Komuniteti shqiptarë indiferent ndaj “Strangers into Citizens”

Nga Trafalgar Square-Londer
Muhamed Veliu

Me mijëra emigrantë mes tyre edhe një grup shqiptarësh, kanë manifestuar në sheshin Trafalgar të Londrës, duke kërkuar legalizimin e të gjithë atyre personave që jetojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Manifestimi u organizua nga organizata “Nga të panjohur në qytetarë” rreth të cilës janë mbledhur shumë shoqata emigratësh prej nacionaliteteve të ndryshme.
Që prej dy vitesh kjo organizatë që ka mbështetjen e kishës anglikane dhe me shumë se 100 deputetëve britanik, po ushtron presion ndaj qeverisë së kryeministrit Gordon Braun, për një amisti e cila do të përfshi ata emigrantë që nuk kanë bërë krime.
Aktualisht në Britaninë e Madhe jetojnë 750 mijë emigrantë të palegalizuar, për të cilët qeveria britanike është shprehur se nuk ka në plan shpalljen e një amistie, sic ka ndodhur në Spanjë, Itali apo vënde të tjera europiane.
“Është me rëndësi që në manifestim morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit shqiptarë në të cilin, janë me mijëra persona të palegalizuar të cilët jetojnë dita ditës mes ankthit dhe frikës së dëbimin” ka thënë për Top-Channel Alban Bytyci koordinator i organizatës ““Nga të panjohur në qytetarë”.
Që prej gjashtë muajsh Albani është munduar me mundësitë maksimale për sensibilizimin e komunitetit shqiptarë për tu bërë pjesë e këtij manifestimi, në të cilin të dëgjohej edhe zëri i tyre.
Sipas tij shumë persona kishin konfirmuar ardhjen përfshi premtimin e disa drejtuesve të shoqatave të cilit ishin shprehur se në shesh do të sillnin nga 300 antarë.
Premtimi i tyre është kthyer në një farsë të vërtetë.
Tek Albani, tashmë një aktivist i njohur në Londër, vërehej zhgënjimi, kur në shesh do të mbidheshin jo më shumë së tridhjetë shqiptarë shumica e të cilëve nga Shpresa Program.
Në fakt pritej një numër shumë i madhë shqiptarësh. Sikurse edhe në raste të tjera indiferenca e komunitetit shqiptarë ishte mëse e lexueshme.
Nëse do të ngrije kokën brënda sheshit Trafalgar atje do të shikoje flamuj të nacionaliteteve nga më të ndryshmet por jo një të vetëm shqiptarë.
E vetmja shenjë shqiptare në shesh ishte një shall me mbishkrimin “Albania” që e valëvitnin disa vajza shqiptate të ardhura nga Jugu Londrës.
Lulieta Nuzi drejtuese e “Shpresa Program” u shpreh se pjesmarrjen në këtë manifestim, e shikon, si të rëndësishëm pasi shumë, antarë të organizatës që ajo drejton jetojnë në kushte të vështira, duke u keqtrajtuar nga punëdhënësit pasi nuk kanë leje qëndrimi të rregullta.
E nëse me mijëra shqiptarë të palegalizuar në Londër kanë preferuar të shijojnë diten e pushimit duke mos qenë pjesë e aktivitetit, një grup prej dhjetë shqiptarësh kishin asrdhur nga qyteza Redding.
“Jemi këtu për të kërkuar legalizimin e atyre dhjetja shqiptarëve të cilët në Redding janë të palegalizuar” thotë një grua e cila mban në dorë një fëmijë duke na prezantruar me një shqiptare e cila sëbashku me familjen ka dhjetë vjet pa dokumenta.
Sipas saj Home Office nuk i jep përgjigje aplikimeve për azil por përgjigja që marrin është “cështja juaj është nën konsideratë”.
Një zëdhënëse e ministrisë së brendëshmë britanike u shpreh se “Politikat tona ndaj emigrantëve illegal janë të pandryshushme. Të gjithë ata që janë illegal duhet të kthehen në vëndin e origjinës, për mos tu rreshtuar në fillim të radhës për tu punësuar dhe marrë ndihma sociale” .

www.veliupress.blogspot.com