Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1

    Rama ju kerkon ndihme atyre qe ai u mbylli deren!

    Rama: Nuk e "pengojme" Nanon

    E Shtune, 02 Maj 2009

    Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, nuk pengon ne afrimin e partise te tij te larguarit apo ata qe kerkojne te bashkohen me Partine Socialiste. Qofshin keto ish lidera si Fatos Nano, apo emra te njohur per kontribut ne PS si Rexhep Mejdani apo si Bashkim Fino, duke u shprehur se PS eshte e hapur per te gjithe kontributoret. Pa u ndalur tek emrat konkrete kreu socialist, i pyetur nw "Ora Debat", nese ne projektin e selise roze per zgjedhjet do te kete figura te njohura te PS-se kohe me pare u shpreh se "Ne projektin tone nuk mungon askush. Ai eshte i hapur per kedo". Duke shtuar se nuk mban nje regjister mungesash ne seline roze, po ecen perpara me programin qe do te mundesoje fitoren e PS-se ne zgjedhjet e 28 Qershorit. Ndersa per sa i perket koalicionit me partite e tjera te majta politike, kreu socialist theksoi se ne rrugen e saj PS ka kerkuar nje bashkim te madh te forcave politike por edhe te shqiptareve. "Ne rrugen tone ne kerkuam nje koalicion qe do te coje perpara vendin, dhe ashtu sic eshte e udhes, do te drejtohet nga Partia Socialiste", theksoi Rama. Ne nje menyre te tille, kreu socialist, la te kuptohet se PS eshte per bashkepunim me forcat e majta ne zgjedhje. Si dhe shprehu bindjen per fitoren e koalicionit te majte ne zgjedhje. Sipas Rames, nuk eshte koha per pazare te reja ne politike, por eshte koha qe te ndryshohet politika e vjeter per te dale nga ky batak ne te cilin sipas tij, qeveria e djathte e ka futur politiken dhe vendin. "Nuk mund te jemi peng i politikes se vjeter", theksoi Rama. Duke u ndalur tek ceshtja e listave te kandidateve per deputete te PS-se, Rama as nuk pranoi, por as mohoi se do te kandidoje per deputet ne Kuvend ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Sipas tij, listat e kandidateve per deputete te PS-se, do te behen publike ne momentin e duhur. Pa dhene keshtu nje date te sakte per dhenien e tyre dhe se kush nga PS do te kandidoje. Listat sipas Rames, do te dalin, pasi te perfundoje procesi i marrjes se informatave dhe konsultave per perzgjedhjen e kandidateve me te mire. Kreu socialist u ndal gjate ne dhenien e detajeve mbi programin e PS-se per qeverine pas 28 Qershorit. Sipas tij, PS kete program te cilin po e ben publik ne cdo ane te vendit e ka program qeverises dhe jo thjesht teknik. Program i cili ne shtate pika, synon te ndryshoje vendin e ta drejtoje ate ne mireqenie. "Programi eshte me detaje, sepse eshte per te qeverisur, jo thjesht per te marre votat, sic ka ndodhur tere keto vite. Ne synojme reforme rrenjesore te makines qeverisese", u shpreh Rama, duke kritikuar kryeministrin Sali Berisha qe ne keto vite ka urdheruar 64 here, ndryshimin e strukturave qeverisese. Nderkohe qe Rama, eshte shprehur se shqiptaret do votojne kryeministrin e ardhshem socialist.


    koha jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Sa me behet qejfi per keto pashaportat dhe kartat biometrike eshte arritje e madhe dhe kunder krimit .
    Dihet qe shume shqiptare qe kane bere krime jetojne jasht me indetitet te reme ,prandaj ca nuk i duan e ulerin ketu ne forum ........
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #3
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    ky e shef qe eshte i humbur dhe ata njerez qe i quan derrasa te kalbura perpiqet ti therras ne ndihme per te fituar edhe pak vota me shum..


    ky mjeran nudist, duhet te shporret sa me pare nga politika, eshte turp per shqiptaret qe ky te behet timonieri i tyre per 4 vite.


    sic e tregoi sondazhi pas 3 oresh debat te edit mbreme:

    PD fiton mbi 52% te votave


    PS fiton me pak se 48 %.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Edhe Enverin po e zgjove nga varri ske per te fitu gjo ndonjeher. Ky fiton vetem ne menyren e politikes se 97-es me pushk/zjarr menyra e vetme qe mendon me arrit ne pushtet por me vota dhe zgjedhje te lira dhe demokratike ky bir nexhmijes ska per te fitu ndonjeher.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga GjIlAnAsI_cSi Lexo Postimin
    Edhe Enverin po e zgjove nga varri ske per te fitu gjo ndonjeher. Ky fiton vetem ne menyren e politikes se 97-es me pushk/zjarr menyra e vetme qe mendon me arrit ne pushtet por me vota dhe zgjedhje te lira dhe demokratike ky bir nexhmijes ska per te fitu ndonjeher.
    keshtu ke pas than edhe per LDK-ne
    po ku e ke sot?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    E nuhat humbjen dhe mundohet te beje shoke ne humbje......

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e uragan
    Anėtarėsuar
    16-10-2007
    Postime
    11
    edi rama forever

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e uragan
    Anėtarėsuar
    16-10-2007
    Postime
    11
    me keto zgjedhjet parlamentare shpresojme ta largojme njehere e pergjithmone berishen se ka 20 vjet qe na ka merzit shpirtin

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Po mire more dryndias.. Arben Imamin qe Berishakovaqis e quajti agjent e poliagjent te rebelimit te '97-es, qe na e beri armik te partise etj a nuk e ka sot keshilltarin e tij me te afert (pas Fari Balli-Gerdecit)?
    Po Cekn mo? Po Pollon mo? Keta duhet te kene te drejta dhe ata qe jane kunder jush te mos kene sipas teje? He te keqen se e keni mesuar shprehjen "bej si them une e mos bej si bej une".. permendesh fare, me symbyllur.

Tema tė Ngjashme

  1. Manuali i perdorimit te komandave ne IRC
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 28-03-2008, 14:04
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Jetimorja kėrkon ndihmė nga biznesi
    Nga Zemrushja nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 16:15
  4. BE: Qeveria, kujdes me pronat dhe zgjedhjet
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 01:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •