Zgjohuni nga gjumi, mos lini konflikte te hapura, sepse mjaft e keni lene konfliktin e hapur ne Kosoven Veriore, i cili do t'u kushtoje shume shtrenjte, jo vetem politikes dhe diplomacise, por mbare popullit shqiptar ne Kosove. Derisa shqiptaret t'i ruajne me polici kishat dhe manastiret serbe, konflikti kolonial mbetet i hapur me serbet! Ne kete rast, nuk mund te ndihmoje as Amerika, as Evropa Perendimore, por vetem ligji dhe kushtetuta e Kosoves, qe nese thyhen guret e varrezave apo atakohen dhe shkaterrohen objektet fetare jo vetem te serbeve, por te te gjitha grupeve etnike, qe jetojne ne Kosove, atehere duhet te reagoje shteti me mekanizmat e tij perkates, qe ne baze te vepres se kryer, te denohet me ligj cdo vandalist dhe abuzues i tyre. Keshtu veprohet ne tere boten e civilizuar dhe te perparuar ku sundon ligji dhe demokracia, jo te vihet ne gjendje gatishmerie policia ose ushtria, si dhe te ngrihen barrikada dhe rrethoja teli me gjemba perpara kishave dhe manastireve serbe, qe sinjalizojne se ato "vertet jane ne rrezik" prej shumices derrmuese shqiptare ne Kosove. Ky eshte nje absurd i papranueshem ngase teresisht eshte ne shperputhje me realitetin e krijuar ne Kosove. *** Te mbrohen institucionet shteterore dhe pavaresia e Kosoves, sepse ende jane ne rrezik nga Serbia (pavaresisht nga prania e faktoreve nderkombetare ne Kosove), jo kishat dhe varrezat serbe me arme ne dore, sepse ne Kosove nuk ka gjendje te jashtezakonshme, anarkike, as luftarake, por paqe, siguri dhe demokraci te plote, ku cdo qytetar eshte i lire, i barabarte dhe i mbrojtur me ligj, me kushtetute, si dhe me ligjet nderkombetare. Kjo eshte pasqyra e se vertetes se bashkejeteses se qytetareve te Kosoves(qershor 1999 - 2010). Prandaj, duke marre per baze kete gjendje faktike dhe reale ne Kosove (2000-2010), nuk jane te obliguar moralisht dhe ligjerisht as shqiptaret, as KFOR-i, as UNMIK-u e as EULEX-i, qe me polici dhe me ushtri, t'i mbrojne kishat dhe manastiret serbe ne Kosove, por vete serbet jane ata, qe duhet t'i kene ruajtur varrezat, monumentet dhe objektet e tyre religjioze, JO me pushke, jo me force, por me ligj, ashtu sikurse te gjithe pjesetaret e tjere te bashkesise multietnike dhe pluraliste ne Kosove. Ne kete kontekst, nuk duhet bere asnje perjashtim, sepse do te vinte ne shprehje diskriminimi dhe diferencimi midis grupeve etnike te shoqerise kosovare. Pse te ruhen kishat dhe manastiret serbe vetem ne Kosove? Kush i ruan kishat dhe manastiret e pakices serbe ne Kroaci, ne Slloveni, ne Maqedoni, ne Evrope dhe ne vendet e tjera te botes? -Askush, sepse ato jane te mbrojtura me ligj, jo me polici, as me ushtri, ashtu sikunder po ngjet ne Kosove, pavaresisht se cfare thote Plani i Marti Ahtisarit. Ne vendet e sipertheksuara, forca-policia-ushtria kroate, sllovene, maqedone apo ndonje force e huaj (sikurse qe eshte rasti ne Kosove), nuk jane ne funksion te mbrojtjes se kishave dhe manastireve serbe, por vetem ligji, askush tjeter. Pra, logjikisht dhe ligjerisht, do te duhej te vlente i njejti standard dhe, i njejti trajtim i statusit te sigurise dhe te mbrojtjes se kishave dhe te manastireve serbe ne Kosove, ashtu sikurse ne Kroaci, ne Slloveni, ne Maqedoni etj. Pavaresisht nga provokimet, nga akuzat dhe nga shpifjet e politikes dhe te propagandes shteterore dhe kishtare te Serbise se gjoja ne Kosove "jane te rrezikuara kishat dhe sakralet" e tyre religjioze, gje qe kjo nenkupton edhe diskriminimin dhe rrezikimin e te drejtave dhe lirive te minoritetit serb ne Kosove, shqiptaret dhe partneret e tyre nderkombetare, nuk duhet te bien viktime e nje politike dhe propagande te ketille serbe, sepse, tanime ka perenduar "koha e arte" per invaduesit serbe dhe per kishat e manastiret e tyre, te falsifikuara dhe te ndertuara mbi germadhat dhe mbi truallin e kishave dhe te manastireve shqiptare, kur ato dikur shqiptaret i ruanin dhe i mbronin me pushke, si rrjedhim i sundimit te shtypjes dhe te roberise kolonialiste serbomadhe gjate shekujve te kaluar (XIX dhe XX). Nuk jane ne kurrfare rreziku nga shqiptaret, as minoriteti serb, as kishat e as manastiret e tyre ne Kosoven e pavarur. Por eshte e kunderta, shqiptaret dhe Kosova ende jane te rrezikuara nga serbet dhe Serbia. Kete e provon gjendja faktike e statusit te Kosoves Veriore (1999-2010), minoriteti serb , i drejtuar dhe i komanduar drejtperdrejt nga Beogradi, ne forma te ndryshme sabotuese, subversive dhe te padegjueshmerise ndaj shtetit te ri te pavarur te Kosoves, po tentojne qe me cdo kusht ta copetojne Kosoven Veriore nga trupi i Shqiperise Etnike. Ky eshte problemi i krijuar nga vete minoriteti serb, nga Beogradi dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, jo hakmarrja e shqiptareve ndaj serbeve te mbetur ne Kosove, per shkak te hipotekes se tyre, si rrjedhoje e ushtrimit te terrorit dhe te gjenocidit serb mbi shqiptaret gjate viteve 1989-1999. Mirepo, derisa Beogardi dhe Kisha Ortodokse Serbe, t'ua imponojne qeverise se Kosoves dhe partnereve te saj nderkombetare(KFOR, EULEX, UNMIK), qe me arme t'ua mbrojne kishat dhe manastiret serbe ne Kosove, ky fenomen, ne sy te botes, mund te mirret, jo vetem si pretekst i Beogradit dhe i Kishes Ortodokse Serbe, qe ne cdo kohe ta destabilizojne Kosoven, por edhe si argument i pranueshem se, kinse minoriteti serb ne Kosove "eshte i rrezikuar dhe i diskriminuar-jashte ligji" si nga shqiptaret, ashtu edhe nga qarqet mbikeqyrese te bashkesise nderkombetare ne Kosove. Derisa ne nje shtet demokratik dhe te lire, sic eshte Kosova, mbrohen me pushke monumentet historike (fetare apo jofetare) dhe varrezat e ndonje grupi etnik ne kuadrin e teresise se nje shoqerie multietnike, sic eshte rasti me minoritetin serb te Kosoves, atehere, ky eshte nje mesazh shume i keq per boten e qyteteruar dhe demokratike, sepse krijohet dyshimi se, aty nuk funksionon ligji, nuk funksionin demokracia, nuk funksionin liria, nuk funksionin rendi dhe siguria, nuk funksionon bashkepunimi, mirekuptimi, toleranca, barazia, drejtesia dhe mirebesimi nderetnik. Pa marre parasysh se, gjendja e sigurise ne Kosove, sidomos pas pavaresimit te Kosoves (17.02.2008), eshte stabile dhe e sigurt per te gjithe shtetasit e saj, venia nen mbrojtjen e armatosur te kishave dhe te manastireve serbe ne Kosove, bie ne kundershtim flagrant me deklaratat dhe me raportet pozitive zyrtare te organeve dhe te institucioneve te Kosoves, si dhe te KFOR-it, te EULEX-it, te UNMIK-ut dhe te OSBE-se, te paraqitura OKB-se, BE-se, NATO-s etj., sepse te gjitha ato flasin se, ne Kosove gjendja e rendit, e sigurise dhe e paqes eshte plotesisht ne stadin e duhur dhe te kerkuar sipas standardeve vendore dhe nderkombetare. Pra, de facto dhe de jure, derisa ne Kosove sundon ligji, qetesia dhe siguria ne kohe paqeje, logjikisht, nuk ekziston kurrfare nevoje, qe me arme e me roje te armatosura deri ne dhembe, te mbrohen kishat dhe manastiret serbe qofte nga policia e Kosoves, apo qofte nga KFOR-i etj. Nje mbrojtje e tille, e imponuar nga shteti dhe nga kisha serbe, sinjalizon boten civilizuese se, nuk mund te flitet per sundimin e ligjit, te demokracise, as per kurrfare sigurie e stabiliteti ne Kosove, derisa kishat, manastiret, apo xhamite mbrohen me polici dhe me ushtri. Per me teper, kjo do te nenkuptonte sundimin e gjendjes se jashtezakonshme dhe anarkike ne sy te bashkesise nderkombetare. Ne paqe, te drejtat dhe lirite e njeriut mbrohen me ligj, ne menyre demokratike dhe paqesore, jo me pushke ne krah dhe me tanke! Pse, dhe kush, duhet t'i mbroje kishat dhe manastiret e pakices serbe ne Kosove, kur ato asnje here ne historine e derisotme te tyre nuk kane qene te rrezikuara nga shqiptaret, perkundrazi kane qene te mbrojtura. Madje, qe abusrdi te arrinte epilogun tragjik (si rrjedhim i intrigave dhe i mashtrimeve te klerikeve serbe), disa shqiptare te pavetedijshem dhe te verber, edhe jane vrare mes veti, se kush do te ishin "bajraktare" te mbrojtjes se Patrikanes se Pejes dhe te Manastirit te Decanit!? Pergjigjja eshte shume e thjeshte dhe transparente, ato duhet t'i kene ruajtur vete serbet, ashtu sic i kane ruajtur deri ne vitet e 90-ta te shekullit XX, askush tjeter. Si? - Shume lehte, serbet, se pari, duhet qe Kosoven ta pranojne si shtet te vetin; te krijojne marredhenie mirebesimi dhe te sinqerta me shqiptaret, ne frymen e perbashkesise se vertete, duke e respektuar njeri-tjetrin ne menyre te ndersjelle; se dyti, te heshtin akuzat dhe anatemat e tyre te pathemelta (te projektuara dhe te pergatitura ne forma te ndryshme te nendheshme dhe ne detaje nga shteti dhe nga kisha serbe, edhe pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore), duke i etiketuar dhe akuzuar shqiptaret dhe UCK-ne si "organizem terrorist"; te heqin dore nga pretendimet e tyre territoriale ndaj Kosoves; te braktisin propaganden dhe praktiken e deritashme shekullore me permbajtje te urrejtjes raciste, nacionaliste dhe shoviniste, se kinse shqiptaret "jane ardhacake" ne Kosove; te pajtohen me shqiptaret, duke iu kerkuar falje per te gjitha krimet e gjenocidit dhe te shkaterrimeve materiale te Kosoves nga ana forcave paramilitare, militare dhe policore etj., si dhe t'ua shtrijne doren popullit shqiptar se, do te bashkekzistojne ne paqe dhe ne mirebesim te plote. Pra, vetem serbet me sjelljet, me marredheniet dhe me veprimet e tyre konkrete pozitive ndaj shqiptareve, do te jene garancia e sigurt dhe afatgjate per mbrojtjen e kishave dhe te manastireve te tyre, jo policia ose ushtria e Kosoves. Patriarku serb Irinej i ofendon, i shpif dhe i fajeson shqiptaret ne Kosove, duke kerkuar vetem mbrojtjen nderkombetare te kishave dhe te manastireve serbe ne Kosove(!) Ai ka deklaruar se "Do te bejme cmos qe ta ruajme identitetin e shenjte serb ne Kosove...Mbrojtja e kishave dhe e manastireve serbe, veshtire eshte t'u besohet atyre qe i kane djegur dhe shkaterruar ato. Kjo eshte absurde dhe e panatyrshme..." Kercenimi i patriarkut Irinej, pse ai se bashku me kishen dhe me shtetin e tij, me cdo kusht po kerkon qe, Kosoves dhe bashkesise nderkombetare, t'ua imponoje mbrojtjen e perhershme te kishave dhe te manastireve serbe me ushtri nderkombetare, jo me policine shqiptare te Kosoves, do te thote: (1) Mosnjohjen e shtetit te pavarur nga Kisha Ortodokse Serbe, (2) Nderrimin e tezave serbomedha se shqiptaret " jane terroriste dhe vandaliste, qe rrenojne dhe djegin kishat e manastiret serbe", jo barbaret dhe terroristet e deshmuar serbe, te cilet qe nga viti 1878 e deri me 1999 kane djegur jo vetem kisha, xhamia, teqe, shkolla, shtepia... etj., por i kane vrare, masakruar dhe djegur per se gjalli edhe shqiptaret e pafajshem ne shtepite dhe ne vendbanimet e tyre, si shkak dhe pasoje e krijimit te Serbise se Madhe me lufte, me agresion, terror dhe me gjenocid. Keshtu, si shteti, ashtu edhe kisha serbe veproi edhe ne kryerjen dhe ne rrumbullakesimin e gjenocidit te fundit ne Kosove (1981-1999). Kjo teze nuk mund te ndryshohet, e aq me pak, t'u atribuohet shqiptareve si kolektivitet as si shtet, as kur ishte fajala per disa raste te izoluara ne vitin 2004, te cilat nuk kishin karakter te pergjigjeje se retorsionit te ligjshem ngase vandalizmi, terrorizmi dhe gjenocidi serb ka historine e gjate me se njeshekullore mbi shqiptaret, mbi Kosoven, mbi Anamoraven, mbi Iliriden etj.; (3) Nxitjen e mosbesimit dhe te urrejtjes armiqesore mbi bazen nacionale, fetare dhe etnike; (4) Rrezikimin e ekzistences jo vetem te kishave dhe te xhamive, por edhe te vete minoritetit serb ne Kosove, qe patjeter, ne menyre permanente, do te impononte mbrojtjen dhe perkujdesjen e bashkesise nderkombetare; (5) Autonomine politike dhe eksterritoriale te kishave dhe te manastireve serbe (ashtu sic parashikon fatkeqesisht edhe Plani Marti Ahtisarit per Kosoven); (6) Ushqimin dhe mbajtjen gjalle te nacionalizmit autodestruktiv dhe autoritar etnocentrist, rikthimin e sovranitetit kolonial serb mbi Kosoven; (7) Justifikimin e se drejtes historike te serbeve, te shtetit dhe te kishes ortodokose serbe mbi Kosoven etj. Keto jane disa nga rreziqet me kryesore qe mund te lindin, nese edhe me tej vazhdohet me praktiken e gabuar te deritashme te mbrojtjes se kishave dhe te manastireve serbe me polici dhe me ushtri ne kohe paqeje dhe sigurie te plote ne Kosove. Kesi shembulli absurd dhe drastik improvizues, njeriu nuk mund ta gjeje ne asnje shtet ne bote, sepse cdokund ne globin tokesor, kishat, manastiret, xhamiat, tempujt etj., mbrohen me ligj, jo me polici apo me ushtri, ashtu sikurse ne rastin e Kosoves. Shume thejsht, nese serbet atakojne varrezat, xhamiat, teqet, etj. te shqiptareve, ata duhet te japin llogari para gjykatave kompetente, dhe regirozisht te denohen sipas ligjit. E njejta gje, do te duhej te vlente edhe per shqiptaret, si dhe per minoritetet e tjera ne Kosove. Pra te gjithe ata aktore vandaliste qe thyejne gure varresh, objekte kishash, manastiresh, xhamish, teqeve etj., duhet te nxirren perpara gjykatave perkatese, dhe te denohen sipas vepres se kryer. Derisa kisha serbe kerkon qe me arme te mbrohen kishat dhe manastiret e tyre qe 10 vjet (1999-2010) ngase sipas raporteve falsifikuese te saj, ato "jane ne rrezik" nga shqiptaret, kjo alternative antiligjore, antikushtetuese, antidemokratike dhe antipaqesore tregon te kunderten-hipoteken dhe mekatet e saj ndaj shqiptareve, te bera, edhe gjate viteve 1989-1999 ne kuadrin e regjimit pushtues te Slobodan Miloshevicit, ashtu sikurse ne vijimesine e historise dhe te politikes se saj antishqiptare historike (1878-1999). Ndonese nuk ekziston asnje baze ligjore qe vetem kishat dhe manastiret e pakices serbe te vihen nen mbrojtjen e armatosur te policise vendore apo te asaj nderkombetare ne Kosove, kjo paradigme dhe praktike negative qe vetem manastiret dhe kishat serbe te vihen nen mbrojtjen policore(vendore) dhe nen policine dhe ushtrine nderkombetare, do te duhej te nderpritej, sepse ky eshte provokimi, dhe pasqyra me e perthyer e imazhit te shtetit te ri te pavarur te Kosoves. Sa me siper, duhet te marrim parasysh edhe faktin se, derisa shqiptaret (me polici, apo pa polici) t'i ruajne dhe t'i mbrojne kishat dhe manastiret serbe, KONFLIKTI mbetet i hapur me serbet! Duke qene se Kosova me realitetin e saj te ri ka deshmuar se eshte shtet i lire, demokratik, multietnik, pluralist dhe paqesor, andaj shtrohet pyetja: - Pse vetem Kosova dhe shqiptaret te jene perjashtim, kur eshte fjala per mbrojtjen e kishave dhe te manastireve serbe me polici vendore apo te huaj?! Ky standard i dyfishte ndaj Kosoves, do te duhej te eliminohej sa me pare te jete e mundur nga praktika e derisotme ngaqe eshte ne dem te interesave vitale te Kosoves dhe te atyre te bashkesise nderkombetare, te pranishme ne Kosove. Historia e derisotme e Gadishullit Ballkanik ka provuar se, shqiptaret nuk jane raciste, vandaliste, terroriste, vrases, pirate, as grabites te tokave dhe te pasurive te fqinjeve te tyre, ashtu sikurse me shekuj dhe me dekada jane deshmuar kolonialistet dhe imperialistet serbe, malazeze, maqedone dhe greke, por jane nje popull paqesor dhe liridashes. Mirepo, sa ia vlen, kur keto tradtia, virtyte dhe vlera te pacmueshme te shenjta dhe demokratike te tij, gjithmone i kane keqperdorur serbet, malazezet, "maqedonet" dhe greket per qellime te tyre "te larta"-shfarosjen-spastrimin etnik te shqiptareve dhe pushtimin me gjenocid dhe me agresion te territoreve dhe te shtepive te tyre. Ky eshte motivi kryesor pse, edhe sot, pas pavaresimit te Kosoves, serbet pa te drejte po kerkojne qe kishat dhe manastiret e tyre, te jene nen mbrojtjen e perhershme dhe hekurt te KFOR-it, jo te policise se Kosoves, te cilen jo vetem se nuk e njohin si polici te veten (edhe pse ne te ka police e komandante serbe, madje kane edhe ministra ne qeverine e Kosoves, gjithashtu, kane deputete ne kuvendin e Kosoves, si dhe ne institucionet dhe organet e ndryshme shteterore te Kosoves, sic eshte Gjykata Kushtetuese e Kosoves etj.)., por se bashku me shqiptaret i quajne "vandaliste" dhe "zjarrvenes" dhe " rrenimtare" te kishave dhe manastireve te tyre(!) Kete nderrim te tezave dhe, kete politike dhe propagande etiketuese serbomadhe te Kishes Ortodokse Serbe, e deshmon, edhe kjo deklarate kercenuese, ofenduese dhe shpifese e kryepatriarkut te saj, Irinej, ku thuhet se: "Mbrojtja e kishave dhe e manastireve serbe ne Kosove, eshte veshtire t'u besohet atyre qe i kane djegur dhe shkaterruar ato. Kjo eshte absurde dhe e panatyrshme..." Perkundrazi, rikolonizimi dhe pushtimi gjenocidal i Kosoves me 1989-1999, deshmoi te kunderten, serbet ishin ata zjarrvenes, shkaterrimtare, vrastare, vandaliste dhe terroriste, qe bombarduan dhe shkaterruan deri ne themel, jo vetem "219 xhamia dhe objekte fetare", por edhe monumentet historike dhe kombetare shqiptare sic ishte nder to, edhe Shtepia Muze e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Me gjithe akuzat dhe shpifjet ndaj shtetit te ri te Kosoves, ndaj bashkesise nderkombetare (ne vecanti ndaj Amerikes dhe aleateve te saj europerendimore, qe kane shpetuar dhe e kane njohur subjektivitetin juridik nderkombetar te Kosoves) dhe ndaj shqiptareve, serbet ne Kosove nuk kane asnje arsye pse te frikesohen per statusin dhe per fatin e kishave dhe manastiret te tyre, ato lirisht mund t'i kene lene dyert e hapura, ashtu sikurse ketu e 100 vjet me pare, sepse askush nga shqiptaret nuk do t'i rrezikoje as nuk do t'i demtoje ato. Pavaresisht nga ndonje "incident" i izoluar, qe mund te ndodhe cdokund ne bote, jo vetem ne Kosove, historia e derisotme ka deshmuar se, shqiptaret nuk mirren me dhunimin e gureve te varreve dhe te varrezave, dhe manastireve dhe te kishave serbe ne Kosove, por me luften e tyre clirimtare kombetare dhe antikolonialiste 100-vjecare per t'i rikthyer territoret e veta, te copetuara dhe te kolonizuara me force, me agresion, me terror dhe me gjenocid nga serbet, nga malazezet, nga greket dhe, se fundi edhe nga "maqedonet"(1990-2010). Pra, preokupimi strategjik afatgjate i shqiptareve ne te gjitha trevat indigjene te Shqiperise Etnike, eshte shkolonizimi dhe ribashkimi i tyre ne nje shtet te natyrshem kombetar dhe demokratik, ashtu sikurse shtetet e tjera kombetare ne Ballkan, jo lufta me varret, me kishat dhe me manastiret serbe, ashtu sic ka shpifur me shekuj politika propagandistike e shteteve ekspansioniste sllave ne Ballkan, ne kurriz te vetevendosjes dhe te se drejtes historike dhe natyrore te identitetit kombetar, territorial dhe shteteror te shqiptareve dhe te Shqiperise Etnike ne Ballkan.
(M.H)/
Krijoni Kontakt