Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Ekstremistët ekzekutojnë Salih Tivarin

    Ekstremistët ekzekutojnë Salih Tivarin


    TIRANE (14 Janar) - Për nga mënyra e ekzekutimit, nga detajet e gjetura dhe informacioni i grumbulluar, një gjë është e sigurt: Salih Tivari, sekretari i përgjithshëm i Komunitetit Mysliman, është vrarë nga "bashkëfetarët", nga myslimanët. Dhe elementi tjetër, më i sigurt se i pari, është që vrasja është bërë e studiuar mirë. Madje policia nuk ka mundur të zbardhë dot asgjë më shumë se sa panorama që ka gjetur pak minuta pas vrasjes. Megjithatë, duke iu referuar burimeve shumë të rezervuara nga Komuniteti Mysliman dhe nga policia e kryeqytetit, janë "kristalizuar" dy nga motivet më të mundshme të ekzekutimit të 58-vjeçarit. E më e mundshmja, për të cilën ka më shumë argumenta (jo prova) të çon në vrasje nga krahu ekstremist i fesë myslimane. Ekstremistët Nga të afërm, miq dhe bashkëpunëtorë të Salih Tivarit mësohet se ai përfaqësonte rrymën liberale të myslimanëve në Shqipëri. Madje mendimet e tij, të bëra publike herë pas here, kanë shkuar deri tek bërja e reformave, sidomos në aplikimin e riteve të kësaj feje. Me një sens të hollë logjike, nisur nga "shtrënjtësia" e kohës dhe intensiteti i jetës, Tivari është shprehur kundër detyrimit që një praktikant i fesë të shkonte pesë herë në ditë në xhami. "Njerëzit kanë punë, jeta tashmë është me intensitet, dhe kjo normë detyruese e pakëson numrin e myslimanëve që, megjithëse besojnë në këtë fe, nuk mund të përkushtohen". Në vazhdim të iniciativave reformuese, Tivari kërkonte edhe reduktimin e disa prej riteve në ceremonitë mortore, që kishin mbetur pas kohe. Nga burime shumë të sigurta mësohet se Tivari për këto probleme pak ditë më parë kishte kërkuar takim me një deputet të Kuvendit. Pikërisht këto mendime kanë katalizuar pakënaqësitë në pjesën konservatore të myslimanizmit në Shqipëri, vijë që përfaqësohet nga besimtarët e rinj në moshë, por të arsimuar në vendet arabe. Kjo rrymë në selinë qendrore të Komunitetit thuhet se drejtohet nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ermir Gjinishi, me të cilin Tivari është grindur ashpër kohët e fundit. Salih Tivari ka dënuar edhe sulmet terroriste të grupit "Al Kaeda", një faktor tjetër katalizues. Ai ka mbështetur edhe ekstradimin e ekstremistëve islamikë në vitin 1998 nga Shqipëria. Në këtë motiv shtohet edhe argumenti i pakënaqësisë së konservatorëve lidhur me qëndrimin e tij ndaj pronave të Komunitetit Mysliman. Salih Tivari, me profesion, ishte jurist dhe në dhjetë vitet e fundit ai e ka përfaqësuar shumë herë Komunitetin në marrjen e pronave. Njëri prej të rinjve besimtarë që qëndronin para portës së selisë, u shpreh mjaft i pakënaqur nga qëndrimi i Tivarit: "Nuk ka bërë asgjë për të marrë pronat e Komunitetit", tha djaloshi me një inat të brendshëm. Detyra Motivi i dytë ka të bëjë me detyrën aktuale të Tivarit si sekretar i përgjithshëm i Komunitetit, njeriu që kishte në dorë të gjithë financat e tij. Ai ishte personi që bënte shpërndarjen e ndihmave, ndarjen e bursave, përcaktimin e personave që do të vizitonin Mekën apo hartimin e listave të delegacioneve fetare në udhëtime jashtë shtetit. Madje në këtë pistë grupi hetimor i ngritur në Ddrejtorinë e Tiranës, i mbështetur edhe nga një grup i gatshëm i Komisariatit numër 3 të kryeqytetit, ka udhëtuar dje deri në Durrës. Mësohet se Tivari ka pasur konflikte të ashpra me një shoqatë myslimane që kishte në objektivin e saj shpërndarjen e ndihmave për të vobektit. Por mësohet se ky udhëtim nuk ka mundur të ndihmojë policinë në zbulimin e autorëve e ca më pak kapjen e tyre. Të shoqëruarit Në polici janë shoqëruar të gjithë "të pranishmit" brenda selisë në momentin e krimit, por edhe më pas në momentin që atje shkoi policia. Rreth 10 persona janë pyetur për ato çka kanë parë e dëgjuar për vrasjen. Në qeli është mbajtur edhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Ermir Gjinishi së bashku me gruan e tij. Por autoritetet zyrtare të policisë mohojnë faktin se Gjinishi dyshohet si autor i krimit. ro/mr (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    -------------------------
    -------------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvra?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Beqar, ala nuk dime te verteten.

    Ne Tirane ka aq kriminele te regjur sa nuk ta mer mendja ty dhe mua.
    Mundet dy hajdute pa asnji motiv fetar ose politik por thjeshte me rrujt ndonji shume me Dollare mund te jene vrasesit.

    Kur u vra prifti katolik ne Durres une i pari u gabova dhe aludova per vrasje me motiv fetar.
    Me vone u vertetua se Vrasesit ishin dy katundare te qelbur te cilet prifti i mbante dhe me buke dhe motivi vrasjes ishte thjesht Grabitja.

    Megjithate le te shikojme cthote Gazeta me informative..Gazeta Shqiptare sepse RD del ne internet 1 here ne muaj..
    Kjo tregon se sa cajne drrasa ne PD per te informuar Popullin.




    --------
    Familja e 58-vjeçarit me 3 fëmijë erdhi në Durrës nga Tivari. Para '90 punonte jurist te Sigurimet Shoqërore

    Salih Tivari, historia që nga lindja
    Lidhja me fenë dhe dy shkollat e larta të durrsakut


    -------------------------------------------------

    Nga Durresi Artur Korriku

    Salih Tivari, i cili u vra dje në zyrën e tij, në Komunitetin Mysliman, ishte me origjinë nga Tivari. Familja e tij, ashtu siç kuptohet nga mbiemri, është vendosur në Durrës gjatë fillimit të shekullit të kaluar. Ata kanë ardhur nga qyteti i Tivarit në Malin e Zi. Sipas njerëzve që i njohin, thuhet se familja e tyre shquhej për respektimin e fesë myslimane, duke zbatuar rigorozisht ritet e saj.

    Kjo ka ndodhur edhe gjatë periudhës kur në Shqipëri festat fetare ishin të ndaluara nga sistemi. Por atëherë familja Tivari i kryente ritet fetare në fshehtësi. Sidomos ngjarjet kryesore të festave respektoheshin me përpikëri. Kjo ka qenë një edukatë fetare që ua ka transmetuar fëmijëve të tij, babai i Salhit, Tahir Tivari, dhe nëna e tij, Lutfije Tivari.

    Detaje
    Prindërit e Salih Tivarit, Tahiri dhe Lutfija, lindën 6 fëmijë, midis të cilëve, 4 djem dhe dy vajza. Salihi ishte fëmija i dytë. Disa prej shokëve të tij tregojnë se Salihi ishte i prirur për lëndët matematikore, por nuk linte pas edhe mësimet teorike të historisë apo letërsisë. Pasi mbaroi shkollën 7-vjeçare, ai iu fut mësimeve në Medresenë e qytetit të Durrësit. Njëri nga shokët e tij të dikurshëm, Selami Dakoli, tregon se, pas studimeve të mesme, Salihi vazhdoi Fakultetin Ekonomik dhe pas tij hyri në Fakultetin Juridik. Para vitit '90 ai ka punuar si jurist në Sigurimet Shoqërore, ndërsa pas ndryshimeve demokratike në vend, Salihi filloi punën për ringritjen e kulteve fetare. Këtë aktivitet e vazhdoi me shumë besimtarë të tjerë të qytetit, duke filluar nga xhamia e madhe e Durrësit e deri te procedurat e kthimit të pronave të këtij komuniteti. Më pas aktiviteti i tij fetar u përqendrua në Tiranë, ku u zgjodh edhe me një detyrë të rëndësishme në Komunitetin Mysliman, detyrë që e kreu deri ditën e djeshme.

    Familja
    58-vjeçari Salihi ishtemartuar rreth 25 vjet më parë dhe kishte 3 fëmijë. Dy vajza dhe një djalë. Vajza e vogël vazhdon vitin e tretë të gjimnazit në Durrës, ndërsa djali është pak më i rritur dhe vazhdon vitin e tretë në një universitet italian. Elona është vajza e tij më e madhe, e cila ka disa vjet që ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, në Tiranë. Ajo ka pak kohë që ka filluar punë në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Familja e Salihit banon në qendër të Durrësit në një apartament dy dhoma e një kuzhinë. Gjatë ditës së djeshme, nëna e tij, Lutja dukej shumë e pikëlluar. Nga ana tjetër babai i Salihit ka kohë që ka vdekur.

    Heshtja
    Gjatë ditës së djeshme në familjen Tivari kishte pllakosur dëshpërimi dhe zia. Askush prej familjarëve nuk fliste për ngjarjen e orëve të mëngjesit. Nga ana e tyre të afërmit dhe miqtë nuk pranonin të bënin asnjë koment, ngaqë ata vetë nuk dinin ndonjë gjë të rëndësishme për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje. Thoshin vetëm se ky ishte një pikëllim i madh për ta. Por po kaq të heshtur kanë qëndruar gjatë ditës së djeshme edhe përfaqësuesit e lartë të Komunitetit Mysliman në qytetin e Durrësit. Të pyetur për ndonjë version ose shkak të mundshëm të ngjarjes, ata u shprehën se nuk pranonin të bënin asnjë koment. Vetë kryemyftiu i këtij qyteti, dr.Eduard Shefkiu, qëndroi i heshtur gjatë gjithë kohës. "Ne nuk mund të bëjmë asnjë deklaratë për ngjarjen, pa folur më parë përfaqësuesit e lartë të Komunitetit Mysliman në Tiranë", u shpreh ai.

    -----------
    Të dielën festonte mbarimin e shtëpisë së të vëllait

    Premtimi i fundit: Një xhami e re në Durrës


    --------------------------------------------------------------------------------

    "Një ditë më parë kishim festë, ndërsa tani kemi mort". Kjo ishte fjalia që thoshin shpesh gjatë ditës së djeshme familjarët e Salihit, i cili një ditë para vrasjes ka asistuar me vëllanë e tij dhe të afërmit në një festë. Arsyeja e festës ishte mbarimi i ndërtimit të shtëpisë së vëllait të tij, Nexhatit. Pas një kohe jo shumë të gjatë nga fillimi i ndërtimeve, më në fund Nexhat Tivari, vëllai i tij më i vogël, i kish mbaruar ndërtimet. Për këtë arsye ai shtroi një drekë familjare, ku ftoi vëllezërit e motrat, si edhe të afërm të tjerë. Sipas të afërmve, festa e së dielës kaloi mjaft mirë, por vetëm një ditë më pas ajo u shdërrua në mort. Gjatë kësaj feste, Salihi u kishte thënë të afërmve të tij se së shpejti do të ndërtonte disa xhami në të gjithë vendin. Por ai kish sqaruar gjithashtu, se projektet më të afërta në kohë kishin të bënin me një xhami që, sipas tij, do të ndërtohej në Tiranë, e cila do të kish vlerën e 10 milionë dollarëve. Ndërsa, duke folur për qytetet e tjera, Salihi u kish thënë se së shpejti në Fier do të ndërtohej një xhami tjetër, e cila kapte shifrën e dy milionë dollarëve. Gjatë kësaj feste biseda ish përqendruar më shumë në ndërtimin e kulteve të tjera fetare, prandaj disa prej të afërmve i kërkuan Salihit ndërtimin e një xhamie në zonën e kënetës së Durrësit. Për këtë gjë Salihi u ishte drejtuar atyre me këto fjalë: "Siguroni truallin nga bashkia e qytetit dhe pastaj 500 mijë dollarë janë gati për konkretizimin e ndonjë projekti të mundshëm". Në lidhje me festën e djeshme të afërmit tregojnë se gjithçka kish kaluar mirë, ndërkohë që Salihi dukej i qetë dhe pa ndonjë shqetësim për problemet e punës. Për të gjithë të afërmit dhe familjarët lajmi i vrasjes së Salihit kishte qenë i papritur dhe disa prej tyre thanë se ky lajm ishte "si një rrufe në qiell të hapët".

    ----------------
    Në Tiranë çdo ditë shkonte me vajzën


    --------------------------------------------------

    Vajza e tij e madhe, Elona, punonte në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe për çdo ditë udhëtonte në Tiranë me Salihin. Kështu treguan disa prej të afërmve të tij, duke theksuar se edhe ditën e hënë vajza ka bërë rrugën e zakonshme me babanë. Gjithashtu Salihi dhe Elona ktheheshin gjithmonë bashkë nga Tirana për në qytetin bregdetar, pasi të dy i kombinonin oraret dhe punët e tyre. Ky ritual, sipas njerëzve të afërt, nuk është prishur përveç disa rasteve të veçanta, kur punët dhe oraret e tyre ishin të ngutshme dhe për këtë gjë nuk mund të kombinoheshin. Por në mëngjesin e së hënës atë e bijë udhëtuan bashkë për herë të fundit, sepse lajmi i vrasjes së Salihit krijoi një pështjellim dhe pikëllim të madh te të gjithë familjarët dhe të afërmit e tjerë.


    ------------------
    Ceremonia

    Varrimi sot në orën 14.00


    ------------------------------------------------------------

    Varrimi i Salih Tivarit do të bëhet sot në orën 14.00 në varrezat e qytetit. Sipas itinerarit, kortezhi me arkivolin e trupit të tij do të qëndrojnë për disa çaste para kultit fetar pastaj njerëzit do të drejtohen te varrezat. Me këtë rast pritet të marrin pjesë drejtuesit e Komunitetit Mysliman të vendit, si edhe përfaqësues nga komunitetet e tjera dhe organizata të ndryshme fetare. Më pas familjarët do të vazhdojnë të presin vizita.

    ---------
    58-vjeçari përfaqësonte rrymën liberale, dënonte aktet terroriste dhe kishte në dorë financën e Komunitetit

    Ekstremistët vrasin Sekretarin
    Dy pistat për ekzekutimin e Salih Tivarit në Tiranë


    --------------------------------------------------------------------------------

    zy.br.

    TIRANE

    Për nga mënyra e ekzekutimit, nga detajet e gjetura dhe informacioni i grumbulluar, një gjë është e sigurt: Salih Tivari, sekretari i përgjithshëm i Komunitetit Mysliman, është vrarë nga "bashkëfetarët", nga myslimanët.

    Dhe elementi tjetër, më i sigurt se i pari, është që vrasja është bërë e studiuar mirë. Madje policia nuk ka mundur të zbardhë dot asgjë më shumë se sa panorama që ka gjetur pak minuta pas vrasjes. Megjithatë, duke iu referuar burimeve shumë të rezervuara nga Komuniteti Mysliman dhe nga policia e kryeqytetit, janë "kristalizuar" dy nga motivet më të mundshme të ekzekutimit të 58-vjeçarit. E më e mundshmja, për të cilën ka më shumë argumenta (jo prova) të çon në vrasje nga krahu ekstremist i fesë myslimane.

    Ekstremistët
    Nga të afërm, miq dhe bashkëpunëtorë të Salih Tivarit mësohet se ai përfaqësonte rrymën liberale të myslimanëve në Shqipëri. Madje mendimet e tij, të bëra publike herë pas here, kanë shkuar deri tek bërja e reformave, sidomos në aplikimin e riteve të kësaj feje. Me një sens të hollë logjike, nisur nga "shtrënjtësia" e kohës dhe intensiteti i jetës, Tivari është shprehur kundër detyrimit që një praktikant i fesë të shkonte pesë herë në ditë në xhami. "Njerëzit kanë punë, jeta tashmë është me intensitet, dhe kjo normë detyruese e pakëson numrin e myslimanëve që, megjithëse besojnë në këtë fe, nuk mund të përkushtohen". Në vazhdim të iniciativave reformuese, Tivari kërkonte edhe reduktimin e disa prej riteve në ceremonitë mortore, që kishin mbetur pas kohe. Nga burime shumë të sigurta mësohet se Tivari për këto probleme pak ditë më parë kishte kërkuar takim me një deputet të Kuvendit. Pikërisht këto mendime kanë katalizuar pakënaqësitë në pjesën konservatore të myslimanizmit në Shqipëri, vijë që përfaqësohet nga besimtarët e rinj në moshë, por të arsimuar në vendet arabe. Kjo rrymë në selinë qendrore të Komunitetit thuhet se drejtohet nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ermir Gjinishi, me të cilin Tivari është grindur ashpër kohët e fundit. Salih Tivari ka dënuar edhe sulmet terroriste të grupit "Al Kaeda", një faktor tjetër katalizues. Ai ka mbështetur edhe ekstradimin e ekstremistëve islamikë në vitin 1998 nga Shqipëria. Në këtë motiv shtohet edhe argumenti i pakënaqësisë së konservatorëve lidhur me qëndrimin e tij ndaj pronave të Komunitetit Mysliman. Salih Tivari, me profesion, ishte jurist dhe në dhjetë vitet e fundit ai e ka përfaqësuar shumë herë Komunitetin në marrjen e pronave. Njëri prej të rinjve besimtarë që qëndronin para portës së selisë, u shpreh mjaft i pakënaqur nga qëndrimi i Tivarit: "Nuk ka bërë asgjë për të marrë pronat e Komunitetit", tha djaloshi me një inat të brendshëm.

    Detyra
    Motivi i dytë ka të bëjë me detyrën aktuale të Tivarit si sekretar i përgjithshëm i Komunitetit, njeriu që kishte në dorë të gjithë financat e tij. Ai ishte personi që bënte shpërndarjen e ndihmave, ndarjen e bursave, përcaktimin e personave që do të vizitonin Mekën apo hartimin e listave të delegacioneve fetare në udhëtime jashtë shtetit. Madje në këtë pistë grupi hetimor i ngritur në Ddrejtorinë e Tiranës, i mbështetur edhe nga një grup i gatshëm i Komisariatit numër 3 të kryeqytetit, ka udhëtuar dje deri në Durrës. Mësohet se Tivari ka pasur konflikte të ashpra me një shoqatë myslimane që kishte në objektivin e saj shpërndarjen e ndihmave për të vobektit. Por mësohet se ky udhëtim nuk ka mundur të ndihmojë policinë në zbulimin e autorëve e ca më pak kapjen e tyre.

    Të shoqëruarit
    Në polici janë shoqëruar të gjithë "të pranishmit" brenda selisë në momentin e krimit, por edhe më pas në momentin që atje shkoi policia. Rreth 10 persona janë pyetur për ato çka kanë parë e dëgjuar për vrasjen. Në qeli është mbajtur edhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Ermir Gjinishi së bashku me gruan e tij. Por autoritetet zyrtare të policisë mohojnë faktin se Gjinishi dyshohet si autor i krimit.

    -------------
    Detajet e krimit në katin e dytë të selisë

    Ekzekutimi, 2 plumbat dolën nga pistoleta me silenciator


    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    Vetëm pesë-gjashtë metra brenda portës kryesore të Komunitetit Mysliman ndodhet një minizyrë e punonjësit të shërbimit (informacionit). E, normalisht, të gjithë ata që duan të hyjnë në selinë qendrore të myslimanëve (sigurisht edhe vrasësi i djeshëm), duhet të "japin llogari" te ky punonjës për t'u identifikuar, si dhe për shkakun e hyrjes. Ende nuk dihet "argumentimi" i vrasësit, i cili është ngjitur në katin e dytë të selisë, pikërisht në zyrën e sekretarit të përgjithshëm, Salih Tivari, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 8 e 30. Por, pak minuta më pas, roja ka dëgjuar dy krisma të lehta pistolete. Eshtë ngjitur i alarmuar në zyrë dhe ka parë që 58-vjeçari është rrëzuar nga karrigia i mbuluar me gjak. Ndërsa disa nga funksionarët e Komunitetit e kanë nxjerrë nga selia të plagosurin që ishte në gërhamat e fundit të jetës, për ta transportuar në Spitalin Ushtarak, si dhe është lajmëruar policia. Sipas burimeve nga Komuniteti Mysliman, Tivari, edhe pse është nisur për në spital, ka përfunduar në morg. Sepse ai ka vdekur gjatë rrugës. "Viktima kishte dy plumba që, për nga madhësia e plagës, mendohet se kanë qenë plumba pistolete. Njëri i ka hyrë në anën e majtë të qafës, ndërsa tjetri në anën e majtë të krahërorit", tregon një nga mjekët e rojës së morgut. Plumbi që ka hyrë në krahëror ka qenë vdekjeprurës. "Ai ia ka dëmtuar rëndë organet më jetike, zemrën dhe mushkërinë, dhe ka mbetur mes dy brinjëve", tregon detajet mjeku, i cili shton se ka qenë e panevojshme ndërhyrja. Policia ka shoqëruar mjaft persona, mes të cilëve edhe nënkryetarin e Komunitetit Mysliman, Ermir Gjinishi, të cilin e ka marrë në pyetje. Por autoritetet zyrtare mohojnë kategorikisht dyshimin se ai mund të jetë autori i mundshëm i kësaj ngjarjeje.

    ---------
    Policia dhe Komuniteti

    Asnjë njoftim zyrtar për krimin


    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    Komuniteti Mysliman, drejtuesit e tij kanë pasur frikë dhe turp nga e vërteta vrasëse brenda zyrave të tyre. Edhe pse ekzekutimi ka ndodhur në katin e dytë të selisë qendore të myslimanëve dhe është vrarë një nga funskionarët më të rëndësishëm të tyre, askush nuk ka formuluar një qëndrim për këtë ngjarje, qoftë edhe një homazh për Tivarin. "Do të presim ç'do të thotë policia", ishte fjalia e vetme e disa funksionarëve që dilnin nga porta e Komunitetit pa u identifikuar. Edhe pse dhjetra gazetarë kanë pritur pothuaj gjatë gjithë ditës së djeshme para kësaj selie, për të mësuar të paktën qëndrimin e tyre. Por në heshtje të plotë e ka kaluar edhe Ministria e Rendit, Policia e Shtetit dhe policia e kryeqytetit këtë ngjarje të rëndë dhe të parën e këtij lloji. Me sa duket, policia ka ecur me parimin: "Kur nuk ke ç'të thuash, më mirë të mos flasësh fare". Gazetarët, të gjendur përballë kësaj heshtjeje të ftohtë, janë detyruar që të përdorin burimet kofidenciale, duke aluduar edhe për rrethanat, edhe për motivet, madje edhe për autorët e ekzekutimit të sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Mysliman, Salih Tivari.



    ------------

  3. #3
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Vrasja e Tivarit eshte nje mesazh i i qarte per shqiperine dhe per komunitetin shqiptar mysliman ne vecanti.
    Ekstremistet e fjetur prej kohesh, te sponsorizuar nga shoqata bamirse arabe treguan se jane gjalle dhe aktiv ne shqiperi.
    Me kete vrasje ata leshuan sinjalin e pare, kundra atyre njerzve moderatore sic ishte Saliu.
    Ky eshte nje icident tejet i rrezikshem, i cili duhet te shqetesoje cdo mysliman te ndershem, nga po ata myslimane te vijes se ashper pro-Al-Qaida.

    shpirti i Sali tivarit u prehte ne parajse, dhe Zoti ja leftesofte dhimbjem familjes se tij.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    Ngushllime Familjes se Sali Tivarit

    Ju shprehi ngushellimet me te sinçerta familjes se Sali Tivarit.Nje here e kam thene diku se keto tragjedi te njepasnjeshme qe po na ndodhin na i ka borxh shteti gjegjesishte ata qe perfaqesojne shtetin zyrtaret e tij qe si duket e si vajne punet jane banda kriminelesh te veshur me kostume ministrash a kryeministrash,policesh apo kryepolicesh....qe gjithmone flasin per moralin e jane me te pamoralshmit qe ka fale zoti,flasin per luften kunder mafies e kriminalitetit e jane vete bandat me te zeza te mafies dhe kriminale,...e keta duhet ndal sepse te tillet nuk ndjejne per vrasje,varferine e popullit,hallet e tyre dhe vete jetat e tyre,per ta eshte problem vetem ai qe merr guxim e ju del ne rrugen e tyre per ti ndalur,duhet ndale sepse atyre nuk ju mjaftone vetem nje kafshate Shqiperi e do te i zgjasin rremat edhe ne Kosove(shife ne Kosove çfare po ndodhe) e do te i gjejne lidhjet edhe ne vendet per rrethe,keshtu mbijetojn me lehte...duhet ndale patjeter...e atehere edhe vrasjet dhe te keqijat tjera do te ndaleshin...Ne funde do te ua kujtoj nje thenje te Adem Demaqit te shkruar ne nje roman te kahershem te tij (qe si po duket edhe vete e ka harruar) 'nuk eshe burrni me ngre gishtin e krimit,burrni eshte me shtri doren e pajtimit'.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-12-2002
    Postime
    1

    ...

    Mendoj se vrasja e Salih Tivarit vertet eshte gjeja me e shemtuar qe ka ndodhur keta muajt e fundit. Nje arradhe fondamentalistesh pseudomusliman ne emer te nje "internacionalizmi musliman" tentojne radikalizimin e fese ne Shqiperi. Komuniteti Mysliman ne Tirane nuk ka te beje me prona, aq me teper Salih Tivari qe ishte thjeshte nje nepunes i ketij institucioni te nderuar.
    Ngushllime te thella familjes se Tij, shpirti i Tij shkofte ne Parajse!
    Lexoj pa nevojen e syzeve, drejt, dhe gjuhen shqipe e njoh mire.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Akt i shemtuar dhe vrasesit duhet te kapen e gjykohen sa me pare. Eshte goditje jo vetem ndaj te ndjerit dhe familjes se tij, por ndaj gjithe komunitetit muslyman shqiptar.

    Ngushellime familjes se te ndjerit.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Ngushellimet e mia me te perzemerta familjes se te ndjerit.

    Megjithese keto fjale ketu shkruhen nga nje shqiptar i panjohur per familjen Tivari, jane shume domethenese pasi perfaqesojne ndjenjat e mbare diaspores shqiptare.
    Eshte nje akt i dhunshem dhe nje goditje per gjithe komunitetin shqiptar mysliman dhe te te gjitha feve pasi shqiptaret jane NJE, flasin me nje gjuhe, ate te shqiptarise, dhe Nje pergjigje kane per ata qe synojne ti percajne: KURRE S'DO TJA ARRINI!
    Shpresoj sinqerisht qe ky akt terrorist, te mos kete konture fetare pasi do kete nje demtim te madh ne ceshtjen kombetare shqiptare.

    Ngushellime.
    Enri
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #8
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Vrasja e Tivarit Sfidoi Sigurine e Shqiptareve.

    Ekzekutimi i sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Musliman, Salih Tivari është cilësuar si tepër i sofistikuar dhe është përjetuar nga klerikët muslimanë si një sulm për të tronditur komunitetin më të madh fetar në vendin tonë. Drejtuesit e Komunitetit Musliman kanë deklaruar dje, nëpërmjet një konference për shtyp, se me vrasjen në zyrë të Tivarit, janë sfiduar edhe një herë rendi e siguria e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Kreshnik Osmani, drejtuesi i propagandës në këtë institucion ka hedhur poshtë akuzat që kanë rënë mbi drejtuesit e Komunitetit Musliman, për vrasjen e Tivarit si dhe fajësimin e tyre për një konspiracion heshtjeje brenda stafit, për të fshehur kështu gjurmët e krimit. Gjatë konferencës për shtyp, Osmani nuk e ka mohuar faktin se vrasësi mund të jetë edhe punonjës i brendshëm i Komunitetit Musliman. Por ai ka kërkuar zbardhjen e kësaj vrasjeje të rëndë sa më shpejt të jetë e mundur, nga organet kompetente. Kreshnik Osmani ka pohuar mungesën e një protokolli, ku shënohen emrat e të gjithë personave të jashtëm që hyjnë në godinën e komunitetit gjatë ditës së vrasjes. Por ai nuk ka pranuar të sqarojë se pse roja i godinës nuk ka shënuar emrat e personave të jashtëm që kanë hyrë në zyrat e komunitetit nga ora 8.00 –8. 30 minuta, duke zhdukur kështu një tjetër provë me interes për zbardhjen e misterit. Nga të njëjtat burime mësohet se shkak për mungesën e një protokolli të përditshëm është bërë mosndërrimi i rojes së turnit të natës me atë të paradites. Drejtuesi i sektorit të propagandës, Osmani ka hedhur poshtë zërat se Komuniteti Musliman funksionon nëpërmjet dy grupimeve rivale. “Institucioni ynë funksionon në mënyrë shumë demokratike. Debatet dhe konfliktet janë pjesë e kësaj mënyre funksionimi”,-shtoi më tej Kreshnik Osmani. Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka falenderuar dje organet e policisë dhe prokurorisë për angazhimin në gjetjen e autorëve të krimit.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  9. #9
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Shkrim "interesant"...

    Shkeputur nga e perditshmja "Korrieri":



    Shoqerime te krereve dhe anetareve te Komunitetit Musliman nga disa rrethe te vendit, ekzekutimi i sofistikuar dhe momenti kur u krye, kane vene ne mendime strukturat e hetimit. Implikimi i shoqatave te huaja ne Elbasan dhe Durres, dhe perzierja e tyre ne konflikte interesash, kane bere te besohet per nje vrasje te urdheruar apo edhe me asistencen e ekstremisteve islamike jashte vendit. Ridel ne skene sholla El Hagri, qe pak vite me pare drejtohej nga terroriste islamike

    Ferdinand DERVISHI

    I fundmi i shoqeruar per vrasjen e Salih Tivarit, Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Musliman, ishte nga Elbasani. Dje ai eshte shoqeruar per ne Komisariatin e ketij qyteti dhe eshte marre ne pyetje ne prani te Drejtorit te Policise se Tiranes, Ilirjan Zylyftari. Por edhe pas rreth 40 personave te shoqeruar, -5 apo 6 prej tyre jane ende ne qeli, - hetimi deklarohet larg identifikimit te vrasesit. Nje vrasje e kryer ne nje kohe kur raportet e influences ne Komunitetin Musliman shqiptar dukeshin krejt te pabalancuara dhe jokoresponduese sipas perqindjes se perkrahesve. Sipas burimeve nga anetare te Komunitetit Musliman, rreth 80% e frekuentuesve aktive te ketij komuniteti ishin mbeshtetes se linjes se forte, kryesisht djem te rinj, por te paperfaqesuar, apo te perfaqesuar shume pak, ne eliten drejtuese te Komunitetit. Ne nje pabarazi te tille Salih Tivari, perfaqesues i nje linje te bute, por shume i fuqishem nga pozitat (thuhet se kontrollonte gjithcka, pasi Kreu i Komunitetit, Hafez Sabri Koci eshte i semure) nuk kishte mbeshtetjen e duhur "numerike" ne Komunitet. Ne keto kushte, te nje mosperputhjeje te pozitave, perfaqesues te mbeshtetesve te linjave te forta, kane qene te predispozuar te zhvendosnin Tivarin nga pozicioni i tij.

    Nderkohe qe ne mes mendohet te kete qene edhe konflikti i interesave. Nje konflikt ku sipas burimeve me te fundit te "Korrieri" jane perfshire disa shoqata te huaja islamike me qender ne Durres dhe Elbasan. Madje pohohet nje iplikim i shkolles se famshme El Hagri ne Elbasan, e cila pak vite me pare drejtohej nga terroriste islamike, te goditur nga CIA amerikane dhe SHIK. Por doren e te huajve ne vrasje e ploteson me shume edhe fakti i nje ekzekutimi teper te sofistikuar. Nje ekzekutimi qe nuk coi ne banken e drejtesise asnje te dyshuar te vetem edhe pse ndodhi ne seline e Komunitetit, ndersa kishte filluar orari zyrtar i punes.



    Antiterrori, heton dosjet e Komunitetit Musliman

    Hetimet paraprake pretendojne te gjejne celesin e vrasjes ne dokumentat e sekuestruara te Salih Tivarit. Dosjet e financimeve me emrat e donatoreve te gjetura ne kasaforten e tij, jane duke u shqyrtuar imtesisht nga ekspertet e antiterrorit, pasi dyshohet se ato ishin garancia e postit te tij dhe e ambicies per te kontrolluar zgjedhjet e aferme

    Gerti XHAJA

    Antiterrori heton me ankth dosjet e sekuestruara ne kasaforten e zyres se Salih Tivarit, Sekretarit te Pergjithem te Komunitetit Musliman, si rrugen e zbulimit te krimit. Edhe pse krere te larte te institucionit delarojne qe nuk ekzistojne probleme thelbesore me brezat apo rryma te ndryshme brenda kesaj feje, sipas burimeve policore keto probleme ekzistojne dhe mbeten nje prej pistave kryesore te hetimit. Po sipas policise celesi i perplasjeve brenda komunitetit ka qene shmangia dhe largimi i Tivarit nga posti dhe funksionet qe mbante. Si shkak ishin dyshimet ndaj figures se Tivarit dhe perfoljes se tij ne disa media. Nderkohe, kembengulja e viktimes per te mos u larguar nga funksionet qe mbante prej 12 vitesh dhe paprekshmeria e tij e krijuar gjate ketyre viteve, ka cuar inspektoret ne gjurmet e disa dokumentave misterioze, te cilat ndodheshin ne zyren e te ndjerit. Per shkak te klasifikimit te krimit, keto verifikime, kane angazhuar ne grupin e hetimit te ngritur ne Drejtorine e Policise se Tiranes, me specialistet me te mire te antiterrorit dhe te krimeve te kesaj drejtorie. Te gjitha keto veprime mbikqyren direkt nga Drejtori i Policise Kriminale ne Policine e Shetit, Kolonel Sokol Bizhga.

    Pse ishte i fuqishem Tivari

    Per 12 vitet qe Tivari ishte Sekretar i Pergjithshem i Komunitetit Musliman, ne doren e tij kaluan te investimet e financimet e kryera nga donatore kryesisht te huaj. Sipas burimeve policore, ne kasaforten e viktimes gjenden dokumentat e tyre qe tregojne se Tivari kishte dijeni per te gjithe donatoret. Dyshimet per perfshirjen apo jo te ketyre donatoreve ne listat e shpallura nga Departamenti Amerikan si te implikuar per finacime te dyshimta, dhe perdorja e tyre si presion qe Tivari i bente pjeses tjeter te komunitetit, eshte nje nder enigmat me te medha te ketyre hetimeve, te cilat kane angazhuar strukturat me te specializuara te policise dhe te shtetit.

    Perplasja e brezave

    Ne fakt potenca e Sali Tivarit, perfaqesues i brezit te vjeter, por te moderuar binte ndesh me realitetin, pasi sipas drejtuesve te ketij institucioni, 80 perqind e komunitetit perfaqesohet nga te rinjte islame. Keta te fundit te arsimuar kryesisht ne Arabi, Libi, Siri dhe vende te tjera te lindjes, sjellen me vete ate kulture islame qe kane marre ne keto vende. Sipas burimeve, futja e te rinjve ne instancat me te larta drejtuese te komunitetiut hapi edhe ambiciet e tyre per te patur pushtetin dhe vendin qe mendoinin se u takonte. Pasoje e ketyre ishin perplasjet me brezin e vjeter dhe disi me moderator te kryesuar nga Tivari, i cili perfaqeson jo me shume se 30 perqind te komunitetit dhe kishte trasheguar kontrollin e finacave, kuadrit, pronave duke u lene te rinjve fusha te tilla si Drejtorine e Jashtme dhe edukimin fetare.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    bie ere e keqje kjo pune ... uroj me gjithe zemer qe mos te jete vrasje per arsye fetare !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  11. #11
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Tre pista hetimi për Tivarin...Por kryeprokurori s'perjashton as pisten e terrorizmit

    Prokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ka paraqitur dje tre pistat zyrtare të vrasjes së sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Salih Tivari. Problemet personale, lufta për kreun e komunitetit dhe problemet me pronat e komunitetit janë pistat e deritanishme në lidhje me vrasjen e Tivarit. Sollaku ka siguruar komunitetin e muslimanëve të Shqipërisë dhe familjen e të ndjerit se organi i akuzës do të ndjekë të gjitha hapat e duhura për zbulimin dhe dënimin e autorëve të këtij krimi të shëmtuar.
    Pistat
    Prokurori Sollaku paraditen e djeshme i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me vrasjen e sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Musliman, Salih Tivari. Ai ka deklaruar se janë grumbulluar një sërë provash dhe dëshmish. “Çështja Tivari është duke u hetuar. Deri tani ka tre pista hetimi”,- tha Sollaku. Pista e parë është ajo e problemeve personale që ka pasur Salih Tivari. Jashtë jetës në komunitetin musliman ai dyshohet që të ketë pasur probleme dhe konflikte. Këto probleme mund të kenë degjeneruar deri në vrasjen e tij katër ditë më parë. Ndërkohë, pista e dytë është ajo e luftës brenda komunitetit musliman. Hetimet paraprake të policisë dhe prokurorisë e kanë treguar se brenda këtij komuniteti kishte një luftë tepër të madhe për të zënë kreun. Hafiz Sabri Koçi, kreu i komunitetit musliman, prej kohësh është në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Ai është në një moshë të thyer dhe së shpejti pritet të lërë pasardhësin e tij në postin e kreut të komunitetit. Për këto arsye ndonjë pjesëtar i komunitetit musliman mund të ketë vrarë, ose paguar ndonjë person të tretë, për të hequr qafe një nga kandidatët për kreun e Komunitetit Musliman.
    Pronat
    Pista e tretë e paraqitur dje nga kreu i akuzës shqiptare, Theodhori Sollaku, ka lidhje me problemet në administrimin e pronave në komunitet. Këto prona, të shpërndara në të gjitha rrethet, në rast se shfrytëzohen në mënyrën e duhur, mund të jenë shumë fitimprurëse. Tivari gjatë punës së tij kishte ndihmuar edhe shumë islamikë në blerjen e pronave dhe pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Të gjitha këto aktivitete kanë ndeshur në prekje interesash të shumë personave të tjerë. Statusi i sekretarit të përgjithshëm lakmohej nga shumë persona dhe për këtë arsye është përfshirë në pistat hetimore të prokurorisë. Tivari ka patur probleme edhe gjatë kohës që ka punuar si noter në qytetin e Durrësit. Atij i është hequr e drejta e ushtrimit të këtij profesioni në 14 maj të vitit 1999 nga ish-ministri i Drejtësisë, Thimio Kondi. Në korrik të atij viti, Tivari i ka dërguar një kërkesë ish-ministrit të Drejtësisë Ilir Panda, për transferimin e zyrës noteriale nga Durrësi në rrugën “Punëtorët e Rilindjes” në kryeqytet, madje këtë zyrë ai ka kërkuar ta vendosë në katin e parë të godinës ku ndodhet selia qëndrore e Komunitetit Musliman. Por kjo kërkesë e tij është rrëzuar nga ish-ministri Panda për shkak të shkeljeve që i ishin gjetur Tivarit gjatë ushtrimit të detyrës së noterit.
    Terrorizmi
    Ndërkohë, i pyetur në lidhje me pistën e terrorizmit kryeprokurori Sollaku deklaroi se “nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi”. Sipas kreut të akuzës, hetimi i çështjes është në dorë të prokurorisë. “Edhe kur policia kryen veprime të ndryshme në lidhje me këtë çështje, ata menjëherë referojnë tek prokurori dhe çdo gjë bëhet nën drejtimin e tij”,- tha Sollaku. “Nga ana e saj edhe policia, kur e shikon të arsyeshme, është e lirë që me iniciativën e saj të mbledhë fakte dhe prova për veprën penale që ka ndodhur”, - shtoi më tej ai. Prokuroria ka patur një dosje të mëparshme për Tivarin ku ky i fundit akuzohej se kishte përdorur vulën e noterit (pasi i ishte hequr një e drejtë e tillë), për të lëshuar garancitë e qëndrimit në Shqipëri në favor të dy shtetasve me origjinë irakene dhe egjiptiane. Konkretisht këto akte noteriale Tivari i ka firmosur në shtator 1999 dhe tetor 1999. Të dy këta shtetas arabë janë deportuar më pas nga Shqipëria me kërkesë të shërbimeve sekrete Amerikane pasi dyshoheshin se kishin lidhje me organizata terroriste. Por hetimi në lidhje me këtë çështje është arshivuar nga ana e organit të akuzës dhe nuk dihet cilat kanë qenë motivet e vërteta të një veprimi të tillë.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  12. #12
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Klosi:Tivari më sinjalizoi për ekstremistët

    Ish-kreu i SHIK Fatos Klosi deklaron se Sali Tivari e kishte informuar për rrezikun që i kanosej

    Ardita Bala
    TIRANE – “Salih Tivari ka ardhur më tepër se një herë në zyrën time dhe më ka folur për një lloj presioni që ushtronin një rrymë ekstremistësh muslimanë, kryesisht të rinj të shkolluar në vendet arabe që kërkonin pushtet në Komunitetin Musliman”. Ky është pohimi që ka bërë mbrëmë për gazetën “Shekulli” ish- numri një i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi. Ai ka pranuar që të sqarojë lidhjet e tij me një ndër krerët e Komunitetit Musliman, ka folur rreth informacionit që ai dhe struktura që ai drejtonte ka patur për një grup ekstremistësh dhe shqetësimet e Tivarit në lidhje me këta të fundit. Klosi ka bërë publik mbrëmë këndvështrimin e tij për këtë vrasje.
    Klosi
    I pyetur rreth vrasjes akoma të pazbardhur të Sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Musliman, Klosi ka thënë se me Tivarin ka patur disa kontakte, sepse sipas mendimit të tij ai e kishte shumë të qartë përplasjen e rrymave brenda bashkësisë islame dhe se ai vetë ishte njeri i moderuar. Sipas Fatos Klosit, Tivari ishte një person i traditës muslimane shqiptare dhe se struktura e tij kishte patur informacion gjithmonë që një grup ekstremistësh kishin konflikte me të dhe grupin e të vjetërve në Komunitetin Musliman. Vrasjen e Salih Tivarit, Klosi e shikon në këtë prizëm, pasi për të janë të njohur si faktorë edhe të rinjtë filoarabë edhe përplasja e dukshme mes dy rrymave, të përfaqësuar nga këta të rinj si dhe rryma filoturke, mbrojtës i së cilës ishte edhe Salih Tivari. Sipas Klosit, kjo përplasje mes rrymash të islamit është dhe pista kryesore e hetimit të kësaj vrasjeje. Gjithsesi mbrëmë Klosi kur ka folur për gazeten “Shekulli” nuk ka përjashtuar që të ketë edhe pista të tjera, të cilat janë deklaruar zyrtarisht, siç mund të jetë çështja e pronave, apo diçka tjetër. Ish-kreu i Shërbimit sekret ka përfunduar duke thënë se ai ka patur njohje edhe më parë me Salih Tivarin dhe se ai dinte mjaft për marrëdhëniet e tij me kundërshtarët në Komunitetin Musliman.
    Ekzekutimi
    Mëngjesin e 13 janarit u gjet i vrarë ne zyrën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Musliman, Salih Tivari. Sipas burimeve zyrtare të policisë, vrasja ishte kryer rreth orës 08.30 me një armë të tipit pistoletë. Ekzekutimi i bujshëm, i pari i këtij lloji, futi në punë pothuajse të gjitha strukturat e policisë, por akoma nuk është arritur që të identifikohet autori i vrasjes. Për gati 24 orë u mbajt i shoqëruar në qelitë e paraburgimit të Drejtorisë së policisë së qarkut Tiranë, nënkryetari i Komunitetit Musliman, Ermir Gjinishti dhe bashkëshortja e tij. Së bashku me autorin duket se u zhduk dhe arma me të cilën ishte qëlluar në drejtim të Sekretarit 58-vjeçar. Pas ceremonisë mortore, myftiu i Durrësit denoncoi në mënyrë publike në media se ishte zhdukur edhe një ditar personal i viktimës, megjithatë një gjë e tillë duket se nuk u pohua asnjëherë nga policia. Gjithsesi disa ditë pas vrasjes, një dosje voluminoze rreth ngjarjes mbërriti në Prokurorinë e Rrethit Tiranë. Sipas burimeve të gazetës, aty ishin të dokumentuara vetëm dëshmitë e personave të marrë në pyetje, pa asnjë emër personi të shpallur në kërkim, apo pa prova të shumta materiale. Pak më shumë se një javë pas vrasjes, burime të sigurta policore kanë thënë për gazetën Shekulli se po punohet për identifikimin e autorit, por akoma ka mbetur vetëm në statusin e personave të dyshuar. Ndërkohë, numri i personave të marrë në pyetje ka kaluar 50. Pistat zyrtare të hetimit kanë qenë disa probleme për pronat të dala kohët e fundit dhe zgjedhjet e ardhshme të këtij komuniteti.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  13. #13
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Sot ne gazeten Korrieri.

    Sot ne gazeten e perditshme shqiptare "Korrieri" eshte botuar dhe Identiteti i vrasesit te Tivarit.

    Pas nje jave nga vrasja e Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Musliman, policia ka arritur te krijoje identikitin e killerit: Afro 20 vjec, rreth 170 cm i gjate, me floke te zinj, pak mjeker ne pjesen rreth gojes dhe diten e atentatit ka qene me veshje te rregullt dhe xhup te zi.


    Rreth ores 08.15 te se henes se kaluar, thuajse askujt nga ato pak njerez qe ndodheshin ne ambientet e Komunitetit Musliman, nuk i ka terhequr vemendjen nje djalosh rreth te 20-ave, me shtat mesatar, me pak mjekerr ne pjesen e nofulles, me veshje te rregullt, siper te cilave mbante nje xhup te zi lekure. Pasi ka pershkuar me qetesi porten kryesore, ka ngjitur shkallet dhe ne katin e dyte, ka marre drejt korridorit djathtas. Pasi ka pershkuar paradhomen ku ende nuk kishte mberritur per te nisur punen komjuteristi, ka hapur deren e brendshme, duke u gjendur balle per balle me Salih Tivarin.

    Nuk dihet ende se si kane rrjedhur sekondat fatale ne zyren e numrit 2 te hierarkise se muslimanizmit shqiptar, derisa nga brezi i killerit ka dale nje "Beretta" e vogel. Nga shume afer, pasi ka qelluar fillimisht ne qafen e Tiverit, ai ka korrigjuar shenjestren duke shtene per here te fundit, por kete rradhe, drejt e ne zemer. "Ka qene nje qitje shume e afert, pasi djegja e barutit ka shkaktuar djegje ne buzen e plageve",- i tha "Korrierit" nje ekspert i Ministrise se Rendit, qe po merret me vrasjen me te bujshme te ketij viti.

    Ka qene ora rreth 08.25 kur me nje qetesi prej vrasesi profesionist, i riu ka dale me te njejten qetesi, duke pershkuar me hapa tejet normale, rrugen e kundert. "Pasi ka dale nga dera kryesore e godines, duket se nje makine e parkuar jo larg prej aty, e ka larguar atentatorin 20 vjecar, qe me se shumti dyshohet se eshte nga Durresi. Konkluzionet e hetimeve 1 javore, tregojne se pista e ngjarjes, lidhet me nje konflikt interesash ne Komunitetin Musliman, ku nuk perjashtohet as implikimi direkt ose indirekt i qytetareve nga shtete te ndryshme arabe. Nje perfundim ky qe lidhet ndoshta me debatet e herepashershme ne lidhje me sponsorizimet e ndryshme dhe marredheniet financiare per funksionimin e institucioneve te ndryshme fetare, apo arsimore- teologjike.

    Te gjitha te dhenat e fundit, jane rezultat i hetimit nje javor. Ndersa te dhenat per "killerin" kane dale nga pyetja e deshmitareve te shumte sidomos ato qe kane qene ne ambjentet e Komunitetit Musliman Shqiptar, ne momentin e atentatit, mbi bazen e te cileve eshte ndertuar edhe identikiti i autorit te mundshem te vrasjes. Nje vizatim qe i perafrohet 75- 90% autorit, i shperndare ne te gjitha komisariatet kryesore te policise se vendit, mbi bazen e te cilit po behet edhe kerkimi per arrestimin e autorit, i cili deri tani besohet se ka hyre dhe dale i vetem nga selia e Komunitetit, ne momentin e atentatit.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne "shekulli" hap sqepin dhe Tosi.

    -------


    Grupi i të rinjve të shkolluar në vendet arabe donte të merrte drejtimin e komunitetit musliman por pengohej nga Tivari
    Klosiivari më sinjalizoi për ekstremistët

    Ish-kreu i SHIK Fatos Klosi deklaron se Sali Tivari e kishte informuar për rrezikun që i kanosej

    Ardita Bala

    TIRANE – “Salih Tivari ka ardhur më tepër se një herë në zyrën time dhe më ka folur për një lloj presioni që ushtronin një rrymë ekstremistësh muslimanë, kryesisht të rinj të shkolluar në vendet arabe që kërkonin pushtet në Komunitetin Musliman”. Ky është pohimi që ka bërë mbrëmë për gazetën “Shekulli” ish- numri një i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi.
    Ai ka pranuar që të sqarojë lidhjet e tij me një ndër krerët e Komunitetit Musliman, ka folur rreth informacionit që ai dhe struktura që ai drejtonte ka patur për një grup ekstremistësh dhe shqetësimet e Tivarit në lidhje me këta të fundit.
    Klosi ka bërë publik mbrëmë këndvështrimin e tij për këtë vrasje.

    Klosi
    I pyetur rreth vrasjes akoma të pazbardhur të Sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Musliman, Klosi ka thënë se me Tivarin ka patur disa kontakte, sepse sipas mendimit të tij ai e kishte shumë të qartë përplasjen e rrymave brenda bashkësisë islame dhe se ai vetë ishte njeri i moderuar.
    Sipas Fatos Klosit, Tivari ishte një person i traditës muslimane shqiptare dhe se struktura e tij kishte patur informacion gjithmonë që një grup ekstremistësh kishin konflikte me të dhe grupin e të vjetërve në Komunitetin Musliman.
    Vrasjen e Salih Tivarit, Klosi e shikon në këtë prizëm, pasi për të janë të njohur si faktorë edhe të rinjtë filoarabë edhe përplasja e dukshme mes dy rrymave, të përfaqësuar nga këta të rinj si dhe rryma filoturke, mbrojtës i së cilës ishte edhe Salih Tivari.
    Sipas Klosit, kjo përplasje mes rrymash të islamit është dhe pista kryesore e hetimit të kësaj vrasjeje.
    Gjithsesi mbrëmë Klosi kur ka folur për gazeten “Shekulli” nuk ka përjashtuar që të ketë edhe pista të tjera, të cilat janë deklaruar zyrtarisht, siç mund të jetë çështja e pronave, apo diçka tjetër. Ish-kreu i Shërbimit sekret ka përfunduar duke thënë se ai ka patur njohje edhe më parë me Salih Tivarin dhe se ai dinte mjaft për marrëdhëniet e tij me kundërshtarët në Komunitetin Musliman.

    Ekzekutimi
    Mëngjesin e 13 janarit u gjet i vrarë ne zyrën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Musliman, Salih Tivari.
    Sipas burimeve zyrtare të policisë, vrasja ishte kryer rreth orës 08.30 me një armë të tipit pistoletë. Ekzekutimi i bujshëm, i pari i këtij lloji, futi në punë pothuajse të gjitha strukturat e policisë, por akoma nuk është arritur që të identifikohet autori i vrasjes. Për gati 24 orë u mbajt i shoqëruar në qelitë e paraburgimit të Drejtorisë së policisë së qarkut Tiranë, nënkryetari i Komunitetit Musliman, Ermir Gjinishti dhe bashkëshortja e tij. Së bashku me autorin duket se u zhduk dhe arma me të cilën ishte qëlluar në drejtim të Sekretarit 58-vjeçar. Pas ceremonisë mortore, myftiu i Durrësit denoncoi në mënyrë publike në media se ishte zhdukur edhe një ditar personal i viktimës, megjithatë një gjë e tillë duket se nuk u pohua asnjëherë nga policia.
    Gjithsesi disa ditë pas vrasjes, një dosje voluminoze rreth ngjarjes mbërriti në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.
    Sipas burimeve të gazetës, aty ishin të dokumentuara vetëm dëshmitë e personave të marrë në pyetje, pa asnjë emër personi të shpallur në kërkim, apo pa prova të shumta materiale.
    Pak më shumë se një javë pas vrasjes, burime të sigurta policore kanë thënë për gazetën Shekulli se po punohet për identifikimin e autorit, por akoma ka mbetur vetëm në statusin e personave të dyshuar. Ndërkohë, numri i personave të marrë në pyetje ka kaluar 50.
    Pistat zyrtare të hetimit kanë qenë disa probleme për pronat të dala kohët e fundit dhe zgjedhjet e ardhshme të këtij komuniteti.



    ------




    Ka gjetur qish te falet i ziu Sali Tivar-musylmani..
    Ka shkuar te qahet te Partia -mëmë e Klosit si dikur ...
    Klosi te mbron shume.

    Ehh fetaret shqiptare..

    Populli ine Fe-m-ut dashes.. shkon ne kisha e xhamija me rrujt ndoj pako makarone..mire mire..

    Edhe i ziu Sali i kish qef petro dollaret e Arabise..

    Ka 12 vjet feja ne Shqiperi dhe asgje nuk ka bere..
    Edhe nder muslimane edhe nder te Krishtere ndodhin vjedhje e vrasje per dite..


    Ki popull ka fe vetem dajakun..



    Jam i bindur qe dikush ka ditur qe ne zyre Saliu mban ndonji thes me Dollare dhe per ate pune e kane vrare..

    Banda "hakmarrja" kto gjera gjuan dhe nuk i mungon informacioni dhe nga Shiku Klosit.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    Sa mire do te ishte qe me ato paret qe kishte ndermend
    te ndertonte nja dhjete xhami te tjera i ndjeri Tivari dhe qe radikalet mund ti bejne dhe pesedhjete ,te ishin dhene per te ndertuar ndonje biznes dhe te hapen vende pune apo te jepen si kredi per te ndertuar hidrocentrale te vegjel nja dhjete them qe te mos radikalizohem dhe une,sa mire do te ishte por... ku te lene arabet qe me bursat qe japin , me ato fondacionet e shpifura me ate xhamishtizim idiot te atdheut sikur na thone :
    daleni se ju s'keni tren per ne Europe ,treni juaj e ka drejtimin per ne Sahara.
    Dhe institucionet foshnjore shqiptare mjafton t'ja u ndertoje dikush tjeter nje kishe a xhami ,qe dikush tjeter t'jua shkolloje njerzit e vet dhe s'ndihen.
    Shtetit shqiptar ndoshta i mungon rreptesia ne trajtimin e ekuilibruar fetar te vendit.Zyrtaret e qeveritaret shqiptare dine vec te mburren me harmonine fetare si tradite por asnjehere nuk thuhet se kjo tradite ishte e vendosur para komunizmit ne nje popullsi ku sherbesat fetare beheshin ne gjuhe te huaja dhe per nje popullsi injorante.Po sot?
    Sot rreziku i perplasjes po pershpejtohet.Si hap i pare radikalet do te thyejne moderatoret qe te jene te jene grusht bashkuar
    per me tutje dhe me pas ku i dihet....

  16. #16
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    CIA heton mbi vrasjen e Tivarit.

    Agjentet e Antiterrorit te SHISH, bashke me koleget e sherbimeve sekrete perendimore ne Tirane, marrin ne dore, dosjen e ekzekutimit te numrit 2 te muslimaneve. Pas identikitit te killerit 20 vjecar, percaktohet edhe pista kryesore: Sherri per dominimin e hierarkise se Komunitetit dhe miliona dollaret e financimit te Xhamise se re para lulishtes se Parlamentit shqiptar
    besohet se jane shkaku kryesor i egzekutimit te Tivarit.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga gazeta shqiptare



    -------

    Askush nga funskionarët e Komunitetit Mysliman s'ka reaguar për këtë formë "përgjimi" të policisë, duke e argumentuar me premtimin që i është bërë policisë për të ndihmuar në të gjithë format

    Hetimi për vrasjen e sekretarit të myslymanëve. Ngrihet grupi i përbashkët me SHIK

    Tivari, kurthi me bombën
    Përse policia luajti me alarmin fals


    -----------------------------------------------------------------

    o.h.


    TIRANE

    Alarmi për vendosjen e një bombe në selinë e Komunitetit Mysliman ka qenë një lojë e policisë. Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme nga grupi i hetimit që merret me vrasjen e Salih Tivarit. Gjithçka është bërë që nga brenda selisë të merrej "malli" që ishte vendosur aty që ditën e krimit.

    Edhe pse policia ka mundur të "rrëmbejë" të gjitha kasetat filmike, apo mikrospiet (mikrofonët spiunë) në mjediset e brendshme të selisë së Komunitetit Mysliman duke provokuar një alarm për bombë, plani i saj është dekonspiruar dje nga media. Askush nga funskionarët e Komunitetit Mysliman nuk ka reaguar për këtë formë "përgjimi" të policisë, duke e argumentuar këtë qëndrim me premtimin që i është bërë policisë për të ndihmuar në të gjithë format në zbulimin e vrasjes së Tivarit. Megjithatë, policia ka nisur mbrëmë të zbardhë të gjitha përgjimet e mbledhura, që janë biseda të zyrtarëve të komunitetit rreth vrasjes së sekretarit të përgjithshëm të myslimanëve, Salih Tivari, tetë ditë më parë. Ndërkohë, burime shumë të sigurta pohojnë se dje është ngritur grupi i përbashkët hetimor mes policisë së shtetit dhe Shërbimit Informativ Kombëtar. Vetëm pas kësaj janë shtuar shanset për zbulimin, të paktën në rrugë operative të autorit dhe motiveve të vrasjes së njërit prej shtyllave të komunitetit. Burime të besueshme nga Komuniteti Mysliman kanë thënë dje për "Gazetën" se Tivari ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e Shërbimit Informativ Kombëtar. Në fakt ky argument bëhet i besueshëm nëse i shtohet edhe deklarata e ish-kreut të shërbimit sekret shqiptar Fatos Klosi, sipas të cilës Tivari kishte shkuar disa herë në zyrën e tij ku e kishte informuar për kërcënimin që i bëhej nga pjesa ekstreme e myslimanëve. Ecurinë e hetimeve nuk e kanë ndihmuar as dëshmitë e 29 personave, shumica e të cilave punonjës të Komunitetit Mysliman dhe dëshmitarët e parë të vrasjes së Tivarit.

    Salih Tivari, sekretar i përgjithshëm i Komunitetit Mysliman është vrarë të hënën e shkuar në zyrën e tij në katin e dytë të këtij komuniteti. Policia nuk ka mundur të gjejë as armën e krimit. Ndërsa që prej asaj dite zëra të padeklaruar kanë thënë se motivi më i mundshëm për vrasjen e tij është ai i përplasjes së rrymave në këtë komunitet. Sipas tyre Salihi i përkiste rrymës së moderuar dhe ishte në konflikt me ekstremistët.

    ---------


    Alarm për bombë edhe te Hotel Tirana


    ------------------

    TIRANE

    Një alarm i rremë për bombë në mjediset e hotel Tiranës ka shqetësuar vetëm zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes. Këta të fundit kishin frikën e bezdisjes së delegacioneve të huaja që kishin ardhur për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare që nis më datë 23, organizuar nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes. Anonimi ka telefonuar për vendosjen e bombës edhe pse hoteli është marrë në mbrojtje (përveç efektivit të tij) edhe nga policia ushtarake. Megjithatë, rreth orës 18:30, policia e Komisariatit numër 3, madje edhe agjentët e antiterrorit kanë shkuar në vendngjarje për të verifikuar alarmin. Ndërkaq redaksia e "Gazeta Shqiptare" ka vendosur që të mos publikojë më alarmet për vendosje bombe, përjashtuar rastet e jashtëzakonshme. Merret ky vendim për të mos u bashkuar me zërin anonim të manjakëve telefonikë, të cilët përfitojnë edhe nga paaftësia e policisë për zbulimin e tyre.

    -------------------------------------------------------


    Pra Shiku i ka pasur nen pergjim zyrat e komitetit musliman. Kuptohet Saliu ka qen i Klosit.
    Ktu luhen miliona.

    Te shohim kur ti dali tymi.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jo vetem Tivari po gjith ata qe u morren me Fe ne ato fillimet e Pluripolitikes e Pluri Fese ishin agjente te vjeter te Sigurimit.
    Nuk eshte rastesi qe asnji nga kleriket fetare ne Shqiperi nuk u ndje kur ish PPSH-ja beri revolucion bolshevik ne 97-ten.
    Te gjithe u pajtuan me revolucionin dhe u puthen me Komisaret bolshevik te recolucionit qe u bene President. Kryeministra e Ministra mbas 97-tes.
    Sic eshte politika e korruptuar dhe Kleri ne Shqiperi eshte per faqe te zeze.

    Fakti qe Nikoll Lesi i Vlor 97-tes eshte kryetar i Demokristianve tregon shume gjera. Mos flasim per dy fete e tjera qe dihet qe u shpetonte Shu-rra nga PPSH-ja dhe kane ulur kurrizin me kohe e jane bere vegla..

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Planeti "TOKE"
    Postime
    71
    Brari!

    Cdo institucion ne Tirane nxjerr tym, lol. Keshtu qe nuk do duket ky tymi i ri.
    Ato milionat ngado qe te shkojne, ne xhepin tend nuk kane per te ardhur.

    Si thane ata: Njeriu duhet te rrije urte, jo tha tjetri njeriu duhet te zihet. I treti tha: Jo njeriu duhet ta dredhe, lol

    Tjeter. Cdo institucion i vogel ne shqiperi eshte servil dhe i puth ate... faqen atyre qe kane pushtetin.

  20. #20
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Bijte e rinj te Allahut

    Raportet e Sali Tivarit me SHIK dhe roli i tij per dekonspirimin e terroristeve islamike. Dyshimet per nje piste te re te vrasjes. Qe te con tek rryma ekstremiste, e cila po tenton te sundoje fene muslimane ne Shqiperi

    nga Alfred Peza



    Nga varrimi i te Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Musliman Shqiptar, Sali Tivarit

    Te vrasesh nje person publik ose zyrtar te larte, ka qene gjithnje sfide e mesazheve dhe konspiracioneve te medha apo veper e deliranteve gjithfaresh te cekuilibruar menderisht. Pas dy javesh nga ekzekutimi ne zyren e tij, te Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Musliman Shqiptar, ajo qe mund te sigurojne deri tani ekspertet e hetimit, eshte fakti se ngjarja e 13 janarit eshte nje pune tejet profesioniste. Cka perjashton automatikisht, rastesine, momentalen dhe eleminimin e Salih Tivarit, nga njerez qe duan te identifikohen permes veprash "in extremis".

    Pas pyetjes se dhjetra deshmitareve, policia dhe sherbimi sekret shqiptar ka arritur te vizatoje, duke mbajtur ne fshehtesi te plote, identikitin e atentatorit: "Rreth 20 vjec, afro 170 cm i gjate, me tipare te rregullta, me pak mjeker rreth gojes dhe veshje qe nuk bien ne sy. Diten e ngjarjes, besohet se ai mbante nje xhup me ngjyre te zeze". Karakteristika keto qe mund t'i plotesojne mijera te rinj shqiptare, e qe ne mungese te plote, sic thuhet, te provave ne vendngjarje, nuk duket se gjurmet do te cojne shpejt ne kapjen e autorit. E per rrjedhoje, nuk duket se do te marrin pergjigje te menjehershme edhe pyetjet qe kane munduar keto dite, jo vetem hierarkine e muslimanizmit shqiptar, por edhe agjentet e policise, sherbimeve sekrete dhe opinionin shqiptar: A ekzistojne dy rryma ne Komunitetin Musliman dhe a eshte vrasja pasoje e kesaj lufte per dominim? Nese po, ideatoret dhe ekzekutoret kane lare hesape per afera gjithfaresh qe lidhen thjeshte me pronat, kontrollin e pushtetit fetar, apo shkeljen e dikujt ne kallo? Apo prapa dy plumbave fatale te dale nga nje "Berete" dy jave me pare, qendron aksioni i gati nje dekade per realizimin e synimeve te integralisteve islamike ne drejtim te Shqiperise, si pjese e nje plani te supozuar per Ballkanin?

    Sfondi i nje vrasje

    "Sherbimet sekrete perendimore, perfshi ate francez dhe CIA-n amerikane, por edhe nje nga drejtimet e punes se Drejtorise se Antiterrorit te SHISH, i frikesohen nje skenari te mundshem si ai i Bosnjes, qe tenton kontrollin nga perfaqesuesit e integralizimit te hierarkise se muslimanizmit", thote nje prej zyrtareve me te larte te antiterrorit, ne sherbimin sekret shqiptar, qe drejton edhe hetimet sebashku me ekspertet e policise per vrasjen e Tivarit. Kjo teze eshte shtjelluar kohet e fundit edhe nga studiuesi i njohur Alexandre del Valle, ne librin e botuar sefundi ne France, me titullin "Totalitarizmi islamik- ne sulm mbi demokracine". Gjate analizes se synimeve te integralisteve ne drejtim te Ballkanit, vecanerisht qe me luften e Bosnjes, Valle permend edhe Shqiperine, Kosoven e Maqedonine, si territore dhe baza te rrjeteve radikale te islamisteve iraniane, algjeriane, egjiptiane, saudite, etj.

    Fatos Klosi, ish shefi i sherbimit sekret shqiptar, tha se ishte takuar disa here me Salih Tivarin, i cili kishte qene i shqetesuar per kristalizimin e dy rrymave brenda hierarkise se Komunitetit. Ndersa sipas zyrtarit te antiterrorit, njera rryme ishte "ajo e "hoxhallareve" te vjeter te shkolluar para '90, qe mbeshtetet kryesisht nga hierarkia turke e muslimanizmit nderkombetar. Nje rryme kjo, qe i afrohet me se shumti, pervojes e praktikes historike te fese muslimane shqiptare. Nderkohe qe rryma e "te rinjve", perbehet nga hierarke te shkolluar pas rrezimit te komunizmit ne vendet arabe. Ata kane me teper kulture fetare, zoterojne gjuhen moderne arabe, Kuranin dhe organizimin e riteve fetare muslimane".

    Por ka dyshime te forta, se nje pjese e tyre, jane "rekrutuar" nga zonat me te varfra te Shqiperise, ne pellegjet Peqin- Elbasan- Cerrik- Gramsh- Librazhd, ne zonen Burrel- Puke- Kukes dhe Sarande- Delvine. Te seleksionuar ne shkollat fetare ketu, ata kane ndjekur shkollat e larta ne vendet arabe, ku krahas arsimit fetar, besohet se kane marre njohuri per "xhihadin islamik". Nje teori ekstremiste, e cila sheh si "detyre kolektive te muslimaneve, mbrojtjen dhe ekspansionin e islamit". Leksione keto qe besohet se jane shoqeruar ne disa raste edhe me mesimin e arteve marciale.

    Numri i atyre qe mbarojne keto shkolla, tani pas nje dekade, sa vjen dhe shtohet ne hierarkine e Komunitetit Musliman, nderkohe qe numri i perfaqesuesve te "rrymes se vjeter, por moderatore", sa vjen dhe pakesohet. Ndoshta ndryshimi i ketij raporti forcash dhe tendencat ekstremiste te disa prej perfaqesuesve te "grupit te te rinjve", duket se kane trembur jo vetem Tivarin dhe zyrtaret e tjere te Komunitetit, por edhe sherbimet sekrete shqiptare dhe ato perendimore. Pasi edhe vete brenda ketij grupi, ka serish dy rrymeza. Sipas Myftiut te Korces, Haxhi Qazim Muci "te rinjte qe vijne nga Egjipti, jane me tolerante se ata qe kane studiuar ne Arabine Saudite".

    Parjasa e humbur

    Per zyrtarin e SHISH, qe po merret me hetimin e ceshtjes Tivari, frika se linja e ekstremisteve te rinj, qe ka si synim dhe po pergatitet te marre ne dore frenat e hierarkise muslimane ne Shqiperi, me ndihmen e atyre qe kane financuar deri tani shkollimin e tyre, eshte e justifikuar. Ai kujton kontributin e Shqiperise me ane te sherbimit sekret dhe policise, qe ne vitet 1998- 2000, ne bashkepunim me CIA dhe sherbime te tjera partnere, arriten te zbulojne, arrestojne dhe ekstradojne disa nga terroristet e kerkuar ne gjithe boten. Mes tyre figuron edhe Ahmed Ibrahim Al Nagar, shefi i propagandes i Xhihadit Islamik Nderkombetar. I arrestuar me 21 qershor 1998 ne Tirane, ai dyshohej se fshihej ne Shqiperi, qe nga 1995. Bashke me te, me 2 korrik iu dorezuan autoriteteve amerikane, edhe Mohamed Hasan Mahmud, Drejtor i Fondacionit "Ringjallja e Trashegimise Islame", Maged Mohamed Moustafa, nepunes i ketij Fondacioni dhe Abu Mahmud, llogaritar i Fondacionit "Al-haramain".

    Me 5 gusht, "Al- Hajat", gazeta e nje grupi islamik ne Londer botoi nje komunikate te Xhihadit Islamik Nderkombetar, ku njoftohej se do te hakmerreshin per arrestimin e 7 vellezerve te tyre ne Europen Lindore, 4 prej te cileve, ne Shqiperi. Vetem 20 dite me pas, ndodhen shperthimet terroriste mbi ambasadat amerikane ne Tanzani e Kenia, ku vdiqen 250 persona dhe u plagosen 5.000 te tjere. Me 20 dhjetor te '98, Al Nagar u var ne Kajro, pasi kishte qene i denuar me vdekje, i akuzuar si pjesemarres ne atentatin kunder Kryetarit te Parlamentit egjiptian. Ky ishte fundi i njeres prej celulave te ekstremizmit islamik, te shkaterruara brenda 30 muajsh ne Shqiperi.

    Skenari boshnjak

    Zyrtari i SHISH thote se hetimet po tregojne se vrasja e Salih Tivarit, bashke me problemet e luftes se rrymave per dominim, mund t'i jete bashkangjitur edhe nje hakmarrje e "vonuar" per nje bashkepunim te mundshem te zyrtareve te Komunitetit Musliman Shqiptar me organet shteterore qe realizuan operacionet per arrestimin e terroristeve islamike. Nje hipoteze qe gjithesesi, mbetet te vertetohet. Paralelisht me kete linje, sipas zyrtarit te larte, ky organ dhe sherbimet sekrete perendimore i frikesohen idese se realizimit dalengadale edhe ketu, te nje skenari boshnjak.

    Pas Marreveshjes se Dejtonit, nderkombetaret ndodhen ne veshtiresi per instalimin e nje demokracie multietnike, per shkak te infiltrimit dhe dominimit te hierarkise muslimane ne Bosnje, nga elemente te mbeshtetur nga sherbimi sekret iranian. Kjo pasi gjate luftes ne kete shtet te ish Jugosllavise, Irani u tregua teper aktiv dhe financoi ne menyre agresive dhe pa u kursyer, luften e boshnjakeve kunder Milloshevicit. Perpjekjet per krijimin e nje shteti te paster musliman ne zemer te Europes dhe ngjarjet ne Shqiperi, analistet perendimore i shohin si nje perpjekje per kthimin e Ballkanit, ne nje avant- post te sulmit te tyre kunder Perendimit.

    Elementet qe i bejne sherbimet sekrete te besojne ne nje skenar te tille per Shqiperine, jane financimi ne vazhdimesi dhe i pakursyer i sistemit arsimor islamik, shkollimi i te rinjve ne shkolla te larta ne boten arabe, pagesa e nje pensioni prej 50 dollaresh ne muaj per familjet e me te varferve, ndertimi i 200 xhamive te reja. Sipas studiuesit francez Valle, "sauditet u propozonin shqiptareve, madje edhe te krishtereve se neqoftese beheshin synet dhe perqafonin Islamin, u jepnin disa mijera dollare, ndersa vajzave e grave, nese ato mbanin shami, 250 euro ne muaj".

    Objekt i nje perplasje te mundshme mes rrymave ne Komunitetin Musliman shqiptar, konsiderohet edhe beteja per financimin dhe kontrollin e miliona dollareve qe pritet te levrohen per ndertimin e Xhamise se re te Tiranes, ne lulishten para Parlamentit. Por, per nenkryetarin e Komunitetit Musliman, Emir Gjinishi, kjo nuk eshte e vertete. Sipas tij, "Bashkia e Tiranes nuk e ka aprovuar ende projektin. Me pas do te kerkohet leja per ndertim dhe fondet e nevojshme, te cilat per momentin nuk i kemi".

    Pavaresisht skenareve dhe pistave te ndryshme, ajo qe pranojne pa ekuivok zyrtaret me te larte te SHISH dhe policise, eshte fakti se Salih Tivari nuk eshte vrare per aresye banale, apo nga ndonje grindje momentale. Ata jane te bindur se killeri rreth 20 vjecar, qe besohet te jete atentatori i 13 janarit, eshte ekzekutori i nje konspiracioni profesionist. Skenari me i keq per ekspertet e antiterrorit, eshte fakti se vrasja mund te jete pjese e nje lufte per dominimin e hierarkise islame shqiptare nga "bijte e rinj te Allahut". Nje skeme ekstreme qe edhe nese realizohet, tani ne fillim te shekullit te XXI, nuk pritet te ndikoje ne prishjen e harmonise historike te komuniteteve fetare ne Shqiperi. Sipas zyrtarit te SHISH, "me se shumti, realizimi i ketij skenari, mund te sjelle nje bezdi per shtetin, i cili deri atehere, do te jete forcuar akoma edhe me shume".
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Njerezit e Bin Laden vrane Tivarin
    Nga R2T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-08-2004, 22:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •