Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Piloti Xhejms Berisha dhe njohja e Kosovës

    Piloti Xhejms Berisha gati për udhëtimin në Amerikën e Jugut

    Intervistoi Ilir Ikonomi
    Uashington
    09-05-2009


    Xhejms Berisha, një pilot nga Kosova që jeton në Shtetet e Bashkuara do të niset këto ditë për një fluturim të gjatë që do ta çojë në 34 vende të Amerikës Qendrore dhe Jugore.

    Qëllimi i këtij udhëtimi të financuar pjesërisht prej atij vetë është të sensibilizojë këto vende për Kosovën si shtet i ri që ka fituar pavarësinë e njohur tashmë nga 58 shtete.



    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Berisha tha se do të niset nga El Paso i Teksasit me një avion Cesna 172 me 4 vende. Ai thotë se një pjesë e madhe e njerëzve në Amerikën Latine nuk e dinë se ku ndodhet Kosova.

    Xhejms Berisha ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 1995. Pasi është liçencuar si pilot privat në Zvicër, ai ka studiuar në Flight Safety Academy të Floridës dhe është sot pilot ndërkombëtar si dhe instruktor fluturimesh.

    Me një përvojë 15-vjeçare dhe 6 mijë orë fluturimi, ai mendon se fluturimi do të ketë sukses për të ndërgjegjësuar njerëzit për Kosovën në secilin prej kryeqyteteve e Amerikës Latine ku do të ulet.

    Xhejms Berisha shpreh dëshirën që kosovarët kudo që janë t’u dëgojnë letra dhe e-maile qeverive të këtyre vendeve ku t’u bëjnë thirrje për të njohur Kosovën si vend i pavarur.

    Ai mendon se largësia e Kosovës nga këto vende është njëri faktor që shumë prej tyre nuk e kanë njohur shtetin e ri. Nga ana tjetër, thotë ai, këto shtete kanë marrëdhënie të vjetra me Serbinë dhe hezitojnë t’i prishin këto lidhje për shkak të Kosovës. Disa vende të tjera, thotë zoti Berisha, nuk e dinë fare se ku ndodhet Kosova.

    Xhejms Berisha dëshiron që pas këtij fluturimi të gjatë të kthehet në Kosovë dhe të përpiqet të ngrejë atje një shkollë fluturimi.

    voa

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278






    Pune te mbare i urojmë Xhejms Berishes.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #3
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    fluturime te kendshme , shpresoj te ndikoj kjo ne njohjene pavarsis se Kosoves
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Piloti shqiptar i Pavarësisë së Kosovës

    http://www.youtube.com/watch?v=oQZf0...layer_embedded

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Udhtime te mbara dhe suksese te reja ne jete. Askush nuk mund tij beje te gjitha por bashkarisht behet.
    ==================
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Ide e mrekullueshme,suksese dhe vetem perpara.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    http://www.youtube.com/watch?v=nsq8C...layer_embedded

    Fluturon për Kosovën
    James Berisha nuk është as politikan, as diplomat, por e ka të qartë se çfarë kërkon në udhëtimin e tij të pazakontë. Ai ka mësyrë botën, në ajër, me fluturaken e tij, në të cilën është vënë flamuri i Kosovës dhe Lutja për Njohjen e Pavarësisë. Ky është rrëfimi për një shqiptaro-amerikan.

    Nga Bekim Greiçevci bekim.greicevci@gazetaexpress.com më 28.05.2009 në ora 8:06
    Një fluturake e çuditshme ka aterruar të hënën e kaluar në aeroportin e qytetit Chihuahua të Meksikos.

    Në të dy pjesët anësore të kësaj fluturakeje, me shkronja të mëdha, në anglisht dhe spanjisht, shkruan: “Ju lutem, njiheni pavarësinë e Kosovës”.
    Në pjesën e pasme të saj, në të dyja anët, është vënë flamuri shtetëror i Kosovës.

    Fluturakja drejtohet nga piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha.

    Gjatë katër javëve të ardhshme, piloti 37-vjeçar, i lindur në Brestovc të Rahovecit, do të vizitojë mbi 30 shtete të Amerikës Qendrore dhe Jugore. Do të aterrojë në më shumë se 80 qytete.

    Porosia të cilën e bart ai me fluturaken e tij, tashmë ka zgjuar interesim në mediat meksikane.

    Pikërisht ky është qëllimi i tij.

    “James Berisha e do vendin e tij, Kosovën. Piloti ka braktisur punën për të përmbushur një mision: të rrisë vetëdijen e botës që Kosova të njihet si shtet të pavarur dhe sovran”.

    Kështu fillon një shkrim i gjatë për pilotin kosovar në gazetën meksikane, “El Siglo de Terroen”.

    “I motivuar nga kujtimet e hidhura të fëmijërisë dhe nga vuajtjet që ka parë në sytë e bashkëkombësve të vet, James Berisha fluturon për të kërkuar njohje të pavarësisë së vendit të tij”, ka shkruar gazeta tjetër meksikane, “El Heraldo de Chihuahua”, të martën e kaluar.

    Në të gjitha shtetet që do t’i vizitojë, Berisha ka planifikuar takime me gazetarë dhe qytetarë.

    “Dëshiroj që qytetarët e Meksikos të pyesin qeverinë meksikane përse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, citohet të ketë thënë ai.

    Gazetat lokale kanë shkruar për rrugën e gjatë të popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

    Vetëm pesë shtete të Amerikës Qendrore kanë njohur pavarësinë e Kosovës: Belize, Kosta Rika, Panamaja, Peru dhe Kolumbia. Meksika ende nuk e kanë bërë këtë, ka shkruar “El Heraldo de Chihuahua”.

    James Berisha nuk është as politikan, as diplomat, por e ka të qartë se çfarë kërkon në këtë udhëtim të pazakontë.

    “Do t’i falënderoj shtetet që tashmë na kanë njohur, ndërsa shteteve të tjera do t’u them se sa e rëndësishme është për Kosovën që të njihet nga tërë bota”.

    Pas Meksikos, Berisha do të vazhdojë fluturimin për në Belize, Guatemalë, El Salvador, Honduras, Nikaragua, Kosta Rika, Panama, Kolumbi, Ekuador, Peru, Kili, Argjentinë, Uruguai, Paraguai, Bolivi, Brazil, Surinami, Guyana Venezuelë, Aruba, Grënada, Barbados, Saint Lucia, Dominikë, Guadaloupe, Anguilla, Puerto Rico, Republika Dominikane, Haiti, Xhamajka, Kuba, Bahamas, etj.

    Udhëtimin e ka nisur në Teksas të SHBA-së, ku jeton dhe punon, ndërkaq stacion të fundit ka Floridën.

    Para se të niset në kërkim të njohjeve për shtetin e ri, piloti ka lënë një mesazh në websajtin: http://www.flyingforkosovo.com/

    “Miq të mi, familja ime, kolegë... qytetarë të shteteve dhe kontinenteve, afër dhe larg... Së shpejti do të më bartë era në këtë fluturake të vogël aeronautike drejt skajeve të largëta të Tokës. Mbushem plot gëzim kur mendoj se çfarë jam duke bërë për vendin tim, popullin tim, por edhe për veten time. Në fillim, kjo ishte vetëm një ide, por tani e kam mision. Si kosovar, amerikan dhe si qytetar i kësaj bote, premtoj se nuk do të dorëzohem!”.

    Avioni i tij i vogël, Cesnid 162, me katër ulëse, duhet të aterrojë për çdo 3-4 orë për t’u mbushur me karburant.

    Pjesën dërrmuese të shpenzimeve për këtë udhëtim të shtrenjtë, i ka mbuluar vetë. Kohëve të fundit është ndihmuar nga disa shqiptarë dhe të huaj, por kjo nuk mjafton për të arritur qëllimin e tij. Kështu thuhet në ueb faqen e tij, ku ka edhe hollësi të tjera rreth projektit “Fluturimi për Kosovën”.

    Dashuria e madhe për t’u bërë pilot e shtyri të emigrojë nga Kosova në Zvicër, në moshën 16-vjeçare. Aty certifikohet si pilot privat.

    Pas katër vjetësh, shkon në një kolegj në Sidnei të Australisë për të ndjekur një kurs intensiv të anglishtes. Secili që dëshiron të bëhet pilot, duhet të flasë anglisht rrjedhshëm.

    Tri vjet më vonë, në moshën 23-vjeçare, ëndrra e tij për t’u bërë pilot dhe instruktor për fluturime përmbushet në Flight Safety Academy, në Floridë të SHBA-së.

    Që nga ajo kohë, James ka fluturuar anekënd botës.

    Ai nuk është vetëm pilot.

    Berisha ka shkruar një libër në gjuhën angleze, “Escape from Kosovo” (Ikja nga Kosova), ku flet për fatin e familjes dhe popullit të tij nën regjimin serb, veçanërisht gjatë kohës së luftës. Babai i tij është vrarë nga forcat serbe. James përshkruan në libër udhëtimin e tij nëpër kampet me kosovarë në Shqipëri dhe përpjekjet për të gjetur anëtarët e familjes.

    Para fluturimit të gjatë, ai ka lënë edhe një porosi për qytetarët e Kosovës.
    “Do të fluturoj deri në fund të botës për juve, sepse unë jam pilot dhe kaq mund të bëj për juve. Por, ju lutem, shfrytëzoni të gjitha aftësitë tuaja për të kontribuar në forcimin e Kosovës. Së bashku do t’i tregojmë botës çfarë populli i madh jemi”.

    Pas këtij projekti, dëshira e tij është të kthehet në Kosovë, bashkë me mikun e tij amerikan, Howard West. Ata shpresojnë të hapin një shkollë për fluturime në Prishtinë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Skyfteri
    Anëtarësuar
    16-04-2009
    Vendndodhja
    Në Tokë
    Postime
    23
    Është për tu kuptuar dëshira e Piloti Kosovar , dhe Lobimi i tij!!!?,


    Megjithatë , mua më duket një menyr e till Lobimi ,disi i panevoishem ,Pse?,
    Per të vetmen arsye së , Kosoven o e pranuan 60vende apo 200vende ,ajo eshtë pjes e SHQIPERIS NATYRALE , ketë duhat ta dij shume bukur edhe Piloti i nderuar Kosovar,
    Puna ,energjia madje edhe mjetet do te ishte shumë shumë me rentabile për Popullin Shqiptar qe te lobohet per BASHKIMIN E ATEDHEUT .
    Sepse , nuk ka Komb te lumtur ne bote , e qe jeton ne dy apo me shume shtete ,
    Deri sa në Kosoven sot ,asë qe mund te behet fjale e ase qe figuron diku , se eshte shtet i Shqiptarve!!!!!, eshtë -thjesht një krijes artificiale e shpikur nga Europa dinake e përmes Ahtisarit të shkeput kete pjes nga atedheu, dhe ketë shkeputje te bej ashtu disi ne heshtje dhe duke i rrahur supet (neshenje lavderimi) , keto janë menyra tejet cinike ....
    Une e di se zoti PILOT ka mendime te mirëfillta ,POR nese ka dashuri ndaj popullit të vet -popullit shqiptar , ai ne fluturaken e tij duhet ta vej flamurin kuq e zi , sepse flamuri i cili figuron ne fluturaken e tij , ai eshte nje flalamur antikombetar , sepse ai flamur deshiron qe te na i rrembej nga gjiri i Kombit shqiptar mese dy milion Shqiptar dhe ti konvertoi ne nje komb te ri - KOSOVAR !!!!!!!!,
    Ne shtetin Natyral Shqiptar -Kosova eshte vetem nje krahin, si qdo krahin tjeter (Mati, Miredita, Drenica, Dukagjini, Malesia, etj)

    SKYFTERI
    Ndryshuar për herë të fundit nga Skyfteri : 28-05-2009 më 09:20

  9. #9
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Ne linkun me poshtë shihet se ku ka fillua fluturimin Xhejms Berisha, ku ka qen, ku ndodhet dhe kur do te shkoje.

    Kliko këtu.


    Skyfteri, ty te duket i panevojshëm, ati dhe neve jo.

    Kur s'ben asgjë për te mirën e vendit tënd, mos i shaj ata qe mundohen te bejn dicka.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e zenusi
    Anëtarësuar
    10-08-2006
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    30
    Të lumt o zog i qiellit, Zoti të dhasht shendet të mirë në jetën tënde. Lotët më kanë rrjedhur kur të kam parë duke zbritur në Prishtinë.
    Qofshë i bekuar nga i madhi ZOT.

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  4. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •