Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-03-2009
    Vendndodhja
    Dikun qatje te kthesa
    Postime
    103

    Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij Shqiptare

    Historiografia greke e hershme por dhe e tashme , sidomos pas clirimit te Greqise nga Shqiptaret me 1821 dhe pas formulimit te projektit famekeq antishqiptar te ' Megali Idhese ' me 1844 me autor Joanis Kolettis , ka botuar mijra libra , revista dhe gazeta per ti imponuar opinionit ballkanik dhe atij europian se Shqiptaret nuk jane vazhdues te linjes Pellazgo-ilire se kapedanet ushtarake te lashtesise jane greke dhe jo shqiptare , se kudo qe ka sinjale te kishes greke , pak histori greke dhe ndonje varr grek aty eshte toke greke !
    Hapur fare duke mohuar apo shtremberuar faktet historike , kohet e fundit kur aerodromit te Shkupit ju vu emri i Aleksanderit te madh , 'megafonet ' grekofone e grekofile , ngriten zerin ne kupen e qiellit se Aleksanderi i Madh eshte grek . Urtesia popullore thote : ' po te mos kishte genjeshtra shume kredi e shume myshterinj , askush nuk do te genjente ' . Greket ne genjeshtrat e tyre kane patur mydhterinj jo vetem ne hapesiren ballkanike por dhe ate europiane dhe me e cuditshme eshte se keto genjeshtra gelltiten nga politikane e intelektuale shqiptare pse jo dhe nga nje pjese e komunitetit shqiptar. Fakti qe greqizmi eshte ulur kembekryq ne cdo fushe te aktivitetit shteteror e shoqeror shqiptar por sidomos ne shkencat historike-gjuhesore , te pakten qe prej 150 vjetesh , verteton shqetesimin me vend te rilindasve tane ku nder te tjera citojne :
    ' Fqinjet tane jane cmirezinj ndaj faktit qe ekzistojne , ata kerkojne te na grabisin mendimin e ekzistences sone kombetare . Le te mendojme e punojme per vete se jemi te gjithe shqiptare dhe duhet te formojme nje shqiperi te madhe '. Cmenduria greke , historiane apo politikane qe sipas Kushtetutes se tyre jane nje me kishen ortodokse , ka harritur te kundershtoje jo vetem studjues nderkombetare te lashtesise por dhe te kohes moderne si G.Kordhatis apo M.Saqellarios , se gjithcka shqiptare qe nga lashtesia nuk eshte vecse greke . Per kete cmenduri po citojme ish K/Ministrin grek te viteve 1980 Kostandin Karamanlis i cili eshte shprehur : ' Greqia eshte nje azil i madh te cmendurish ' . Qe te mos largohemi nga tema , greket vazhdojne te kerkojne privatizimin e figurave si Aleksandri i Madh , Pirro i Epirit , GJ.K.Skenderbeun , ashtu sic nuk kane turp tu mesojne ne shkollat e tyre femijeve se kufiri verior i Greqise eshte ne lumin Shkumbin ( kryqi i Cac Janullatosit ne Krrabe ) , se Tirana eshte qytet Grek , se ne jug te Shqiperise banojne greke qe paskan harruar greqishten !! , se gjuha shqipe nuk eshte gjuhe e zotit etj . perralla si keto . Po cfare thone studjues te vendit dhe te huaj per perkatesine shqiptare te Aleksandrit te Madh dhe lidhjet e gjakut me Pirron e Epirit dhe GJ.K.Skenderbeun :
    1) Vincenc Dross (1823-1888),rilindas arberesh,me 1847
    shkruan se ' Te famshmit Ali P. Tepelena , Mehmet Aliu , Ibrahim Pasha , me gjak shqiptar , heronj klasike te luftrave te pasme te Turqise mund te meritojne denjesisht nje vend prane te lashteve ............ Aleksandrit Pirros , Skenderbeut ... ' 2) Jeronim De Rada (1814-1903) , vigan i Rilindjes arberesh , me 1864
    shkruan : ' Populli Epirot i Aleksanderit te Madh dhe i Pirros '
    3) Petro Veshi (Boci) (1778-1821) enciklopedist dhe poet i thur nje poeme A . P . Tepelenes ku e radhit pas Aleksandrit te Madh , Pirros , Admetit (sovranit molos te shek . V p.e.s
    4) Lajosh Taloc (1834-1916) shkencetar hungarez shprehet : ' Nuk egziston popull tjeter ne ballkan as si i Greqise se Re , qe te mund te ndjeke historine e fisit te vet , ashtu me rend kronologjik , qysh prej koheve me te lashta gjer ne ditet tona , sikurse populli shqiptar ' .
    5) Rose Wilder Lane , shkrimtare e studjuese amerikane e njohur ne gjithe boten ne vitin 1920 ka vizituar Shqiperine e veriut , ka shkruar librin ' Majat e Shales ' perkthyer nga Avni Spahiu nder te tjera shpjegon se : ' Aleksandri i Madh ishte nga Mati ( nga babai ) dhe kur u rrit shkoi ne Maqedoni . Ne bisede e siper me nje malesor me shkrimtaren Lane , per figuren e Aleksandrit te Madh , rendit brezat paraardhes te tij : Karana , Cenua , Trimi , Perdika , Argua , Filipi , Ajeropi i cili u be dhe mbreti Dare i Maqedonise dhe kishte keto pinjolle : Alqeti leka , Arminti , Perdika i dyte , Arqelloja i dyte , Oresti , Leka i dyte , Filipi i dyte dhe Leka i Madh ( i biri Filipit dhe Olimbise )
    qe njihet me emrin Aleksandri i Madh i Maqedonise ' .
    It's better to have loved and lost, than to have never loved at all.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-03-2009
    Vendndodhja
    Dikun qatje te kthesa
    Postime
    103
    Kur Ahmet Zogu ishte president i R.Shqiperise ( me 31 janar 1925 dhoma e deputeteve e zgjodhi ate presidentin e pare me nje mandat 7 vjecar ne moshen 32 vjecare ) monedhen shqiptare e quajti LEK per nder te Aleksandrit te madh , ne faqet e lekut shqiptar pasqyrohej figura e Aleksandrit , Pirros , Herkulit , dhe e stergjyshit te tyre Akilit qe jetoi 900 vjet perpara tyre . Por ky materializim i linjes pellazgo-ilire-shqiptare nga A.Zogu e pati jeten e shkurter sepse ne vitin 1950 komunistet shqiptare me Hoxhen ne krye , me urdher te fqinjeve greko-serb i hoqi nga qarkullimi keto monedha dhe sot e kesaj dite nuk i shkon ndermend askujt ti riktheje ne monedhat tona figurat e legjendareve te lashtesise si duket mos zemerohen dhe rrudhin turinjte greket , per me teper kur ne krye te Akademise se Shkencave shqiptare , ish sekretari personal i ' fortlumturise ' guvernatorit grek te Shqiperise dhe uzurpatori i KOAKSH Anastas Janullatos .
    Greket thone se qyteterimi e kultura 5000 vjecare e Kretes eshte huazuar nga Greqia se legjendari Akili eshte grek se deri ne paralelin 42 (mbi qytetin e Pukes ) , eshte toke greke por per cudi brenda ketij 'territori grek' Kot nuk paska thene K.Karamanlis se Greqia eshte azil i madh te cmendurish . Greket thone se kete vit do te kene gorrica shume , se na hahen neve .
    6) Rafaele Volsterani (1434-1516) pohon per Skenderbeun : Ishte nje burre i cili a pike dyshimi qe nje pasardhes i denje i Pirros
    7) Jirzh Bartold Pontani (1550-1616) shprehet : ' I ati i Skenderbeut Gjon Kastrioti , ka qene princ i shkelqyer i Epirit dhe i Arberit , e ka zanafillen nga fisi bujar e mbreteror i Mbretit te Epirit Pirros dhe eshte zot i shume qyteteve te Epirit dhe te krahinave te tjera '.
    8) Jani Vreto (1822-1900) rilindas thekson : ' Admeti epiras dhe Pirro kusheri i Aleksandrit te madh , trim i palodhur ' (1884) . Sepse nena e Aleksandrit ishte Olimbia epirote ishte motra e Aleksander Molosit i cili ishte babai i Pirros , pra Pirro dhe Aleksandri ishin kusherinj te pare , djale halle dhe djale daje .
    9) Pjerr Ronsar poeti me i madh francez i shek . XVI ka botuar Sonetin e tij te famshem per Skenderbeun , e ka zbuluar Faik Konica , kur nder te tjera thuhej per idhjen e gjakut te legjendarit Akil nga Tesalia e Camerise , me sterniperit e tij Leka i Madh , Pirro i Epirit dhe GJ.K.Skenderbeun shkruan : ' Epiri s'permendet vetem per kuajt e famshem te fitimtareve ne garat e medha te Olimpit por eshte djepi i Heronjve , i kreshnikve pasardhes qe trashegojne gjakun trimeror te Akilit ' . Keshtu vertetohet se dhe lojrat olimpike e kane zanafillen nga pellazget , madje studjues amerikane shprehen se fillesa e lojrave Olimpike e ka fillesen 1700 vjen p.e.s. dhe jo sic pretendojne Vokotopull (eshat) greke qe edhe Shqiperia e Jugut u fanitet si 'Vorio Epir ' dhe se lojrat Olimpike kane origjine greke , apo kur helenizojne kryeqendren pellazge te parahenoreve Dodonen qe ndodhet ne zemer te tokes shqiptare te Camerise . Dodona ishte nje qender pellazge parahelenike shume me e vjeter se gjuha , perendite dhe mitologjia greke , si e tille ajo u njoh ne gjithe boten e lashte dhe kete realitet objektiv e kane pranuar dhe autoret helene me te mocem : Homeri (shek IX p.e.s pasi e cileson Zotin:' Zeus i larte pellazg i Dodones ' dhe i quan pellazget ' Hyjnore ' , i ve ne goje keto fjale kryefatosit te luftes se Trojes , Akilit kur ky lutet per Patroklin : ' O Zeus mbret i Dodones e pellazg qe banon larg , qe kujdesesh per Dodonen dimerkeqe , kur perreth jane Selet ....' Per Dodonen Pellazgjike flasin autoret : Hesiodi (shek.VIII p.e.s) , Tukididi (shek V p.e.s ) , Efori (shek IV p.e.s ) , Pseudo-Skymi (shek I p.e.s ) Hygini (shek I p.e.s ) etj , te cilet gjithashtu pranojne se themelimi i Dodones daton ne fillimet e tremijevjecarit p.e.s .
    Mbare lashtesia greko-romake , sikunder faktohet prej nje lume autoresh si : Diodori , Pluterku ,Aurel , Viktori etj c' faqnin bindje te plote pa asnje hije dyshimi per lidhjen stergjyshore te Akilit legjendar me Pirron , duke shkulur keshtu nga rrenjet te ashtequajturen ' grekeri ' te fatosit homerik ' ( Dhimiter Pilike , tek ' Pellazget ' Origjina jone e mohuar , f 307 ) Po ketu perkatesine etnike epirote pellazge te vendlindjes se Akilit Tesalise , e vertetojne ne menyre te drejtperdrejte dhe pa ekuivok autoret e lashtesise : Homeri , Herodoti , Apolodori etj ( bazuar tek Eratosteni ) Filostrati deshmon se : porosite mbi menyren e Zhvillimit te kremtimeve teselose ( vendlindja e Akilit ) per nder te Akilit , niseshin posacerisht nga Dodona pellazge . Eshte pranuar boterisht se Akili adhurohej si perendi dhe ne gjuhen e vendit thirrej Aspet , qe e shqiperuar : a = asht dhe spet = i shpejte dhe per kete Homeri i jep mbi 60 rreshta kreshnikut pellazg ( tek iliada ) . Kete binom Akil-Aspet ne Epir e perdornin dhe ne asnje vend tjeter , e dokumentojne dijetaret e lashtesise : Aristoteli , Pluterku , Ptolemeu etj . Per devotshmerine e Akilit ndaj zotit pellazg Dodonas . na e sakteson me gojen e heroit vete Homeri : ' O Zeus Dodonas e pellazg qe banon larg dhe kujdesesh per Dodonen dimerkeqe ....
    Rreth 30 km ne jug-lindje te Apolonise , ngrihej qyteti Bylis i themeluar sipas Stefen Bizantinit , prej djalit te Akilit ,
    Per lidhjen pellazgo-iliro-shqiptare flasin vargjet e poetit tone te Rilindjes N.Frasheri :' Bote qe kur eshte zene Shqiperia gjalle ka qene pellazg i thonin me pare, me se fundi shqipetare gjuha qe flisnin perendite ate flisnin pellazgjite , ate kane shqiptaret se e kishin dhe te paret' .
    Mbi falsitetin e fakteve historike te grekeve per periudhen nga lashtesia deri tani , vec autoreve te lashtesise , permendim dhe shkencetarin italian G. Bakolini i cili shprehet : ' une kurre nuk kam arritur te marr vesh perse italianet nuk kane arritur te kuptojne kontributin e madh qe qyteterimi estrusk i ka dhene qyteterimit tone perendimor . Ne vazhdojme te besojme ne mesimet se greket dhe romaket jane popujt te cileve u detyrohet qyteterimi yne perendimor e gjithe kjo eshte teper e ekzagjeruar dhe e bazuar ne falsifikime historike ' . Per perkatesine e Pirros kusheririt te pare se Lekes se Madh , flasin historianet e lashtesise dhe epokes sone si : Pompe Trogu Justini (shek I p.e.s ) , Dion Kasi (shek I-II ) , Ciceroni (shek I p.e.s )
    Edhe perkrenarja e Skenderbeut eshte pjelle besnike e helmetes se Pirros , gjurmen e dokeve Dodinase parahelenase , eshte lakmuar nga aiakasi Leka i Madh per te cilen flet nje monedhe maqedonase me profilin e Aleksandrit , monedhe qe qarkulloi gjate sundimit te Lisinakut 326-281 p.e.s. Madje kete perkrenare e ka mbajtur edhe Filipi i V i Maqedonise 221-179 (Dh.Pilika tek 'Pellazget' f.99 ) Perkrenaren aiakese brez pas brezi e ka perdorur dhe Zogu I dhe me te drejte ne vazhdim kete perkrenare e perdorin dhe forcat ushtarake te Gardes Shteterore te vendit tone .
    It's better to have loved and lost, than to have never loved at all.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-03-2009
    Vendndodhja
    Dikun qatje te kthesa
    Postime
    103
    10) Elena Gjika - Dora D'iatria (1829-1888)
    dijetare e njohur europiane me origjine nga Parga e Camerise , kusherira e Gjon Kapodistrias K/Minister i pare i greqise
    shprehet : ' Populli shqiptar ka nxjerre ushtare e luftetare qe kane cuditur boten me trimerite e tyre .
    11) Naim Frasheri
    ne 1894 shkruan : ' Vertet prindit tane kane pasur emer te madh ne gjithe boten si : Teuta , Pirro , Mehmet Aliu , Kostandini i madh etj ' Pirrua ish nga shqiperia trim qe levdon historia , O fare e trimerise ti femij e Aleksandrit e trimit te shqiptareve e Pirros e te parit .....
    Lidhje gjaku per legjendaret shqiptare prezanton dhe kenga popullore e fshatit Vuno , kenduar deri vone ' Kush ka qene trim nje here Aleksander i madh me vlere , pirrua me shoke te tjere , por nga te gjithe me i zoti ishte Gjergj Kastrioti .....'
    Ne vazhden e ' privatizimeve ' te figurave historike greket figuren e historianit te lashtesise Homerit e trajtojne si figure te paster greke por , e vertete kjo ? Eshte trasheguar brez pas brezi e dhena se mesuesi i Homerit ishte burri i dyte i nenes se tij , nga Itaka ku ruhej edhe sot toponimi ' shkolle e Homerit ' prane disa rrenojash nga hijeroret pellazge te Artemisit , Athinase , Heres si dhe gjurmesh etruske . Antroponimi i shpeshte ne Itake ( sic e verteton vete homeri ) haset jo rastesisht por aq shpesh ne Epir , sidomos tek ainisnet pellazge . Homeri ka bere pershkrime te imta te jetes materiale dhe shpirterore rreth bregdetit Epirot nga Zakynthi ne Korkyre dhe vecanerisht te Itakes tek 'Odiseu ' ne vargjet e kengeve II 167 , IX 21 , XIII 132 , . Po te ishte i huaj per Itaken Homeri nuk mund te bente pershkrime te tilla , gjithashtu Kios , Kolofoni , Argosi , Athina . nuk kane ndonje peshe ne Iliade dhe ' Odise ' prandaj per keto dy arsye pranohet se Itaka eshte vendlindja e Homerit . Nena e Homerit ishte Itakase , njerku dhe mesuesi i tij Femi ishte pellazg ka bere vepra qe i kushtohen se pari botes pellazge, kultures dhe heronjve te saj . Pra ne rrethana te tilla per origjinen e Homerit mund te pranohet haptaz se ishte nje pinjoll pellazg koke e kembe .
    Kohet e fundit kane dale disa arkeologe te quajtur ' epirote ' sherbetore te ' Megali Idhese ' qe shpallen me katolike se Papa , dhe rrahin tju japin athines mesime shovinizmi duke paraqitur Dodonen si jo pellazgo-epirote . Keta ' dijetare' orvaten te paraqesin Dodonen si kryeqender helene te kulluar , se bashku me bijte e saj Molose , Thesprote , Kaone ,te cilesuar me ' urdher te peshkut ' si greke te paster . Nje shtremberim i Tille po helmon opinionin boteror me falsifikime dhe genjeshtra , qe corodisin dhe studiues te virtyshmem dhe me teper kur zeri i shkences shqiptare mungon krejt ne kete drejtim , kjo sepse akademia jone e shkencave nuk mbron interesat tona kombetare , por ato greke . Po te kishte qene Dodona vertet Helene , shteti e kisha apo shovinizmi grek do ta kishin nxjerre ne drite , kur ne fakt ajo sot dergjet nen dhe , duke deshmuar keshtu se nuk i perket qyteterimit helen .
    12) Sharl Pikar (1882-1965)
    ne 1943 ngriti zerin e vet : Dodona e vetmja qender se ciles nuk i eshte kushtuar ende nje germim
    13) Pier Kabahe
    me 1976 shprehet : Ne te vertete mund te duket e cuditshme qe nje Hierore kaq e nderuar ne lashtesi , te mbetet ende ne pritje te nje germimi te madh sistematik ndonese mund ti sjelli c'do vit zbulime te reja arkeologjike .
    Qarqet shoviniste te Athines te bindura se zbulimi i plote i kryeqendres pellazge nuk do ti sillte asnje perfimim , perkundrazi e braktisen Dodonen ne fatin e vet , duke mbytur qe ne rrenje dhe sot e kesaj dite cdo njoftim mbi jeten e saj gjate dymijevjecareve te fundit . periudhe kur ajo s'kishte pushuar se rrezatuari hpur dhe vijueshem karakterin e saj jo helen , shprehimisht ' barbar ' , pellazg , ilir , arberor , shqiptar .
    Megjithate greket jane te detyruar te pranojne nepermjet historiografise greke te perfaqesuar nga G.Kordhatos dhe M.Saqellarios se :
    1- pellazget kane ekzistuar si popull historik qe para ardhjes se heleneve ne ballkan
    2- keta nuk kane asnje lidhje gjenetike me helenet
    Por Dodona pellazge vazhdon te rroje ne veprat e dijetareve dhe autoreve te lashtesise qe jane mbi 80 : Aristofani , Ciceroni , Demosteni , Eskili , Filokseni , Homeri etj.
    Sipas Homerit por dhe historianeve te tjere :
    Epiri fillonte prej gjirit te Korintit ne Jug dhe shtrihej tutje matane Dodone ne Veri (esimoti Helada nuk pipetinte fare ) dhe sipas Herodotit dhe ataukididit ne shek V p.e.s Helada qe ' mekembur ' dhe perfshinte trevat nga Termopilet e poshte ne Jug dhe kater shekuj me vone gjeografi Helen Dionizi i Kalifontit e perjashton Epirin nga Helada
    Pra per te gjithe periudhen midis viteve 1200 p.e.s deri ne 200 te eres tone , Epiri i Moloseve , thesproteve , kaoneve etj
    jo vetem qe nuk pati qene ndonjehere helen , por aso kohe as qe behej fjale per ta ngaterruar sado pak autoktonine e tij
    pra ishte shume e qarte ndarja midis trojeve epirote pellazge dhe atyre helene .
    Vlen te theksohet se pa Dodone dhe pellazge nuk do te kishte patur kurresesi as Zeus as Poseidon , as Artemise as Apolon keshtu me rradhe hyjnite ' greke ' apo ' romake ' . Keshtu nuk eshte e veshtire te kuptohet pse qyteterimi Europian ka preferuar edhe kur e ka kuptuar me se miri te verteten qe te heshte mbi sa me siper . duke vazhduar te
    beje sikur ju beson ende perrallave greke . Do te duhej te ndryshohej krejt historine e qyteterimit te vet , ose te pakten pjesen mbi gjenetiken e tij dhe kjo s'eshte e lehte , sidomos po te kemi parasysh sa e vertete qendron ne anen e nje populli te vogel dhe te diskriminuar mizorisht qe nga lashtesia deri me sot .
    14) George Fred Williams
    historianograf me 1914 shkruan : '' Po te kthehem ne parahistori para se rapsodet homerike tu kendonin hyjnive dhe heronjve mitologjike , para se te shkruhej gjuha greke jetonte jetonte nje popull me emrin pellazget ....
    Shqiptaret jane te vetmit qe kane ardhur deri me sot nga kjo rrace e fuqishme parahistorike . Vetem vitet e fundit eshte percaktuar se pellazget kane qene iliret e lashte , keta ilire kaluan edhe ne itali me emrin Toske sic quhen end ne Shqiperi , ndersa ne itali kane mbetur me emrin si toske , toskane , etruske , Shqipja ka qene gjuha amtare e Aleksandrit te pushtimeve te medha dhe e Pirros se Epirit , nje prej gjeneraleve me te medhenj te historise , i cili qelloi te ishte sfida e fundit e legjioneve te Romes . Eshte tragjedi tej cdo perfytyimi qe kjo rrace e madhe dhe shume e lashte te katandiset ne kete gjendje , e cila meriton te quhet skandali i qyteterimit europian . Nuk eshte per tu cuditur
    qe pushtuesi otoman ndalonte cfaredolloj germimesh ne token shqiptare qe mund ti kujtonin popullit lavdine e tij te dikurshme . C'pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare te hape thesaret e historise se pellazgeve
    Ne vend te epilogut : Ju kujtojme grekeve '' Kur kini borxh , mos kerkoni kusur '' . Borxh na keni Camerine Dodonase epiqender e pellazgeve parahenore , katragjyshet e shqiptareve te sotem .
    It's better to have loved and lost, than to have never loved at all.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-03-2009
    Vendndodhja
    Dikun qatje te kthesa
    Postime
    103
    Aleksandri III, (356-323 p.e.s), mbreti i Maqedonisė, pas pushtimit tė Greqisė nga babai i tij, Filipi II, e shndėrroi atė nė perandori duke u zgjeruar nga Ballkani nė lumin Nil dhe nė Himalaje, duke gjunjėzuar me dhjetėra miliona njerėzish pėrgjatė rrugės. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtėr, biond dhe njė ēehre tė kuqėrremtė dhe sipas historianėve, ishte njė sy tė zi si nata dhe njė tjetėr blu si qielli. 1. Ėshtė stėrvitur nė filozofi nga Aristoteli. Sa prej liderėve tė historisė pohojnė se kanė pasur tutor njė prej filozofėve mė tė mėdhenj? Prej tė gjithė intelektualėve prestigjiozė tė Akademisė sė Athinės, babai i Aleksandrit zgjodhi Aristotelin 384-322 para Krishtit si instruktorin e djalit 13-vjeēar. Aristotelit, i cili kishte qenė student i Platonit, iu ofrua njė shumė e mirė pėr tė lėvizur nė qytetin e Miezas, thellė nė Maqedoni. Nė tempullin e Nimfit ai mėsoi gjeografi, zoologji, politikė dhe mjekėsi.
    2. I vuri emrin kalit Bucefalus. Filipi bleu njė kalė me emrin Bucefalus pėr 13 talenta (1 talent=27 kg ar), por kafsha e inatosur kishte frikė dhe nga hija e vet. Aleksandri vuri bast me tė atin se do tė hipte mbi kalin e rrezikshėm. Ai e ktheu Bucefalusin drejt diellit, nė mėnyrė qė hija t'i binte prapa dhe u ngjit mbi tė. Atėherė babai i tha: "Biri im, duhet tė gjesh njė mbretėri po aq tė madhe sa ambiciet e tua. Maqedonia ėshtė e vogėl pėr ty". Kali i mbeti besnik deri nė vdekje, nė Pakistanin e tanishėm.
    3. E mori fronin e babait pa mėshirė. Babai i Aleksandrit u godit me thikė nga truprojat nė vitin 336 para Krishtit, nė njė banket dasme. Disa mendojnė se Aleksandri fshihej pas vrasjes, madje detyroi Olimpian tė vrasė beben e Filipit nga gruaja e fundit. Aleksandri shiti si skllevėr 30 mijė banorė.
    4. Perfeksionoi stilin ushtarak maqedonas, falangėn. I zhvilluar nga Filipi, falanga ishte njė formacion i ngushtė ushtarėsh, qė me taktikėn e tyre ishin tė pathyeshėm.
    5. Kaloi ngushticėn Hellespont. Pasi solidifikoi sundimin nė Maqedoni dhe Greqi, Aleksandri hodhi vėshtrimin nga Azia dhe Perandoria Perse, qė drejtohej nga Darius III. Me 60 anije, ai kali Hellespont-in, njė ngushticė qė ndan Evropėn me Azinė, qė tani quhet Dadanelles, nė vitin 334 para Krishtit. Kur zbriti nė breg, nguli shpatėn nė rėrė dhe i deklaroi ato toka tė tijat. Vizita e parė ishte pėr turizėm, nė Trojė, pasi mbante nėn jastėk Iliadėn e Homerit.
    6. Zgjidhi nyjėn Gordion. Sipas legjendės, Phrygian-ėt, qė jetonin nė Turqinė qendrore tė sotme, ishin thėnė nga orakulli tė bėnin mbret njeriun e parė qė do tė shkonte nė qytet me njė qerre. Siē e donte fati, ky burrė ishte Gordius, njė fshatar i varfėr. Pas kurorėzimit, Gordiusi ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi nė njė shtyllė jashtė tempullit me lėvore thane qė forcohej me kohėn. Thuhej qė kushdo qė zgjidhte nyjėn do tė pushtonte Azinė. Aleksandrit nuk e la t'i shpėtonte njė mundėsi e tillė, por nė pamundėsi ta zgjidhte, e preu me shpatė nga inati. Qė prej asaj dite, nyja Gordon ėshtė sinonim i njė problemi tė vėshtirė qė kėrkon njė zgjidhje origjinale.
    7. Thjesht hyjnor, biri i deklaruar i perėndive. Pasi mundi persianėt nė betejėn e Isusit, Aleksandri vendosi tė hyjė nė Egjipt, qė ishte nėn sundimin pers prej 200 vitesh. Egjiptianėt i urrenin persianėt pėr taksat e rėnda dhe jotelarancėn fetare. Ata e vajosėn me kėnaqėsi Aleksandrin si faraon, duke nxitur njė shkėmbim kulturor mes Greqisė dhe Egjiptit qė zgjati 3 qind vjet. Nė tempullin e Zeusit nė Egjipt, priftėrinjtė i thanė se ishte djali i Zeusit, gjė tė cilėn pavarėsisht nė e besonte apo jo, e pėrdori pėr avantazhin e tij.
    8. Themeloi Aleksandrinė. Pėrveē ngritjes sė qyteteve, Aleksandri themeloi 20 tė reja, duke i vėnė emrin e tij. Mė jetėgjata ėshtė Aleksandria nė bregun e deltės sė Nilit.
    9. Mposhti persianėt. Prej mė pak se njė viti nė Egjipt, Aleksandri vendosi tė ndjekė perandorin pers, Darius III. Me njė ushtri prej 47 mijė forcash pėrballė 200 mijė ushtarėve tė Dariusit, Aleksandri ndau forcat perse. Dariusi shpėtoi me kalė, por u vra mė vonė nga njė prej burrave tė tij.
    10. E zgjeroi perandorinė nė Indi. Vizioni i tij nė Azi pėrfundoi nė pjesėn tjetėr tė Indisė. Duke dashur tė pushtojė kontinentin, ai i bindi ushtarėt tė marshonin nė lindje. Malet i lodhėn burrat e tij. Shpejt e kuptoi se Azia ishte mė e madhe nga ē'e kish imagjinuar. Atėherė mblodhi ushtrinė e tij dhe u kthye, por nga njė tjetėr rrugė dhe ky ishte gabimi i Aleksandrit. 15 mijė burra vdiqėn nga uria dhe nxehtėsia nė shkretėtirėn Gedrosan, mė shumė nga ē'humbi nė betejė. Udhėtimi bėri tė vetėn dhe nė shėndetin e Aleksandrit. Nė njė banket nė Babiloni, ai piu shumė dhe u sėmur, me siguri pėr shkak tė malaries. Vdiq disa ditė mė vonė nė moshėn 33-vjeēare.
    It's better to have loved and lost, than to have never loved at all.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-03-2009
    Vendndodhja
    Dikun qatje te kthesa
    Postime
    103
    Frang Bardhi-"Vendlindja e Lekės ėshtė Petrela"

    Figurat e shquara tė historisė botėrore,
    Pirroja dhe Aleksandri i Madh i kanė frymėzuar
    dhe inkurajuar ndjeshėm shqiptarėt nė luftėrat e tyre
    pėr liri e pavarėsi. Duke filluar sė paku nga
    shek. XV, shqiptarėt i kanė konsideruar ata
    si paraardhės tė denjė tė tyre.
    Arsyet pėrse kėto figura u bėnė kaq popullore dhe
    hynė aq thėllė nė ndėrgjegjen e shqiptarėve
    duhen kėrkuar nė lėvizjen humniste tė rilindjes
    italiane, nė njohjen e historisė dhe kulturės
    antike, nė leximin nga elita intelektuale
    shqiptare e kohės sė trashėgimisė antike, tė
    veprave tė autoreve tė greko-romakė dhe tė
    gjithė letėrsisė humaniste, me pikėsynim njohjen
    e rrėnjėve tė historinė sė vendit, tė sė
    kaluarės sė tij etj.
    Kėshtu, historiani i ynė i shquar, M. Barleti, qė nė
    titullin e veprės sė tij “Historia e
    Skėnderbeut” e njehson Skėnderbeun si
    epirotas: “Marin Barleti, shkodran, mbi jetėn
    dhe veprat e Skėnderbeut, princit shumė tė
    ndritur tė epirotasve”. Nė dedikimin qė Barleti i
    bėn nipit tė Skėnderbeut, kastriotasit don
    Ferrante, autori shkruan: “Kur mendoj, o
    princ i ndritur don Ferrante, gjendjen e
    tanishme tė Epirit dhe se si kjo gjenje ka qenė dikur,
    nuk mund ta shkruaj historinė e saj”. Barleti
    e vendos principatėn e Kastriotėve nė Epir.
    “Gjatė kėsaj kohe nė Epir - shkruan ai -
    shquhej ndėrmjet mbretėrve tė vegjėl dhe
    princėrve tė tjerė emri fisnik i Gjon Kastiotit pėr
    sundimin e tij si nė qytete tė tjera e nė Krujė
    veēanėrisht”. Por njėherėsh me Pirron Barleti
    njeh si pararadhės tė shqiptarėve edhe
    Aleksandrin e Maqedonisė. Kjo shprehet sidomos
    qartė nė hyrjen e veprės, kur autori spjegon shkaqet
    qė e nxisin tė shkruajė historinė e
    Skėnderbeut: “Pėrkundrazi, gjithė lumturia
    dhe lavdia epirote u pėrplas pėrdhe nga kulmi
    i saj me nam, pothuaj nė njė ēast dhe liria u shemb
    e u thėrrmua aq sa tė mos duket tanimė fare
    asnjė gjurmė dhe asnjė shenjė e bujarisė sė
    stėrlashtė. Prandaj sikur tė ngjallej ai
    Aleksandri i mjerė qė i pari bėri tė mbahej
    nė gojė emri i fisit dhe i skeptrit nė zverk
    tė gjithė atyre popujve, sikur tė kthehej nė
    kėtė jetė ai mjeshtri i luftėrave, Pirroja,
    me siguri, nuk do ta njihnin Maqedoninė e tyre, nėnėn
    e kryetrimave, do ta braktisnin vendin qė e
    patėn vatėr tė lirisė dhe do ta pėrbuznin si
    tė zvetėnuar.” (M. Barleti, Historia e
    Skėnderbeut, f. 50).
    Barleti pra pėrdor dy koncepte pėr Shqipėrinė e
    kohės sė tij, konceptin Epir dhe Maqedoni. Duke
    bėrė fjalė pėr rrethimin e dytė tė Shkodrės
    dhe pushtimin e saj nga turqit (1479) Barleti
    shkruan kėto fjalė pėr Maqedoninė. Sulltani
    “menjėherė u hodh nė Maqedoni qė sot nė
    gjuhėn popullore quhet Arbėri, sepse arbėrorėt
    e atij vėndi thuajse tė gjithė flasin gjuhėn
    arbėrore”. Nė kėtė vepėr pushtimin e
    Shqipėrisė Barleti e quan pushitm tė
    Maqedonisė nisur nga fakti se Shqipėria
    kishtė qenė pjesė e saj nė kohėn e Aleksandrit
    tė Madh. ”Shkrodra - shkruan Barleti - ėshtė qendra
    e bregut tė Maqedonisė dhe e asaj pjese tė
    Dalmacisė qė e ka afėr…”, ndėrsa mė tej
    shkruan se “Shkodra ishte qyteti mė i
    pėrmendur dhe kryeqendra e Shėqipėrisė.”
    Sulmet e para turke mbi tokat shqiptare
    Barleti i quan sulme tė ndėrmarrra ndaj Maqedonisė.
    Kėtė emėrtim pėr vendin pėrdor autori kur bėn
    fjalė pėr betejėn qė u zhvillua Savėr (afėr
    Lushnjės) midis turqve dhe Balshės II (1385).
    Por krahas emėrtimit ”Maqedoni” Barleti
    pėrdor edhe emėrtimin “Epir”. “Epiri vdiq -
    shkruan ai - bashkė me kryetrimin (Skėnderbeun - LM).
    (Barleti, vep. cit. f. 51).
    Barleti, si tė gjithė humanistėt e kohės, bazohej
    tek autorėt e vjetėr greko-latinė, si Homeri,
    Straboni, Plini, Platoni, Lukani, Katoni,
    Cezari. Pra, Barleti pėrdor pėr vendin e tij,
    Shqipėrinė, emėrtime antike, tė njohura prej
    autorėve tė vjetėr tė lartpėrmėndur.
    Sipas Strabonit, ilirėt dhe epirotėt ndaheshin me
    grekėt e vjetėr nė Akarnani. “Sipas Eforit, -
    shkruan vetė Straboni nė veprėn e tij
    “Gjeografia” (libri VII, paragrafi VI) -
    fillimi i Greqisė nė perėndim ėshtė
    Akarnania”. Sipas Herodotit, Greqia e vjetėr shkonte
    deri nė grykėn e Teropileve. Duke bėrė fjalė
    pėr luftėn nė grykėn e e Termopilave Herodoti
    njofton se “grekėt vunė mbretin Leonidha me
    300 spartanė tė mbronin grykėn e Termopileve,
    me qėllim qė barabarėve (persėve - LM) t’u
    ndalohej hyrja nė Greqi. Pra, gryka e Termopileve
    shėnonte kufirin verior tė Greqisė. Sipas
    Hamondit, njė studiues i shquar anglez,
    Straboni ka bėrė njė dallim tė plotė midis
    fiseve ilire, fiseve epirote dhe fiseve greke. Vija
    ndarėse nė jug midis ilirėve dhe epirotėve
    ishin malet Akrokeraune (malet e Vetėtimės -
    LM), ndėrsa vija ndarėse midis epirotėve dhe
    grekėve ishtė gjiri i i Ambrakisė (sot gjiri
    i Artės - LM ) Ndėrsa vija ndarėse midis grekėve
    dhe Tesalisė ishte lumi Peneus. Pra, Tesalia nuk
    ishtė tokė greke.
    Po kėshtu shkruan edhe Skylaksi, njė tjetėr autor i
    vjetėr. Sipas tij, Greqia fillonte nga qyteti
    i Ambrakisė. Nė veprėn e tij ”Peripleus”, ai
    shkruan se “pas Thesprotisė vijnė mollosėt
    dhe pas tyre Ambrakia, njė qytet grek”.
    Tuqididi dhe Straboni i quajnė fiset epirote jo
    popullsi greke.
    Historiani i shquar i antikitetit, Teodor
    Momsen, i quan epirotėt “shqiptarė tė
    antikitetit”. Nė librin e tij “Storia di
    Roma” (1903), duke bėrė fjalė pėr Pirron dhe
    marrjen e pushtetit nga ana e tij, Momsen shkruan se
    ”…tė gjithė shtrėnguan radhėt rreth tij,
    epirotėt, trima, shqiptarėt e antikitetit” (i
    valorosi epiroti, gli albanesi
    dell’antichitį). Nisur nga kėta autorė Barleti
    e quan Skėnderbeun “epirotas” dhe Shqipėrinė
    herė Epir dhe herė Maqedoni. Madje, ai shkruan “Epiri
    ose Maqedonia”, emra kėta tė pėrdorur nga
    autorėt e vjetėr pėr trojet e shqiptarėve tė
    kohės sė tij. “Epirotas” e quajnė Skėnderbeun
    edhe shumė historianė tė tjerė humanistė tė
    shek. XV - XVI.
    Antonius Sabelicus (1436 – 1506) nė veprėn e tij
    “Historia e Venedikut” (Rerum Venetiarum),
    duke folur pėr Skėnderbeun e quan atė
    “epirotas”, ndėrsa zotėrimet e tij Epir.
    Edhe njė autor tjetėr, anonim, nė njė vepėr
    me karakter panegjerik, kushtuar perandorėve
    tė Bizantit, tė shkruar rreth viteve 1427 -
    1446 shkruan se “Epiri banohej nga shqiptarė.”
    “Edhe tani - shkruan ky autor - gjithė ai vend (Epiri
    - LM) banohet i veēuar, nė grupe tė vogla dhe
    fshatra nga popullsi shqiptaro-ilire”.
    Dhimitėr Frangu, njė bashkėkohės i
    Skėnderbeut, e quan Epirin pjesė tė Shqipėrisė.
    “Skėnderbeu, princi i Epirit -shkruan Frangu - ishte
    djali i vogėl i zotit Gjon Kastrioti qė
    zotėronte atė pjesė tė Shqipėrisė qė quhet
    Emathia (Mat) dhe Tumenisht” (Demetrio
    Frango, Commentario delle cose dei turchi et del S.
    Georgio Scanderbeg, principe di Epiro”
    Venetia, 1539). Edhe Marin Beēikemi, njė
    shkrimtar humanist i shek. XV qė ka lėnė njė
    pėrshkrim tė rrethimit tė parė tė Shkodrės
    nga turqit (1474), pushtimin e Shqipėrisė nga kėta nė
    kohėn e Gjon Kastiotit e quan pushtim tė
    “Epirit”.
    Tė dhėna interesante pėr Epirin jepen edhe nė
    letėrkėmbimin midis Skėnderbeut dhe sulltan
    Mehmetit II, pėr tė cilin bėn fjalė Dhimitėr
    Frangu. Sipas tij, Mehmeti II nė kėmbim tė
    paqes pranonte ta quante Skėnderbeun “princ
    tė epirotėve” (Prencipe delli Epirensi). Ndėrsa
    Skėnderbeu nė pėrgjigje tė tij i bėnte tė
    ditur se kėtė titull e kishte marrė prej
    kohėsh “pėr hir tė Zotit”. Skėnderbeu i
    shkruante Mehmetit II edhe pėr kurorėzimin qė
    priste ng Papa Piu II si “mbret i Epirit dhe i tė
    gjithė provincės sė Shqipėrisė” (Re
    dell’Epiro et di tutta la provincia
    d’Albania). Burimet historike tė nxjerra nga
    arkivat e kohės provojnė se edhe veten dhe shqiptarėt
    e quanin veten epirotas dhe pasardhės tė
    Pirros dhe tė Aleksandrit tė Madh tė
    Maqedonisė. Ėshtė e njohur njė letėr e tij
    dėrguar mė 31 tetor 1460 njė princi italian
    tė Tarentinit Johan Antonius de Ursinis.
    “Nė qoftė se kronikat tona nuk gėnjejnė, ne
    quhemi epirotė”. Skėnderbeu pėrmend nė letėr
    si paraardhės tė shqiptarėve edhe Pirron e Epirit dhe
    luftėrat e tij fitimtare nė Itali. Besimi se
    shqiptarėt rridhnin nga Pirroja ishte mė se i
    pėrgjithshėm edhe te turqit. Duke bėrė fjalė
    pėr qėndresėn heroike tė shkodranėve nė 1478
    - 1479, Barleti shkruan kėto fjalė tė thėna
    nga njė oficer i lartė turk: “… njeriu nė
    botė ndjek gjurmėt e gjakut e tė fisit tė
    vet, ky ėshtė ligj, pra edhe shqiptarėt kanė shpirtin
    dhe zjarrin e Pirros, sepse prej tij
    rrjedhin.”
    Kjo letėr tregon se nė vetėdijėn e tyre shqiptarėt
    e njihnin veten si pasardhės tė Pirros dhe
    njėherėsh tė Aleksandrit tė Madh tė
    Maqedonisė. Nė “Shqipėri” e vendos Epirin
    edhe njė bashkėkohės tjetėr i Skėnderbeut,
    Gjon Muzaka. Nė kronikėn e tij tė shkruar nė mėrgim,
    pas pushtimit tė vendit, autori shkruan
    “l’Epiro in Albania”. Po kėshtu, edhe
    shkrimtari i ynė Frang Bardhi nė kapitullin
    tretė tė fjalorit tė tij, kur pėrshkruan fjalėn
    “Arbni” shkruan se “ky ėshtė emri i saktė i
    disa kėshtellave qė i pėrkasin asaj pjese tė
    Maqedonisė e cila quhet Epir ose Albani” (Hoc
    est propria nomina nonnularum, atque
    Castellorum ad eam partem Macedoniae spectantium, quae
    Epirus sive Albania dicitur). Duke bėrė fjalė
    pėr Shkodrėn, autori shkruan se ky qytet
    ndodhet nė Epir ose ndryshe Shqipėri (Scodra
    - vrbs in Epiro, seu Albania).
    Si sinonim tė Shqipėrisė e quan Epirin edhe gjeografi
    i shquar i shek. XVI Gerardius Mecator (1512 -
    1594). Nė atlasin e tij, “Theatrum Orbis”,
    autori shkruan: “Epiri, i quajtur ndryshe
    Shqipėri” (L’Epiro detto l’Albania). Njė
    barazim tė tillė tė “Arbėrisė” me Maqedoninė
    bėn edhe historiani humanist Gjergj Merula nė
    veprėn e tij qė bėn fjalė pėr rrethimin e parė
    tė Shkodrės nga turqit mė 1474. Sipas tij sulltani “…
    vendosi tė sulmonte atė pjesė tė Maqedonisė
    qė gjendet buzė Adriatikut e qė sot quhet
    Arbėri”. Po ashtu, sipas tij, “Shkodra ishtė
    mu nė kufi me Dalmacinė dhe Maqedoniė”. Mė
    tej, bazuar tek autorėt e vjetėr, Merula
    shkruan se lumi i Lezhės “ndan Dalmacinė nga
    Maqedonia”. Duke bėrė fjalė pėr ardhjen e
    ushtrisė sė madhe turke, autori shkruan se
    tmerri pėrfshiu jo vetėm krahinėn e Shkodrės,
    por tė gjithė “banorėt e bregut tė Ilirisė
    dhe tė Maqedonisė”, pra tėrė vendin. Frang
    Bardhi e quan gjuhėn epirote gjuhė shqipe, tė
    cilėn turqit e quajnė “arnautēe”. (Epirote =
    Iarbenesche, Turciche Arnautlar). Po kėshtu edhe Budi
    e quan shqipen gjuhe epirote. Kėtė autori e
    shpreh qartė qė nė titullin e veprės “Pasqyrė
    e tė rrėfyemit” pėr tė cilėn thotė se e ka
    pėrkthyer nė gjuhėn epirote (Speculum
    Confessionis, In epiroticum linguam a Pietro
    Budi... traslatum. Roma, 1621).
    Por, siē u tha, krahas Pirros autorė tė ndryshėm
    bėjnė referenca tė shqiptarėve edhe me Aleksandrin
    e Madh. Arsyet duhen kėrkuar nė faktin se e
    ėma e tij ishte Olimpia, njė grua jo greke,
    por epirote. Njė nga statutet e Shkodrės, tė
    botuara kohėt e fundit (Statuti di Scutari),
    hapet me njė privilegj dhėnė Shkodrės nga Aleksandri
    i Madh. Barleti e shpjegon emrin e Skėnderbeut
    nga Aleksandri i Madh i Maqedonisė, pikėrisht
    nisur nga fakti se shqiptarėt e konsideronin
    vetėn pasardhės tė tij.
    Frang Bardhi shkruan se Shkodra ishte themeluar prej
    Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė (Scodra
    esse conditam ab Alexandro Magno). Bardhi
    shkruan se kėtė e besonin edhe vetė turqit dhe
    pikėrisht pėr kėtė arsye edhe e quanin
    Skėnderia pėr ta dalluar nga qyteti i
    Aleksandrisė nė Egjipt, i themeluar nga
    Aleksandri i Madh. Mendimi se Shkodra ishte theemluar
    nga Aleksandri i Madh qarkullonte nė fakt qė
    nė kohė tė Barletit. “Tashti pra, shkruan
    Barleti - disa tė huaj thonė se Shkodra paska
    qėnė themeluar nga Aleksandri i Madh.” Sipas Barletit,
    kėtė e besonin tė gjithė “… edhe vetė
    muhamedanėt shkojnė me kėtė arsyetim, sepse Shkodrėn
    nė gjuhėn e vet e quajnė Skanderi dhe ky
    arsyetim, sipas shpjegimit tė tyre, ėshtė njė
    me emrin Aleksandri. Barleti vetė nuk e
    besonte kėtė mendim. Sipas tij, Shkodra ishte
    mė e vjetėr dhe themelimim e saj ai e lidh me tė
    dhėna tė tjera. Pavarėsisht nga kjo, edhe Barleti e
    shpjegon emrin e Skėnderbeut si njė emėr tė
    dhėnė nga turqit nė kujtim tė Aleksandrit tė
    Madh qė shqiptarėt e konsideronin paraardhės
    tė fisit tė tyre. Kėshtu, duke bėrė fjalė pėr
    ndryshimin e emrave tė bijve tė Gjon
    Kastriotit nga turqit, Barleti shkruan: “Epirotėve,
    pasi ua ndėrruan emrat e parė, u vunė tė tjerė,
    tė ndryshėm, sipas zakonit tė asaj gjindjeje.
    Gjergji, qoftė rastėsisht, qoftė pse ishte mė
    i dalluari ndėr tė tjerėt pėr natyrėn e tij,
    u quajt Skėnder, qė ėshtė baraz me (emrin)
    tonė Aleksandėr”. Barleti bėn tė qartė se
    Skėnderbeu e mbante Aleksandrin si paraardhės
    tė shqiptarėve. Kėshtu, nė njė rast, duke i
    dhėnė zemėr ushtrarėve tė tij, Skėnderbeu u
    pėrmend atyre thyerjen e Darit tė Persisė “nga
    Aleksandri ynė” (Barleti, vep. cit. f. 224). Duke
    pėrshkruar gėzimin e madh tė shqiptarėve pėr
    fitoren kundėr turqve nė rrethimin e parė tė
    Krujės, Barleti shkruan: “Njerėzve, kur
    shikonin atė rini luftarake dhe kur shikonin
    atė lule burrash rreth Skėnderbeut, nuk u dukej aq
    ēudi qė fuqitė e Muratit ishin thyer prej
    arbėrve. Me tė vėrtetė, ishte kthyer pėrsėri
    shkėlqimi i lashtė i Maqedonisė dhe dukej se
    kishin ardhur prapė, tamam siē ishin dikur
    kohėt tanimė tė harruara tė Aleksandrit dhe
    tė Pirros.” (Barleti, vep. cit. f. 285). Si paraardhės
    tė shqiptarėve e njihnin Aleksandrin e Madh
    edhe shtetet e tjera tė kohės, si Republika
    tregare e Raguzės (Dubrovniku). Kur
    Skėnderbeu me ushtrinė e tij u prit aty nga
    autoritetet e vendit (gjatė kalimit tė tij
    pėr nė mbretėrinė e Napolit), nė fjalimin e
    rastit, tė mbajtur nga shkrimtari David, duke
    i uruar atij fitore, oratori tha midis tė tjerave se
    “I lumtur do tė shkosh, o princ i pathyeshėm,
    mė i lumtur do tė kthehesh. As Aleksandri yt
    epirotas, as ai Pirroja, mbreti rrufe i
    epirotasve dhe mjeshtri i luftėrave, nuk u kthyen
    fitimtarė nga Italia, ashtu siē do tė kthehesh nė
    atdhe i lumtur e fitimtar ti, o mbret i
    fuqishėm dhe bujar”. Vetė Skėnderbeu, sipas
    Barletit, nė ēastin e vdekjes pėrmend nė
    porositė qė i lė tė birit fjalėt qė Filipi II
    i Maqedonisė i lė tė birit tė tij Aleksandrit
    tė Madh. Autorė tė tjerė shqiptarė, si Frang
    Bardhi, i cituar mė lart besonin madje se Aleksandri
    i Madh kishte lindur nė Petrelė. Autorėt e
    vjetėr njoftonin se Aleksandri kishte lindur
    nė Pella. Sipas Bardhit, “Pella” nuk ishte
    tjetėr veēse Petrela. Studiuesi i njohur J.
    Falemerajer nė veprėn e tij “Elementi
    shqiptar nė Greqi” shkruan se “Maqedonasit e
    vjetėr, fitimtarėt e Athinės e tė Babilonisė,
    kishin farefisni me shiptaro-epirotas-ilirianėt”.
    Edhe patrioti i shquar Mėrkur Bua pretendonte se
    rridhte nga Pirroja dhe maqedonasit. Dihet se
    nė fund tė shek. tė kaluar mercenarėt
    shqiptarė tė mbretėrisė sė Napolit mbanin emrin
    “regjimenti i maqedonasve” (reggimento dei macedoni).
    __________________
    Ah! Ktū, Shqyptarė, po, ktū; e m’vorr t’Kastrijotit
    Per rreth Flamurit t’onė t’gjith t’bāhmi ‘i vllą,
    Edhč t’apim shoshojt besen e Zotit
    Se per Atdhé na kem’ m’u orvatė pa dį,
    Tue shkrī per te tė gjitha ditt e motit:
    Se para t’ gjith nė vorr na kem’ me u kjį,
    Se e lāmė Shqypnķn me e shkelė prap themra e huej.
    Posė Zotit n’qiellė, s’do t’i sherbejm mā kuej
    It's better to have loved and lost, than to have never loved at all.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-03-2009
    Vendndodhja
    Dikun qatje te kthesa
    Postime
    103
    Aleksandri i Greqisė apo i Shqipėtarėve?!


    Emri i Aleksandrit tė madh ende vazhdon tė krijojė trubullira politike edhe sot kėtu e dymijė e dyqind vjet nga vdekja e tij duke bėrė qė politikat e vendeve tė ndryshme tė varen shpeshherė nga lavdia dhe emri i tij pėr ta privatizuar.
    A ishte grek Aleksandri? Ēfarė e lidhte atė me shqiptarėt dhe grekėt mbretin e Maqedonisė Antike?
    Disa pseudo historianė tė sotėm tė fqinjėve tanė tė afėrt dhe tė largėt pretendojnė qė Leka i Madh nuk ka prejardhje shqiptare. Por historianėt e lashtė kanė lėnė shėnime qė tregojnė se Aleksandri i madh ishte i biri i mbreti tė Maqedonisė Filipit II dhe i Olimbisė, njė princeshė Ilire e bija e mbretit tė Epirit Neoptolemi I.
    Shumė shkrues tė historisė Antike ndėr ta babai i historisė greke Herodoti dhe Tukidi na lajmėrojnė se Pellazgjėt (shqiptarėt) janė popull para grekėve “proelinioi

    FILIPI II

    Filipi lindi nė vitin 382 p.K., nga njė baba maqedon dhe nėnėn e kishte ilir e cila quhej Euridike dhe ishte nga fisi ilir i Lynkestisė. Lynkestėt ishin ilirė, kėtė na e dėshmojnė studiuesit dhe historianėt antikė si: Livi, Plini, Straboini, Ptolemeu etj.
    Ilirėt Lynkestė banoni pėrreth liqenit ėt Ohrit dhe kryeqytet kishin Manastirin e sotėm. Pra, vetė Filipi ishte gjysmė maqedonas dhe gjysėm ilir. Mbas vdekjes tė babait Amynta, Euridikja e dėrgon Filipin nė Iliri tek Lynkestėt. Dhe mė tej nė Tebė. Mbas disa vitesh Filipi bėhet mbret i Maqedonisė mė 359 p. K.
    Filipi u martua me iliren Olimbi dhe nga kjo martesė do tė lindte Kleopatra, Kynėna dhe Aleksandri, njė burrė i fort, njė legjendė Biblike.
    Filipi me tė hipur nė frontin e Maqedonasve nėnshtroi fisin e nėnės sė tij Lynkestėt tė cilėt kishin udhėhequr politikėn e maqedonasve. Mė tej Filipi i drejtoi synimet e tij pėr tė spastruar territoret e Maqedonisė nga kolonėt grekė. Ai shtiri nė dorė Selanikun, Thraqin, Skithinė etj., duke zhdukur mbi 200 koloni greke.
    Demosdenin i cili ishte oratori mė i madh grek i quajtur edhe mbrojtėsi i grekėve kundra maqedonasve ka thėnė pėr Filipin mbasi pushtoi tė tėrė Greqinė nė ligjėratėn e tij tė titulluar “FILIPIKA e Tretė” thotė: “Filipi, jo vetėm qė nuk ėshtė grek, edhe asnjė lidhje nuk ka farefis me grekėrit, por ai ėshtė njė murtajė e ndyrė e Maqedonisė...”. Ndėrsa Straboni shkruan: “Maqedonasit janė quajtur si paion”. Por nga historia kemi mėsuar se nė tė vėrtetė paionėt ishin ilirė.
    Pasi Filipi e ndau Olimbinė ajo bashkė me Aleksandrin shkuan pėr disa kohė tė jetojnė mbretėrinė e Lynkestėve. Atėherė Filipi i shpalli luftė Lynkestėve, por gjatė betejės ai desh u vra. Mė tej Filipi kėrkoi qė Aleksandri tė kthehej nė Maqedoni, por Aleksandri kėmbėngulės i vuri kusht qė tė kthehej edhe nėna e tij Olimbia dhe tė respektohej si mbretėreshė. Fili e pranoi kushtin. Ai pėr tu afruar me fisin ilir tė Olimbisė kėrkoi qė vajza e tij Kleopatra tė martohej me mbretin e Epirit vėllanė e Olimbisė. Gjatė dasmės, Aleksandri nė bashkėpunim me nėnėn e tij dhanė urdhėr qė Filipi tė vritej. Gjatė dasmės njė ushtar maqedonas i afrohej Filipit dhe i ngul thikėn nė zemėr duke e lėnė te vdekur nė vend atė. Me ngjitjen e Aleksandėrit nė frontin e Maqedonasve Olimbia e vret gruan e re tė Filipit bashkė me fėmijėt e saj.

    OLIMBIA

    Gruaja e Filipi dhe nėna e Aleksandri tė Madh Olimbia vinte nga visi i Ilirėve tė Epiriotėve. Olimbia ishte stėrmbesė e mbretit tė Mirmidonėve Akilit i cili u vra nė luftėn Trojė. Pra Olimbia ishte e bija e mbretit tė Epirit Neoptolemi I, i cili rridhte nga fisi i Pirro Neoptolemi djali i Akilit. Pirro Neoptolemi mbas luftės sė Trojės u vendos nė Toskėri duke themeluar mbretėrinė e Epirit. Pirro Neoptolemi ėshtė stėrgjyshi i Pirros sė Madh qė luftoi deri nė Romė nė shekullin III pėrpara Krishtit. Olimbia dhe Pirrua janė kushurinjė tė parė. Emri i vėrtetė i Olimbisė ishte Mirtal, pra edhe kjo njė fjalė shqipe e pėrbėrė nga MIR-DAL(nė gjuhėn shqipe shpesh herė shkronja T ngatėrrohet me D, sikurse S me Z, etj.). Mė vonė Mirtalia u quajt Olimbia. Edhe kjo fjalė rrjedh nga gjuha shqipe tė cilėn do ta shpjegojė mė poshtė. Olimbia ishte shumė bukur me flokė tė verdha me onde tė gjata. Bukurisė sė Olimbisė nuk i rezistoi Filipi i cila la gruan e tij tė parė qė ishte ilire dhe quhej Audata. Siē duket bukuria e veēantė, zgjuarsia e Mirtalisė ka bėrė qė mė tej ajo tė thirrej me emrin madhėshtor Olimbi...
    Olimbia ėshtė njė emėr shqiptar qė pėrbėhet nga bashkimi i fjalėve pellazgje OLI dhe MBI. OLI do tė thotė i madh dhe MBI, sipėr. Emri OLIMBI ėshtė njė emėr qė tregon madhėshti. Lojėrat mė tė mėdha nė botė quhen Lojrat OLIMBIKE, mali mė i madh nė Greqi quhet Mali i OLIMBIT. Pra, emri Olimbi ka kuptimin e madhėshtisė “MBI TĖ GJITHĖ”. Dhe vėrtetė a nuk janė Lojrat Olimbike aktiviteti mė i madh sportivė nė botė?
    Sot gjuhėtarėt shqiptar e ngatėrrojnė fjalėn Olimbi me Olimpi. Fjala OLIMBI nė greqisht shkruhet OLIMPI dhe shqiptohet OLIMBI. Shkronja MP nė greqisht ėshtė B dhe nė disa raste MB. Gjuhėtarėt shqiptar kanė bėrė deri mė sot transkriptim tė fjalės greke OLIMBI, duke bėrė qė kjo fjalė tė humbi kuptimin e saj qė rrjedh nga gjuha shqipe(pellazgjike)... Gjuhėtarėt tanė me dashje ose pa dashje kanė bėrė shumė gabime nė disa fjalėt shqipe duke i quajtur si fjalė tė ardhura nga greqishtja, sllavishtja, latinishtja etj. Por po tė studiohet mė thellė do kuptojmė se kemi fjalė tė gjuhės shqipe tė pėrvetėsuara nga gjuhėt e tjera.

    ALEKSANDRI I MADH

    Plutarku shkruan pėr Aleksandrin e Madh se ai ishte biond, me njė pėrskuqje tė lehtė nė faqe dhe nė gjoks. Dua tė shtoj se edhe Pirrua i ynė kishte njė pėrskuqje nė tė tėrė fytyrėn e tij. Aleksandri pamjen e jashtme i ngjante nėnės sė tij Olimbisė dhe dajallarėve tė tij qė ishin nga fisi ilir i Epirit.
    Filipi pėr tė mėsuar Aleksandrin nė edukimin e tij mori dy mėsues Leonidhėn qė ishte kushėri me Olimbinė dhe Lisimakun qė edhe ky ishte nga krahina e Dodonės Pellazgjike. Pra siē del nga historia me edukimin e Aleksandrit u morėn dy mėsues ilirė. Mė vonė Filipi solli edhe Aristotelin, njė filozof i zoti nga Selaniku pėr tė mėsuar Aleksandri gjuhėn greke dhe letėrsinė e tyre.
    Nė moshėn 18 vjeēare Aleksandri nė krye tė 2000 kalosėr mposhti ushtrinė e Athinės. Mbas vrasjes sė Filipi Aleksandri nė moshėn 20 vjeēare bėhet mbret i Maqedonisė dhe i Greqisė nė njė moshė tė re nė verėn e vitit 336 p.K. Nė vjeshtėn e vitit 335 p.K Aleksandri i Madh u kthye nė Pellė pėr tė pėrgatitur planin e tij tė madh pėr tė pushtuar Azinė dhe tė shkatėrronte perandorinė perse.
    Aleksandri gjatė udhėtimit tė tij pėr nė Azi bėri edhe njė ndalesė tė vogėl nė bregdetin e Trojės qė tashmė ishte shkatėrruar e tėra nga lufta dhjetėvjeēare midis Trojanėve dhe Akejve. Kur mbėrriti nė Trojė Aleksandri u mallėngjye. Ai, librin mė tė dashur kishte ILIADĖN dhe nėpėrmjet Iliadės kishte mėsuar pėr Trojėn dhe luftėn e saj. Gjatė vizitės nė Trojėn e shkatėrruar Aleksandri bėri fli nė kujtim tė mbretit tė pafat tė Trojanėve Priamit tė cilin e kishte vrarė djali i Akilit, Pirroja. Por nga heronjtė e luftės sė Trojės ai adhuronte Akilin mbretin e Mirmidonėve qė e kishte stėrgjyshin e tij nga nėna.
    Ishte mėngjesi i 3 qershorit ėt vitit 323 p.K., kur Aleksandri ndjeu se kishte zjarrmi tė brėndėshme, pasi bėri njė banjė ai ushtri pėrsėri nė gjumė. Kur u zgjua thirri tė gjithė gjeneralėt pėr planin e betejės, por pa se vetė ai ishte i pamundur. Pėr disa ditė ai rėnkoi nė shtrat nga temperatura e lartė dhe mė 13 qershor vdiq nė krevat i sėmurė. Kėshtu, mbreti i Maqedonisė qė kishte mposhtur nė fillim Greqinė dhe i kishte marrė emrin nuk mundi tė realizonte ėndrrėn e tij pėr tė pushtuar tėrė botėn. Ai pėr dhjet vjet pushtoi pjesėn mė tė madhe tė botės, ndėrsa stėrgjyshi i tij Akili me aleatėt e tij iu deshėn dhjetė vite pėr tė mposhtur Trojanėt me dredhi.
    Aleksandri vdiq, por mbeti gjallė emri, legjenda e tij. Lavdia e tij ndriēon e herė errėson dhe krijon probleme, dymijė e dyqind vjet pas vdekjes sė tij
    Sipas disa studiuesve tė huaj Aleksandri i madhe quhej Meryamun Aleksandri, kėtė mendim studiuesit e mbėshtesin nė njė mbishkrim qė ėshtė gjetur nė Egjipt.
    Ku thuhej nė njė citim “meryamun setepenra Aleksandros”. Kjo ėshtė njė dėshmi qė tregon se emri Aleksandėr ėshtė i mėvonshėm. Ose mė mirė tė themi qė ėshtė Llagap. Shpesh herė duhet tė na punojė logjika e thjeshtė pėr tė mėsuar shumė tė fshehta tė njerėzve nė kohėn antike. Po ta ndajmė emrin ALEKSANDĖR nė tre pjesė do tė lexojmė tre fjalė, A-LEKS-ANDĖR, qė do tė thotė: A ėshtė fjala e sotme shqipe ĖSHTĖ, LEKS q; ėshtė emri LEK dhe ANDRA ėshtė njė fjalė e vjetėr pellazgje qė e pėrdorin grekėt sot, dhe do tė thotė BURRĖ. Pra, emrin ALEKSANDĖR do tė thotė LĖKA ĖSHTĖ BURRĖ. Dhe me tė vėrtetė Leka ishte burrė i madh qė mbeti nė historinė e botės. Sot shqiptarėt emrin Aleksandėr e kanė nė disa variante si: LEK, ALEKS, SANDRI, LEKSANDĖR. Shqiptarėt qė njihen ne Itali me emrin arbėreshė dhe nė Greqi me emrin arvanitas nė vend tė emrit Aleksandėr ata pėrdornin Leksandėr. Duhet tė dimė qė nė kohėt e lashta njerėzit shpeshherė e humbnin emrin e pagėzimit dhe thirreshin me Llagapet e tyre. Mė vonė Llagapet u bėnė mbiemrat e familjeve. Njė variant tjetėr mund tė tė jetė pėr zbėrthimin e emrit Aleksandėr dhe A-LEKS-ANDĖR. Mundet qė fjala ANDĖR tė ketė kuptimin e fjalės ĖNDĖR. Pra, LEKA ĖSHTĖ NĖ ĖNDĖR. Ka mundėsi qė ketė Llagap ta ketė marrė nga gjeneralėt e tij kur Aleksandri deklaronte qė do tė pushtonte tė tėrė botėn. Dhe ata ndoshta mėrmėritni se LEKA ĖSHTĖ NĖ ĖNDĖR. Sot nė Greqi ndodhet njė ishull me emrin ANDRA. Gjatė njė studime qė kam bėrė nė vitin 2001 pėr kėtė ishull kam zbuluar se ky ishull banohej qė nė shekullin e XII nga shqiptarėt. Edhe sot ishulli Andra (ĖNDRA) banohet nga 90% e popullsisė greke qė flet nė familje gjuhėn shqipe, pra nga shqiptarė qė njihen me emrin arvanitasit. Ishulli ANDRA ka 27 fshatra shqipfolės, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janė tė kuptimit tė gjuhės shqipe. Ndoshta Llagapi ALEKSANDĖR mundet tė rrjedhi nga fjalėt LEKA ASHT NĖ ANDĖR.

    ELEMENTĖT QĖ TREGOJNĖ ORIGJINĖN ILIRE TĖ ALEKSANDRIT TĖ MADH

    1.-Mė lartė kemi sjellė origjinat familjare tė Filipi dhe Olimbisė qė vijnė nga fiset ilire. Filipi ishte lindur nga njė nėnė ilire dhe Olimbia nėnėn dhe babain e kishte ilir. Pra shkencėrisht ALEKSANDRI I MADH ėshtė Ilir, duke patur parasysh se logjika na shpie se nėna ėshtė ajo qė pėrcakton babain e fėmijės. Pra, Filipi ishte i sigurtė djali i Eurodikes qė vinte nga fisi ilir i Lynkestėve. Dhe pėr Aleksandrin kemi tė sigurtė qė ishte djali i ilires Olimbisė qė vinte nga fisi ilir i Epiriotėve. Mė lartė thamė qė Olimbia akuzoheshe shpeshherė qė Aleksandri nuk ishte djalė i Filipit...
    2.-Nga pamja e jashtme dhe karakteri Aleksandri i ngjante Olimbisė, kishin tė pėrbashkėt ngjyrėn e flokėve, bukurinė e fytyrės, ambicien, zgjuarsinė etj.
    3.-Emri i pagėzimit tė Aleksandrit ishte Meriamun, njė emėr qė zbėrthehet nė gjuhėn shqipe tė dialektit geg, MER-JAM-UN. Sot disa fshatra shqiptar nė Maqedoni ende thonė: MER JAM UN, qė nė gjuhės standarde ėshtė MIR JAM UNĖ.
    4.-Emri i njohur botėrisht nga bėmat e Miriamun ishte Aleksandėr qė siē e shpjegova mė lartė ka kuptim vetėm nė gjuhėn shqipe nė dy variante.
    5.-Aleksandri ishte mbajtės i brirėve tė Cjapit. Mė vonė kėtė shenjė do ta mbante Pirrua i Epirit dhe Skėnderbeu ynė i madh.
    6.-Gjuha qė u fliste Aleksandri miqve tė tij ishte ilirishtja e dialektit geg tė Maqedonisė. Aleksandri greqishten e mėsoi nga Aristoteli.
    7.-Nė vitin 1925 Republika e Shqipėrisė qė drejtohej nga Ahmet Zogu monedhės shtetėrore e quajti me emrin LEK pėr nder tė Aleksandrit tė madh. Dhe nė faqet e monedhės shqiptare LEK pasqyrohesh nga figurat e Aleksandrit, Herkulit, Akilit, Pirros etj. Kur shteti shqiptar kishte kėto elemente nė monedhėn e tij nė vitin 1925 qė vazhdoi deri nė vitet 1950.

    PĖRFUNDIMI
    Siē del nga ky studim Aleksandri dhe shumė heronj tė kohės Antike ishin pellazgj, ilir, pra shqiptar. Sot intelektualėt, studiuesit dhe politikanėt shqiptar duhet tė mbrojnė trashėgiminė e tyre tė lashtė pellazgjike-ilire nga mos privatizimi i kombeve tė tjerė qė nuk kanė heronj trashėgimtarė tė Historisė Antike tė cilėt sot kėto kombe janė futur nė garė pėr tė fituar privatizimin e tyre. Nga gjiri i Kombit shqiptar kanė dalė burra qė udhėhoqėn shtetet si Francėn, Rumaninė, Greqinė, Turqinė, Italinė etj. Xhuzepe Garlibardi, Napoleon Bonoparti e shumė burra tė tjerė lindėn nga prindėr shqiptar.

    Arben Lalla
    ___________
    Djal i mbretit Filip II i Maqedonisė dhe priceshės Myrtale, qė pas martesės u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit tė Epirit. Nga e ėma, ishte shumė i bukur, ai kishte fituar karakter tė fortė sundimtari kurse nga Aristoteli, mėsuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturėn mbi qyteterimet e vjetra. Ai e kaloj edhe njė pjesė tė fėmijėrisė sė tij, te dajua nė Epir. Aleksandri adhuronte jashtė mase Iliaden dhe Akilin. Gjatė tėrė jetės e ėma e drejtonte nė rrugėn e lavdisė sė pėrjetshme. Olimpia i thoshte shpesh: “Ti je si Akili, i dėnuar nga madhėshtia jote”. Jeta e tij u ndėrlikua kur Filipi, i sapo ndarė nga Olimpia, bėri njė djalė tjetėr me gruan e re, Euridiqen. Atėherė, kur froni pėr tė nuk ishte mė aq i sigurtė, u largua bashkė me tė ėmėn nė pallatin mbretėror tė Epirit ku festoi edhe martesėn e dajės sė tij, mbretin i Epirit, tė atin e Pirros (Epirit). Mė pas shkoi nė Iliri pėr tė organizuar njė paraqitje tė armatosur kundėr tė atit, qė kishte ndėr mend t’ia linte pushtetin djali tė tij tė dytė. Pak kohė pas largimit Filipi II vritet dhe Aleksandri u shpall mbret, sepse djali i dytė ishte ende foshnje.
    Nė ato kushte Aleksandri vendosi tė vinte nė jetė planin e tė atit, pėr pushtimin e Azisė. Pėr kėtė i hodhi sytė perandorisė mė tė madhe tė kohės, Persisė. Kaloi nė Azi me ushtri tė vogel, por mė e stėrvitura e kohės. Pushtoi sė pari qytet-shtetet e Azisė sė Vogėl, sė bashku me Egjiptin. Mė pas u pėrball me Persinė, me mbretin Dari III nė tre pėrleshje. E parė u bė nė vitin 331 para epokės sonė nė Isos, kundėr njė ushtrie dy herė mė e madhe nė numėr. E dyta nė Gaugamel nė vitin 329, pra dy vjet mė vonė, ku ushtria perse kishte 250 mijė njerėz ndaj 40 mijė te trupave te tij. E fundit ishte nė Granikė. Nė tė tre pėrleshjet Aleksandri pati tre fitore tė jashtėzakonshme! Perandoria mė e madhe e kohės u rrėzua nga njė burrė i vetėm! Pas pushtimit tė Persisė, Aleksandri u drejtua edhe mė nė lindje, drejt Indisė, nė kėrkim tė fundit tė botės. Njė pjesė e ushtarėve mbetėn nė ato vise dhe pasardhėsit, ndonėse kanė kaluar 22 shekuj, krenohen me atdheun e tyre tė parė. Pushtoi edhe shumė vise nė Indi dhe Azinė Qėndrore, por nuk arriti tė realizonte ėndrrėn e tij dhe u detyrua tė tėrhiqet. Kjo pėr arsye se ushtarėt e tij u lodhėn nga 8 vite lufte tė pandėrprerė. Pėr t’i dėnuar ushtarėt, Aleksandri zgjodhi kthimin mė tė vėshtirė, ndaj njė pjesė vdiqėn rrugės. Asnjė ushtri nė botė nuk kishte vuajtur kaq shumė gjatė tėrheqjes, pėrveē asaj tė Napoleonit, prej kthimit nga Rusia mė 1812. Nė kohėn kur po pėrgatiste njė ekspeditė tė re pėr tė pushtuar tėrė botėn perėndimore, temperatura e lartė e shtriu nė shtrat dhe pas nėntė ditėsh vdiq, nė vitin 325 para erės sonė. Aleksandri i Madh ka mbetur nė kujtesė me rininė e pėrhershme, si Akili, idhulli i tij. Burrat qė kanė bėrė historinė nė vitet e mėvonshme si: Pirroja i Epirit, Napoleoni e shumė tė tjerė, e patėn Aleksandrin shembull tė tyre. Deri mė sot, vlerėsohet si njeriu qė ka patur pasurinė mė tė madhe tė botės. Ai shkeli tre kontinente dhe mbasi u kthye nga India, kishte njė ėndėrr qė tė bashkonte Evropėn, Azinė dhe pjesėn veriore tė Afrikės nė njė Shtet tė vetėm. Ai u martua me Roksanėn (grua Afgane)dhe lindi njė djalė qė i vuri po tė njėjtin emėr. Nė tė gjithė botėn qė ai shkeli ndėrtoj 14 Aleksandri. Ishin qytete tė mėdha pėr kohėn, nė tė cilat ai la qytetėrimin grek nė to.
    Etimologjikisht emri Aleksandėr rrjedh nga gjuha shqipe qe do te thotė 'Leka a ne ander' ose me sakte: Leka eshte ne enderr, per shkak se ai kishte enderr pushtimin e botes. Leke eshte baza e emrit Aleksander, ndersa Aleksander eshte mbiemer i formuar nga nje tog fjalesh shqipe. Me vone, emri Aleksander eshte greqizuar. Por, kurrsesi nuk i eshte humbur kuptimi qe ka ne gjuhen shqipe. Vlen te permendet se ne disa fshatra arbereshe akoma ekziston toponimi Leksander qe i pergjigjet mjaft mire etimologjise qe pershkruam me siper. Nje tjeter supozim per etimologjine e emrit Aleksander eshte 'A le si ne anderr' per shkak se nene e tij Myrtali shpeshehere kishte pare ne enderr se do te sillte ne kete bote nje djale qe do ta ndryshonte epoken. (αλέξω=mbroj, άνδρας=burrė).

    Nuk duhen ngatėrruar vėndasit e asaj kohe me Maqedonsat e sotėm, megjithėse ai vend quhej Maqedoni tamam si sot.
    It's better to have loved and lost, than to have never loved at all.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Romani mesjetar "florimonte"esht nji alibi ose ,sikurse e titullon vet M.Zeqo, nji grishje,grishja per te then diqka lidhur,krahas ,tutje atij.Florimonte esht heroi i nji romani te hershum ne vargje me po kete titull i nji poeti franqez, Aimon De Varannesi,roman tipik kalorsiak,me aventura gjithfarshe,dyzime kohrash,begati peripecish nji hapsir kontinentale qe zapton krahina,vende,shtete,qe nga Durrsi,Epiri,Greqia,e gjeri ne Kartagjene dhe Egjipt.Ai esht pararoman,nga ata zanafilloret,me nji fengjishte te vjeter, nje indentikit romanesk kalorsiak,kur u poqen epet evropiane, kenget e zulmshme te heronjeve te tipit te Rolandit,Sidit,Atiles, Sigridit,apo Uilenshpingelit.Florimonte ishte biri legjitim i dukes se Durresit,u martua me vajzen e Filipit,Ramadanoptan, dhe nga martesa e tyre lindi Filipi i II i Maqidonis. Dhe pra,ai ishte gjyshi i Aleksandrit te Madh . Emri i tij esht mirefilli shqip,emer perber e nga Lule dhe Mal, perdryshe lulja e malit. Dihet se Shqiperia mesjetare del se pari ne librat e kroniste bizantine si Mihail Ataliati dhe veqanarisht, te Ana komnena ne shekullin e XI-XII ne formen Alvanoi, Alvania.Romani ne vargje" Florimonte"na qon shum me perpara.Studjusi gjerman AlfonsHilke eka studjuar me seriozitet shkencor romanin"Florimonte"duke mberitur ne konkluzionin se Florimonte ishte pikirisht gjyshi njimendet Aleksandrit te Madh,icili sikunderdihet,edhe nenee vet Olimbine,e kisht nga dera iliro-epirote e Mollosve... Ne syrin eMoikom Zeqos, Florimonte isht me teper nje Mesi i shpreses,luftatar i se mires,sepse ekeqja nuk zhduket dhe buron papushimnga humnera,nga gjirizet e ujrave te zeza nga katastrofa mendore dhe ekologjike.(f.22)Florimonte ishte nji lloj Kamadeve, nji Vishna prej nga lindte Brahma,brumi ngjizes. Mar nga Korrieri.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •