Close
Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 410
  1. #201
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Antarsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Elbasan, tunelet e Krastes te mbushura me lende radioaktive

    Gazeta Shqiptare

    Qyteti i Elbasanit eshte i rrezikuar nga lendet radioaktive pasi tunelet e Krastes jane te mbushura me lende te rrezikshme. Nje fakt te tille e kane konstatuar nje grup ushtarakesh te larte te Ministrise se Mbrojtjes gjate nje inspektimi ne repartin 13-10 te Krastes. Ne perberje te ketij grupi inspektues ka qene edhe gjeneral Maksim Malaj, i cili mban detyren e shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise shqiptare.
    Mesohet se kontrolli i tuneleve ne te cilat qendrojne tonelatat e lendeve te rrezikshme, eshte bere me imtesi te plote dhe ka zgjatur per plot 5 ore. Kjo, ne kuader te marrjes se nje sere masave te rrepta sigurie per evitimin e ngjarjeve tragjike me pasoja fatale, jo vetem per jeten e njerezve.
    Gazeta Shqiptare shkruan sot se ne brendesi te ketyre tuneleve qendrojne te sistemuara qindra mijera tonelata lende radioaktive dhe te llojeve te tjera, te cilesuara si "mjaft te rrezikshme" per jeten e popullates. Po keshtu, ne disa tunele te tjera te reparteve ushtarake qe kane mbetur ne Qarkun e Elbasanit vazhdon te ruhet ne masa jo fort te mira sigurie, municion luftarak i destinuar per t'u demontuar.
    Specialiste te kesaj fushe japin alarmin qe ne rast se vazhdohet te neglizhohet forcimi i masave te sigurise ne keto tunele, qyteti i Elbasanit, por edhe shume me teper sesa ai, jane te kercenuar nga nje rrezik potencial i lendeve radioaktive. "Lendet radioaktive nuk jane transportuar nga keto tunele ne vende te tjera me te sigurta, pasi ka kosto te larte. Nderkohe qe kerkohen kompani te huaja e te specializuara per transportimin e tyre", - shprehen specialistet.

  2. #202
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    A nuk u duket se kemi hyre ne nje rreth vicioz?
    Po shkaterrohet Shqiperia ne syte tane, nga veriu ne jug, dhe ata qe kane marre vullnetarisht mbi vete pergjegjesite e qeverisjes se ketij vendi, ne vend qe te kryejne detyren, na hedhin hi syve, duke akuzuar "kundershtaret" (opozita qeverine dhe qeveria bashkine).
    Tallen me ne o te gjore. Jane ata, te dy palet, qe shkretuan pyjet e Lures, per t'i shitur jashte vendit. Jane ata qe po marrin reren e lumenjve, duke nxjerre ligje qe ndalojne shfrytezimin e tyre e duke i shkelur vete ligjet. Jane rrrugacet e bere bodiguarde e bodiguardet politikane e biznesmene, qe nuk dine shkrim e kendim, por po vene miliona ne bankat e huaja.
    E nuk ka se si te mos te shkoje neper mend: Mos valle eshte e qellimshme lenia e ketij vendi ne dore te huliganeve?

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky lajm i gazetes anti shqiptare te bollinos e zagareshave te tija.. nuk ka hall te mbroje ambjentin por diku tjeter..
    hall 97-te.. ka bollinua.. i edvinit..te komorres..

    qe do te thote..o gango te elbasanit e zones perrreth.. vreni kho..
    atje ka ashtu gjera..shkoni konfliktoni me rojet e beni ndonje zarar se na vlen neve selise roze..
    pra shkoni beni gerdec..
    shum te rrezikshem shtabi i gsh-se..

    ..

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Antarsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Cool







    Pse duhet te presi Ministria e Mjedisit, derisa ti beje te ditura nje televizion investigiv, nqs qenkan kaq te mire ne detyren qe po kryejne. Dmth se keto televizione investigive duhen, per arsye sespe i bejne mire shoqerise, pascka se politikes tone dhe sahanlepiersave te tyre u bie pika.

    Kush e pa emisjonin per Lord Byron per 200 vjetorin e ardhjes se tij ne ate zone? Keshtjella e Tepelenes ishte mbushur me plehra, dhe muret gati te binin, pa asnje restaurim. Te gjitha vendet e cilivizuara i shikojne cdo mjdeis dhe pjese historike si syte e ballit, sepse do e vene ne sherbim te ekonomise, vetem ne vendin tone shkaterrimin e quajne nder.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Antarsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    ky lajmi i televizionit TCh antishqiptar te ed rames e zagareshave te tija nuk ka hall te mbroje ambjentin e parkun kombtar por diku tjeter.... hall 97-te.. ka edvinua i kamorres

    qe do te thot o gango te Lures e zones perreth.. vreni kho..
    atje po presin pyjet e po shkatrrojn liqenet.. shkoni konfliktoni me policin pyjore, kryeplakun e kryetarin e komunes e boni naj zarar se ashtu ne vlen ne te selis roz...
    pra shkoni boni gerdec
    shum te rrezikshem shtabi i TCH
    JO NEGOCIATA VETVENDOSJE

  6. #206
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Antarsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar m par nga Brari Lexo Postimin
    ky lajm i gazetes anti shqiptare te bollinos e zagareshave te tija.. nuk ka hall te mbroje ambjentin por diku tjeter..
    hall 97-te.. ka bollinua.. i edvinit..te komorres..

    qe do te thote..o gango te elbasanit e zones perrreth.. vreni kho..
    atje ka ashtu gjera..shkoni konfliktoni me rojet e beni ndonje zarar se na vlen neve selise roze..
    pra shkoni beni gerdec..
    shum te rrezikshem shtabi i gsh-se..
    hahaha, vetem ne Shqiperi gjen te tilla reagime

    Ne vend qe te shqetesoheni per jeten tuaj qe po u shkaterrohet pak nga pak, 2 vjet e gjysem po ju ikin nga ndotja e ajrit, mendte e kokes po ju ikin nga ndotja akustike, 400 ne vit vdesin nga kanceri i shkaktuar nga ndotja, etj etj, ju shqetesoheni per partite! Pika qe s'ju bie! Mbajini me shendet partite se as varr nuk do t'ju sigurojne!
    Ndryshuar pr her t fundit nga Edvin83 : 04-11-2009 m 06:44

  7. #207
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Antarsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kush nuk ka pare Luren, nuk ka pare Shqiperine~perderisa Lura ishte bo si te kishte rene nje bombe atomike, ashtu eshte bo edhe Shqiperia nga militantet qe i kemi me shumice edhe ketu ne forum dhe shqetesohen per b*ythet e politikaneve por jo te vetat.
    Me i forte ishte reagimi i "shtetit" mbi masakren e Lures--"Po hetohet ngjarja "
    Ujku ben kerdine, ata po kerkojne gjurmet
    Mjere ne e mjere ky vend ne duart e kujt eshte.

  8. #208
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Antarsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Xhaxhi kryetar i Bashkis...
    Elona Demollari | 03/11/2009

    Nj detyr klase e veant n shkolln Edith Durham. Letrat e fmijve pr kryetarin e bashkis s kryeqytetit..


    * * * * *
    Shumica i drejtohen me "Xhaxhi Kryetar i Bashkis...". Disa t tjer me "I dashur kryetar..." e disa me "Zoti Kryetar...". Jan mbi 30 letra t shkruara n flet t zakonshme fletoresh me grma dore.. Diku bukur dhe drejt, diku me dor paksa t dridhur.. Autort jan fmij 7 dhe 8 vjear, nxns t klass s dyt t shkolls Edit Durham ktu n Tiran.
    Disa dit m par, msuese Dhurata u dha nj detyr shtpie shum interesante: "Shkruajini nj letr kryetarit t bashkis s Tirans dhe krkojini atij at q ju mungon..."Klevisa, Ksenia, Andi, Alvjona, Tea, Xhesika, Regi, Dhorini, Gregori, Joni, Fiona, Edma, Athinajda, Greis, Jozefi, Nelsi, Anisa, Lora, Emi, dhe shokt e shoqet e tjera t klass, u menduan gjith pasditen dhe mbushn faqet e detyrs.. Pasi morn notat, dy prej tyre patn nj ide: ti drgonin letrat n redaksin e gazets Shekulli q nuk sht shum larg shkolls s tyre.. U tha, u b  Disa nga letrat e fmijve po i botojm n kt faqe, kurse t tjerat do tia drgojm Bashkis me post.

    Dy jan problemet kryesore t fmijve t Edit Durhamit. I pari ka t bj me at q sht gangren pr gjith fmijt e Tirans: Mungesn e kndeve t lojrave.
    "I dashur xhaxhi kryetar. Un n lagjen time nuk kam ku t loz. I gjith sheshi sht i mbushur me makina. Un dua t jet i hapur vendi, - shkruan Anisa n detyrn e saj...
    T njjtn dshir pr knde lojrash dhe hapsir kan 28 nga 35 letrat q na solln voglusht.
    Shum prej letrave rendisin nj problem t dyt q ka t bj direKt me shkolln Edith Durham. Rruga prpara shkolls kthehet n nj makth t vrtet nga ora 11 deri n orn 12 n mesdit (koha kur nxnsit e klasave t para dhE t dyta dalin nga msimi). Prindrve ju duhet ti presin jasht oborrit, ndrkoh q burra, gra, gjyshe, fmij e makina bhen lmsh, e mezi qndrojn maj kmbve n nj trotuar aq t ngusht sa t duhet t jesh artist cirku pr t mbijetuar.. Stresi, britmat e pashmangshme pr t gjetur njri-tjetrin dhe boriet e makinave jan t prditshme dhe deri tani pa zgjidhje..
    "I dashur kryetar.. dua q ti t na sjellsh nj polic q mund t pengoj rrugn e shkolls sepse kalojn shum makina dhe un nuk mund t kaloj dot, - shkruan Nadja n letrn e saj. - "Zoti kyetar! Para shkolls son sht shum rrmuj dhe rrug makinash.. Ne jemi t rrezikuar do dit kur dalim nga shkolla, - shkruan Jozefi.. Alvjona i krkon "dy shtylla t mdhaja q mos kalojn m makina"
    Kurse Greisi i krkon kryetarit t rregullohen muret me lagshtir t shkolls.. "Ju lutem t na rregulloni shkolln se un jam me alergji dhe nuk e duroj dot lagshtirn - shkruan ajo. Fantazia merr krah n letra t tjera. Edma i krkon kryetarit "nj shtpi", kurse Dhorini i krkon "nj fush futbolli dhe nj...motr" .

  9. #209
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Antarsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Peshkopi, kontrabandistet e drurit shkaterrojne pyjet e Lures
    Gazeta Panorama

    Lura, nje nga zonat me turistike ne vend, eshte rrenuar totalisht. Banore te fshatrave te kesaj zone, por edhe te ardhur nga Mati e Mirdita prej vitesh kane qene protagoniste te prerjeve te paligjshme ne masivet e begata te Lures, drureve gjithfarellojesh qe zbukuronin liqenet mahnites se kesaj perle te Shqiperise. Demtimi i pishave, aheve dhe drureve te tjere ka vijuar me intensitet te larte edhe kohet e fundit. Aktualisht, per Luren nuk ka nga autoritetet e turizmit nje guide per ta prezantuar ate sic eshte ne te vertete. Autoritetet e policise, sherbimit pyjor dhe komunes Lure deri tani nuk kane ndalur shkaterrimin ne mase te njerit prej parqeve me te bukura ne vend e me gjere, duke i shkaktuar deme serioze jo vetem zones, por dhe vendit tone. Ketu eshte bere kerdia, thone banoret e Lures. Sipas tyre, eshte e pamundur te takosh nje specialist te Drejtorise se Sherbimit Pyjor Diber apo te komunes Lure, te cilet e kane per detyre te ruajne pyjet e kesaj zone te vecante. Persona te papergjegjshem presin pa pushim lende drusore, te tjere transportojne, por ka edhe te tjere qe luajne rolin e sekserit. Kush ishte me i forti ka pushtuar parcela te medha me pyje dhe tani ua shet druret te tjereve, akuzojne banoret fenomenin shkaterrues.

  10. #210
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Antarsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Gara mes ENEL dhe RWE pr TEC-in me qymyr vendoset n janar 2010

    Projekti 800 MW n Porto Romano. Ministria e Ekonomis po vlerson ofertat

    Qeveria shqiptare e ka ndar mendjen pr ndrtimin e termocentralit me qymyr n zonn e Porto Romanos pran Durrsit. Shkaku q vonon fillimin e ndrtimeve ka t bj me garn mes dy gjigantve energjetik: italianve t ENEL dhe konsorciumit gjermano-grek RWE. T dyja kompanit kan shprehur interes pr ndrtimin e termocentralit me kapacitet prodhues 800 megavat. Zyrtar nga Ministria e Ekonomis, Tregtis dhe Energjetiks thon pr "Shqip" se gara mes dy kompanive mund t przgjidhet n muajin janar 2010, n mnyr q ti hapet rrug ndrtimit, me plan brenda vitit q vjen.

    Kompanit i kan dorzuar projektet duke aplikuar pr ndrtimin e TEC-it, kurse specialistt e ministris jan duke vlersuar ofertat. Plani i qeveris pr fillimin e negociatave konkrete me njrn nga kompanit sht pr tu mbyllur n fillim t vitit. Mendohet q ndrtimi i termocentralit do t krkoj katr vjet, me vler investimi mbi 1 miliard euro. Sasia e energjis q do t prodhohet konsiderohet tepr e lart, prtej nevojave t vendit ton, pr pasoj sht menduar q gjysma t mbetet n Shqipri dhe diferenca t eksportohet. Aktualisht nuk ka ende nj prllogaritje t sakt sesa do t jet mimi i energjis q ti shitet pals shqiptare, por ministria mendon se do t jet me koston e prodhimit.

    N total projekti pr ta kthyer Porto Romanon n park t madh energjetik kushton rreth 4 milion euro. Brenda zons parashikohet t ndrtohet nj rigazifikator, dy termocentrale, depozita karburanti dhe port pr anijet. Prve ksaj parashikohet t krijohet dhe nj zon e lir ekonomike pr bizneset industriale. T gjitha investimet do t kryhen nga privati, por m par qeveria shqiptare duhet t shpenzoj ca para pr ti kthyer zons kushtet optimale pr investim, si rrug, drita dhe uj.

  11. #211
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Antarsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ekskluzive, ishulli i Sazanit pushtohet nga predhat
    Balkanweb

    Qindra mijera predha dhe municione me rrezikshmeri te larte, pas bregdetit te Vlores mbulojne bregdetin e ishullit te Sazanit, disa milje larg qytetit bregdetar. Kamera e News 24 sjell pamje ekskluzive, te asaj se cfare ka ne siperfaqen e bregdetit te ishullit te Sazanit ku duket qarte prania e mijera municioneve te llojeve te ndryshme, ndersa dyshohet se nen uje ka sasi te tjera edhe me te medha. Pamjet ekskluzive qe shihni deshmojne se edhe pas dy operacioneve tashme te perfunduara nen moton Plazhe te pastra, njera ne bashkepunim me forcat ushtarake te NATO-s, me qellim heqjen e municioneve ne bregdetin jonian.
    Predhat e kalibrit te rende, te paplasura dhe ne gjendje te amortizuar kane mbuluar siperfaqe te tera ne bregdetin e ishullit te Sazanit. Ndersa mbetet e paqarte nese predhat jane hedhur ketu, ne vitet e regjimit komunist, apo hedhja e tyre ne forme te shkujdesur eshte bere kohet e fundit. Po kaq e paqarte mbetet edhe prania e tyre ne ishullin e Sazanit. Kamera e News 24 filmoi nen uje ne mars te vitit 2008, pamjet e nje sasie te madhe predhash te cilat qendronin ne ate vend qe nga viti 1947, ne nje nga zonat me te bukura te plazhit te Vlores, duke u kthyer per shume pushues ne nje tmerr. Nderkohe qe kjo eshte hera e pare qe behen publike pamje te nje sasi kaq te madhe municioni ne ishullin e Sazanit, i cili aktualisht, pas ikjes se bazave te Guardia di Finances dhe e marines ushtarake italiane eshte e populluar nga nje numer i vogel ushtarakesh shqiptare. Ndersa para viteve 90 popullohej nga ushtarake se bashku me familjet e tyre. Por edhe pse ishulli ka qene nje baze ushtarake, sasia e predhave u zbulua vetem sot nga News 24, ku duket qe municionet ushtarake jane hedhur ne ishull, ne menyre te shkujdesur.

  12. #212
    Perjashtuar
    Antarsuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    lufta ndaj mjedisit ne shqiperi? you're joking?

    nejse akujt e antraktides po zmadhohen dhe ne shume vende po ben me ftohte se qe kur lindi al gore
    Ndryshuar pr her t fundit nga Edvin83 : 27-11-2009 m 12:54

  13. #213
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Antarsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar m par nga tvsh Lexo Postimin
    lufta ndaj mjedisit ne shqiperi? you're joking?

    nejse akujt e antraktides po zmadhohen dhe ne shume vende po ben me ftohte se qe kur lindi al gore

    Te lutem sille burimin per keto "fakte" qe na solle. Apo shkove vete e mate me termometer dhe u ktheve nga Antarktida? Mos ia fut si kau peles se te shkon huq.

  14. #214
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Antarsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Rruga Kuks-Krum v n rrezik mjedisin

    Punimet n rrugn Kuks-Krum kan nxjerr n pah nj problem mjaft shqetsues: t gjitha inertet q nxirren nga shtrati i rrugs hidhen n liqenin e Fierzs. Q kur nisi ky investim disa muaj m par, ekspert t mjedisit ngritn shqetsimin dhe krkuan nga kompanit ndrtuese t respektojn mjedisin, duke mos i hedhur inertet e trases n liqen, por ti drgojn ato n nj vend tjetr t caktuar pr kt qllim. Madje n kontrat, sipas nj burimi jozyrtar, sht parashikuar q inertet t sistemohen n vende t studiuara m par, n prputhje me kriteret pr ruajtjen e mjedisit. Por, si duket, edhe vet dikasteri qendror i rrugve, madje dhe supervizort, kan heshtur dhe kan lejuar ndotjen. Terreni tepr i vshtir i ktij aksi prej me shum se 3 km, m i vshtiri n krejt rrugn Kuks-Krum, krkon shembjen e nj masivi t madh gursh. Kjo praktikisht e bn t pamundur funksionimin e rrugs, madje drejtuesit e mjeteve dhe udhtart duhet t presin deri n 6 or pr pastrimin e saj. N kto rrethana, si argumentojn ndrtuesit, ishte e pamundur q inertet t transportoheshin, ndaj u gjet si zgjidhje hedhja n liqen. "Edhe duke i hedhur n liqen trafiku ka shum pengesa, ndrsa po t mos ndodhte kshtu, rruga do t bllokohej plotsisht", thot Islam Kallbaku, supervizor, duke shtuar se nj shtje e till ishte diskutuar dhe rn dakord t zgjidhej n kt mnyr me dikasterin qendror. "Skishte rrug tjetr, o do t hidhen n liqen, ose do t bllokohet plotsisht kalimi i makinave pr shum koh", shton Kallabaku. Nga ana tjetr, ai shtoi se jan marr masa t forta pr sigurin e jets s njerzve nga shprthimi i minave, nj proces q realizohet nn kujdesin e specialistve grek t ksaj fushe. Por, ndonse sipas supervizorve, hedhja e inerteve n liqen ishte mnyra m e volitshme, pr ekspertt e mjedisit ky sht nj dhunim q po i bhet mjedisit. Rruga e Hasit, pr t ciln bhet fjal, sht e vetmja arterie q lidh kt rreth me qendrn administrative t qarkut dhe me pjesn tjetr t vendit.

    S.Dida

  15. #215
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Antarsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Lura, e denuar me vdekje

    Pak kohe me pare ne sollem fakte konkrete mbi shkaterrimin e parkut kombetar te Lures. Organet kompetente reaguan ne kohe duke gjobitur apo duke bllokuar makina me lende drusore, por kjo ne fakt nuk sherbeu per te bllokuar thyersit e ligjit, te cilet tashme duke mos patur mundesi te kalojne permes Rreshenit, kane zgjedhur nje rruge tjeter, ate permes Matit e cila eshte me e veshtire e pakalueshme ne fakt per makinat e vogla, por edhe per fuoristradat, por jo per IFAT te cilat tashme kalojne cdo dite te mbushura me lende drusore.

    Per te shkuar ne Lure ka tre mundesi, rruga permes Rreshenit e cila eshte me e shkelura, rruga nga Bulqiza qe zgjat me shume dhe ajo permes Matit qe eshte edhe me e veshtira. Kjo e fundit ofron edhe degezime te shumta pergjate saj duke u shnderruar ne nje rruge ideale per makinat e medha te shkelesve te ligjit, qe mund te gjejne strehe per tu fshehur kudo. Pikerisht nga kjo rruge malore e shkaterruar zbresin cdo dite IFAT e ngarkuara.

    Kudo duken pika grumbullimi te trungjeve te cilat presin te transportohen drejt fabrikave te perpunimit te drurit. Pjesa me e madhe vijne nga parku kombetar i Lures.

    Diku lart na terheqin vemendjen shtullunga te dendura tymi te cilat vijne pikerisht nga vija ndarese me Luren.

    Pasi ecim per rreth nje ore e gjysme ne kerkim te nje vatre te cuditshme zjarri qe ka ndodhur ne maje te malit. Eshte e cuditshme sepse aty ben mjaft ftohte, jemi ne sezonin e dimrit kudo duken ngricat. Ne fakt para se te arrijme tek vatra e zjarrit eshte parkuar nje makine e cila sigurisht pret ata qindra trare qe jane atje tej, nje prerje e jashteligjshme, trare qe do te ngakohen tek kjo makine dhe ne keto momente sigurisht edhe zjarri merr autorin e tij.

    Makina e vjeter pa targa eshte parkuar jo shume larg vendit nga duket se vjen tymi. Nga madhesia dhe numri i madh i trungjeve te prere duket se nuk eshte vetem nje person. Sharra prerese nuk degjohen dhe ne nje kohe kaq te ftohte behet e veshtire te mos besosh se autoret nuk jane pikerisht disa persona aty prane.

    Abuzuesit jane aq te pashqetesuar sa kane gjetur kohen dhe qetesine e nevojshme per te ndertuar nje hapesire mes pyllit ne forme hinke dhe per ta pasur me te thjeshte prerjen e pemeve ne maje te malit dhe me pas per ti rrokullisur, nese mund ta quajme te tille, ne kete pike grumbullimi.

    Ngjitemi me siper, permes rrepires se forte dhe ngricave te shumta.

    Gjurmet e tymit na kane sjelle pikerisht ne vatren e zjarrit. Nje zone e gjere e ketij pylli po digjet totalisht. Per shkak te izolimit qe ka kjo zone pasi ndodhet ne maje te malit behet pothuajse e pamundur per policine pyjore apo per zjarrfiksit te nderhyne per te marre nenkontroll kete zjarr. Banoret e zones pak me pare na thane se kjo ndodh mjaft shpesh ne kete zone dhe behet nga ligjshkelesit per shkak se ata duan te mbulojne prerjen e paligjshme te pemeve.

    Sipas asaj qe na shpjeguan banoret kjo hedh drite edhe mbi zjarret e shumta ne parkun kombetar. Pas flakeve keto pika hiqen nga inventari i pyjeve sepse quhen zona te djegura; e ne kete menyre asnje njeri nuk mban pergjegjesi per shkaterrimin dhe prerjen qe ishte bere me pare. Pavaresisht se eshte lehtesisht e dallueshme qe nje pjese e pemeve qe digjen jane cungje apo peme te prera me pare ne menyre te paligjshme, askush nuk e ka hetuar kete krim.

    Banoret na thane se zjarret qe jane te shpeshta ne kete zone, kane sherbyer dhe sherbejne jo vetem per te demtuar pyjet, jo vetem per te mbuluar gjurmet e shkelesve te ligjit pra preresve te pemeve, por shpeshhere ata vete kane gjetur edhe kufoma arinjsh per te mos harruar se ariu i murrme i kesaj zone eshte edhe gjitari me i madh ne vend.

    Ne pyjet e parkut kombetar te Lures dhe zonave perreth kane jetuar pervec ariut te murrme, rreqebulli, zardafi, kaprolli e sorkadhja, ujqerit, dhelprat, lepujt dhe gjeli i eger, shpendi me i madh e me i rralle i familjes se fazaneve. Sot te gjitha keto specie te rralla kane marre arratine, duke u strukur kacubeve te fundit, duke u zhdukur apo duke rene pre e gjahtareve, qe ashtu si sharrtaret, u jane bashkuar ushtrise se njerezve te cilet ne pak vite po zhbejne ate qe natyres iu deshen shekuj te tere ta ndertoje.

    Ky eshte krimi qe po behet nga tre rruget ilegale ne Lure dhe ne te gjithe zonen perreth. E nese shteti nuk do te tregoje vertete dhembet duke perdorur ligjet ne fuqi apo duke miratuar edhe te tjere me te ashper, atehere parkut kombetar vetem emri do ti mbetet i tille.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=169151&ref=fp

  16. #216
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Antarsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lufta per ajer te thithshem shkakton viktimat e para--fshataret duke pare qe nuk mund te ndalin ndotjen e ajrit, tokave e ujrave te tyre, vendosen te marrin ligjin ne doren e tyre dhe me vetgjyqesi vendosen ta hedhin ne ere fabriken famekeqe te cimentos. Ngjarja rezultoi me nje te vrare, ngjarje qe ndodhin rendom ne vendet e afrikes qendore dhe amerikes latine ku fshataret vriten nga shteti pasi ata duan te mbrojne tokat e tyre dhe ajrin e tyre.
    Ndotja qe po shkaktohet ne Shqiperi, mund te jete nje fuci baruti qe neser mund te shpertheje...

    FUSH-KRUJ- Vetm nj dit pas vrasjes s t riut n fabrikn e imentos n Fush Kruj, policia zbulon nj sasi eksplozivi.
    Lajmi bhet i ditur nga burimet e policis, e cila njofton se tek vendi i njohur si 'Peshorja' sht gjetur nj sasi prej 800 gram tritoli.
    "Sasia e eksplozivit ishte vene n ann e jashtme t fabriks, n nj distanc 10 metr larg vendit t peshimit"- thon burimet, duke shtuar se tritoli ishte i paplasur.
    Mendohet se shprthimi nuk sht realizuar ose nga nxitimi, ose nga mungesa e profesionalizimit t autorve, pasi sht fikur fitili i tritolit.
    Ende nuk ka dyshime rreth autorsis, apo motiveve, por policia sht duke kryer hetime.

  17. #217
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Antarsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lumi i Korces kercenon qytetaret me epidemi
    Gazeta Metropol

    Lumi i Korces cdo dite e me teper po kercenon jeten e banoreve te ketij qyteti; perhapja e ndonje epidemie po behet gjithnje e me evidente; rreziku mbi shendetin e banoreve po behet i pashmangshem. Per disa vjet me radhe ky lume nuk ka njohur asnje lloj pastrimi. Tashme ne ujerat e tij lundron gjithcka: goma makinash, kartone e plastmase, hedhurina te te gjitha llojeve, inerte dhe mbetje organike, qene dhe mace te ngordhura, madje, tashme, pjese te vecanta te tij sherbejne si vc publike. Nje ere e rende kundermuese perhapet ngado: neper oborre shtepish, ne rruge, ne lokale, ne biznese private dhe ambientet perreth. Te gjitha keto e kane kthyer kete pjese te Korces ne nje zone krejtesisht te shemtuar. Kalimi nga njera ane e lumit te tjetra mbetet nje sage e vertete deshperimi dhe frike per te gjithe. Lumi i Korces vjen nga fshati i Mborjes dhe me pas pershkon kete qytet qe nga kreu i tij e deri ne fund, duke grumbulluar e sjelle ne qytet gjithcka qe gjen perpara e gjithcka qe hedhin e derdhin siper tij. Korca, dikur nje nga qytet me emer, i njohur per pastertine e tij, sot eshte kthyer ndoshta ne shembullin me te keq ne shkalle vendi. Bashkia e Korces, e cila nuk ndodhet shume larg nga lumi i Korces ende nuk ka vene re se cfare po ndodh me kete lume qe duhet te administrohet prej saj. Per shume banore te qytetit te Korces, dhe vecanerisht per gjithe qytetaret qe jetojne buze ketij lumi, ne te dy krahet e tij, harresen dhe indiferentizmin e bashkise se tyre e shohin me shume se sa nje absurditet, pasi tashme ky lum po kercenon seriozisht jeten e banoreve dhe po e shemton Korcen ne kete tmerr te vertete jetojne femijet e pleqte, grate e te rriturit. Absurditeti merr permasa te tjera, kur gjithkush konstaton se nuk po merren parasysh as idete e hedhura prej vitesh nga urbanistet dhe arkitektet e ketij qyteti. Keta te fundit mendojne se lumi i Korces eshte nje pasuri e vertete e ketij qyteti, por qe ky lume te fitoje vlerat e veta, ai duhet te trajtohet; shpatet e tij duhet te gjelberohen e te mbillen me peme; pjerresive u duhen vene prita, me qellim qe te krijohen rezervuar te vegjel, ndersa nje fantazi arkitekturore do ti jepte kesaj zone nje pamje joshese dhe terheqese. Nese do te merreshin parasysh arkitektet, atehere kjo pjese e qytetit do te ishte me atraktive, me e gjalle dhe prane ujerave do te kishte me shume lokale, por ne te vertete nuk ka ndodhur keshtu. Pervecse nuk eshte realizuar asnje nga idete e urbanisteve, lumi i Korces eshte lene mes papastertise qe sa vjen dhe rendohet me teper. Ne te vertete, dy vjet me pare, bashkia e qytetit u duk sikur do te kujdesej per kete lume, por punen qe nisi per pastrimin e tij jo vetem qe e la ne mes, por njeherazi hoqi dore nga ai, duke e harruar krejtesisht. Tashme banoret e qytetit te Korces kane filluar te ngrehin zerin, pasi nuk eshte vetem pamja e ketij lumi qe i deshperon ata, por mbi te gjitha, sepse ujerat e tij po kthehen ne nje rrezik te mundshem per vete jeten e tyre. Tashme te jetosh prane ketij lumi eshte njelloj si te jetosh prane nje ferri. Historia e lumit te Korces nis qe nga koha e diktatures, kur ketij lumi iu nderrua shtrati si per ti thene: Ne nuk dime te te trajtojme, te te vleresojme, e te perfitojme vlera nga ujerat e tua, ndaj po te heqim nga brendesia e qytetit e po te nxjerrim ne ane te tij per te te lene ne vdekjen tende. Dhe e verteta eshte se ky lume tashme po kercenon seriozisht me dekompozimin e vdekjes se tij.

  18. #218
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Antarsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Vlore, hidhen 400 kg sardele ne plazh
    Qemal Biraku, gazeta Panorama

    Nje sasi e konsiderueshme sardelesh, pjesa me e madhe e prishur, eshte hedhur ne ane te detit ne zonen e plazhit te Zvernecit.Persona ende te paidentifikuar i kane braktisur arkat me peshk buze detit dhe me pas jane larguar. Por era e keqe qe ka nisur ne oret e drekes ne kete zone, ka alarmuar banoret si dhe disa peshkatare, te cilet bene dhe njoftimin tek institucionet perkatese. Ne vend mberriten disa specialiste te Drejtorise se Bujqesise dhe Ushqimit, te cilet konstatuan se ishin hedhur rreth 400 kilograme peshk. Sasia ndodhej ne paketimet prej shkume qe perdoren per ti shitur dh per tu grumbulluar prej peshkatareve ose nga pronaret e frigorifereve. Se bashku me peshkun ishte hedhur edhe nje sasi mbeturinash te ndryshme, kryesisht plastike. Sipas peshkatareve, kjo sasi mund te jete hedhur edhe nga ndonje prej anijeve te peshkimit, te cilat ankorohen ne kete zone. Kjo, pasi vendi ku eshte hedhur masa e sardeleve ndodhej vetem pak metra larg portit te anijeve te peshkimit. Mesohet se transportimi deri ne kete vend i peshkut eshte bere nepermjet automjeteve. Nuk dihet ende arsyeja e hedhjes se peshkut apo personat qe e kane lene ne ate zone, por sipas peshkatareve rreziku per tu marre per konsum nga njerezit eshte i madh. Nje pjese e sardeleve rezultonte ne gjendje te konsumueshme, por prania me peshkun e prishur dhe te lene per shume ore ne ambiente te hapura mund te perbente rrezik per helmim. Kjo eshte hera e pare qe nje sasi kaq e madhe peshku hidhet shkujdesur ne kete zone. Zakonisht ato hidhen prej dyqaneve te peshkut apo anijeve te ndryshme ne Pyllin e Dodes ose ne vendgrumbullimin e mbeturinave. Specialistet thane se nese do te arrihet te identifikohen personat qe kane hedhur peshkun ne kete zone, atehere ata rrezikojne nje gjobe te konsiderueshme nga ana e drejtorive perkatese, sic eshte edhe ajo e mjedisit. Ekspertet mjedisore leshojne alarmin se nese sasia e peshkut nuk do te groposet shume shpejt, atehere rrezikohet te ndotet gjithe zona. Sot pritet qe 400 kilograme sardele qe u gjenden dje te hedhura shkujdesur, te groposen. Dyshohet se personat ti kene hedhur arkat e peshkut gjate nates, me qellim qe ti shpetonin edhe pergjegjesise. Sasia u zbulua dje ne mengjes, kur nje pjese e mire e peshkut ishte ende i paprishur dhe madje mund te konsumohej. Nuk dihet arsyeja e hedhjes se specieve te detit, por specialistet kane marre disa kampione per te kryer edhe analizat perkatese. Pas kryerjes se ketyre analizave, ato do te groposen ne nje vend qe do te percaktohet nga ana e eksperteve mjedisore.

  19. #219
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Antarsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Qeveria n diet, shteti ndrron llambat

    Kryeministri Berisha merr masa pr t kursyer: Jo m inkandeshente

    Fatjona Mejdini

    Gazeta Shqip

    N kushtet e pasojave t krizs ekonomike botrore, qeveria "Berisha" ka vendosur ta thelloj edhe m shum dietn e saj. Kryeministri Sali Berisha gjeti dje rastin t lajmronte n mbledhjen e qeveris shtrngimin edhe m shum t shpenzimeve operative t administrats shtetrore. N kt kuadr Kryeministri urdhroi ndrrimin e t gjitha llambave inkandeshente t institucioneve publike shqiptare dhe zvendsimin e tyre me ndriues t cilt harxhojn m pak energji elektrike. Po kshtu, Kryeministri Berisha deklaroi se administrata n blerjet e saj pr transportin, duhet t mbante parasysh marrjen e makinave me fuqi t vogl motorike, t cilat harxhonin edhe m pak karburant. Sipas Berishs, kto masa ishin t nevojshme n kuadr t filozofis pr shkurtimin e sa m shum shpenzimeve operative q t ishte e mundur.

    Llambat

    Kryeministri Berisha dha porosi t qart pr t gjith sekretart e prgjithshm t institucioneve shqiptare, q t merrnin masa t menjhershme dhe t rrepta pr sa i prket zvendsimit t llambave inkandeshente me ato luminishente, n mnyr q kto institucione t arrinin t kursenin sa m shum t ishte e mundur energjin elektrike. "Llambat inkandeshente nuk mund t ekzistojn m, n asnj institucion shtetror", deklaroi Berisha, duke i krkuar sekretarit t prgjithshm t Kshillit t Ministrave t bashkpunonte pr t vn n jet kt urdhres. Sipas Berishs, dalja nga funksioni i llambave inkandeshente sht br prej kohsh n vendet e Bashkimit Europian. N kt kuadr, Berisha krkoi me shpejtsi q ky standard t vendosej edhe n institucionet shqiptare. "Bashkimi Europian q sht nga ana tjetr edhe bashkimi i zengjinve t bots i ndaloi ato llamba, me vendim t veant t tij", kujtoi Kryeministri Berisha. Sipas tij, n kt shembull duhet t ecte edhe vendi yn. Kryeministri shpjegoi se vendosja e llambave luminishente duhej t ndodhte edhe n institucione si shkollat, kopshtet, spitalet dhe do vend tjetr q administrohej nga qeveria.

    Veturat

    Berisha krkoi q veturat, t cilat prdoren pr transportin e administrats duhet t ken nj kapacitet shum t ult pr sa i prket fuqis s tyre motorike. N kt kuadr, Kryeministri Berisha krkoi nga ministri i Financave vnien n dispozicion t nj fondi pr blerjen e makinave, m t mira dhe m t lira, t cilat konsumojn m pak karburant. Sipas Berishs, operacioni pr veturat e zyrtarve dhe administrats me kt nism do t shtrihet edhe m thell. "Do t disponohet nj fond me t cilin do t blejm veturn m t mir dhe m t lir q konsumon m pak, sepse sht interesi m i mir. Duhet t jemi rigoroz, prve veturave t krerve t institucioneve kushtetuese dhe ministrave, vetura t tjera q jan pr angari do t jen vetura q konsumojn minimumin e mundshm t benzins", theksoi Berisha. N kt kuadr, Kryeministri deklaroi se edhe vendi fqinj, Greqia q sht shum m i pasur se Shqipria ka vendosur nj limit pr blerjen e veturave deri 1,5 kuaj fuqi pr administratn. N mnyr t prsritur, qeveria e drejtuar nga Kryeministri Berisha ka marr masa pr t shkurtuar sa m shum t ishte e mundur shpenzimet e administrats. Filozofia e qeveris n diet ka qen nj nga premtimet e Kryeministrit Berisha edhe prgjat kohs s fushats s vitit 2005. Por shkurtimet m t mdha pr sa u prket shrbimeve administrative, duket se kan ardhur gjat mandatit t dyt t qeveris "Berisha", nisur edhe nga fakti se kriza ekonomike dhe financiare ka qen npr kmb. Ata t cilt jan "penalizuar" m s shumti nga dieta e qeveris kan qen deputett, t cilt pak koh m par humbn veturat dhe shofert, privilegje kto q i kishin prfituar nga statusi i tyre si deputet. Por deputett e mazhorancs nuk kan replikuar n lidhje me kto vendime t qeveris, nisur edhe nga fakti se ata e kan pranuar m hert faktin se mazhoranca e tyre sht n diet.
    I paska mesu nja dy ide ne Kopenhagen sala, ishalla i kane hy ne koke ato gjerat e tjera qe ka laxuar atje dhe nuk e nderton TEC-in.

  20. #220
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Antarsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Berisha: Energji e gjelbr, por edhe imento e TEC-e "me standarte"

    Marr nga Gazeta Shekulli

    Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, q merr pjes n ditt e fundit t konferencs ndrkombtare pr klimn n Kopenhag, tha pr BBC-n (dega shqip online) se shpreson se prkundr mospajtimeve aktuale, negociatat mes vendeve n zhvillim dhe atyre t zhvilluara do t jen t suksesshme.

    N t njjtn koh, tha ai, Shqipria sht e vendosur t shndrrohet n nj superfuqi t vogl prodhimi t energjis s parinovueshme n rajon.

    Por Berisha, sipas BBC tha gjithashtu se nuk do t hiqet dor nga realizimi i projekteve t debatueshme pr ambientalistt, por se n rastin e tyre, ai jep garanci se do t respektohen standardet europiane pr mjedisin'.

    BBC shqip e pyeti kryeministrin edhe per problemin e ndotjes akustike ne Tirane, problem i ngritur nga Shekulli me force ne nje fushate mediatike te muajve te fundit.

    Me S.Berishen bisedoi Seladin Xhezairi koorespodent i BBC ne shqip dhe fillimisht e pyeti se si i shikonte prplasjet m t reja mes vendeve n zhvillim dhe atyre industrialisht m t zhvilluara?

    Me sa duket, ka nj ngr ktu pr marrveshjen, por shpresojm se negociatat do t jen t sukseshme. E vrteta sht se, si dihet, vendet e zhvilluara jan dhe prodhuesit m kryesor t emetimit t gazrave dhe ndrkoh vendet n zhvillim jan nj potencial i madh pr t'u zhvilluar n drejtimin m mjedisor. Natyrisht, ndihma e vendeve n zhvillim n kt drejtim, pr nj sukses n orientimin e ri t zhvillimit t ktyre vendeve, sht e domosdoshme. Sikundr sht e domosdoshme q edhe kto vende t mos e konceptojn qndrimin e tyre ndaj problemeve t mdha t klims, si nj qndrim q diktohet nga vendet trsisht t zhvilluara, por si nj prgjegjsi q kto vende duhet t marrin n interesin m t mir t qytetarve t tyre, n interesin m t mir t vendeve t tyre dhe n interes t njerzimit. Pra, ktu ka nj qndrim konceptual disi t pafavorshm, mendoj un.

    Z.Berisha, ku e vendosni Shqiprin, realitetin shqiptar, kur sht fjala pr kt problem. N fakt, far vendi zn dhe sa shqetsuese jan n Shqipri shtjet q lidhen me klimn?

    Shqipria sht nj vend i cili emeton pes her m pak pr frym gazra se sa vendet e zhvilluara. Shqipria sht nj vend i cili 97 pr qind t energjis e ka nga burimet ujore dhe ka nj potencial shum t madh energjetik ujor, nga era, dielli, biomasa dhe format tjera. Shqipria sht e vendosur, duke mos prjashtuar dhe burimet tjera energjetike, t shndrrohet n nj superfuqi t vogl prodhimi t energjis s parinovueshme n rajon. Natyrisht, thirrja ime n kt konferenc, ktu n Kopenhag, ishte, mbasi Shqipria ka firmosur rreth 5 miliard euro kontrata pr energji t rinovueshme ere, biomase dhe uji, thirrja ime ishte pr institucionet financiare t vendeve t pasura dhe ato ndrkombtare, t mbshtesin me financat e tyre kontraktort e ksaj siprmarrjeje t madhe prodhimi energjie n Shqipri.

    BBC: Megjithat, zoti Kryeministr, veprimtar t mjedisit, por edhe nga radht e opozits, kritikojn si t dmshme pr ambientin, ngritjen, ta zm, t disa fabrikave t imentos apo dhe projektin pr ndrtimin e parkut pr prodhimin e energjis me er n zonn e Karaburunit...

    Natyrisht, kritikat e mjedisorve jan t dobishme dhe t rndsishme, por ajo far dua t them un, rndsi ma kryesore se do gj tjetr kan standardet. Ju e dini q antiglobalt protestuen n Vlor muej t tr, ndrkoh q tani TEC-i i Vlors e ka standardin e ndotjes dy her m t ult se sa 'sht standardi europian. Fabrikat e imentos sigurisht do t ndrtohen, por rndsi ka efekti kumulativ i ndotjes q ato krijojn, q duhet t jet gjithnj m i ult se sa standardi europian. Pra, vrtet ne po shkojm drejt nj revolucioni industrial, por ky revolucion nuk duhet n asnj mnyr t krijoj ngarkesa mjedisore. Si t thuash, do t jet nj revolucion industrial jeshil dhe nj ekonomi e ksaj natyre. Ktu qndrojm ne kryesisht.

    Nj tjetr pyetje, n kuadrin e debateve pr ndryshimin e klims, kur sht fjala pr realitetin shqiptar, zoti kryeministr, shtrohet pr ruajtjen, mbrojtjen e pyjeve dhe pr prpjekjet q bhen pr uljen e zhurms, t numrit t makinave q ndotin ambientin. T dhnat per kryeqytetin shqiptar flasin se gjendja sht alarmante...

    Pr sa u prket pyjeve, qeveria po ndrmerr nj program pyllzimi. Ne synojm q gjat ktyre katr viteve t mbjellim s paku 100 mij hektar pyje dhe ullishte, pasi, si e dini, ne planifikojm 20 milion rrnj ullinjsh n nj siprfaqe prej 60 mij hektarsh, sikundr do t shumfishojm mbjelljen e pyjeve n mbar vendin dhe sidomos n zonat e shpyllzuara nga shkaqe t ndryshme. shtja e ndotjes akustike sht nj shtje e cila po trajtohet tani me seriozitetin e duhur dhe un besoj se ajo do marr prgjigjen q meriton.

    *******

    KOPENHAGEN- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar n samitin e Kopenhagenit se synimi i qeveris s tij sht ta kthej Shqiprin n nj superfuqi t vogl prodhuese t energjis s gjelbr n rajon.
    Deklarata sht br sot gjat prshndetjes s Berishs pr Samitin pr Ndryshimet Klimatike. N fjaln e mbajtur n seancn e ktij Samiti, kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare i konsideron ndryshimet klimatike si nj prej krcnimeve m serioze me t ciln prballet planeti yn dhe nj prej shtjeve m komplekse q duhet trajtuar me vendosmri dhe efikasitet.
    Sipas tij, qeveria shqiptare ka integruar ne Strategjin e saj te Zhvillimit Kombtar parimin e zhvillimit te qndrueshm, si dhe nxitjen e teknologjive te gjelbra duke synuar drejt nj ekonomie pa karbon.
    "Aktualisht rreth 95% e burimeve dhe konsumit t energjis s vendit tim vjen nga energjia hidrike. Potencialet hidrike jan shum t mdha. M shum se 2/3 ngelet pr tu shfrytzuar. N kt kontekst, ne planifikojm t ndrtojm rreth 440 hidrocentrale me nj fuqi totale prej, s paku 20 miliard kilovat/ore", ka thn ai.

    ***

    Jo me larg se 1 vit me pare, Berisha deklaronte ne vijimesi se Shqiperia eshte e interesuar per energji berthamore dhe per TEC-e me qymyr.

    Gjate takimit me Berluskoni ne Itali, ne fund te vitit te kaluar, duke pershendetur nenshkrimin e disa marerveshjeve me investitore italiane te imentos, qe kane mberritur ne shqiperi, Berisha thoshte:
    "Synojm te jemi superfuqi energjitike n rajon. Jemi t interesuar pr energjin brthamore dhe shohim te Italia nj partner t denj". Duke zgjedhur t flas italisht dhe me superlativa pr homologun italian, Berisha garantoi Berluskonin se Shqipria sht nj vend i sigurt pr investime.

    "N vizionin tim Shqipria shikon tek Italia partnerin e par pr t bashkpunuar n sektorin e energjis, prfshi ktu dhe fushn e energjis atomike", u shpreh kryeministri Berisha.

    Kreu i qeveris shqiptare u shpreh gjithashtu se "marrveshjet e nnshkruara me Italin, lidhen me ndrtimin e disa parqeve industriale q do t administrohen nga investitort italian".
    Duke qndruar te energjia, Berisha vuri theksin edhe tek energjia brthamore. "Jemi t interesuar pr energjin brthamore dhe shohim te Italia nj partner t denj".

    Deklaratat e sotme ne Kopehagen jane disi te ndryshme si pikesynime.

    Ky njeri as ne nje fjali nuk ka qendrueshmeri mendimi; cdo fjali e mendim i tij bie ne kundershtim me ate qe tha para saj/tij.

Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' n Shqipri
    Nga Qafir Arnaut n forumin Toleranca fetare
    Prgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalve dhe liberalve
    Nga liridashes n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •