Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205

    Përshkrimi i Xhennetit në Kur'an

    2:25. E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: "Ky është që me te u ushqyem edhe më parë". Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.

    3:15. Thuaj: "A t'ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e Dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robtë.

    3:133. Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.

    4:13. Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh.
    4:57. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.

    5:119. All-llahu tha: "Kjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia e tyre. Ata kanë xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, janë për jetë të pasosur në to. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh.

    9:89. All-llahu u ka përgatitur atyre xhennete që në to rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai është suksesi i madh.

    10:26. Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.

    13:23. (përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.

    13:35. Shembulli (atributi) i xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (pallatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. Ai është përjetim i lumtur i atyre që ishin të ruajtur, e përfundimi i jobesimtarëve është zjarri.

    14:23. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhrin e Zotit të tyre u vendosën në xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është "Selam" - paqe.

    18:31. Të tillët e kanë vendin në xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai.

    22:23. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendos në xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.

    35:33. Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to, aty do të stolisen me rrethorëza nga ari e margaritari, e petkat e tyre janë të mëndafshta.

    37:41. Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,
    37:42. Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,
    37:43. Në xhennete të begatshme,
    37:44. Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri,
    37:45. Atyre u bëhet shërbim me gota (me verë) nga burimi,
    37:46. E bardhë (vera), që ka shije për ata që e pinë,
    37:47. Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo,
    37:48. E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të përulur,
    37:49. Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (dhe e ruajtur).

    39:73. E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: "Selamun alejkum" - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë.

    47:15. Shembulli i xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njëjtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?

    55:46. E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy xhennete.

    55:48. (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.

    55:50. Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.

    55:52. Në ata të dy, prej të gjitha pemëve ka nga dy lloje.

    55:54. Të mbështetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifes, dhe pemët e atyre dy xhenneteve janë krejt afër.

    55:56. Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.

    55:58. Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqërremta në të bardhë).

    55:60. A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!

    55:62. E nën ato dy (xhennete) janë edhe dy xhennete.

    55:64. Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.

    55:66. Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë.

    55:68. Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.

    55:70. Aty janë ato (gra) të ndershme e të bukura.

    55:72. Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).

    55:74. Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.

    55:76. Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.

    61:12. Ai (All-llahu) ua falë mëkatet tuaja, ju shpie në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh.

    Përgatiti: Sefedin Muçaj, Prizren, Kosovë.
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205
    P.S. për besimtarët e krishterë dhe jobesimtarët:

    E shihni se sa detajisht e përshkruan Kur'ani Parajsën gjë që nuk e bën dot Bibla dhe as ndonjë libër tjetër!
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205
    88:8. Atë ditë sheh fytyra të ndritshme,

    88:9. Të kënaqura për veprimet e veta,

    88:10. Në xhennet të shkallës së lartë,

    88:11. Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme,

    88:12. Aty ka kroje që rrjedhin,

    88:13. Aty kanë shtretër të lartë

    88:14. Dhe gastare të vëna pranë,

    88:15. Edhe jastëkë të renduar për mbështetje,

    88:16. Edhe qilima të shtruar.
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  4. #4
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Allahile a po me tregon se a shkruan ne kuran te postosh njato foto gjysem te xhveshura?Shum u befasova te hapet nje tem e atij lloji nga Ti i nderuar!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    Nuk e kuptova kete te PANJOHUREN se cfare donte te thoshte ne te vertete ? .....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205
    Kjo po flet gjepura!
    Nese ka dicka kunder meje mund te me shkruaje ne privat e jo keshtu ne publik, por femrat e kane zakon te bejne fitne!
    Pastaj, ti e panjohura, mos harro qe une nuk jam as hoxhe, as haxhi, as shejh e as dijetar por jam nje njeri i thjeshte!
    Dhe te lutem tani e tutje mu drejto ne privat te mos e shemtojme kete teme!
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

Tema të Ngjashme

  1. Do tiu bie ne mend nje dite kjo qe po ju them.
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2008, 15:24
  2. Si ta kthejme dikend ne besim islam
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 05:27
  3. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  4. Kujto diten e gjykimit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-09-2005, 23:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •