Close
Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 410
  1. #221
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Prerja ilegale e pyjeve po rrënon pyjet e Shqipërisë
    Nga Elvis Nabolli
    Balkan Insight

    Çdo ditë, dhjetëra makina të rënda, ngarkuar me dru të sapoprerë, zbresin poshtë shpateve të malit të Fezës në Shqipërinë veriore, poshtë për në qytetin e Shkodrës. Mali është streha e një pylli të dendur që administrohet nga shërbimi pyjor, por i degraduar nga prerja e vazhdueshme ilegale. Që prej rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri në 1991, mali është zhveshur nga bimësia - peizazhi i trishtueshëm është dëshmi e rrënimit që ka sjellë aktiviteti i paligjshëm në pyjet shqiptare.

    Megjithëse impakti i kësaj tregtie në mjedis është shkatërrimtar, Balkan Insight ka zbuluar se druvarët e paligjshëm shpesh ikin me lëndën e prerë, duke iu dhënë ryshfet rojeve, të cilët bëjnë një sy qorr ose shfrytëzojnë inkompetencën e policisë.

    Teksa autoritetet vendore e pranojnë se prerja e paligjshme e pyllit është një problem, ata thonë se janë duke punuar fort që ta ndalojnë këtë, dhe madje krenohen edhe me disa suksese.

    Statistikat zyrtare tregojnë se prerja e paligjshme ka ardhur duke rënë që prej kulmit të vitit 1997, kur vendi ra në anarki pas shembjes së një serie skemash piramidale. Por statistikat zyrtare të Shqipërisë janë shumë të pabesueshme.

    Një studim i Bankës Botërore në vitin 2005 vlerësoi se prerja e paregjistruar dhe e paligjshme e pyjeve në Shqipëri e tejkalonte prerjen që bëhej me ligj me dhjetë herë. I njëjti studim thoshte se lënda drusore e prerë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri shitet në tregun e brendshëm për dru zjarri ose si lëndë e parë në industri.

    Zonat me pyje mbulojnë rreth 36% të territorit në Shqipëri, por ato janë shkatërruar në mënyrë të thepisur gjatë dy dekadave të fundit. Mali Feza në komunën Shllak nuk është një rast i veçuar. Zona të tjera më të thella malore, si Cukali, Postriba, Boga, janë dëmtuar po në të njëjtën mënyrë.

    Një numër fshatarësh në Shllak janë të përfshirë në prerjen e paligjshme dhe flasin lirisht për të. Ata i thanë Balkan Insight se ata punojnë kryesisht në dimër, kur bora e madhe e bën të vështirë udhëtimin deri aty të policisë dhe rojeve të pyllit, dhe kur ata mund të presin lisa dhe gështenja në paqe.

    “Ne i ngjitemi malit herët me një kamion bosh dhe presim dru gjithë ditën”, - thotë Gjin Ndoci, i cili punon për një kompani vendore që mbledh lëndë drusore pa asnjë leje. “Ngarkimi fillon pasdite dhe atëherë në nisemi për kthim poshtë”, - thotë Ndoci.

    Në fshatin Gegaj, banorët thonë se ata shohin të paktën 30 kamionë dhe ekskavatorë çdo ditë, të ngarkuar me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, që kalojnë në rrugën për në Shkodër. Përgjatë rrugës përmes fshatit, trungje bosh hidhen aty këtu.

    Ndoci thotë se druvarë si ai gjenden shumë rrallë në probleme me rojet. “Kur policia pyjore na ndalon, ne i paguajmë ata me 1000 lekë (8 euro), dhe ata na lënë të kalojmë të pashqetësuar”, - shpjegon ai.

    Policia bie në ujdi shumë lehtë. “Kur ne iu tregojmë atyre një fotokopje të lejes për të prerë dru, megjithëse ajo është për një zonë tjetër, ata na lejojnë të vazhdojmë”, - thotë Ndoci.

    “Kur ndeshim ndonjë polic këmbëngulës, që shikon me kujdes lejen, ne bisedojmë me të dhe i japim pará”, - shton ai.

    Ndoci e di se prerja e druve është e paligjshme, por thotë se atje nuk ka mundësi tjetër për të punuar për të dhe për fshatarët e tjerë, dhe kjo është arsyeja pse ai nuk ka frikë të na japë emrin. Ai pohon se kompani nga jashtë zonës vijnë të shfrytëzojnë pyllin, për të cilin ai thotë se i përket fshatarëve të zonës.

    Shefi i policisë së Shkodrës, Vullnet Topalli, pranon se shërbimi pyjor është i përfshirë në prerjen e paligjshme në male dhe nuk e mohon se policët marrin ryshfet.

    “Ryshfeti shpesh jepet në postblloqe të ngritura nga Policia Pyjore”, - i tha ai Balkan Insight. “Kjo është një çështje që duhet të administrohet nga Ministria e Punëve të Brendshme”, - shton Topalli.

    Ekspertët vendas bien dakord se tregtia e paligjshme vazhdon përpara syve të autoriteteve. “Duzina me makina të ngarkuara me lëndë drusore kalojnë lirisht në Shkodër çdo ditë, pa i shqetësuar askush dhe pa u kërkuar askush dokumentet”, - thotë Gjovalin Gjekaj, një ekspert pyjesh nga Shkodra. Shumë prej kompanive të përfshira në këtë shpyllëzim janë vendase. Disa janë nga Lezha aty pranë ose edhe nga më larg, nga Kosova. Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu, pranon ekzistencën e problemit, por shprehet se administrata e tij po punon që ta zgjidhë atë. “Shërbimi pyjor ka vendosur një task forcë në malin Feza që prej shtatorit, me qëllim që të hartojë një raport të saktë mbi gjendjen dhe të identifikojë ata që krijojnë këtë problem”, - thotë ai.

    Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Pyjor për rajonin e Shkodrës, Myzafer Kraja, thotë se, prerja e paligjshme e pyllit në malin Feza nuk është aq e lartë sa thonë fshatarët atje. “Katër kompani kanë leje të presin dru në zonë”, - shpjegon ai.

    Fshatarët pohojnë se prerësit e paligjshëm të pyllit shpesh përdorin licenca të dublikuara, që i marrin nga të tjerë shfrytëzues të pyllit dhe i përdorin në zona të ndryshme. Ata thonë gjithashtu se këta shfrytëzues të pyllit shpesh kanë leje për të prerë shumë më pak dhe ndërkohë ata i thyejnë këto kritere të lejeve.

    Ndoci thotë se bosi i tij nuk ka leje për të prerë dru në malin Feza. “Ai përdor lejen e një kompanie tjetër, e cila është e lejuar të presë dru zjarri në një zonë tjetër”, - thotë ai.

    Nga pesë leje për prerje drush në zonën e Shkodrës që pa Balkan Insight, ishte e qartë se tri nga kompanitë merrnin lëndë drusore nga zona ku ato nuk kishin të drejtë ta bënin.

    Drejtori i Shërbimit Pyjor, Kraja, thotë se ata po bëjnë gjithçka që mundin për të ndalur prerjen edhe për të shpëtuar pyllin. Dëmi që i është shkaktuar pyllit nga prerja e paligjshme është kompensuar. “Për çdo pemë të prerë, janë mbjellë 2.5 pemë të reja”, - thotë ai. “Ndërkohë, vitet e fundit Shërbimi Pyjor ka zbuluar 35 raste prerjesh të paligjshme në rajonin e Shkodrës, 19 nga të cilat kanë shkuar në gjykatë”, - shton ai.

    Në 16 raste, vlera e lëndës së sekuestruar drusore ishte më pak se 500 dollarë. Prerësit e paligjshëm janë gjobitur, bazuar në ligjin për pyjet, i cili thotë se gjoba maksimale nuk mund të kalojë vlerën e dëmit të shkaktuar pyllit.

    Në rastet më të rëndësishme, në të cilin përgjegjësit rrezikonin deri në një vit burg, nuk është regjistruar asnjë vendim gjykate me burgim deri tani.

    Madje të dhëna zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, thonë se autoritetet nuk po konfiskojnë pjesën më të madhe të lëndës drusore që del nga pyjet. Ata flasin për një shkalle konfiskimi deri në 30%. Kur llogarit se shkalla e prerjes së paligjshme është dhjetë herë më e madhe sesa ajo e ligjshme, d.m.th., sesa vlerësimet e INSTAT, atëherë konfiskimi kryhet në shifra të papërfillshme.

    Ata që punojnë në prerjen e paligjshme janë të pavetëdijshëm për ndonjë goditje nga autoritetet. “Bosi na e ka bërë të qartë se ne do të punojmë pa asnjë merak, sepse ai i ka rregulluar punët me Shërbimin Pyjor”, - thotë Ndoci. “Atje (në shpat të malit Feza), ku ne presim dru, askush nuk vjen të kontrollojë”.

  2. #222
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Armiku në Kopenhagë
    Arben Rrozhani | 19/12/2009

    Shekulli

    Nëse protestuesit do ta dinin se çfarë ka bërë si ish-president dhe kryeministër, do ta kishin marrë përpara te "Bela Center". Nëse ata që e duartrokisnin dje, për shkak të paditurisë, kur mashtronte me vendin e tij dhe rolin që ka luajtur me vendin këto dy dekadat e fundit, do t'ia merrnin vesh bëmat, do ta gjuanin nga vendet e tyre drejt e në foltoren ky eksportonte mashtrimet e tij të përhershme dhe për çdo gjë që (nuk) ka bërë.


    Nëse ka një armik ende në Samitin më të madh të klimës në Kopenhagë, sigurisht, jo duke e matur me madhësinë e vendit, as me përqindje globale të emetimit të gazrave karbonikë, por me precedentin kriminal që ka bërë për banorët dhe vendin e tij, ky është kryeministri Sali Berisha.


    Dy dekadat e fundit kanë nisur dhe vazhdojnë me batërdinë që është bërë në Shqipërinë e vogël, nga regjimet që ai ka drejtuar në këtë vend të quajtur perla e Adriatikut, që është një ndër vendet më të ndotura dhe që dalëngadalë po kthehet në një kazan mbeturinash për vendet fqinje të industrializuara.


    Në mandatin pesëvjeçar të qeverisjes së tij të parë si ish-president vendi me shumë pak tokë buke u zaptua nga lëvizja kaotike e popullsisë dhe sot, një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë është zaptimi dhe degradimi i tokës.


    Masakra mjedisore, me në rrethina të qyteteve të mëdha, apo në bregdet, është aq e pakthyeshme, saqë qeveria e Berishës, u ka lënë dorë të lirë dhe do t'i formalizojë ato bunkerizime të një toke apo bregdeti të pastër deri dy dekada më parë.


    Prej katër vitesh Shqipëria është kthyer në konteinerin e industrive ndotëse në rajon. Disa fabrika çimentoje janë në ndërtim e sipër dhe qeveria e tij me anë të VKM-ve, ka hequr nga fondi pyjor qindra hektarë pyje për t'u lënë vend të lirë biznesmenëve të inerteve, industri që do të ndotë ambientin jo shumë larg zonave të banuara.


    Qeveria e tij mashtroi duke pranuar një marrëveshje për ndërtimin e një TEC-i me naftë në Vlorë, i cili, tashmë, është një monstër ekologjike në bregdet. Ndoshta, ai nuk do të vihet në punë asnjëherë, sepse lënda djegëse, nafta, e bën shumë të shtrenjtë energjinë e prodhuar, plus që tubat që marrin ujin e detit për ftohje, falë projektit të "zgjuar" janë bllokuar nga rëra e detit.


    Ajo ka pranuar ndërtimin e Petroliferës, që do të shndërrojë po bregdetin e Vlorës në një pontil gjigand për trafikun e karburanteve ndotëse, nga i cili përfitimet i merr vetëm një familje e pasur në Itali dhe pjesëtarë të qeverisë.


    Qeveria e tij është gati të ndërtojë centralin bërthamor, demek për të shpëtuar nga kriza e mungesës së energjisë për pakësim të burimeve hidrike, por do ta pranonte makthin nuklear edhe pa e ditur se ku do t'i çonte për t'i përpunuar mbetjet bërthamore.
    Gjatë qeverisjes së tij të parë, të dytë dhe tani pyjet e Shqipërisë janë degraduar pakthyeshmërisht.


    Nën sytë e kryeministrit, është eliminuar kurora e gjelbër e kryeqytetit shqiptar, për t'ia lënë vendin ndërtimeve skandaloze, duke mos folur këtu për zonat e largëta, ku fondi pyjor është masakruar për bizneset e huaja dhe vendase. Se sa shumë e çan kokën për mjedisin, të ardhmen e tokës së vet dhe më gjerë të botës mbarë, duket ashiqare me bashkëpunëtorët e tij në qeverisje.


    Në fillim të viteve '90-të, ai dhe njerëzit e tij udhëhoqën një masakër të pashoqe mjedisore, duke prerë edhe mijëra e mijëra rrënjë pemë frutore, prona të ish-ndërmarrjeve bujqësore, në emër të luftës kundër komunizmit dhe nisjes nga pika zero.


    Për katër vitet e shkuara, ministri i Mjedisit ishte importuesi kryesor i gomave të përdorura që importoheshin në Shqipëri gjoja për t'u riveshur, por që përfundonin për t'u djegur në gropat e prodhimit të gëlqeres në afërsi të kryeqytetit, në portat e qytetit historiko-turistik të Krujës, ku çdo turist i huaj ka mundësinë të shohë se çfarë bënë shqiptarët pesë shekuj më parë për lirinë e vendit të tyre dhe çfarë kanë bërë qeveritarët dy dekadat e fundit për ta zhbërë.


    Sarkazma ambientaliste e kryeministrit armik të klimës vijon me emrin e ri të ministrisë së ambientit, ish-ministër që hartoi tragjedinë e Gërdecit, ku jo vetëm u vranë 26 njerëz, mbi 300 u plagosën, por iu shkaktua zonës përreth një dëm ambientalist, që do të vite të riparohet, sigurisht, duke lënë shenja te shëndeti i të mbijetuarve. Dhe këtij ministri që ende nuk iu dridhur qerpiku për vrasjen e njerëzve i është besuar ruajtja e mjedisit, pyjeve dhe ujërave.


    Këto pak bëma antimjedisore, që shqiptarët i vuajnë prej vitesh në jetën e tyre, ndoshta nuk kanë mbërritur në veshët e ndërkombëtarëve dhe as ka për të ndodhur. Ata ende e shohin Shqipërinë si një rezervat që s'u intereson, si dikur i virgjër, si sot i qelbur, a si kopshti i qelbur matën gardhit të tyre, ndryshe do të tmerroheshin nga precedenti, nga marrëzia se si një kryeqeveritar e dëmton me vetëdije të plotë vendin dhe popullin e vet.

  3. #223
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ...
    Qeveria e tij mashtroi duke pranuar një marrëveshje për ndërtimin e një TEC-i me naftë në Vlorë, i cili, tashmë, është një monstër ekologjike në bregdet. Ndoshta, ai nuk do të vihet në punë asnjëherë, sepse lënda djegëse, nafta, e bën shumë të shtrenjtë energjinë e prodhuar, plus që tubat që marrin ujin e detit për ftohje, falë projektit të "zgjuar" janë bllokuar nga rëra e detit.
    ...
    per tec-in ai paskesh marre leje ne kopehage ... sikur atje jane mbledhur disa inxhiniera me piketa ne dore per te percaktuar tec-et ... ndotja botes nuk i vjen nga Shqiperia, nga ana tjeter ... po salis, si perhere, i pelqejne rolet "figurine" per te '"impresionuar" kafenete, mitingat, anti-mitingat, bingat, klubet dylber ...

  4. #224
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shkretojmë lokalisht, gënjejmë globalisht

    Gazeta Shqip
    29/12/2009
    Lavdosh Ferruni


    Kopenhagë, 17 dhjetor 2009. Kryeministri i Shqipërisë u drejtohet liderëve të botës dhe audiencës prej 45 mijë personalitetesh të të gjitha fushave nga rreth 200 vende të botës me një shou-fjalim: “Shqipëria synon drejt një ekonomie pa karbon”; “Ne po i përmbahemi parimit: Të veprojmë lokalisht dhe të mendojmë globalisht”; “Shqipëria mbetet e gatshme... për të vënë në jetë vendimet e këtij samiti të rëndësishëm”, ishin sloganet e përhapura në këtë audiencë.

    Kopenhagë, 18 dhjetor duke u gdhirë 19 dhjetor 2009. Liderët e botës me përgjegjësi të madhe e me një transparencë mbarëbotërore vendosin për marrëveshjen globale të reduktimit të emetimit të gazrave serë, për të mbajtur rritjen e temperaturës globale poshtë 2 gradë Celsius, që konsiderohet nga shkenca si prag kritik, për të shmangur katastrofën klimatike.

    Tiranë, 18 dhjetor 2009. Sipas porosisë, më saktë urdhrit të liderit shqiptar z. Berisha, në mënyrë krejt të papërgjegjshme dhe krejtësisht fshehurazi, në Ministrinë e Ekonomisë organizohet tenderimi për të vendosur tender fituesin, me të cilin do bëhej një marrëveshje që do të shtonte jo pak emetimin e gazrave serë, në një cep të bukur të Tokës, që quhet Vlorë. Sipas kësaj masakër–marrëveshje, e cila pret firmat e fundit, do të rrafshohen 500 hektarë të pyllit me pisha të Vlorës (të Sodës e quajnë disa), furnizuesin e vetëm me oksigjen të qytetit dhe absorbuesin më të madh të gazit karbonik të emetuar me shumicë edhe tani në Vlorë, për të mbjellë aty qindra oxhaqe që do vjellin gaz karbonik dhe gazra të tjerë helmues. Është fjala për marrëveshjen e transformimit të zonës së zënë me pyll e plazh në “zonë të lirë”. Berisha e ka hedhur firmën për të në VKM. Tani priten dhe kartonët e Kuvendit për miratimin përfundimtar të masakër-marrëveshjes. Kjo marrëveshje është pazgjidhshmërisht e lidhur me atë të ndërtimit të portit të kontejnerëve me kapacitet të stërmadh prej 3 milionë kontejnerësh, apo 200 herë më të madh se Porti i Durrësit. Duke lënë mënjanë në kuadër të këtij shkrimi, shkatërrimin ekologjik dhe ekonomik të Gjirit të Vlorës prej këtij porti, vlen të shihet sa gaz karbonik vjell kjo vepër. Tre milionë kontejnerë, që janë kapaciteti i këtij porti, është ekuivalent i 3 milionë kamionëve në vit. Duke ditur që një kamion emeton rreth 110 kg CO2 për çdo 100 km e nëse llogaritet një distancë mesatare e rrugës së përshkuar për çdo kamion prej afërsisht 250 km në territorin shqiptar, rezulton se në vit vetëm si efekt i portit do të shkarkohen në rrugët e Shqipërisë rreth 1 milion tonë CO2. Kjo shifër do të thotë rritje e përvitshme prej mbi 10% të emetimeve të CO2 në Shqipëri, krahasuar me nivelin e sotëm. Mungojnë të dhënat se në ç’përmasa do rriteshin emisionet prej industrive që do instaloheshin në zonë e lirë. Nga ana tjetër, janë lehtësisht të kuptueshme problemet e mëdha sociale që do të shkaktoheshin nga futja e mijëra punëtorëve të huaj (aziatikë, afrikanë etj.) me paga shumë të ulëta në një zonë me potenciale të mëdha turistike.

    Tiranë, 19 dhjetor 2009. Berisha del në konferencë shtypi dhe bën të kuptojë median dhe publikun e gjerë se angazhimet e tij në emër të Shqipërisë në Kopenhagë kishin qenë vetëm një gënjeshtër në nivel global. Ai jo vetëm paturpësisht justifikoi dështimin kriminalo-spektakolar të TEC-it fosil të Vlorës, por la të kuptohet se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga monstra tjetër fosile, TEC-i me qymyr i Porto Romanos, për të cilin ka parashikuar tenderin më 10 janar 2010. Ky TEC sapo të vihet në punë rrit me 100% emetimet e dyoksidit të karbonit në Shqipëri. Ai do emetojë plot 9 milionë tonë CO2 në vit, veç shkretimit që përhap ky TEC përbindësh në një rreze të paktën prej 50 km. Ndërsa në Kopenhagë flet për synim drejt një ekonomie pa karbon, tashmë Berisha e ka fiksuar në gjithë dokumentet strategjikë, përfshirë edhe në “Komunikimin e dytë kombëtar të Shqipërisë për konferencën e palëve në Konventën për Ndryshimet e Klimës në kuadër të Kombeve të Bashkuara”, publikuar vetëm pak javë para Samitit të Kopenhagës, që energjia e gjeneruar nga burime fosile në Shqipëri të arrijë në vitin 2025 në 59% nga 5% që është sot.

    Ajo që mund të ketë bërë dyshues cilindo në Kopenhagë dhe natyrisht në Shqipëri, është deklarimi i Berishës atje se: “Deri tani janë licencuar mbi 2000 MW parqe eolike, mijëra të tjera janë në studim e sipër”. Kjo aureolë euforike duket krijohet qëllimisht për të mbuluar një nga aferat që ka të ngjarë të jetë nga më korruptivet e tranzicionit shqiptar, që është kalimi i gadishullit të Karaburunit në përdorim të një kompanie siciliane, për ndërtimin atje të një parku eolik monstër prej 500 MW, më i madhi në Europë. Kjo monstër e përbërë prej 250 kullave të hekurta nga 117 m të larta secila, të vendosura kryesisht në kreshtën e gadishullit të Karaburunit, i cili është quajtur si “vendi mitik, kartolina se ç’ka qenë Mesdheu”, “...pasuria më e madhe për rajonin si mënyrë për tërheqjen e turistëve nga Bashkimi Europian” (Profesor Belmonte, 2008), duke e shpartalluar atë me 150 km rrugë nëpër këtë ekosistem, tashmë zonë e mbrojtur mund të jetë e pranueshme vetëm nga një Kryeministër si Sali Berisha. Ndërsa është e pabesueshme se si një Kryeministër mundet të detyrojë pronarët qindravjeçarë të një treve, si Dukatasit në rastin konkret, të zbythen nga trojet e tyre për t’ia dhënë këtë territor një kompanie të huaj për maksimalizimin e fitimeve të saj, e për më tepër të fusë në arkën e shtetit vetëm 1 euro. Nëse do t’i quanim të realizuara vetëm licencat që paska dhënë Kryeministri ynë prej 2000 MW parqe eolike, sipas raportit botëror të vitit 2008 (Shoqata Botërore për Energjinë e Erës), Shqipëria do të renditej e 13 në botë për kapacitete të instaluara të energjisë së erës, pak më pak se Italia, duke lënë pas edhe shtete si Japonia dhe Australia. Kur Kryeministri thotë se po studiohen edhe mijëra të tjera, veçse bëhet grotesk. Shqipëria, sipas studimeve të shumta, nuk bën pjesë aspak në hartën e vendeve me parametra më të mirë të burimeve të erës.

    Tjetër, parqet e erës duke qenë se kërkojnë hapësira të mëdha për t’u instaluar turbinat nuk favorizojnë vendet me dendësi të madhe popullsie dhe ku toka është e paktë, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Kjo është arsyeja që Italia, me gjithë nevojat e mëdha për energji të rinovueshme që ajo ka dhe territoret me kushtet më të favorshme të saj për përdorimin e energjisë së erës, si në Sardenjë apo në Sicili, po tenton të kalojë me instalimin e parqeve të erës në det dhe ambicia është të arrijë deri 6-7% e kërkesës për energji nga era në 2020, kundrejt 1.97% në vitin 2008. Kurse sipas Berishës, Shqipëria kërcen në 60% energji të gjeneruar nga era, duke kaluar automatikisht vendi i parë në botë me këtë strukturë prodhimi të energjisë. E gjithë Sicilia me 5.2 milionë banorë dhe një territor gati sa Shqipëria (25460 km2), ka të instaluar një fuqi nga era prej 795 MW. Si rrjedhojë e dendësisë së popullsisë, por edhe e mbrojtjes së peizazhit dhe të turizmit parqet e erës nuk janë aspak të përmasave të atij të Karaburunit (500 MW). Parku më i madh i erës në Europë, ai i Marankonës në Spanjë, ka një kapacitet vetëm 208 MW, kurse në Itali më i madhi është ai i Francofontes në Sicili me 72 MW. Sardenia ka 272 MW kapacitet të instaluar nga era të shpërndarë në 15 parqe ere, pra mesatarisht vetëm 18 MW. Në gjithë Italinë, madhësia mesatare e parqeve eolike është 30 MW. A thua do të kundërshtohej në Shqipëri ndërtimi i disa parqeve të kësaj madhësie? Sigurisht që jo, ashtu si nuk ka pasur kundërshtim, madje ka pasur mbështetje për mbi 100 hidrocentrale të vegjël të licencuar, ashtu siç nuk janë kundërshtuar edhe disa parqe të tjera eolike në vend. Por parku i Karaburunit është absolutisht i patolerueshëm në çdo anë që ta zësh.

    21 dhjetor 2009. “Unë u kërkoj të gjitha qeverive të firmosin zyrtarisht marrëveshjen e Kopenhagës, duke regjistruar mbështetjen e tyre”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. “Sa më shpejt të kemi të gjithë firmat, më shumë forcë ne i japim asaj”, shtoi ai. Shqipëria, sipas dokumentit të paraqitur publikisht prej qeverisë dhe PNUD-it, duhet të arrijë të reduktojë 48% të emetimeve të CO2 në vitin 2025, krahasuar me vitin 2010. Nuk dihet akoma nëse do jetë Berisha ndër të parët kryetarë shtetesh që do ta firmosë apo jo këtë marrëveshje botërore?

    Viti 2010

    Ka shumë të ngjarë që Berisha të shfrytëzojë vitin 2010, i cili do të jetë viti tranzitor që do ta kthejë marrëveshjen e Kopenhagës në marrëveshje ligjërisht të detyrueshme (dhjetor 2010, Mexico COP 16), për ta vendosur komunitetin ndërkombëtar para faktit të kryer me veprat, që do të shumëfishonin emetimet e CO2 në atmosferë, duke firmosur kontratat për TEC-in me qymyr në Durrës, kompleksin e veprave të stërmëdha shkatërrimtare të Gjirit turistik të Vlorës dhe serinë e fabrikave të çimentos përgjatë ultësirës veriore të vendit, të cilat jo vetëm që rrisin me të paktën 50% emetimet e CO2 kundrejt nivelit të sotëm, por shkretojnë me qindra hektarë pyll shkurrishtash mesdhetare.

    Ka shumë të ngjarë që amullia politike, dukshëm evidente edhe në fillim të vitit që vjen, të përdoret për të kthyer në kontrata ligjore veprat e mësipërme, që në nivel kombëtar e fusin vendin në një qorrsokak, ku ai humbet tërësisht fizionominë e vet dhe kthehet në një truall për t’u përdorur për disa dekada nga multinacionalet e fqinji i pasur përtej detit. Kjo vendimmarrje do e linte Shqipërinë në bisht të Europës pa asnjë shans për t’iu afruar asaj në dekadat e ardhshme.

    Nëse shqiptarët do t’ia lënë në dorë këtë moment tepër delikat papërgjegjshmërisë vendimmarrëse të Berishës, do të ishte e pafalshme. Për hir të së vërtetës, duke konsideruar kokëfortësinë dukshëm pleksur me elemente korruptive, qoftë ekonomike apo politike të Berishës dhe duke njohur autoritetin absolut të tij në grupin parlamentar të PD-së, janë 4 deputetët e LSI-së që vihen para një momenti historik për të shmangur futjen e Shqipërisë në 2010-n në qorrsokakun e diktuar nga Berisha. E gjithë kjo zallamahi politike aktuale shpejt do të harrohet, sapo të arrihet një kompromis. Ajo që do të përbëjë referencë historike për Shqipërinë është pikërisht lejimi ose ndalimi i ekzekutimit të planeve të stërmëdha të mbrapshta ekonomike të Berishës.

  5. #225
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin

    Ka shumë të ngjarë që amullia politike, dukshëm evidente edhe në fillim të vitit që vjen, të përdoret për të kthyer në kontrata ligjore veprat e mësipërme, që në nivel kombëtar e fusin vendin në një qorrsokak, ku ai humbet tërësisht fizionominë e vet dhe kthehet në një truall për t’u përdorur për disa dekada nga multinacionalet e fqinji i pasur përtej detit. Kjo vendimmarrje do e linte Shqipërinë në bisht të Europës pa asnjë shans për t’iu afruar asaj në dekadat e ardhshme.

    Nëse shqiptarët do t’ia lënë në dorë këtë moment tepër delikat papërgjegjshmërisë vendimmarrëse të Berishës, do të ishte e pafalshme. Për hir të së vërtetës, duke konsideruar kokëfortësinë dukshëm pleksur me elemente korruptive, qoftë ekonomike apo politike të Berishës dhe duke njohur autoritetin absolut të tij në grupin parlamentar të PD-së, janë 4 deputetët e LSI-së që vihen para një momenti historik për të shmangur futjen e Shqipërisë në 2010-n në qorrsokakun e diktuar nga Berisha. E gjithë kjo zallamahi politike aktuale shpejt do të harrohet, sapo të arrihet një kompromis. Ajo që do të përbëjë referencë historike për Shqipërinë është pikërisht lejimi ose ndalimi i ekzekutimit të planeve të stërmëdha të mbrapshta ekonomike të Berishës.
    Shqiptare, kur do te zgjoheni nga gjumi?

  6. #226
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Riciklimi i mbetjeve, jashte axhendave te pushtetit vendor
    Gazeta Shqip

    Riciklimi i mbetjeve urbane nuk konsiderohet ende nga politikat mjedisore te pushtetit qendor, por as te atij vendor. Kjo pavaresisht faktit se bashkite per pastrimin e qyteteve nga mbetjet urbane shpenzojne shuma te konsiderueshme nga buxhetet e tyre. Perfaqesues te bashkise me te madhe ne vend asaj te Tiranes si investimin me te mire per mbetjet urbane vleresojne ndertimin e landfillit te Sharres. Por sipas eksperteve te mjedisit kjo nuk e zgjidh problemin e mbetjeve urbane. Ata pohojne se riciklimi i ketyre mbetyrinave eshte zgjidhja e ketij shqetesimi, i cili do te reduktonte kostot e pastrimit, por edhe do te sillte perfitime per sa i perket shfrytezimit te burimeve.
    Riciklimi eshte procesi i kthimit te nje pjese te produkteve te dobishme ne produkte te reja per te ruajtur burimet e materialeve te konsumit, te energjise dhe te hapesires se perdorur.
    Periudha kohore e perdorimit te objekteve me lende plastike shpesh eshte e shkurter, por krijon per mjedisin probleme per nje kohe mjaft te gjate. Keshtu, per prodhimin e kutive te vogla te kosit ne industri nevojiten vetem 5 sekonda, ndersa per shperberjen e tyre natyres i duhen mbi 1000 vjet. Volumi i lendeve plastike te vjetra ne plehrat shtepiake eshte shume i madh. Meqenese nuk prishen ato mbesin si trupa te ngurte ne vendgrumbullimet e plehrave, duke shtuar volumin e tyre. Ekspertet e mjedisit sqarojne se gjate djegies se tyre, sipas grupeve te lendeve plastike prodhohen lende kimike si acid klorhidrik etj. Keto lende me pas shnderrohen ne ndotes te rrezikshem per ujerat nentokesore dhe ato siperfaqesore. Gjate djegies se tyre lindin lende qe jane nder shkaktaret kryesore te kancerit. Perafersisht, 60% e mbeturinave urbane sot mund te riciklohen. Produktet me te zakonshme te riciklimit jane letra, kartoni, plastika, qelqi dhe alumini. Ne gjashte qytete te vendit ka nisur edhe nje project per sensibilizimin e brezit te ri per perfitimet qe vijne nga procesi i riciklimit te mbetjeve e ne menyre te vecante te atyre plastike qe konsiderohen edhe si me te veshtire per t’u asgjesuar ne menyre natyrale. “Shqiperia ime e paster dhe e bukur” eshte nisma me te cilen nxenesit e shkollave po agazhohen ne grumbullimin e diferencuar te mbetjeve plastike dhe pastaj shkaterrimin e tyre.

  7. #227
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    o Edvini, je bre si Erion Brace o burre i dheut.E kupton qe lajmet,komentet dhe editorialet e Shqip-it nuk i beson me kush?
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #228
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    o Edvini, je bre si Erion Brace o burre i dheut.E kupton qe lajmet,komentet dhe editorialet e Shqip-it nuk i beson me kush?
    ? Tema eshte per mjedisin, faktet jane fakte, nuk ka rendesi se ku pasqyrohen. Nese ti nuk beson lajmet e shqip, je i mirepritur mos t'i lexosh ose te shkosh ta denoncosh shqipin. Jemi ne demokraci (apo jo?), apo mendja jote e vogel nuk arrin te procsoje lajme qe nuk jane te censuruara?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 07-01-2010 më 06:10

  9. #229
    Problemi i mjedisit esht problem i rendesishem. Qe keto probleme ekzisotjne ne Shqiperi nuk diskutohet. Megjithese Shqip ndonjehere mund te jape idene sikur fajet i ka qeveria e tanishme, prap problemi ekziston. Fajet i kane te gjithe, nuk eshte se kane qene me mire me socialistet ne krye.

    Tani kujdesen per mjedisin gazetat e majta, kur te vij PS ne pushtet do kujdesen gazetat e djathta.

  10. #230
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Qeveria: Deri me 31 maj, s ka inerte nga lumenjte
    Gazeta Shqiptare

    Qe nga nentori deri me 31 maj 2010, qeveria shqiptare nderpret marrjen e inerteve nga firmat e ketyre materialeve. Kryeministri Berisha e paraqiti kete projektligj si te rendesishem, edhe pse do te krijoje veshtiresi ne sektorin e ndertimit. Sipas tij, prioritet eshte mbrojtja e shtreterve te lumenjve. Berisha theksoi se ky vendim duhet te shoqerohet me dhenien e lejeve per guroret, te cilat do ta marrin ate vetem nese paraqesin projektin e rehabilitimit te gurores.
    ME ne fund qeveria kujtohet te ndaloje shkaterrimin e lumenjve, pasi ndodhi katastrofa. Te shpresojme qe me te vertete do ta ndaloje se qeveria Nano e ka bere disa here kete deklarate por asgje nuk ndodhi ne realitet.

  11. #231
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ndryshimi i klimes po ndodh
    Lavdosh Feruni, gazeta Shqip

    “Kjo nuk ka ndodhur per te pakten 100 vjet”, 50, 70 vjet, ndonjehere 1200 vjet (kjo e thene per thatesiren e vitit 2007 e prurjet e Drinit ne kete vit nga politikanet tane). Thuajse perdite tash degjohen te tilla referenca kohore lidhur me ndryshimin e klimes ne mbare boten, nga Australia ne Norvegji.
    Permbytja e madhe e Shkodres dhe e bregut te detit te Lezhes ne kete fillimviti nuk mund te mos artikulohej gjithashtu ne nje lidhje me ndryshimin e klimes qe rendom gabimisht konfondohet (nga vendimmarresit tane) me ngrohjen globale. Duket se eshte hera e pare qe ky fenomen global merr edhe konotacion lokal ne Shqiperi ne terma te ngjarjeve reale e me efekt te dukshem ne publikun e gjere. Ndersa elita shkencore dhe politike boterore nuk rresht se theksuari se “climate change is happening” (ndryshimin i klimes po ndodh), Kryeministri i Shqiperise e sfumoi teresisht ate, qe nga vete samiti per ndryshimin e klimes ne Kopenhage, duke i meshuar shprehjes “it will happen” (do te ndodhe), nje pergjigje kjo e detyruar e Presidentit te SHBA-se, pas nje kerkese duket ngulmuese e Berishes drejtuar Obames per te vizituar Shqiperine, vizite qe mund te ndodhe edhe kur Obama te dale ne pension.

    Fatkeqesisht vendimmarrja dhe politikeberja shqiptare vazhdon akoma qe ndryshimin e klimes dhe/ose ngrohjen globale e konsideron si nje fenomen qe eshte global, por qe s’ka te beje me Shqiperine. Ky qendrim, me shume i papergjegjshem se sa naiv, shpresojme te marre fund me kete permbytje te madhe qe ndodhi kete fillimviti ne ultesiren e Veriut te vendit. Nje mori specialistesh, politikanesh e gazetaresh e kane analizuar kete permbytje dhe pa dyshim do dalin konkluzionet e duhura. Ajo qe ka munguar ne kete debat te madh eshte se cfare eshte bere ne Shqiperi lidhur me fenomenin global, pra edhe shqiptar, te ndryshimit te klimes.

    Shqiperia ratifikoi Konventen ne Kuader te Kombeve te Bashkuara per Ndryshimet Klimatike qysh ne vitin 1995, ndersa Protokollin e Kiotos ne vitin 2005. Si pale e kesaj konvente, Shqiperia duhet qe ndryshimet klimatike t’i perfshije ne programin e zhvillimit kombetar te vendit. Duke lene menjane vitet ‘90, madje dhe programin qeveritar te vitit 2005, nuk mund te mos i referohesh programit qeveritar te vitit 2009. Ne kete program nuk sheh te pakten nje here te vetme te shkruar termin “ndryshime te klimes”. Nje tjeter dokument shume i rendesishem per drejtimin e vendit eshte “Strategjia kombetare per zhvillim e integrim 2007-2013”, ne te cilin gjithashtu nuk gjendet se paku njehere te vetme termi “ndryshime te klimes”. Qeveria vazhdon ta shohe kete ceshtje madhore per vendin jashte vetes, por si nje gje qe u perket Kombeve te Bashkuara dhe Bankes Boterore, perfaqesite e te cilave ne Tirane jane angazhuar me ndonje studim apo projekt lidhur me ndryshimet e klimes. Sipas ketyre studimeve, te cilat nga ana e tyre jane mbeshtetur nga te dhenat shkencore gjeneruar nga institucione shkencore te njohura nderkombetare, Shqiperia klasifikohet si vend qe do ndieje efektet e ndryshimit te klimes edhe me shume se vendet e tjera te rajonit, si ne pikepamje te rritjes se temperatures, me gjithe efektet e saj, ashtu edhe te impaktit me te madh qe pritet te kete ultesira e vendit dhe ekonomia e jetesa ne pergjithesi. Shkaterrimi i instituteve shkencore ne vend prej qeverise, me gjoja reformen shkencore, e ben praktikisht te pamundur hartimin dhe ndjekjen e nje plani adekuat lidhur me zbutjen dhe adaptimin ndaj ndryshimeve te klimes tash e ne te ardhmen ne vend.

    Anemia e institucioneve shkencore, me sakte rrenimi i tyre sistematik, qysh ne fillim te viteve ‘90 e sidomos vitet e fundit, eshte ne rastin me te mire rezultat i driteshkurtesise se politikes shqiptare. Kjo perben nje nder shkaqet kryesore qe ka prodhuar nje dilentalizem dhe klientelizem politik determinant ne jeten e vendit, duke e lene ate si nje anije ne mes te detit, qe edhe pse me nje motor te fuqishem, navigon kuturu pa gjetur drejtimin e duhur per te dale ne breg. Ja shembulli tipik lidhur me ngjarjet e fundit te permbytjes ne ultesiren e Shkodres. Nje nder profesoret e shumte te plejades se ndertuesve te hidrocentraleve ne Shqiperi, qe po perpiqen t’i mbushin mendjen vendimmarrjes politike te sotme te Shqiperise t’i jape fund hallakatjes e papergjegjshmerise, prof. dr. Edmond Pinguli ne nje interviste te gjate te tij (Gazeta 55, date 11 janar) shkruan: “…duhet te zgjohemi menjehere nga gjumi letargjik, si edhe t’i kthehemi me shume perkushtim, krenari e ndjenje kombetare rishikimit dhe implementimit te studimeve dhe projektimeve, per te vazhduar, pa humbur kohe, nga shfrytezimi i burimeve energjetike, se kemi humbur 23 vjet, 1987-2009”. Zoti na ka dhene burime ujore te bollshme, qe ne i kemi shfrytezuar vetem 30%. Jemi vendi i vetem ne Europe, qe i kemi keto burime te pashfrytezuara”. Po ketu, profesor Pinguli dhe gjithe te tjeret i meshojne zgjidhjes se hershme per kaskaden e Drinit, ndertimit te hidrocentralit te Skavices. “Me gjithe perpjekjet tona ne vitin 1985 per te bindur qeverine e atehershme per te filluar ndertimin e tij, investimet kaluan ne hekurudhen Milot-Klos. Kjo ishte edhe goditja e pariparueshme qe iu dha mosfunksionimit te studiuar shkencerisht kesaj kaskade”. Edhe qytetari me i thjeshte tash, pas nderhyrjeve te profesoratit dhe ndertuesve te HEC-eve ne vend, e ka kuptuar se Skavica me rezervat e saj ujore te projektuara per te mbajtur nje regjim ujor te mirekontrolluar te prurjeve te Drinit per me shume se 2 vjet, pa permendur dhe rreth 350 MW kapacitet energjie te instaluar, nuk do te kishte asnjehere permbytje ultesira e Shkodres, natyrisht duke konsideruar normale aspektet e sherbimeve dhe mirembajtjes deri ne derdhje ne det. ...

  12. #232
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Gazeta Shqip
    18.01.2010

    Kukës

    Masakër mjedisore në një nga lagjet e qytetit të Kukësit, e cila ndodhet në afërsi të pazarit. Rreth 10 drurë dekorativë janë prerë, ndërkohë që autorët nuk janë identifikuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa është konstatuar në mëngjes nga punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit. Ndërkaq mësohet se Bashkia e Kukësit e ka denoncuar ngjarjen në gjykatë dhe prokurori. Por edhe pas denoncimit bashkia është e zhgënjyer, pasi asnjë nga institucionet e përmendur nuk ka vendosur ta ndjekë më tej, pasi siç është shprehur një gjyqtar, prerja e drurëve nuk përbën as vepër penale dhe as civile.

    Gjithsesi mësohet se është ngritur një grup hetimor, i cili ka konstatuar veprimin e denoncuar dhe ka plotësuar dokumentacionin e duhur. Por bashkia mbetet skeptike në atë që drejtësia, përkatësisht gjykata dhe prokuroria në Kukës, të mund të gjejnë fajtorët. Drejtues të bashkisë tregojnë se edhe më parë ka pasur raste të tilla të ngjashme, kur persona të paidentifikuar kanë prerë pemët dekorative dhe që janë denoncuar nga bashkia, por që deri tani askush nuk është vënë përpara drejtësisë.

    Madje kryetari i bashkisë, Hasan Halili, ka thënë se “ne kemi denoncuar edhe herë të tjera ngjarje të tilla, por për fat të keq, deri sot, ne nuk kemi mundur të gjejmë gjuhë mirëkuptimi me institucionet në fjalë”. Ai shtoi se një nga gjyqtarët ishte shprehur se ngjarja nuk përbënte vepër penale dhe as administrative. Raste të prerjes së drurëve dekorativë të qytetit janë shënuar edhe më parë. Masivi i pishave të kurorës së gjelbër, është projektuar dhe mbjellë 30 vjet më parë, por tashmë ato janë prerë dhe në vend të tyre janë ndërtuar kulla banimi dhe biznese.

  13. #233
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Stop shfrytezimi i shtreterve te lumenjve
    Gazeta Shqiptare

    Pas permbytjeve ne Qarkun e Shkodres, Ministria e Mjedisit nje dite me pare ka marre vendimin t'ju thote 'Stop' lejeve per shfrytezimin e shtreterve te lumenjve, pasi ato jane te gerryer ne maksimum dhe firmat nuk mund te nxjerrin me ndonje gje prej tyre. Ky vendim i ministrise erdhi rishtas pas permbytjeve ne Veri, nderkohe qe mendimi i eksperteve per nderprerjen e lejeve eshte dhene rreth 7 vjet me pare, kur situata dukej se po perkeqesohej. Ne lidhje me kete ceshtje zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino ka deklaruar se: "Shkaterrimi i shtreterve te lumenjve eshte dhe nje faktor qe ndikoi ne permbytjen e shkaktuar ne Shkoder, e cila ka lene disa pasoja ne mjedis. Kryesisht, keto firma kane sjelle demtimi te infrastruktures, demtim te argjinaturave, por edhe ndotje mjedisore". Nderkohe qe ky dikaster ka konfirmuar se nuk do te lejohen me qe me dhjetera firma te ndryshme te punojne ne shtreterit e lumenjve, kane deklaruar gjithashtu se do te merren masa per permiresimin e situates ne Shkoder.

  14. #234
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Qeveria nis punen per ndertimin e centralit berthamor
    Y.Lezo, gazeta Shekulli

    Tashme eshte zyrtare, Shqiperia do te kete nje central berthamor. Se kur dhe ku do te ndertohet ende nuk dihet, por qeveria ka hedhur hapin e pare ligjor per krijimin e nje centrali ne vendin tone. Vendimi eshte marre dje gjate mbledhjes se radhes se Keshillit te Ministrave, mbledhje ne te cilen u vendos krijimi i Agjencise Kombetare Berthamore (AKOB), institucioni qe do te merret hap pas hapi me ecurine dhe zhvillimin e programit berthamor ne vend. Do te jete detyre e kesaj agjencie te krijoje nje infrastrukture te nevojshme per centralin berthamor, vendin ku do te ngrihet centrali, si dhe perzgjedhjen dhe pergatitjen e nje stafi te specializuar. Sipas vendimit te qeverise, AKOB eshte nje institucion qendror ne varesi te kryeministrit, i cili ka seline ne kryeqytet por qe zhvillon veprimtarine ne te gjithe territorin e Republikes.
    Por, duke qene se eshte nje institucion ne varesi te kryeministrit, kjo agjenci do te merret vetem me pergatitjen, ndjekjen e mbarevajtjes dhe te zhvillimit te programit kombetar berthamor, vetem pasi ky te jete propozuar ne kreu i shtetit dhe miratuar nga Keshilli i Ministrave.
    Kompetence e AKOB eshte njohja e popullates dhe e grupeve te interesit me programin berthamor, gjate te gjitha fazave te zhvillimit te tij, gjithashtu edhe sigurimi i ruajtjes, se lendes djegese berthamore, te materialeve radioaktive, te cilat lidhen me procesin e prodhimit te energjise nga centrali berthamor.
    Nje nder detyrat e agjencise eshte hartimi i nje kuadri te plote ligjor, i cili do te mbeshtese zhvillimin normal te programit berthamor, si dhe hartimin e nje kuadri te nevojshem rregullator, ne sherbim te ketij programi. E vetmja detyre ne terren qe i eshte lene Agjencise Kombetare Berthamore eshte perzgjedhja e vendeve, te cilat plotesojne kushtet e duhura per ndertimin e nje centrali berthamor...

    Gjate vitin 2009, kryeministri Sali Berisha ka permendur disa here ndertim e nje centrali berthamor, ide e cila ka pasur shume kundershtime nga shoqeria civile, por kjo ide tashme eshte shnderruar ne nje vendim qeverie.
    Ne fillim te vitit te kaluar u fol per nje bashkepunim me qeverine Italiane per ndertimin e nje centrali berthamor, por pa asnje plan konkret. Pak dite me vone revista kroate "Globus", shkruan mbi viziten e kryeministrit shqiptar Sali Berisha ne Zagreb gjate muajit shkurt dhe qellimin e vertete te vizites.
    Ne faqet e saj shkruhet se kryeministri shqiptar i propozoi kryeministrit kroat Ivo Sanader, ndertimin e perbashket te centralit nuklear ne rrjedhen e lumit Buna, ne rrethinat e Shkodres. Aty thuhej se Berisha i ka ofruar kroateve territorin dhe u ka kerkuar ekspertet, te cilet ne fund te viteve '70 kane ndertuar ne Kroaci centralin atomik ne Krshko.
    Ish-kryeministri kroat eshte shprehur i habitur nga ky propozim i Shqiperise, e cila pas bisedimeve te deshtuara me Italine i eshte drejtuar Kroacise. Veprim ky, qe, sipas Sanader, deshmon se ndertimi i centraleve atomike varet nga faktori politik...

  15. #235
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Peticion i qytetareve per Mbrojtjen e Hapesirave te Gjelbera ne Bashkine Vlore
    Estela Zenelaj, Qendra e Informacionit Aarhus Vlore

    Ne 22 Janar 2010 nje perfaqesi qytetaresh kane dorezuar nje peticion prane bashkise se qytetit te Vlores, duke kerkuar ruajtjen e hapesirave te gjelbera. Kjo inisiative e qytetareve eshte mbeshtetur nga Qendra e Informacionit Aarhus Vlore. Peticioni, i firmosur nga 560 qytetare vlonjate, shpreh vullnetin e tyre per te ruajtur hapesirat e gjebera ne qytet. Per me teper, bashkengjitur peticionit u dorezuan rreth 200 letra te shkruajtura nga nxenes te shkollave fillore, ku i kerkojne Krytarit te Bashkise mbrojtjen e parqeve publike ne Vlore.

    Arsyeja e ketij peticioni eshte fakti se qyteti i Vlores ka mungese te theksuar te hapesirave te gjelbera, ndersa ato ekzistuese jane duke u keqperdorur, pa e ditur rendesine dhe pasojat e ketij veprimi. Me ane te ketij peticioni, qytetaret e Vlores shprehin te drejten e tyre per t’u informuar per cdo gje qe ndodh me mjedisin ku jetojne, dhe te drejten te vendosin per kete mjedis si pjese e jeteses se tyre. “Ne qofte se nuk kujdesemi per mjedisin dhe ajrin ku ne jetojme, atehere ne kemi lene perkujdesjen per shendetin tone”, - u shpreh Estela Zenelaj – vullnetare prane Qendres se Informacionit Aarhus.

    Kjo inisiative do te kete nje perhapje me te gjere ne te ardhmen, duke u shoqeruar nga aktivitete te ndryshme me baze mbrojtjen e mjedisit. Ne keto aktivitete do te ftohen te marrin pjese edhe qytetaret e Vlores.

    Nje Vlore me e paster dhe me e gjelberuar do te sjelle nje Vlore me te shendetshme dhe nje Vlore me te bukur dhe me te zhvilluar. Eshte e rendesishme qe te jemi gjithmone te gatshem ne mbrojtjen e mjedisit ku jetojme, te gjithe qytetaret e Vlores duhet te sensibilizohen ne aktivitete te tilla dhe te jene aktiv, ne menyre qe te mos humbin gjelberimin, pastertine dhe bukurine e qytetit tone. Ne qofte se duam qe te marrim fryme lirisht ne nje mjedis te paster, duhet t’i japim nje shtyse mjedisit ku jetojme, duhet te ndihmojme ne ruajtjen e ketij mjedisi.

  16. #236
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Specialistet, ndotja e mjedisit shkakton semundje
    Gazeta Shekulli

    Djegia e mbetjeve plastike po kercenon cdo dite e me shume njerezit. Ky fenomen vihet re sidomos ne qytet e medha si Tirana, Durresi dhe Fieri. Kete e pohon specialistet e Institutit te Shendetit Publik te cilet theksojne se djegia e mbetjeve plastike cliron ne ambient gazra helmuese te cilat sjellin semundje te renda.
    "Ne fakt, kemi te bejme me nje problem shume te madh sa i takon trajtimit te mbetjeve plastike.Njerezit nuk e dine se ato jane shume te rrezikshme sidomos kur digjen pasi kjo ndikon drejtperdrejt ne shendetin e tyre",-theksojne specialistet te cilat rekomandojne se ka ardhur koha qe mbetjet plastike te trajtohen me ane te riciklimit pasi kjo eshte metoda me e mire pasi jo vetem qe mbrohet shendeti i popullates por riciklimi sjell edhe te ardhura ekonomike.
    Pikerisht per problem Ministria e Arsimit ne bashkepunim me organizatat nderkombetare po zhvillojne nje fushate sensibilizimi ne disa shkolla te vendit per ndergjegjesimin e mbajtjes paster te ambientit.

  17. #237
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ndotja nga qymyri rrezikon shendetin

    Ndotesit e qymyrit i prekin te gjithe organet kryesore te trupit dhe kontribuojne ne kater nga pese shkaqet kryesore te vdekshmerise ne SHBA: Semundjet e zemres, kanceri, infarkti dhe semundjet kronike te aparatit te poshtem te frymemarrjes, kjo sipas nje raporti te organizates “Doktore per Pergjegjesite Sociale”, te titulluar ”Sulmi i qymyrit ne shendetin e njeriut”.
    Secili nga hapat e ciklit jetesor te qymyrit - minierat, transportimi, pastrimi, djegia dhe mbetjet e saj - prekin shendetin e njeriut. Djegia e qymyrit ne vecanti kontribuon ne astme, kancerin e mushkerive, semundjet e zemres dhe infarktin, semundje te cilat prekin nje numer te madh te popullsise se SHBA. Ekspozimi ndaj shkarkimeve te djegies se qymyrit ka pasoja ne zhvillimin e mushkerive, rrit rrezikun e infarkteve dhe rrezikon kapacitetin mendor, si pasoje e ekspozimit ndaj merkurit, paralajmeron raporti.

    Raportin e plote mund ta gjeni ne adresen:
    http://www.psr.org/resources/coals-a...an-health.html

  18. #238
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Gjuetia ilegale, kafshet e egra drejt shfarosjes
    Fa.Ra., Gazeta Shqiptare

    Grupe gjahtaresh te huaj nen shoqerine e "korriereve" vendas, prej kohesh po masakrojne kafshet dhe shpendet e egra ne Pogradec. Te dielen ne darke, ne nje hotel buze liqenit mberriten disa xhipa me disa gjuetare te huaj, te shoqeruar me vendas se bashku me gjahun e dites. Ata shkarkuan 10 lepuj te vrare, nje numer te madh thellezash mali e fushe si dhe disa shapka. Burime per "Gazeta Shqiptare" konfirmojne se ky eshte gjahu i nje dite te vetme, nderkohe qe ky grup gjahtaresh te huaj do te qendroje ne Pogradec per 10 dite. Paqesor Gorellari, sekretari i shoqates se gjuetareve, thote se "ka mbi 15 vjet qe vijne rregullisht ne Shqiperi gjuetare te huaj, sidomos nga Italia dhe Greqia, te cilet shoqerohen nga tregtare dhe matrapaze vendas, qe jane futur ne gare kush te sjelle sa me shume gjuetare te huaj ne vendin tone". Sipas tij, ky fenomen po shkakton nje masaker mbi kafshet dhe shpendet e eger. "Ne emer te futjes sa me shume te biznesmeneve te huaj dhe turisteve jane krijuar disa agjenci me gjuetare te huaj, te cilet jo vetem qe gjuajne edhe ne sezonin e ndaluar, por perdorin mjete ndjellese te ndaluara te ushtrimit te gjuetise si, regjistratore zeri te kafsheve dhe te shpendeve, te cilat i ndjellin tek vendi i prites. Perdorimi i prozhektoreve te fuqishem nga ana e gjahtareve ilegale eshte shfaroses", - shton ai. Mesojme se mishi i ketyre kafsheve dhe shpendeve te egra qe gjuhen ne trevat tona, shkon per klientelen e restoranteve te njohura ne vendet fqinje. Specialistet thone se nga kjo gjueti pa kriter jane zhdukur apo po shkojne drejt zhdukjes dhe shume kafshe apo shpende te rralle. Nder to specialistet permendin fazanin, thellezen e fushes, kaprollin, derrin e eger (ky drejt zhdukjes), thellezen e malit etj.

  19. #239
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Durres, bregdeti ndotet me inerte
    Balkanweb

    News 24 ka publikuar pamjet e ndotjes ekologjike ne bregdetin e Durresit. Rrreth 150 metra vije bregdetare ne zonen e quajtur plazhi Teuta rezulton te jete ndotur nga hedhja e papergjegjshme e inerteve, te firmave te ndertimit. Hedhja e inerteve eshte bere ne reren e ketij plazhi.
    Menjehere pas publikimit te skandalit ne News 24 reagon edhe Agjencia rajonale e Mjedisit. Kreu i kesaj Agjencie Ramazan Kalia ka deklaruar per News 24 se ndotja e reres se bregdetit ne zonen e plazhit Teuta eshte nje “ngjarje e rende ekologjike”, ndersa sqaron se “do te merren masa per ndotjen e plazhit”.
    Gjate prononcimit te tij, Kreu i Agjencise rajonale te Mjedisit Ramazan Kalia eshte shprehur se do te merren masat e menjehershme per kthimin e zones drejt normalitetit.
    Plazhi i Durresit, ne teresine e tij eshte nje nga plazhet me te ndotura ne Shqiperi, ne nje kohe kur ne te pushojne pjesa me e madhe e turisteve vendas dhe te huaj ne sezonin turistik.

  20. #240
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Pyjet, kjo e vertete e dhimbshme ... !
    Msc. Abdulla Diku, specialist pyjesh, Tirane

    Me 27 Janar ishte 87 Vjetori i Sherbimit Pyjor Shqiptar, nje prej sherbimeve me te vjetra dhe me te konsoliduara te shtetit shqiptar. Ne regjimin e kaluar kjo date nuk perkujtohej, pasi datonte vitin 1923, qe do te thote se ishte nje date qe nuk perkonte me historine e partise Komuniste. Megjithese edhe ne vitet e para te demokracise nuk festohej (pasi nuk dihej dita e sakte), do te vinte viti 1998 e ne vazhdim, kur kjo dite do te perkujtohej si “Dita e Sherbimit Pyjor Shqiptar”. Cuditerisht, ne vitin 2010 kjo dite ‘harrohet’ serish, duke na rikthyer edhe njehere ne periudhen e erret te historise tone kombetare, ate te periudhes se regjimit totalitar. Nuk duket se ka ndonje arsye konkrete per kete “harrese”, por, sic ka ndodhur rendom gjate gjithe ketyre viteve, pyjet vleresohen si ‘vrima e fundit e fyellit’, qe praktikisht nuk ka ndonje rendesi. Edhe njehere pyjet kane per nene njerken. Dhe historia e njerkes, ‘dashuria’ e saje per femijet jo-te sajet njihet tashme. Keshtu, “fati” nuk ka dashur serish qe pyjet apo pylltaret te festojne kete vit, ashtu sic bene keto 11 vitet e fundit. U harrua edhe njehere se cfare roli kane pyjet ne mbrojtjen e rrugeve, qendrave te banuara, tokes dhe infrastruktures ne pergjithesi. Me sa duket duhet te presim katastrofen e radhes, qe per 2-3 dite te permendet ndonjehere ne ndonje edicion te shkurter lajmesh edhe fjala”PYJE”. Duke hedhur syte mbrapa, do te shohim se gjithnje, politika nuk ka dashur te dije apo te beje ndonje gje per pyjet. Duke qene se nuk kane goje te flasin, kembe te ecin e dore per te votuar, ata nuk kane patur kurrfare rendesie per te. Perjashtim ben rasti kur ndonje shtepi deputeti a komunari rrezikohej te digjej prej zjarrit qe kish perfshire edhe pyllin. Ne ato raste, kerkohej ndihma e sherbimit pyjor, duke harruar se asnje person nga ky sherbim nuk ishte trajnuar ndonjehere per nje gje te tille.
    Nderkohe qe permbytjet ne Shkoder ishin ne permasa katastrofike, politika vazhdon ende te beje rolin e prokurorit, gjyqtarit, ekspertit, humanitarit pse jo dhe ate te perendise. Eshte e turpshme kur sheh lloj – lloj vleresimesh qe behen per nje ceshtje te tille, e cila eshte thjesht dhe vetem pasoje e nderhyrjes se tepruar te njeriut mbi natyren, me shume se sa keq menaxhim i rezervave ujore. Them nderhyrje te tepruar te njeriut mbi natyren, sepse per kedo qe ka pare apo njeh basenin e Drinit, e din se cfare ndryshimi ka pesuar ai pergjate 20 viteve te fundit, ne kuptim te veshjes se tije me bimesi pyjore. Ka pare se si jane prere e masakruar masive te tera me siperfaqe pyjore, dikur krenaria e pyjeve te vendit, e sot vendet me te shkretetirizuara te tij. E gjitha kjo ka ndodhur nen hunden e vete shtetit, e pse jo edhe me bekimin e tij. Ka ndodhur per cdo dite dhe pa u fshehur nga askush, sepse vete shteti ka qene i interesuar qe kjo te ndodhe. Mjafton te kujtojme vitet e para te tranzicionit, kur per banoret e zonave me te varfera ne vend, i vetmi burim mbijetese kane qene pyjet. Askush nga banoret nuk do te deshironte te priste drure per t’u ushqyer, pasi jo vetem ne Shqiperi por kudo ne bote prerja e drureve eshte nje nder punet me te veshtira dhe me te rrezikshme. Por, kur behet fjale per mbijetese, veshtiresia dhe rreziku nuk merren parasysh nga askush. Edhe sot, banoret e ketyre zonave jane me te interesuarit per mbrojtjen e atyre pak pyjeve qe kane mbetur, sepse e dine mire se sa te rendesishme jane ato per mbrojtjen e infrastruktures, shtepive e tokave te tyre. Ndonjehere ne media nga analiste e specialiste te ndryshem, nder fajtoret e kesaj situate renditen edhe banoret qe kane prere druret, te cilet sic thashe me siper nuk kishin asnje lloj alernative tjeter per te ushqyer familjet e tyre, pervecse te prisnin drure. Ne fakt, i vetmi pergjegjes per to eshte politika e pa pergjegjshme, qe la shtresen me te varfer te popullsise nen meshiren e fatit. Kjo situate ka vazhduar per 2-3 vitet e para te tranzicionit 1991-1993. Me pas, u duk sikur shteti vuri dore mbi pasurine pyjore per ta mbrojtur ate. Beri nje ligj shume te mire ne vitin 1992 ‘Per pyjet dhe policine e sherbimit pyjor’, rriti pagat e punonjesve te pyjeve, ristrukturoi sherbimin pyjor ne teresi. Pra me nje fjale e vuri situaten nen kontroll.
    Pavaresisht mangesive ne punen e sherbimit pyjor, nje numer i konsiderueshem subjektesh private, me e pa leje, pa asnje lloj kapitali fillestar apo eksperience ne punen e shfrytezimit te pyjeve, vershuan mbi te vetmin burim natyror qe kish mbetur nga regjimi i kaluar, dhe prene sa munden e si munden. Gjithsesi, nje pjese e konsiderueshme pyjesh i shpetuan vales se pare te tranzicionit. Do te vinte periudha me e veshtire jo vetem per sektorin pyjor, por per vete shtetin dhe popullsine ne pergjithesi, ajo e viteve 1997-2001, kur gjithcka u shkaterrua. Duke qene se vete ekzistenca e shtetit u vu ne pikpyejtje te madhe, per pyjet dhe personelin qe punonte aty nuk e vuri kush ujin ne zjarr. Te shpetojme koken - thoshte gjithkush ne ate periudhe, ndersa pyjet mbeten serish e vetmja alternative per popullaten ne zonat rurale, qe ashtu si pjesa me e madhe e banoreve te vendit ishin bere kliente ne skemat piramidale. Jo vetem per “t’u kompensuar“ disi nga shteti, nen syte e te cilit skemat grabiten parate e tyre, por mbi te gjitha per te siguruar ekzistencen jetesore, rifilloi “aksioni“ i dyte kombetar per te prere pyjet. Kuptohet, aty ku kishin mbetur pas periudhes se pare te tranzicionit. Pervec prerjeve te paligjshme, shteti mbeshteti edhe njehere nje numer te madh kompanish private, qe te prisnin edhe ato pak pyje qe mbijetuan. Ne fakt, shfytezimi i pyjeve, nese behet bazuar mbi rregullat e shfrytezimit, nuk rezulton si aktivitet fitim prures. Kete mund ta vertetoje cdo specialist pyjesh sot ne vend, pasi cdo biznes i ligjshem i shfrytezimit pyjor konkurohet nga qindra te tille te paligjshem. Eshte nje fakt qe do te doja ta theksoja ketu, se pavaresisht nga qindra subjekte te licensuara per aktivitete ne pyje, asnje i tille, qe drejtohet nga specialist pyjesh nuk merret me shfrytezimin e pyjeve. Eshte nje fakt qe cdokush, pushtetar e qytetar mund ta verifikoje. Pra, me pak fjale, qe te punosh e mbijetosh ne shfrytezimin e pyjeve sot, do te thote se duhet te vjedhesh. Dhe per fatin e keq, kjo ka ndodhur e vazhdon te ndodhe per cdo dite, pergjate ketyre 20 viteve. Ka ndodhur, spese vete shteti nuk ka dashur, apo nuk ka mundur qe punet te shkojne mire ne pyje. Une mendoj se me shume nuk ka dashur, sepse po te shohim investimet qe jane bere apo behen ne sektorin pyjor per pyllezime apo permiresim pyjesh ne te gjithe vendin, jane me pak se sa behej dikur ne nje rreth te vetem. Personalisht nuk kam asnje lloj simpatie per regjimin e para 20 viteve, i cili me nje te rene te lapsit shpyllezoi afro 300,000 ha me pyje apo rreth 22% te fondit pyjor te vendit, per ti kthyer ato ne toka buke. Eshte ajo toke, qe sot eshte kudo e pa punuar, e cila perben njekohesisht edhe burimin kryesor te erozionit, kudo neper Shqiperi. Sot, pervec 300,000 ha me pyje qe na mungojne prej regjimit te kaluar, jane thuajse edhe po kaq, te shfrytezuara barbarisht apo te djegura gjate ketyre 20 viteve. Nga ana tjeter rrerja e brezit te pishave ne bregdet dhe betonizimi i tije, po shkakton humbje sistematike te tokes bregdetare per shkak te erozionit ne rreth 15-20 ha toke ne vit. Jane keto arsyet qe Shqiperia perben nje nder vendet me shkallen me te larte te erozionit ne Europe, me nje sasi prej afro 20 milion tone materiale inerte qe derdhen ne det per cdo vit. Permbajtja e lendes organike ne keto inerte eshte tregues i gerryerjes dhe degradimit te tokes bujqesore e pyjore, gje qe po sjell varferimin e perditshem te saje, dhe pamundesine per t’u kultivuar ne nje te ardhme te afert edhe me drure pyjore. Per kedo qe ka udhetuar me avion, nuk e ka te veshtire te dalloje kufirin tone shteteror me shtetet fqinje, sepse kete e tregon vete natyra jone e perdhunuar, nga te gjithe ne, shtetare e qytetare.
    Eshte nje paradoks i madh qe megjithese ne Shqiperi sasia e lendes drunore qe pritet ne vit eshte te pakten dy here me shume nga sa eshte rritja natyrale e pyjeve, ne vazhdojme te eksportojme qymyr druri apo lende druri gjysem te perpunuar. Nuk ka asnje politike apo strategji e cila te fokusohej seriozisht ne ruajtjen e burimeve tona natyrore, kryesisht pyjeve. Ajo strategji pyjesh qe ekziston, nuk i pergjigjet situates aktuale, dhe duhej te ish permiresuar me kohe.
    Pavaresisht iniciatives qe Ministria e Mjedisit ka marre per rritjen e siperfaqes se zonave te mbrojtura ne vend (gje qe duhet perkrahur nga gjithkush), sot, i vetmi vend ku kane mbetur pak pyje e ku mund te priten drure jane keto siperfaqe. Dhe kjo gje, per fatin e keq ka ndodhur e po ndodh cdo dite. Per njerezit e korruptuar te administrates e per subjektet private nuk ka ndonje diference te madhe se ku priten druret, ne zone te mbrojtur apo jo. Qellimi i tyre eshte vetem fitimi i momentit.
    Media ne pergjithesi e konsideron nje eveniment te rendesishem shprehjen zyrtare ; “u mbollen x - milion fidane“. Ne fakt, per ne pylltaret, kjo fjale nuk fsheh gje tjeter vecse nje numer shume te vogel hektaresh me pyje qe jane mbjelle apo do te mbillen. Nese i referohemi skemave te ndryshme te pyllezimeve qe behen, rezulton qe ne nje hektare mbillen 2500-5000 fidane pyjor, dhe gjithkush mundet te zbuloje sasine e vertete te siperfaqes se mbjelle, pas shprehjes zyrtare, se u mbollen kaq milion fidane. Ministria e Mjedisit ka sot nje buxhet minimal, me ane te te cilit nuk mundet te perballoje mbjelljen e me shume se 500 ha me pyje ne vit, aq sa jane te domosdoshme vetem ne nje komune te vogel te vendit, dhe vendi yne ka me shume se 300 te tilla. Qe do te thote se neve, do te na duhen me shume se 600 vite, vetem per ti rikthyer natyres ate qe i kemi marre padrejtesisht, druret. Por, do te duhen edhe disa qindra vite te tjera, per te minimizuar efektet ne natyre si ai i erozionit dhe varferimit te tokes prej tij, te shkaktuara nga prerja dhe djegia e pyjeve. Edhe nese ne, i dhjete fishojme perpjektjet dhe investimet tona ne fushen e pyjeve, do te duheshin serish rreth 300 vite, qe te rikthehemi ne situaten e para 40 viteve persa i perket siperfaqes pyjore qe kishim.
    Qeverite kane bere e ribere strategji te ndryshme, vetem kur kjo ju eshte kerkuar nga jashte, dhe jo si nevoje e vete sektorit. Pergjithesisht ato jane strategji te pa harmonizuara ndermjet ministrive e sektoreve te ndryshem. Mjafton te shohim strategjine e Ministrise se Bujqesise, e cila e inkurajon duke konsideruar vendin tone si me kushte shume te mira per blegtorine e imet per shkak te pyjeve e kullotave qe kemi. Por Strategjia per Zhvillim dhe Integrim (2007-2013) rekomandon menaxhimin e qendrueshem te pyjeve. Nga ana tjeter, nese sheh planet e menaxhimit te pyjeve dhe kullotave te bera nga specialistet e fushes, nje nder rekomandimet me kryesore per rigjenerimin e natyres ne to eshte “ndalimi apo kufizimi i kullotjes”.
    Nuk ka patur kurre ndonje vleresim serioz te qeverive per pyjet ne Shqiperi. Aktualisht, personeli pyjor eshte ne krye te listes se adminitrates qe ka pagen me te ulet, pavaresisht veshtiresise se punes se tij. Nje fakt tjeter domethenes eshte edhe ai i mos llogaritjes se kontributit qe ka sektori pyjor ne Prodhimin e Brendshem Bruto, dhe kjo behet me qellim, pasi nje pjese e konsiderueshme e aktiviteteve ne pyje zhvillohen ne menyre ilegale. Ne kete menyre, qeverite i kane hapur rruge te lire shkaterrimit te natyres tone, dikur e mrekullueshme.
    Ndersa shfrytezimi i shtreterve te lumenjve eshte nje tjeter telash qe i kemi shkaktuar vehtes dhe natyres, efektet e te cilit ndihen dhe do te ndihen me shume zonat fushore, pyjet mund t’i vinin sadopak ne ndihme minimizimit te shkaterrimti te ligjeruar te tyre. Por, edhe ketu do te duhet te presim te ndodhe katastrofa e radhes, qe dikush nga qeveria te kujtohet se cfare duhet bere.
    Sot, gjithskush turret apo sygjeron financimin e minimizimit apo eleminimit te pasojave te rreshqitjes, gerryerjes, permbytjes apo erozinit te tokes, pa u marre aspak me shkakun. Qe te merresh vetem me pasojen, do te thote mungese vizioni, por mbi te gjitha kosto e dhjetefishuar financiare dhe njerezore. Perse duhet te paguajme kaq shume kur mundet te paguajme disa here me pak?
    Nese baseni i Drinit do te ishte i mbuluar me pyje si dikur, nuk do te ndodhte kurrsesi nje katastrofe e tille si ajo aktuale. Kjo, pasi pyjet arrijne te mbajne 10-20% te sasise se reshjeve te shiut, duke qene se sherbejne si sfungjer per ujin e reshjeve. Dhe per te veshur me pyje ate basen, do te mjaftonin vetem parate qe mund te merreshin nga kthimi ne energji elektrike te ujit qe derdhet sot per te shpetuar digat, dhe do te punesoheshin me mijera persona. A nuk eshte paradoks ?!

Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •