Close
Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 311
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Postime
    34
    Flm shum sam1r...
    Gjithashtu edhe une te deshiroj cdo te mire si dhe suksese ne jete...



    PS. Kam ndegjuar qe bukurite qe i posedon vete qyteteza e Medvegjes, rralle qe mund te i'a kete fale Zoti ndonje qyteti tjeter te shqiptarise...sidomos banja e Sijarines...Per kete kam vendosur qe ndoshta nese kam kohe kete vere do ta vizitoj kete qytetz...se i'a vlen.
    KLM

  2. #42
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga Zmija Lexo Postimin
    Flm shum sam1r...
    Gjithashtu edhe une te deshiroj cdo te mire si dhe suksese ne jete...



    PS. Kam ndegjuar qe bukurite qe i posedon vete qyteteza e Medvegjes, rralle qe mund te i'a kete fale Zoti ndonje qyteti tjeter te shqiptarise...sidomos banja e Sijarines...Per kete kam vendosur qe ndoshta nese kam kohe kete vere do ta vizitoj kete qytetz...se i'a vlen.
    KLM
    Eshte shume e vertet. Medvegja eshte nje vend, zhvillimi i se ciles duhet te bazohet ne turizem, sepse ka potenciale te hatashme.
    Banja e Siarines posedon ujera te shumta sheruese(me duket 18 lloje - nuk jam i sigurt), dhe gjithashtu aty gjendet gejzeri i vetem i Evropes kontinentale (perveq ne ishullin e Islandes).
    Tashme situata politike do e beje te veten, sepse me pare(vitet e kaluara), ajo me 1fjal ka vluar prej shqiptareve. Ka qene dhe eshte shum e pasur...

    pershendetje!
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Bawarianmann
    Anëtarësuar
    08-11-2007
    Postime
    36
    Porosi te gjitheve ( te Kosoves lindore )qe deshirojn te degjojne kengen e Tupalles e Medvegjes e te cilet ende nuk e kan degju.
    Shkoni ne YOUTUBE dhe kerkoni Hashim Shala kenga e Tupalles.
    Pershendetje bashkatdhetar.
    Jeto Kuq e ZI be njeri.

  4. #44
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695

    Markoviq ka paralajmëruar hapjen e fakultetit për Ekonomi në Medvegjë!

    Markoviq ka paralajmëruar hapjen e fakultetit për Ekonomi në Medvegjë


    Ministri për administratë shtetërore dhe vetëqeverisje lokale dhe kryetarë i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Millan Markoviq gjatë qëndrimit sot në Bujanoc për gazetarët ka paralajmëruar se janë në përfundim e sipër parapërgatitjet për hapjen e fakultetit Ekonomi dhe financa në Medvegjë.

    Sipas kryetarit të Trupit Koordinues nesër në Ministrinë Arsimit të Republikës së Serbisë do të vendoset çështja e lokacionit dhe çfarë programi arsimorë do të aplikohet. Regjistrimi i studentëve të rinj në Medvegjë do të bëhet diku kah fundi i vitit 2008. Po ashtu marrëveshjet paraprake paralelisht po vazhdojnë edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në lidhje me hapjen e këtij fakulteti në Bujanoc, për të cilën premtohet se kjo gjë do të realizohet vitin e ardhshëm akademik.



    Sipas zotit Markoviq pozitivja e hapjes së institucioneve të arsimit të lart është në atë se të rinjtë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do të mund të vijojnë shkollimet akademike në gjuhën e tyre amtare sipas sistemit të Bolonjës.
    Këto diploma do të pranohen në të gjitha vendet e botës dhe në këtë mënyrë do të kontribuohet edhe për vendin ku ata jetojnë. Ministri për administratë shtetërore dhe vetëqeverisje lokale dhe kryetarë i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Millan Markoviq ka deklaruar sot se hapja e fakulteteve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është ofertë dhe shans i mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna e që gjeografikisht janë larg qendrës. Në pyetjen e parashtruar se çfarë do të bëhet me çështjen e diplomave të UNMIK-ut ai shprehu optimizëm se së shpejti Qeveria e Republikës së Serbisë do të merr vendim për njohjen e këtyre diplomave.

    Burimi i Informacionit: www.medvegja.info
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Nse Lugina E Prersheves Beri Luften Per Tu Ber Polic Esht Tragjike

  6. #46
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    Nse Lugina E Prersheves Beri Luften Per Tu Ber Polic Esht Tragjike
    Qka po thu?
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Zonja
    Anëtarësuar
    27-12-2008
    Postime
    16

    Per sam1r ton.

    Sam1r aferim te koft qe ne gjdo faqe paskeni fol per Medvegjen ton te dashur,
    edhe keto leximi i lexova sot te gjitha...

    Me vjen shum mir qe gjeni kohë per lexusit ton dhe dashamirt e vendit ton që të din ma shum se si asht situata atje, ju kam than edhe ne shkresen e par se une kam pas shum informata te kqija per Medvegj dhe at rreth andej, ma keni shtue Imazhni qe ket vit ta vizitoj pa tjeter me famile...

    Me rrespet per ty personalisht nga Zonja...

  8. #48
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga Zonja Lexo Postimin
    Sam1r aferim te koft qe ne gjdo faqe paskeni fol per Medvegjen ton te dashur,
    edhe keto leximi i lexova sot te gjitha...

    Me vjen shum mir qe gjeni kohë per lexusit ton dhe dashamirt e vendit ton që të din ma shum se si asht situata atje, ju kam than edhe ne shkresen e par se une kam pas shum informata te kqija per Medvegj dhe at rreth andej, ma keni shtue Imazhni qe ket vit ta vizitoj pa tjeter me famile...

    Me rrespet per ty personalisht nga Zonja...
    Te gjitheve na mungon vendlindja jon e dashur. Un bej shume pak brenda mundesive te mia per Medvegjen tone.

    Pershendetje Zonje e nderueme,
    sam1r
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  9. #49
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695

    Presidentët Topi e Sejdiu takojn përfaqsusit e Zyrës Koordinuse për Medvegjën

    Prishtinë 09.01.2008(medvegja.info)

    Sot në ambientet e hotelit grand në Prishtinë u pritën në një takim miqsor përfaqsusit e Zyrës Koordinuse për Medvegjën nga presidenti shqiptar zotri Bamir Topi dhe ai i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu.

    Ndonse takimi ishte i shkurtër megjithate ishte shum miqsor dhe vllazror.Me këtë rast kryetari i Zyrës Koordinuse për Medvegjën Selman Rexhepi i informoj presidentët Topi e Sejdiu me problemet që po ballafaqohet popullata e shqiptarve të Medvegjës të dëbuar nga trojet e tyre ,veqanërisht në vitet 1999-2001.

    Gjithashtu presidentët Topi e Sejdiu u informuan edhe për aktivitetet e Zyrës Koordinuse për Medvegjën,me këtë rast Presidenti shqiptar dr Bamir Topi edhe ai i Kosovës dr Fatmir Sejdiu i dhan mbështetje maksimale Zyrës Koordinuse për Medvegjën dhe kryetarit të saj zotri Selman Rexhepi.

    Njofton
    Zyra Koordinuse për Medvegjën
    Fushë Kosovë/Medvegjë
    Kryetar: Selman Rexhepi.
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  10. #50
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Ja edhe 2 fotografi nga takimi mes udheheqsit te zyres koordinuese per Medvegje zoti Selman Rexhepi, dhe 2 presidenteve shqiptar, perkatesisht kosovar, zoti Topi dhe zoti Sejdiu.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  11. #51
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga sam1r Lexo Postimin
    Ja edhe 2 fotografi nga takimi mes udheheqsit te zyres koordinuese per Medvegje zoti Selman Rexhepi, dhe 2 presidenteve shqiptar, perkatesisht kosovar, zoti Topi dhe zoti Sejdiu.

    Edhe pse jane ne gjendje te pamundesise per te bere me shume sot per sot te dy kryetaret shqiptare, perseri vetem nje pritje e perzemert dhe ndegjimi me kujdes ndaj halleve te Medvegjes dhe rajonit jasht dy shteteve shqiptare permbledh ne vehte deshiren per lehtesimin e barres per mbijetese dhe shpresen per bashkim.
    Vete fytyrat e buzeqeshura te perfaqsuesve shqiptare nga tri krahinat ne fotografite qe ka sjelle per ne sam1r, e shprehin dukshem rendesine qe ka bashkimi ne lumturine e pergjithshme shqiptare.

    Liria kombetare ka kuptimin e vertete kur eshte gjithekombetare.

    me nderime per buzeqeshjen dhe lumturine e pergjithshme si ne fotografi dhe ne jeten e shqiptarve

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 14-01-2009 më 22:26
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  12. #52
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695

    Lightbulb Mblidhen perfaqësuesit e të tri komunave të Kosovës Lindore

    Këshilltarët shqiptarë të kuvendeve të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës u tubuan sot më 25 janar në sallën e Kuvendit të Komunës së Preshevës prej orës 14.00.
    Ata shqyrtuan situatën politike dhe të sigurisë në territorin e Luginës së Preshevës, dhe miratuan një deklaratë politike, me te cilën ata shpallin disa prej kërkesave të qytetarëve shqiptarë te Luginës, drejtuar pushtetit qëndror serb.

    Deklarata Politike e Këshilltarëve Shqiptar të Kosovës Lindore

    Me rastin e arrestimeve të dhjetë qytetarëve të Komunës së Preshevës më 26 dhjetor të vitit 2008, Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (PVD, PDSH, LPD, BDL, GQ Rahmi Zulfiu, UDSH, LKSH,LDI) miratojnë këtë:


    DEKLARATË POLITIKE


    Kuvendi konsideron se arrestimi i dhjetë qytetarëve shqiptarë të Komunës së Preshevës më 26 dhjetor të vitit 2008 është i papranueshëm dhe në funksion të destabilitizmit të situatës politike dhe të sigurisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Tërë procesi i arrestimit të të dyshuarëve, gjithsesi i zhvilluar jashtë normave profesionale dhe në shpërputhje të plotë me normat demokratike, si dhe trajtimi i mëtejmë i tyre, deklaratat kërcënuese të zyrtarëve policorë dëshmojnë për politizimin dhe etnizimin e skjashëm të procesit përkatës.
    Kuvendi konsideron se praktikat e drejtësisë politike dhe selektive serbe nuk janë në shërbim të ndëshkimit të krimeve të luftës dhe të zbulimit të domosdoshëm të së vërtetës, por përkundrazi një proces në shërbim të politikave ditore të shtetit, që me të tilla veprime rivërteton mungesën e vullnetit politik dhe të kompetencave shtetërore për t’u ballafaquar me të kaluarën e errët, respektivisht me përfshirjen e mundshme të strukturave të dikurshme shtetërore në krime të luftës; posaçërisht në hapësirat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

    Duke e pasur parasysh këtë fakt, e duke iu referuar procesit të dhunshëm dhe spektakular të 26 dhjetorit, si dhe duke u bazuar në trajtimin brutal të të burgosurëve; këshilltarët komunalë shqiptarë konsiderojnë se sistemi aktual gjyqësor dhe politik në Serbi nuk ka kredibilitet dhe legjimitet për të zhvilluar procese të tilla të ndjeshme, aq më tepër kur merret parasysh se të dyshuarit akuzohen për vepra të kryera në territorin ku organet kompetente nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjëlloj pushteti ekzekutiv dhe ligjor.

    Andaj, Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kërkon:

    - Lirimin e pakusht të të arrestuarëve, gjegjësisht ndërprerjen e procedurës nga ana e Prokurorisë për Krime të Luftës në Beograd, duke e konsideruar atë si jolegjitime dhe të montuar politikisht.

    - Zbardhjen e të gjitha krimeve të kryera ndaj popullatës civile shqiptare në Luginë të Preshevës në periudhën 1999-2001,

    - Rrespektimin e plotë të Amnestisë ndaj ish pjesëtarëve të UÇPMB-së

    - Mbështetë iniciativën e ekspertëve ndërkombëtarë në Prishtinë që dosja e të arrestuarëve të procesohet nga Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasbur,


    Sikur përfaqësues legjitim politik të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës vlerësojmë se aksioni i 26 dhjetorit të vitit 2008 është në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme për kriminalizimin e shqiptarëve si kolektivitet, të udhëhequra akoma nga politikat e barazpeshimeve etnike të krimeve të luftës. Rrjedhimisht, në këtë rast, instrumentalizimi politik i çështjes së krimeve të luftës është edhe një tendencë për ta shmangur vëmendjen e opinionit rajonal dhe ndërkombëtar nga mosrealizimi i obligimeve të marra nga ana e shtetit në vitin 2001 për zgjidhjen e problemeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në këtë mënyrë, politika shtetërore vazhdon përpjekjet, që në emër të gatishmërisë së ndëshkimit të krimeve të luftës ta legjitimojë praninë e shtuar të forcave të sigurisë, sidomos të xhandarmërisë, si dhe ta kamuflojnë mungesën e gatishmërisë për zgjidhjen e problemeve të shumta në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; veçmas të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve vendorë.

    Duke e pasur parasysh gjendjen e tanishme shqetësuese të sigurisë dhe politike, me prirje përkeqësimi të mëtutjeshëm:

    Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kërkon nga faktorët relevant ndërkombëtar - NATO, OSBE-së dhe BE, Këshilli i Europës dhe garantuesit ndërkombëtar të marrëveshjeve të paqes në vitin 2001,

    - Që të nxisin dhe që të ndërmjetësojnë bisedime midis qeverisë Serbisë dhe përfaqësuesve legjitim politik shqiptar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për ta shqyrtuar ecurinë e procesit të deritanishëm, për ta parandaluar përkeqësimin e situatës aktuale politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, si dhe për ta rikonfiguruar një Marrëveshje politiko-juridike konform qëndrimeve të paraqitura në Marrëveshjen e Konçulit dhe kërkesave të paraqitura në Platformën politike të këtij Kuvendi, e cila do të rezultonte me një stabilitet afatgjatë politik dhe ekonomik në Rajon


    Preshevë, 25 janar 2009
    Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë
    të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës


    Lajmi u huazua nga: Medvegja.net
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  13. #53
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Pjësmarrës nga këshilltarët shqiptar nga Medvegja ishin:kryetari i degës së PVD-së në Medvegjë zotëri Femi Beha, kryetari i Lëvizjes Demokratike për Integrim ,zotëri Regjep Abazi,zëvendës-prefekti i komunës së Medvegjës, zotëri Florim Sahiti, këshilltari nga radhët e PVD-së Hasan Xhema dhe këshilltari tjetër i PVD-së nga Svirca Hajdar Hajdari.





    Burimi i informacionit: Medvegja.net
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    Përshëndetje ,

    Para se gjithash dua te falenderoj te gjith ata qe e kan dhen kontributin e tyre ne ket tem te veqant per mua.
    Medvegja si qytet i vogel qe gjendet 63 km ne verilindje te Prishtines,kufizohet me keto komuna nga ana e Republikes se Kosovesesianen(ish podujeven)Daradanen (ish Kamenicen )dhe me kryeqytetin e Kosoves pra me Prishtinen.

    Arsimimi shqip
    Ndonse shkolla shqipe ne Medvegje daton qysh para 40 viteve megjithate gjate periudhave te ndryshme kohore ne Medvegje ishin mbyll shkollat shqipe.
    1.Shkolla e mesme ne shqip u mbyll ne vitet e 80-ta pas demonstratave qe shperthyen ne Kosove.
    2.Shkollat fillore ne Medvegje rrespektivisht ajo Zenel Hajdini ne Tupalle dhe paralelet e saj ne Gjylekresht dhe Kapit si dhe shkolla fillore Banja e Sjarines (ish Zenel Hajdini) ne Rama Banje u mbyllen me 11 Qershor te vitit 1999 .Ku ushtria paramilitare dhe ajo militare serbe pas disfates ne Kosove u vendos ne keto shkolla dhe ne fshatrat tjera shqiptare.

    Sod ne Medvegje funksionojn dy shkolla fillore ne gjuhen shqipe:Shkolla fillore ,,Zenel Hajdini''ne Tupalle te Medvegjes me paralelet e ndame ne Kapit dhe Gjylekresht,si dhe shkolla fillore ,,Banja e Sjarines''ne Banje te Sjarines-Medvegje me paralelet e ndame ne Rama Banje,Gerbac,Svirce,Sjarine.
    Gjithashu ne kuader te shkolles Fillore ,,Jabllanica e Eperme(Gornja Jabllanica)''ne Medvegje funsionojn edhe paralelet e ndame ne gjuhen shqipe.
    Pas nje mundi te madh pas disa vitesh ne 2004 ne Medvegje u arrit qe ne kuader te shkolles se mesme Ekonomike,,Nikolla Teslla''te hapen edhe drejtimet ne gjuhen shqipe.

    Debimi i popullsis shqiptare
    Meqe e dinim se qfar masakrash kishin bere po keta ushtar ne Kosove si dhe maltretimet e vazhdushme qe u beheshin filloj zhvendosje masive a popullsis shqiptare.Rrahja brutale qe i u be familjes Bislimi ne Gerbac,tentim dhunimi i femrave shqiptare,ishin vetum disa nga faktoret qe ndikoj ne zhvendosjen e kesaj popullsie autoktone.
    Debimet e shqiptarve te Medvegje kishin fillu qysh heret ne vitet e 1940-1950,ne ket kohe u debua nga trojet e veta etnike edhe Gjenerali i ushtris shqiptare ne Shqiperi Veli DEDI(nga Medvegja),Akademiku me i shquar shqiptar Akademik Idriz AJETI(nga Tupalla) ,aktivisti i shquar shqiptar Dr Ramadan Xhema nga Tupalla(ky i fundit eshte vllau i Gjem Gjema ,,Jim Jema''ne Amerik qe dhan nje kontribut te madh per pavarsin e Kosoves.)
    Ne vitet 1957-1960 familje te tera shqiptare u debuan nga Medvegja per ne Maqedoni duke u vendosur ne dy fshatra te mdha pran Ajropotit ne Shkup ne Qojli dhe Konjare.
    Ne vitet 1980 u debuan shum shqiptar nga Medvegja ku shumica prej tyre u vendosen ne Kosove dhe Diaspor.
    Mirpo debimet me masive ndodhen ne vitet 1998-1999 ku u debuan me se 7500 shqiptar nga Medvegja dhe fshatrat perrreth .Keta te debuarit u vendosen ne Kosove e veqmas ne Fushe Kosove ku sod nga shum njerz nihet si Medvegja e dyte.

    Perkunder gjitha ketyre ne Medvegje ende flitet shqip,gjuha shqipe eshte gjuhe zyrtare krahas asaj serbe(se paku ne leter).Shqiptaret ne komunen e Medvegjes perfaqsohen nga zavendeskryetari i komunes,kan nje Kryeshef te sherbimeve ppublike dhe 8 keshilltar komunal.Gjithashtu edhe ne keshillin komunal prej 7 antarve sa ka gjithsejt shqiptaret perfaqsohen me 2 antar ne ket keshill.Ne Medvegje nuk eshte asnje gjykates apo prokuror shqiptar.

    kjo ne pika te shkurta eshte gjendja e dhimbshme e Medvegjes qe dikur ishte shum heroike dhe kombit shqiptar i dha shum

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Shpresoje se gjerate do ndryshojne ne rrethin e Medvegjese dhe te afrohen edhe me shume me boten e afert shqiptare.Une them se nuk ka ku te shkoje me keqe,pra do behet vetem me mire.SUKSESE mos u dorzoni vllezer na keni gjithmon prane.

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    Metodat te cilat i perdoren serbet per pastrimin e tnik te ketyre trojeve nga shqiptaret jan nga me te ndryshme.Duke fillu me perndjekjen e Intelektualve e deri te bujku.
    Nga viti 1989 deri ne vitin 2005 i eshte ndalu hyrja ne vendin e ti te lindjes nje intelektuali te madh shqiptar Akademik Idriz Ajetit.
    Po ashtu hyrja u eshte ndaluar edhe themelusve te zones IV te UçK-se ne Mitrovic Mevlud Arifi dhe ....qe jan nga Medvegja .Hyrja ne Medvegje ju ndalohet edhe atyre Intelektualve qe sod punojn per kthimin e popullsis me arsytim se po nxisin urrejtje nderetnike.

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    Njerz qe i dhan shum popullit shqiptar.Huazuar nga Medvegja.net:

    Zenel Hajdini,hero i popullit
    (1910-1942)


    Zenel Hajdini u lind më 191O në fshatin Tupallë te Medvegjes.
    Mësimet e para i mori në shkollën e ashtuquajtur "tek Xhamia e Siarinës"
    Një kohë punoi si ofiqarë në Medvegjë, Dallohej me një kaliografi (bukurshkrim) të jashtëzakonshëm.
    Pas dy vitesh u regjistrua ne Medresën e Shkupit e cila kishte karakter fetar por në të cilen mësoheshin disa gjuhë të huaja dhe ku lëndët empirike zinin një vendë shumë të rëndësishëm. Pas diplomimit në Medresë u regjistrua në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore në Beograd.
    Gjatë vijimit të vitit të dytë të studimeve në Beograd plasën demostratat e njohura të marsit ku Zeneli mori pjesë aktive. Pas fillimit të luftës Zeneli ishte kthyer në vendëlindje për të vazhduar aktivitetin e vet si anëtar i shtabit për rejonin e Medvegjës.
    Eshtë vrarë nga forca bullgaro-çetnike në vijën e parë të frontit në Gazdare më 07 mars 1942.
    Po këtë vit në Kosovë u themelua aradha e pare shqiptare e cila për nder të emrit dhe veprës së tij u quajt aradha "Zenel Hajdini".
    Eshtë shpallur hero i popullit me 1953.
    Emrin e tij e mbajtën dymbëdhjet shkolla fillore dhe të mesme (në Kosovë në Jabllanicë e ne Maqedoni ),kazerma, rrugë dhe sheshe.

    Disa nga këto shkolla dhe rrugë nuk e mbajnë më emrin e tij ngase serbët ua ndërruan pas luftës së Kosovës por ka edhe të tilla që fatkeqësisht ua ndërruan vet shqiptarët.


    Veprimtaria:
    Zenel Hajdini nuk ishte pajtuar që shqipëtarët të mbesin të pashkolluar dhe kështu të dominohen në aspektin intelektual nga bashlëvendasët e tyre serb.

    Rrugën e tij tê shkollimit ua kishte preferuar edhe bashkëfshatarëve të tjerë siq ishin Idriz Ajeti (akademik i njohur që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në lëminë e gjuhës shqipe), Zeqir Bajrami (profesor universiteti dhe një ndër autorët e parë të librit të gjeografisë në gjuhën shqipe)etj, të cilët vijuan mësimet në Medresën e Shkupit disa gjenerata më vonë.

    Zenel Hajdnini disa herë kishtë pasur takime me intelektual nga Kosova si Rashid Deda (deshmor) nga Prizreni e të tjerë, nga të cilët kishte kërkuar që ta furnizonin me disa abetare që do ti merrnin në Shqipëri. Kjo ëndërr si edhe shumë të tjera i mbeti e pa realizuar.
    ----------------------------------------------------------------------------------------------------
    Akademik Idriz Ajeti

    Idriz Ajeti u lind me 26 qershor 1917 ne TUPALLë te Medvegjes.Shkollen fillore e kreu ne Tupalle,Sjarine(afer Xhamis shkolla e vjeter) dhe ne Banje te Sjarines.

    Siapas Akademik Ajetit emeritmi i fshatit te tij te lindjes nuk eshte emertim sllav siq pretendojn disa,por eshte emertim me prejardhje latine TUFOS qe don te thot Guri i but i mir per punim.

    Pas perfundimit te shkolles fillore vendos qe mesimet ti vazhdoj ne Medresen e Madhe te Shkupit ku dhe ne ket shkolle e perfundon shkollen e mesme.

    Per ti regjistruar studimet ne Zagreb te Kroacis per ti vazhduar pastaj ne Itali per dy vjet radhazi nderkaq diplomoi ne Beograd te Serbis ne degen e albanologjis.

    Pasi i perfundon studimet punoi ne Prishtine per dy vjet radhazi si Gjimnazin ,,Sami Frasheri'' si profesor.Me themelimin e Universitetit te Prishtines ne vitin 1960 Akademik Idriz Ajeti emrohet profesor ne degen e Gjuhes dhe Letersis Shqipe.

    Akademik Idriz Ajeti tani punon si kryeredaktor i revistes shkencore ,,STUDIMI'' si dhe eshte ne perpunim te disa titujve tjer shkencore.
    Per kontributin e madh qe dha Akademik AJETI ne fushen e Alabanologjis ne 90 vjetorin e lindjes se tij u dekorua me Qmimin Presidencial per Studius nga presidenti i Kosoves Dr Fatmir SEJDIU


    -------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Prof.Zeqir Bajrami

    Prof. Zeqir Bajrami lindi më 25 maj të vitit 1916 në Tupallë të komunës së Medvegjës, ishte gjeograf shqiptar.


    Shkollën fillore e kreu në Medvegjë, kurse të mesmen ( Medresen e Madhe ) në Shkup. Diplomoi në degën e gjeografisë në Universitetin e Zagrebit në vitin 1943. Një kohë të gjatë prof. Zeqir Bajrami punoi si profesor i gjeografisë në gjimnaz dhe shkollën Normale të Prishtinës, andaj nxënësit ane e mbanë e përkujtojnë me respekt. Në vitin 1969 prof. Zeqir Bajrami zgjidhet si ligjërues në Katedrën e gjeografisë .

    U largua nga kjo botë në vitin 1978.

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    Edhe pse jane ne gjendje te pamundesise per te bere me shume sot per sot te dy kryetaret shqiptare, perseri vetem nje pritje e perzemert dhe ndegjimi me kujdes ndaj halleve te Medvegjes dhe rajonit jasht dy shteteve shqiptare permbledh ne vehte deshiren per lehtesimin e barres per mbijetese dhe shpresen per bashkim.
    Vete fytyrat e buzeqeshura te perfaqsuesve shqiptare nga tri krahinat ne fotografite qe ka sjelle per ne sam1r, e shprehin dukshem rendesine qe ka bashkimi ne lumturine e pergjithshme shqiptare.

    Liria kombetare ka kuptimin e vertete kur eshte gjithekombetare.

    me nderime per buzeqeshjen dhe lumturine e pergjithshme si ne fotografi dhe ne jeten e shqiptarve

    bili99
    Pershendetje,
    Sa i perket kryetarve kisha me shtu diqka bili99.Te gjith e dim qe me kushtetuten e Republikes se Shqiperis ,shteti Shqiptar rrespektivisht institucionet e shtetit jan te obliguara ti mbrojn te drejtat e shqiptarve jasht kufijve te Shqiperis se sotme.

    Andaj duke u nis nga kjo,mendoj se politika e jashtme e Shqiperis duhet te shfrytzoj kapacitetet e veta qe i ka dhe ne institucionet nderkombetare te ngre qeshtjen e te drejtave te shqiptarve ne Serbi rrespektivisht ne komunat e Medvegjes ,Bujanocit dhe Presheves.

    Ne kohen e Qeveris se Agim çekut ne Kosove ka qen e paralajmrume se kjo qeveri do investoj 50 000 euro ne keto 3 komuna e ne veqanti ne Medvegje,ky lajm kur e ndegjova ne Radio Medvegje emisioni ne gjuhen shqipe me pate gzu tej mase sepse e dinim qe se paku dikush po perkujdeset per ket popull.Ndonse ky investim nuk u realizua asnjiher megjithate ju dha shqiptarve te Medvegjes nje perkrahje ashtu morale .

    Un befasona pse nje minister i jashtem apo edhe nje kryeminister i Shqiperis nuk i viziton keto troje keto treva autoktone shqiptare.Nese instiutcionet e Kosoves pershkak te problemeve politike me serbi nuk e kan ate mundesi ateher ato te Shqiperis sigurisht qe e kan.????

  19. #59
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Teme per Kosoven Lindore(Medvegjë,Bujanoc,Preshevë)

    Mendova qe duke pare te arsyshme qe nje kryeteme ne kete nenforum te dedikohet vetem per keto troje pra per tri komunat shqiptare qe njihen me emrin si Kosova Lindore

    Prandaj tani e tutje tema te ndryshme mund te postohen ne kete teme

    Ne kete menyre i bashkova edhe disa tema te me parshme


    Flm per Mirkuptim
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 29-04-2009 më 12:36

  20. #60
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Një universitet publik për tri komunat, Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë


    Hysen Ibrahimi, politolog

    Është e arsyeshme dhe tejet themelore që të ketë pasur, dhe që duhet të ketë kërkesa përmes një faktori demokratik arsimor, dhe me përkrahjen e gjithë faktorit politik të të dy shteteve shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë, e që do të bënte të vlerësohet me tendenca arsimore për dije dhe kulturë, për themelimin e Universitetit Publik në gjuhën amtare shqipe për komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, për të dëshmuar se fjala është për arsimimin superior kolektiv të të tri komunave në fjalë, me një stad të zhvillimit dhe përparimit.

    Që të shihet modaliteti i pasqyrimit për të ndikuar në këtë drejtim në kohën aktuale, mund të na shërbej themelimi i Universitetit të serbëve të Kosovës në pjesën veriore të Kosovës për komunat Albanik, Zveçan etj, që askush nuk e ka kundërshtuar dhe penguar.

    Kjo kërkesë themelore për themelimin e Universitetit Publik në komunat shqiptare, do të ishte ekuivalente me realitetin konkret të kohës. Përderisa jepet një e drejtë për minoritetin serb në Kosovë, kurse ndalohet për minoritetin shqiptar, kjo bie ndesh dhe aspak reale duke u eliminuar ekzistenca e faktorit shqiptar dhe e drejta e tij për arsimim superior.

    Kjo barrë mbi supe i bie së pari shtetit të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, pastaj të gjithë faktorëve relevant që kanë ndikim në këtë drejtim, e po ashtu edhe Universitetit të Prishtinës dhe Tiranës, për të sinjalizuar se janë të gatshëm që të ofrojnë kuadro për këtë Universitet Publik në çdo kohë.

    Duke krijuar hapësirën me një shtrirje gjithëkombëtare shqiptare, do të krijohet një realitet i arsyeshëm, për të ndjekur të gjitha procedurat që kishin me arsyetue bindshëm kërkesat e arsimit të lartë për shqiptarët në këto komuna, i cili do të dominonte në institucionet e shteteve shqiptare.

    Kur flasim për proceduar të tilla, konkretisht për ndikimin tek faktorët me ndikim, duhet të kemi parasysh edhe iniciatorin se sa ndikues kishte me qenë, i cilit nivel dhe çfarë kuadri përfaqëson, me qëllimin e përkrahjes.

    Kjo kërkesë si rrugë demokratike, duhet të dërgohet organeve të qeverisë së Serbisë, për ta sinjalizuar se është koha e themelimit të Universitetit Publik Shqiptar. Këtë ata duhen ta kenë parasysh, sepse pretendojnë në shumë kërkesa në BE, tani sidomos për liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen.

    Duke i qëndruar besnik kësaj kërkese, (që deri dje ka qenë tabu temë, apo tabu kërkesë), të jetës arsimore për dije më të lartë shoqërore dhe kombëtare, veçanërisht duke u ballafaquar për çdo ditë me kërkesa për themelimin e Universitetit Publik, do të arrihet mjaft bindshëm në një kohë relativisht të shkurtër aspirata e popullit shqiptar në fushën e arsimit të lartë në tri komunat, Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Mbase për disa kjo kërkesë dhe e drejtë e patjetërsueshme, disi mund të duket si e ftohtë, por kjo është e fuqishme për nga dashuria që zgjon për t’u arsimuar në radhë të parë, dhe pastaj që përkon me realitetin dhe plotësimin e standardeve që janë kusht për integrimin e vendeve të rajonit, në BE dhe NATO, sidomos kushti më i veçantë për plotësimin dhe respektimin e të drejtave minoritare.

    Kjo kërkesë duhet përkrahur si një vijë e modernizuar në fushën e arsimit, si një e drejtë që e gëzojnë minoritetet e shteteve të rajonit dhe botës së qytetëruar, dhe as që ishte dashtë të bëhet pengesë në këtë drejtim. Po qe se vije në shprehje baza buxhetore dhe kuadri arsimor, këtu duhet patjetër të përgjigjen dy qeveritë, së pari e shtetit të Republikës së Kosovës dhe pastaj ajo e Shqipërisë, që të mos mbetet arsye e shtetit të Serbisë në mungesë të përkufizuar të buxhetit që të pengojë themelimin e Universitetit Publik Shqiptar.

    Dua që t’i bëjë me dije institucionet e Republikës së Kosovës dhe personalitete me ndikim në Kosovë, për ndihmën që na dhanë pjesa Lindore e Kosovës, pikërisht të këtyre tri komunave Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë gjatë organizimeve në mërgatë dhe Kosovë para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte për përkrahjen e formimit të shtetit më të ri të Republikës së Kosovës. Në mërgatë vëllezërit tanë të këtyre komunave ishin në ballë të proceseve në mërgim. Ne që jemi në mërgim dhe që punuam bashkë me këta vëllezër, për Pavarësinë e Republikës së Kosovës, dua ta dinë se do ta kenë përkrahjen tonë institucionale të Qeverisë së Kosovës dhe do ta ngrisim zërin për çdo të drejtë të tyre.

    Këtu duhet krijuar një shkallë e lartë bashkëpunimi me përparësi për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore, dhe mund të themi se është një kërkesë legjitime dhe mjaft e drejtë e cila dëshmon para Bashkësisë Ndërkombëtare se kush është shteti serb dhe me çfarë qeverie kanë të bëjnë, kishte me qenë një korruptim për qeverinë ”demokratike” të ashtuquajtur të Serbisë, kurse në të njëjtën kohë duhet të hapet një horizont i dijes kulturo-shqiptare me dëshirën për t’u arsimuar duke themeluar këtë Universitet Publik Shqiptar për komunat në fjalë.

    Problemin të cilin cituam, na bën me dije ne dhe të gjithë të tjerët, për një gjendje zbrazëtie apo për një boshllëk të madh në mungesë të Universitetit Publik për këto komuna, e ¨qe krijon një situatë të tillë e cila shkakton pakënaqësi tek popullata e kësaj ane. Këtë zbrazëtirë është duke e penguar faktori politik serb, duke nxjerr kryet për të penguar për këtë problem, që ka shpërla memorien e vendosmërisë shqiptare.

    Sidoqoftë, kërkesa që del nga gjiri i popullit, është e gjykuar që të triumfojë, të cilat e shoqërojnë edhe shumë dukuri të tjera përcjellëse përveç arsimit. Pikërisht edhe kjo kërkesë që do të ketë një shtrirje shumë të gjerë, i jep vlera të dëshirës për dije dhe shkencë, kësaj radhe që janë arsimore dhe që duhen artikuluar në mënyrë profesionale.

    Ky horizont i hapur, pret rreshtimin e atyre që duhet rreshtuar dhe duhet ndihmuar vëllezërit tanë, që nuk kursyen asgjë për Pavarësinë e Republikës së Kosovës, as mundin as gjakun.
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 29-04-2009 më 12:36

Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •