Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Piloti Xhejms Berisha dhe njohja e Kosovės

    Piloti Xhejms Berisha gati pėr udhėtimin nė Amerikėn e Jugut

    Intervistoi Ilir Ikonomi
    Uashington
    09-05-2009


    Xhejms Berisha, njė pilot nga Kosova qė jeton nė Shtetet e Bashkuara do tė niset kėto ditė pėr njė fluturim tė gjatė qė do ta ēojė nė 34 vende tė Amerikės Qendrore dhe Jugore.

    Qėllimi i kėtij udhėtimi tė financuar pjesėrisht prej atij vetė ėshtė tė sensibilizojė kėto vende pėr Kosovėn si shtet i ri qė ka fituar pavarėsinė e njohur tashmė nga 58 shtete.



    Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, zoti Berisha tha se do tė niset nga El Paso i Teksasit me njė avion Cesna 172 me 4 vende. Ai thotė se njė pjesė e madhe e njerėzve nė Amerikėn Latine nuk e dinė se ku ndodhet Kosova.

    Xhejms Berisha ka ardhur nė Shtetet e Bashkuara nė vitin 1995. Pasi ėshtė liēencuar si pilot privat nė Zvicėr, ai ka studiuar nė Flight Safety Academy tė Floridės dhe ėshtė sot pilot ndėrkombėtar si dhe instruktor fluturimesh.

    Me njė pėrvojė 15-vjeēare dhe 6 mijė orė fluturimi, ai mendon se fluturimi do tė ketė sukses pėr tė ndėrgjegjėsuar njerėzit pėr Kosovėn nė secilin prej kryeqyteteve e Amerikės Latine ku do tė ulet.

    Xhejms Berisha shpreh dėshirėn qė kosovarėt kudo qė janė t’u dėgojnė letra dhe e-maile qeverive tė kėtyre vendeve ku t’u bėjnė thirrje pėr tė njohur Kosovėn si vend i pavarur.

    Ai mendon se largėsia e Kosovės nga kėto vende ėshtė njėri faktor qė shumė prej tyre nuk e kanė njohur shtetin e ri. Nga ana tjetėr, thotė ai, kėto shtete kanė marrėdhėnie tė vjetra me Serbinė dhe hezitojnė t’i prishin kėto lidhje pėr shkak tė Kosovės. Disa vende tė tjera, thotė zoti Berisha, nuk e dinė fare se ku ndodhet Kosova.

    Xhejms Berisha dėshiron qė pas kėtij fluturimi tė gjatė tė kthehet nė Kosovė dhe tė pėrpiqet tė ngrejė atje njė shkollė fluturimi.

    voa

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278






    Pune te mbare i urojmė Xhejms Berishes.
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #3
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anėtarėsuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    fluturime te kendshme , shpresoj te ndikoj kjo ne njohjene pavarsis se Kosoves
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Piloti shqiptar i Pavarėsisė sė Kosovės

    http://www.youtube.com/watch?v=oQZf0...layer_embedded

    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anėtarėsuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Udhtime te mbara dhe suksese te reja ne jete. Askush nuk mund tij beje te gjitha por bashkarisht behet.
    ==================
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Ide e mrekullueshme,suksese dhe vetem perpara.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    http://www.youtube.com/watch?v=nsq8C...layer_embedded

    Fluturon pėr Kosovėn
    James Berisha nuk ėshtė as politikan, as diplomat, por e ka tė qartė se ēfarė kėrkon nė udhėtimin e tij tė pazakontė. Ai ka mėsyrė botėn, nė ajėr, me fluturaken e tij, nė tė cilėn ėshtė vėnė flamuri i Kosovės dhe Lutja pėr Njohjen e Pavarėsisė. Ky ėshtė rrėfimi pėr njė shqiptaro-amerikan.

    Nga Bekim Greiēevci bekim.greicevci@gazetaexpress.com mė 28.05.2009 nė ora 8:06
    Njė fluturake e ēuditshme ka aterruar tė hėnėn e kaluar nė aeroportin e qytetit Chihuahua tė Meksikos.

    Nė tė dy pjesėt anėsore tė kėsaj fluturakeje, me shkronja tė mėdha, nė anglisht dhe spanjisht, shkruan: “Ju lutem, njiheni pavarėsinė e Kosovės”.
    Nė pjesėn e pasme tė saj, nė tė dyja anėt, ėshtė vėnė flamuri shtetėror i Kosovės.

    Fluturakja drejtohet nga piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha.

    Gjatė katėr javėve tė ardhshme, piloti 37-vjeēar, i lindur nė Brestovc tė Rahovecit, do tė vizitojė mbi 30 shtete tė Amerikės Qendrore dhe Jugore. Do tė aterrojė nė mė shumė se 80 qytete.

    Porosia tė cilėn e bart ai me fluturaken e tij, tashmė ka zgjuar interesim nė mediat meksikane.

    Pikėrisht ky ėshtė qėllimi i tij.

    “James Berisha e do vendin e tij, Kosovėn. Piloti ka braktisur punėn pėr tė pėrmbushur njė mision: tė rrisė vetėdijen e botės qė Kosova tė njihet si shtet tė pavarur dhe sovran”.

    Kėshtu fillon njė shkrim i gjatė pėr pilotin kosovar nė gazetėn meksikane, “El Siglo de Terroen”.

    “I motivuar nga kujtimet e hidhura tė fėmijėrisė dhe nga vuajtjet qė ka parė nė sytė e bashkėkombėsve tė vet, James Berisha fluturon pėr tė kėrkuar njohje tė pavarėsisė sė vendit tė tij”, ka shkruar gazeta tjetėr meksikane, “El Heraldo de Chihuahua”, tė martėn e kaluar.

    Nė tė gjitha shtetet qė do t’i vizitojė, Berisha ka planifikuar takime me gazetarė dhe qytetarė.

    “Dėshiroj qė qytetarėt e Meksikos tė pyesin qeverinė meksikane pėrse nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės”, citohet tė ketė thėnė ai.

    Gazetat lokale kanė shkruar pėr rrugėn e gjatė tė popullit tė Kosovės drejt lirisė dhe pavarėsisė.

    Vetėm pesė shtete tė Amerikės Qendrore kanė njohur pavarėsinė e Kosovės: Belize, Kosta Rika, Panamaja, Peru dhe Kolumbia. Meksika ende nuk e kanė bėrė kėtė, ka shkruar “El Heraldo de Chihuahua”.

    James Berisha nuk ėshtė as politikan, as diplomat, por e ka tė qartė se ēfarė kėrkon nė kėtė udhėtim tė pazakontė.

    “Do t’i falėnderoj shtetet qė tashmė na kanė njohur, ndėrsa shteteve tė tjera do t’u them se sa e rėndėsishme ėshtė pėr Kosovėn qė tė njihet nga tėrė bota”.

    Pas Meksikos, Berisha do tė vazhdojė fluturimin pėr nė Belize, Guatemalė, El Salvador, Honduras, Nikaragua, Kosta Rika, Panama, Kolumbi, Ekuador, Peru, Kili, Argjentinė, Uruguai, Paraguai, Bolivi, Brazil, Surinami, Guyana Venezuelė, Aruba, Grėnada, Barbados, Saint Lucia, Dominikė, Guadaloupe, Anguilla, Puerto Rico, Republika Dominikane, Haiti, Xhamajka, Kuba, Bahamas, etj.

    Udhėtimin e ka nisur nė Teksas tė SHBA-sė, ku jeton dhe punon, ndėrkaq stacion tė fundit ka Floridėn.

    Para se tė niset nė kėrkim tė njohjeve pėr shtetin e ri, piloti ka lėnė njė mesazh nė websajtin: http://www.flyingforkosovo.com/

    “Miq tė mi, familja ime, kolegė... qytetarė tė shteteve dhe kontinenteve, afėr dhe larg... Sė shpejti do tė mė bartė era nė kėtė fluturake tė vogėl aeronautike drejt skajeve tė largėta tė Tokės. Mbushem plot gėzim kur mendoj se ēfarė jam duke bėrė pėr vendin tim, popullin tim, por edhe pėr veten time. Nė fillim, kjo ishte vetėm njė ide, por tani e kam mision. Si kosovar, amerikan dhe si qytetar i kėsaj bote, premtoj se nuk do tė dorėzohem!”.

    Avioni i tij i vogėl, Cesnid 162, me katėr ulėse, duhet tė aterrojė pėr ēdo 3-4 orė pėr t’u mbushur me karburant.

    Pjesėn dėrrmuese tė shpenzimeve pėr kėtė udhėtim tė shtrenjtė, i ka mbuluar vetė. Kohėve tė fundit ėshtė ndihmuar nga disa shqiptarė dhe tė huaj, por kjo nuk mjafton pėr tė arritur qėllimin e tij. Kėshtu thuhet nė ueb faqen e tij, ku ka edhe hollėsi tė tjera rreth projektit “Fluturimi pėr Kosovėn”.

    Dashuria e madhe pėr t’u bėrė pilot e shtyri tė emigrojė nga Kosova nė Zvicėr, nė moshėn 16-vjeēare. Aty certifikohet si pilot privat.

    Pas katėr vjetėsh, shkon nė njė kolegj nė Sidnei tė Australisė pėr tė ndjekur njė kurs intensiv tė anglishtes. Secili qė dėshiron tė bėhet pilot, duhet tė flasė anglisht rrjedhshėm.

    Tri vjet mė vonė, nė moshėn 23-vjeēare, ėndrra e tij pėr t’u bėrė pilot dhe instruktor pėr fluturime pėrmbushet nė Flight Safety Academy, nė Floridė tė SHBA-sė.

    Qė nga ajo kohė, James ka fluturuar anekėnd botės.

    Ai nuk ėshtė vetėm pilot.

    Berisha ka shkruar njė libėr nė gjuhėn angleze, “Escape from Kosovo” (Ikja nga Kosova), ku flet pėr fatin e familjes dhe popullit tė tij nėn regjimin serb, veēanėrisht gjatė kohės sė luftės. Babai i tij ėshtė vrarė nga forcat serbe. James pėrshkruan nė libėr udhėtimin e tij nėpėr kampet me kosovarė nė Shqipėri dhe pėrpjekjet pėr tė gjetur anėtarėt e familjes.

    Para fluturimit tė gjatė, ai ka lėnė edhe njė porosi pėr qytetarėt e Kosovės.
    “Do tė fluturoj deri nė fund tė botės pėr juve, sepse unė jam pilot dhe kaq mund tė bėj pėr juve. Por, ju lutem, shfrytėzoni tė gjitha aftėsitė tuaja pėr tė kontribuar nė forcimin e Kosovės. Sė bashku do t’i tregojmė botės ēfarė populli i madh jemi”.

    Pas kėtij projekti, dėshira e tij ėshtė tė kthehet nė Kosovė, bashkė me mikun e tij amerikan, Howard West. Ata shpresojnė tė hapin njė shkollė pėr fluturime nė Prishtinė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Skyfteri
    Anėtarėsuar
    16-04-2009
    Vendndodhja
    Nė Tokė
    Postime
    23
    Ėshtė pėr tu kuptuar dėshira e Piloti Kosovar , dhe Lobimi i tij!!!?,


    Megjithatė , mua mė duket njė menyr e till Lobimi ,disi i panevoishem ,Pse?,
    Per tė vetmen arsye sė , Kosoven o e pranuan 60vende apo 200vende ,ajo eshtė pjes e SHQIPERIS NATYRALE , ketė duhat ta dij shume bukur edhe Piloti i nderuar Kosovar,
    Puna ,energjia madje edhe mjetet do te ishte shumė shumė me rentabile pėr Popullin Shqiptar qe te lobohet per BASHKIMIN E ATEDHEUT .
    Sepse , nuk ka Komb te lumtur ne bote , e qe jeton ne dy apo me shume shtete ,
    Deri sa nė Kosoven sot ,asė qe mund te behet fjale e ase qe figuron diku , se eshte shtet i Shqiptarve!!!!!, eshtė -thjesht njė krijes artificiale e shpikur nga Europa dinake e pėrmes Ahtisarit tė shkeput kete pjes nga atedheu, dhe ketė shkeputje te bej ashtu disi ne heshtje dhe duke i rrahur supet (neshenje lavderimi) , keto janė menyra tejet cinike ....
    Une e di se zoti PILOT ka mendime te mirėfillta ,POR nese ka dashuri ndaj popullit tė vet -popullit shqiptar , ai ne fluturaken e tij duhet ta vej flamurin kuq e zi , sepse flamuri i cili figuron ne fluturaken e tij , ai eshte nje flalamur antikombetar , sepse ai flamur deshiron qe te na i rrembej nga gjiri i Kombit shqiptar mese dy milion Shqiptar dhe ti konvertoi ne nje komb te ri - KOSOVAR !!!!!!!!,
    Ne shtetin Natyral Shqiptar -Kosova eshte vetem nje krahin, si qdo krahin tjeter (Mati, Miredita, Drenica, Dukagjini, Malesia, etj)

    SKYFTERI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Skyfteri : 28-05-2009 mė 09:20

  9. #9
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Ne linkun me poshtė shihet se ku ka fillua fluturimin Xhejms Berisha, ku ka qen, ku ndodhet dhe kur do te shkoje.

    Kliko kėtu.


    Skyfteri, ty te duket i panevojshėm, ati dhe neve jo.

    Kur s'ben asgjė pėr te mirėn e vendit tėnd, mos i shaj ata qe mundohen te bejn dicka.
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e zenusi
    Anėtarėsuar
    10-08-2006
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    30
    Tė lumt o zog i qiellit, Zoti tė dhasht shendet tė mirė nė jetėn tėnde. Lotėt mė kanė rrjedhur kur tė kam parė duke zbritur nė Prishtinė.
    Qofshė i bekuar nga i madhi ZOT.

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  4. Demaēi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •