Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35
  1. #1
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Historia rozë mes një çifti tiranas dhe një çifti lushnjar, që përfundon në tragjedi

    Historia e dy çifteve që "kaluan një natë të paharrueshme së bashku", përfundon me vdekjen e një vajze. Gjyqi i rrallë në kryeqytet, historia e pazakontë e gjykuar nga togat e zeza të kryeqytetit


    TIRANE- E kanë nisur si argëtim, por ka përfunduar në tragjedi. Një vendim i Gjykatës së Tiranës, i shkurtit të këtij viti, hedh dritë mbi një histori të pazakontë me sfond erotik, por që ka përfunduar me vdekjen e një 24-vjeçareje.
    Gjithçka ka filluar në datën 7 prill 2007, ku në një gazetë nga ato që përmbajnë rubrikat, "Vajzat kërkojnë djem" dhe anasjelltas, botohet një kërkesë me këtë përmbajtje: "Jemi një çift 24 dhe 32 vjeç nga Tirana, duam një çift tjetër simpatik për të kaluar momente të paharrueshme së bashku..."
    Kësaj thirrjeje i bashkëngjitej numri i telefonit (i shkruar me kod), dhe një emër (R), plus iniciali i mbiemrit.
    Mesazhi i këtij çifti u lexua në Lushnje. Mesa duket kishin të njëjtin interes... Me pak sekonda bisedë në telefon, u la dhe ora e vendi i takimit të dy çifteve.
    Akti i vendimit gjyqësor, sqaron më tej hollësitë: Rreth orës 19.30 të po asaj date, tek rruga "M. Shyri" në Tiranë, kanë ardhur S. X. me bashkëshorten K. dhe kanë njoftuar se ishin para godinës së "Bankës... " (në vendim është edhe emri i bankës). Në atë orë ka dalë për t'i marrë zonja R. dhe e ka mirëpritur çiftin lushnjar në shtëpinë e vet, e përshkruar nga dëshmitë në hetuesi si "një ndërtesë dykatëshe me portë hekuri". Më pas ka ardhur edhe bashkëshorti i saj. Grupi është formuar duke plotësuar dëshirën e të dyja palëve për të kaluar, sipas premtimit në gazetë, "momente të paharrueshme...". Por, e nesërmja e asaj nate ka qenë dita e fundit e jetës për një prej personave të përfshirë dhe pikërisht për zonjën R.

    ***

    Me të zbardhur dita, çifti lushnjar është larguar. Janë nisur rrugës së kthimit për në qytetin e tyre, me motivin për t'u takuar sërish me çiftin tiranas. Me mbërritjen e tyre në vendlindje, vënë re se nuk kishin me vete portofolin. Pas disa tentativa të dështuara për t'u lidhur në telefon me bashkëshortët tiranas, nuk kanë mundur. Atëherë kanë ardhur sërish në Tiranë, kanë trokitur, por nuk u është përgjigjur njeri. Kanë pyetur një fqinje, por ajo u ka thënë që nuk i ka parë atë ditë komshinjtë, më pas kanë lënë një letër të shkruar me përmbajtjen: "Jemi... Kur të mundesh telefono në numrin...". Më pas janë larguar dhe janë kthyer në Lushnje.
    Të nesërmen në darkë, në banesën e tyre ka shkuar policia dhe ka shoqëruar për në kryeqytet bashkëshortin e çiftit lushnjar. Portofoli i tij ishte gjetur në banesën e R., por R. nuk ishte më e gjallë. Çfarë kishte ndodhur pas largimit të çiftit lushnjar nga Tirana?

    ***

    Atë ditë, më 8 prill, pas largimit të çiftit lushnjar drejt qytetit të tyre, bashkëshorti i R., ka dalë si zakonisht nga shtëpia. Por, përpara se të dilte diçka ka ndodhur mes çiftit. Gruaja, ndoshta, nuk ka përballuar atë që kishte ndodhur një natë më parë, ndoshta kishte një pendesë, apo diçka të tillë. Kjo nuk do të merret vesh kurrë, por duhet të ketë pasur një grindje e më pas goditje nga bashkëshorti, sepse në trupin e saj, disa orë më vonë, kur ajo nuk ishte më gjallë, u gjendën shenja të disa goditjeve që dyshohet se janë dhënë atë mëngjes fatal. Por nuk e kishin shkaktuar shpullat vdekjen.
    Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, nr.159, datë 11 shkurt, me gjyqtar Ilir Çelikun, lexojmë vijimin e kësaj historie, të denjë për filmat triller:

    Kur është kthyer pasdite në shtëpi, (së bashku me një të njohurin e tij, edhe ky i marrë dëshmitar gjatë procesit) bashkëshorti tiranas e ka gjetur gruan të shtrirë përtokë në përpjekje për të vjellë, por në pamundësi për ta bërë këtë veprim. Dy burrat e kanë hipur R. në makinë dhe janë nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës.
    Gjatë rrugës, pyetjes se çfarë kishte, R., i ishte përgjigjur se "kishte pirë disa ilaçe". Kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak. Mjeku i turnit (edhe ky i marrë më pas i pandehur për veprat penale të "mjekimit të pakujdesshëm" dhe "korrupsionit pasiv"), e ka vizituar dhe i ka dhënë ndihmën e parë. Më pas i ka thënë se mund të dilte nga spitali dhe të rikthehej të nesërmen nëse kishte probleme.

    Por e nesërmja nuk ka ardhur kurrë për R. Akti gjyqësor thotë se 10 minuta pas daljes nga spitali, rrugës për në shtëpi, brenda në makinë, ajo është bërë keq. Makina është kthyer mbrapsht drejt spitalit, por ishte vonë. Në dëshminë e tij, mjeku thotë:
    "10-15 minuta pasi i përcolla vajzën dhe dy djemtë, pacientja kthehet në urgjencë, e shoqëruar po nga dy personat në gjendje të rëndë me cianozë (nxirje të fytyrës), puls shumë të dobët, tension 60-40, pulsacione të dobëta në arterien kardiake. Në këto rrethana, i gjithë stafi mjekësor filloi masazhim manual (me duar) të zemrës, iu vendos intanyl dhe u dërgua në urgjencë dhe, me gjithë ndërhyrjet mjekësore, rreth orës 22.00 të mbrëmjes, shtetësja R. ka ndërruar jetë.."

    ***

    Historia rozë, e shndërruar kësisoj në tragjedi, nuk përfundon me kaq. Pas vdekjes së 24-vjeçares, gjithë ngjarja kaloi në filtrat e hetimit të policisë dhe të prokurorisë, për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur me çiftin në fjalë, të cilët kishin 10 vjet që bashkëjetonin.
    Sipas hetimeve mësohet se viktima, atë mëngjes, pas natës rozë, është goditur nga bashkëshorti i saj. Shenjat e goditjeve gjendeshin në trupin e të ndjerës, por sipas raportit mjekësor, nuk kanë qenë këto shkaktarët e vdekjes. Mekanizmi i vdekjes ka qenë arresti kardiak dhe pushimi i zemrës. Me sa duket, pas largimit të bashkëshortit nga shtëpia, atë mëngjes, zonja R. ka kaluar momente të tmerrshme vetmie dhe refleksioni. Sipas raportit mjekësor, vdekja ka ardhur nga "intoksacioni me kokainë".
    Bashkëshorti i viktimës është shpallur fajtor nga Gjykata e kryeqytetit, duke u dënuar me 1 vit burgim dhe treqind mijë lekë gjobë, për veprën penale të "shtyrjes në vetëvrasje".
    Kësaj i është bashkëngjitur edhe një akuzë tjetër: ajo e "korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike" (sikur të mos mjaftonin gjithë të tjerat, i ka dhënë edhe 5000 lekë të rinj ryshfet mjekut).
    E gjitha të ngjan me një skenar filmi, por është një histori e ndodhur në mes të Tiranës. Një nga çështjet gjyqësore më interesante të kohëve të fundit, që zbulon edhe një Tiranë të errët, të panjohur, atë që fshihet pas lajmërimeve në faqet e njoftimeve rozë.


    SHËNIM I REDAKTORIT: Vendimi i plotë i Gjykatës së Tiranës për çështjen, ndodhet në redaksinë e Sh2-shit. Redaksia ka fshirë emrat e plotë të protagonistëve për arsye etike, që lidhen me ruajtjen e jetës së tyre private.


    (C) Shekulli

    ----------

    Interesante lol.
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    hajde pune hajde...

    gjynaf ajo qe vdiq.
    Nejse me duket gje e shpifme te nxjerresh lajmerime ne gazete per budallalleqe... po ca nuk degjohet sot.
    La vita è bella...

  3. #3
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    hajde pune hajde...

    gjynaf ajo qe vdiq.
    Nejse me duket gje e shpifme te nxjerresh lajmerime ne gazete per budallalleqe... po ca nuk degjohet sot.

    Mire qe vdiq, po pitja qe pjell eshte se pse e rrafi burri kte lol?
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #4
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    WoW

    Legjendë erotike urbane kjo
    Elegance is an attitude.

  5. #5
    Ajo qe me ben me teper pershtypje mua eshte denimi qe ka marre i shoqi i kesaj. 1 vit burgim dhe gjobe?!

    OMG, tjetra vdes dhe kur dihet fare hapur qe ky e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe menderisht, dhe denohet me nje vit burg?

    Nuk mendoj se sistemi gjyqesor i Shqiperise do praktikoje ndonjehere drejtesi dhe eshte vertet per te ardhur keq. Ec keputi nje shpulle nje femre ne USA se ta tregojne keta 1 vit burg.

  6. #6
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Kto flliqesina jane nga ato qe e quajne vedin te "qyteteruar"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Ajo qe me ben me teper pershtypje mua eshte denimi qe ka marre i shoqi i kesaj. 1 vit burgim dhe gjobe?!

    OMG, tjetra vdes dhe kur dihet fare hapur qe ky e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe menderisht, dhe denohet me nje vit burg?

    Nuk mendoj se sistemi gjyqesor i Shqiperise do praktikoje ndonjehere drejtesi dhe eshte vertet per te ardhur keq. Ec keputi nje shpulle nje femre ne USA se ta tregojne keta 1 vit burg.

    Po lere ate i vafte shpirti ne drite asaj, aq e kishte te shkruajt, po me vjen me teper se vertet me c'fare po lexoj ne ketej na quakan "fshatar" me te vertete...
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Po lere ate i vafte shpirti ne drite asaj, aq e kishte te shkruajt, po me vjen me teper se vertet me c'fare po lexoj ne ketej na quakan "fshatar" me te vertete...
    Ti Aulona pse je xheloze qe ca njerez jane me te emancipuar se ne te tjeret?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Po si nuk ju vjen turp ktyre lloj njerzve qe veprojn kshtu....ate esht ta kalbesh ne burg,dhe jo me 1 vit burg qe e kan denuar...aman se çfar nuk po degjojm...se do behen dhe kto gjera ne shqiperi,sma ka mar mendja asnjeher
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  10. #10
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Mire qe vdiq, po pitja qe pjell eshte se pse e rrafi burri kte lol?
    pse e rrafi thua ti...

    Hipoteza me e pranueshme (sipas meje) eshte qe burri ka pas deshira te felliqura e kjo nga dashuria per burrin ka pranuar, por i eshte duk vetja si kot me mbrapa e i ka bere burrit llafe e ky s'e ka duruar e tak nje te rrafme te mire... vazhdimin e dime pastaj!
    La vita è bella...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Ti Aulona pse je xheloze qe ca njerez jane me te emancipuar se ne te tjeret?
    hehehe me kujton kur vajti nje shoqja ime per here te pare ne Shqiperi.
    Une nuk kisha vajtur akoma, kisha afersisht 14 vjet pa u kthyer.
    Kur vjen e pyes se si ja kaloi e si dukeshin njerezit me thote-Lona ca thu mi goc, dukesha si fshatare para atyre ne Shqiperi. Vdiqa se qeshuri, po i pashe kur vajta para 4 vjetesh.

    C'do njeri e di vete, vetem mos te harrinjne ne keto te tjerat, si ne vrasje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 09-05-2009 më 13:40
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e milena123
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    101
    Po edhe ata...paskan marre rrugen nga Lushnja per t'bo nje katce !

    gjithesesi, me vjen keq per ate vajzen qe ka vdekur.
    If you love something, set it free. If it comes back to you, it's yours. If it doesn't, it never was

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    pse e rrafi thua ti...

    Hipoteza me e pranueshme (sipas meje) eshte qe burri ka pas deshira te felliqura e kjo nga dashuria per burrin ka pranuar, por i eshte duk vetja si kot me mbrapa e i ka bere burrit llafe e ky s'e ka duruar e tak nje te rrafme te mire... vazhdimin e dime pastaj!

    Meshkuj si puna e ktij ka shume .......por qe te thuash se e beri nga dashuria per burrin ,kte nuk e pranoj.sepse kur burri nuk mendoi per gruan e tij,qe kjo gje esht nje gje e tmershme ta mendosh ,dhe jo me te veprosh...çfar dashurie mund te jet kjo...me vjen keq qe po e them,por kjo femer nuk ka patur te pakten pak dinjitet per veten e saj
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  14. #14
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Ne shumicen e rasteve femrat shqipetare mbasi martohen zor se i ngelet vend per dinjitet, sepse cfaredo te bejne po atyre i vihet faji. Them nga dashuria, sepse mbase nuk ka pasur deshire te ndahej nga ai. Ndonjehere njerezit jane aq te verber saqe edhe ferri i duket parajse, edhe kafsha i duket engjell. Njeriu eshte shume i çuditshem ne zgjedhjet e tij. Mbase nuk qenka per disa raste gje shume e mire edhe arbitri i lire i personave... ndoshta ne disa raste e per disa njerez eshte me mire qe zgjedhjet te behen nga te tjere njerez qe te dijne e te mesojne te hecin sakte, sepse me kembet e tyre rrezohen e nuk dine te ngrihen.
    Me vjen keq per ate qe ka ndodhur, por per rastin e vajzes nuk ka shpjegim tjeter.
    La vita è bella...

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    pse e rrafi thua ti...

    Hipoteza me e pranueshme (sipas meje) eshte qe burri ka pas deshira te felliqura e kjo nga dashuria per burrin ka pranuar, por i eshte duk vetja si kot me mbrapa e i ka bere burrit llafe e ky s'e ka duruar e tak nje te rrafme te mire... vazhdimin e dime pastaj!
    E kush tha qe nuk e rrahu ai se i ka thene ajo qe ai tjetri ishte me i mire?

  16. #16
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    E kush tha qe nuk e rrahu ai se i ka thene ajo qe ai tjetri ishte me i mire?
    Nuk ma ha mendja, sepse sado te poshtra te jemi ne femrat ne te tilla raste mashkulli perseri na e kalon. Sidoqofte, ta shpif nje ide e tille... (edhe s'ma ha menia te vriste veten nqs do ishte kenaq siç po thua ti). U prefte ne paqe, se gjynaf e s'ma ha menia se e meriton kete debat...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Erlebnisse : 09-05-2009 më 13:53
    La vita è bella...

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anëtarësuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    E kush tha qe nuk e rrahu ai se i ka thene ajo qe ai tjetri ishte me i mire?
    Do kete qene ndonji impotent ky personi.Eshte ba me nerva kur partnerja ndjese paste ka ba krahasimin.
    Me shume dua shqiperine.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Ka femra sa te duash qe dhe mbas martese ju ngel dinjiteti....gojet e njerzve nuk mbyllen asnjiher,sado e mir ,apo e keqe te jet femra ,se ne jemi mesuar qe te fundit ta themi ne fillim...dhe çfar dashurie mund te kesh per kte burr kur ky te injoron me kte veper kaq te ulet...o zot çfar tmerri ....un do ta kisha urryer burrin tim po te me kerkonte diçka te tille
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    Nuk ma ha mendja, sepse sado te poshtra te jemi ne femrat ne te tilla raste mashkulli perseri na e kalon. Sidoqofte, ta shpif nje ide e tille...
    Ishte shaka hon sepse te them te drejten nuk e di se ca emri te ve kesaj. Nuk me vjen keq per femren edhe pse mund te me quajne zemer gur per kete, por nuk me vjen keq. Kur arriti deri aty, mire ju be. Nje femer nuk e tregon dashurine ndaj burrit duke hapur kembet per nje burre tjeter. Per mua, thjesht fakti qe i shoqi i saj ka dashur qe ata te bejne dicka te tille, ajo duhet t'i kishte treguar deren.

  20. #20
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Pjesen e pare te "lojes" zonja ishte dakort, por me pas ku i dihet, mbase nuk ka te beje aspak ajo aventura me lushnjaret ne dhunen qe i ka ushtruar i shoqi.

    Perderisa jane bere pjese e "lojes" tregonte ce çfare njeres ishin e me se merreshin. Siduket zonjes pas adrenalines se mbremshme, drurit te burrit dhe kokaines se pire, "i kane bere ca dem te gjitha" ...
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  4. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •