Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Dy vellezer deshmore

    Ju prshendes.Shume vite me pare kisha lezura ne internet nje artikull qe fliste per dy klerike te cilet ne menyre barbare i mbyten ne gopen e ujrave te zeza.Aktivistet e partise i shynin poshte e cfurk e kur njei prej trupave dilte siper therriste me force POSHTE KOMUNIZMI!!!Beja pjese nje forum nga ku tashme jam perjashtuar dhe doja ta gjeja kete shkrim e ta postoja aty.Pas nje muaji u dorzova dhe i merzitur dola nga shtepia dhe hyra ne lokal.Tek po rrija ulur shoh se ne xhepin xhaketes se nje personi ndodhej nje liber i vogel.Ja kerkova dhe ma dha.C'te shoh,libri ishte vete artikulli qe une sapo isha bindur se nuk do te mund ta gjeja me.( nuk ishte botuar akoma libri i At Zef Pllumit Rrno per me tregue)

    Dy vellezer deshmore.
    Pesedhjete vjetet e fundit nuk ka qytete fshat te Shqiperise qe te mos kete pare burra , gra dhe nganjehere te rinj e adoloshentete nenshtruar nga presekutimi per shkak te besimit fetar.Shume kane pesuar burgun. Te tjeret shumica jane vrare me torturat me cnjerezore.Shume kane jetuar dhe mbijetuar ,Te perjashtuar nga pergjegjesite publike,por te izoluar dhe me internim,larg prej te dashurve te tyre.
    Shqiperia ka qene nje toke martireshatolike ortodoks e muslimne te cdo bashkesie.Shkrimeta re shqipetare te guximeshem po shkruajne faqe interesante e te lavdishme ne kete aspect. Ky liber eshte botuar nga nje qender kulturore shqipetare ne (Lecce) Itali. Ne kete liber tregohet historia e dy vellezerve jetime qe perfundimisht i rriti nje musliman i shenjte me shpirt te lire e profetik qe kur pa tek ta nje qendrim feje e lutjeje,mendoi tja dorzoje keta dy femije Kishes Katolike ne Shkoder.Ketu moren njohurite e para e me vone kryen studimet ne Austri.Vellai i madh At’Martin Sirdani tashme me njohuri te gjera ne fushen e filozofise e teologjise kishte nje pasion te madh ne fushen e historise.Per kete u emerua Profesor i Historise Kombetare ne liceun “Iliricium”te Shkodres.Shume prej veprave te tij u konfiskuan nga sigurimi i shtetit ku besoj te kene humbur perfundimisht.Tek pa plackitesit qe zbraznin pa meshire Librat e biblotekes se kuvendit franceskan i thote njerit prej tyre Dul Rrjodhit,qe drejtonte kete aksion: Keto jane dokumenta te rendesishme per historine e shqiperise prandaj trego kujdes per ta!-Mos u ban merak P.Marin se keto pacavure nuk na vlejne fare ,historine e shkruajme neve. Ja disa vepra qe kane mbijetue:
    Shqypetaret e hartet,Hylli i Drites Shkoder 1922
    Skanderbegu mbas gojedhanash Shkoder 1926
    Kontributi i elementit katolik shqipetare ne lame te atedhetarise-1933
    Per historine kombetare-1937
    Rreth 25 vjetorit te indipendences- 1938
    Per cfare fajsohet Skenderbeu-1936
    Ne vitin 1951thirret ne hetuesine e Tiranes ku ai kundershtoi shkeputjen nga vatikani.
    Ja se cfar i tregonte ne menyre konfideciale nje miku te tijee kane fute ne nje qeli te vogel sa nuk mund te shtrijshe kembet.Ishte kaq e erret sa nuk dijshe kur ishte nate e kur dite.Ngushellimi im ishte urata.Nje dite hapen deren e me nxorren jashte.Dielli me erresoi shikimin.Nuk kuptova kurgja.Roja me bertiti hduku prej kendej kriminel!E vetem atehere e mora vesh se isha i lire por nuk dijshe ku me shkue .Nuk me kujtohej kurgja.Ky njeri i madh ishte profesor i At Zef Simonit,Tuk Jakoves e At Zef Pellumit.Pas daljes nga burgu At Zef Simoni u kthye ne kuvendin franceskan.Ne ate situate te veshtire qe ishte krijuar At Marini e keshilloi te kthehet ne shtepine evet.”Na jena tuj vdeke te gjithe....por ti ik rrno!Vetem per me tregue.Na kena nevoje te jetosh,ju te riteduhet te jetoni. Prandaj At Zef Simoni sot ka zgjedhe kete titull ne tre vellimet e tij:Rrno vetem per me tregue.
    Te njejtat vlera ishte dhe vellai i tij Aleksander Sirdani i cili ne Insbruk beri studimet e teologjise e linguistikes.Studiu es i folklorit vepra me titul Fjale Ari.Kallxime Popullore,Mbretersha e vogel etj.Ja si e preshkruan sot arrestimin e tij kusherira qe ndodhej aty ne ato momente.:Ne mramje erdhen disa komuniste,hyne mrena e filluen tu i ra me shkelma e grushta Don Aleksandrit,pastaj e terhoqen zvarre dhe e morren me vedi.Ne mesnate u kthyen perseri trokiten ne dere dhe pa preite me e hape e hodhen pertoke e filluen tu me bertiteu jane paret?Une ju pergjegja –Don Leka s’ka pase lek!Me rrahen shume.U ngjiten nedhomen e tij hodhen librat andej kendej moren ato pak pare qe ishin aty e kur hiken me thane os u baj merak se Don Leka eshte ne vend te sigurte.Nuk mbarojne historite per torturat qe ju bene atij.Ate Anton Luli deshmitare okulareomunistet s’kishin meshire per te e rrihnin kaq ranshem saqe goditjet degjoheshin ne qeline time.Ai pranoi gjithcka me durim,por ne ore te ndryshme te dites thirrja e tij Kam etje,uje uje se po des,na bante me u dridhe te taneve.Nje paradite kur nuk degjova me thirjen e tij pyeta rojen se ku eshte don Aleksandri,ai me thoteh i shkreti ai ,sapo e kane hedhur ne gropen e nevojtores.Kur ju luta rojes me lot ne sy per te me shkue ne banjo ai me shoqeroi pame thane sagja.Kur ju afrova gropes se zeze pashe qe lengu akoma gurgullonte.Por tashme ishin dy.Nje tjeter dhe nje tjeter franceskan ishte hedhur aty,i ndjeri Don Pjeter Cuni.Keto dy franceskan te mbytur mizorish ne hetuesine Koplikut,prej Asllan Licit e Pal Melyshit.

  2. #2
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Une tani jam duke lexuar " Histori kurre e shkrueme" e At Zef Pllumit.Nuk e di por edhe pse jam lindur pothuaj 35 vjet pasi u martirizuan kleriket Katolike, e ndjeva veten edhe une pak fajtor.Jo fajtor ne martirizimin e tyre, por fajtor sepse akoma nuk i kemi vleresuar aq sa e meritojne.At Zefi diku thote se aty nga viti 95 kerkonte nje sponsor per librin tij, qe nuk besoj se i kalonte 1.000.000 leke te vjetra.Askush nuk e ndihmoi.Kjo na ben me faj te gjitheve.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia e Kishes
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:36
  2. Letra e Kishės sė Romės drejtuar Kishės sė Korinthit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Subject: FW: VELLEZER SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI.....
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 13:00
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 03:14
  5. Grindja, dy vėllezėr rrahin shoferin e kryeministrit Nano
    Nga EDUARDI nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 13:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •