Close
Faqja 16 prej 32 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 311
  1. #151
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Mire ua bejne...
    Pse i durojne.

    Nese nuk jane te zotet ta mbrojne flamurin, atehere s'duhet as te vendosin.

    Serbeve ne veri te Kosoves, por edhe neper enklava tjera ne Kosoves, s'po guxon askush tua heqe flamurin.
    Serbet e kan evropen prapa ,ndersa shqiptaret e lugines jan jetim

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Temë për Kosovën Lindore (Medvegjë,Bujanoc,Preshevë)

    serbia po del hapur. kerkon te heq dore perfundimisht nga mitrovica, kerkon te marr totalisht presheven. shume mire e ka ai por duhet heq dore nga plani i athisarit. serbet ne veri te kosoves nuk duhet te kene me lehtesira. duhet te mesojne shqip po duan te jetojne aty.

  3. #153
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Temë për Kosovën Lindore (Medvegjë,Bujanoc,Preshevë)

    05 Janar 2013 - 20:49 | LAJME

    Dacic: Monumentin e UCPMB-së do e heqim deri më 17 janar



    BEOGRAD- Kryeministri serb Ivica Dacici ka përsëritur sot refrenin e tij se “Monumenti i ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në qendër do të Preshevës do të prishtet deri më në 17 janar me qejf ose me zor”, shkruan sajti Presheva Jonë.

    Madje ai ka komentuar se "nuk është monumenti i vetëm në jug të Serbisë. Në Preshevë dhe Bujanoc valon flamurit shqiptar. Kjo është e palogjikshme dhe e paarsyeshme si populli shqiptar do të ketë dy shtete në Ballkan", ka thënë ai.

    Kryeministri serb Dacic këto komente i dha sot para gezetarëve në Pallatin e Serbisë, duke përsëritur refrenin tashmë të johur kërcënues se “Ne e kemi ndërmend ta heqim atë o me qejf o me dhunë. Pra, do të ishte mirë për të arritur një marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve nga Serbia jugore rreth monumentit në fjalë në përputhje me ligjin…”.
    (ma.ar/BalkanWeb)

  4. #154
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    Për: Temë për Kosovën Lindore (Medvegjë,Bujanoc,Preshevë)

    Berisha paralajmëron Beogradin: Kujdes me Luginën


    http://www.preshevajone.com/berisha-...es-me-luginen/

  5. #155
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Mire ua bejne...
    Pse i durojne.

    Nese nuk jane te zotet ta mbrojne flamurin, atehere s'duhet as te vendosin.

    Serbeve ne veri te Kosoves, por edhe neper enklava tjera ne Kosoves, s'po guxon askush tua heqe flamurin.

    ose duhet ta ngrisin nje lapidar ta shkruajne aty: edhe une jam Kosove, e ne vazhdim ... "Kosovo je Srbija" edhe tu thuash pa zgjidhen kete çeshtje humletiane; to be or no to be, nuk ta keni hequr lapidarin nga ketu dhe pa e shpjeguar cila tani eshte cila ?
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Temë për Kosovën Lindore (Medvegjë,Bujanoc,Preshevë)

    Lapidari në Preshevë - iluzion i rrezikshëm?

    Shkruan: Arben Jahiu

    Lapidari (pllaka përkujtimore) me emrat e dëshmorëve të Luftës së fundit çlirimtare në Luginën e Preshevës, u vendos me pompozitet në mes të qendrës së qytetit shqiptar të Preshevës, si shenjim i një historie të re të një përpjekje të armatosur për çlirim kombëtar. Kjo pllakë mermeri me emrat e dëshmorëve të gdhendur mbi të, befasisht u shndërrua në "mollë sherri" mes pushtetit lokal shqiptarë në Preshevë, kryeministrit serb Ivica Dacic dhe kryeministrit kosovar Hashim Thaqi. Pakkush e priste një komplikim të tillë të situatës e aq më pak një "frikë" të Ministrit të Policisë serbe Dacic për ta larguar. Të gjithë janë habitur me ngurrimin dhe durimin e Dacicit për ta larguar lapidarin e dëshmorëve dhe të gjithë kanë mbetur të habitur me lutjet e tij që shqiptarët vet ta heqin lapidarin nga qendra e qytetit.

    Serbia shfrytëzon lapidarin e dëshmorëve për kusuritje me Kosovën në dëm të shqiptarëve në përgjithësi dhe Luginës së Preshevës në veçanti.

    "Lutjet" e Dacicit dhe durimi i tij prej diplomati të urtë, për të pritur momentin që me një gjuajtje t’i vras disa zogj, ka filluar t’i jap rezultatet e para. Ani pse shqiptarët me naivitet e shohin si "fitore" të tyre kundra forcave policore të Serbisë, Dacici dhe Qeveria serbe me shumë perfiditet po ekzekutojnë planin qeveritar për bisedime me Kosovën duke neutralizuar Luginën e Preshevës, veçmas temat e “nxehta” që preokupojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës.

    Qeveria Serbe e di mjaft mirë se patjetër që në një etapë të caktuar të bisedimeve me Kosovën do të ballafaqohet me kërkesën për një moment bisedimesh mbi problemet e shqiptarëve në Luginë dhe pikërisht ky lapidar i vendosur në kohë të gabuar, vend të gabuar, po i shërben Dacicit për të kanalizuar me lehtësi bisedimet që kanë të bëjnë mbi Luginën vetëm rreth një pllake mermeri dhe legjitimitetin e vendosjes së tij, në vend se këto bisedime të ishin të koncentruara mbi tematikat më jetike që preokupojnë shqiptarët atje.

    Vendosja e lapidarit të dëshmorëve në këtë kohë është gabim trashanik, i pamenduar dhe kundërproduktiv për këto arsyeje:

    - Ekzistenca e lapidarëve të dëshmorëve në gjendje okupimi e vret forcën liridashëse të një populli, sepse krijon iluzionin e çlirimit tek njerëzit ku gjithçka duket mirë, e në realitet gjithçka është si më parë - kemi gjendje okupimi. Iluzion që bënë njerëzit pasivë duke i shtyrë të mendojnë se "ja u vendos dhe lapidari, Serbia nuk po ndërmerr asgjë, edhe ajo e ka pranuar realitetin dhe është tërhequr dhe s’ia vlen më të mundohemi më shumë". Ky iluzion kolektiv Serbisë ia lehtëson rrugën për pasivizimin e popullatës shqiptare dhe vazhdimin e kolonizimit të saj. Jo rastësisht Dacici e ka faktorizuar aq shumë (rritur para mediave ) problematikën e lapidarit me të vetmin qëllim, që para shqiptarëve ky lapidar të duket si diçka e madhe me shumë vlerë që po i "pengon" aq shumë kryeministrit të urryer serb.

    - Ekzistenca e lapidarit, vendosja e tij në kohë të gabuar dhe vend të gabuar, po i ndihmon Serbisë të zhvendoset vëmendja në kah të kundërt me interesat jetike të shqiptarëve të Luginës, në vend se përpara ambasadorëve të huaj, Qeverisë në Prishtinë dhe qeverive mike në botë të promovohen kërkesat për zgjidhjen e problemeve më jetike, sikurse janë :

    1. Universitet shqip në Luginë
    2. Spital regjional
    3. Uzurpimin dhe vjedhjen (blerjen me çmime jo adekuate) të pronave shqiptare rreth Korridorit 10-të, territor strategjikë për të ardhmen
    4. Pikëkalimeve kufitare me Kosovën dhe Maqedoninë
    5. Demilitarizimin e Luginës së Preshevës
    6. Tendencat e rrezikshme për ndarjen e qytetit të Bujanocit mbi baza etnike
    7. Planin Nikolic-Putin që do të konkretizohet brenda 2013-së dhe fillojë realizimin pas 2014-së, të ndërtimit të rrugës lundruese Danub-Deti Egje dhe bisedimet sekrete që po zhvillon presidenti serb me investitorë potencial nga Kina, Rusia dhe Gjermania.
    8. Promovimin e kërkesës shqiptare që tek projekti inxhinierik ujor Danub-Deti Egje duhet të kyçen ekskluzivisht investitorët amerikanë mbi paktin e 17 janarit të 1913-së mes SHBA-së dhe Rusisë
    9. Dëmet e luftës së vitit 1999 dhe 2001
    10. Gjenocidin modern (pa gjak) të shqiptarëve në Medvegjë dhe malësitë e Karadakut të Preshevës dhe Bujanovcit...

    Janë shumë e shumë probleme jetike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që nesër ose pasnesër do të duheshin të diskutoheshin dhe me to të merreshin ambasadat e huaja, në vend se të diskutohet për një pllakë mermeri që sado që ka peshën e vet emblematike, as për së afërmi nuk mundet të krahasohet me tematika tjera ekzistenciale për etnosin shqiptar në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

    Nuk guxojmë të pranojmë që të kënaqemi me "tolerancën" serbe nëse Dacici pranon përpara ambasadorëve të huaj që mos ta largoi lapidarin e dëshmorëve, sepse ky "lëshim" i Dacicit ka çmimin e vet në forcimin e kërkesave të tij për serbët në Kosovë dhe pasivizimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginë. Për ndërkombëtarët çdo kërkesë tjetër nga Lugina e Preshevës do të ishte e tepruar. pasi që Serbia "pranoi" luftën e tyre çlirimtare dhe "tolerimi" serb nuk duhet të keqkuptohet më shumë.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #157
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Musliu: "Tirana, Prishtina dhe ndërkombëtarët të na mbrojnë nga kërcënimet serbe"!

    Musliu: "Tirana, Prishtina dhe ndërkombëtarët të na mbrojnë nga kërcënimet serbe, para se situata të dalë jashtë kontrollit"
    Publikuar më 07.01.2013 | 21:04

    PRISHTINË - BUJANOC - Ish-drejtuesi politik i UÇPMB-së dhe lideri i LPD-së, Jonuz Musliu në intervistën e fundit, dhënë sot për RTK-në, ka kërkuar nga serbët, të ndalin me kërcënime dhe provokime përmes brohoritjeve antishiptare, siç ndodhi sot në Bujanovc dhe disa qendra serbe, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Musliu shpërthen me thirrjen se, Lugina e Preshevës kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët, nga Tirana dhe Prishtina, përballë kërcënimeve serbe.

    Serbët: "Vdekje shqiptarëve!", "Duam armë!", "Kthehuni në Shqipëri!"

    “Situatën e tendosur e kanë tensionuar edhe më sot grupet serbe, të mbledhura nga Vranja, Bujanoci dhe Persheva, të cilët kanë kanë parakaluar nëpër qytet, se gjoja po festonin «Bozhiqin», duke provokuar me brohoritje e parrulla antishqiptare, si «vdekje shqiptarëve», «duam armë» «shkoni në Shqipëri» e parulla tjera fyese e thirrje për luftë…”, ka deklaruar Jonuz Musliu. Sipas tij, parullat e tilla nuk i kontribuojnë stabilitetit dhe ato tashmë janë të njohura edhe në kohë të mëparshme. Është një politikë e vjetër, e trashëguar që nga epoka e Milosheviçit, çka do të thotë, se politika antishqiptare e regjimit të Beogradit nuk ka ndryshur në Luginën e Preshevës.

    "S'mund të nëpërkëmbim gjakun e heronjve"

    «Ata dëshmorët tanë të UÇPMB-së, që kanë rënë për liri, paqe dhe stabilitet, si dhe bashkim me Kosovën, ne nuk do të lejojmë të nëpërkëmbet gjaku i tyre”, ka shtuar Musliu. «Kur serbët e Kosovës vejnë barrikada në veri, pse ne t‘mos i mbrojmë simbolet tona, përmendoret tona. Për Beogradin nuk është edhe aq problem përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë, sa është probleme prania e shiptarëve në Luginën e Preshevës..dhe gjithë këto kërcënimve, provokime nga Daçiç dhe Beograd kanë të vetmin qëllim: të largojnë, spastrojnë Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën nga shqiptarët”.


    "Ndihmë nga Tirana, Prishtina dhe ndërkombëtarët"

    I pyetur mbi rolin e spektrit politik shqiptar në Luginë përballë këtyre sitauatave, kërcënimeve, Jonuz Mulsiu në vazhdim është përgjigjur se «unë kam ftuar më parë dhe tani së fundi tre kuvendet shqiptare, për ta shpërbërë krizën në Luginën e Preshevës, për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ërballë sitautës së rënduar. Është koha e bashkimit dhe vetëndërgjegjësimit të shqiptarëve në Luginë dhe të veprojmë bashakarisht përballë kësaj situate të tensionuar. Në këtë drejtim do të kisha ftuar dhe Prishtinën dhe Tiranën të jenë krah për krah me shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Natyrisht, edhe faktori ndërkombëtar të ndërhyjë në rajon, sepse edhe ata kanë qenë dëshmitarë të marrëveshjeve, amnistive gjatë dhe pas luftës së UÇPMB-së dhe i kanë borxh popullatës shqiptare në Luginë, që të ndërhyjnë ushtarakisht për të mbajtur rendin dhe qetësinë para se të dalë situata nga kontrolli.. »


    /Shekulli Online/M.A./

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Musliu: "Tirana, Prishtina dhe ndërkombëtarët të na mbrojnë nga kërcënimet serbe

    mos u tutni se nuk guxon serbia te preke permendoren e deshmoreve te lirise, perndryshe do digjet e gjithe mitrovica

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Musliu: "Tirana, Prishtina dhe ndërkombëtarët të na mbrojnë nga kërcënimet serbe

    Musliu: "Tirana, Prishtina dhe ndërkombëtarët të na mbrojnë nga kërcënimet serbe"!


    Prishtines i ka hy Serbia ne Kosove dhe s'po e pyet, e keta kerkojne qe Prishtina ti ndihmoje ne Serbi kunder Serbise !!!

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Musliu: "Tirana, Prishtina dhe ndërkombëtarët të na mbrojnë nga kërcënimet serbe

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin


    Prishtines i ka hy Serbia ne Kosove dhe s'po e pyet, e keta kerkojne qe Prishtina ti ndihmoje ne Serbi kunder Serbise !!!
    E ke gabim. Serbia ka mbaruar. Kete radhe e ka keq me Vojvodinen, Bosnjen, Presheven, Shkupin, Mitrovicen

Faqja 16 prej 32 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •