Mirë se rrini o njerëz!
Që në betejën e Fushë Kosovës morën pjesë pothuaj të gjitha kombësitë përbërese ballkanike , jo vetëm sërbe por gjithashtu shqiptarët, bullgarët, malazezët, boshnjakët, rumunët, etj. Por që në një libër në Romë , para nja 30 vjetësh ( pakë a shumë ) kam lexuar që shqiptarët ishin e vetmja kombësi që gjëndej në te dyja llogoret!
Ka prova për këtë....
Kush ishte arësyeja? Ndoshta kishte që në atë kohë që kishin përqafuar islamin, por edhe që shpirti luftarak dhe mercenar , bëri që shqiptarët të gjëndeshin në të dyja kampet.
Duhet mos harruar që nuk kishte identitet të mirëfilltë kombësie, pasi që kjo përkatësi karakterizohej nga idioma, pra vetëm gjuha ishte karakter identifikues, pasi feja ishte karakter bashkues.
Mos të harrojmë, ishin të gjitha principatat të krishtera që u përplasën me osmanët.
Nga ana tjetër edhe osmanët nuk ishin një "komb" pasi aty gjëndeshin shumë popuj me gjuhë të ndryshme...
Dikush sot pohon një të vërtetë çalamane, ku në betejën e fushë-kosovës humbi krishtërimi! Humbën disa vende të krishtera, por në të vërtetë humbën shqiptarët!
Humbëm nga ky moment identitetin, vëndin e nderit që kishim deri në atë kohë rreth sofrës ballkanike, u bëmë si "delja e zezë" ku trojet u kthyen si tok pa zot!
Sot, më kot lodhim kokën me përkthimet e të huajve, pasi gjithkush merr copëza simbas oreksit dhe gustove...
dikush më lart thotë që akademikët tanë nuk duan të hetojnë me zell këtë histori tragjike që mbolli farën e fatkeqësive të pafund..., për shqipet!
Por unë do të shkoja më tej, me akuzimin;
Ndoshta ka nga rradhët e shqiptarëve që nuk duan ti zbulojnë kohët kur ne ishim një popull ballkanik me gjuhë ndryshe, me fe të njëjtë, në fund me një vënd në krye të sofrës! - Pasi ishim më të vjetërit!
Pastaj na vijnë shqiptarë që na shpalosin "trimërinë" e gjermanëve, hungerezëve, kroatëve, austriakëve, polakëve, deri në Lituani gërrmojnë të gjejnë vënde të krishtera katolike, por lodhen më kot, pasi epiqendra e katolicizmit ishte jo shumë larg por nuk dha pjesëmarrje në kualicion!
U mundua Gjergji i Madh i shqiptarëve, ra Kostantinopoja..., por "vëllezërit" nuk luajtën as gishtin e vogël për ndihmë, por luajtën në kurrizin tonë!
Atëherë pse habitemi që po të njëjtën lojë bën edhe fqinjët faqe zinj?!
Pse na djeg më shumë prushi se sa shpuza....???
Kur ne nuk duam njëri-tjetrin, ç'farë presim prej botës!
Kjo temë ka rëndësi për toponimet e vëndeve të ngjarjes, por jo për gjë tjetër.
Është hipokrizi e shtyrë, të gërrmosh ndër arkivat e kujt na gllabëroi për shekuj.
Jo më kot thuhet; -që historinë e ka shkrojtur gjithmonë fitimtarët, pra sipas oreksit dhe humorit!
Përshëndetje
Ps: Kush nuk është dakort, le ta shprehë më zë të lartë, por pa shkrojtur, pasi nuk do të ketë polemikë.... :-).
Krijoni Kontakt