Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Diaspora-Bëhet promovimi i romanit të Bedri Dedjes "Presidenti i planetit të kuq"

    Diaspora-Bëhet promovimi i romanit të Bedri Dedjes “Presidenti i planetit të kuq”. Merr pjesë dhe Artistja e Popullit dhe Personaliteti i Vitit 2009, Vaçe Zela

    NEUCHATEL-ZVICËR, 9 MAJ 2009(VushtrriaPress)-LAPSHI “Naim Frashëri” (Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë), në bashkëpunim me Bashkësinë Shqiptare të Kantonit të Neuchatelit (Nëshatel), organizon sot e shtunë më 9 maj 2009, promovimin e librit “Presidenti i planetit të kuq”, të fundit të autorit të ndjerë për fëmijë Bedri Dedja. Ky është testament letrar i autorit. Të pranishëm do të jenë personalitete nga Diaspora, si dhe Artistja e Popullit, Personaliteti i Vitit 2009, Vaçe Zela, së bashku me bashkëshortin Pjetër Rodiqi dhe të bijën Irma Rodiqi. Do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre dhe Mehmet Elezi, ambassador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane dhe bashkëshortja e tij. Të pranishmit do t’i përshëndesë Belul Bajrami, kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Neuchatel, pastaj, në kuadër të programit, me një fjalë do të paraqitet Mahir Mustafa, koordinator i SHSHMP në Zvicër. Në vazhdim, Asllan Gjinovci do të evokojë “Kujtime me Bedri Dedjen”, ndërsa Saime Isufi, arsimtare e gjuhës shqipe në Bienne do të paraqitet po ashtu me një fjalë. Krijuesi Alfred Papuçiu do të mbajë “Dy fjalë për autorin Bedri Dedja dhe për krijimtarinë e tij”, ndërsa Edlira Dedja do të lexojë vështrimin “Libri “Presidenti i planetit të kuq” dhe vlerat e tij edukative për fëmijët”. Gjatë veprimtarisë do të këndohen edhe këngë të Artistes sonë të Popullit, Vaçe Zela. Në vazhdim do të ketë diskutim të lire me nxënësit e shkollës shqipe të Neuchatelit, nën drejtimin e Drita Kelmendit, mësuese e gjuhës shqipe. Do të ketë po ashtu lexim fragmentesh të librit nga nxënësit e shkollës shqipe, si dhe diskutime të lira të pjesëmarrësve. Progami mbyllet nga grupi i valleve. Veprimtaria e promovimit do të mbahet më 9 maj në Neuchatel, duke filluar nga ora 17.00, në sallën e veprimtarive kulturore, të restorantit “Restaurant Tropical”- Hôtel des Communes, Rue de Premier Mars 1, Geneveys-sur-Coffrane. Kjo veprimtari zhvillohet pas asaj të mbajtur në mjediset e Universitetit UFO në Tiranë, ku nisi një conference përkujtimore me rastin e 5-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit, psikologut, pedagogut dhe akademikut Bedri Dedja. Atje fjalën e rastit e mbajti Prof. Nuri Abdiu, shef I departamentit të psikologjisë e pedagogjisë së Universitetit, me temën:
    “Akademiku Bedri Dedja - mësuesi i mësuesve dhe profesori i profesorëve të fushës së tij”
    Po ashtu, fjalën e mori edhe akademiku nga Kosova, Prof. Pajazit Nushi, me temën:
    ” Akademik Bedri Dedja- integrues i mendimit psikologjik mbarëshqiptar” Pati diskutime dhe kujtime nga të pranishmit për Bedri Dedjen si dhe u përurua libri itij i fundit. Po ashtu, në qytetin e Kuçovës, u organizia promovimi i librit “Presidenti i Planetit të Kuq” nga bashkia e qytetit në ambjentet e bibliotekës. Merrnin pjesë të gjitha autoritetet e qytetit të Kuçovës, arsimtarë, intelektualë, lexues dhe nxënës të shkollave. Zoti Ilir Musta, shpërndau 200 libra falas për shkollat e Kuçovës, bibliotekën dhe të pranishmit.
    Gjithashtu në Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe të Shtypit në Palekspo të Gjenevës u paraqit libri i fundit i Akademikut Bedri Dedja “Presidenti i Planetit të Kuq” (Planeti Mars i kuqërremtë). Këto aktivitete si dhe disa intervista u përcollën me interes tek spektatorët e telespektatorët nga TVSH, Televizori Klan, Kanali UFO në Durrës, televizioni i Beratit, etj. Bedri Dedja u kujtua me dashuri të madhe nga miqtë e tij të shumtë, nga kolegët, familiarët, nga adhuruesit e veprave të tij, nga ish-studentët, nga qytetarët e panumërt që ruajnë kujtime nga takimet me të si dhe fëmijët. www.vushtrriapress.shqipo.com

    Falënderojmë për këtë shkrim z. Alfred Papuçiu, mediator kulturor, Gjenevë
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora, nderi dhe shpresa e kombit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 14:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •