Close
Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 311
  1. #21
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Arsimimi





    Bashkësia shiptare dhe rome ne Luginën e Preshevës janë të ineteresuar për arsimimin e pjesëtareve të tyre. Problemet në këtë fushë ishin të shprehura gjatë viteve të 90-ta, ndërsa më vonë janë shtuar edhe dëmtimet fizike të objekteve shkollore. Këto dëmtime sot pjesërisht janë sanuar, duke faleminderuat donacioneve nga jasht, por inventari shkollor edhe mëtej paraqet problem te madh.

    Programi dhe plani

    Programi dhe plani i zgjidhjes së krizës në komunat e Preshevës Bujanocit dhe Medvegjes nuk përmban asnje masë për zgjidhjen e problemeve të shumta për arsimimin e pakicave, të cilat jetojnë në këto komuna. Përfaqesuesit shqiptar shumë herë kanë paraqitur propozime për përmisimin e gjendjes. Ata kanë kërkuar që shqiptarët të marrin pjesë në udheheqje në shkolla, që me ligj tu mundësohet hapje e shkollave fillore dhe të mesme me plan-programe të ndara mësimore në gjuhën shqipe,tekstet mësimore, pastaj formimin e komitetit te veçanta arsimor (Serbi-Kosovë) me të cilat do të rregullohen çeshtjet e shkollimit të shqiptarëve nga ky regjion në shkolla të mesme të cilat nuk ekzistojnë në Luginën e Peshevës, në shkollat e larta e superiore në Kosovë, parnimi i të gjitha diplomave të fituara në shkollat e mesme dhe në Universitetin e Prishtinës ne periudhën prej 1991-2001, shpejtimi i procedurës së nostrifikimit të diplomave të universiteteve në Shqipëri dhe shtetet tjera, ndërtimin dhe rikonstruimin e objekteve shkollore dhe sigurimin e paisjeve për modernizimin e procesit mësimor .

    FHN ka konkluduar se në mesin e problemeve me të cilat ballafaqohen pakicat në arsimim janë objektet joadekuate shkollore, plan programet joadekuate, mosnjohja e diplomave të fituara në Kosovë në periudhën 1991-2001 dhe pamundesia e ndikimit të pakicave në zgjedhjen e udheheqesisë së shkollës. Gjendja e shkollave në komunën e Bujanocit sipas të dhënave për vitin shkollor 2001-2002, në komunën e Bujanocit shkollën e kanë vijuar 5.805 nxënës, ndërsa ate të mesme 1.141 nxënës. Në tërë komunën gjatë vitit të kaluar shkollor kanë punuar 9 shkolla fillore, 4 prej tyre (Bujanoc, Klenik, Levosajë, Zhbevç) kane mësim në gjuhën serbe, 4 në gjuhën shqipe (Bujanoc, Muhovc, Tërnoc i Madh dhe Lluçan ), ndersa në shkollën fillore “Desanka Maksimoviq” (492 nxënës janë shqiptare, dhe në serbisht 2.317 nxënës (552 romë dhe 1.767 serbe)

    Shumica e shkollave fillore ka paralele te ndara në fshatrat për rreth . Këto janë kryesisht paralelet e 4 klasëve të para. Shumica e këtyre objekteve edhe me herët ishin në gjendje të rënde, ndërsa konfliktet e armatosura kontribuan në zvoglimin e mëtejshëm të pasurisë shkollore. Disa objekte shërbenin ose edhe më tej shërbejnë për vendosjën e ushtrisë dhe policisë. Shkolla fillore “Skënderbeu”në Zabinc (me paralele te ndarë prej rreth 350 nxënës) vitin e kaluar shkollorë nuk ka fillauar paunën sepse shkolla ka pësuar dëme të mëdha materiale, gjithashtu edhe të banesave te arsimtarëve , zyra e vendit, bibloteka, lokalet për program kulturor. Është shkatrruar edhe pasuria në të gjitha këto objekte, por ka edhe supozime se orenditë shkollore, mjetet dhe dokumentacioni jane shfrytëzuar për ngrohje. Me rastin e vizitës të banorëve të cilët dëshirojnë të kthehen, të organizuar nga ana UNCHR- i automjetet e blinduara te Ushtrisë Jugosllave ishin të vendosura pranë ndertesës shkollore, si dhe është evidente se pjestarët e ushtrisë shfrytezojne edhe vet ndertesën.

    Shkolla fillore “Çar” ka paralele te ndara ne Nuhovc. Sekretari i shkolles Xhevat Xhevili e ka pershkruar incidentin me rastin e kthimit te ushtrisë në ZTS:

    “Shkolla ne Çar ështe shumë e vogël duke marre parasysh se ka 7 nxënës ajo gati që nuk ka ndonjë pasuri. Me datën 30 maj 2001 në shkollë kanë ardhurpolicët dhe kanë marre disa gjëra që kanë gjetur aty. Sipas evidences sime ato ishin 7 gjëra, por nuk kanë vlerë te veçante, p.sh. lopata, shami e pionerëve, kapelë partizane, gjeja e vetme qëe ishte më e vlefshme ishte njehësori elektrik . Unë kam intervenuar dhe atëherë policia ka bërë procesverbalin dhe 2 ditë më vonë të gjitha, perveç njehësorit elektrik, ua janë kthyer shkollës. Unë kam insistuar që njehsori elektrik ti kthehet shkollës, duke marre parasysh se për atë nuk kemi të holla, por nuk kam marre kurrfarë përgjigjeje.

    Ndërtesa shkollore në fshatin Vërban gjindet afër varrezave të fshatit. Me rastin e vizitës të kësaj ndërtese nga ana e hetuesve të fondit FHN, në korrik të vitit 2001, ajo ishte e mbyllur.Fshatarët than se nuk kanë çelsa dhe ata as që kanë ardhur aty, sepse kanë menduar se aty gjendet ende policia.Në shkollë dhe rreth saj ishin të pranishëm gjurmët e qëndrimit te numrit te madh te njerëzeve dhe automjeteve. Edhe pse hapësira para shkollës është e lidhur me rrugën e fshatit, është vërejtur se automjetet për kohë të gjatë kanë lëvizur në drejtim të varrezave.

    Vetëkontributi

    Banorët e fshatit shqiptar Turi me vetëkontribut kanë ndërtuar shkollën e re të fshatit, e cila është ende e pashfrztëzuar. Me vetëkontribut është nërtuar edhe shkolla në Dobrosin, ndërsa banorët e fshatit Smolicë kanë filluar ndërtimin e objektit, por punimet janë ndërprerë për shkak të mjeteve financiare. Nxënësit e klasëve të larta te kësaj shkolle udhëtojnë 13 km deri në shkollën e fshatit Bilaç.

    Ndërtesat shkollore në Letovicë, Nesalc, Luçan dhe Dobrosin janë në gjendje më të mire, por problem paraqesin bankat dhe karriget.Në fshatin Nesalc dhe Luçan, si dhe në shumë fshatra të tjera furnizimin me banka dhe karrige ka financuar UNICEF-i.

    Në shkollën e fshatit Ternoc i Madh në kohën e kthimit të banorëve kanë ekzistuar vetëm dy drasa të zeza dhe dy banka, ndërsa dritaret dhe dyert ishin te shkatëruara. Inventari shkollor më vonë pjesërisht është përtrirë, por jo mjaftueshem për punë normale.

    Në Bujanoc ekzistojn dy shkolla të mesme. Në shkollën e mesme profesionale “Sveti Sava”, e cila ka shumë drejtime të ndryshme mësimi zhvillohet ne gjuhën serbe. Shkollën vijojnë 632 nxënës. Në qendren arsimore “Mihajlo Pupin” , ne këtë vit shkollor në gjuhën shqipe mësimin kanë vijuar 506 nxënës: 123në drejtimin e përgjithshëm arsimor- gjimnaz dhe 383 në drejtimin makineri-elektroteknikë.

    Shkolla e Mesme

    Mësimi i shkollave të mesme në gjuhën shqipe mbahet ne ndërtesen e shkollës fillore “28 Mars”, duke mare parasysh se ndërtesa te cilën e ka shfrytëzuar gjimnazi “Mihajlo Pupin” (më heret “Sezai Suroi) në vitin 1992 është shëndruar ne kazermë. Pushteti lokal thekson se stacionimi i ushtrisë në këtë ndërtesë ka goditur të dyja bashkësitë, se stacionimi i ushtrisë në këtë ndërtesë ka goditur të dyja bashkësitë, sepse në pjesën tjetër të ndërtesës mbahej mësimi për nxënesit serb. Njësitë e UJ plotësisht e brakëtisën ndërtesën më 15 prill të vitit 2002. Përfaqesuesi i këshillit për të drejtat e njeriut në Bujanoc thotë se ndërtesa është ne gjendje jo të mire dhe nuk mund të shfrytezohet për zhvillimin e mësimit. Deri më 5 korrik te vitit 2002 nuk ka patur paralajmërime që ndërtesa mund të aftësohet për mësim ne vitin e ardhëshem shkollor.

    Gjendja ne shkollat e komunës së Presheves

    Në komunën e Preshevës ekzistojn tetë shkolla fillore dhe dy të mesme. Mësimin në shkollat fillore në gjuhën shqipe e vijojnë mbi 5.500 nxënës, mësimin në gjuhën serbe vijojnë fëmijët serb dhe romë, rreth 400. Shkollat me mësim ne gjuhën shqipe gjenden ne Preshevë, Rahovicë, Miratovc, fshatrat Relan, Cërnoticë, Caravajkë dhe Raincë. Shkolla me mësim ne gjuhën serbe gjendet në BL “ Stacioni hekurudhor”, ku jetojnë shumica e banorëve serb të komunës. Rreth 1300 nxënës shqipëtarë vijojnë mësimin në gjimnaz dhe shkollën teknike “Presheva “. Sipas të dhënave të komunës, në çdo klasë të shkollës së mesme ekziston edhe paralelja me mësim në gjuhën sebe.

    Shkolla fillore në fshatin Caravajkë deri në qershor të vitit 2001 ishte e bazë e policisë. Pasuria e shkollës ka pësuar dëmtime dhe për këtë MPB nuk ka ofruar kurfarë kompenzimi. Sipas fjalëve të të punësuarve shkolla ende nuk ka atë numër të mjeteve mësimore të cilat i ka pasur para hyrjes së policisë. Rëndesia e kësaj shkolle është e madhe, sepse nxënësit e fshatrave përreth (Ilincë, Maxherë, Bujiç)vijojnë mësimin e klasëve të larta të shkollës fillore. Edhe shkolla në fshatin Depçë ka mbetur pa banka dhe karrige e mjete mësimore, ndërsa shkolla pa dritare dhe dyer. Kjo shkollë, si dhe shkollat në fshatin Shushaj e Epërme gjatë konflikteve të armatosura janë shfrytëzuar për qëndrime të shkurtëra të formacioneve ushtarake.

    Shkolla fillore ne fshatin Relan me paralele të ndara ka rreth 700 nxënës ( 550 shqipëtarë dhe 150 serbë ). Drejtori i shkollës është serb. Një nga paralelet e ndara te shkollës gjendet në fshatin Bushtranjë ku mësimin vijojnë 70 shqipëtarë dhe 12 serbë. Drejtorët e gjashtë shkollave të tjera ku mësimi zhvillohet ne gjuhën shqipe janë shqipëtarë.

    USAID dhe UNICEF

    Ndihmë të madhe shkollave ne komunën e Preshevës u ofrojnë organizatat ndërkombëtare. Shkollën fillore “22 Dhjetori” në fshatin Cërnoticë e ka financuar qeveria amerikane nëpërmjet të USAID-it, për furnizimin me banka dhe karrige UNICEF-I, ndërsa nga BE shkolla duhet të marrë edhe 8 kompjutorë. Ekziston mundësia që BE ndihma të tilla ti dërgoj edhe shkollave të tjera në këtë komunë.

    Shkollën fillore në Rahovicë vijojnë rreth 800 nxënës. Mësimi tani zhvillohet në kushtet joadekuate, në objektin që nuk është destinuar për mësim. Është kryer projekti për ndërtesën e re të shkollës, ndërsa ndihma është premtuar nga shumë donatorë të huaj dhe ndërkombëtarë. UNICEF-i ka financuar furnizimin e paisjeve shkollore për shkollën fillore në Miratovc.

    Gjendja në shkollat e komunës së Medvegjës

    Gjendja është e tillë edhe ne shkollat fillore në Medvegjë. Në fshatin Tupallë, një nga fshatrat më të mëdha në këtë komunë, në këtë vit shkollorë janë regjistruar vetëm 35 nxënës, derisa para tri vjetësh ky numër ishte 182.

    Njohja e diplomave të fituara në Kosovë. Dalja e nxënësve dhe arsimtarëve në Kosovë nga sistemi unik i arsimit te Serbisë u shfaq edhe në pjestarët e bashkësisë etnike shqiptarë ne Luginën e Preshevës. Për shkak të programeve mësimore joadekuate, mungesës së institucioneve arsimore në gjuhën amtare, e posaqërisht për shkak të shëndrimit te gjimnazit ne kazermë, numri i madh i shqipëtarëve nga këto komuna arsimin fillor dhe të mesëm e kanë fituar në Kosovë, derisa një numër i madh i tyre, arsimimin superior e kanë fituar në universitetet e Prishtinës dhe Tiranës.

    Diplomat e fituara ne shkollat alternative shqipëtare ne Kosovë pas vitit 1991 kanë pasur shenjën “ Republika e Kosovës”. Këto diploma Ministria e arsimit te Republikes se Serbise nuk i ka pranuar si valide. Pushteti i ri ka treguar gatishmërinë qe ky problem të zgjidhet. Ministria e arsimit dhe sportit më 4 maj te vitit 2001 ka dhënë mendimin sipas të cilit” Të gjitha diplomat të lëshuara me teroitorin e RS dhe RFJ janë valide në të gjitha pjesët e teritorit , përkatësisht nuk i nënshtrohen procedurës së nostrifikimit. Kjo vazhdon edhe për teritorin e Kosovës dhe Metohisë”

    Me të njejtin rast , ndërsa lidhur me diplomat e fituara në Shqipëri ministria ka theksuar se çdo person” ka të drejtë që të kërkojë nostrifikimin dhe njohjen e ekuivalemcës”.

    Në parashtresën e Këshillit për të drejtat e njeriut në Bujanoc të datës 20 shtator 2001, Ministria është përgjigjur se “ asnjë diplomë që është lëshuar me simbolin Republika e Kosovës, kjo Ministri për shkaqe të kuptueshme nuk mund t’a njohë. Megjithatë, të gjitha diplomat që janë të vërtetuar me vulën e UNMIK-ut, përveq atyre me shenjen Republika e Kosovës, do të pranohen nga ana e kësaj Ministrie” .

    Programet dhe tekstet mësimore

    Plan programet mësimore paraqesin çështje kyçe për arsimimin e të gjitha pakicave ne Jugosllavi. Ky problem nuk është zgjidhur në mënyrë të kënaqshme as për pakicën shqipëtare. Nxënësit me mësim në gjuhën shqipe ende mësojnë sipas plan programeve të miratuara në vitin 1999. Tekstet janë përkthyer në gjuhën shqipe, mirëpo nuk janë plotësuar me njësitë përkatëse mësimore, të cilat e paraqesin kulturën dhe historinë shqiptare.

    Ministria e Arsimit e Serbisë deri tani nuk ka ndërmarrë asgjë për të ndryshuar gjendjën. Përfaqsuesit shqiptarë kanë propozuar formimin e organeve të posaqme qe do të merreshin me plan programet mësimore, si edhe formimin e një komiteti arsimor për problemin e shkollimit të shqiptarëve në ato lloje shkollash që nuk ekzistojnë në Luginën e Preshevës.
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  2. #22
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Mediumet




    Gjendja jashtëzakonisht e pavolitshme në informimin e pjesëtarëve të pakicave etnike është përmirsuar deri diku gjatë vitit 2001. Në këtë kanë ndikuar prania dhe ndihma e OSBE-s, iniciativa private ne lëmin e mediumeve dhe ndryshimet demokratike në Serbi. Një hap i rëndësishëm është edhe leja e shpërndarjës se shtypit në gjuhën shqipe që botohet në Kosovë.

    Lufta Mediale

    Shqiptatët ne jug të Serbisë nuk kanë mendim të mire për punën dhe kumtesat e Qendrës Press të Trupit Koordinues të Qeverisë të Serbisë dhe RFJ-së. Ata kanë vënë re se në Planin dhe programin për zgjidhjen paqësore të krizës në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë figuron se “qëllimi i RFJ-së dhe i RS që me një trajtim të ri ta fitojnë luftën mediale dhe në këtë mënyrë të sigurojnë, përveç tjerash, dashamirsinë e bashkësisë ndërkombëtare.”Veç kësaj, thuhet se si një nga tetë qëllimet dhe detyrat e kësaj qendre është që “të gjithë ta kenë të qartë se kush është jasht ligjit dhe për dhunë e kush është legjitim dhe për zgjidhje paqësore;kush është viktimë e kush kriminel;kush i respekton e kush nuk i respekton marrëveshjet. Nuk mund të përkrahet teza se terroristët janë ‘ viktima’, sepse ata në këtë rol kanë arritur qëllime të rëndësishme në Kosovë dhe Metohi.”

    Shtypi

    Bujanovacke novine në gjuhën serbe dhe Jehona në gjuhën shqipe janë të vetmet gazeta që dalin në Bujanovc. Pas një ndërprerjeje të gjatë, Jehona ka rifilluar të dale prej 25 prill 2000. Kuvendi i Komunës vitin e kaluar e ka ndihmuar financiarisht këtë gazetë të përdyjavshme, mirëpo sivjet ndihma financiare mungoi. Tirazhi momental i revistës është rreth 3.000 kopje, ndërsa temat që botohen i përkasin jetës politike dhe kulturore të shqiptarëve. Projekti i OSBE-së për transformimin e mjeteve të informimit publik në Bujanovc parasheh një pavarsi të plotë të mjeteve lokale informative, transformimin e tyre pronësor, dygjuhësinë, defashizimin e plotë dhe aftësimin e kuadrove të reja të të trija bashkësive etnike.

    Radio

    Radio Bujanoci, medium publik, themelues i të cilit është KK Bujanoc, emeton program në gjuhë serbe. Edhe ky radio është inkuadruar në programin e OSBE-së. Në qytet ekzistojnë edhe dy radio komerciale, të cilat emetojnë program në gjuhën serbe (Ema dhe Duga). Radio Ema krahas programit të vet informativ, riemeton lajmet e radios gjermane Dojçe Velle(Deutche Welle), radios franceze Frans Interesional (RFI) dhe programit B92 të Beogradit. Ky radio është plotësisht i hapur për problemet e të gjitha bashkësive etnike dhe përkrahë projektet që promovojnë multikulturën dhe tolerancën.

    Radio Toni, medium i vetëm elektronik në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit, punon nga data 7 qershor 2001 dhe momentalisht emeton programin eksperimental komercial. Radio planifikon emetimin e programit të vet informativ, si dhe riemetimin e lajmeve të radios të stacioneve tjera. Jehona dhe Toni më 2 korrik të vitit 2001 kanë filluar shkollën e gazetarisë, me mundësi që vijuesit pastaj të punojnë në mediumet lokale.

    Radio Presheva emeton programin informativ , kulturor dhe zbavitës në gjuhën shqipe. Radio ekziston në kuadër të Shtëpisë së kulturës në Preshevë dhe ka të punësuar shtatë punëtorë.

    Parimet themelore për riorganizimin e mediave

    Për shkak të gjendjes jo të mirë në medija, përfaqësuesit e OSBE-së Trupit Koordinues dhe mjeteve të informimit të shqiptarëve nënshruan në vitin 2002 «Parimet themelore për riorganizimin e mediave», themeluese i të cilit është KK Bujanovc. Edhe pse e planifiklaur marrëveshje e tillë nuk është nënshkruar për Medvegje dhe Preshevë. Rezultatet e para janë vërejtur më 20 shtator të vitit 2002, kur për herë të parë filloi emetimi pesë minutësh i lajmeve në gjuhën shqipe.
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  3. #23
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Kultura




    Kultura, e rëndësishme për identitetin e pakicave etnike, për shkak të konflikteve të armatosura ishte e vendosur ne rend të dytë. Institucionet themelore kulturore në Preshevë dhe Bujanoc janë shtëpitë e kulturës. Shqiptarët, gjithashtu, kanë SHKA «Tërnoc i Madh», e cila programin e fundit e ka paraqitur në vitin 1997. Në Tërnoc të Madh në vitin 1993 është themeluar edhe muzeu.

    Shtiëpia e kulturës në Bujanoc

    Shtiëpia e kulturës në Bujanoc ka 12 të punësuar, prej tyre tetë serbë dhe malazezë dhe katër romë. Punëtori i vetëm shqiptar është larguar nga puna në vitin 1995. Pas tri vitesh, manifestimi i parë me organizimin e shqiptarëve lokal ishte hapja e shkollës së gazetarisë më 2 korrik 2001. Drejtoreshë e shtëpisë së kulturës është malazeze, ndërsa drejtori i bibliotekës në Bujanovc është serb. Në bibliotekë janë të punësuar gjashtë punëtorë( një rom, dy shqiptarë dhe tre serbë). Biblioteka ka rreth 35.000 libra, prej tyre vetëm 1.000 në gjuhën shqipe.

    Shtëpia e kulturës në Preshevë

    Shtëpia e kulturës në Preshevë ka 19 të punësuar – 16 shqiptarë, dy serbë dhe një rom. Drejtor është shqiptar. Në kuadër të shtëpisë së kulturës është edhe biblioteka me shtatë të punësuar, udhëheqës i së cilës është shqiptar. Biblioteka ka 18.200 libra, prej tyre 13.400 në gjuhën serbe, ndërsa 5.000 në gjuhën shqipe. Gjatë vitit 2002, për nevojat e bibliotekës janë blerë 4.8000 libra. Në ndërtesën e shtëpisë rinore, që gjindet në pjesën e Preshevës ku jetojnë serbët, është e stacionuar policia, kështu që kjy institucion kulturor momentalisht nuk punon.
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  4. #24
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Qeverisja e punëve publike



    Pjesëmarrja e shqiptarëve në kryerjen e punëve publike

    Shqiptarët dhe romët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja gjatë dekadës së fundit nuk kanë marrë pjesë në pushtetin lokal në pajtim me standardet ndërkombtare.

    Pas mbarimit të konflikteve të armatosura, në kuadër të kërkimit të zgjidhjes politike, autoritetet rebulikane treguan vullnet të mirë për ndryshime në këtë sferë. Programi dhe plani i zgjidhjes së krizës nu komunat Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë si detyrë të parë parasheh «integrimin e shqiptarëve në sistemin politik, shtetror dhe shoqëror dhe respektimin e rë drejtave të njerziut në përputhje me standardet evroiane».Në program theksohet konkretisht nevoja që përbërja kombëtare e të punësuarve në administratë shtetrore, në ekonomi dhe veprimtaritë shoqërore të harmonizohet me strukturën kombëtare të popullsisë, si edhe të sigurohet përfaqsimi adekuat i shqiptarëve në organt lokale dhe në organet republikane të pushtetit .Megjithatë, deri në momentin kur është hartuar ky raport, nuk janë bërë ndryshime qenësore.

    Interesimin për të marrë pjesë në vetëqeverimin lokal, shqiptarët e kanë treguar qysh në momentin e hartimit të propozimeve të miratuara n Kuvendin e parë të përfaqsueseve të zgjedhur të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, më 1 gusht 2001. Atëherë ata kërkuan të vendosen e masave të përkohshme në komunat Bujanoc dhe Medvegjë dhe të zhvillohen zgjedhjet e parakohëshme në bazë të vedimeve për caktimin e njësive zgjedhore, që do të ishin në pajtim me përbërjen nacionale të popullsisë. Gjithashtu kanë kërkuar të ndryshohet Ligji për zgjedhjen e deputetëve të popullit, i cili do tu mundësonte pakicave kombëtare një përfaqsim më adekuat në Kuvendin Republikam dhe ne mekanizmat përkatës ligjor që do të siguron pjesmarrjen proporcionale në organet e administrates në të gjitha nivelet.

    Vetëqeverimi lokal në komunën e Bujanovcit

    Në zgjedhjet e meparshme lokale të vitit 2000, më shumë vende deputetësh në KK të Bujanocit fitoi JUL(16), e pastaj SPS(13) dhe Partia shqipëtare për veprim demokratik (8). PSHVP ishte e vetmja parti e shqiptarëve që morri pjesë në zgjedhje. Llogaritet se ka patur të ngjarë të fitojë edhe 4 mandate sikur zgjedhjet të mbaheshin edhe në njësitë elektorale Konçul, Breznicë, Muhovc dhe Zarbincë- fshatra shqiptare në zonën e konflikteve të armatosura.

    Rezultati i tillë i zgjedhjeve ka qenë i mundur, ngase caktimi i njësive zgjedhore ka favorizuar popullsinë serbe. Shqiptarët(60,6% të popullsisë së komunës) teorikisht kanë mundur të zgjedhin jo më shumë se 12 (29,26%) nga numri i përgjithshëm 41 i këshilltarve. Njësitë zgjedhore, prej të cilave çdo njera ka zgjedhur nga një këshilltar, janë formuar në atë mënyrë që në vendbanime shqiptare ka pasur një numër të madh zgjedhësish (p.sh. njësia zgjedhore nr.3- Tërnovc 2176 zgjedhës), kurse njësitë zgjedhore në vendbanime serbe kanë pasur disa herë më pak zgjedhës( njësia nr,42 Pretina- gjithësej 61 zgjedhës). Secila njësi ka zgjedhur nga një këshilltar.

    Në këto zgjedhje romët nuk kishin partinë e vet politike, por janë përfshirë në jetën politike, nëpërmjet partive politike kryesore (SPSdhe JUL). Në KK të Bujanovcit romët kanë pasur dy këshilltar(4,87%) Ndryshe nga shqiptarët, këshilltarët e të cilëve nuk merrnin pjesë në punën e kuvendit, romët kanë pasur një përfaqsues në Këshillin Ekzekutiv të KK të Bujanovcit, i cili kishte nëntë anëtarë( 5 nga SPS dhe katër nga JUL).

    Sipas të dhënave të ish kryetarit të KE të KK të Bujanovcit, Bllagoje Tabash, nga 104 persona të punësuar në administratën komunale 1 ka qenë rom dhe 17 shqiptarë. Prej tyre 11 punonin në zyrat e vendit në fshatrat shqiptare dhe 6 në ndërtesën e KK, krysisht përkthyes daktilografist ose korier. Një prej tyre është nëpunës i gjendjes civile. Këshilli për të drejtat e njeriut në Bujanoc pohon se numri i shqiptarëve të punësuar ka qenë më i vogël.

    Në krye të të gjitha shërbimeve komunale, si edhe në vendet udhëheqse ne Gjykatën dhe Prokurorinë Komunale, në polici, në Qendrën e punës sociale dhe në Këshillin Komunal të Kryqit të Kuq janë serbët. Numri i shqiptarëve të punësuar në çdo institucion lokal është disa herë më i vogël se numri i serbve të punësuar. Një shqiptar është punësuar në zyren e Ministrisë Federative për Bashkësitë Nacionale dhe Etnike.

    Në fshatin etnikisht të përzier Bilaq, nga gjithësej 700 familje 20 janë familje serbe. Mirëpo, kryetari i bashkësisë lokale, komandanti i stacionit të milicisë, drejtori i shkollës dhe drejtori i Repartit të fabrikës «Megal», nëpunësi i gjendjes civile dhe veterinari janë serbë. Në ambulancë punon një mjek shqiptar. Në radhët e të punësuarve në Repartin lokal të fabrikës «Megal» nuka ka asnjë shqiptar.

    Shembull i qëndrimit të pandryshueshëm të pushtetit serb ndaj pjesemarjes së shqiptarëve në punët e administratës publike shihet në deklatën u.d. të prokurorit republikan publik të Serbisë Dragomir Nediq, i cili me rasin e emërimit të prokurorëve publik, si detyrë të prokurorisë në Bujanoc theksoi « Përveq mbrojtjes e të drejtave të njeriut, detyrë prioritare e prokurorisë është ndërmarja e masave ligjore kundër të gjithë atyre që punojnë kundër interesave nacionale serbe».

    Pushteti lokal ne komunën e Preshevës

    Në zgjedhjet lokale të vitit 2000 vendet të këshilltarëve kanë fituar katër parti: SPS pesë, JUL një, deri atëherë në pushtet PDD-nëntëmbëdhjete, ndërsa Partia e bashkimit demokratik (PDU) 13 vende. Është karakteristike se struktura etnike në komuna plotësisht përputhet me rezultatet e zgjedhjeve: Nga 38 këshillëtarë, 6 ishin serb ndërsa 32 ishin shqiptarë, prandaj supozohet se serbët kanë votuar për dy partitë e para ndërsa shqiptarët për dy partitë e tjera. Këshilli ekzekutiv i komunës ka pasur 7 anëtarë dhe të gjithë ishin shqiptarë. Administrata komunale në Preshevë ka 81 të punësuar, prej tyre 13 (ose rreth 16%) serbe, 3 romë. Edhe pse në mesin e këshillëtarve nuk ka femra në administratën komunale punojnë 18 femra (22,22%). Kryeshefët e pesë sektorëve komunal janë shqiptarë, ndërsa kryeshefët e inspekcioneve dhe të punësuarit janë kryesisht serbë. Në insekcionin e tregut kryeshefi është serb si edhe dy punëtorë të tjerë, ndërsa në policinë financiare janë të punësuar tre serbe dhe një shqiptar. Kryeshefi i drejtorisë republikane të të ardhurave publike është shqiptarë, ndërsa në vendin udhëheqës ne Entin e Gjeodezisë është serb. Kryetar i gjykatës komunale është serb. Nga pesë gjyqëtarë sa punojnë vetëm një është shqiptarë.
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  5. #25
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Zgjedhjet lokale





    Përfaqësuesit e shqiptarëve dhe Qeverisë Republikane janë pajtuar se është e domosdoshme që sa më shpejtë të organizohen zgjedhjt lokale ne komunat Medvegjë dhe Bujanoc. Pushteti në Serbi ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen edhe në komunën e Preshevës, ndërsa përfaqësuesit e shqiptarëve e kundërshtuan këtë me arsyetim se ne këtë komunë pjesëmarja e të gjitha bashësive me kryerjen e pushtetit publikështë është në proporcion me pjesëmarjen e tyre me numrin e përgjithshëm te banorëve.


    Zgjedhjet lokale ne Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në vitin 2002

    Zgjedhjet në komunat në jug te Serbisë duheshin të mbahen pas shpalljes së rezultateve të regjitrimit të vitit 2002, dhe të bëhen regjistrat e ri zgjedhor. Marrëveshja mbi parimet themelore për zgjedhjet e parakohëshme është nënshkruar më 18 mars të vitit 2002. Qeveria e Republikës së Serbisë ka shpërndarë Kuvendet Komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës më 13 qershor 2002. Ne vend të Komunave lokale janë emëuar Këshillet Ekzekutive të përkohëshme. Në Bujanoc në Këshill ishin 6 shqiptarë, 5 serbë dhe 1 rom. Në Preshevë 10 shqiptarë dhe dy serbë. Në Medvegjë 8 serbë dhe 4 shqiptarë. Këto Këshilla i kanë formuar Komisionet komunale shumënacionale zgjedhore.

    Zgjedhjet në të tri komunat janë caktuar që të mbahen më 28 korrik të vitit 2002. Me ligjin e ri për zgjedhjet lokale, të miratuar më 13 qershor të vitit 2002, është parashikuar që i gjithë teritori i komunës të jetë një njësi zgjedhore, ndërsa cenzusi për hyrjen në kuvendin lokal ishte 3% të votave të fituara. Ekziston edhe obligimi që në listat e kandidatëve për këshilltar të ketë së paku 30% të femrave.

    Aktivitete parazgjedhore

    Gjatë aktiviteteve parazgjedhore, politikanët dhe aktivistët nga të tri bashkësi nacionale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ishin të drejtuar në pjesëtarët e bashkësisë së tyre.

    Shqiptarët kanë krijuar edhe një parti të re - Partinë për prosperitet demokratik(PPD). Partia për bashkimin demokratik të shqiptarve(PBDSH) për herë të parë ka marrë pjesë në zgjedhjet në Bujanoc. Këto dy parti kanë marrë pjesë në zgjedhje në komunat Preshevë dhe Bujanovc, ndërsa partia më e madhe shqiptare- Partia e Veprimit Demokratik i ka paraqitur listat në të trija komunat.

    Bashkësia nacionale e romëve ka dalë ne zgjedhje në komunat Preshevë dhe Bujanovc. Në Bujanovc kandidatët romë kanë qenë të propozuar në listat e Partisë së Unitetit të Romëve dhe grupit të qytetarëve.

    Partitë serbe në shumicën e rasteve janë paraqitur në listat e përbashkëta si Koalicioni për Preshevë, Koalicioni për Bujanovc dhe Koalicioni për Medvegjë. Boshti i këtyre koalicioneve kanë qenë partitë e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS). Në Preshevë vetëm DOS-i ka pasur një listë me kandidatë serbë, kurse në Bujanoc ka dal në zgjedhje edhe koalicioni “Opstanak” që përbëhej nga Partia Radikale Serbe dhe Lëvizja Serbe e Përtëritjes, si edhe tri grupe qytetarësh. Krahas Koalicionit për Medvegjë, në Medvegjë kanë paraqitur listat edhe SRS, DSS, SD, SPS, SPO dhe një grup qytetarësh.

    Në komunën e Preshevës( 28.000 zgjedhës të regjistruar) janë zgjedhur 38 këshilltar, kurse në Bujanovc që ka pasur 37.059 zgjedhës të regjistruar janë zgjedhur 41 këshilltarë. Përfaqsuesit shqiptar kanë vlerësuar se prej tyre rreth 18.500 kanë qenë shqiptarë dhe 300 romë. Rreth 10.000 zgjedhës te komunës së Medvegjës kanë zgjedhur 35 këshilltarë.

    Duke qenë se sipas Ligjit të ri për vetëqeverisje lokale kryetarët e kuvendeve te Komunës kanë autorizime të gjëra, është përcaktuar që ata të zgjidhen në zgjedhjet e dertëpërdrejta. Për kryetar të KK të Preshevës janë propozuar 3 kandidatë, që të gjithë shqiptarë - Riza Halimi ( PVD ), Rrahim Zylfiu (PBDSH) dhe Abedin Selimi ( grupi i qytetarëve). Për kryetar të komunës së Bujanovcit janë kandiduar Nagip Arifi (PVD) dhe Novica Manojlloviq( Koalicioni për Bujanovc). Për kryetar të KK, Medvegjë janë paraqitur 3 kandidatë, që të tre serbë: Sllobodan Drashkoviq (Koalicioni për Medvegjë). Zhivko Doderoviq (SPO) dhe Zoran Marinkoviq ( grupi i qytetarëve).

    OSBE-ja në teren

    Zyra për institucine demokratike dhe të drejta njerzore e OSBE-së dhe Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale i Këshillit të Europës, më 8 qershor kanë vendosur misionin ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve (MNVZ) që përbëhej nga 4 ekspertë elektoralë dhe 110 vëzhgues me afat të shkurtë. Më së shumti vërejtje rreth procesit të zgjedhjeve , drejtuar Misionit, iu referoheshin listave të zgjedhësve.

    Në fushatën parazgjedhore, të gjithë kandidatët kanë theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik të rajonit. Bashkësia shqiptare në Bujanoc në paraqitjen e kandidatit unik (Novica Manojloviq) promovoi tezën se me këto zgjedhje mbrohet “interesi nacionalë” . Gjithashtu, vërehet se pushteti në Serbi dhe Trupi koordinues gjatë fushatës në mënyrë të dukshme kanë promovuar këtëkandidat. Nga ana tjetër, kandidati shqiptar Arifi ka theksuar se nëqoftë se fiton do të jetë kandidat i të gjithë qytetarëve”. Në paraqitjen e e fundit zgjedhor në televizionin lokal të Vrajës, më 26 korrik të vitit 2002, kandidati i koalicionit për Bujanocin, Manojlloviq nuk u është drejtuar me asnjë fjalë zgjedhësve shqiptarë, e as që ka folur për problemet që janë karakteristike për bashkësinë shqiptare dhe vendbanimet. Ai megjithatë tha se dëshiron t’ i zgjidhë problemet e natyrës ekonomike, në mënyrë që do të “hapë vende të reja të punës në Bujanoc për njerëzit që kanë ardhur nga Piroti, Nishi dhe qyteteve të tjera nga Serbia”.

    Rrjedha e zgjedhjeve

    Zgjedhjet e mbajtura më 29 korrik të vitit 2002 në të trija komunat kanë kaluar pa incidente të mëdha dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare. Këtë konstatim e ka dhëne edhe Misioni Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, duke theksuar se janë të nevojshme përmirsime të mëtejshme, veçanërisht në hartimin e listave zgjedhore. Numri më i madh i vërjtjeve ishte lidhur me pamundësinë e votimit të personave , të cilët nuk ishin regjistruar në listat zgjedhore dhe fshehtësinë e pamjaftuar të procesit të votimit.

    Në zgjedhje, nga tri bashkësitë etnike, kanë dalur shumë me pak votues se që kanë paraparë përfaqësuesit e tyre. Edhe pse gjatë fushatës është folur për “Zgjedhjet vendimtare “, në Bujanoc votuan rreth 60% të zgjedhësve serb dhe shqiptarë, dhe nje numër i vogël i romëve, kështu që bashësia rome nuk e ka fiatuar asnje vend këshilltari. Në Preshevë ne zgjedhje kanë dalur rreth 22 %, ndërsa në Medvegjë rreth 43% të zgjedhësve të regjistruar.

    Për shkak të numrit të madh të zgjedhësve, në disa vendvotime, votimet kanë vazhduar edhe pas orës 20,oo. Vendvotimi nr. 59 në Bujanoc me 2.468 zgjedhës të regjistruar ishte i hapur prej orës 5,oo të mengjesit. Situata e tillë ishte edhe në vendvotimet në Trnoc të Madh ku votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës. Në këto vendvotime kanë votuar kryesisht shqiptarët.

    Rezultatet e zgjedhjeve dhe periudha paszgjedhore

    Në Preshevë për kryetar të Kuvendit të komunës është zgjedhur kandidati PVD Riza Halimi. Ai u zgjodhë në rrethin e dytë, me ç’rast dolën 10.780 zgjedhës, ose 58,8%, ndërsa për kundërkandidatin e tij Rrahim Zylfiun nga PBDSH – 4l,2%. Numrin më të madh të vendeve të këshilltarëve ka fituar PVD (19), pastaj partitë tjera të shqiptarëve PBDSH (11) dhe PPD, ndërsa koalicioni serb për Preshevën fitoi 3 mandate. Romët nuk kanë asnjë këshilltar.

    Seanca konstituive e Kuvendit të komunës Preshevë u mbajt me 22 gusht të vitit 2002. Për nënkryetar të Kuvendit u zgjodhë Çasllav Angjellkoviq, serb i koalicionit për Preshevën dhe është vendosur që numri i anëtarëve i Këshillit ekzekutiv të rritet prej 7 në 11. Të pakënaqur me zhvillimin e ngjarjeve, këshillatët e dy partive tjera shqiptare janë larguar nga Kuvendi.

    Në Medvegj për kryetar të Kuvendit të komunës u zgjodhë Sllobodan Drashkoviq, kandidat i koalicionit për Medvegjën, e cila ka fituar shumicën (11) të vendeve të këshilltarëve. Partia Shqiptare PVD ka fituar 6 vende (17,l4%). Pastaj SPS (7), DSS (6), SPO (3) dhe SRS (2). Mbledhja konstituive e KK Medvegjë u mbajt me 17 gusht të vitit 2002.

    Rezultatet e para të zgjedhjeve tregonin se tri partitë shiptare fituan së bashku shumicën e vendeve të këshilltarëve – 24 prej gjithësej 4l. Gjithashtu, se kandidati për kryetar të Kuvendit të komunës Nagip Arifi (PVD) fitoi 5l,22% të votave, ndërsa kundërkandiati i tij Novica Manojlloviq rreth 48% të votave.

    Gjatë kohës së përmbledhjes së rezultateve të votimit, para ndërtesës së Kuvendit të komunës në Bujanoc filluan protestat e sërbeve, të cilët kundërshtuan për shkak të “parregullësive në zgjedhje”. Ata Shprehën paknaqësinë për shkak se për kryetar te Kuvendit të komunës është zgjedhur shqiptar dhe për shkak se partitë shqiptare do të kenë më shumë këshilltarë se sa sërbët.

    Për rezultatet e zgjedhjeve e kanë fajsuar trupin koordinuar qeveritar. Gjatë protestave kanë marrë nënshkrime për përsëritjen e zgjedhjeve në të gjitha vendvotimet si dhe shkarkimin e Nebojsha Qoviqit nga posti i kryetarit të trupit koordinues. Koalicioni për Bujanoc dhe DOS janë rezervuar nga këto protesta, ndërsa DSS më vonë për shkak pjesëmarrjes së anëtarëve të tyre në protesta, kanë shpërndarë këtë këshill lokal.

    Komisioni komunal zgjedhor i ka anuluar zgjedhjet në 11 vendvotime – 3 në Tërnoc të Madh, 2 në Bujanoc dhe nga 1 në fshatrat Letovicë, Luçan, Bilaç, Nesallc, Dobrosin, Breznicë. Përveç në Bilaç, në të gjitha vendet tjera në listat zgjedhore kanë qenë kryesisht shqiptarët.

    Në këto zgjedhje, zgjedhjet janë përsëritur më 11 gusht. Pastaj koalicioni për Bujanoc ka dërguar 14, ndërsa PVD 2 ankesa në vendimet e Komisionit zgjedhor komunal. Gjykata komunale në Bujanoc më 18 gusht të vitit 2002 këto ankesa i ka refuzuar. Për shkak të parregullësive, zgjedhjet më 25 gusht të vitit 2002 për herë të tretë janë përsëritur në dy vendvotime ( fshatrat: Nesallc dhe Bilaç).

    Më pastaj janë kumtuar rezultatet përfundimtare për komunën e Bujanovcit, sipas të cilave prej 37.058 zgjedhësve të regjistruar kanë votuar gjith;sej 21.434. Kandidati për kryetar të KK, Novica Manojlloviq, mori 9.720(43,35%) vota, ndërsa Nagip Arifi 11.399(53,18%) vota. Partitë e shqiptarëve kanë fituar 23 vende në parlamentin lokal( PVD(16), PPD(5), PBDSH(2) vende, kurse partitë serbe 18 vende(koalicioni për Bujanovc 12, Koalicioni” Opstanak” 5 dhe kandidati i grupit të qytetarëve Trajko Trajkoviq 1)
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  6. #26
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Ndërrmarjet publike dhe ekonomia




    Diskriminimi në lëmin e punësimit, pushimi i puntorëve shqiptarë nga puna gjatë bombardimit dhe pengimi i kthimit në punë të punëtorëve që kanë ikur në kohën e intervenimit të NATO-s janë problemet themelore me të cilat ballafaqohen shqiptarët etnik në Preshevë dhe Bujanovc. Për këtë arsye shumica dërmmuese e shqiptarëve punojnë në sektorin privat ose merren me bujqësi.

    Të dhënat për zhvillimin ekonomik

    Të dhënat për zhvillimin ekonomik dhe punësinë janë shqet;suese. Instituti G-17 thotë se në periudhën 1988-1998 në Serbi më së shumti ka stagnuar komuna e Preshevës. Të ardhurat për banor në këte komunë të pazhvilluar në vitin 1998 kanë qenë 370 dollarë, ndërkohë që mesatarja e Serbisë ishte 1700 dollarë. Pjesëmarja e sektorit privat në të ardhura gjatë kësaj periudhe në Preshevë është rritut nga 18 në 52,2%, kurse në Bujanovc nga 17,3 në 35, 2%.

    Komuna e Bujanocit

    Në këtë komunë ka më shumë të punësuar se sa të papunësuar. Të dhënat e pushtetit komunal flasin për 6.000 të punësuar dhe 4.385 të papunësuar. Sipas raporteve thuhet se numri i të paraqiturve në Entin e tregut të punës është rritur në 4.600. Vlerësohet se numri i përgjithshëm i të papunësuarve, së bashku me ata që janë të lajmëruar në Ent, është 10.000. Prej këtij numri 70% janë shqiptarë. Pozitat udhëheqse në ndermarrjet krysore publike (PTT, Telekomi, Elektrodistribuimi, Ndermarrja publike komunale) kanë serbët. Në ndermarrjet shoqërore (fabrika e ujit mineral, fabrika e duhanit, fabrika e akumulatorëve”Svetlost” dhe repartet e Simpo-s) situata është e njejtë. Numri i të punësuarve të pakicave etnike është i vogël në krahasim me numrin e përgjithshëm të të punësuarve. Në fabrikën e ujit mineral”Heba” prej 460 të punësuar, rreth 95% janë serbë.

    Numëri edhe ashtu i vogël i të punësuarve është zvogluar për shkak të pushimit të tyre nga puna. Rasti më njohur të largimit të punëtorëve nga puna është një repart i fabrikës “Simpo” gjatë vitit 1999. Përfaqsuesi i Këshillit për të drejtar e njeriut thotë se vetëm gjatë vitit 1999 nga puna janë larguar 80 shqiptarë. Vetëm nga fshati Lluçan 6 (Nijazi Ramadani, Fatmir Sherifi, Qani Hasani, Fatmir Xhelili, Ramiz Sabedini dhe Muzafer Nuhiu. Puntorët e paditën fabrikën“Simpo” dhe procedura është në vazhdim. Pas përfundimit të konflikteve në vitin 2001, drejtori i ka thirrë këta puntorë që të kthehen në punë, por me kusht që ta tërheqin padinë. Të gjithë këte e kanë refuzuar. Momentalisht në fshatin e tyre Lluçan ka 15 të punsuar, prej të cilëve tetë punojnë në arsim.

    Ruzhdi Fejzullahi nga Tërnoci i Madh, një nga puntorët e “Simpos” në Bujanoc, rastin e vet kështu e përshkruan: “Në ditën kur filluan bombardimet në repartin ku kamë punuar unë ishin të punsuar 53 shqiptarë. Ditën tjetër, më 25 mars 1999, ne 45 jemi larguar pa aryetim. Disa ditë më vonë, më 1 prill 1999 kam ardhur për rrogë, ndërsa më 15 prill për regres. Asnjë herë nuk i kam marrë paratë, ndërsa për herën e fundit kur isha në atje, në afësi të fabrikës, në një veturë të markës “Ford Taunus” ishte i ulur një polic me automat. Kur i kam pyetur të punësuarit kur duhet të lajmërohem, ai polic e drejtoi automatin në drejtimin tim duke mu kërcnuar më tha “A dëshiron që unë të tregoj kur të lajmërohesh”. Nga ajo ditë unë nuk kam shkuar dhe as pyetur për rrogë”

    Fatmir Nebiu (1958), Xhemile Nevzadi(1958), Faik Agushi(1963), Makfire Ajeti (1959) dhe 4 puntorë të tjerë të OP “7 korriku” nga Presheva, për shkak të pasigurisë së përgjithshme gjatë mombardimit të NATO-s në vitin 1999 nuk kan ardhur në punë. Pesë prej tyre tani dëshirojnë që të kthehen në punë, por edhe krahas të premtimeve nga ana e drejtorit, kjo ende nuk ka ndodhur. Ata me postë i kan marrë librezat e punës, pa vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

    Fshatrat Dobrosin, Konjçul dhe Tërnoc i Madh nuk kanë të punësuar në ndermarrjet shoqërore e publike në këtë komunë. Banorët e fshatrave, të cilët në asnjë mënyrë nuk janë prekur nga konfliktet e armatosura, gjithashtu nuk kanë të punësuar në ekonominë e komunës së Bujanocit. Në fshatin Smolicë, prej 1.500 banorëve vetëm katër janë të punësuar si mësues të fshatit. Personi i pestë, i cili ka punuar në ndermarrjen “Svetlost” është larguar nga puna gjtë vitit 1999. Sipas fjalëve të shqiptarëve lokal, gjatë dekadës së fundit krahas serbëve lokal janë në ndërmarrjet shoqërore janë punësuar kryesisht serbët e komunave fqinje.

    Komuna e Preshevës

    Në Preshevë janë të punësuar 2.408 banorë, ndërsa zyrtarisht të papunë janë 4.306. Duke marrë parashysh që shqiptarët kryesisht nuk paraqitën në Entin pët tregun e punës, përfaqsuesit shqiptarë vlerësojnë se në Preshevë ka 19.000 të papunë.

    Drejtorët e ndërmarrjeve publike PTT dhe Telekom, si dhe shumica e ndërmarrjeve shoqërore (fabrika e plastikës, shtypshkronja “Grafofleks”, fabrika e gëlqerës “Buduqnost”, fabrika e qelqit “Kristal”janë të nacionalitetit serb. Në ndermarrjen publike komunale, elektrodistribuim, industrinë ushqimore”Bratstvo” dhe fabrikën “Metal” drejtorët janë shqiptarë. Për ndryshim nga Bujanoci, numri i i shqiptarëve dhe romëve me përqidje është më i madh, por nuk i përgjigjet strukturës etnike të banorëve. Në “Galofekx”, fabrikë e plastikës punojnë rreth 50% të shqiptarëve.

    Fabrika e duhanit, përkatësisht në repartin që ekziston në Preshevë, ka të punësuar 78 punëtorë, prej tyre 29 janë shqiptarë (37,17%) dhe vetëm një rom (1,28). Në muajët kur paraqitet nevoja për punën sezonale, në fabikë prej 100 deri 120 të punësuar. Punëtorët sezonal rreth 70% të rasteve janë serbë. Këshilli drejtues ka 5 anëtarë (3 serbë dhe 2 shqiptarë), ndërsa drejtor i ndërmarrjes është serb.

    Prej 2.000 banorëve nga fshati Cërnoticë , vetëm 20 punojnë sektorin shoqëror. Fshati Rahovicë që numron 6.000 banorë ka vetëm 100 të punësuar. Fshati Miratovc , i cili i dyti me madhsi me 5.000 banorë ka 60 të punësuar, ndërsa në Norç me 1.500 banorë në sektorin shoqëror punojnë 50 banorë. Në fshatin e përzier etnik Relan jetojnë rreth 200 familje me rreth 1.500 anëtarë. Një e katërta e familejeve janë të nacionalitetit serb. Në sektorin shoqëror janë të punësuar 110 banorë, prej tyre 75 serbë dhe 35 shqiptarë. Në Bushtrajë jotojnë 180 familje, prej tyre një e treta janë të nacionalitetit serb. Prej 900 shqiptarëve etnik sa jetojnë në këtë fshat, janë të punësuar 10, ndërsa prej rreth 200 serbëve janë të punësuar 40.

    Forcave ushtarake dhe policore në objektet ekonomike

    Problem i veçantë në Preshevë paraqet stacionimi i forcave ushtarake dhe policore në objektet ekonomike. Shembullin, të cilin shqiptarët vazhdimisht e theksojnë është fabrika e këpucave “Eukofleks” ku punonin rreth 210 punëtorë, prej tyre mbi 80% të shqiptarëve. Trupi Koordinues disa herë ka vazdhuar afatin për largimin e ushtrisë nga ky objekt. Ushtria përfundimisht është tërhequr më 15 prill të vitit 2002. Ushtria dhe policia, gjithashtu, gjinden edhe në sallën e ndërmarrjes “Elektrokontakt”,në Qendrën e Kooperativës Bujqësore Presheva dhe motelin privat “Azizi”. Pjesë e planit të Qeverisë Republikane dhe asaj Federative, i cili ka të bëjë me “harmonizimin e përbërjes nacionale të udhëheqësve” në ekonomi, qeverisje lokale, jurispodencë dhe fusha tjera me rëndësi nuk është zbatuar, ndërsa nuk janë marrë as hapat për realizimin e tij. Pjesëtarët e pakicave edhe më tutje nuk kanë ndikim në zhvillimin ekonomik të komunave ku ata jetojnë.
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  7. #27
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Shëndetësia



    Problemi kryesor i shëndetësisë është se as Bujanovci, as Presheva nuk kanë spital. Përveç kësaj, struktura e të punësuarve dhe e udhëheqësve në këtë veprimtari nuk i përgjigjet strukturës etnike të popullsisë. Një numër punëtorësh të shëndetësisë, të cilët gjatë bombardimit kanë shkuar në Kosovë, ende nuk janë kthyer në vendet e punës.

    Drejtorët e shtëpive të shëndetit në Preshevë dhe Bujanovc i emëron kryeshefi i Qendrës Shëndetsore të Vranjës. Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc ka rreth 250 punëtorë. Prej të gjithë mjekëve, vetëm tetë janë shqiptarë. Drejtori është serb. Në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë punojnë 130 punëtorë, nga të cilët 86 janë shqiptarë dhe 2 romë. Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit është serb. Sipas fjalëve të dr. Eshref Aliu që punon në këtë institucion, shumica e mjekëve dhe e personelit tjetër mjeksor që gjatë bombardimeve 1999 kanë shkuar në Kosovë, kanë shptrehur gatishmërinë për tu kthyer në vendet e mëparshme të punës.
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  8. #28
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Infrastruktura




    Me vlerësimin për gjendjen e rrugëve, furnizimin me ujë, rrjetin telefonik dhe problemet tjera infrastrukturore pajtohen plotësisht të tri bashkësitë e Luginës së Preshevës.
    Gjatë periudhës së shkuar pati diskriminime edhe në këtë sferë. Shumica e fshatrave të banuara me shqiptarë nuk kanë telefona, në fshatrat malore rrugët janë kryesisht të cilsisë së dobët, ndërkaq vetëm 65 % të popullsisë furnizohet me ujë nga ujësjellsi. Kanalizimi është një problëm i madh sidomos në vendbanimet me popullsi rome. Është karakteristike situata në Tërnovc të Madh, i cili është vendbanimi më i madh me popullatë shqiptare, banorët e të cilit e kanë ndërtuar vetë postën dhe ia kanë dorëzuar PTT të Serbisë. Në këtë fshat me rreth 9.000 banorë ekziston vetëm një telefon, nuk ka kanalizim, ndërkaq shtypja në ujësjellës është e dobët. Ujësjellës nuk kanë as fshatrat Osllarë, Nesallc, Letovica, Lluçani dhe Turija, të cilat janë të banuara kryesisht me popullatë shqiptare. Pushteti lokal në bashkëpunim me Qeverinë Republikane dhe me Organizatat Ndërkombëtare kanë ndërmarrë mjaftë hapa praktik për ndërtimin e objekteve infrastrukturore. Njëri prej pikësynimeve kryesore është ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës e cila e lidhë Tërnovcin e Madh me fshatin Muhovc në gjatësi pre 52 km, për të cilën shqiptarët lokal janë tejet të interesuar. Pjesën e parë të projektit e ka hartuar UJ. Rruga do të lidhte të gjitha fshatrat që gravitojnë në drejtim të Zarbincës me pjesën tjetër të komunës. Për këtë pjesë të komunës është paraparë edhe projekti për përmirsimin e rrjetit elektrik.

    Ish kryetari KK të Bujanovcit Stojançe Arsiq, premtoi se kanalizimi dhe ujësjellsi do të ndërtohen në lagjet me popullsi rome ose me popullsi të përzier- Morava 76, Rruga Gjilani, Car Llazari, Lagja e re dhe Cale.

    Në ndërtimin e infrastrukturës më së shumti është arritur në Preshevë ku vetëm 25% e popullsisë së qytetit e shfrytzon ujin nga ujësjellsi. Në këtë komunë janë hartuar ose janë në realizim e sipër projektet për ndërtimin e rrugëve, të ujësjellsit dhe të kanalizimit. Banorët e fshatit Cërnotince grumbulluan deri në vitin 1990 rreth 200.000DM(100.000 euro) për ndërtimin errugës së këtij fshati. Paratë e deponuara në Beobankën e Preshevës kanë mbetur “ të ngrira” si “ kursim i vjetër devizor”. Përfaqsuesit e bashkësisë lokale u janë drejtuar disa herë Këshillit Koordinues që ta zgjidhë këtë problem , por nuk kanë marrë kurrfarë përgjigjeje. Ata edhe në vitin 1999 hartuan projektet për instalimin e lidhjeve telefonike në tri fshatra dhe për ndërtimin e ujësjellsit dhe kanalizimit.
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  9. #29
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Përdorimi zyrtarë i gjuhëve dhe shkrimeve




    Me Ligjin Republikan për përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe shkrimeve, të miratuar në vitin 1991 është paraparë se në Republikën e Serbisë është në përdorim zyrtar gjuha serbe dhe alfabeti cirilik. Ligji lejon që me statutet e kuvendeve komunale të parashihet përdorimi i gjuhëve të pakicave kombëtare ne territoret e komunave të caktuara, por nuk i përcakton kriteret. Me ligj është paraparë se në rastet e tilla emrat e rrugëve dhe të shesheve të organeve dhe organizatave të shkruhen në gjuhët që janë në përdorim zyrëtar, por ndalon përdorimin e toponimeve tradicionale të pakicave.

    Komuna e Preshevës me statutin e vet ka parashikuar përdorimin e barabartë të gjuhës shqipe dhe gjuhës serbe. Ky vendim po zbatohet në praktikë në të gjitha institucionet e qeverisjes lokale, në të cilat të gjitha mbishkrimet janë në dy gjuhët. Mirëpo, në një numër të madh të institucioneve që janë në kompetencë të Republikës së Serbisë dhe RFJ nuk ka mbishkrime në të dy gjuhët. Në lokalet e entit të gjeodezisë në PTT, në Entin për llogaritje dhe pagesa, në Entin e tregut të punës, në Zyren e rrethit të Pçinjit dhe në Jugobankë, titujt janë shkruar ekskluzivisht në gjuhën serbe.

    Komuna e Bujanocit në statutin e vet nuk ka dispozita për përdorimin e barabartë të gjuhëve. Në komunë nuk ka mbishkrime në të dyja gjuhët. Këtë dispoizitë e nuk përmban as satatuti i i komunës së Medvegjës. Në këto komuna me rastit të dhënies së dokumentave dhe dokumenteve tjera zyrëtare, përdoret gjuha serbe dhe shkrimi cirilik. Regjistrimi i emrave personal sipas transkiptimit në gjuhën shqipe nuk është i mundur.

    Për shkak të kësaj gjendjeje përfaqsuesit shqiptarë kërkojnë “përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip paralelisht me gjuhën serbe dhe shkrimin cirilik në lokalet e qeverisjës lokale dhe në të gjitha veprimtaritë të nivelit komunal dhe teritorijal, me ndryshime dhe plotësime të Ligjit mbi përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit”.

    Simbolet kombëtare

    Pushteti i Serbisë disa herë kanë shfaqur paknaqësinë për shkak të vendosjes të flamurit shqiptar në vendet publike. Vendosja e flamujve të shteteve tjera nuk është ligjore me asnjë dispozitë duke përfshirë edhe Ligjin e për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave nacionale. Flamuri shqiptarë është vendosur në vititn 2001 me rastin e Ditës kombëtare të shqiptarëve, Ditës së Flamurit(28 nëntor), ndërsa për herë të fundit me rastit të shënimit të rënies të Ridvan Qazimit, më 24 maj të këtij viti, kur përfaqsuesit e Trupit Koordinues paralajmëruan se kjo është e paligjshme. Flamuri shqiptarë gjindet edhe pranë përmendorës të komandandit të vrarë të UÇPMB-s në Tërnovc të Madh. Edhe krahas vërejtjeve të Trupit Koordinues ajo ende nuk është hjekur.

    Ligji i ri në letër

    Ligji i ri për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të pakicave kombëtare garanton të drejtën në zgjedhje dhe përdorimin e simboleve kombëtare. Megjithatë, në nenin 16 pika 2 në mënyrë decidive theksohet që “simboli dhe emblema kombëtare nuk mund të jenë të njejta me simbolindhe emblemin e një shteti tjetër”. Këshilli për të drejtat e njeriut në Bujanoc në gusht të vitit 2002 parashtroi Gjykatës Federative Kushtetuese iniciativën për vlerësimin e kushtetushmërisë të këtij neni. Në këtë parashtresë, Këshilli theksoi se për shkak të nenit të përmendur “pakica kombëtare shqiptare vendoset në pozitë jo të barabartë me pakicat tjera, duke marrë parasysh që për shkak të kufizimeve nga neni 2 nuk ka mundësi që ta përdorësimbolin e vet kombëtar, krahas faktit se flamuri kombëtar i shqiptarëve fushën e kuqe me shqiponjën e zezë dykrenarë në mes paraqet simbolin kombëtar të shqiptarëve që nga viti 1943”. Këshilli në parashtresën e tij konsideron që vedimi është në kundërshtim me nenin 11, pika 1 të Kushtetutës së RFJ, përkatësisht me nenin 26, pika 1 të Paktit Ndërkombëtar për të drejtat politike të qytetarëve. Kushtetuta e RFJ parasheh të drejtën në përdorimin e simboleve kombëtare në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, por asnjë instrument ndërkombëtar ,i cili obligon RFJ nuk përmban kufizime lidhur me zgjedhjen e simboleve. Përveç kësaj, Këshilli për të drejtat e njeriut konsideron se dispozita e përmendur është në kundërshtim me mbrojtjën e të drejtave të fituara, të cilat garantohen me nenin 8 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare.

    Ligji i vjetër në jetë

    Gjykata Federative Kushtetuese më 25 shtator të vitit 2002 e ka refuzuar iniciativën, duke theksuar se “ me këtë dispozitë nuk ndalohet përdorimi i simboleve kombëtare të pjesëtarve të pakicave kombëtare,të cilat ato i zgjedhin nëpërmjet organeve të tyre, por ndalohet përdorimi i simboleve, të cilat një shtet tjetër i caktuar i ka zgjedhur për simbol të vet”.
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  10. #30
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Historia shqiptare e Toplicës



    Në munges të të dhënave pasi që pasardhësit e këtyre viseve ende nuk e kanë marrur veten edhe historia e shkruar shqiptare e Toplicës ështe e mangët. Këtë mangësi e zbusin sado pak shënimet L. Popoviqit kur thotë se:
    Derisa familjet shqiptare iknin dhe tërhiqeshin në luginën e lumit të Moravës jugore, nëpër të ftohtë të madh, pran rrugës, nëpër grykën e Gurdulicës deri te Vranja dhe Kumanova , shiheshin fëmijë të hedhur dhe të vdekur dhe pleq të ngrirë. Tërheqja ka qenë tragjike, kuajtë dhe qetë tërhiqnin ngadal qerret nëpër borë, sepse saja ka pasë pak. Disa fëmijë të hudhur, të humbur apo gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria kanë qenë të enjtur dhe të fryrë si tupan, disa vdisnin atëherë kur tanët i ushqenin ose pas ngrënies.

    Ndërsa Hajredin Hoxha, shkruan: “ Ekziston lista se vetëm me rastin e arritjës së ushtrisë serbe dhe malazeze në këto vise, në vitin 1912 u vranë 12777 shqiptarë”


    Struktura e popullsisë së Toplicës 1912


    Toplica ka pasur 18333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6207, kan qenë shqiptarë e turq , rrethi i Kosanicës ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 turq e shqiptarë dhe afro 800 çerkezë.[3] “Leskovci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5000 banorë shqiptar të konfesionit musliman.[4] Në Prokuplë me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke. [5] Në Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome” [6].

    Burim i të dhënave

    L. Popoviqit në vepren “ Putovanje po novoj Srbiji ”
    Hajredin Hoxha, në Temën e Disertacionit, Lubjanë, 1973, faqe 69,
    Nikola P.Iliq “Oslobodjenje juzne Srbije” / citim
    Vidosava Nikoliq - Stojanoviq , Leskovac i oslobodjeni predeli ” faqe 143 /citim
    Të dhëna nga Jovan Haxhi Vasiljeviq
    “ Arnautska Liga ”, Beograd, 1908, faqe 15
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Sam1r ,
    te falenderoj sinqerisht per te dhenat qe na solle ketu!
    I lexova me kujdes te dhenat e sidomos ato rreth Presheves, pasi qe atje kam qene nja 4- 5 here,ne vizite shokeve te shkolles. Per kete arsye jam kurreshtar te di do gjana plotesuese.

    Ne Presheve kishte nje gjimnaz qe quhej „Skender Beu“, si quhet ajo shkolle tani
    dhe a mbahet mesimi ne te?

    Dhe nje tjeter gje me ra ne sy : emri i njerit nga fshatrat e komunes se Presheves me lart eshte i shkruar Cernotice.Mos eshte fjala per fshatin Corrotice?Ne Corrotice kam qene, prandaj.

  12. #32
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga Kandili 1 Lexo Postimin
    Sam1r ,
    te falenderoj sinqerisht per te dhenat qe na solle ketu!
    I lexova me kujdes te dhenat e sidomos ato rreth Presheves, pasi qe atje kam qene nja 4- 5 here,ne vizite shokeve te shkolles. Per kete arsye jam kurreshtar te di do gjana plotesuese.

    Ne Presheve kishte nje gjimnaz qe quhej „Skender Beu“, si quhet ajo shkolle tani
    dhe a mbahet mesimi ne te?

    Dhe nje tjeter gje me ra ne sy : emri i njerit nga fshatrat e komunes se Presheves me lart eshte i shkruar Cernotice.Mos eshte fjala per fshatin Corrotice?Ne Corrotice kam qene, prandaj.

    Shiko kandili1, un vij nga komuna e Medvegjes, por tash jetoj ne Fushe Kosove.Ne Preshev nuk kam qene ndonjeher, dhe nuk di per emrin e asaj shkolle...ndersa per emrin e atij fshatit mendoj se po, eshte i njejti fshat, por qe ne serbisht e quajne Cernotice ndersa ne shqip Corrotic.
    Me vjen keq nese nuk munda te te ipja me shum informata..
    Pershendetje!!
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kryesorja, na ke sjell informata mjaft te rendesishme!
    Faleminderit.

  14. #34
    sdfa dddddddddddddddddddddddddd dddddddddddddddddddddddddd

  15. #35
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga taralushi Lexo Postimin
    sdfa dddddddddddddddddddddddddd dddddddddddddddddddddddddd
    Me siguri ndonje gabim!!!
    I lus moderatoret te fshijne kte postimin me lart, dhe citiimin tim gjithashtu.
    Pershendetje!!
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  16. #36
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    sam 1 r,
    Rrofsh per shkrimet qe ke sjelle ketu per ne per Kosoven Lindore.Te gjithe juve bashkshqiptareve te mij nga ato ane qe mbetet jasht kufirit ju pershendes nga zemra me vargjet e mija modeste,te ketij casti qe u mendoj dhe u ndjeje...Une jam nje si ju i mbetur jasht Dy shteteve Shqiptare por qe i ndjeje Te Dy shtetet te mijat bukfalisht po aq sa i ndjejne ata qe jetojne mbrenda kufinjve shteterore.



    Kosoves Lindore

    Si u tretet nji nga nji,
    nga roberia nen Serbi.
    Nga Bujanovci me Malesi,
    nga e Presheves bukuri.

    Vec dhe fjalet na kane mbet,
    me gjithe zemer me u pershendet.
    Ju qe mbetet jasht kufirit,
    si do ndalet lot i syrit.

    Ndare me tela, e me megja;
    nga Kosova ndare Medvegja.
    Me gjithe fshatra t'Bujanovcit,
    bashke me shqipet e Ternovcit.

    Toplicen ne kemi harruar,
    te koritur ,te marruar.
    Qe harrojme dhe falim shpejt,
    Keshtu mund te hupim krejt.

    Kur na ndane s'na pyeti kush,
    zemren helmi na ka mbush.
    Si do rrojme te ndare perjete?
    s'eshte kjo jete e vertete

    Deri kur shqiptari shkrete?
    do luftoj vec per katund t'vet.
    Kur ti kallet kojshiut shpia,
    aj shikon punet e tija.

    Nuk e dini se nji per nji,
    jemi nji trup pa kufij.
    Me kufij nuk ndahet gjaku,
    s'ndahet shqipja ,as oxhaku.

    Terrnovci me soj tregtari,
    dhe Konculi atdhetari.
    Me Presheve e Bujanovc mbare,
    anembane sa jeni shqipetare.

    Rrini bashke si mburoje,
    trupi kurre s'do tu harroje.
    Me Kosoven ngjit perjete,
    Ju Kosova jeni vete.

    Mbijetoni te mberrime lirine,
    do sfidojme s'bashku Serbine.
    Ne nje dite , qe si sot do te vi;
    Bashke do t'jemi ne Nje Shqiperi.

    Nuk e kam vec nga deshira,
    o ju vende shqipesh te mira.
    Jo vec moralin tu shtoj,
    kete qe them une e besoj.

    Perqafime nga mergimi,
    per gjithe vellazerine Arberore.
    gjithe nga shkoni dhe nga vini,
    Fal me shendet Kosove Lindore.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 26-03-2008 më 18:30
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  17. #37
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    bili99 pershendetje!!
    Te pergezoj per kte poezi shume te bukur, dhe qe ngjall shume emocione sidomos per neve qe jemi nga ajo ane!
    Faleminderit qe e ndave me neve, dhe me sakt ne temen per Medvegjen.
    Te pershendes shume,
    sam1r
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Postime
    34
    Pershendetje...
    Flm shum Samir per keto postime qe na ke sjelle...me te vertet i'a vlen te i lexosh keto shkrime mbi qytezen E medvegjes...
    Edhe une vije nga Lugina si ju...jam nga Presheva...per momentin jame student ne Tetove...por qellimi im eshte qe gjithhere te mos e braktisi qytetin tim...

    Me vjen shum shum keq me ate cfar i ndodh sot popullates te asaj ane...me te vertet situata nuk eshte e njejte sikur ne Medvegje dhe ne qytetet tjera si Presheva dhe Bujanovci...e dime se keto qytete dominojne per nga struktura etnike e popullates, me nje fjale dominojm ne shqipetaret.
    Per ate me vie shum keq se ndoshta ne vete nuk ditem t'a ruanim kete qytetz te bukur ashtu sic duhet, duke i lene vatrat tone e duke merguar ne Kosove...
    Shpresojme qe nje dite...te gjithe do te kthjellen pas ahenjgeve, dhe te ndojne gishtin ne koke dhe te pysin vehten:
    Ku n'a mbeti e mjera Lugine????

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Postime
    34
    Edhe dic se harrova...
    Kandili 1...gjimnazi i Presheves kete vit i'u eshte rikthyer emri i me parshem...dmth Gjimnazi "SKENDERBEU"-Presheve...pasi qe me heret mbante emrin "25 Maji".

  20. #40
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga Zmija Lexo Postimin
    Pershendetje...
    Flm shum Samir per keto postime qe na ke sjelle...me te vertet i'a vlen te i lexosh keto shkrime mbi qytezen E medvegjes...
    Edhe une vije nga Lugina si ju...jam nga Presheva...per momentin jame student ne Tetove...por qellimi im eshte qe gjithhere te mos e braktisi qytetin tim...

    Me vjen shum shum keq me ate cfar i ndodh sot popullates te asaj ane...me te vertet situata nuk eshte e njejte sikur ne Medvegje dhe ne qytetet tjera si Presheva dhe Bujanovci...e dime se keto qytete dominojne per nga struktura etnike e popullates, me nje fjale dominojm ne shqipetaret.
    Per ate me vie shum keq se ndoshta ne vete nuk ditem t'a ruanim kete qytetz te bukur ashtu sic duhet, duke i lene vatrat tone e duke merguar ne Kosove...
    Shpresojme qe nje dite...te gjithe do te kthjellen pas ahenjgeve, dhe te ndojne gishtin ne koke dhe te pysin vehten:
    Ku n'a mbeti e mjera Lugine????
    Pershendetje Zmija

    Me vjen mire qe kjo tem po mbledh dhe bashkon shqiptaret e lugines, kudoqofshin ata. bili99 me duket se jeton ne SHBA, un jetoj ne Fushe Kosove(Kosove), ndersa ti studion ne Tetov, dhe siq e sheh te gjith te shperndare
    Un gjithashtu ndjehem keq qe, me nje fjale e humbem Medvegjen, por te pakten te shpetohet ajo qe ka mbetur, Presheva me shumce shqiptare dhe Bujanoci gjithashtu me pjesen me te madhe - shqiptar.

    Tashme kemi vendosur gishtin ne koke, qe that ju, por eshte pak vone...

    Te pershendes shume, dhe te uroj suksese ne studime dhe jete,
    pershendetje nga
    sam1r
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •