Close
Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 311 prej 311
  1. #301
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Ne duhet ta ndihmojmë Luginën konkretisht


    Uk Lushi

    Letër publike kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edvin Rama.

    Të nderuar kryeministra Thaçi dhe Rama,

    në Ballkan kanë filluar të fryjnë erëra të reja. Pas një nate të gjatë padrejtësish, dhe konflikti, gadishulli ynë po ridefinohet në disa dimensione. Ndër këto dimensione, mbase më të rëndësishmet për një të ardhme më të mirë, janë pozicionimi i ri gjeostrategjik (i brendshëm dhe jashtëm) i siujdhesës dhe rritja e mirëqenies së ballkanasve. Roli juaj si udhëheqës të qeverive të dy shteteve ballkanike, pesha e të cilave është në shtim e sipër, është dhe duhet të jetë kritik.


    Për ata që dinë, kërthiza e ekuilibrit të ri gjeostrategjik të Ballkanit gjendet në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, dhe disa lokalitete të baraslarguara në një rreze të shkurtër me këto tri qytete të banuara me shumicë shqiptare.
    Si politikanë dhe titullarë të qeverive me legjitimitet demokratik dhe para së gjithash si posedues të burimeve shtetërore, ju dhe ekipet tuaja duhet të jeni në rrjedhë të zhvillimeve gjeopolitike më mirë se qytetari i zakonshëm dhe duhet të punoni për interesat e qeverive që drejtoni ndërkaq, që, njëkohësisht, jepni kontributin adekuat për balancën e re ballkanike. I bindur që ju e kuptoni domethënien e gjeostrategjisë dhe pasojat e moskuptimit të saj, unë, si profesionist i ekonomisë, po ju shkruaj këtë letër publike për të ndarë me ju disa ide dhe për të kërkuar nga ju që të bëni më shumë për mirëqenien e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

    Presheva, Bujanoci dhe Medvegja me rrethinë gjenden nën sovranitetin e Republikës së Serbisë dhe nuk trajtohen ende si duhet nga autoritetet e Beogradit. Vendbanimet që gravitojnë rreth këtyre tri komunave janë regjioni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në Ballkan.
    Sidoqoftë, përkundër sjelljes së keqe të Beogradit dhe pozitës së dëshpëruar të qytetarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe rrethinë, përgjegjësia e pasivitetit eventual nga Prishtina dhe Tirana gjithsesi bie mbi ju, ngase mosveprimi i Republikës së Serbisë nuk e justifikon mosveprimin e republikave të Kosovës dhe Shqipërisë për të mbrojtur dhe mbështetur jetesën e shqiptarëve atje. Nëse qytetarët shqiptarë të këtij brezi territorial nuk janë në gjendje të gëzojnë dhe realizojnë aspiratat e tyre për jetë të begatshme si ballkanasit tjerë, kjo është e padrejtë dhe rrezik për përmbysje të cilësdo baraspeshë gjeopolitike dhe gjeoekonomike.

    Si duhet të ndihmohen menjëherë, jo me fjalë dhe vizita simbolike siç ka ngjarë deri më tash, por konkretisht, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja me rrethinën e tyre?

    E para: qeveritë tuaja, në Prishtinë dhe Tiranë, duhet të financojnë ndërtimin e një materniteti brenda 6 deri 12 muajve. Kujdesi për foshnjat është e drejtë fondamentale humanitare dhe kusht primar për të ardhmen e secilës bashkësi njerëzore. Ndërtimi i maternitetit duhet të pasohet me zgjerimin e tij në spital të madhësisë së mjaftueshme për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve në Luginën e Preshevës. Qeveritë tuaja duhet të paguajnë specialistë të gjinekologjisë dhe obstetrikës nga Republika e Kosovës dhe e Shqipërisë që të shërbejnë në këtë maternitet dhe, sigurisht, edhe mjekë të specialiteteve tjera, më vonë, në spital, deri kur numri i mjekëve në regjion do të rritet - gjegjësisht Republika e Serbisë do të plotësojë kërkesat shëndetësore të të gjithë taksapagueseve të saj.

    E dyta: Prishtina dhe Tirana duhet të heqin njëanshëm çdo taksë apo tarifë për qarkullim të lirë të njerëzve, automjeteve dhe mallrave nga Lugina në territoret e Republikave të Kosovës dhe Shqipërisë. Në fakt, qeveritë tuaja duhet të financojnë ndërtimin e një tregu lokal me infrastrukturë dimërore dhe verore, në ç’vend biznesmenët vendorë dhe sidomos bujqit do të mund të shisnin dhe grumbullojnë produktet e tyre, të cilat, pastaj, do të mund të transportoheshin për shitje edhe në tregjet e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë ku do të duhej të kishin trajtim të posaçëm në tatime. Ky treg dhe këto subvencione për prodhimet në fjalë mund të jenë gjeneza e një projekti më të madh për ta shndërruar tre-kufirin Serbi-Maqedoni-Kosovë në një Zonë të Lirë Tregtare dy-tri vjetët e ardhshme.

    E treta: ekspertë të ekonomisë, financave, ligjit ndërkombëtar dhe integrimeve evropiane që punojnë për qeveritë tuaja duhet të bashkëpunojnë në kapacitet mbështetës me qeveritë komunale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe të bëhet hartimi i një propozimi për Fond Emergjent administratës së BE-së në Bruksel. Paratë nga Fondi Emergjent do të përdoreshin për rehabilitimin e sistemit të ujërave, infrastrukturës urbane dhe rrugore në regjionin e Luginës. Ky Fond Emergjent nuk duhet të ngatërrohet me Fondin Zhvillimor, i cili duhet të financohet nga Republika e Serbisë dhe i cili, sipas të gjitha konventave ndërkombëtare, është obligim i saj sepse qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me rrethinë paguajnë tatimet në buxhetin e shtetit serb.

    Të nderuar kryeministra,

    këta do të ishin vetëm tre hapat e parë konkret për të rimëkëmbur shpresën për jetesë më të mirë të banorëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe një ecje në drejtim të vendosjes së qytetarëve dhe mirëqenies së tyre në plan të parë ndërsa vazhdon tentativa e përafrimit dhe forcimit të bashkëpunimit në të gjitha anët e Ballkanit.

    Lugina mund të jetë pikë afrimi apo largimi mes popullit shqiptar dhe popullit serb. Një ndër variablat përcaktuese se cili do të jetë roli i saj në marrëdhëniet serbo-shqiptare do të jetë kualiteti dhe kuantiteti i angazhimit tuaj dhe qeverive tuaja për njerëzit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Regjioni i Luginës nuk mund të mbetet në margjinat e zhvillimeve më të reja në Ballkan. Ne të gjithë dhe veçanërisht ju si kryeministra duhet dhe e kemi detyrim të ndihmojmë Luginën konkretisht. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë mbajtur në gjysmëterr edhe për shkak të mosangazhimit të qeverive në Prishtinë dhe Tiranë. Koha ka ardhur që së bashku ta nxjerrim Luginën aty ku e ka vendin i gjithë Ballkani- në dritë. Alternativë tjetër nuk ka për ne; por, as për ju.

    Të respektuar kryeministra Thaçi dhe Rama,

    Lugina kërkon veprime konkrete. Duke u ndihmuar qytetarët atje, ndihmohen Lugina, shteti i Kosovës dhe Shqipërisë, Ballkani dhe e ardhmja paqësore e të gjithëve. Ju ftoj ju, të dyve, të filloni të angazhoheni seriozisht për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën që nga ky çast.

    Sinqerisht i juaji,

    (autori është investitor shqiptaro- amerikan dhe ekspert i ekonomisë në New York)
    http://www.telegrafi.com/?id=26&a=6354

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Protesta “Kthena Abetaren



    Nxënësit e shkollës fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë të Preshevës protestuan në shenjë revolte lidhur me konfiskimin e 5 mijë librave shkollor nga policia dhe inspektoratet serbe.

    Nxënësit e klasave të ulëta të shkollës fillore “Zenel Hajdini” të fshatit Raincë protestuan para dyerve të shkollës, me bluzat e veshura me mbishkrime “KTHENA ABETARËN”.

    Protesta u organizua në shenjë revolte ndaj konfiskimit të 5 mijë ekzemplarë librash në gjuhën shqipe në këtë shkollë me mësim në gjuhën shqipe, transmeton INA.

    Sipas organizatorëve, që ishin nga Këshilli i Prindërve të shkollës, kjo është një porosi për faktorin vendor dhe ndërkombëtarë, që librat e konfiskuara tu kthehen nxënësve sepse ato i përkasin atyre e jo të qëndrojnë të burgosura dhe t’i mbulojë pluhuri.

    Në shkollën fillore “Zenel Hajdini” mësimi po zhvillohet në kushte normale edhe përkundër faktit se të premten e kaluar nxënësit dhe mësimdhënësit përjetuan një tmerr, kur inspektorët e arsimit të përkrahur nga policia kanë konfiskuar në këtë shkollë rreth 5 mijë ekzemplarë libra në gjuhën shqipe, të cilat ishin donacion nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/prote...n-2-37969.html

  3. #303
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Lugina eshte toke e huaj per qeverine e Thaçit, sikurse Thaçi qe eshte i huaj per Luginasit, saqe u vodhi mbi 30 milion euro haraq !..

    Lugina kishte shpresa tek Edi Rama, se do t'ua permiresonte infrastrukturen arsimore, por si duket, i harroi premtimet e tia, bile harroi se egzistojn diku minoritetet kombtare.
    … ///

  4. #304
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Lugina eshte toke e huaj per qeverine e Thaçit, sikurse Thaçi qe eshte i huaj per Luginasit, saqe u vodhi mbi 30 milion euro haraq !..

    Lugina kishte shpresa tek Edi Rama, se do t'ua permiresonte infrastrukturen arsimore, por si duket, i harroi premtimet e tia, bile harroi se egzistojn diku minoritetet kombtare.



    Thaçi kërkon ndryshimin e Kushtetutës për mbrojtjen e të drejtave të Luginës

    Publikuar: 31.05.2013 - 11:38


    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka siguruar deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesit e Luginës së Preshevës se çështje e shqiptarëve të asaj pjese është diskutuar gjithmonë në takimet me ndërkombëtarët.

    I pari i qeverisë ka propozuar që në vend të votimit të rezolutës të bëhet amandamentimi i Kushtetutës së Kosovës që një herë e përgjithmonë të zgjidhet problemi i shqiptarëve të asaj pjese.

    Thaçi ka propozuar që në kushtetutë të futet ligji i cili e obligon Republikën e Kosovës që të mbrojë interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #305
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)



    Thaçi heq taksën doganore për shqiptarët e Luginës

    Publikuar: 09.10.2013 - 21:00


    Qeveria e Kosovës do t’i heq taksat doganore për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që hyjnë në Kosovë prej datës 21 tetor 2013. Këtë vendim e ka komunikuar Kryeministri Hashim Thaçi, pas një takimi me liderët e Luginës së Preshevës, i cili ka thënë se këtë e ka bërë për t’ua lehtësuar qarkullimin qytetarëve të Preshevës. Derisa ka ripërseritur se nuk do të ketë lejim të vizitave të zyrtarëve serb me karakter elektoral, por vetëm nëse kërkesat për vizitë në Kosovë kanë karakter fetar për ta vizituar ndonjë manastir.

    Gjatë këtij takimi që pati kryeministri me liderët e Luginës, ai u ka premtuar atyre mbështetje në të gjitha fushat. Ai u ka premtuar ndihmë konkrete, edhe në hapjen e Universitetit në Preshevë.

    “Unë kam vendosur që për t'iu lehtësuar qarkullimin qytetarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës në drejtim të Kosovës të heqim plotësisht taksat për veturat, pra për lëvizjen e lirë, në mënyrë që të krijomë kushte dhe rrethana shumë më të lehta për lëvizje. Nga 21 tetori i këtij viti do të hiqen plotësisht taksat për veturat që hyjnë në Kosovë dhe dalin. Këto obligime do t'i merr Qeveria e Republikës se Kosovës”, ka thënë Thaçi.

    Ndërsa, në anën tjetër, Jonuz Musliu kryetar i LPD-së, ka thënë se kanë marrë një mbështetje nga kryeministri i Kosovës dhe nga shteti i Kosovës se qytetarët e Luginës nuk janë vet, por natyrisht është me shtetin e Kosovës. Musliu tha se do të kenë mbështetje nga Qeveria e Kosovës dhe se është koha dhe momenti që të gjithë shqiptarët të flasin me një zë dhe të jenë unik.

    “Na gëzon fakti që po hiqen taksat e veturave, nga Qeveria e Kosovës, sepse, kemi qenë të bllokuar, sidomos në këto dy vitet e fundit. Lëvizja e lirë ka qenë e mangët, dhe veç rasteve urgjente që kanë mundur të lëvizin. Por, tani, nga 21 tetori, do të kenë të gjithë lëvizje të lirë në drejtim të Kosovës, por jo vetëm në këtë, por edhe në fushën e arsimit, themelimit të Universitetit në Komunën e Preshevës, edhe pse është hapur në Gjilan, por do të hapet natyrisht edhe në Bujanoc dhe bashkërisht do të kemi një mbështetje nga Kosova. Por, edhe në fushat tjera do të kemi mbështetje”, ka thënë Musliu.

    Mirëpo, kreu i Qeverisë nuk ka specifikuar se kur do ta vizitojë Luginën e Preshevës si kryeministër i Kosovës, duke respektuar lirinë e lëvizjes. Ai tha se në kohët me të vështira ka qenë në Luginë dhe kanë qenë edhe ministrat e kabinetit të tij, por do të vij koha që edhe kryeministrat e Kosovës ta vizitojnë Preshevën.

    Kreu i Qeverisë ka folur edhe një herë rreth vizitave të zyrtarëve serb në Kosovë gjatë fushatës elektorale, duke thënë se në asnjë mënyrë nuk do të lejohen nëse ato bëhen për motive elektorale, por vetëm nëse do të jenë me karakter fetar, për vizitë ndonjë manastiri.

    Ai tha se ata respektojnë lirinë e lëvizjes dhe e praktikojnë në jetë, duke mos u nisur nga baza diskriminuese, por krijimi i bazës dhe mundësive të barabarta dhe vetëm duke respektuar standardet evropiane edhe Kosova mund të lëvizë drejt BE-së, por edhe Serbia mund të lëvizë drejt BE-së.

    “Nëse do të ketë ndonjë kërkesë specifike nga liderët e Serbisë për të vizituar Kosovën, kjo kërkesë e tyre do të shqyrtohet shumë mirë prej Qeverisë së Kosovës, dhe do të marrim vendime se a do të lejohen për të vizituar Kosovën apo jo. Vendimi përfundimtar është i Kosovës, është vendim autonom, dhe i askujt tjetër, madje i asnjë mekanizmi ndërkombëtarë, ndërsa, gjatë periudhës elektorale, unë mirëpres çdo ftesë të çdo lideri kudo që është, qoftë në Prishtinë, Uashington, Bruksel apo vende tjera perëndimore apo edhe në Serbi që i inkurajon serbët për të marr pjesë në zgjedhje, sepse, tek e fundit, marrëveshja e 19 prillit është marrëveshje për integrimin e serbëve me realitetin e kushtetutshmërisë së Kosovës. Nëse ndodh ndonjë kërkesë, apo aprovim për vizitë të ndonjë lideri nga Serbia, atëherë mund të kenë karakter vetëm vizitë ndonjë manastiri, por assesi elektoral”, ka thënë Thaçi.

    Liderët serbë po këmbëngulin që të vizitojnë Kosovën edhe në kohën e fushatës elektorale për zgjedhjet e 3 nëntorit, për të bërë thirrje që të votohet Lista Unike serbe e veriut të Kosovës. /telegrafi/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #306
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Wilhelm: Shqiptarët e Luginës janë të diskriminuar



    Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm ka vlerësuar së shqiptarët në komunat e Bujanocit dhe Preshevës janë të diskriminuar dhe se këtë fakt duhet marrë seriozisht. “Nga biseda që kisha me përfaqësuesit politik të shqiptarëve, kam vërejtur se këta njerëz kanë ndjenjën se në Serbi janë të diskriminuar. Mendojë se këtë fakt duhet kuptuar seriozisht”, ka thënë ambasadori raportojnë mediat e Serbisë.
    Ambasadori Wilhelm, i cili tri ditë ka qëndruar në jug të Serbisë, ka theksuar se në bisedimet e zhvilluara ka marrë përshtypjen se situata është e komplikuar, pasi shqiptarët në Bujanoc e Preshevë, shikuar në përgjithësi, siç ka deklaruar ai, më shumë janë të drejtuar kah Kosova, Shqipëria e Maqedonia sesa Serbia.

    Sigurisht që kjo paraqet një problem serioz për Qeverinë e Serbisë. Jam i bindur se këtë qeveria serbe e ka kuptuar. Këtë e tregon edhe marrëveshja e arritur, respektivisht “Plani për shtatë pikat”. Rreth kësaj unë kam biseduar me kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, i cili më ka konfirmuar se vetëm ka filluar implementimi i saj”, ka theksuar Wilhelm.

    Për këto çështje, ai ka biseduar edhe me përfaqësuesit të shqiptarëve, kryetarët e komonave Bujanoc dhe Preshevë, Nagip Arifin e Ragmi Mustafën, deputetin Riza Halimin, si dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqirin.
    http://www.koha.net/?page=1,15,166167

  7. #307
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Beogradi pakëson shqiptarët në Luginë, rrit serbët në Kosovë



    Beograd, 25 nëntor – Beogradi mjeshtërisht i kthen në propagandë të aspiratave të tij numrat e pakësuar për shqiptarët në Serbi dhe të rritur për serbët në Kosovë. Duke u marrë me problemin e ndërprerjes së bisedimeve të shqiptarëve të Luginës me Qeverinë e Serbisë, Beogradi “zbuloi” përmes makinerisë së tij propaganduese se “Shumica e shqiptarëve nga juguu i Serbisë ka bojkotuar regjistrimin e popullsisë para dy vjetësh. Edhe pse thonë se në atë territor ka rreth 40.000, janë regjistruar vetëm rreth 1.170 shqiptarë.

    Rezultatet e regjistrimit kanë qenë bazë edhe për rrjetin e gjykatave, për ç’arsye përfaqësuesit e shqiptarëve nga jugu tash kanë ndërprerë bisedimet me Qeverinë”, transmeton sot RTS pohimet e zyrtarëve serbë. Por as zyrtarët, e as të dhënat e mëhershme statistikore, madje as serbe, asnjëherë nuk kanë thënë se në tri komunat shqiptare në Luginë të ketë “rreth 40 mijë shqiptarë”. Gjithmonë është folur për një numër rreth njëqind mijë, që pas shpërnguljeve si pasojë e represionit serb në këto komuna mund të kenë mbetur rreth 80 mijë.

    Beogradi nuk nguron as të shumëfishojë numrin e serbëve në Kosovë. Sa herë flet për “pozitën e rëndë të serbëve në Kosovë”, nuk ‘harron’ të thotë se rreth 250 mijë serbë janë detyruar të “braktisin vatrat e tyre në Kosovë për të shpëtuar nga terrori shqiptar”, dhe po aq thotë se “kanë dëshmuar guximin dhe patriotizmin tradicional”, duke qëndruar në shtëpitë e tyre në “Kosovë e Metohi”.

    Matematika e thjeshtë thotë se paska pasur në Kosovë rreth 500 mijë serbë, ndërsa vetëm rreth 40 mijë shqiptarë ndodhen në Serbi. Në këtë logjikë mbase Daçiq mbështet kërkesën për shkëmbim territoresh midis Kosovës e Serbisë, si zgjidhje të vetme, sipas tij.
    http://www.koha.net/?page=1,15,166903

  8. #308
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Vendimi i shqiptarëve të Luginës, lëvizje pozitive

    Prishtinë, 24 nëntor - Konfiskimi i librave në gjuhën shqipe nga policia serbe dhe vendimi për të mos pasur gjykata dhe prokurori në territorin e Luginës së Preshevës ka detyruar faktorin politik shqiptar të kësaj ane që të tërhiqet nga bisedimet me Qeverinë e Serbisë, të nisura pak muaj më parë.

    Por, për njohësin e çështjeve politike, Azem Vllasi, kjo lëvizje e palës shqiptarë është krejtësisht pozitive. Madje, Vllasi ka pohuar se kjo duhet t’i shërbejë edhe palës kosovare në bisedimet me Serbinë, dhe të kërkojë kushte të njëjta për shqiptarët e Luginës siç i kanë serbët në Kosovë, raporton Kohavisioni.

    Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Riza Halimi ka theksuar se ishin vendimet e qeverise serbe ato që i kanë detyruar shqiptarët t’i thonë jo vazhdimit të bisedimeve. Ndërsa, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa i ka thënë KTV-së se kjo praktikë për ta lënë Luginën pa prokurori dhe pa gjykata nuk ekziston në asnjë vend të botës. Shqiptarëve të kësaj ane për shërbime të gjykatës tashti u duhet të udhëtojnë 70 km deri në Vrajë. Ai, po ashtu ka theksuar se në bisedimet e deritashme nuk kanë marrë asnjë ofertë që është në të mirë të shqiptarëve.

    Vendimi për ndërprerjen e bisedimeve u mor pasi parlamenti serb miratoi Ligjin për rrjetin e drejtësisë, që lë Preshevën pa gjykatë e prokurori, me arsyetimin se në regjistrimin e popullsisë, më 2011, qeveria serbe nuk njeh më shumë se 3 mijë shqiptarë. Numri kaq i vogël i shqiptarëve është përllogaritur nga qeveria serbe, pasi që shqiptarët e kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë në vititn 2011.
    http://www.koha.net/?page=1,15,166861

  9. #309
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    i ka kapur paniku si duket me regjistrime te popullsise, nese mbeten deri athere shqiptar ne Presheva Walley, ka gjasa ta shtojne edhe nje kusove e gjysem pos kesaj edhe avtubanin e gatshem Athen- Wien.









    http://www.kurir-info.rs/pretnja-do-...-clanak-472672
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Pirate of Love për postimin:

    zANë (27-11-2013)

  11. #310
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)



    Lugina në zgjedhje me flamur të Kosovës
    16.03.2014 | 14:26
    Shqiptarët e Luginës së Preshevës, qysh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë filluar të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë.
    Për dallim nga zgjedhjet e mëparshme shqiptarët e Luginës kanë dalë në votime me flamurin kombëtar dhe atë të Republikës së Kosovës. Flamuri i Kosovës është parë krahas flamurit kombëtar dhe atij të ShBA-së në Preshevë dhe Bujanoc, raporton “Presheva Jonë”. Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, dy bartësit e listës nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) e kanë ftuar elektoratin shqiptar të Luginës së Preshevës që të dalin të votime.
    Shaip Kamberi ka thënë se liderët e Luginë e kanë për detyrë që të kujdesen për qytetarët shqiptarë. “Lufta legjitime për të realizuar të drejtat tona kombëtare në këtë rajon është synim yni që nuk i takon vetëm PVD-së, por të gjithë liderëve dhe shqiptarëve në trojet tona etnike, madje edhe atyre që i bojkotuan këto zgjedhje vetëm për interesa të tyre vetjake. Prandaj, e kemi obligim moral dhe kombëtar që ne, si përfaqësues të popullit, në të gjitha nivelet të angazhohemi që të drejtat e shqiptarëve të respektohen sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare”, ka deklaruar Kamberi.
    Të gjitha partitë shqiptare në Luginë të Preshevës, me përjashtim të PVD-së, i kanë bojkotuar zgjedhjet parlamentare serbe.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #311
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-04-2014
    Postime
    2

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Do te doja foto te presheves te vjetra nese keni ,video te presheves te vjetra gjithashtu te rikthemi pak mbrapa se disa i ka marr malli shume

Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •