Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Kondova e Menduh Thacit dhe Brodeci i Ali Ahmetit, Dëmet që ia shkaktuan Shqiptarise

    GAFURR ADILIOSOVA PALESTINA E RE E BALLKANIT DHE E

    07 May, 2009

    Mr. Gafurr Adili A është Kosova sovrane ?!


    Sovraniteti i një individi, një familje apo edhe i një shteti përcaktohet mbi bazën e pavarësisë së atij individi, të asaj familje apo edhe të atij shteti për të marrë vendime dhe zbatimin e atyre vendimeve, kur shkruhet e bardhe mbi të zezë, dhe kur ato vendime miratohen e sanksionohen s'i Kanun apo s'i Kushtetutë (Bibël apo Kuran) dhe s'i ligje, akte nënligjore dhe rregullore nga organet vendimmarrëse (Kuvendi apo Parlamenti) i një vendi apo shteti, dhe pastaj ato zbatohen dhe ekzekutohen nga organet ekzekutive (Qeveria apo Këshilli i Ministrave) të atij vendi apo shteti në tërë territorin e atij vendi apo të atij shteti.


    Vetëm atëherë mundemi të themi se ai vend apo ai shtet është një vend apo një shtet sovran, kurse në të kundërten e kësaj, dhe s'ic po ndodh në Kosovën tonë të dhe me Kosovën tonë Heroike, edhe tani, pas më tepër të një viti të proklamimit të saj për shtet të pavarur e sovran ( 17 shkurt 2008), gjë që dëshmon e ridëshmon se, Kosova gjithçka mund të jetë, Protektorat i OKB-së (UNMIK), Protektorat i BE-së (EULEX), Mbretëri e Shekullit (Shek. XXI) Princ Vidit të Ri ( me emrin Pieter Feith), apo edhe vend i pushtuar e i kolonizuar (Kosova Veriore) nga Serbia, por kurrën e kurrës JO edhe Shtet i Pavarur dhe Sovran, siç përpiqen ate ta paraqesin treshja vasale: Sejdiu-Thaçi-Krasniqi dhe e gjithë kamarilla e tyre, të cilët nuk janë asgjë tjetër përveç se sozie e kolaboracionistë të llojit Yaser Arafat dhe Muhamud Abaz të Palestinës.


    Kosova Palestina e Re e Ballkanit dhe e Evropës?!


    Paraprakisht, para se të zberthejmë titullin e këtij shkrimi, duhet të marrin në analizë statusin aktual të Kosovës dhe rreziqet që i kanosen asaj, përmes së cilës analizë konkrete dhe të argumentuar me fakte konkrete, lexuesi ynë do të gjejë edhe përgjigjen mbi titullin e këtij shkrimi.


    Kosova, a është vërtetë një shtet i pavarur dhe sovran ?!


    Pavarësia e një shteti nuk përcaktohet nga nxjerrja e një deklarate, siç kjo edhe ndodhi një vit më parë, më 17 shkurt 2008, apo duke proklamuar një Kushtetutë dhe disa ligje, nëse kjo deklaratë e sanksionuar edhe në Kushtetutën e "Republikës" së Kosovës, që nuk është asgjë tjetër përveç se një kopje dhe një përshkrim ( pikë për pikë) e "Pakos Ahtisaari", por pavarësia e një shteti përcaktohet nga pavarësia ekonomike e atij shteti, sepse tanimë fare mirë dihet fakti se pavarësia politike, qoftë kjo e një individi, një familje dhe një shteti varet dhe përcaktohet vetëm nga pavarësia ekonomike e atij individi, asaj familje, dhe e të atij shteti.


    Pra, pavarësia ekonimike është faktori determinnt i përcaktimit të pavarësisë politike, që do të thotë se, po aq sa ka parvarësi ekonomike, ai individ, ajo familje dhe ai vend e shtet, po aq ke edhe pavarësi politike ai individ, ajo familje dhe ai vend e shtet për të cilin edhe flitet, sic aktualisht po flasim për Kosovën tonë të "pavarur" e "sovrane".


    Dhe, të gjithë ne e dijmë se, Kosova nuk është e pavarur ekonomikisht, por përkundrazi ajo plotësisht edhe e varur ekonomikisht nga faktori ndërkombëtar, prandaj ajo (Kosova) nuk është e pavarur as edhe politikisht.


    Pra, pavarëisa e Kosovës është një pavarësi fiktive, siç është edhe ajo pavarësia e Palestinës.


    Kondova e Menduh Thacit dhe Brodeci i Ali Ahmetit, !Dëmet e tyre që ia shkaktuan Shqiptarise


    Nëse, përmes intervistës s'ime (të para disa ditëve) të publikuar përmes agjensisë së lajmeve INA të Shkupit, kam arrijtur që sado pak ta vetëdijësoj ate për dëmin që (Ali Ahmeti dhe BDI, me vetëdije apo pa vetëdije), përmes segmenteve të Serbisë në Shkup (LSDM-së) kanë dashur që t'i shkaktojnë Kosovës dhe përcaktimit të statusit të saj, ashtu sic edhe është aktualisht, dhe të cilin tanimë po e "shijon" populli shqiptar i Kosovës, gjë që i ka interesuar vetëm Serbisë dhe ka qenë një skenar i përgaditur vetëm nga Serbia dhe segmentet e saj pro-serbe në Shkup, plane dhe objektiva që ia dogji vetëm Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturat e tij, ndër të cilat ka qenë edhe puna e palodhshme e djemve dhe e vashave (heronjëve të heshtur të kombit shqiptar) të strukturës inteligjente të FBKSH (Sigurimit Kombëtar Shqiptar-SKSH) dhe ne shqiptarët e Shqipërisë Lindore (Lugina e Vardarit- ILIRIDA) patëm vetëm humbje ekonomike dhe njerëzore, ku na u vranë disa djelmosha të mrekullueshëm e luftëtarë të lirisië, si Ramadan SHITI e Xhavit MORINA dhe...., si dhe na u burgosën shumë shqiptarë të pafajshëm të Brodecit Heroik, për cka konsideroj se kundër Zotit Ali Ahmeti kompanisë së Tij: Abdylaqim Ademi (Zv. Kryeministër i FYROM) dhe Kryeministrit të FYROM, Zotit Nikolla Gruevski, duhet të ngritet padi penale në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, me akuzën për skenarë dhe vrasje e arrestime të civilëve të pafajshëm, konsideroj që FBKSH dhe të gjitha strukturat e tij, ndër të cilët është edhe SKSH (Sigurimi Kombëtar Shqiptar) dhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), nuk arrijtën që, ashtu si në Brodecin e Ali Ahmetit me BDI dhe të Nikola Gruevskit, ta parandalonin dëmin politik që Kondova e Menduh Thacit me PDSH dhe VMRO-DPMN e Nikola Gruevskit politikisht edhe ia shkaktuan Shqiperisë Natyrale.

    Pse?


    Sepse, Zoti Menduh Thaci dhe PDSH, duke marrë mbi 20 milionë euro nga mafia ruso-serbe, në emër të rëximit të Ali Ahmetit nga bashkëqeverisja apo kolaborimi me LSDM-në e Branko Crvenkovskit, me të cilin është takuar në nëntor të vitit 2000, para se të fillonte luftën (në shkurt të vitit 2001), te vilat redicenciale në Pogradec të Republikës së Shqipërisë (Shqipëria Londineze), kurse në dhjetor të vitit 2000, në Chikago të SHBA-ve, enigmatikisht vdes atdhetari Sulejman Elezi- Sulë Srtarova, nga Kërcova, (veteran i cështjes kombëtare dhe i burgosur edhe në kohën e regjimit të kriminelit Aleksandër Rankovic), ceshtjes kombëtare shqiptare ia shkaktoi dy dëme politike:


    1. E para, asokohe diskutohej që nga Kumanova, përmes Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërcovës dhe Strugës të kalonte Koridori 8 dhe AMBO (amerikane),


    2. Duke i paraqitur, Kondovën dhe të gjitha trojet e Shqipërisë Lindore (Luginën e Vardarit-ILIRIDEN), Menduh Thaci me PDSH-në dhe Agim Krasniqin me Co, para bashkëisë ndërkombëtare, si zona të trazuara dhe me konflikte, bashkësia ndërkombëtare dhe konkretisht aleati i shqiparëve - SHBA, e tërhoqën Korridorin 8 dhe AMBO, dhe në vend të AMBO aty u instalua Gasprom-i rus, i cili Menduh Thacit dhe bandës së Tij, të kryesuar nga krimineli Agim Krasniqi, përmes mafias ruso-serbe ia kishin dhuruar valixhen me mbi 20 milionë euro, kurse karta e djegur e Menduh Thacit (në Kondovë), Agim KRASNIQI, ashtu si karta e djegur e Ali Ahmetit (në Brodec), Hebib AHMETI, Komandant i Grupit të Brodecit (tani më të dokumentuar dhe të faktuar, jo vetëm përmes Pjesës së Parë dhe të Dytë të SKSH, por edhe përmes xhirimeve të publikuara përmes Pjesës së Tretë të SKSH, pa harruarr këtu, as Zoti Ahmeti dhe as banda e Ti, se SKSH posedon edhe me xhirime të tjera nga Brodeci dhe nga Pogradeci), do të kalben në burgjet sllavo-maqedonase, sepse peshqit e medhenj (Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci), si gjithëmonë edhe tani po i hajnë peshqit e tyre të vegjël: Agim Krasniqi dhe Hebib Ahmeti.


    Dhe, ne të FBKSH na vjen shumë keq për viktimat e tilla, te llojit Agim Krasniqi dhe Hebib Ahmeti, ashtu sic na ka ardhur shumë keq edhe për viktimën e Emrush Xhemaili ( Kryetar i LPK), Komandant "Cakalla", apo sic na vjen shumë keq edhe për viktimën e rradhës Lirim Jakupi (Komandant "Nacisti"), të cilët nuk iu binën urdhërave të Sekretariatit Vendimmarrës të FBKSH-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, por u vunë në shërbim të banditëve: Menduh Thaci dhe aleatit të Tij në Kosovën Protektorat (dikur Hashim Thaci dhe aktualisht Ramush Haradinaj) dhe Ali Ahmeti dhe aleatit të Tij në Kosovën Protektorat (dikur Ramush Haradinaj dhe aktualisht Hashim Thaci), sepse Lideri i LPK, Zoti Emrush Xhemaili, përmes PDK-së së Zotit Hashim Thaci ka arrijtur që aktualisht të jetë edhe Deputet i Karamilles (Kuvendit) të Kosovës.

    Rufi Osmani dhe "politika e re" e Tij..?!


    Nëse vërtetë Zoti Rufi Osmani dëshiron që në jetën politike të Shqipërisë Lindore (Lugina e Vardarit-ILIRIDA) të na e shpalosë një politikë të re, por pa paratë (20 milionët) e Zotit Nikolla Gruevskit, të shpërndara për diverzion ndaj shqiptarëve (vitin e kaluar-2008), përmes Shefit të Sherbimit Inteligjent të "Maqedonisë" (DBK-së së Zotit Sasha Mikajlov), i cili ka qenë dhe është edhe djali dajës së Nikola Gruevski, paraprakisht duhet të na e shpalosë Platformën e Pratisë së Tij politike, që pretendon edhe ta krijojë dhe të na thotë se Gostivari i Tij, Kryetar i të cilit u zgjodh, a është territor i Shqipërisë Natyrale apo jo?


    Nëse ne, të FBKSH dhe të strukturave të tij, Zoti Osmani do të na thotë se Gostivari i Tij është pjesë e Shqipërisë Natyrale dhe do të na ofrojë një Platformë apo Program Kombëtar të ribashkimit të Gostivarit dhe të Shqipërisë Lindore me Shqipërinë Natyrale, edhe ne do ta perkrahim pa asnjë rezervë dhe hezitim.


    Ne të kundërtën, edhe Zotin Rufi Osmani, do ta luftojmë njejtë, ashtu sic i kemi luftuar e i luftojmë edhe kolaboracionistët sllavo-maqedonas të llojit Menduh Thaci dhe Ali Ahmeti, si dhe mikun e Gruevskit - Zotin Imer Selmanin e Demokracia e Re.


    Fronti për Bashkim Kombëtar dhe Shqiperia Natyrale..!


    Dhe, Kosova jonë e dashur dhe populli shqiptar i kësaj krahine të Shqipërisë Natyrale të mos përjetojë fatin e keq të Palestinës dhe të popullit heroik palestinez, të gjitha forcat atdhetare e përparimtare shqiptare, nga të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Historike dhe nga diaspora shqiptare, duhet të bashkohen rreth Platformës së Shqipërisë Natyrale, të përgaditur e të publikuar (në shqip, në anglisht, në serbisht, në sllavo-maqedonisht dhe në greqisht) nga intelektuali atdhetar, Zoti Koco DANAJ.


    Mr. Gafurr ADILI,

    Zëdhënës Politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH).


    Tiranë, më 5 Maj 2009.

    http://fbksh-aksh.forumocean.com/fbk...f7a65f5f47#506
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    te lumt FBKSH keni ber nje zbulim profesonial dhe ju lutem qe nese posedoni deshmi qe e zbulojn te kqiat e ali ahmetit dhe menduh thaqit por edhe te disa sahan lepirsave te kosoves ju lus qe ti publikoni sa me par
    PERSHENDETJE USHTARKE NGA BENI PRISHTINE

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,262
    gjithmon kam then dhe them se kosova esht ne pritje te nje gje sendi qe vertet do jet fatal per shqiptaret,kosovaret duke mos pasur mundesi vet te qeverisin me shtetin e tyre vertet do jen te tradhtuar herdokur,si gjithmon qe na kan tradhtuar te tjeret....ndersa kta dy mafiozet e maaqedonise mos keni dert se zoti nuk ua mer shpirtin pa ua mar ftyrat

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    te lumt FBKSH keni ber nje zbulim profesonial dhe ju lutem qe nese posedoni deshmi qe e zbulojn te kqiat e ali ahmetit dhe menduh thaqit por edhe te disa sahan lepirsave te kosoves ju lus qe ti publikoni sa me par
    PERSHENDETJE USHTARKE NGA BENI PRISHTINE
    Haaaaaaaaaaaa
    pershendetje ushtarake rrugaqi Haaaaaaaaaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Llapi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Haaaaaaaaaaaa
    pershendetje ushtarake rrugaqi Haaaaaaaaaaaaaaa
    o gomar ku e merr ti at te drejt te me quajsh rrugaq kur ti me sjellje tua po tregon qe je nje bastad dhe nje mbeturin e kohes mbylle at goj se je ber nje m...........u.............t

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    edhe nje her pershendes FBKSH ecila po tregon ne maturi te shkelqyshme por kjo nuk dote thot se duhet te heshtet pra setuatave te cilat po ndodhin ne hapsirat shqiptare ..
    un po pres diten kur te vjen
    PERSH...USHTARAKE NGA BENI PRISHTINE...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    ALI AHMETIT I KANË NGELUR VETËM DY RRUGË..!

    Rruga e parë, është rruga që të vazhdojë të mbetet në qeveri (kolaborim) me Nikolla Gruevskin dhe t'i shpërbëhet BDI, për shpërberjen e së cilës ( të BDI-së), Sasha Mikajlov (Shef i DBK) dhe djali i dajës së Nikolla Gruevskit, vitin e kaluar ka marrë
    mbi 20 milionë euro nga Gruevski për diversion ndaj shqiptarëve dhe partive të tyre në Shqiperinë Lindore (Lugina e Vardarit-ILIRIDA), me të drejtën e dhënë nga Gruevski, që për shpenzimin e tyre (20 milionë euro), të mos japë asnjë llogari para asnjë institucioni të krijesës artificiale me emrin FYROM, nga e cila shumë (gjatë vitit të kaluar-2008) 5 milionë euro i ka përdorur për diversion kundër PDSH përmes Demokracia e Re të Imer Selmani, dhe rreth 5 milonë gjatë zgjedhjeve të fundit për president të "Maqedonisë", ku shqiptarët nxorrën tri kandidatura dhe edhe kësaj rradhe ridëshmuan përcarjen e hershme të tyre para gjithë opinionit tonë kombëtar dhe atij te huaj.

    Në rastin e parë, sikur Ali Ahmeti të largohet nga qeverisja (kolaborimi) me Gruevskin, edhe për të rikëthyer reputacionin e humbur, gjë që Ai (Zoti Ahmeti) e ka kuptuar gjatë zgjedhjeve për pushtetin lokal në IRJM, vendin e Tij ne qevisjen (kolaborimin) me Gruevskin do ta zejë Imer Selmani me Partinë "Demokracia e Re" dhe jo Menduh Thaci me PDSH-në.

    Rruga e dytë, është rruga që Ai (Ali Ahmeti) dhe BDI të largohet nga qeveria Gruevski dhe bashkë me mikun e Tij të vjetër,
    Branko Crvenkovskin, tani më i bërë gati që të marrë drejtimin e LSDM-se, bashkarisht të organizojnë skenare te tjera, të llojit Brodeci, dhe ate në fashatin Gjermë të Tetovës sic edhe ishte ai skenari i tyre i famshëm Ahmeti-Crvendkovski, i organizuar në Pogradec (në nëntor të vitit 2000) për luftën e tyre të përbashkët, gjatë vitit 2001 në IRJM, kundër VMRO-DMN-së dhe PDSH-së.

    Edhe në rastin e dytë, në skenarin e Tij në Gjermë të Tetovës, Zoti Ali Ahmeti dhe e gjithë banda e Tij, do të dështojë me turp, ashtu sic dështuan edhe në Brodec, sepse struktura inteligjente e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), ka qenë dhe është shumë vigjilent, si djemtë e vashat (heronjtë e heshtur) të SKSH, situatën po e përcjellin hap pas hapi dhe të gjitha kartat bandës Ahmeti-Crvendkovski do t'ua djegin në duartë e tyre të lyera me gjak shqiptari.

    Prandej edhe e ndjejë për obligim kombëtar e moral, që përfundimisht t'i them Zotit Ali Ahmeti, që të tërhiqet nga rruga e Tij e turpit dhe e tradhëtisë, dhe t'i rrefehet e t'i kërkojë falje publike popullit të Tij, nëse vërtetë i ka ngelur vetëm edhe pak gjak shqiptari, sepse populli ynë trim e bujar, bashkë me brodecasit dhe gjithë familjarët e të rënëve dhe të dëshmorëve të kombit, edhe do ta falin, sepse asknjë popull tjetër nuk ka dijtur dhe as nuk di të falë, sic ka dijtur të falë populli shqiptar.

    Por, pavarësisht nga veprimi i Zotit Ali Ahmeti, ndjehem shumë i shtrënguar, bazuar nga informacionet që më ka servuar SKSH e FBKSH-së, që ashtu sic veprova dy javë para se të ndodhte skenari i Ali Ahmetit me Co, që edhe kësaj rradhe t'iu dalë borxhit atdhetarëve të Gjermë së Tetovës dhe gjithë luftëtarëve të lirisë, ashtu sic edhe iu dola borxhit atdhetarëve të Brodecit, që të rrisin vigjilencën e tyre morale e kombëtare dhe të mos bijnë pre e viktima të skenareve sllavo-maqedonase dhe veglave të tyre shqipfolëse, sin dhe të bashkëpunojnë me djemtë e vashat (heronjtë e heshtur) e tyre të SKSH-së dhe të bashkohen rreth Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që ka qenë dhe mbetet formacioni i vetëm politiko-ushtarak mbarëkombëtar,
    që punon e vepron vetëm për ribashkim kombëtar të të gjithë shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPERI.

    Mr. Gafurr ADILI,
    Zëdhënës Politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH).

    Tiranë, më 7 Maj 2009.


    ---------------------------------------
    TE NDERUAR VELLEZER E MOTRA TE IDEALIT TONE SE SHPEJTI DO TA NDERROJM SISTEMIN E WEB FAQES WWW.FBKSH-AKSH.TK POR FORUMI DO TE JETE PERSERI
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  8. #8
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Ju lumte FBKSH per hapat qe merni, per te ndihmuar kete popull te shkret qe ka ngele jashte kufive te memedheut.Se ska ksuh tjeter na ndihmon.
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  9. #9
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Eh... Gafur Adili...
    I jane harxhu "plumbat" dhe ketij!

    Duhet ndonje me serioz te merret me kete ceshtje. Ky u "deshmua"! Fatkeqesisht, per te.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Tema të Ngjashme

  1. Ndodhitë në Maqedoni 2008 - 2011
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1093
    Postimi i Fundit: 17-05-2011, 16:49
  2. Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 21:23
  3. Situata në Kondovë, Maqedoni
    Nga Prespar_ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  4. Kërkohet xhihad në rrugët e Shkupit dhe Tetovës
    Nga Shkupi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 18:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •