Shkėlqesi, mė lejoni qė tė drejtoj vėmendjen e juaj ndaj njė konflikti juridik dhe etik nė gjirin e organizatės qė kryesoni.
Sot, nė territorin e dy kontinenteve nė tė cilėt shtrihet NATO, nė ate amerikan dhe evropian, rasti kur dy shtete janė de jure nė Gjendje Lufte me njėri tjetrin ėshtė njė i vetėm. Ndėr pesė rastet e tjerė nė tėrė rruzullin tokėsor, ky rast ėshtė absolutisht mė i vjetri- rreth treēerek shekullor- dhe si i tillė i harruar prej siteve tė specializuar. Pėr fat tė keq, tė dy kėta shtete de jure nė Gjendje Lufte me njeri tjetrin, Greqia dhe Shqipėria, janė anėtarė tė organizatės qė ju drejtoni.
Pas agresionit italian kundėr Greqisė tė nisur nga territori shqiptar (28.10.1940), Greqia i shpalli luftė Italisė, ēuditėrisht edhe Shqipėrisė (Ligji no 2636/1940), ndonėse ajo nuk ishte shtet sovran, por i pushtuar (07.04.1937). Me traktatin e Paqes Itali- Forca Aleate dhe tė Asociuara (Paris, 10.02.1947) Gjendja e Luftės me Italinė u abrogua dhe u ruajt vetėm Gjendja e Luftės me Shqipėrinė. Ligji i Luftės ėshtė nė fuqi edhe sot. Sipas Ministrisė sė Jashtėme tė Greqisė ligji no. 2636/1940 ėshtė nė fuqi, pėrkatėsisht Traktatet e reja Ndėrkombėtarė dhe Traktati i Miqėsisė, Bashkėpunimit dhe Sigurisė ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė (21.03/1996) nuk e kanė ndryshuar kėtė situatė.1
Me anėtarėsimin e Shqipėrisė nė organizatėn e NATO-s, ku aderon edhe Greqia, ligji no 2636/1940 ėshtė nė konfliktualitet flagrant me nenet e Traktatit tė NATO-s (Washington D.C. - 4 April 1949). Njė konfliktualitet i tillė lind qė nė frazėn e pare tė Traktatit, sipas sė cilės Pjesėtarėt e kėtij pakti ripohojnė
dėshirėn pėr tė jetuar nė paqe me tėrė popujt dhe qeveritė.
Sipas nenit 1 tė po kėtij traktati, Anėtarėt angazhohen
qė nė marrėdhėniet e tyre ndėrkombėtare ti shmangen kėrcėnimit ose pėrdorimit tė forcės. Ndėrkohė sipas teoricienit tė doktrinės sė luftės Carl von Clausewitz Gjendja e Luftės ėshtė akti i forcės, i cili ka pėr qėllim detyrimin e kundėrshtarit qė ti bindet vullnetit tė palės tjetėr (Vom Kriege, 8. Buch, 6. Kapitel).
Sipas nenit 5, i cili ėshtė dhe guri i themelit tė Traktatit tė NATO-s, Anėtarėt janė dakord qė njė sulm i armatosur kundėr njėrit ose disave prej tyre
tė konsiderohet sulm kundėr tė gjithėve. Rrjedhimisht nėse ndodh njė sulm i tillė, secili prej tyre
(duhet) ta asistojė anėtarin ose anėtarėt e sulmuar,
pėrfshirė kėtu pėrdorimin e forcės.
Tė para sė bashku, ligji no. 2636/1940 dhe neni 5 i Traktatit tė NATO-s, krijojnė absurdin sipas tė cilit, sipas Jus ad Bellum (LOAC- Law of Armed Conflict Hague Conventions, 1907, III The Opening of Hostilities), Greqia dhe Shqipėria mund tė sulmojnė njėra tjetrėn pa ndėrmarrė asnjė akt tjetėr formal. Por nė rastin e njė sulmi tė armatosur tė Greqisė ndaj Shqipėrisė (ose vice- versa), Greqia bashkė me shtetet e tjerė anėtarė tė NATO-s, duhet tė pėrdorė forcėn e armatosur pėr ta mbrojtur Shqipėrinė nga sulmi i armatosur i Greqisė (ose vice- versa).
Kjo situatė, qoftė dhe teorike, ku dy anėtare tė NATO-s janė de jure nė Gjendje Lufte me njėra tjetrėn, ndėrkohė qė synim i sotėm i NATO-s ėshtė shmangia e Gjendjes sė Luftės edhe ndėrmjet tė tretėve, e cenon unitetin etik dhe juridik tė filozofisė sė NATO-s.
Ndėrkohė problemi nuk ėshtė thjesht teorik. Nė takimin e parapakditshėm, Shkėlqesitė kryeministra tė Greqisė dhe Shqipėrisė u shprehėn se konstatojmė se midis dy vendeve nuk ka asnjė problem, duke ju referuar pėr kėtė Traktatit tė Miqėsisė Bashkėpunimit dhe Sigurisė mes Greqisė dhe Shqipėrisė (21.03.1996). I lejoj vetes mendimin kryekėput tė kundėrt me atė tė shkėlqesive tė mėsipėrm se Ligji i Luftės (Law of War) ėshtė njė problem mjaft akut.
Nė rastin mė tė mirė ai shėrben pėr mbulimin spekulativ me pelerinėn e frikshme tė luftės, tė njė padrejtėsie ndaj shqiptarėve ēamė2; dėnimit kolektiv tė njė popullsie nė shkelje flagrante tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, ēka nė terma ushtarakė e riformulon tezėn e Clausewitz-it Lufta ėshtė vazhdimi i politikės me mjete tė tjera nė politika ėshtė vazhdimi luftės me mjete tė tjera.
Nė rastin mė tė keq, mos abrogimi i Ligjit tė Luftės do tregonte pėr njė rivendikim latent territorial. Duke lėnė mėnjanė serinė e invazioneve tė para dhe pasluftės II (i fundit nė gusht 1949), do rikujtoja se Traktati i Miqėsisė i marsit 1996 nuk e pengoi, vetėm pak muaj pas nėnshkrimit tė tij, krijimin e njė situate tejet eksplozive nėn lumin Vjosė (i ashtuquajturi Voreoepir), ku u implikuan edhe zyrtarė tė lartė, e cila u qetėsua vetėm pas ndėrhyrjes sė prerė tė qeverisė dhe shtatmadhorisė turke.
I bindur nė ushtrimin e autoritetit Tuaj pėr eliminimin e absurdit tė Ligjit tė Luftės mes shteteve anėtare tė NATO-s dhe duke ju falėnderuar paraprakisht pėr pėrgjigjen,
Me respekt
1 Pėrgjigja zyrtare e MPJ tė Greqisė, firmės avokatore tė Selanikut
Hadjiyannakis.
2 Ligji i luftės lejon moskthimin kolektiv tė pronave tė kėsaj popullsie, vlera e tė cilave, sipas ēmimeve tė tregut ėshtė 2.5 miliard $(
International Crisis Group,
Europe Report N°87;
Defence Academy of the United Kingdom,Conflict Studies Research Centre, Balkans Series 07/01
Krijoni Kontakt