si i vetmi qytet shqiptar pa treg të mbyllur, shitja e produkteve ushqimore ka zbritur në nivelet më të ulëta të të gjitha shërbimeve.

    Jam i sigurtë zotërinj ministra, se gjatë vizitave tuaja të fundit në Shkodër do t'ju kenë rënë në sy se, në përgjithësi, rrugët, trotuaret e sheshet e qytetit shfrytëzohen nga banorët e papunë për të tregtuar edhe mallra ushqimorë në kushte alarmuese, në kontakt me baltën e rrugëve, në praninë e përhershme të pluhurit, tymërave të automjeteve e gjatë verës, të ekspozuar direkt ndaj veprimit diellor, gjë që i jep vrull veprimtarisë mikrobike e rrjedhojave kalbëzuese, nënproduktet e të cilave rëndojnë ndotjen e mjedisit.

    Emetimi i pakontrolluar i dioksidit të sulfurit dhe oksidit të azotit nga shkritoret e metaleve, uzinat kimike, fabrikimet e plehërave e përpunimi i hidrokarbureve (në Kukës, Mirditë, Kurbin, Fier, Ballsh etj.) për disa dekada e la territorin shqiptar nën efektin shkatërrimtar të këtyre substancave të kthyera në shira acidë, që dëmtuan me mekanizmat tashmë të njohura pasuritë ushqimore të tokës, zhdukën vegjetacionin dhe rradhuan në mënyrë të ndjeshme pyjet.

    Në një kohë kur jehona e punimeve të konferencës për energjinë në Huston (1999), i bëri të qartë njerëzimit se po konsumonte ditët e fundit të epokës së naftës, ekzekutivi aktual, i mbështetur nga ekipi kukull i Ministrisë së Mjedisit, mori vendimin absurd të shkatërrimit të resurseve të industrisë së turizmit dhe të perspektivës së shkëlqyer të saj në bregdetin jugor të vendit (Nartë etj.) në dobi të teknologjisë naftënxjerrëse, gjithsesi shkatërrimtare për mjedisin.

    E nëqoftëse në Jug të vendit shteti ndërhyn për të bërë të vetën, në territorin Verior në të kundërt dora e tij nuk dëgjohet fare.

    Furnizimi intensiv i tregjeve të improvizuara të Shkodrës e të mbarë Shqipërisë me ushqime të importuara, përgjithësisht pa iu nënshtruar filtrave përkatëse të kontrollit shtetëror e ka ekspozuar popullatën tonë ndaj disa ndotësve me rrezikshmëri të lartë për shëndetin dhe kërcënues për jetën. Bazuar në të dhënat e ekipeve ndërkombëtare më në zë të mbrojtjes së mjedisit e të shëndetit publik, si dhe të specialistëve të kualifikuar për lëndët helmuese, vëmendja e ministrisë që ju mbuloni duhet të përqendrohet në organizimin e të gjithë shërbimeve të nevojshme për të penguar në maksimum futjen në Shqipëri të ushqimeve të papastërta, sidomos me ndotës të përhershëm organik - POP (Persistent Organic Pollutans).

    Rëndësi të jashtëzakonshme tek ne duhet t'i kushtohet edhe kontrollit të ushqimeve të importuara për kafshët, që futen në territorin shqiptar drejt fermave të lopëve, derrave e pularive, të cilat deri tani futen pa më të voglin kontroll. Nuk duhet të harroni zotërinj ministra, se kriza e thellë e shëndetit publik, që në vitin 1999 provokoi rrëzimi e qeverisë në Belgjikë, nisi nga vënia në shitje e ushqimeve për kafshët. Kjo duhej t'i impononte edhe shtetit shqiptar që të ndalonte e të nxirrte jashtë përdorimit ushqimet për kafshë e për njerëz të magazinuara me prejardhje nga ky shtet (vezët, mishrat e shpendëve, të viçit, peshkut, qumështit, djathit, akulloreve, kekëve, biskotave dhe majonezës). Megjithatë asgjë nuk u bë, këto produkte iu shitën konsumatorit shqiptar. E në rast se në Shqipëri gjatë kësaj periudhe media e rekrutuar përpiqej të bindte popullatën se produktet e mishit belg nuk do të kalonin kufirin e vendit tonë, në të kundërt ushqimet për kafshët nuk u bënë subjekt komentesh, megjithëse hynin lirisht në Shqipëri, duke vërtetuar se përveç se viktimë ishim edhe fajtorë.

    Në rëndimin e vrullshëm të mjedisit në Shqipëri e në qytetin e Shkodrës, në veçanti, ndikim të veçantë ka edhe keqtrajtimi i mbeturinave të ngurta urbane, industriale e spitalore. Megjithë shumëfishimin e banorëve të qytetit jashtë kapaciteteve mbajtëse të Shkodrës, ky shërbim publik i rëndësisë së veçantë vazhdon të mbulohet me subvencione të niveleve të para 10 viteve. Njëlloj si në të gjithë qytetet shqiptare, edhe në Shkodër mbeturinat e ngurta urbane nuk i nënshtrohen asnjë procedure seleksionimi, përpunimi, detoksikimi dhe dizinfektimi, por në ndryshim prej tyre (pasi Shkodra nuk ka një vend të caktuar depozitimi) ato varrosen në brigjet e lumit Kir apo direkt në brendësi të shtratit të tij. Veprim iracional që ndot ujërat jo vetëm të këtij lumi, por edhe të Bunës, kolektorit të tërësisë ujore të Shkodrës, që pas një udhëtimi prej 44 kilometër ndërmjet zonave të banuara të Shqipërisë e të Malit të Zi, përfundon në det duke zbrazur edhe atje diçka nga faktorët ndotës të qytetit tonë.

    Tepër shqetësues është edhe fenomeni i ndotjes së ajrit nga djegia spontane apo e provokuar e hedhurinave të braktisura në terrenet e sapopërmendura.

    Shumëfishimi në qytetet e ndotura i numrit të të sëmurëve me tumore malinj, leuçemi, mieloma, sëmundje të tjera infektive nga prishja e sistemit imunitar (njëlloj si tek të prekurit me AIDS ose tek individët me mangësi imunitare të lindura), humbja e aftësive riprodhuese, lindja e meshkujve me defekte gjenitale e sëmundjet e zemrës, penalizojnë rëndë qeverisjen qendrore e veçanërisht Ministrinë e Mjedisit, që nuk ndërhyjnë aspak për mënjanimin e ndotjes ne qendrat urbane, deri më tash të braktisura nga kujdesi institucional shtetëror.

    Importimi i automjeteve të amortizuara e të nxjerra jashtë funksioni nga vendet evropiane, si ndotës të mjedisit, ka shtuar në ajrin e qytetit përmbajtje të konsiderueshme bloze, dioksidi të squfurit, oksidi të azotit, oksidi të plumbit, të hidrokarbureve etj., duke rënduar së tepërmi mjedisin ajror.

    Në këta kushte të rënda të tërheq vëmendjen mosinteresimi i plotë për përkujdesjen, mbrojtjen e hapësirëve të drunjta, shesheve të gjelbëra, zhvillimin, mbjelljen dhe rritjen e pemëve, të njohura për ndikimin e çmueshëm që kanë në kapjen e pluhurave e thithjen e gazrave.

    Në këta kushte z. Ministër i Mjedisit, dikasteri që ju drejtoni jo vetëm që nuk duhet të heshtë, por duhet të përpunojë një strategji afatgjatë me përgjegjësi të lartë ndaj brezave të ardhshëm dhe, në bashkëpunim me komisionin përkatës të Kuvendit, departamentet përkatëse të BE, katedrat universitare, fondacionet e OJQ-të e vendit e të huaja, të mbikëqyrë pikë për pikë zbatimin e kësaj strategjie dhe kahjet e zhvillimit të vendit, duke denoncuar e bllokuar çdo lloj sipërmarrjeje apo investimi që cënon, prish apo shkatërron ekuilibrin natyral të vendit tonë me sipërfaqe jetike të kufizuar edhe për fajet tona.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #42
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Ambientalistët: Projekti i TEC-it, i mangët

    Shekulli Online | 22/07/2009

    Sipas tyre, reduktimi i CO2 me një metodë që aktualisht është në fazë eksperimentale në botë

    Ekspertët kanë hartuar 25 pika, ku tregojnë mangësitë që shoqërojnë vlerësimin për mjedisim

    Ndërtimi i një termocentrali që do të prodhojë energji elektrike me qymyr nga kompania italiane ENEL ka hapur debate të forta në vend. Ambientalistët e Eko-Lëvizjes, pas analizës që i kanë bërë projektit teknik dhe vlerësimit të ndikimit në mjedis që është bërë si pjesë e projektit për ndërtimin e TEC-it, kanë nxjerrë 25 pika, ku nxjerrin në pah të metat e këtij vlerësimi.

    Në analizën e tyre ata thonë se ky projekt vlerësohet më i miri përsa i përket ndikimeve social-ekonomike dhe ambientale, pa bërë krahasime realiste. Ndër pikat që ambientalistët i konsiderojnë të mangëta përfshihet edhe keqinterpretimi që sipas tyre, i është bërë Strategjisë Kombëtare për Energjinë.

    "Strategjia Shqiptare për Energjinë keqinterpretohet për të justifikuar zhvillimin e impianteve fuqi- djegëse të qymyrit në Shqipëri. Strategjia Shqiptare për Energjinë duhet të ishte analizuar dhe interpretuar në mënyrën e duhur. Gjithsesi, Strategjia është interpretuar në një mënyrë të njëanshme.",- thuhet në përmbledhjen e ambientalistëve.

    Ndotja

    Përfaqësuesit e "Ekolëvizjes" pretendojnë se metoda e planifikuar për t'u përdorur në këtë projekt për reduktimin e dioksidit të karbonit është e pasaktë.

    "Ka një tentativë mashtrimi që në Porto Romano TEC do të zbatohet kapja dhe izolimi i CO2 me anë të CCS me qëllim reduktimin e CO2 të gjeneruar. Sidoqoftë është i pasaktë supozimi komercial që kjo teknologji do të implementohet shpejt nëpër botë, dhe jo vetëm në Porto Romano",- thonë ata në analizën e tyre.

    Sipas ambientalistëve, "kapja dhe trajtimi i CO2" është i rremë, pasi nuk ka ende aktualisht një metode të kapjes dhe trajtimit të CO2. "Para së gjithave, teknologjia CCS është ende në fazë eksperimentale, dhe ekziston një mëdyshje nëse kjo është thjesht marketing apo do të jetë e zbatueshme realisht",- thonë ata.

    Ambientalistët pretendojnë se në përmbledhjen e projektit dhe vlerësimin e ndikimit në mjedis, nuk është prezantuar asnjë masë për të përballuar mbrojtjen e tokës nga ndotja e qymyrit të depozituar.

    "Masa finale, e përmbajtjeve kimike dhe destinacioni final i ujërave, llumrave dhe tepricave kimikate duhet të bëhet prezente në raport. Në përshkrimin përkatës, është e pamundur të njihen karakteristikat e sasive kimikate të ujërave ndotës dhe llumrave, sikur edhe vendndodhjen e grumbullimit të mbetjeve llumra të lëngëta. Mbetja e trajtimit të ujërave thuhet që do të bëhet në det, por në një vend të pa përcaktuar.

    Për shkak të një përshkrimi të varfër të procesit është e pa mundur për gjithsecilin të parashikojë impaktet, duke mos përcaktuar gjithashtu masat lehtësuese.",- citohet në përmbledhjen e bërë nga "Ekolëvizja". Problem tjetër sipas tyre janë edhe mbetjet e hirit që do të dalin pas djegies së qymyrit.

    Pas analizës që i kanë bërë vlerësimit të projektit, ambientalistët thonë se kapja e hirit dhe sistemi i trajtimit nuk përmban një informacion të mjaftueshëm me qëllim matjen e impaktit të hirit. "Nuk ka matje të gjenerimit mujor të hirit të prodhuar nga funksionimi i TEC-it, as edhe përcaktimi i riskut në përfundim të procesit.

    Përcaktohet vetëm që hiri mund të zhvendoset me mjete dhe të transferohet më anë të një shiriti transportieri në anije. Risku nga hiri nuk është i përcaktuar këtu.

    Kjo tregon që hiri mund të shkarkohet gjithandej. Plani i menaxhimit të mjedisit duhet të paraqesë saktë destinacionin përfundimtar duke marrë parasysh edhe riskun që vjen si pasojë e transportimit",- thuhet në përmbledhjen e ambientalistëve

  3. #43
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Pse per keto probleme nuk zhvillohen referendume lokale?
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #44
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Pse per keto probleme nuk zhvillohen referendume lokale?
    Sepse popullata lokale nuk di ose nuk do qe ta pranoje ndotjen si problem shendetesor e mjedisor. Ti e di mire mentalitetin shqiptar qe sheh si problem te vetin vetem territorin deri te pragu i deres--nese ajri qe hyn brenda ne shtepi eshte me shume tym se oksigjen, apo nese uji qe pi eshte me shume fekale se H2O, ai nuk do t'ia dije. Mentaliteti arkaik, dallkauk dhe driteshkurter, qe eshte gjithashtu edhe jeteshkurter (fatkeqsisht).

  5. #45
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Gomat, biznesi që po "vret" mjedisin

    EMIRJON SENJA | 29/07/2009 |
    Një vëzhgim nga Kruja, ku lulëzon aktiviteti i djegies së gomave në furrat e gëlqeres

    Ato importohen për t'u riveshur, por përfundojnë në furrat e gëlqeres, megjithë urdhrin e mospërdorimit

    TIRANË- Shtëllunga tymi të zi që dalin pa pushim nga oaze të gjelbërta, stiva gomash të madhësive dhe formave të ndryshme të dala jashtë përdorimit që presin të hyjnë në furrën e djegies dhe dhjetëra gropa gëlqereje që kurrë nuk e kanë ndërprerë aktivitetin e tyre pavarësisht urdhrave të ministrave të radhës që kanë në ngarkim mbrojtjen e ambientit.

    Kjo është pamja që i shfaqet menjëherë çdo personi që ngjitet për në qytetin e Krujës, apo që kërkon të vizitojë qytetin antik të Albanopolisit, nga i cili sipas historianëve mendohet të ketë marrë edhe emrin Shqipëria.

    Pavarësisht se që nga viti 2006 ekziston një urdhër i ministrit të Mjedisit, Lufter Xhuveli, për ndërprerjen në mënyrë kategorike të përdorimit të gomave si mjet djegieje në furrat e gëlqeres, pamjet e nga terreni pasqyrojnë shumë qartë mungesën e zbatimit në terren të tij. Të favorizuar edhe nga amullia paszgjedhore, pronarë të gropave të gëlqerës duket se kanë përshpejtuar punën e tyre për të nxjerrë përfitimet maksimale nga ky aktivitet.

    Ky fakt bëhet i ditur edhe nga Kryetari i Bashkisë së Fushë-Krujes, Ismet Mavriqi, i cili thekson se djegia e gomave të përdorura në furrat e gëlqerës është një fenomen që ka marrë hov, sidomos gjatë periudhës së zhvillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qërshorit dhe ditëve që pasuan ato.

    Gomat e përdorura importohen nga vendet e zhvilluara në Shqipëri me një çmim shumë të ulët me qëllimin e riveshjes dhe rifutjen e tyre në përdorim. Ndërsa, specialistët e fushës bëjnë me dije se, ato janë shumë të efektshme në djegien e gurëve të gëlqerës. Çmimi i ulët më të cilin importohen dhe efektshmëria e lartë në djegie, bën që këto të fundit të jenë një zgjidhje me shumë pak kosto për biznesin e furrave të gëlqeres.

    Një shqetësim tepër i madh që parashtrojnë ekologjistët, ka të bëjë me faktin se në në këto furra nuk digjen vetëm gomat që dalin jashtë përdorimit në zonën përreth, por ato dërgohen në mënyrë të organizuar edhe nga qytete të tjera të vendit, duke e bërë gjëndjen tejet alarmante.

    Ekologjisti, Lavdosh Ferruni referuar edhe eksperiencave të vendeve përreth Shqipërisë, sugjeron një zgjidhje të mundshme të kësaj situatë. Sipas tij, në kushtet kur vendi është mbushur me goma të përdorura është e domosdoshme ngritja e impianteve të posaçme me filtrat përkatës për djegien e tyre. "Nga studimet rezulton se niveli i gazrave të rrezikshëm që emetohen nga djegia e gomave në vende të posaçme, të cilat janë të pajisura me filtra është 10 deri ne 40 here më i ulët se sa ato që emetohen nga djegia e tyre në vende të hapura",- thotë Ferruni.

    Krahas djegies së organizuar në vende të posaçme, një tjetër zgjidhje e cila sipas tij do të ishte edhe më shumë në shërbim të mjedisit, ka të bëjë me përdorimin e tyre në formë barrierash në shtratet e lumejve për parandalimin e përmbytjeve nga vërshimi i ujërave. Sipas Ferrunit, më shumë se me një urdhër të ministrit përkatës, ndalimi i djegies së gomave në furrat e gëlqerës duhet të sanksionohet me një ligj të veçantë të miratuar nga parlamenti. "Mendoj se ka ardhur koha që djegia e gomave të ndalohet me ligj të veçantë.

    Në krahasim me urdhrin e ministrit, miratimi i një ligji do të bënte përgjegjëse më shumë organizma shtetërore, përveç inspektorëve të mjedisit. Ndotja e ambientit shihet shpesh si një çështje që i përket vetëm ekologjistëve dhe që dëmton peizazhin, çka është një koncept i gabuar ",- tha ai. Sipas specialistëve të mjedisit, nga aktiviteti në gropat gëlqerës në ajër çlirohet pluhur me përmbajtje të dioksidit të karbonit, duke dëmtuar rëndë biodiversitetin e zonës, dhe ulur cilësinë e ajrit.

  6. #46
    E paskan gjet dhe kohen me te mire per ta bere. gjate zgjedhjeve kur gjith policia merret mitingje dhe numurim votash.

  7. #47

  8. #48
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ndjekje penale hidhte plehrat te fqinji i tij
    Gazeta Shqip

    Nje 49-vjecar eshte derguar per ndjekje penale per nje veper te vecante, pasi eshte denoncuar nga fqinji i tij. Ai eshte akuzuar se ne menyre te vazhdueshme i hidhte plehrat para ballkonit te fqinjit. Sipas te dhenave policore, ngjarja ka ndodhur ne Sauk. Me tej, uniformat blu shpjeguan se nga Komisariati Nr. 1, filloi procedimi penal ne gjendje te lire per shtetasin Dilaver M., 49 vjec, banues ne Sauk, sepse ne oret e vona, ne menyre te vazhdueshme i hedh plehra para ballkonit, fqinjit Skender H., 49 vjec. Ky i fundit ka deklaruar se kishte tentuar disa here te kerkonte llogari, por nuk ka mundur te bjere ne ujdi me fqinjin.
    Ja dhe nje shembull i mire qe te gjithe ne (duke perfshire dhe veten) duhet ta ndjekim. Banoj ne katin e dyte dhe me merziten katet e larta duke hedhur mbeturina cdo nate!

  9. #49
    Besoj se shume probleme te perditshme thjesht pranohen nga njerezit, dhe nuk behen denoncime. Dhe ne ate rastin e mesiperm qe digjeshin gomat, nuk besoj sa ka pasur shume telefonata ne polici per tu ankuar per tymin.

  10. #50
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin

    Prandaj ndryshimi duhet te filloje nga cdonjeri! Te gjithe duhet te bejme nga pak, qe sistemi te ndryshoje dhe hedhesit e plehrave te mendohen dy here para se ta bejne kete akt te ndyre!

  11. #51
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Me ne fund po shihet njefare levizjeje drejt mbrojtjes se mjedisit, te pakten ne zbatimin e ligjit kundra ndotjes akustike. Te shpresojme qe ky do te jete nje fillim per zbatimin e ligjeve tjera per mbrojtjen e mjedisit.

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Pershendetie!Ne vend te fjales "Lufte"shume me mire eshte te pedorim fjalen "Mbrojtja"(kemi hapur nje teme per carmatimin e trurit)
    Perse i perket temes, ju them se kur investimet jane madhore, ne problemin e ndotjes sensibilizohen dhe vendet e BE.Pra nese ato e lejojne do te thote se nuk ka ndonje rrezikeshmeri.Intelektualet shqipetar me mentalitet komunist, sapo behet nje investim qe si intereson politikisht, i drejtohen masave.Ps. Kur nisi rruga e" kombit"u tha se kishte abuzime.Menjehere mediat dolen ne rruge e pyesnin kalimtaret - A ka abuzime ne ndertimin e kesaj rruge?-E ato duke qene te "sigurte "(pasi probabipiteti per shqipetaret, jane 99% hadute)thoshnin se ka.

    Ndigjoni me cuna .beni mire te ndryshoni ju, e lejeni qeverine te ndertoje e te na rregulloje sadopak kete dreq jetese.Pese nuk lini duhanin per te cilein kene zene vendine e pare ne bote.E pra, me te helmoni veten, familjen e mbare shoqerine.Perse nuk hiqni dore nga kultivimi perdorimi dhe tregetia e narkotikeve ku po helmjme boten mbare?Kam dhe te tjera po bene kto nje here e pastaj hidhuni e flisni per TEC-et.Ai i vlores ku dhane dhe jeten disa "kundershtare patriote "e te tjeret shkulnin paruket qe i kishin blere ne canada,po na jep nje ndotje te barabarte medhjete benza mercedes.

  13. #53
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin

    Ti flet kot se Milani dhe Barcelona jane te dyja skuadra shume te mira. Megjithese skemat i kane te ndryshme, prap bejne nje loje te bukur.

    P.S. Kshu duket dhe pergjigja jote ne kete teme, kur flet kot pa lexuar asgje.

  14. #54

    Anesti, ti po ia fut si kau peles. Lexo temen e pastaj shkruaj!

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ti flet kot se Milani dhe Barcelona jane te dyja skuadra shume te mira. Megjithese skemat i kane te ndryshme, prap bejne nje loje te bukur.

    P.S. Kshu duket dhe pergjigja jote ne kete teme, kur flet kot pa lexuar asgje.
    Po, nese behet fjale per mbrojtje apo sulm , por skam ndegjuar ndonjehere qe skuadrat luftojne, pervese nga komentator injorante.Edhe dy boksiere nuk luftojne , por ndeshen, synojne per fitore pretendojne pe titull dhe jo luftojne per titull.Mir e ke ti, gjyshi partizan baba komunist stakanovist, ne lufte ke lind e ne lufte do te vdesesh.Kjo fjale duhet perdore me kufizim.Nese ne nje teme fare te thjeshte do te lexojme 1000 here fjalen lufte , kur fare mire e bukur mund te perdoret nje fjale tjeter, atehere kuptohet qe anetaret jane pjese e nje komuniteti me edukim sekondar, patrialkale, luftarak.Kujt i mungojne rregullat elementare te edukimit nuk ka si ta kuptoje kete.Ashtu si nje kenge qe behet me fjale te zgjedhura , po ashtu dhe biseda , apo fjalia, duhet te ndertohet me fjalet me te bukura te mundeshme.

  16. #56
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Pershendetie!Ne vend te fjales "Lufte"shume me mire eshte te pedorim fjalen "Mbrojtja"(kemi hapur nje teme per carmatimin e trurit)
    Perse i perket temes, ju them se kur investimet jane madhore, ne problemin e ndotjes sensibilizohen dhe vendet e BE.Pra nese ato e lejojne do te thote se nuk ka ndonje rrezikeshmeri.Intelektualet shqipetar me mentalitet komunist, sapo behet nje investim qe si intereson politikisht, i drejtohen masave.Ps. Kur nisi rruga e" kombit"u tha se kishte abuzime.Menjehere mediat dolen ne rruge e pyesnin kalimtaret - A ka abuzime ne ndertimin e kesaj rruge?-E ato duke qene te "sigurte "(pasi probabipiteti per shqipetaret, jane 99% hadute)thoshnin se ka.

    Ndigjoni me cuna .beni mire te ndryshoni ju, e lejeni qeverine te ndertoje e te na rregulloje sadopak kete dreq jetese.Pese nuk lini duhanin per te cilein kene zene vendine e pare ne bote.E pra, me te helmoni veten, familjen e mbare shoqerine.Perse nuk hiqni dore nga kultivimi perdorimi dhe tregetia e narkotikeve ku po helmjme boten mbare?Kam dhe te tjera po bene kto nje here e pastaj hidhuni e flisni per TEC-et.Ai i vlores ku dhane dhe jeten disa "kundershtare patriote "e te tjeret shkulnin paruket qe i kishin blere ne canada,po na jep nje ndotje te barabarte medhjete benza mercedes.
    Tema emertohet lufte ndaj mjedisit, sepse ka kaq shume atentate dhe sulme ndaj mjedisit, saqe duket sikur i eshte shpallur lufte atij!

    BE-se nuk i rruhet se si e mbajne mjedisin shqiptaret. Ruajtja e mjedisit eshte kusht per te hyre ne BE, dhe shqiptaret duhet te jene ata qe duhet te shqetesohen e jo BE. Dhe tjetra, BE nuk i intereson se si ti i menaxhon investimet ne vendin tend, Shqiperia nuk eshte ne BE.

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anëtarësuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    Ne nuk kemi piken e kultures ne kete aspekt!Te ngrene nervat ca pseudointelektuale qe thonee hapen vende pune njehere se per keto kemi nevoje pastaj dihet qe dhe njerez do vdesin nga kanceri por ky eshte çmimi qe duhet paguar.Mjere populli qe eshte injorant!

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Tema emertohet lufte ndaj mjedisit, sepse ka kaq shume atentate dhe sulme ndaj mjedisit, saqe duket sikur i eshte shpallur lufte atij!

    BE-se nuk i rruhet se si e mbajne mjedisin shqiptaret. Ruajtja e mjedisit eshte kusht per te hyre ne BE, dhe shqiptaret duhet te jene ata qe duhet te shqetesohen e jo BE. Dhe tjetra, BE nuk i intereson se si ti i menaxhon investimet ne vendin tend, Shqiperia nuk eshte ne BE.
    Mos u ngut kur te nderhyshe se gabon.Ja tema-Lufta ndaj mjedisit ne Shqiperi.-A nuk eshte me bukur- Ndotja e mejdisit apo Mbrojtja e mejdisit?Mejdisit nuk i shpallet lufte dhe as kam perse te rri e ta mendoj ashtu.Ashtu sic ndotet mejdisi ndotet dhe tema , me fjale te rendomta.Ketu se kam fjalen per Ilian ,sepse kam respekt per te, une e kuptoj se kjo fjale eshte futur ne koken e shqipetarit dhe perdoret vend e pavend.Nese nuk kritikojme nuk ndryshojme.Pra qellimi im nuk eshte aspak fyerja por deshira e mire ne rritjen e cilesise se komunikimit, ne te shkruar dhe ne te folur.Pra te bejme c'eshte emundur qe ne c'do aspekt te perdorim veglat e skulptrit dhe jo me dy te rame te sepates te bejme hunden.

    BE-se nuk i rruhet se si e mbajne mjedisin shqiptaret.
    Ruajtja e mjedisit eshte kusht per te hyre ne BE,
    A nuk je kontradiktor me keto dy shprehje?

    BE nuk i intereson se si ti i menaxhon investimet ne vendin tend, Shqiperia nuk eshte ne BE
    Per investimet madhore qe mund te sjellin demtime te mejdisit, apo te jetes se popullit (centrali atomik)
    BE eshte me shume se interesuar, dhe nderhyn.Ku da tamarre lejen Berisha per ndertimin e tecit apo centralit atomoik ne qendren shendetsore te Lushnjes, apo ne europe, dhe ne vendet e rajonit.Jeta me pare duhet jetuar dhe me pas shikohet mundesia ne maredhenie me mejdisin.
    Nuk jane shqipetaret ne ate nivel qe te kryesojne nje levizje te tille kaq strikte te ambientalisteve.Kur une shkuaja tema per ndotjen akustike nga lokalet dhe si shembull dhashe ambjentin ku jetoj, ju apo te tjere antare me ironizuat se me qenka prishe tangralleku.Deri tek Sali Berisha kam shkuar per tu ankuar par lojrat e fatit e kazinote, per ndotjen akustike dhe kimike nga lokalet, por nuk beri asgje.Tashti qe mbaruan zgjedhjet dhe qe e ka flejte mendjen, se me pas nuk do te merret me me politike po fillon te veproje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 06-08-2009 më 18:54

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anëtarësuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Mos u ngut kur te nderhyshe se gabon.Ja tema-Lufta ndaj mjedisit ne Shqiperi.-A nuk eshte me bukur- Ndotja e mejdisit apo Mbrojtja e mejdisit?Mejdisit nuk i shpallet lufte dhe as kam perse te rri e ta mendoj ashtu.Ashtu sic ndotet mejdisi ndotet dhe tema , me fjale te rendomta.Ketu se kam fjalen per Ilian ,sepse kam respekt per te, une e kuptoj se kjo fjale eshte futur ne koken e shqipetarit dhe perdoret vend e pavend.Nese nuk kritikojme nuk ndryshojme.Pra qellimi im nuk eshte aspak fyerja por deshira e mire ne rritjen e cilesise se komunikimit, ne te shkruar dhe ne te folur.Pra te bejme c'eshte emundur qe ne c'do aspekt te perdorim veglat e skulptrit dhe jo me dy te rame te sepates te bejme hunden.
    Per ta mbrojtur nuk po i vete ne mend njeriu se po shikojme ç po behet!Per mendimin tim pak rendesi ka terma sepse ne te vertete lufte po i behet po e vrasin pa u shqetesuar fare per te keqijat qe do vijne!

  20. #60
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    A nuk je kontradiktor me keto dy shprehje?
    Per investimet madhore qe mund te sjellin demtime te mejdisit, apo te jetes se popullit (centrali atomik)
    BE eshte me shume se interesuar, dhe nderhyn.Ku da tamarre lejen Berisha per ndertimin e tecit apo centralit atomoik ne qendren shendetsore te Lushnjes, apo ne europe, dhe ne vendet e rajonit.Jeta me pare duhet jetuar dhe me pas shikohet mundesia ne maredhenie me mejdisin.
    Nuk jane shqipetaret ne ate nivel qe te kryesojne nje levizje te tille kaq strikte te ambientalisteve.Kur une shkuaja tema per ndotjen akustike nga lokalet dhe si shembull dhashe ambjentin ku jetoj, ju apo te tjere antare me ironizuat se me qenka prishe tangralleku.Deri tek Sali Berisha kam shkuar per tu ankuar par lojrat e fatit e kazinote, per ndotjen akustike dhe kimike nga lokalet, por nuk beri asgje.Tashti qe mbaruan zgjedhjet dhe qe e ka flejte mendjen, se me pas nuk do te merret me me politike po fillon te veproje.
    Ti quaje si te duash, ashtu sic kam edhe une te drejten ta quaj keshtu. Jemi te lire te shprehemi apo jo?
    Sic te thashe, mbrojtja e mjedisit eshte kusht per te hyre ne BE, por BE-se nuk i rruhet shume nese ti e mbron mjedisin (dmth nuk nese ti do te hysh apo jo ne BE).
    NUk ka kontradite ketu, BE thote-ruaj mjedisin nese do te hysh ne BE, ndryshe nuk do te hysh. Por BE nuk vjen e te thote ty nese do te helmosh qytetaret e tu apo jo. Shqiptaret jane ne ate nivel sa te dine per mjedisin, mos i bej bageti shqiptaret.
    Jeta nuk jetohet nese ti je i vdekur. Ti mund te marresh nje rroge per nje vit duke qene roje te fabrika e cimentos apo TEC-i, por pas nje viti me ca do te paguash trajtimin mjekesor te kancerit te mushkerive dhe te veshkave qe shfaqet si pasoje e tymrave te fabrikes se cimentos apo TEC-it?
    Apo thua te jetojme sot per sot, neser te shkojme e te hapim vete varrin se shtetit s'i rruhet per qeniet njerezore e shtazore.

Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •