Close
Faqja 2 prej 21 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 410
  1. #21
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Katastrofë mjedisore në Pyllin e Sodës

    Ndotet qëllimisht zona e bregdetit. Shkarkohen në det 60 tonë naftë. Alarmohen banorët. Në pranga tri vetë

    Mikel Marsi

    Gazeta Shqip
    Ndotet qëllimisht zona e bregdetit në plazhin e vjetër të Vlorës, prangosen tre persona. Pak ditë pas çeljes së sezonit turistik, bregdeti i Vlorës është ndotur nga nafta. Dje në mëngjes, në vendin e quajtur Kanali i Motorit, në zonën e Pyllit të Sodës, është hedhur në det një sasi e konsiderueshme nafte të papërpunuar. Sapo ka ndodhur ngjarja, shtresa e naftës ka dalë mbi sipërfaqen e ujit, duke alarmuar banorët e zonës përreth, të cilët sinjalizuan policinë.

    Nga hetimet paraprake mësohet se ka qenë firma "Arkan Junior" ajo që hedhur naftën në det. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se firma e ka marrë mbetjen e naftës nga anija "Guildo" që transporton karburantin e papërpunuar nga Shqipëria për në Kanada dhe i ka shkarkuar në mënyrë të paligjshme në kanalin që lidh hidrovorin me detin, duke shkaktuar një dëm të madh mjedisor.

    I njëjti burim bën të ditur se si pasojë e derdhjes në mënyrë të paligjshme të mbetjeve të naftës është ndotur deti, duke ndikuar në florën dhe faunën e tij. Mësohet se në ujërat e Adriatikut janë zbrazur rreth 60 tonë lëndë ndotëse, konkretisht tre autobote me naftë bruto, duke ndotur në një shkallë të lartë jo vetëm bregun e detit, por edhe thellësinë e tij.

    Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se tre persona janë ndaluar si përgjegjës për derdhjen e naftës në plazhin e Pyllit të Sodës në Vlorë. Genis Mëhilli, administrator i firmës "Arkan Junior", si dhe shoferët Florian Çeçi dhe Mikel Gjini, pasi janë shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, janë vënë në pranga nën akuzën e ndotjes së ujërave në bashkëpunim.

    Arrestimi i tyre është bërë pasi nga hetimet paraprake ka rezultuar se këta shtetas kanë derdhur në mënyrë të qëllimshme mbetjen e naftës, për të shkaktuar një dëm mjedisor. Mësohet se deri tani janë bllokuar katër autobote, të cilat kanë kryer derdhjen e hidrokarbureve (naftë e vaj) të anijes "Guildo" në plazhin e Pyllit të Sodës. Mbi tre shtetasit rëndon akuza e ndotjes së ujërave e kryer në bashkëpunim, vepër kjo e parashikuar nga nenet 203 e 25 të Kodit Penal.

    Nga këqyrja e vendngjarjes rezultoi se mbetjet e naftës kanë krijuar një shtresë të konsiderueshme mbi ujë, që arriti një trashësi prej 4-5 centimetrash. Ndotja ndodhi fare pranë zonave të banuara, për më tepër në breg të detit nafta ka shkatërruar florën dhe faunën e kësaj zone.

    Firma "Arkan Junior" deklaroi se në total ka pasur rreth 680 tonë mbetje për të zbrazur. Në këtë zonë është e ndaluar që të derdhen mbetje karburantesh, pasi zona përdoret për plazh. Grupi hetimor i ngritur posaçërisht për këtë rast, i cili kryesohet nga zëvendësprokurori i Rrethit Gjyqësor Vlorë, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të dëmit. Sipas burimeve konfidenciale brenda Policisë së Vlorës priten të tjera shoqërime dhe arrestime. Ndotja ka ndodhur shumë pranë portit të ri të petroliferës, që u përurua dje paradite. Shiritin e përurimit e ka prerë Kryeministri Berisha dhe presidenti i grupit PIR, Guido Ottolenghi.


    Reagimi


    Berisha: "Ndotja

    është e qëllimshme"


    Kryeministri Berisha, i cili ka qenë dje në Vlorë, reagoi menjëherë pas lajmit për ndotjen e detit në zonën e Plazhit të Vjetër. Ai e ka cilësuar si veprim të qëllimshëm dhe të stisur: "Ky është i njëjti veprim dhe stisje, që u bë me ‘vjedhjen‘ e orës së Presidentit Bush", u shpreh Kryeministri Berisha në takimi inaugurues të Petroliferës. Më tej, kreu i ekzekutivit e cilësoi si një veprim të stisur, që vlonjatët të mendojnë se Petrolifera po ndot detin në Vlorë. "Vlonjatët duhet të dinë se ky është impianti më modern në gjithë Mesdheun dhe me parametra bashkëkohore dhe tepër i sigurt. Përgjegjësit janë identifikuar dhe tashmë janë arrestuar", vijoi më tej Kryeministri.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    ke kane vene ne pranga ndonje shites misrash besoj apo nga ata qe mbledhin ndonje kanace, normal se shteti sdo vej ne pranga veten, por viktimat e gjora.... o me det me det si vajti ky det............
    failure is not an option!

  3. #23
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ne fillim na e moren ajrin qe thithim, pastaj ujin qe pijme, pastaj gjelberimin, tokat e lira, tani edhe liqenet e detet?! Po malet? Ah i kane marre dhe ato, po i bejne cimento per te betonizuar fushat....a ka mbetur me gje pa na u marre?!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    shiko malet nuk na i kane marr te jemi realist vetem se na i kane paraqitur ne nje form horizontale duke na i vene poshte kembeve tona keshtu qe mund ti kemi prane vetes 24 ore ne dite, madje kane menduar aq shume per te ardhmen tone, sa nese ben vaki te na merzitet jeta dhe te hidhemi nga kati i pare vdekjen e kemi te sigurt me ate renie ne beton! pastaj edhe stresi clirohet goxha! merzitemi ne? tak betonit me koke, dhe o betoni o koka jone do cahet! Aman nje do fitoje patjeter! Se ATA e dine mjaft mire qe ne vdesim per nje cike fitore packa se kush sakrifikohet dhe sa i math eshte cmimi qe duhet te paguajme! edhe historia vazhdon............
    failure is not an option!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Se clidhje ka kjo video me temen nuk e kuptova.Per verejtjen qe ka per berisha per kryesuasen e komisionit te ODIR jemi shprehur nje here, dhe berisha ka te drejte te kundershtoj gykuesin qe zgjedhjet me kallash i quajti te drejta.Oratorja po na aludon se nese ajo ka gabuar nje here, nuk do te thote te gaboje perseri.Le te shpresojme.
    Tema eshte per ngjarjet qe po na ndodhin per mejdisin.Ke ndonje gje per te then ti?Ju gjithmone dini te akuzoni, si per 97 qe vete bete, per te mare pushtetin, si dhe Gerdecin qe interesant qe njeriu qe e denoncoi ishte ne harmoni , ne linje me menaxhuesit e Mjaftit e te Rames, dhe qe njekohesisht ne ate moment u ndodh me nje kembe ne aeroplan.E tashme faktet tregojne se Dilijorgji ishte atje ne zemr tuaj, ishte pjella juaj dhe si ate dhe Trebicken ju e ndeshkuat per te arritur qelimin tuaj, egon per pushtet.Natyrisht pas konsumimit te ketij deshmitari ai duhej per tu likujduar pasi rrezikonte te bente dhe nje denoncim per palen menaxhese.Por ju perseri jeni enigmatik si per liqenin dhe per ndotjen e bregdetit ne diten e inagurimit te petroliferes.!!!!!!Ju a kam thene se ligesia juaj nuk ka kufi dhe nje Zot di se cdo te na gjeje deri ne fund te zgjedhjeve , por dhe me tej.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 04-06-2009 më 09:58

  6. #26
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Foto nga masakra ne Vlore mund t'i gjeni tek balkanweb

  7. #27
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Pak minuta me pare nje femije 12 vjec i komunitetit rom ne Shkoder gjen vdekjen nen ngarkesen e hedhur nga makina e plehrave. Femija shkonte shpesh ne ate vend per te mbledhur kanace me te cilen ushqehej familja e varfer e tij.
    Ishte shtruar prej kohesh edhe problemi qe plehrat nuk duhej te grumbulloheshin ne ate vend, por kjo pak u intereson pushtetareve dhe ekologjisteve...

    Sigurisht pak i intereson nje femije rom pushtetareve tane te nderuar.

    Vazhdoni o pushtetare dhe shpenzoni 1 miliard e me shume dollare nga parate e shqiptareve per rruget tuaja "patriotike"! Dhe vidhni sa me shume mundesisht sepse 250 milion USD te vjedhura jane pak! Le te vdesin njerezit, ju vazhdoni, vidhni...vidhni...

    Le te vdesin edhe romet se jane "race e ulet", ju vazhdoni orgjite tuaja,...
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #28
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Gazeta Shqiptare
    05/06/2009
    Ministria e Mjedisit nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e "Pyllit të Sodës", pasi ia ka besuar këtë çështje organeve të drejtësisë. Megjithëse një pastrim i zonës së ndotur të plazhit nuk ka pse pret rezultatin e hetimeve, duket se dikasteri që ka për detyrë të kujdeset për mjedisin ka vendosur të rrijë duarkryq deri atëherë. Zëdhënësi i ministrisë së Mjedisit, Tom Therçaj largon përgjegjësitë nga institucioni që ai përfaqëson dhe deklaron se me këtë çështje po merren organet e drejtësisë. Sipas tij, ekspertë nga agjencia rajonale e mjedisit kanë shkuar në Pyllin e Sodës, ku ka ndodhur edhe ndotja, kanë bërë të gjitha matjet, por nuk ka një raport zyrtar për nivelin e ndotjes dhe të rrezikshmërisë. "Madje për këtë qëllim është kontaktuar edhe autoriteti portual i Durrësit, sepse ai ka të gjitha pajisjet për të bërë matjet e duhura. Ekspertët tanë kanë përfunduar matjet dhe gjithçka është në dorën e drejtësisë", - ka shpjeguar zëdhënësi Therçaj. Ai ka sqaruar më tej se vetëm pasi të kenë një përfundim nga organet e drejtësisë, do të vendoset nëse do të kontraktohet një firmë e huaj për pastrimin e ambientit, nëse pastrimi do të jetë manual apo do të kërkohen sisteme të veçanta, dhe sigurisht nëse ndotja e shkaktuar është apo jo e rrezikshme për jetën e gjallesave. E ndërsa ministria e Mjedisit ka zgjedhur të rrijë në pritje të rezultateve që do të arrijnë organet e drejtësisë, duket se vija bregdetare e cila do të futet në hartën e ndotjes, do të zgjerohet edhe më. Kjo për faktin se gjatë ditës së djeshme është vënë re se solari ka zgjeruar rrezen e zonës së prekur.

  9. #29
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    86 vjet shërbim pyjor
    » Vendosur: 29/01/2009 - 08:57



    • Zhaneta Prifti*

    27 Janar 1923, dita e dekretimit të Ligjit të I-rë "Për pylltarinë shqiptare", që sot përkujtohet me nderim, si dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar. Dekretimi i këtij ligji, si ligji më bashkëkohor i kohërave në pylltarinë shqiptare, ishte kurorëzim i kontributit të njerëzve më të përkushtuar të pylltarisë. Ky ligj do të shënonte fillimin e organizimit të sektorit pyjor, një nga organizimet më të suksesshme për mbrojtjen e pyjeve. Në kontekstin e këtij ligji pyjet konsideroheshin si tokë e shenjtë, ku shkelësit e ligjit barazoheshin me shkelësit e Biblës, që nuk mund t'i shpëtonin dënimit. Mbrojtja e pyjeve sipas këtij ligji ishte mbrojtja e pronës së të gjithëve shqiptarëve pavarësisht nga lloji i pronësisë, private apo shtetërore po aq sa dhe detyrimet për administrimin e tyre ishin të njëjta, si për pyjet shtetërore edhe ato private. Parimet e këtij ligji ishin të njëjta me ato të ligjeve bashkëkohore jo vetëm të asaj kohe, por edhe sot, sepse bazoheshin në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, që impononte zbatim rigoroz të parimeve të qëndrueshmërisë për ruajtjen e ekuilibrave natyrore.
    Kontributi për hartimin dhe miratimin e këtij ligji njihet si një nga kontributet më të vlefshme në historinë e pylltarisë, që do të linte gjurmë për zhvillimin e sektorit pyjor në vazhdimësi deri edhe në vitet e regjimit të diktaturës, kur, megjithë gabimet për hir të politikës, pyjet konsideroheshin si një sektor i rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Kjo u reflektua në investimet që shteti i diktaturës bënte në sektorin pyjor, kur shërbimit pyjor iu vu emrin "Ekonomia Pyjore", gjë që u reflektua në organizimin e ndërmarrjeve pyjore me vetëfinancim (një nga parimet bazë të organizimit të sektorit pyjor sot) dhe në mbrojtjen e pyjeve ku përgjithësisht dëmtuesi paguante koston.
    Dëmtimet më të mëdha në sektorin e pyjeve do të ndodhnin në vitet e tranzicionit, ku "ligj u bë shkelja e ligjit" me pasoja katastrofike për këtë pasuri me vlera të gjithanshme jo vetëm kombëtare por edhe globale. Ishte kjo arsyeja që organizma ndërkombëtare si FAO/BB në bashkëpunim me donatorë të tjerë ndërmorën që në vitet e para të tranzicionit studime mbi gjendjen e pyjeve, që pasuan me investime dhe mbështetje të gjithanshme për rimëkëmbjen e këtij sektori. Punë disavjeçare, investime shumëmilionëshe, që u kurorëzuan me miratimin e Ligjit të Pyjeve dhe Shërbimit Pyjor në Qershor 2005, konform Strategjisë së re të Pyjeve dhe Reformës Institucionale, që do të shënonte një histori të re për sektorin pyjor.
    Ligji i ri do të kufizonte dëmet dhe abuzimet që kishin përfshirë sektorin pyjor, por fatkeqësisht nuk gjeti zbatim. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave e pa të arsyeshme që të ndryshoheshin pikërisht nenet, që kufizonin abuzimet e shfrytëzimeve në pyje dhe të kryente një riorganizim të Sektorit Pyjor, që nuk mbështetej në Strategjinë dhe Reformën Institucionale të miratuar me vendim të posaçëm të qeverisë së asaj kohe..
    Për fat të keq sot pasojat janë të dukshme në ecurinë e këtij sektori, kur as ligji nuk pengon abuzimet, si pasojë e aktiviteteve ilegale që vazhdojnë të dëmtojnë çdo ditë e më shumë pyjet shqiptare.
    Ndërkohë, dita e Dekretimit të Ligjit të Parë të Pyjeve dhe Kullotave, që festohet si dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar, i shërben MMPAU, si dita e shpalosjes së arritjeve në sektorin e pyjeve.
    Pavarësisht deklaratave të herëpashershme të kësaj Ministrie, nuk besoj se sot ka ndonjë shqiptar, që të besojë se situata në pyje është përmirësuar vitet e fundit.
    Arsyet e këtij mosbesimi janë të qarta, sepse shqiptarët po shohin dhe po vuajnë pasojat e administrimit të këtij sektori:
    - Erozioni dhe rrëshqitjet e tokave, që tani janë kthyer në një fenomen të zakonshëm rrëshqitjesh masivesh të shkretuar nga prerja ilegale dhe dëmtimet e pyjeve (reflektuar apo jo nga media), janë shprehje e qartë e "hakmarrjes" së pyjeve ndaj veprimtarisë abuzive, që nuk po e ndal as ndërgjegjja, as ligji, as institucionet përgjegjëse të drejtimit dhe zbatimit të ligjit.
    - Komunitetet e zonave rurale po kuptojnë që një nga arsyet e varfërisë që po vuajnë është shkatërrimi i vlerave të burimeve natyrore, që në kushtet e ekonomisë së tregut, pa dëmtuar mjedisin, duhet të ishin burimi i mirëqenies së tyre; ata shohin nga afër pakësimin e pyjeve si burim ngrohje, turizmi dhe të ardhurash të tjera.
    - Ajri i rënduar nga shtimi i komponentëve të karbonit, burim i një sërë sëmundjesh të frymëmarrjes dhe tumorale është pasojë edhe e pakësimit të sipërfaqes së gjelbër jo vetëm në afërsi të qyteteve, por edhe të pyjeve; Qytetaret ndjejnë mungesën e pyjeve si vende çlodhje dhe frymëmarrje të lirë. Të gjithë shqiptarët e interesuar për këtë pasuri në zhdukje mund të shohin jo vetëm nga afër, por edhe nga avioni edhe në pamje satelitore, shndërrimin e ngjyrës së territorit shqiptar nga ngjyra e gjelbër në ngjyrën e tokës, në vend që të shohin shtimin e pyllëzimeve sikurse pretendon MMPAU.
    - Shifrat mbi sipërfaqen e pyjeve sipas shifrave të viteve 60-të që vazhdon të deklarojë MMPAU, sot duken qesharake për shumicën e shqiptarëve, që janë të informuar mbi tjetërsimet e mijëra ha., sipërfaqe pyjore në toka me destinacione të tjera pa llogaritur dhjetëra mijëra ha., pyje të djegur dhe të degraduar për shkak të zjarreve që kanë përfshirë pyje, parqe kombëtare, etj.
    Përgjigjja mbi shkakun e kësaj gjendje mjerane në pyje është e njohur tashmë:
    Ekziston një papërgjegjshmëri totale dhe moszbatim i legjislacionit ekzistues në fuqi "Për administrimin e Pyjeve dhe Shërbimin Pyjor Shqiptar".
    Vënia e interesave të biznesit mbi interesat publike, po shton gjithmonë e më tepër presionin ndaj mjedisit dhe prishjen e ekuilibrave natyrore në vlera të pallogaritura kombëtare dhe më gjerë. Këto interesa po kalojnë kufijtë pa llogaritur detyrimet që vendi ynë ka nga anëtarësimi në marrëveshjet si ajo e Kyoto-s, që jemi të detyruar t'i zbatojmë, ose t'ju përgjigjemi një ditë sanksioneve për moszbatim të tyre.
    Komuniteti, i cili duhet të jetë edhe më i interesuari për ruajtjen e vlerave mjedisore, vazhdon të vuajë keqorientimin në administrimin e këtyre vlerave, për më tepër tani që Ministria pretendon transferimin e pyjeve komunale pushtetit lokal. Mënyra e transferimit të pyjeve pushtetit lokal përbën zhgënjimin e radhës në vazhdën e zhgënjimeve të reformës së Qeverisë në sektorin e pyjeve. Zhgënjime dhe keqardhje veçanërisht për ata që kanë shërbyer në pyje në të kaluarën dhe nuk mund as të kuptojnë se çfarë po ndodh sot me një nga pasuritë më të vlefshme të këtij vendi, për të cilat vazhdojmë të mburremi pa ditur, se çfarë po bëjmë me to. Mjaftuan vetëm 6 muaj afat kohor për të hequr një sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve nga përgjegjësia e Ministrisë së Mjedisit, veprime amatoreske, që nuk njihen në asnjë periudhë të historisë së këtij vendi. Transferohen pyjet, pa transferuar planet e menaxhimit, të drejtat dhe detyrat dhe as njerëzit që do t'i menaxhojnë këto pyje.
    Ndoshta do të ishin me fat pyjet sikur militantët partiakë, të ishin pak miqësorë me mjedisin, sepse nuk do të lejonin që pylli të ndëshkohej nga vandalizmi i atyre, që rastësisht iu është besuar mbrojtja e pyjeve dhe burimeve të tjera natyrore.
    Sot, problemet mjedisore përbëjnë nga problemet më të rëndësishme që shqetësojnë vendet e zhvilluara ku ne presim të integrohemi, ku parametrat mjedisore janë po aq të rëndësishëm sa të gjithë parametrat e tjerë të domosdoshëm për integrimin në Evropë.
    Arsyet janë të njohura, për shkak të mirëmenaxhimit të tyre dhe nivelit të lartë të ndërgjegjësimit të shoqërisë civile, që kërkesat mjedisore shpesh janë ato që udhëheqin opinionin e gjerë deri në vendimin mbi qeverinë që do të drejtojë vendin. Sot në botën që na rrethon, sloganet me përmbajtje mjedisore, kthehen në sloganet kryesore të zhvillimit të fushatave elektorale në vendet e zhvilluara evropiane, ndërkohë që tek ne shqetësimi i shoqërisë civile për situatën e rënduar mjedisore, bie në vesh të shurdhër dhe nga institucionet përgjegjëse s'bëhet gjë tjetër veçse gënjehet, duke pritur përvjetorët për të shpalosur fitoret.

    *Ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Pyjeve
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #30
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Masakra me e fundit mu para hundes se pushtetit...para selise se PD-se po prishet lulishtja 100 vjecare per te bere pallate e qendra biznesi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  11. #31
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Po kjo po ndodh, por ne kete rast pergjegjesia eshte e Bashkise Tirane qe jep leje ndertimi mbi siperfaqe te gjelbera. Ky rast eshte vertet skandaloz dhe duhej te ishte bere publik me kohe. Ja cilet jane pra, politikanet qe na udheheqin te majte, te djathte, te qendres, qender e majte e qender e djathte, lart-poshte e poshte lart, qellimi eshte nje: Vidh sa te mundesh sa ke pushtetin.
    Duaje te afermin tend si veten

  12. #32
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Protesta kundër ndotjes, arrestime dhe të lënduar

    Gazeta Shqip

    Protestat e banorëve kundër veprimtarisë së fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë janë mbyllur me arrestime dhe të lënduar mes policisë. Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës bëri të ditur arrestimin e dy organizatorëve të protestës më të fundit të banorëve, si dhe deklaroi se manifestimi ka qenë i paligjshëm. Merit dhe Pëllumb Loci, përkatësisht 43 dhe 35 vjeç nga Fushë-Kruja janë arrestuar ditën e djeshme për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, si dhe kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit. Ndërkaq, mes të dëmtuarve nga konfrontimi i policisë me protestuesit ka qenë dhe shefi i rendit dhe sigurisë publike, komisar Agron Brahaj. Mëngjesin e së enjtes, rreth orës 07:00, në Fabrikën e Çimentos në Fushë-Krujë, në rrugën që të çon në të, ka nisur një protestë e banorëve të zonës. Me mjetet e tyre ata kishin bllokuar rrugën automobilistike duke bllokuar lëvizjen e makinave të fabrikës në të. Pas një ndërprerjeje prej më shumë se një muaji, protestat kanë nisur sërish kundër ndotjes së mjedisit nga veprimtaria e fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë. Ndonëse në prokurori ekzistonte një hetim për "organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme" ndaj një tjetër organizatori të protestave të komunitetit, dita e enjte i ka gjetur sërish në protestë banorët e fshatit Zallë të Fushë-Krujës. Ata bllokuan rrugën hyrëse të fabrikës, duke mos i lejuar makinat të hyjnë në mjediset e brendshme të saj. Protestuesit bënë thirrje për mbylljen e aktivitetit të fabrikës që po u shkakton probleme në shëndet dhe në të mbjella. Ata pretendojnë se kompania që menaxhon fabrikën u kishte premtuar kompensim në para për medikamentet mjekësore që ata marrin për problemet që kanë si pasojë e ndotjes së lartë, si dhe shtëpi në zona të tjera për banesat më të afërta me fabrikën. Ky premtim nuk është mbajtur dhe banorët thonë se do të vazhdojnë të përshkallëzojnë protestat e tyre. Ndërkohë, shërbimet e policisë janë përpjekur ta mbajnë nën kontroll situatën duke bërë thirrje herë pas here për të negociuar me manifestuesit që të lironin rrugën dhe turma të shpërndahej qetësisht. Burimet policore thanë se për këtë protestë, pjesëmarrësit nuk kishin paraqitur kërkesë për dhënie leje nga Komisariati i Policisë Krujë.
    Ndotja nuk te vret vetem me helme, por edhe me shkopa gome!

  13. #33
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nga 4000 vete qe vdesin nga kanceri ne Shqiperi, tani shifra do te shkoje ne 8000 ne vit...
    Kancer iu bofshin ato leke me gjak qe i fiton mafia e mjedisit ne Shqiperi!

  14. #34
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Po kjo po ndodh, por ne kete rast pergjegjesia eshte e Bashkise Tirane qe jep leje ndertimi mbi siperfaqe te gjelbera. Ky rast eshte vertet skandaloz dhe duhej te ishte bere publik me kohe. Ja cilet jane pra, politikanet qe na udheheqin te majte, te djathte, te qendres, qender e majte e qender e djathte, lart-poshte e poshte lart, qellimi eshte nje: Vidh sa te mundesh sa ke pushtetin.
    Se e kujt eshte pergjegjesia kete nuk e dime pasi nuk jemi ne brendesi te allishverisheve qe bejne ATA, por mos ndoshta dhe publiku ka pergjegjesi se fundja parqet jane publike apo jo?

  15. #35
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Minjtë “bëjnë ligjin” në Mbrostar. Kryekomunari: Janë sëmurë 70 për qind e banorëve
    “Minjtë në zonën tonë janë bërë më të mëdhenj se macet”. Kryetari i Komunës Mbrostar në Rrethin e Fierit thotë se situata është alarmante në territorin që administron, për shkak të ndotjes së jashtëzakonshme nga ujërat e zeza. Për të ilustruar ndotjen, që ka krijuar një terren të përshtatshëm për minjtë e gjirizeve, kryekomunari Vaip Baçja tregon se një mi ishte aq i madh sa kishte marrë ndër dhëmbë një bukë njëkilogramëshe dhe e kishte çuar në folenë e tij. Kjo ngjarje, sipas tij, ka ndodhur pak ditë më parë në Mbrostar. Komuna e Mbrostarit në Rrethin e Fierit cilësohet si qendra e epidemive që shkaktohen nga uji dhe mjedisi i ndotur. Jo vetëm Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier, por edhe kryetari i Komunës Mbrostar, Vaip Baçja, kanë pohuar për gazetën se “mungesa e investimeve në sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza si dhe moskontrolli në ujin e pijshëm e kanë kthyer Komunën e Mbrostarit në qendër të epidemive”. Të 12 muajt e një viti, ujërat e bardha dhe të zeza në territorin e kësaj komune përzihen dhe qëndrojnë të pa thara në prag të shtëpive. Për shkak të mungesës së kanalizimeve, ndotja që shkakton përzierja e tyre ka bërë që mbi 70 për qind e popullsisë së zonës të jetë e prekur nga hepatiti A. Në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Fierit, përgjegjësja e Inspektoratit të Higjienës deklaron se shkak i përhapjes së hepatitit A është mjedisi i ndotur. Në Drejtorinë e Shëndetit Publik thonë se u është bërë kërkesë e posaçme krerëve vendorë e qendrorë që të ndërhyhet në mjedisin e fshatrave të komunës. Nga ana tjetër, kryetari i Komunës Mbrostar thotë se “territori i fshatrave të komunës është nën nivelin e lumit që e përshkon atë dhe prej dhjetëra vitesh nuk janë hapur kanalizime të ujërave të zeza”. Baçja shpjegon se “pothuaj të gjithë banorët e zonës janë shtruar në spital ose kanë marrë mjekime në shtëpi si shkak i epidemisë që është shfaqur herë pas here”. Virusi preku në muajin maj pjesën më të madhe të nxënësve të një shkolle në Mbrostar, e cila është e rrethuar nga kolektorë të mëdhenj të ujërave të zeza. Zyrtarisht nga Komuna Mbrostar deklarohet se shkaktari i përhapjes së hepatitit A nuk po gjen zgjidhje, pasi qeveria nuk ka lëshuar asnjë fond për projektin që është paraqitur për sistemimin e ujërave të bardha e të zeza. “Ne i jemi drejtuar qeverisë, si dhe Kryeministrit Sali Berisha gjatë takimeve të zhvilluara me të, por deri më sot asgjë nuk është dhënë. Na është premtuar që shumë shpejt qeveria do të mundësojë një fond të posaçëm, por nuk është lënë një afat për këtë fond”, thotë kreu i komunës, i shqetësuar për situatën e rëndë. Mësohet se fondi për sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza është parashikuar të jetë 100 milionë lekë të vjetra dhe në rast të marrjes së saj, komuna do të ndërhyjë menjëherë. Zgjidhje tjetër që jep kryetari i komunës është lejimi i marrjes së një kredie pranë bankave që operojnë në vend. Sipas tij mësohet se pritet të dalë një urdhër nga Ministria e Financave që të mundësojë aplikimin për kredi të një njësie të pushtetit vendor.
    Duaje te afermin tend si veten

  16. #36
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Minjtë “bëjnë ligjin” në Mbrostar. Kryekomunari: Janë sëmurë 70 për qind e banorëve
    “Minjtë në zonën tonë janë bërë më të mëdhenj se macet”. Kryetari i Komunës Mbrostar në Rrethin e Fierit thotë se situata është alarmante në territorin që administron, për shkak të ndotjes së jashtëzakonshme nga ujërat e zeza. Për të ilustruar ndotjen, që ka krijuar një terren të përshtatshëm për minjtë e gjirizeve, kryekomunari Vaip Baçja tregon se një mi ishte aq i madh sa kishte marrë ndër dhëmbë një bukë njëkilogramëshe dhe e kishte çuar në folenë e tij. Kjo ngjarje, sipas tij, ka ndodhur pak ditë më parë në Mbrostar. Komuna e Mbrostarit në Rrethin e Fierit cilësohet si qendra e epidemive që shkaktohen nga uji dhe mjedisi i ndotur. Jo vetëm Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier, por edhe kryetari i Komunës Mbrostar, Vaip Baçja, kanë pohuar për gazetën se “mungesa e investimeve në sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza si dhe moskontrolli në ujin e pijshëm e kanë kthyer Komunën e Mbrostarit në qendër të epidemive”. Të 12 muajt e një viti, ujërat e bardha dhe të zeza në territorin e kësaj komune përzihen dhe qëndrojnë të pa thara në prag të shtëpive. Për shkak të mungesës së kanalizimeve, ndotja që shkakton përzierja e tyre ka bërë që mbi 70 për qind e popullsisë së zonës të jetë e prekur nga hepatiti A. Në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Fierit, përgjegjësja e Inspektoratit të Higjienës deklaron se shkak i përhapjes së hepatitit A është mjedisi i ndotur. Në Drejtorinë e Shëndetit Publik thonë se u është bërë kërkesë e posaçme krerëve vendorë e qendrorë që të ndërhyhet në mjedisin e fshatrave të komunës. Nga ana tjetër, kryetari i Komunës Mbrostar thotë se “territori i fshatrave të komunës është nën nivelin e lumit që e përshkon atë dhe prej dhjetëra vitesh nuk janë hapur kanalizime të ujërave të zeza”. Baçja shpjegon se “pothuaj të gjithë banorët e zonës janë shtruar në spital ose kanë marrë mjekime në shtëpi si shkak i epidemisë që është shfaqur herë pas here”. Virusi preku në muajin maj pjesën më të madhe të nxënësve të një shkolle në Mbrostar, e cila është e rrethuar nga kolektorë të mëdhenj të ujërave të zeza. Zyrtarisht nga Komuna Mbrostar deklarohet se shkaktari i përhapjes së hepatitit A nuk po gjen zgjidhje, pasi qeveria nuk ka lëshuar asnjë fond për projektin që është paraqitur për sistemimin e ujërave të bardha e të zeza. “Ne i jemi drejtuar qeverisë, si dhe Kryeministrit Sali Berisha gjatë takimeve të zhvilluara me të, por deri më sot asgjë nuk është dhënë. Na është premtuar që shumë shpejt qeveria do të mundësojë një fond të posaçëm, por nuk është lënë një afat për këtë fond”, thotë kreu i komunës, i shqetësuar për situatën e rëndë. Mësohet se fondi për sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza është parashikuar të jetë 100 milionë lekë të vjetra dhe në rast të marrjes së saj, komuna do të ndërhyjë menjëherë. Zgjidhje tjetër që jep kryetari i komunës është lejimi i marrjes së një kredie pranë bankave që operojnë në vend. Sipas tij mësohet se pritet të dalë një urdhër nga Ministria e Financave që të mundësojë aplikimin për kredi të një njësie të pushtetit vendor.
    Per kete e kane fajin njerezit vete. pse qeveria do t'u beje cdo gje atyre? Po para 50 vjetesh, si kane jetuar ata? Te gjitha fshatrat kane pasur njerez edhe me pare dhe ujrat e zeza i derdhnin ne gropa ku behej biodegradimi dhe kthimi ne humus.
    Kaq shume para merrka hapja e nje grope per cdo shtepi?

  17. #37
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Xhuveli kontribuon ne ndotjen e Krujes, gomat e fabrikes se tij digjen ne furrat e gelqeres se qytetit
    Gazeta Sot

    Furra te shumta gelqereje, gurore si dhe fabrika e cimentos po e cojne Krujen drejt vdekjes. Qyteti qe mbart me vete nje pjese te mire te historise se vendit tone eshte mbuluar nga shtellungat e tymit te zi te furrave te gelqeres, si dhe te fabrikes se cimentos si dhe themelet po i tunden nga guroret. Asnjera nga keto firma nuk i permbahet kushteve baze por punojne pa kriter. Ankesat e banoreve kane qene te shumta por Ministria e Mjedisit eshte treguar e pafuqishme per ndalimin e kesaj kasaphane. Ato qe i vuajne pasojat jane qytetaret qe per cdo dite i drejtohen spitaleve per shkak te semundjeve te shumta qe ju ka shkaktuar ndotja masive e ajrit.

    Vendimet e Ministrise se Mjedisit sherbyen per asgje
    Disa kohe me pare, Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli urdheroi prishjen e te gjitha gropave te gelqeres qe ishin ngritur ne Kruje. Ndaj dhe ne zbatim te urdhrit nr. 545, i dhene me date 23.08.2006 te Ministrit te Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave Z. Luftr Xhuveli, “Per mbylljen e aktiviteteve te kundra ligjshme te prodhimit artizanal te gelqeres ne Kruje dhe Fushe-Kruje dhe transferimin e tyre ne zona te studiuara” nga data 04.09.2006 deri ne daten 07.09.2006, u zhvillua aksioni i perbashket ndermjet strukturave te Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, Policise Ndertimore dhe asaj te Shtetit per shkaterrimin e furrave te paligjshme te gelqeres. Gjate ketij aksioni ishte i pranishem edhe vete ministri.
    Por ky aksion zgjati vetem disa dite dhe prishi nje numer te vogel te ketyre gropave. Vendimi i ministrit u harrua ne nje kohe te shkurter. Vetem nje jave me pas, te gjithe pronaret e ketyre gropave e rinisen serish aktivitetin e tyre. Askush nuk u kujtua me te vinte dhe te inspektonte zonen. Tani gropat e gelqeres jane shtuar. Banoret e qytetit te Krujes shprehen se, ne kohen qe u dha urdhri nga Ministria e Mjedisit, madje erdhi edhe vete ministri Xhuveli se bashku me disa inspektore qe pane gjendjen e gropave te gelqeres kane qene me shume se 400 gropa qe ishin aktive. Per rreth nje muaj gropat u mbyllen dhe ne ndjenim qe nisem te mbusheshim me fryme”. Kjo situate zgjati vetem per nje muaj dhe me pas gjithcka nisi me vrullshem se me pare. Urdhri i ministrit u hodh poshte sa hap e mbyll syte, inspektoret nuk u kthyen me kurre dhe Kruja rinisi te mbulohej nga shtellungat e tymit. E cfare mund te thone me teper vecse urdhri i ministrit beri nje vrime ne uje?! Kjo pasi edhe aktualisht ky aktivitet i paligjshem vazhdon te jete prezent ne kete zone.

    Ndotja, banoret vuajne nga semundje te ndryshme
    Cdo vit e me teper nivelet e ndotjes rriten ne shifra alarmante dhe banoret paraqesin probleme te medha shendetesore. Sipas specialisteve te mjedisit, keto gropa gelqereje permbajne elementin CaCo3, qe gjate therrmimit te gjendjes se tij te ngurte leshon ne ajer pluhur qe permban dioksid karboni (Co2). Edhe ne furrat e pjekjes krijohet e njejta situate. Kjo gjendje demton rende biodiversitetin e zones, habitatet, ul cilesine e ajrit, rrit sasine tymrave dhe grimcave ne ajer dhe mbi te gjitha shendetin e banoreve. I gjithe ky reaksion zinxhir shkakton te banoret e kesaj zone probleme serioze me frymemarrjen. Nga simptomat vuajne edhe banoret e fshatrave perreth, si ne Halil, Zalle etj. Problemi me i madh i ndotjes vjen ngaqe gelqerja nuk digjet me dru, por me goma dhe me lende te tjera plastike, si dhe berthamat e ullinjve.
    Keto lende sigurohen nga qytete te ndryshme te Shqiperise. Gomat vijne nga fabrika e Fierit, berthamat e ullinjve vijne nga disa fabrika vaji ulliri qe punojne ne Kruje dhe nga rrethe te tjera te vendit. Nje tjeter lende qe perdoret shume eshte ajo e mbetjeve te kepuceve, qe sigurohen nga fabrikat italiane te prodhimit te kepuceve qe jane ne vendin tone. Ambientalisti Bajram Cana, lidhur me ndotjen ne kete qytet shprehet: “Te gjitha keto lende djegese clirojne ne atmosfere gazra helmues te demshem per shendetin. Sipas statistikave mjekesore qe posedojme ne, 26.1 per qind e popullsise qe jeton ne kete zone ka probleme te funksionimit te sistemit aspirator dhe kardiovaskular.
    Nderkohe qe nuk mund te flas me saktesi per nivelet e ndotjes ne kete qytet pasi prej shume vitesh nuk jane bere matje te grimcave te demshme qe qarkullojne ne ajer. Ajo qe mund te them me saktesi eshte fakti se djegia e furrave te gelqeres eshte nje nga faktoret kryesore qe po i merr frymen ketij qyteti. Banoret jane perballe nje rreziku serioz per shendetin e tyre nga tymrat qe leshojne djegiet e gomave, mbetjeve plastike si dhe te berthamave te ullinjve”.

  18. #38
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Plehrat dhe ujërat e zeza po shkatërrojnë turizmin në Shqipëri dhe po dëmtojnë investimet
    Nga Adam Tanner
    Marrë nga Gazeta TemA
    Nga Adam Tanner, “Reuters”

    Sarandë - Duke e izoluar Shqipërinë nga bota e jashtme, liderët e saj komunistë arritën të ruajnë brigjet e virgjëra të Mesdheut nga zhvillimet e pakontrolluara.

    Tani, mbeturinat dhe plehrat e konsumatorëve dhe ndërtimeve të shumta pas rënies së komunizmit, rrezikojnë këtë bukuri perfekte që mund të furnizojë në të ardhmen rritjen ekonomike përmes turizmit.

    Kandidatët kryesorë në zgjedhjet kombëtare të 28 qershorit, kryeministri, Sali Berisha, dhe rivali i tij, lideri socialist, Edi Rama, thonë se do ta luftojnë këtë problem, nëse do të fitojnë zgjedhjet.

    Shqipëria ishte vendi më i varfër në Evropë dhe vendi më i izoluar nën regjimin komunist dhe njerëzit konsumonin shumë pak.

    Hapja e vendit me botën e jashtme në vitin 1990 solli dhe më shumë mallra të paketuara që sollën gjithashtu dhe male plehrash në të gjithë vendin.

    “Ky është me të vërtetë një realitet shqetësues. Është një realitet i ri i një shoqërie të konsumit”, - thotë Edi Rama, lideri socialist dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, që shpreson të bëhet kryeministri i ardhshëm.

    “Është një prioritet absolut që të pastrojmë vendin nga mbeturinat, veçanërisht në zonat me turizëm, ku situata ka dalë jashtë kontrollit.”

    Një udhëtar në Shqipëri përballet përherë me grumbuj plehrash në krah të rrugës e shpesh të hedhura në sasi të mëdha nëpër lumenj e në brigje të tjera.

    Në raste të tjera, shishet plastike grumbullohen në lumenj apo në brigje, edhe pse shumë plazhe e male mbeten të izoluara dhe të paprekura.

    Turizmi e ka ndihmuar Shqipërinë që të shijojë një rritje të qëndrueshme ekonomike prej më shumë se pesë përqindësh në vitet e shkuara, por, ndërsa kriza globale financiare po kafshon, zyrtarët ndërkombëtarë parashohin se Produkti i Brendshëm Bruto do të ketë një rënie në vitin 2009.

    Vende të tjera në Ballkan kanë gjithashtu probleme me plehrat dhe mbeturinat, por kontrasti mes bukurisë madhështore të maleve dhe deteve me plehrat e mbeturinave është veçanërisht shqetësues në Shqipëri.

    I pyetur se si do e përshkruante situatën e plehrave në vendin e tij, kryeministri Berisha, politikani dominues i vendit që pas rënies së komunizmit në vitin 1991, përgjigjet: “Keq”.

    “Ne duhet të përgatisim sa më shpejt një strategji të re. Përfundimisht një Shqipëri e pastër do të jetë prioriteti kryesor”, - tha ai në një intervistë javën e kaluar.

    “Ne po ndërtojmë landfille në çdo qark të vendit dhe nuk jam akoma i bindur, nëse kjo është zgjidhja përfundimtare.”

    Disa zyrtarë thonë se ka progres gjatë kohëve të fundit, përfshi këtu dhe grupe të rinjsh që pastrojnë brigjet në fundjavë me ndihmën e ndërkombëtarëve për të ulur përhapjen e plehrave.

    Të tjerë thonë se madje dhe në shtetet e zhvilluara si Shtetet e Bashkuara, dikur kishte mjaft debat dhe përplasje deri në fushata publike për këtë çështje.



    Problemet mjedisore



    Nëse plehrat janë një problem i padiskutueshëm, çështja e ujërave të zeza shpesh nuk çohet ndërmend e shumë preferojnë të mos diskutojnë realitetin e fatit të vërtetë të këtij problemi.

    Ambientalistët thonë se ujërat e zeza të Tiranës shkojnë në lumenj, por i pyetur dy herë në mënyrë direkte për këtë çështje, Rama refuzoi të përgjigjej në mënyrë direkte duke thënë se ai kishte nevojë të punonte më të tjera komunitete për të hartuar një plan rajonal.

    Edmond Komino, kryetar i Bashkisë së vogël jugore të Përmetit, që është e rrethuar nga malet dhe ka një lumë që i kalon përmes, u tërhoq, kur u pyet për këtë çështje.

    “Ti më pyet sikur unë jetoj në një shtet të Amerikës”, - thotë ai. “Një qytet nuk mund të ndërtohet për dy vite. Ky vend daton që në shekullin e 12 dhe duhet shumë punë këtu”.

    Ai thotë se ujërat e zeza derdhen në lumin e qytetit. Ndërsa hotelet po mbijnë si kërpudha përgjatë brigjeve të Shqipërisë, shumë pak kanë menduar për të krijuar vende të posaçme për ujërat e zeza dhe ekspertët thonë se ato përfundojnë në detin Adriatik dhe Jon.

    “Këto zhvillime nuk janë kontrolluar gjatë këtyre viteve dhe problemi është bërë kritik”, - thotë Xhemal Mato, një aktivist mjedisor dhe drejtor i Eko Lëvizja. “Ata janë miopë, shohin thjesht që të investojnë në hotele.”

    Një banor i qytetit bregdetar jugor të Sarandës thotë se vendi i tij është shkatërruar dhe ai nuk do të notojë më aty për shkak të ujërave të zeza.

    “Ata nuk investojnë për ujërat e zeza, për shkak se mendojnë se kjo është një detyrë e bashkisë. Kjo iu është kthyer në bumerang atyre”, - thotë ai.

    Berisha thotë se situata do të ndryshojë, në rast se ai do të fitojë një mandat të dytë.

    “Brenda dy viteve, asnjë pikë nga ujërat e zeza nuk do të shkojë në detet tona”, - i tha ai “Reuters” në anglisht.

    “Punime po bëhen gjithandej, në Durrës, në Vlorë, në Sarandë, projektet kanë nisur. Ne kemi nevojë të mbrojmë fillimisht liqenet e detet. Më vonë do fillojmë me lumenjtë.”





    “Reuters” hap debatin



    Kur në televizionet e gazetat shqiptare debatet zgjedhore janë krejt shterpë, një lajm i mirë vjen nga agjencia “Reuters”. Gazetari i saj, Adam Tanner, ka mbërritur në Shqipëri për të bërë një sërë artikujsh në prag zgjedhjesh. Me këtë rast ai ka ndërtuar disa nga debatet më të rëndësishme për këto zgjedhje.

    Tanner ka intervistuar veçmas kryetarin e PS, Edi Rama, dhe kryeministrin, Sali Berisha, dhe po i përball në shkrime të veçanta.

    Fillimisht ai shkroi në lidhje me qëndrimin e dy kandidatëve kryesorë për mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, më pas për rritjen ekonomike në vend, ndërsa në këtë shkrim ai hap diskutimin në lidhje me një çështje shumë të ndjeshme për vendin, si turizmi.

    Tanner prek problemin e plehrave, për të cilin shumë pak është diskutuar në nivel kombëtar, e sidomos nga dy emrat kryesore të garës, Rama dhe Berisha.

    Sipas gazetarit të “Reuters”, çështja e plehrave dhe ujërave të zeza mund të jetë një bombë me sahat për turizmin në vend. Por, edhe pse është problem shumë i mprehtë, për kandidatët ai është thjesht një premtim. Mjafton të shikohet si përgjigjet Berisha për këtë problem, kur thotë se pastrimi i plehrave do të jetë prioriteti kryesor i tij.

    E rëndësishme është që tani për tani “Reuters” po na zbulon probleme që nuk i kemi parë të rrahura më parë, edhe pse premtimet mund të jenë thjesht shashka elektorale.

  19. #39
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Ndotja e ajrit ne Shqiperi, note kaluese ne vend, ngelese ne BE

    Gazeta Sot

    Grimcat e rrezikshme te ajrit vazhdojne te jene problematike ne vendin tone. Megjithese pas monitorimeve qe u kryen ne qytetet me te medha te Shqiperise, thuhet se ka nje tendence ulje, serish krahasimet behen me nivelet e vendit tone e jo me ato normalet. Vlerat duhen llogaritur ne baze te te dhenave qe kane te gjithe vendet evropiane, nderkohe qe ne vendin tone ato llogariten ne rang kombetar e jo nderkombetar. Qyteti me i ndotur vazhdon te rezultoje Tirana, ku pikat me kulmore jane kryqezimet e medha, dhe listen e kryeson pika e “21 Dhjetorit”. Nje nder grimcat me te rrezikshme qe eshte NO2 vazhdon te jete i pranishem ne masa te ekzagjeruara ne kryeqytet.
    Rritje e NO2 te Kryqezimi i "21 Dhjetorit"
    Ajri urban rezulton i paster per 4 tregues SO2, NO2, O3 dhe Pb, te cilet rezultojne brenda normave te lejuara te Standardit Shqiptar ne te gjitha stacionet dhe qytetet e monitoruara, thane te merkuren burime nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave. Sipas MMPA-se, monitorimi i cilesise se ajrit urban eshte kryer per 6 indikatoret me kryesore, PM10, LNP, NO2, SO2, O3, Pb dhe ne 1 stacion PM2.5, ne 5 qytete Tirane, Elbasan, Durres, Fier, Shkoder, ne 9 stacione te perzgjedhura ne zonat urbane me te renduara. Bazuar ne te dhenat e monitorimit, verehet nje tendence ne rritje e permbajtjes se NO2 ne stacionin e monitorimit Kryqezimi i "21 Dhjetorit" (Tirana 1), pasi vlerat e regjistruara tejkalojne normat e BE, por jane brenda normave shqiptare. Kjo rritje, sipas te njejtave burime, shpreh ndikimin vendimtar te shkarkimeve te automjeteve ne rritjen e permbajtjes se NO2 ne ajer, pasi dhe stacioni eshte zgjedhur i tille qe te jete ne kryqezim rrugesh me trafik te renduar.
    Gjate vitit te kaluar, permbajtja e pluhurave ne ajrin urban PM10 (grimca nen 10 mikron) dhe LNP, (lende e ngurte pezull) paraqet permiresim te dukshem ne krahasim me vitin 2007, pasi ne 4 stacione (nga 2 ne 2007) permbajtja e PM10 rezulton brenda normave te standardit shqiptar dhe 2 prej tyre plotesojne normen e BE. Ne Tirane, ne stacionin "21 Dhjetori", megjithese tejkalohet norma, ka permiresim te ndjeshem, pasi permbajtja e PM10 dhe LNP eshte ulur 3 here ne krahasim me vitin 2007, theksojne burimet nga MMPAU.
    LNP, grimca qe po mbyt Elbasanin
    Bazuar ne te dhenat e monitorimit, ne Elbasan ka gjithashtu permiresim progresiv te cilesise se ajrit urban, pasi ne stacionin ne qender te qytetit vlera e PM10 ne 2008 rezulton brenda normes shqiptare, kurse LNP tejkalon shume pak normen. Ne 3 stacionet e tjere (ne qytetet Shkoder, Fier dhe Vlore) permbajtja e PM10 dhe LNP eshte pothuajse ne te njejtat nivele, si gjate vitit 2007. Monitorimi i ndotjes atmosferike nepermjet analizes elementare te aerosoleve, konfirmon se permbajtja e metaleve toksike ne ajrin urban ne qender te Tiranes rezulton ne vlera mjaft me te uleta se normat e lejuara. Ndersa, sipas te dhenave, elementet e lidhur me pluhurin tokesor, si K,Ca, Ti dhe Fe jane ne perqendrime me te larta.
    Ne drejtim te uljes se konsumit te substancave ozon-holluese (LOH) dhe respektimin e kuotave te caktuara nga Protokolli i Montrealit, vendi yne ka bere nje progres mjaft pozitiv, duke marre edhe pergezime zyrtare, pasi sasia e LOH te konsumuara eshte ulur nga viti ne vit (nga 4.4 ton ne vitin 2007, ne 2.2 ton ne vitin 2008). Progres i rendesishem eshte bere ne metodologjine e matjeve te indikatoreve te cilesise se ajrit. Vendosja e pajisjeve automatike dixhitale ne 4 stacione (2 ne Tirane dhe 2 ne Elbasan) ka sjelle rritje te frekuences se matjeve, cilesine dhe besueshmerine e te dhenave.

  20. #40
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Durres, tri plazhet me te ndotura
    Oerd Ulqini, gazeta Panorama

    Mungesa e nje masterplani per zhvillimin e plazhit te Durresit ka mundesuar qe jashte te gjitha normave te krijoje nje superdendesi ndertimesh. Alarmi i pare qe lind nga ky fenomen eshte derdhja e paperpunuar e ujerave te zeza, te nje popullsie prej gjysme milioni banoresh ne det. Ne mungese te depuratoreve zgjidhjet jane dy: hapja e gropave septike ose derdhje e drejtperdrejte e mbetjeve fekale ne plazhe. Por qe te dyja keto metoda e ndotin njelloj reren dhe detin. Kjo gjendje, e cila lokalizohet me se shumti nga qyteti i Durresit e deri tek “Shkembi i Kavajes”, pjese e komunes Rrashbull, ka demtuar rende cilesine e turizmit si dhe ka komplikuar situaten bakteriale ne plazh. Permes nje raporti per sezonin “vere 2009”, Drejtoria e Shendetit Paresor i ka komunikuar prefektures Durres-Kruje shqetesimin e madh. Ceshtja e ndotjes bakteriale te ujit te detit mbetet nje problem i trasheguar, i cili akoma nuk gjen zgjidhje. Drejtoria e shendetit paresor ne Durres ka evidentuar edhe per kete vit zonat e nxehta mjedisore pergjate plazhit te Durresit. Ato quhen te tilla pasi fale ujerave te zeza qe derdhen ne det krijojne ndotje bakteriale ne shkalle te larte. Ne plazhin e Currilave, “Shkembin e Kavajes” dhe ne sektorin “Teuta” te Durresit ngarkesa mikrobiale e ujit te detit eshte gati 10 here mbi normat e lejuara nga Organizata Boterore e Shendetesise. Shkak per kete situate jane ndertimet e shumta dhe mosfunksionimi i sistemit te ujerave te bardha e te zeza. Edhe nje vit me pare kjo drejtori i beri apel Bashkise te marre masa konkrete per te minimizuar ndotjen e detit me ujerat e zeza. E vetmja arme qe u mbetet ne dispozicion mjekeve higjieniste eshte dezinfektimi. Por edhe ajo ka kapacitet te kufizuar. Nese per reren e detit kjo metode eshte e efektshme per ujin, dezinfektimi i mbetet ne dore jodit dhe kripes qe ka deti. Por rezistenca e disa baktereve ndaj ketyre vepruesve natyrore, zgjat me dite, duke perbere rrezik per plazhistet, sidomos per ato me te vegjlit. Mungesa totale e banjave publike ne plazh, e shoqeruar edhe me papergjegjshmerine qytetare nuk ka bere gje tjeter vecse e ka renduar akoma me tej gjendjen. Ne zonat e Shkembit te Kavajes, Currilave dhe Hidrovorit, eshte vene re nje prezence mikrobike e streptokokeve dhe e stafilokokeve, te cilet jane shkaktare te infeksioneve te rrezikshme per jeten. Rrethi i Durresit me 3 gjire detare dhe me nje vije bregdetare me gjatesi 61.8 kilometra eshte i perfshire ne zonen prioritare per zhvillimin e turizmit me interes te vecante kombetar. Eshte nje zone e lakmueshme per turizmin e diellit dhe te reres ku edhe gjenden mbi 45% te kapaciteteve akomoduese turistike te Shqiperise.

Faqja 2 prej 21 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •