Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Postime
    226

    Pyetje drejtuar shejh ibn Uthejminit rreth mjeteve dhe mënyrave të reja të thirrjes

    Pyetje - Ndër gjërat për të cilat thirrësit nuk janë pajtuar, janë mjetet dhe mënyrat e thirrjes. Ka prej tyre që i konsiderojnë këto mjete e mënyra si adhurime fikse (të pandryshueshme), dhe kështu i konsiderojnë gabimtarë ata që ushtrojnë aktivitete të ndryshme kulturore, sportive apo teatrale si mjete e mënyra që tërheqin e afrojnë rininë për t’i thirrur në fe. Ashtu siç ka edhe nga ata thirrës që mendojnë se mjetet dhe mënyrat e thirrjes ndryshojnë dhe rinovohen sipas kohës, kështu që thirrësit mund të përdorin çdo mjet e mënyrë të lejuar për të thirrur njerëzit në fe. Shpresojmë prej jush, i nderuar, të na sqaroni më të saktën në këtë çështje!

    Përgjigje - Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. S’ka dyshim se thirrja për në rrugën e Allahut është adhurim, sepse Allahu i Lartësuar ka urdhëruar për të në librin e Tij:
    “Thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të bukur dhe debato me ta në mënyrën më të mirë!”
    Gjatë kryerjes së thirrjes për në fenë e Allahut të Lartësuar, thirrësi ndjen se është duke bërë një detyrë që ia ka obliguar Allahu dhe në këtë mënyrë shpreson që të afrohet tek Ai. Nuk ka dyshim se gjëja më e mirë me të cilën mund të thirret për në fenë e Allahut është libri i Tij dhe suneti i të Dërguarit të Tij (salallahu alejhi ue selem), sepse libri i Allahut është këshilluesi më madhështor për mbarë njerëzimin:
    ”O njerëz, ju ka ardhur këshillë prej Zotit tuaj, shërim për çka gjendet në gjokse (zemra) dhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.”

    Po ashtu edhe thëniet e Profetit (salallahu alejhi ue selem) janë fjalët më këshilluese e më të efektshme. Aq prekëse ishin këshillat e tij, saqë ndonjëherë shokët e tij i përshkruanin: “Na këshilloi i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) me një këshillë, prej së cilës u frikësuan, u zbutën zemrat dhe lotuan sytë.” Nëse njeriu posedon të tillë këshillë, s’ka dyshim se kjo është mjeti dhe mënyra më e mirë për thirrje, pra me Librin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të Tij (salallahu alejhi ue selem). E nëse ndonjëherë dëshiron të shtojë mjete e mënyra të tjera të cilat nuk përmbajnë gjëra të ndaluara, nuk ka asgjë të keqe, por me kusht që këto mjete e mënyra të mos përmbajnë gjëra të ndaluara, si p.sh. gënjeshtër, role mosbesimtarësh ose role sahabësh në pjesë teatrale, apo role imamësh. Kam për qëllim imamët pas sahabëve, figura e të cilëve mund të ulet nga aktorët që luajnë rolin e tyre, sepse s’bëhen dot si ata.
    Gjithashtu ndër gjërat e palejueshme është që në pjesët teatrale burrat t’u përngjajnë grave duke luajtur role të tilla ose e kundërta, se këta janë të mallkuar nga Profeti (salallahu alejhi ue selem), siç ka ardhur në hadith të saktë: “I ka mallkuar Profeti gratë që u përngjajnë burrave dhe burrat që u përngjajnë grave.”

    Pra, e rëndësishme është që nëse thirrësi përdor ndonjëherë të tilla mjete e mënyra për afrimin e njerëzve dhe për fitimin e zemrave të tyre, nuk mendoj se ka ndonjë të keqe, përderisa nuk përmbajnë diçka të ndaluar.
    Nuk jam dakort që këto mjete të shumohen e të bëhen si mënyra bazë e thirrjes për në fenë e Allahut, dhe kështu të mënjanohet libri i Allahut e suneti i Profetit (salallahu alejhi ue selem) me pretekstin se njerëzit nuk ndikohen vetëm se me të tilla mjete e metoda. Madje mendoj që është e ndaluar, sepse në këtë mënyrë njerëzit drejtohen për tek diçka tjetër dhe jo për tek libri i Allahut dhe sunetit i të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem), e kjo në thirrje është e urryer. Por, nëse veprohen ndonjëherë nuk mendoj se ka ndonjë të keqe, përderisa nuk përmbajnë gjëra të ndaluara.

    (Shejh ibn Uthejmin. Marrë nga i njëjti libër dhe i njëjti kapitull, fq. 292
    Ndryshuar për herë të fundit nga tulipanonero : 10-05-2009 më 08:30

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Citim Postuar më parë nga tulipanonero Lexo Postimin

    Allahu ta shperblefte vella per kete postim te dobishem
    inshallah muslimanet kuptojne se rruga e vetme eshte ajo e te Derguarit salallahu alejhi ue selam, me kuptimin e te pareve tane te mire.

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •