Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1

    Wisner: Si do te shuhet nacionalizmi i Ballkanit

    Wisner: Si do te shuhet nacionalizmi i Ballkanit

    E Enjte, 30 Prill 2009

    Ambasadori Frank G. Wisner, perfaqesues i posacem i Shteteve te Bashkuara ne negociatat per statusin e Kosoves, ne nje interviste per gazetarin Blendi Fevziu, ne emisionin e tij "Opinion" ne tv Klan, ka folur gjate mbi zhvillimet ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe me gjere. Z.Wisner, eshte ndalur edhe ne integrimin e vendit tone dhe shpjegon se nacionaliteti ne Evrope, pas hyrjes se Ballkanit Perendimor ne BE do te shuhet

    Zoti Ambasador, cili eshte qellimi i udhetimit tuaj ketu ne Shqiperi?

    Erdha me ftesen e qeverise dhe jam shume i nderuar qe gjendem ketu. Tani qe jam ketu dua t'ju falenderoj per bashkepunimin tuaj me qeverine e ShBA-se, qeveri te cilen une e perfaqesova, per ceshtjen e statusit perfundimtar te Kosoves. Pata mundesi te vizitoj Tiranen gjate periudhes se negocimeve dhe te punoj me qeverine tuaj. Qeveria juaj luajti nje rol kyc duke transmetuar sinjale stabiliteti, kompromisi dhe moderimi gjate periudhes se negociatave. Dhe per kete qeveria e SHBA-se, amerikanet ju jane shume mirenjohes. Gjithashtu me jepet mundesia t'ju pergezoj per pranimin tuaj ne NATO, ky eshte nje lajm shume i mire per SHBA e cila eshte e interesuar per stabilitetin ne rajon. Eshte nje lajm i mire per ne qe ju hyte ne NATO duke qene se ne jemi nje nder forcat me te medha te kesaj organizate. Urime dhe faleminderit.

    Para se t'ju pyes per NATO-n dhe rolin e Shqiperise ne rajon, une dua t'ju pyes se cilat jane marredheniet mes Shqiperise dhe ShBA-se ne kete periudhe.

    Mendoj se marredheniet jane shume te mira dhe solide. Presidenti Obama gjate mbledhjes ne samitin e NATO-s shprehu fjale te mira per vendin tuaj dhe per Kroacine. Zv/sekretari yne dhe politikane te tjere te rendesishem kane folur mire per marredheniet midis dy vendeve, faktikisht jane marredhenie shume te mira, te forta dhe vendi juaj eshte nje element shume i rendesishem per te ardhmen qe synojme ne per Evropen juglindore. Per arsye te shumta vendi juaj eshte celesi i stabilitetit dhe stabiliteti eshte ajo qe duan amerikanet, qofte ne administraten e Bushit, apo ne ate te Obames.

    Z.Ambasador, pasi u miratua ligji i Lustracionit, ne media u krijua ideja sikur mes Shqiperise dhe SHBA-se pati nje carje.

    Ky eshte rasti kur merret nje ceshtje e vecante dhe zmadhohet se tepermi. Do te kthehem tek arsyeja thelbesore qe ben qe vendet tona te kene nje marredhenie te forte. Ajo arsye eshte SHBA eshte shume e interesuar per stabilitetin dhe sigurine ne Evrope dhe keto s'mund t'i kemi nese vendet ballkanike s'jane ne bord, nese jane ne lufte, ne veshtiresi dhe ne konflikt, keshtu edhe Evropa s'do te jete e sigurt dhe po ashtu edhe Amerika. Nese shikojme Evropen juglindore e kuptojme se s'mund te kemi stabilitet pa kontributin e Shqiperise. S'jeni vetem ju, qe jeni nje popull i lashte, por edhe vendi juaj dhe fqinjet tuaj. Ka shqiptare qe jetojne ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Kosove etj. Ajo qe beni ju, sinjalet qe transmetoni do te krijojne themelet e stabilitetit ne Evropen juglindore. Ndaj ne jemi te interesuar te kemi marredhenie te mira me ju sepse keshtu do te ndikojme ne te gjithe rajonin.

    Pse SHBA kontestoi ligjin e Lustracionit ne Shqiperi?

    Per kete mund te bisedohet mbi bazat e ligjit, une s'do t'i hyj thelle kesaj pune. Mua me takon te flas vetem per marredheniet ne teresi, dhe keto jane shume me te rendesishme se ndonje ceshtje e vecante apo ndonje mosmarreveshje.

    Me pare ju thate se ne kemi nje marredhenie shume te mire, por ka nje marredhenie shume te nderlikuar, apo te veshtire mes ambasadorit amerikan ne Shqiperi dhe kryeministrit, Sali Berisha. Media po e komenton shume kete situate.

    Media eshte e mirepritur te beje komentet e saj. Une ju siguroj se ambasadori amerikan, paraardhesi dhe pasardhesi i tij do te tregohet shume i respektueshem dhe i devotshem ne punen e tij per te miren e ketij vendi dhe te SHBA-se.

    Pervec interesave ndaj shtetit shqiptar ne Ballkan, cilat jane arsyet kryesore te bashkepunimit mes Shqiperise dhe ShBA-se?

    Pergjegjesia juaj per veten tuaj ne kete rajon eshte nje pergjegjesi shume e madhe, eshte nje pergjegjesi ekonomike, e prosperitetit te Shqiperise, e aftesise suaj per t'u zhvilluar, per te ndertuar rruge me vendet fqinje, te inkurajoni nje politike me pergjegjesi ekonomike, kjo do te sjelle si pasoje zhvillimin e rajonit. Se dyti, pervoja juaj ne demokraci, aftesia e Shqiperise te zhvilloje zgjedhje te ndershme dhe te pavarura, te kete nje sistem gjyqesor te paanshem ku zbatohen ligjet dhe rregulli, keto gjera do te ndikojne ne rajon. Jashte kufirit shembulli qe ju do te jepni do te bejne ndryshimin mbi jeten e ketij rajoni dhe do te tregojne perspektiven qe do te kete per te ardhmen. Se fundmi shembulli qe do te jepni duke ruajtur miqesine me fqinjet tuaj, me Serbine dhe Greqine, kjo do te krijoje nje atmosfere harmonie dhe kjo eshte nje gje e mire per Shqiperine dhe per marredheniet shqiptaro amerikane.

    Sa te rendesishme jane zgjedhjet per Shqiperine, z. Ambasador?

    Zgjedhjet jane gjithnje te rendesishme, sidomos ne momente te tilla kur vendet ne pergjithesi po vuajne krizen ekonomike, problemet ne tregun financiar ne SHBA kane ndikuar ne te gjithe globin dhe preken ekonomite e vendeve, ky presion do te ndihet dhe eshte e rendesishme qe ju e dinit kete, populli te kete besim te qeveria dhe te politikat e saj parandaluese te krizes.

    C'do te thote per ju dhe per ne qe Shqiperia u be anetare e NATO-s?

    Une e konceptoj si nje pjese e stabilitetit te cilen u mundova te shpjegoj me pare, me fjale te tjera anetaresimi i Shqiperise ne NATO do te thote se ky rajon qe shtrihet jashte Evropes dhe perendimit, dikur ketu ka pasur lufte dhe konflikte pas ndarjes se Jugosllavise, ky rajon tani po behet pjese e Evropes se bashkuar dhe e SHBA-se, dhe me ne fund mund te realizoni endrren e te qenit pjese e nje Evrope te lire dhe te qete, per te realizuar kete duhet te beheni pjese e familjes se madhe evropiane.

    Ketu kemi diskutuar se anetaresimi i Shqiperise ne NATO ka qene nje vendim politik apo ushtarak.

    Te gjitha vendimet ushtarake jane ne nje fare menyre vendime politike. Vendimi politik ishte te krijohej nje aleance e forte ne te cilen kombet e Evropes do te bashkohen dhe do te mendojne per mbrojtjen e perbashket, per paqen dhe per marredheniet me vendet e tjera si nje trup i vetem. Eshte gje e mire qe Shqiperia u be anetare e kesaj familjeje te madhe dhe eshte gje e mire per te gjithe ata qe deshirojne sigurine dhe Evropen e lire.

    Para se t'ju pyes per Kosoven dhe Maqedonine, dua t'ju pyes se si e gjetet Shqiperine kete here.

    Nje pervoje shume e bukur, mund te them se jam me fat qe ndodhem ketu ne fillim te pranveres dhe me jepet mundesia te shoh vendin tuaj te gjelberuar, eshte nje vend i mrekullueshem. Jam shume i gezuar qe ndodhem ketu i mirepritur ne kete vend dhe qe kam pasur mundesine te vizitoj disa nga peizazhet dhe vendet e saj historike qe te lene te mahnitur.

    Z. Ambasador, dua t'ju pyes, mbi Maqedonine. Ajo eshte lene jashte anetaresimit ne NATO per shkak te ndonje vendimi, apo per shkak te problemeve qe ka me Greqine per ceshtjen e emrit? Cfare mendoni se do te behet me Maqedonine?

    Do te doja te dija se cfare do te behet dhe do t'jua thosha, keshtu do te me konsideronit nje gjeni, por nuk e di. Besoj se do te duhet kohe qe greket dhe maqedonasit te bien dakord, te gjitheve na intereson qe kjo te ndodhe dhe shpresojme qe te dyja palet, ne Shkup dhe ne Athine te ulen bashke dhe te kuptojne se sherri mes tyre destabilizon rajonin, nervozojne shtetet e tjera te Evropes dhe vonon arritjen e rezultateve dhe te stabilitetit ne Evrope. Uroj me te miren per te dyja vendet, kane shume pune per te bere dhe te mundohen te mos provokohen mes tyre, por te arrijne ne nje kompromis.

    Eshte e mundur te gjendet nje zgjidhje, e cila te mos arrije teper vone?

    Zgjidhja vjen si rrjedhoje e deshires se mire, dhe kjo duhet te filloje kur te dyja palet te kene deshire per te gjetur kete zgjidhje. Deshira politike per te arritur ne mirekuptim, jam i sigurt se kjo mund te arrihet, nuk eshte nje formule teknike, por politike.

    Si u bete ju, anetar i Grupit te Keshillimit per Kosoven?

    Kjo eshte nje pyetje e mire.

    Keni pasur pervoje te meparshme me vendet ballkanike?

    Kam bere karriere si diplomat i SHBA-se dhe kam sherbyer ne vende te ndryshme te botes, kur SHBA vendosen qe jo vetem te jene pjese e grupit te kontaktit, por te arrijne dicka me shume, ata me zgjodhen mua si perfaqesuesin e tyre per te mbeshtetur presidentin Ahtisari. Me ngarkuan me pune me pergjegjesite e komunitetit evropian dhe une e pranova punen dhe munda te ndihmoj Ahtisarin gjate periudhes se Trojkes deri ne fund, kur Kosova fitoi pavaresine.

    Ishin te veshtira negociatat per Kosoven, per statusin perfundimtar?

    Nuk ishte e lehte sepse te dyja palet kishin koncepte krejt te ndryshme. Pala serbe pretendonte dhe vazhdon te pretendoje se krahina e Kosoves eshte caktuar si serbe dhe kjo nuk mund te ndryshohet. Shqiptaret e Kosoves, ajo pjese e popullates qe kishte vuajtur ne menyre te tmerrshme gjate regjimit te opresionit deshironte lirine dhe pavaresine e vendit. Ishte shume e veshtire qe te ulnim bashke keto dy pale. Ishte e veshtire te gjenim nje zgjidhje qe do e pranonte e gjithe Evropa, qe do e pranonin shtetet e bashkuara dhe Rusia. Keto ishin sfidat, disa prej te cilave ne i realizuam, kenaqem shumicen e shteteve evropiane, SHBA dhe Evropa u bashkuan bashke, por nuk arritem te mbyllnim boshllekun e krijuar nga Rusia, boshllek i cili ekziston edhe sot.

    Ishte shume e veshtire te gjendej nje ekuiliber mes jush, evropianeve dhe ruseve?

    Evropianet ishin dakord me ne, shumica e vendeve evropiane rane dakord qe te pranojne dhe te njohin Kosoven.

    Ishte i veshtire bashkepunimi me udheheqesit kosovare?

    Mendoj se ata u bene...

    ... Me falni, sepse kujtojme qe ne vitin 1999 gjate negociatave ne Rambuje ishte shume e veshtire per komunitetin nderkombetar.

    Viti 1999 ishte nje leksion per ne sepse lideret kosovare te fraksioneve te ndryshme ishin bashkuar, ne arritem te perfundonim nje pune te stermundimshme dhe na u desh te merrnim vendime te veshtira. Nese udheheqesit e Kosoves s'do te kishin qene te bashkuar s'do te ishte arritur garancia dhe siguria e minoriteteve.

    Cfare roli luajti Shqiperia ne keto negociata?

    Shqiperia dhe une kisha privilegjin te vija ketu gjate periudhes se negociatave dhe te bisedoja me qeverine tuaj, i dergonte mesazhe dhe thirrje per bashkepunim pales kosovare me nderkombetaret, te ruante paqen dhe harmonine mes minoriteteve dhe te bente nje konfront paqesor me Serbine. Nuk e ve ne dyshim qe qeveria juaj ndihmoi shume ne kete ceshtje dhe per kete arsye une kam ardhur ne Tirane, qe te falenderoj qeverine tuaj per ndihmen e madhe qe na dha ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje kaq delikate.

    Pas kesaj pervoje, z.ambasador, ju mund te me jepni nje pergjigje te sinqerte. Cili eshte ndikimi real i Shqiperise ne Kosove dhe me pergjithesi ne vendet e tjera ku jetojne shqiptare, ne Maqedoni dhe ne Malin e Zi?

    Do te flas ne menyre personale.

    E di qe diplomatet e kane te veshtire t'u pergjigjen ketyre pyetjeve.

    Jo, do te pergjigjem ne menyre personale dhe sinqerisht. Ju jeni nje komb dhe nje shtet, por jeni edhe njerez. Kombi dhe shteti i Shqiperise kane nje pergjegjesi te madhe, keni pergjegjesine e popullates se re te Kosoves, drejtimin qe ajo do te marre, keni pergjegjesine ndaj minoriteteve shqiptare ne vendet e tjera te rajonit, se si do te jetojne ata ne paqe dhe ne harmoni me qeverite atje. Sigurisht qe do te ruajne kulturen e tyre, por si do e pranojne dhe si do te disiplinohen para pergjegjesive politike. Eshte nje pergjegjesi e vecante kjo qe do te mbartet nga Shqiperia, ketu nuk behet fjale vetem per ju, por jeni edhe pergjegjes per kufijte e zonave te tjera.

    Dua t'ju pyes se cilat mund te jene marredheniet mes Shqiperise dhe Kosoves. Ne tani jemi duke ndertuar nje rruge qe do te lidhe Prishtinen me Durresin.

    Per fat te mire ne te ardhmen do te kete edhe rruge te tjera, aktivitete ekonomike, tregtia do te zhvillohet, Kosova do te perdore portin tuaj per importet dhe eksportet, do te kete investime nga te dyja palet. Hapja e ketyre arterieve qe s'jane perdorur ne te shkuaren do te sjelle perfitime te shumta jo vetem per ju, por edhe per rajonin. Per shembull, Serbia jugore do te kete nje dalje me te shpejte ne det, Kosova do te kthehet ne nje vend tranzit per te gjithe rajonin, vendet e tjera do te zgjedhin nese te kalojne drejt Greqise per ne Selanik, ose te kalojne nga Shqiperia. Mendoj se do te kete nje efekt shume te madh per te ardhmen e te dy vendeve.

    Ambasador, disa vende te medha s'e kane njohur pavaresine e Kosoves, si Spanja, Greqia, Qiproja dhe Rumania. Cili eshte komenti juaj ne lidhje me kete ceshtje?

    Ky eshte nje vendim sovran, mua me vjen keq por ne shumicen e rasteve e kuptoj se perse merren keto vendime. Spanja dhe Qiproja jane dy vende shume te ndjeshme ndaj ndarjes kombetare, Rumania ka arsyet e saj qe kthehen pas ne kohe. Por me e rendesishmja eshte se ata kane pranuar problemin ne thelb, Kosova eshte pjese e familjes evropiane dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme, Kosova u themelua si shtet fale bashkimit evropian.

    Po behet nje debat i madh tani per zgjerimin e Komunitetit Evropian, debati ne lidhje me Turqine, por edhe per Shqiperine, Kroacine, Malin e Zi dhe Maqedonine. Dihet qe amerikanet s'jane pjese e Komunitetit Evropian, por ndikojne shume ne te. Ju jeni per zgjerimin e komunitetit evropian, me shume nga c'jane vete evropianet?

    Ju e thate mire, ne s'jemi pjese e Komunitetit Evropian.

    Por ju ndikoni shume. Kujtojme se Presidenti Obama beri nje deklarate para disa ditesh ne Stamboll per Turqine.

    Po, e beri. Me lejoni te flas si nje vezhgues dhe si nje dashamires i vendit tuaj dhe te shpjegoj pikepamjen time per Shqiperine, Maqedonine dhe vendet e tjera ne kete rajon. Vertet shpresoj qe ju te integroheni shpejt ekonomikisht, ashtu sic ju ka ndihmuar NATO-ja qe te integroheni shpejt ne fushen e sigurise. Pse e besoj kete? Sa me shume te zgjase kjo krize ekonomike, aq me shume do te hezitoje komuniteti evropian te marre persiper pranimin e vendeve te reja. sa me i madh te jete territori evropian, aq me te medha jane tregjet dhe aq me e gjere eshte zona e veprimit. Une besoj se Evropa pati zhvillim vitet e fundit edhe per shkak te zgjerimit te saj dhe krijoi nje treg me te madh. Kjo teori mund te justifikoje pranimin tuaj ne komunitet, sepse keshtu do te kemi nje zgjerim dhe nje akses me te madh ne treg, dhe kjo do te jete pjese e procesit te rikuperimit. Ju duhet te respektoni te gjitha rregullat e vendosura dhe duhet te veproni shpejt sepse duke rindertuar ekonomine ju perforconi stabilitetin. NATO-ja ju ofron sigurine, por ju duhet rritja ekonomike dhe stabiliteti politik qe te beheni pjese e familjes. Duhet te perkujdeseni per te gjitha aspektet, keshtu qe kur dera te jete e hapur une uroj qe ju te hyni.

    Z. Ambasador, po zhvillohet nje debat i gjere ne vendet ballkanike, jo ne nivel diplomatik, per ceshtjen shqiptare. Cfare mendimi keni ju per kete?

    Eshte nje ceshtje qe ka lidhje me te shkuaren tuaj historike, dhe une mendoj se ju shqiptaret e pyesni shpesh veten se kush jeni dhe cfare kontributi mund te japim per Evropen. Nje komb me kulturen e tij qe ka mbijetuar ne menyre te shkelqyer ne kohera, por tani cfare mund te beni, cfare mund te jepni? Pergjigja dihet dhe besoj se jeni ne rrugen e duhur duke perforcuar demokracine, duke u bere pjese e institucioneve perendimore, duke zhvilluar sistemin e tregut, bashkepunimin ekonomik ne rajon dhe duke perdorur ne menyre kreative minoritetet tuaja per te treguar deshiren dhe qellimin tuaj te mire dhe ne kete menyre ju e keni dhene kontributin tuaj te pare. Me rritjen e ekonomise me shume njerez do te udhetojne, me shume njerez do te ndjekin universitetet jashte vendit dhe keshtu rritet edhe kontributi kulturor qe japin keta njerez te mrekullueshem, shqiptaret. Do te duhet pak kohe, por keni filluar me rrugen e duhur.

    Mendoni se Ballkani ne pergjithesi, por edhe Evropa jane te pergatitura per te pasur dy shtete shqiptare? Dhe ndoshta ne te ardhmen jo te larget nje president shqiptar ne Maqedoni?

    Nuk mund te parashikoj se kush do te dale president.

    Eshte nje pyetje normale, mund ta gjeni ne te gjitha gazetat.

    Mendoj se pergjigjja eshte dhe eshte nje pike shume e rendesishme. Ka ardhur koha qe ne te mendojme pertej idese se ka nje shtet apo dy shtete shqiptare, por te mendojme per shtete qe jetojne ne paqe me njeri-tjetrin, respektojne minoritetet, njohin te gjitha te drejtat e minoriteteve dhe nuk ka rendesi se si e quani ate shtet sepse aty po jetohet me te njejtat rregulla si te shtetit fqinje. Pasi te hyni ne Komunitetin Evropian, ose ne institucione me te medha politike dhe ekonomike evropiane, nocioni i kombit do te filloje te zhduket. Do te duhet pak kohe, s'dua te genjej veten sepse ne amerikaneve na u deshen 150 deri ne 200 vjet te mberrijme deri ketu ku jemi tani. Nocioni i kombit nuk do te zhduket menjehere, por me zgjerimin e Evropes, nacionaliteti do te filloje te humbase dhe e ardhmja do te ndryshoje.

    Keni te drejte, z. Ambasador, por ne kemi disa ceshtje konkrete. Ne po flasim per Maqedonine dhe ne keto caste shqiptaret dhe maqedonasit po jetojne ne Maqedoni, sikur te jene ne dy shtete te ndryshme. Nese shkoni ne perendim te Maqedonise, shqiptaret e atjeshem do t'ju tregojne gjithcka per kryeministrin Berisha dhe per kryeministrin Thaci, cdo gje qe ndodh ne Shqiperi dhe ne Kosove, por asgje per vete Maqedonine. Mund te shkoni ne lindje te Maqedonise dhe do te shihni se maqedonasit atje nuk duan t'ia dine per shqiptaret ne krahun tjeter. Si do te jete e ardhmja e ketij vendi?

    Maqedonasit u treguan shume te afte per bashkejetesen politike te dy etnive te ndryshme dhe ky eshte nje shembull shume i spikatur dhe eshte shume e rendesishme qe kjo formule politike mbijetoi per kaq shume vite. Sic jane te rendesishme edhe arritjet e tjera ne Bosnje, kur serbet, kroatet dhe boshnjaket duhet te jetojne prane njeri tjetrit. Shpresa e vertete per te ardhmen e Evropes juglindore eshte hyrja, pranimi i ketyre vendeve ne familjen e madhe evropiane, ashtu sic po pranohen ne NATO. Nuk duhet te fokusohen ne ndryshimet etnike, por ne interesin e perbashket.

    Z. Georgevski, kryeministri i Maqedonise, foli per nje ndarje te mundshme te ketij vendi...

    Personalisht do te isha kunder ndarjeve te tjera ne Ballkan, sepse ka pasur shume te tilla ne te shkuaren dhe tani na nevojitet pak bashkim dhe te luftojme te gjithe per te miren e perbashket. Cfare avantazhesh do te sjelle nje ndarje tjeter etnike, nje krijim tjeter i shtetit shqiptar kur e ardhmja ekonomike e qytetareve tuaj varet nga bashkepunimi mes njerezve, nga tregjet e hapura dhe nga zhvillimi i institucioneve te perbashketa ekonomike.

    Para se t'ju falenderoj per intervisten dua t'ju pyes se sa kohe do te rrini ne Shqiperi dhe cfare vendi do te vizitoni?

    Kam pasur fatin e mire ta vizitoj vendin tuaj edhe here te tjera, kam qene ne kryeqytet dhe ne Shkoder, por kete here do te shkoj ne jug, ne Butrint dhe ne Gjirokaster. Dua te shoh te dy skajet e vendit dhe uroj qe te kthehem edhe here te tjera per te pare vendet qe s'do te arrij te shoh kete here.

    Ju falenderoj z. Ambasador qe erdhet ketu, ne studion e emisionit Opinion dhe ju uroj nje udhetim te kendshem.

    Faleminderit.


    koha jone

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,144
    Nacionalizmi eshte pjese e ngulitur ne karakterin e njeriut. Ajo pjese e keqe e nacionalizmit, qe ka te beje me urrejtjen ndaj kombesive te tjera, nuk eshte kaq e lehte te zhduket, qofte edhe me angazhimin ne BE. Nje kohe te gjate nen Jugosllavi, u duk se nacionalizmat u zhduken, por ne realitet ato ekzistonin dhe gjeten edhe rastin per te shperthyer, duke u shoqeruar mer qindra mijra viktima, fizike dhe shpirterore.
    Si teme kjo eshte edhe mjaft shoqerore. Nacionalizmi ne terren ka fituar perparim ne Shqiperi gjate ketij shekulli te ri. Ne Kosove e Maqedoni nuk e njoh gjendjen, por kam frike se edhe atje ekziston (flas per nacionalizmin shqiptar). Nuk bej krahasime ne mes nacionalizmave se cili eshte me i rrezikshem ai serb, grek, maqedon apo shqiptar. Seicili komb rron per veten e vet. Mendoj se pakesimi i nacionalizmit na ka ndihmuar shume ne shqiptareve, dhe kjo eshte nje vlere per ne. Le ta ruajme kete vlere dhe ta pasurojme ate, pa u krahasuar me te tjeret.
    Pavaresia e Kosoves erdhi vetem nga toleranca nacionaliste e shqiptareve.
    Fatkeqesisht shikoj se situata nuk eshte kaq roze sot. Kjo duket edhe ne forum. Disa tema dhe postime kane karakter te theksuar dhe deri ekstrem nacionalist.
    Nacionalizmi, ne rradhe te pare i ben dem bartesit te tij.

    larg nacionalizmit dhe urrejtjes!

  3. #3
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Ky lloj nacionalizmi gjendet vetem ne ballkan, kurse europa ne pergjithesi po kalon ne nje faze tjeter, ate te mbrojtjes se vlerave demokratike europiane. Partite e djathta po triumfojne ne vendet e zhvilluara. Ne Hollande pas nje sondazhi qe u be kete muaj, nqs beheshin zgjedhjet, geert wilders do dilte kryeminister.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #4
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    34
    Postime
    5,644
    Per shembull, Serbia jugore do te kete nje dalje me te shpejte ne det,
    Duhet vendosur mina andej nga kalojnė serbėt pėr tė hyrė kėndej.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    758
    Ne zbutjen e nacionalizmit ne europe ndikon shume FEJA e perbashket por edhe trungu i perbashket racor- gjuhesor qe perbehet nga kombe gjermane

    Latinet kon dhe do kene ferkime me europianet qendrore e veriore ashtu edhe sllavet, nacionalizmi asht pjelle natyrale e diferencave racore, BABILONIA MODERNE dhe nostalgjia e SIONIZMIT per mendimin tem asht utopi

    E vetmja menyre per zhdukjen e nacionalizmit ngelet SHPLARJA E TRURIT , PRISHJA E FAMILJES,SHKATERRIMI KOMBEVE SHTET, HIBRITIZIMI I NJERIUT (krijimi i ashtequajtur i "njeriut gri") KRIJIMI I URAVE MINORITARE, GLOBALIZMI EKONOMIKO_KULTUROR,,,,,,,,,,,,,

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    758
    Per zhdukjen e nacionalizmit shqiptar (si kombi kyc per stabilitetin ne rajon) asht angazhuar Turqia, Greqia dhe Serbobullgaret

    Shqiptaret si KOMB I NDALUAR duhet te jene gjithmon nje popull ne NEVOJE TE PERHERSHME, ti mohohet e drejta e zgjedhjes, ekonomia dhe kultura duhet te jete nen kontroll te monopoleve me qender jasht, te gjitha mjetet qe rrezatojne nacionalizem si TELEVIZIONI, ARTI, SHKOLLIMI, SHTYPI duhet te jene ne duar te njerzve te CAKTUAR

  7. #7
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    34
    Postime
    5,644
    Dhe pėr mė tepėr, duhet tė sjellin nė trojet tona sa mė shumė zezakė pėr femrat tona, dhe sa mė shumė zezake pėr meshkujt tanė. Pas pėrzierjes me negro duhet tė na sjellin edhe kuēka vietnameze, dhe duhet tė bėhet anglishtja gjuhė zyrtare, e Voodoo fe kombėtare.

    Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė e sukseshme, pėr tė ēkombtarizuar shqiptarėt.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    758
    Alibaba

    Me zezak e kinez nuk bohet ajo pune por me kombet ku ka diferenca te vogla racore bohet

    Ekziston i ashtequajtur "zinxhiri asimilues 7+3" asht nje studim i hedhun ne praktike nga qendrat sioniste

    pak a shume keshtu,,,,,,, Kroati shartohet me Sllovenin, slloveni shartohet me Ausstriakun, austriaku me gjermonin, gjermoni shartohet me dakun, daku shartohet me danezin e danezi shartohet balltiket, balltiket me sllavet, ukranezet me ruset e bardhe e ruset e bardhe me ruset e verdhe etj,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,duhet patjeter te ruhet llogaritje 7+3

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga loni-loni Lexo Postimin

    Shqiptaret si KOMB I NDALUAR duhet te jene gjithmon nje popull ne NEVOJE TE PERHERSHME, ti mohohet e drejta e zgjedhjes, ekonomia dhe kultura duhet te jete nen kontroll te monopoleve me qender jasht, te gjitha mjetet qe rrezatojne nacionalizem si TELEVIZIONI, ARTI, SHKOLLIMI, SHTYPI duhet te jene ne duar te njerzve te CAKTUAR
    Dhe per te gjitha keto ata duhet te mallkojne veten plotesisht, duhet te therresin token e tyre :"toke e mallkuar". Per te futur frymen e disfatizmit, pesimizmit, fatalitetit, bile duke kryer veprime konkrete, angazhohen ish kontigjente spiunash, njerez pa identitet dhe ndjenje te dobet kombetare, shqipfoles te lidhur me interesin e pasurimit te paligjshem.
    Media, perben kycin e suksesit, per arritjen e ketij qellimi, prandaj ajo shumicen e rasteve, kontrollohet nga njerezit me te dyshimte shqiptare, pseudoshqiptare dhe te huaj.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  10. #10
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    34
    Postime
    5,644
    etj,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,duhet patjeter te ruhet llogaritje 7+3
    A mund t'a elaborosh pak, t'a shpjegosh mė gjerė kėtė 7+3??

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    758
    7+3 dmth 30% jon minoritet mbrenda nje kombi shtet, kjo llogaritje nuk shkakton NDARJE sic mund te ndodhe me llogaritjen 5+5 apo 6+5 etj,,,,,,,,,, asht llogaritje qe ban asimilim paqesor, pa dhune

  12. #12
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    34
    Postime
    5,644
    7+3 dmth 30% jon minoritet mbrenda nje kombi shtet, kjo llogaritje nuk shkakton NDARJE sic mund te ndodhe me llogaritjen 5+5 apo 6+5 etj,,,,,,,,,, asht llogaritje qe ban asimilim paqesor, pa dhune
    Kurse me sa po shoh unė, Evropa do tė jetė nė tė ardhmen njė kontinent shqiptaro-kinezo-zezako-arab.

    Tė vetmit popuj qė po shtohen. Jam plotėsisht kundėr shtimit tė alienėve nė tokėn evropiane. Dhe jam plotėsisht kundėr pėrzierjes sė evropianėve me alienė.

    Megjithatė tė paktėn Italia do tė jetė e jona.

    Flm pėr sqarimin.

Tema tė Ngjashme

  1. Varrmihesit e Ballkanit
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 24-03-2008, 19:16
  2. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Samiti i Selanikut dhe qendrimi i pales shqiptare
    Nga Orku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 20:04

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •