Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Si duhet ta komentojmė Kur'anin?

    nga shejh Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani
    marrė nga "Kejfe Jexhibu Alejna en-Nufessir el-Kur'an", faqe 35-40

    Pyetje:
    Si duhet ta komentojmė Kur'anin?

    Pėrgjigje:
    Allahu, i bekuari dhe i lartėsuari, e zbriti Kur'anin nė zemrėn e tė dėrguarit tė Tij, Muhamedit, me qėllim qė tė nxjerrė njerėzimin nga errėsirat e mosbesimit dhe injorancės nė dritėn Islame. Allahu thotė:"Elif, Lam, Ra. Ky ėshtė libėr qė ta shpallėm ty [O Muhamed] mė qėllim qė tė udhėheqėsh njerėzimin nga errėsira drejt dritės, me lejen e zotit tė tyre, drejt shtegut tė tė Gjithpushtetshmit, mė tė denjit pėr lavdėrim". [Ibrahim, 1]

    Dhe Ai e vendosi tė dėrguarin e Tij [salallahu alejhi ue selam] pėr tė sqaruar, komentuar dhe shpjeguar atė ēfarė gjindet nė Kur'an. Allahu thotė:"Ne ta shpallėm [O Muhamed] Pėrkujtuesin [dmth Sunetin], me qėlim qė t'u shpjegosh njerėzimit atė ēfarė tashmė u ėshtė shpallur atyre, kėshtu qė ata tė mendojnė". [en-Nehl, 44]

    Pra, Suneti erdhi me qėllim qė tė shpjegojė dhe sqarojė atė qė gjindet nė Kur'anin Fisnik, dhe kjo [po ashtu] ėshtė shpallje e dėrguar nga Allahu, siē thotė Ai:"Dhe ai [Muhamedi] nuk flet nga dėshira e tij. Kjo ėshtė vetėm shpallje qė po i shpallet atij". [en-Nexhm, 3-4]

    Pėr mė shumė, pejgamberi [salallahu alejhi ue slam] ka thėnė:"Me tė vėrtetė mė ėshtė dhėnė Kur'ani dhe diēka e ngjashme me tė krahas tij. Ėshtė e pashmangshme se do tė vijė njė kohė kur njeriu qė ka ngrėnė derisa ėshtė ngopur do tė mbėshtetet nė divanin e tij dhe do tė thotė:'Pėrmbajuni Kur'anit. Ēfarėdoqoftė qė gjeni aty qė ėshtė hallall [e ligjshme], konsiderojeni hallall; ēfarėdoqoftė qė gjeni nė tė qė ėshtė haram [e paligjshme], konsiderojeni haram!' Kurse, ēfarėdoqoftė qė i dėrguari i Allahut ka bėrė tė paligjshme, kjo ėshtė mu sikur ajo qė Allahu e ka bėrė tė paligjshme".

    Pra burimi i parė qė duhet tė pėrdoret pėr ta komentuar Kur'anin ėshtė vetė Kura'ni sė bashku me Sunetin, i cili pėrbėhet nga thėniet, veprat dhe miratimet e heshtura tė pejgamberit. Mė pas, ai duhet tė komentohet me anė tė komentimit [tefsirit] tė dijetarėve, nė krye tė tė cilėve janė shoqėruesit e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]. Dhe kryesori ndėr ta pėrsa i pėrket kėsaj lėnde [tefsirit] ėshtė Abdullah Ibn Mes'ud [radiallahu anhu]. Kjo ėshtė pėr shkak tė disa faktorėve: njėri ėshtė se ai ishte ndėr tė parėt qė shoqėruan pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] [dmth e ka pranuar Islamin], dhe tjetra ėshtė se ai i jepte theks tė veēantė tė pyeturit, tė kuptuarit dhe komentimit tė Kur'anit. Pas tij vjen Abdullah Ibn Abas [radiallahu anhu], pėr tė cilin Abdullah Ibn Mes'udi ka thėnė:"Ai ėshtė komentues [turxhuman] i Kur'anit".

    Pas tyre vjen cilido shoqėrues [sahab], komentimi i njė ajeti i tė cilit mund tė vėrtetohet – dhe nė lidhje me kėtė s'ka dallime nė opinione mes shoqėruesve. Ne e pranojmė kėtė komentim [tefsir] nga ai me pėlqim tė plotė, nėnshtrim dhe mbėshtetje. E, nėse s'mund tė gjindet njė tefsir i tillė [nga shoqėruesit] nė lidhje me ndonjė ajet tė veēantė, atėherė e marrim tefsirin nga tabi'inėt, veēanėrisht nga ata qė kanė specializuar nė studimin e tefsirit nėn shoqėruesit e tė dėrguarit tė Allahut [salallahu alejhi ue selam], siē ėshtė Se'id bin Xhubejr, Taus dhe tė tjerėt qė janė tė mirėnjohur pėr studimin e tyre tė tefsirit nėn disa nga shoqėruesit, veēanėrisht ibn Abasin [radiallahu anhu], siē pėrmendėm mė herėt.

    Fatkeqėsisht, ka disa ajete qė komentohen sipas ndonjė opinioni apo medhhebi [shkollė juridike] tė caktuar dhe pėr tė cilėn s'mund tė gjindet asnjė shpjegim i drejtpėrdrejt nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]. Pra pėr kėtė shkak, disa individė tė vonė u mbėshtetėn vetėm nė aplikimin e ajeteve tė tilla sipas medhhebit tė tyre, me qėllim qė t'i komentonin ato. Kjo ėshtė njė gjė skajshmėrisht e rrezikshme – kur ajetet tė komentohen me qėllim qė tė mbėshtetet medhhebi dhe pikėpamja personale – kurse dijetarėt i kanė komentuar kėto ajete nė mėnyrė tė ndryshme nga kėta ithtarė tė medhhebeve.

    Ndoshta duhet tė pėrmendim njė shembull tė kėsaj, i cili ėshtė thėnia e Allahut:"Lexoni [kėndoni] atė qė ėshtė e lehtė nga Kur'ani" [Muzzemil, 20]. Disa ithtarė tė medhhebeve tė caktuara e kanė komentuar kėtė ajet se i referohet vetėm vetė kėndimit, qė do tė thotė: Ajo qė ėshtė e detyrueshme tė lexohet nė Kur'an nė tė gjitha namazet ėshtė vetėm njė ajet i gjatė apo tre ajete tė shkurtra. E thanė kėtė pėrkundėr hadithit tė vėrtetė tė transmetuar nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]:"S'ka namaz pėr atė qė nuk e lexon kaptinėn ēelėse [Fatiha] tė Librit". Nė njė hadith tjetėr, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Kushdo qė bėn namaz nė tė cilin ai nuk lexon kaptinėn ēelėse tė Librit, kjo ėshtė mangėsi!, mangėsi!, mangėsi!, jo e plotė".

    Baza e dėshmisė tė treguar nė kėto dy hadithe hedhet poshtė nga komentimi i sipėrpėrmendur i ajetit qė kaloi, i cili ėshtė se ky ajet i referohet leximit tė Kur'ani nė pėrgjithėsi. Dhe sipas tyre, s'ėshte e lejueshme tė komentohet Kur'ani vetėm se me Sunet qė ėshtė ardhė ne formėn mutauatir1 – domethėnė se s'ėshtė e lejueshme tė komentohet hadithi muteuatir vetėm se me hadith muteuatir. Pėr kėtė shkak, ata nuk pranuan dy hadithet e sipėrpėrmendura pėr shkak tė mbėshtetjes sė tyre nė opinionin apo medhhebin e tyre pėr komentimin e kėtij ajeti.

    Pėrkundėr kėsaj, tė gjithė dijetarėt e tefsirit, tė kaluarit dhe tė tashmit, kanė shpjeguar domethėnien e ajetit fisnik "Lexoni [kėndoni] atė qė ėshtė e lehtė nga Kur'ani" tė jetė: Pra falni ēfarė ėshtė e lehtė pėr ju nga namazi i natės [tehexhud]". Kjo meqė Allahu ka pėrmendur kėtė pjesė tė ajetit nė lidhje me thėnien e Tij [dmth ajeti i plotė]:"Vėrtet, zoti yt e di se ti qėndron [nė namaz gjatė natės] diēka mė pak se dy tė tretat e natės, apo gjysmėn e natės, apo tė tretėn e natės, dhe po ashtu njė grup nga ata qė janė me ty. Allahu mat natėn dhe ditėn. Ai e di se ju s'jeni nė gjendje tė faleni tėrė natėn, kėshtu qė ju ka mėshiruar. Pra, lexoni [kėndoni] atė qė ėshtė e lehtė nga Kur'ani". [Muzzemil, 20]

    Pjesa e fundit domethėnė: Pra falni ēfarė t'ju vie me lehtė nga namazi i natės. Andaj, ajeti s'ka tė bėjė me atė ēfarė personi ėshtė i detyruar tė lexojė veēanėrisht gjatė namazit tė natės. Madje, [nė kėtė ajet] Allahu lehtėson pėr muslimanėt tė falen aq sa kanė mundėsi nė namazin e natės. Kjo do tė thotė qė ata janė tė detyruar tė falin atė ēfarė i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] falte, gjė qė ėshtė njėmbėdhjetė rekate, siē e dini.

    Pra kjo ėshtė domethėnia e ajetit. Kjo ėshtė formuluar nė frazėn e stilit Arab:"aplikimi i njė pjese me tė cilėn synohet tėrėsia". Kėshtu, thėnia e Allahut "Lexoni" do tė thotė "Falni namaz". Namazi ėshtė tėrėsia, kurse leximi [nė namaz] ėshtė pjesa. Qėllimi i kėsaj frazelogjie ėshtė tė sqarohet rėndėsia e kėsaj pjese nė lidhje me kėtė tėrėsi. Njė tjetėr shembull i kėsaj ėshtė thėnia e Allahut:"Fale namazin nga mesdita deri nė errėsirėn e natės [Dreka, Ikindia, Akshami, Jacia] dhe po ashtu Kur'anin e Fexhr [Sabahut]". [el-Isra, 78]

    Domethėnia e "Kur'anin e Fexhr" ėshtė: namazi i Sabahut. Pra nė kėtė situatė po ashtu aplikohet pjesa, por synohet tėrėsia. Ky ėshtė njė stil qė ėshtė i mirėnjohur nė gjuhėn Arabe.

    Andaj, pasi tė tregohet komentimi i kėtij ajeti nga dijetarėt e tefsirit, pa pasur ndonjė dallim opinionesh mes tė hershmėve dhe tė vonėve, s'ėshtė e lejueshme tė refuzohen hadithi i parė dhe i dytė tė pėrmendur mė lart, duke pohuar se ata janė ehad dhe se s'ėshtė e lejueshme tė komentohet Kur'ani me hadith ehad! Kjo meqė ajeti i sipėrpėrmendur qe transmetuar nga thėniet e dijetarėve, tė cilėt kanė njohuri mbi gjuhėn e Kur'anit. Kjo sė pari. Dhe sė dyti, kjo sepse hadithi i pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] nuk e kundėrshton Kur'anin, por e sqaron dhe e shpjegon atė, siē shpjeguam nė nisje tė kėtij shqyrtimi. Si mund tė jetė kėshtu kur ky ajet s'ka lidhje me temėn se ēfarė ėshtė i detyruar muslimani tė lexojė gjatė namazit, pa marrė parasysh se a ėshtė ai namaz i detyrueshėm apo vullnetar.

    Pėrsa i pėrket dy haditheve tė sipėrpėrmendura, ėshtė e qartė se tė dyja kėto kanė tė bėjnė me zhvleftėsimin e namazit tė personit nėse ai nuk e lexon kaptinėn el-Fatiha nė tė:"S'ka namaz pėr atė qė nuk lexon kaptinėn ēelėse [Fatiha] tė Librit" dhe "Kushdo qė bėn namaz nė tė cilin ai nuk lexon kaptinėn ēelėse tė Librit, kjo ėshtė mangėsi!, mangėsi!, mangėsi!, jo i plotė".

    Kjo do tė thotė qė namazi ėshtė i mangėt. Pra, kushdo qė kryen namazin e tij kurse ai ėshtė i mangėt, ai nė tė vėrtetė s'ėshtė falur fare. Dhe namazi i tij nė kėtė pikė s'ėshtė i vlefshėm, siē ėshtė e qartė nė hadithin e parė.
    Nėse na bėhet i qartė ky ajet, ne duhet tė ndihemi tė sigurt me hadithin qė na vjen nga pejgamberi, i cili ėshtė transmetuar nė librat e Sunetit sė pari, dhe me zingjirin e tyre tė vėrtetė tė transmetimit sė dyti. Dhe, ne s'duhet tė dyshojmė apo tė jemi tė pasigurt lidhur me ta pėr shkak tė disa qasjeve filozofike ndaj hadithit qė ne sot i dėgjojmė, si:

    "Ne i pranojmė hadithet ehad vetėm nė ēėshtjet e vendimarrjes, jo nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me akiden. Kjo meqė ēėshtjet e akides s'mund tė vendosen bazuar nė hadithet ehad".2

    Kjo ėshtė ēfarė thonė ata! Ndonėse e dimė si fakt qė pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] dėrgoi Muadhin [radiallahu anhu] tė therrasė njerėzit e Librit pėr tė besuar nė Teuhid, dhe ai ishte vetėm njė individ.

    Ky shqyrtim i shkurtėr mjafton pėrsa i pėrket kėsaj teme qė desha ta sqarojė, e cila ėshtė emėrtuar: Si duhet ta komentojmė Kur'anin Fisnik?

    Allahu dėrgoftė paqe dhe bekime mbi pejgamberin tonė Muhamed, mbi familjen e tij, shoqėruesit dhe ata qė ndjekin ata nė mirėsi deri nė ditėn e Gjykimit. Dhe i gjithė falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė tėrė asaj qė ekziston.

    1. Haith muteuatir ėshtė rrėfimi qė ėshtė transmetuar nga njė grup njerėzish, i cili ėshtė aq i madh, saqė s'ėshtė e mundur tė mendohet se ata komplotuan tė gėnjejnė lidhur me tė.
    2. Hadithi ehad ėshtė rrėfimi i transmetuar nga vetėm njė transmetues. Kjo ėshtė e kundėrta e muteuatir. marre nga www.mburoja.net

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Tefsiri i Selefit
    Imam Ibn Tejmije





    Gjėja e parė qė duhet ditur ėshtė ajo se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ua ka shpjeguar domethėnien e Kur’anit shoqėruesve tė tij, ashtu siē ua mėsoi atyre fjalėt e tij (Kur’anit). Urdhėri hyjnor: “Ti duhet t’u shpjegosh njerėzve se ē’u ėshtė shpallur atyre,” [16:44] thėrret pėr tė parėn ashtu siē thėrret pėr tė fundit. Abd el-Rrahman el-Sulemi ka thėnė: Kurdo qė njerėzit tė cilėt ua mėsuan atyre Kur’anin, si ‘Uthman ibn Afan (radiallahu anhu), Abdullah ibn Mes’ud (radiallahu anhu) dhe tė tjerėt, i mėsonin dhjetė vargje tė Kur’anit nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam), ata nuk vazhdonin mė tutje, pėrveē nėse e kuptonin se ēfarė qėllime dhe rregulla pėrmbanin ato vargje. Ata thoshin: “Ne mėsuam tekstin e Kur’anit dhe i studiuam qėllimet dhe urdhėrat tė gjitha sė bashku.” Kjo e shpjegon atė pėr ēka ata shpenzuan aq kohė tė gjatė nė mėsimin e njė kaptine (sureje). Enes (radiallahu anhu) ka thėnė: “Ne e ēmonim shumė lart atė i cili mėsonte dy suret e Kur’anit: el-Bekare dhe Ali-Imran”. Ibn Umer (radiallahu anhu) shpenzoi disa vite, dhe sipas Malikut, tetė vite tė plota, nė mėsimin e kėtyre sureve. Nė tė vėrtetė, Shoqėruesit (sahabėt) i nėnshtroheshin urdhėrit tė Allahut:



    “Ky ėshtė njė Libėr i bekuar. Ne ua zbritėm juve atė qė tė sodisni mbi tė,” [38-29] dhe



    “A nuk menduan thellė ata mbi Kur’anin!” [47:24] dhe,



    “A nuk medituan ata nė fjalėt e Allahut!”. [23:68]



    Natyrisht se nuk mund tė meditohet nė fjalė nėse nuk e kupton domethėnien e tyre. Pėr kėtė shkak, Allahu ka thėnė:



    “Ne e kemi shpallur atė si njė Kur’an nė Arabisht, ashtu qė ta kuptoni” [12:22],



    dhe tė pėrvetėsohet Kur’ani do tė thotė tė kuptohet domethėnia e tij.



    Gjithkush e di se libri ėshtė pėr t’u kuptuar, jo vetėm pėr t’u lexuar. Dhe kjo vlen edhe mė shumė pėr Kur’anin. Askush asnjėherė nuk lexon njė libėr mbi ndonjė temė - mjekėsi, matematikė apo ndonjė tjetėr - pa u munduar qė ta kuptojė atė. E njėjta vlen edhe pėr Kur’anin, nė tė cilėn qėndron mirėqenia dhe lumturia jonė, feja jonė dhe jeta. Kjo ėshtė ajo pėr ēka shoqėruesit e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) dallonin paksa nė interpretimin e Kur’anit. Pasardhėsit e tyre (el-Tabi’in) nė krahasim me ta dalluan edhe mė shumė. Sidoqoftė, kur tė krahasohen dallimet e tyre me ato tė gjeneratave tė mėvonshme, ato dalin si tė parėndėsishme. Si njė rregull, sa mė e mirė gjenerata, aq mė i thellė ėshtė tė kuptuarit e saj dhe dituria e Kur’anit, dhe pajtimi i dijetarėve tė tyre ėshtė mė i madh lidhur me interpretimin e tij. Nė mesin e pasardhėsve ka patur shumė tė atillė qė kanė mėsuar Kur’anin me Sahabėt. Pėr shembull, Muxhahidi e studioi tėrė Kur’anin, ashtu siē thoshte edhe vetė ai, me Ibn Abasin (radiallahu anhu); e pyeti atė pėr secilin varg dhe i shėnoi tė gjitha komentet e tij. Pėr kėtė shkak el-Theuri ka thėnė: “Nėse e merrni komentin e Muxhahidit, kjo do tė mjaftojė.” Kjo po ashtu shpjegon atė pėrse el-Shafi’i, el-Buhari dhe dijetarė tė tjerė, si dhe Imam Ahmedi dhe tė tjerėt tė cilėt e kanė komentuar Kur’anin, i citojnė fjalėt e Muxhahidit mė shumė sesa fjalėt e kujtdoqoftė tjetėr. Dua qė tė vė theksin nė atė se pasardhėsit e mėsuan interpretimin (tefsirin) e Kur’anit prej Sahabėve, ashtu siē ata e mėsuan hadithin e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) prej tyre. Kjo nuk do tė thotė se me kėtė mohohet se ata e ushtruan mendjen e tyre nė vargje tė ndryshme dhe shprehen mendimet e tyre, ashtu siē vepruan nė lidhje me hadithe tė ndryshme tė pejgamberit (salallahu alejhi ue selam).

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Si duhet ta komentojmė Kuranin Fisnik?





    Parathėnia e botuesit:



    Me tė vėrtetė falėnderimet i pėrkasin vetėm Allahut. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin salallahu alejhi ve selem, mbi familjen dhe shokėt e tij. E mė pas:



    Kjo broshurė, "Si duhet ta komentojmė Kuranin Fisnik", nė origjinėn e saj, ėshtė njė grup pyetjesh tė drejtuara shejhut Muhamed Nasirudin Albani, ku u incizuan pėrgjigjet pastaj u hodhėn nė letėr nga kaseta dhe iu paraqitėn shejhut pėr t'i rishikuar, i cili i lexoi dhe i bėri ca shtesa me dorėn e tij. Shtėpia botuese "el Mektebetul Islamijeh", nė Aman, e pa tė dobishme qė ta botojė ashtu qė tė pėrhapet pėrfitimi prej saj dhe tė shpėrndahet dija e shejhut, si dhe tė ketė shpėrblim prej saj edhe nė varrin e tij (Allahu e mėshiroftė). Megjithėse ėshtė broshurė e vogėl, pėrfitimi prej saj ėshtė i madh dhe i bėn dobi tė gjithė umetit islam, duke qartėsuar rregullat dhe parimet qė duhet tė ndjekim nėse duam tė komentojmė Kuranin Famėlartė me mėnyrėn e saktė tė cilėn e pėlqen Zoti ynė dhe qė e ka ligjėruar nėpėrmjet gjuhės sė Profetit tė Tij dhe tė cilėn e pasuan mė tė mirėt e kėtij umeti: sahabėt dhe pasuesit e tyre me tė mirė, Allahu qoftė i kėnaqur ndaj tė gjithėve. Megjithėse broshurė e vogėl, nė vetvete pėrmban shumė rregulla tė pėrgjithshme tė cilat i interesojnė ēdo muslimani qė dėshiron tė jetė nga grupi i shpėtuar, pas tė cilit e ka detyrė tė kapet dhe tė punojė sipas tij ashtu qė ta udhėheqė pėr nė rrugėn e drejtė, si psh rregulli: "Ēdo bidat qė shpiket bėn tė vdesė (tė zhduket) njė sunet", e rregulla tė tjera tė ndritshme tė cilat Allahu ia mundėsoi shejhut t'i thoshte. Me tė vėrtetė shejhu ynė posedonte dije dhe njohje tė gjerė tė sheriatit dhe tė Sunetit tė Profetit salallahu alejhi ve selem. Allahu ka thėnė tė vėrtetėn nė fjalėn e Tij: "Allahu i ngre lart ata tė cilėt besuan nga ju, ndėrsa atyre qė u ėshtė dhėnė dituria kanė grada tė larta", (Muxhadileh 11). Allahu e mėshiroftė shejhun dhe i shpėrbleftė me tė mira ata qė morėn pėrsipėr shpėrndarjen e dijes sė tij pas vdekjes sė tij dhe e lusim Allahun qė t'i bėjė dobi me kėtė dije ēdokujt qė e lexon.



    Botuesi
    Aman, 4 DhulHixheh 1420H.




    Pyetja 1: Shejh i nderuar, lexova nė njė libėrth njė hadith nė tė cilin thuhej: "Merr nga Kurani ē'tė duash pėr ēfarė tė duash"1. A ėshtė i saktė ky hadith? Na jepni pėrfitim nė kėtė ēėshtje, Allahu ju shpėrbleftė.



    Pėrgjigje: Ky hadith: "Merr nga Kurani ē'tė duash pėr ēfarė tė duash" ėshtė i pėrhapur nėpėr gojėt e disa njerėzve por - me keqardhjen e thellė - ky ėshtė nga hadithet (e shpikura) tė cilat nuk kanė aspak bazė nė Sunet, prandaj nuk lejohet transmetimi i tij dhe konsiderimi i tij si hadith nga Profeti salallahu alejhi ve selem. Plus kėsaj, ky kuptim i gjerė dhe pėrfshirės i kėtij hadithi: "Merr nga Kurani ē'tė duash pėr ēfarė tė duash" nuk ėshtė i saktė dhe nuk ka bazė nė sheriatin islam. Psh: Nėse ulem dhe qėndroj nė shtėpinė time dhe nuk dal pėr tė punuar nė atė zanat apo punė qė di tė bėj dhe kėrkoj nga Zoti im qė tė mė zbresė furnizim nga qielli sepse po marr nga Kurani diēka pėr kėtė qėllim! Kush mund ta thotė diēka tė tillė?!! Kjo ėshtė fjalė e kotė dhe ndoshta njė nga shpikjet e sufive dembelė, tė cilėve u ėshtė bėrė natyrė qėndrimi dhe mospuna nė ato ēfarė ata i quajnė "fortifikata" - qėndrojnė aty duke pritur t'u vijė furnizimi i Allahut nėpėrmjet njerėzve tė cilėt i vizitojnė. Duhet ditur se kjo nuk ėshtė nė natyrėn e myslimanit, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem i edukoi muslimanėt qė tė jenė me vullnet tė fortė dhe krenari nė vetvete, duke thėnė: "Dora e sipėrme ėshtė mė e mirė se dora e poshtme. Dora e sipėrme ėshtė ajo qė jep, kurse dora e poshtme ajo qė lyp".2


    --------------------------------------------------------------------------------
    1.Es-Silsiletu ed-Daifeh me nr. 557.
    2.Buhariu me nr. 1429 dhe Muslimi me nr. 1033.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Me kėtė rast do ishte me vend tė them njė histori qė e kam lexuar rreth disa sufive dhe "zahidave" - nuk do e zgjas shumė se historitė e tyre janė tė shumta dhe tė ēuditshme: Thuhet se njėri prej tyre u nis udhėtar pa marrė me vete furnizim pėr udhėtim dhe puna erdhi deri aty, saqė desh vdiq nga uria. Pa nga larg njė fshat, u afrua atje dhe qėlloi tė ishte ditė e xhuma. Sipas pretendimit tė tij, ky kishte dalė duke iu mbėshtetur Allahut, ndaj pėr tė mos prishur mbėshtetjen e tij - tė rreme - u fsheh qė tė mos e shihnin ata qė ishin nė xhami, u fut poshtė minberit qė tė mos zbulohej nga askush, por nė tė njėjtėn kohė kishte dėshirė qė dikush ta zbulonte. Mbaroi hatibi hutben dhe ky person nuk u fal me xhematin!! Pasi qė e mbaroi imami hutben dhe namazin, filluan njerėzit tė dalin nga dyert e xhamisė. Kur e ndjeu ky person se xhamia po boshatisej dhe atėherė do mbylleshin dyert dhe do mbeste i vetėm nė xhami pa ushqim e pije, nuk kishte ē'tė bėnte tjetėr veēse tė kollitej qė ta kuptonin tė pranishmit se ėshtė dikush. Ca njerėz e kuptuan qė ėshtė dikush dhe e gjetėn personin i cili ishte shndėrruar nė njė grumbull kockash nga uria dhe etja. E morėn dhe e shpėtuan. Pastaj e pyetėn:"Kush je?" Tha:"Unė jam zahid, qė i jam mbėshtetur Allahut". Thanė:"Si guxon tė thuash qė i je mbėshtetur Allahut nė njė kohė qė pėr pak sa s'po vdisje nga uria?! Sikur tė ishe vėrtetė i mbėshtetur, nuk do lypje dhe nuk do tėrhiqje vėmendjen e njerėzve duke u kollitur, por do vdisje nė gjynahun tėnd". Ky pra ėshtė njė shembull qė tregon se ku tė ēon ky lloj hadithi: "Merr nga Kur'ani ē'tė duash pėr ēfarė tė duash". Shkurtimisht, ky hadith ėshtė i pabazė.


    Pyetja 2: Shejh i nderuar, thonė Kur'anijunėt duke u argumentuar me fjalėn e Allahut: "Ne kemi sqaruar ēdo gjė nė mėnyrė tė hollėsishme" (El-Isra 12) dhe: "Ne nuk kemi lėnė asgjė mangėt nė Libėr (Leuhil Mahfudh)" (Enam 38), dhe Pejgamberi salallahu alejhi ve selem thotė: "Me tė vėrtetė njėra anė e kėtij Kur'ani ėshtė nė dorėn e Allahut dhe ana tjetėr ėshtė nė duart tuaja, prandaj kapuni pas tij sepse me tė nuk do humbisni dhe nuk do tė shkatėrroheni kurrė".3 Kėrkojmė nga hirėsia juaj diēka rreth kėsaj.



    Pėrgjigje: Pėr sa i pėrket ajetit "Ne nuk kemi lėnė asgjė mangėt nė Libėr", me fjalėn Libėr ka pėr qėllim Leuhi Mahfudhin dhe nuk e ka pėr qėllim Kur'anin Fisnik. Ndėrsa ajeti "Ne kemi sqaruar ēdo gjė nė mėnyrė tė hollėsishme" ka nevojė qė Kur'anit t'i bashkėngjitet diēka tjetėr, tė cilėn e sqaruam mė parė dhe kėshtu plotėsohet fakti qė Allahu ka sqaruar ēdo gjė hollėsisht, pra sė bashku me diēka tjetėr. Ju e dini se sqarimi herė bėhet nė mėnyrė pėrgjithėsuese, duke treguar rregulla tė pėrgjithshme tė cilat pėrmbajnė nė vetvete ēėshtje tė shumta, pra rregulla nėpėrmjet tė cilave kuptohet domethėnia e ajetit, e herė mund tė jetė nė mėnyrė tė hollėsishme e imtėsisht, siē kuptohet nga ajeti i mėsipėrm dhe siē ka thėnė Pejgamberi salallahu alejhi ve selem: "Nuk kam lėnė gjė me tė cilėn u ka urdhėruar Allahu veēse u kam urdhėruar me tė, dhe nuk kam lėnė gjė nga e cila u ka ndaluar Allahu veēse u kam ndaluar prej saj".4 Pra, sqarimi herė bėhet me rregulla tė pėrgjithshme qė pėrfshijnė nė vetvete ēėshtje tė shumta, e herė bėhet duke treguar hollėsitė e ibadeteve dhe gjykimeve, duke e bėrė tė panevojshme kthimin tek rregullat e pėrgjithshme. Psh: Nga rregullat nėn tė cilat hyjnė ēėshtje tė shumta dhe nėpėrmjet tė cilave shfaqet madhėshtia e Islamit dhe gjerėsia e horizontit tė tij ėshtė fjala e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem: "Nuk ka dėm ndaj vetes e as dėm reciprok",5 dhe fjala e tij: "Ēdo pije dehėse ėshtė khamr (pije alkoolike) dhe ēdo khamr ėshtė i ndaluar",6 dhe fjala e tij: "Ēdo bidat ėshtė humbje dhe ēdo humbje ėshtė nė zjarr".7 Kėto janė rregulla dhe parime tė pėrgjithshme tė cilat nuk lenė tė dalė jashtė tyre asgjė qė ka tė bėjė me dėmin ndaj vetes apo dėmin ndaj pasurisė siē u pėrmend nė hadithin e parė, si dhe atė qė ka tė bėjė me pijet dehėse siē u pėrmend nė hadithin e dytė, qoftė kjo pije dehėse e nxjerrė nga rrushi, siē ndodh zakonisht, apo nga misri apo nga ēdo lloj lėnde tjetėr, pra pėrderisa cilėsohet si pije dehėse ėshtė e ndaluar.


    --------------------------------------------------------------------------------
    3.Sahihu Tergib ue Terhib 1/93/35.
    4.Es-silsiletu Es-sahiha nr. 1803.
    5.Sahihul Xhami nr. 5817.
    6.Iruaul Galil 8/40/2373.
    7.Sahihu Tergib ue Terhib 1/92/34 dhe Salatu Terauih fq. 75.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Po ashtu nė hadithin e tretė, i cili megjithėse i paktė nė fjalė dhe me gjithė numrin e madh tė bidateve dhe pamundėsinė pėr t'i pėrfshirė ato, hadithi shprehet qartė: "Ēdo bidat ėshtė humbje dhe ēdo humbje ėshtė nė zjarr". Ky ėshtė njė lloj sqarimi por me rregulla tė pėrgjithshme. Kurse sa u pėrket ibadeteve tė cilat i dini, ato nė pėrgjithėsi janė tė sqaruara hollėsisht nė sunet, por ndonjėherė edhe nė Kur'an, si rregullat qė kanė tė bėjnė me trashėgiminė, tė cilat janė pėrmendur nė Kur'anin Fisnik. Sa i pėrket hadithit, i cili u pėrmend (nė pyetje), ky ėshtė hadith i saktė dhe ajo qė ne duhet tė bėjmė ėshtė tė punojmė me tė dhe tė kapemi pas tij, siē ka ardhur nė hadithin e saktė: "Jua kam lėnė dy gjėra. Pėr sa kohė tė kapeni pas tyre nuk do humbisni: Librin e Allahut dhe sunetin e tė Dėrguarit tė Tij".8 Tė kapurit pas Litarit tė Allahut - i cili gjendet mes nesh - bėhet duke punuar me sunetin i cili ėshtė sqarues i Kur'anit Fisnik.



    Pyetja 3: Dikush thotė nėse njė hadith bie nė kundėrshtim me njė ajet Kur'anor, atėherė ai hadith refuzohet sado i saktė qė tė jetė, dhe pėrmendi si shembull hadithin, ku thuhet: "I vdekuri do dėnohet (nė varr) pėr shkak tė vajtimit (nga familja e tij)"9 dhe u argumentua me fjalėn e Aishes, nė refuzimin e hadithit, me ajetin Kur'anor: "Dhe askush nuk mbart barrėn e dikujt tjetėr" (Fatir 18), pra cila ėshtė pėrgjigja ndaj atij i cili thotė diēka tė tillė?



    Pėrgjigje: Refuzimi i kėtij hadithi ėshtė nga problemet e shumta tė refuzimit tė sunetit me Kur'an dhe tregon njėkohėsisht pėr devijimin e kėsaj metode. Kurse pėrgjigja ndaj hadithit - dhe veēoj me kėtė pėrgjigje atė i cili kapet pas fjalės sė Aishes - do jetė si mė poshtė.



    Sė pari: Nga ana studimore e hadithit. Ky hadith nuk mund tė refuzohet sipas shkencės sė hadithit pėr dy arsye. Arsyeja e parė: Ky hadith ėshtė transmetuar me zinxhirė tė saktė nga Ibn Umeri. Arsyeja e dytė: Ibn Umeri nuk ėshtė i vetmi i cili e ka transmetuar kėtė hadith. Pėrkundrazi, ka transmetim tė ngjashėm nga Umer ibn Hattabi. E megjithatė nuk ėshtė vetėm Umeri dhe djali i tij si transmetues tė kėtij hadithi, por ka transmetim tjetėr nga Mugira ibn Shubeh. Kjo ėshtė qė unė kujtoj tani pėr tani nė lidhje me transmetimet e kėtij hadithi nga kėta tre sahabe nė dy Sahihet. Por nėse dikush do merrte pėrsipėr tė bėnte njė studim kėrkues tė veēantė pėr kėtė hadith, patjetėr qė do gjejė dhe rrugė tė tjera. Tė tre kėto transmetime janė me zinxhirė tė saktė, prandaj nuk mund tė refuzohen pėr shkak tė pretendimit se gjoja bien nė kundėrshtim me Kur'anin Fisnik.



    --------------------------------------------------------------------------------
    8.Mishkatul Mesabih 1/66/187.
    9.Sahihul Xhami nr. 1970.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Sė dyti: Nga aspekti i shpjegimit tė kėtij hadithi. Kėtė hadith e kanė shpjeguar dijetarėt me dy shpjegime:



    Shpjegimi i parė: Ky hadith ka tė bėjė me atė tė vdekur i cili kur ishte gjallė e dinte se familja e tij do bėnin kėto lloj gjėrash tė ndaluara pas vdekjes sė tij, e megjithatė nuk i ka kėshilluar e as nuk i ka porositur qė tė mos e vajtojnė, duke ua bėrė tė qartė se ky vajtim bėhet shkak pėr dėnimin e tė vdekurit nė varr. Nė hadith me fjalėn "i vdekuri" (nė formėn e shquar) nuk ėshtė pėr qėllim pėrfshirja e ēdo te vdekuri, pra nuk ka pėr qėllim qė ēdo i vdekur do dėnohet pėr shkak tė vajtimit nga familja, por ėshtė pėr qėllim ai i vdekur i cili nuk i kėshillon familjarėt qė tė mos bėjnė gjėra tė ndaluara pas vdekjes sė tij. Ky ėshtė qė dėnohet pėr shkak tė vajtimit tė familjes. Ndėrsa ai i cili e kryen obligimin e tij, duke i kėshilluar dhe porositur qė tė mos e vajtojnė e tė mos bėjnė veprime tė ndaluara tė cilat bėhen zakonisht nė raste tė tilla, ky person nuk dėnohet, ndėrsa nėse nuk kėshillon e porosit, atėherė dėnohet. Ky ėshtė sqarimi sipas tė cilit duhet ta kuptojmė kėtė hadith, sqarim ky i bėrė nga shumė dijetarė tė mėdhenj e tė njohur si Neueuiu e tė tjerė.



    Pas kėtij shpjegimi u bė e qartė se nuk ka kundėrthėnie mes kėtij hadithi dhe ajetit Kuranor, ku thuhet: "Dhe askush nuk mbart barrėn e dikujt tjetėr" (Enam 164). Do kishte kundėrthėnie nėse fjala "i vdekuri", nė hadith, do kuptohej si gjithėpėrfshirės, pra qė ēdo i vdekur do dėnohet - nė kėtė rast do kishte kundėrthėnie dhe pėrplasje mes ajetit dhe hadithit. Mirėpo, pasi qė njohėm kuptimin e mėparshėm, nuk ngelet vend pėr pėrplasje dhe kundėrthėnie, sepse ai i cili dėnohet nė varr, do dėnohet pėr shkak tė moskryerjes sė obligimit qė kishte pėr tė kėshilluar dhe porositur. Ky ėshtė shpjegimi i parė nė lidhje me kėtė hadith, pėr tė hedhur poshtė kundėrthėnien e paqenė.



    Shpjegimi i dytė: Ėshtė ai qė ka pėrmendur shejhul islam Ibn Tejmijeh (Allahu e mėshiroftė) nė njė nga librat e tij se: "Nuk ėshtė pėr qėllim dėnimi nė varr e as dėnimi nė Ahiret, por keqardhja dhe mėrzitja qė ndjen i vdekuri, pra kur i vdekuri dėgjon vajtimin e familjes sė tij pėr tė, mėrzitet dhe i vjen keq pėr pikėllimin e tyre". Kėshtu thotė shejhul islam Ibn Tejmijeh, dhe sikur kjo fjalė tė jetė e qėlluar do e eliminonte keqkuptimin e ngritur, por unė them se ky shpjegim bie ndesh me dy tė vėrteta (realitete), ndaj nuk na ngelet veēse t'i mbėshtetemi kuptimit tė parė tė hadithit.



    E vėrteta e parė me tė cilėn bie ndesh fjala e shejhul islamit ėshtė: Nė hadithin e Mugira bin Shubes, tė cilin e pėrmenda mė herėt, ka njė shtesė e cila qartėson se me dėnimin nuk ėshtė pėr qėllim keqardhja por dėnimi i cili shkon nėpėr mendje kur dėgjon kėtė fjalė, pra dėnimi me zjarr pėrveē nėse e fal Allahu, siē thuhet qartė nė fjalėn e Tij: "Me tė vėrtetė Allahu nuk fal qė t'i pėrshkruhet Atij shok dhe ia fal kujt tė dojė ēdo gjė tjetėr pėrveē shirkut" (Nisa 48). Nė transmetimin e Mugiras thuhet: "I vdekuri do dėnohet ditėn e Gjykimit pėr shkak tė tė qarit nga familja e tij". Ky ėshtė i qartė se i vdekuri do dėnohet Ditėn e Gjykimit pėr shkak tė tė qarit nga familja, jo nė varr me mėrzi e keqardhje, siē e komentoi Ibn Tejmijeh.



    E vėrteta e dytė ėshtė se: Pasi qė vdes, i vdekuri nuk ndjen asgjė nga ajo ēfarė ndodh rreth tij, qofshin tė mira apo tė kėqija, siē ėshtė e vėrtetuar kjo nė argumentet e Kuranit dhe Sunetit, pėrveē nė disa raste tė veēanta tė cilat janė pėrmendur nė disa hadithe, pėr njė situatė tė caktuar apo pėr persona tė caktuar tė cilėve Allahu ua bėri tė mundshme tė dėgjojnė diēka, si mundim dhe vuajtje pėr ta. Si shembull i llojit tė parė ėshtė hadithi tė cilin e transmeton Buhariu nė Sahihun e tij nga Enes bin Malik se ai tha: Profeti salallahu alejhi ve selem ka thėnė: "Kur robi vendoset nė varrin e tij dhe kthehen pėrcjellėsit e xhenazes sė tij dhe ai e dėgjon trokitjen (zhurmėn) e kėpucėve tė tyre, atėherė i vijnė dy engjėj..."10 Nė kėtė hadith tė saktė u vėrtetua njė lloj dėgjimi i veēantė qė i ndodh tė vdekurit, kur ai varroset dhe largohen njerėzit nga ai. Pra nė kohėn qė dy engjėjt e ulin atė dhe i rikthehet shpirti, nė kėtė gjendje dėgjon trokitjen e kėpucėve, por normalisht nuk ėshtė pėr qėllim qė kur u kthehen tė vdekurve shpirtrat e tyre vazhdojnė tė dėgjojnė gjatė gjithė kohės trokitjen e kėpucėve sa herė qė dikush kalon pranė varrit tė tyre, jo, nuk ėshtė ashtu. Ajo ėshtė vetėm njė gjendje e veēantė dhe njė lloj dėgjimi i veēantė nė kohėn kur i rikthehet shpirti. Kėshtu qė nėse do ecnim me mendimin e Ibn Tejmijes nė shpjegimin e hadithit, atėherė do e zgjeronim konceptin e ndjeshmėrisė sė tė vdekurit tė asaj ēfarė ndodh rreth tij, qoftė gjatė pėrgatitjes sė xhenazes para se tė varroset apo pas vendosjes nė varr. E gjithė kjo sjell si pasojė qė i vdekuri tė dėgjojė vajtimin e tė gjallėve pėr tė, gjė kjo e cila ka nevojė pėr argument dhe njė argument i tillė nuk ekziston.



    --------------------------------------------------------------------------------
    10.Sahihul Xhami 1675.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Kjo ishte sė pari, ndėrsa sė dyti: Kemi disa tekste nga Kurani dhe Suneti i saktė, tė cilat vėrtetojnė se tė vdekurit nuk dėgjojnė, dhe ky ėshtė njė studim i gjatė nė vetvete por unė do pėrmend vetėm njė hadith me tė cilin do e pėrfundoj edhe pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje. Bėhet fjalė pėr fjalėn e Profetit salallahu alejhi ue selem:"Me tė vėrtetė Allahu ka engjėj tė cilėt shėtisin nėpėr tokė dhe mė komunikojnė mua salavatet e umetit tim"11 Fjala e tij "shėtitės" dmth: qė sillen nėpėr mexhlise dhe sa herė qė njė musliman ēon salavate pėr Profetin salallahu alejhi ve selem, aty gjendet njė melek i caktuar pėr komunikimin e kėtij salavati tek Profeti salallahu alejhi ve selem. Duke u nisur nga kjo, po tė ishte qė tė vdekurit dėgjojnė, atėherė do ishte Profeti salallahu alejhi ve selem i vdekuri mė i meritueshėm pėr tė dėgjuar, pėr vetė pozitėn qė gėzon tek Allahu dhe pėr veēoritė me tė cilat ėshtė dalluar ndaj profetėve tė tjerė dhe ndaj gjithė njerėzimit. Pra, nėse ndonjė i vdekur do dėgjonte, ai do ishte Profeti salallahu alejhi ve selem dhe nėse Profeti salallahu alejhi ve selem do dėgjonte diēka pas vdekjes sė tij, do dėgjonte salavatet e umetit tė tij. Nga kėtu kuptojmė gabimin, biles dalaletin e atyre tė cilėt u kėrkojnė ndihmė tė vdekurve, jo vetėm Profetit salallahu alejhi ve selem por edhe njerėzve tė tjerė veē tij, qofshin ata profetė apo njerėz tė devotshėm, tė mirė. Kjo sepse edhe sikur t'i luteshin Profetit salallahu alejhi ve selem, nuk do t'i dėgjonte, siē ėshtė e shprehur qartė nė Kuran: "Ata tė cilėve po u luteni pėrveē Allahut, nuk janė gjė tjetėr veēse robėr si ju" (Araf 194) dhe: "Edhe nėse u luteni atyre (tė vdekurve), nuk e dėgjojnė lutjen tuaj..." (Fatir 14) deri nė fund tė ajetit. Pra, tė vdekurit nuk dėgjojnė asgjė pėrveē asaj qė ėshtė transmetuar me argument pėr njė gjendje tė veēantė - siē e pėrmendėm mė lart - e cila ėshtė dėgjimi i trokitjes sė kėpucėve. Me kaq mbaron dhe pėrgjigja e kėsaj pyetjeje.



    --------------------------------------------------------------------------------
    11.Sahihul Xhami 2174.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 4: Nėse ėshtė magnetofoni ndezur, duke kėnduar Kuran, dhe disa tė pranishėm nuk po e dėgjojnė pėr shkak se janė tė zėnė me bisedėn e tyre, ēfarė gjykimi ka mosdėgjimi i tyre dhe a merr gjynah ndonjėri nga tė pranishmit apo ai i cili e ka ndezur magnetofonin?


    Pėrgjigje: Pėrgjigja e kėsaj ēėshtjeje ndryshon nė varėsi tė mexhlisit nė tė cilin po kėndohet Kuran nga magnetofoni. Nėse ky mexhlis ėshtė mexhlis diturie, dhikri dhe lexim Kurani, atėherė ėshtė detyrė qė nė kėtė situatė tė dėgjohet plotėsisht dhe kush nuk e bėn diēka tė tillė ėshtė gjynahqar, sepse ka kundėrshtuar fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: "Dhe kur tė lexohet Kur'ani dėgjojeni atė dhe heshtni ashtu qė tė mėshiroheni" (A'raf 204). Ndėrsa nėse nuk ėshtė mexhlis diturie apo dhikri, apo lexim Kur'ani, por ėshtė mexhlis i zakonshėm, si psh njė person qė po punon nė shtėpi, apo po studion, apo thjesht po lexon, nė kėto raste nuk lejohet tė ndizet magnetofoni dhe t'i ngrihet zėri ashtu qė tė arrijė tek anėtarėt e tjerė qė gjenden nė shtėpi apo mexhlis, sepse ata nė kėtė lloj situate nuk janė tė obliguar ta dėgjojnė, sepse nuk janė mbledhur pėr tė dėgjuar Kur'an dhe nė kėtė rast do jetė pėrgjegjės ai i cili ia ngriti zėrin magnetofonit, duke bėrė qė tė arrijė zėri tek tė tjerėt, dhe kjo ėshtė vėnie nė siklet qė u bėn atyre duke ua imponuar qė tė dėgjojnė Kur'an megjithėse ata nuk janė tė pėrgatitur pėr diēka tė tillė. Mund tė japim njė shembull pėrafrues: Dikush nga ne po kalon nė rrugė dhe dėgjon Kur'an tė cilin e ka ndezur shitėsi i bulmetit, apo shitėsi i specave, apo ai i cili shet kaseta, pra zėri i Kur'anit ka pushtuar rrugėn dhe ngado qė tė shkosh do e dėgjosh. Pra, a mund tė themi se tė gjithė ata qė po kalojnė nė atė rrugė, secili nė punėn e tij, janė tė obliguar qė tė heshtin dhe ta dėgjojnė kėtė Kur'an i cili po lexohet jo nė vendin dhe kohėn e tij tė duhur? Sigurisht qė jo, sepse pėrgjegjės ėshtė ai i cili po i vė njerėzit nė siklet dhe ua imponon dėgjimin e Kur'anit, qoftė pėr qėllime tregtare apo tėrheqjen e vėmendjes sė njerėzve (tek malli qė tregton) e tė tjera nga interesat materiale. Kėta njerėz nga njėra anė po e pėrdorin Kur'anin thjeshtė si zė tė bukur, siē ėshtė transmetuar kjo nė hadith12 dhe nga ana tjetėr po i shkėmbejnė ajetet e Allahut me diēka tė pavlerė nga dunjaja, me njė lloj metode tė re tė ndryshme nga metoda e ēifutėve dhe tė krishterėve, pėr tė cilėt Allahu tha nė kėtė ajet: "Ata i shkėmbyen ajetet e Allahut pėr njė vlerė tė pakėt" (Teube 9).



    --------------------------------------------------------------------------------
    12.Esilsiletu es-Sahiha nr.979.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 5: Allahu i Lartėsuar duke lajmėruar pėr Veten e Tij thotė: "E ata ngritėn kurthe, po ashtu Allahu ngriti kurthe dhe Allahu ėshtė kurth-ngritėsi mė i mirė" (Ali Imran 54). Ndoshta logjika e disave nuk arrin ta perceptojė kuptimin e kėtij ajeti ashtu siē kuptohet nė pamje tė parė dhe duke pasur parasysh qė ne nuk i bėjmė te'uil (keqkomentim). Si ta kuptojmė qė Allahu ėshtė kurth-ngritėsi mė i mirė?



    Pėrgjigje: Ēėshtja ėshtė e lehtė - me mirėsinė e Allahut - sepse ne e dimė se kurth-ngritja jo gjithmonė ėshtė diēka e keqe (e shėmtuar), ashtu siē nuk mund tė cilėsohet gjithmonė si diēka e mirė. Psh njė kafir i ngre kurth njė myslimani, por ky musliman tregohet i zgjuar dhe i shkathėt, jo i shkujdesur e as budalla, tregohet i vėmendshėm ndaj kurthit tė armikut tė tij kafir dhe ia punon me tė njėjtėn mėnyrė duke ja kthyer kurthin e tij kundra tij dhe si rezultat, ky musliman fiton me kurthin e tij tė mirė ndaj kafirit dhe kurthit tė tij tė ndyrė. A mund tė thotė dikush se ky mysliman, kur ia ktheu kafirit kurthin me tė njėjtė, bėri diēka tė ndaluar?! Jo, askush nuk e thotė kėtė. Ėshtė e lehtė pėr t'u kuptuar ky realitet nėpėrmjet fjalės sė Pejgamberit salallahu alejhi ve selem: "Lufta ėshtė mashtrim".13 Ajo ēfarė thuhet pėr mashtrimin thuhet dhe pėr kurth-ngritjen. Ta mashtrojė muslimani vėllanė e tij musliman ėshtė haram, por ta mashtrojė muslimani njė kafir, njė armik tė Allahut dhe tė Dėrguarit salallahu alejhi ve selem, kjo nuk ėshtė haram, pėrkundrazi, ėshtė detyrė.14 Po kėshtu nėse njė kafir do t'i ngrejė kurth njė muslimani dhe ky musliman ia kthen me kurth, duke ia prishur kurthin kafirit, ky ėshtė kurth i mirė, i lavdėrueshėm; ky ėshtė njeri dhe ai ėshtė njeri. Pra ē'mund tė themi pėr Zotin e botėve, tė Plotfuqishmin, tė Dijshmin, tė Urtin?! Ai ėshtė i Cili ua bėn tė kota kurthet e tė gjithė kurth-ngritėsve, prandaj tha nė ajetin kur'anor: "Allahu ėshtė kurth-ngritėsi mė i mirė". Kur Zoti ynė e cilėsoi Veten e Tij me kėtė cilėsi, Ai na jep shenjė se kurth-ngritja jo gjithmonė ėshtė diēka e pėrēmuar qoftė dhe pėr njeriun, sepse ai tha: "Mė i miri kurth-ngritės", duke na lėnė tė kuptojmė se ka kurth-ngritės tė mirė dhe ka kurth-ngritės tė keq. Kush ngre kurthe pėr tė mirė, nuk qortohet, ndaj dhe Allahu tha: "Kurth-ngritėsi mė i mirė". Nė mėnyrė tė pėrmbledhur them: Ēfarėdo qė tė paramendosh, dije se Allahu ėshtė ndryshe nga ajo qė paramendove. Pra nėse dikujt i shkon nėpėr mend diēka e cila nuk i takon Allahut, menjėherė le ta dijė se e ka gabim. Ky ajet ėshtė lėvdatė pėr Allahun dhe nuk ka nė kėtė ajet diēka tė keqe qė nuk i takon t'i atribuohet Allahut.



    --------------------------------------------------------------------------------
    13.Buhari 3030 dhe Muslim 1740.
    14.Shp: Shejhu kėtu ka pėr qellim kur ėshtė nė gjėndje lufte e jo nė jetėn e pėrditshme nė kohė paqeje, sepse vetė shejhu ka fetua qė nė kohė paqeje nuk lejohet tė cėnohet kafiri nė veten e as nė pasurinė e tij.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 6: Si t'i pėrputhim kėto dy ajete: "Dhe kushdo qė zgjedh ndonjė fe tjetėr pėrveē Islamit, ajo kurrė nuk do t'i pranohet atij" (Ali Imran 85) dhe "S'ka dyshim se kush e beson Allahun dhe Ditėn e Gjykimit dhe bėn vepra tė mira, qoftė ai nga besimtarėt, apo ēifutėt, apo sabi'inėt, apo tė krishterėt, pėr ta nuk do tė ketė frikė e as pikėllim" (Maide 69)?


    Pėrgjigje: Nuk ka mospėrputhje mes kėtyre dy ajeteve, ashtu siē u la tė kuptohet nga pyetja, sepse me ajetin e "Islamit" (Ali Imran 85) ėshtė pėr qėllim pasi t'u arrijė thirrja Islame atyre tė cilėve Allahu i cilėsoi nė ajetin e dytė, duke thėnė: "Pėr ta nuk do ketė frikė e as pikėllim". Ndėr ata qė u pėrmendėn nė ajet janė dhe sabi'inėt, tė cilėt kur pėrmendet emri i tyre menjėherė tė shkon mendja se ata janė adhuruesit e yjeve, por nė tė vėrtetė ēdo popull qė ka rėnė nė shirk nė origjinėn e tij ka qenė njėsues (Muvehid), pra sabi'inėt nė origjinė ishin njėsues pastaj ranė nė shirk dhe nė adhurimin e idhujve, kėshtu qė ata tė cilėt u pėrmendėn nė ajet janė besimtarėt njėsues prej tyre. Ata, para se tė vinte thirrja Islame, konsideroheshin si ēifutėt dhe tė krishterėt tė cilėt u pėrmendėn tė gjithė sė bashku nė ajet, gjithmonė duke pasur pėr qėllim atė qė ishte i kapur pas fesė sė tij nė kohėn e tij, duke qenė kėshtu nga besimtarėt: "Pėr ta nuk ka frikė e as pikėllim". Por pasi qė Allahu dėrgoi Muhamedin, salallahu alejhi ve selem, me fenė Islame dhe u arriti kjo thirrje, atyre njerėzve nga ēifutėt, tė krishterėt dhe sabi'inėt, atėherė nuk pranohet prej tyre gjė tjetėr pėrveē Islamit. Pra fjala e Allahut: "Dhe kushdo qė zgjedh ndonjė fe tjetėr pėrveē Islamit" ėshtė pas ardhjes sė Islamit nėpėrmjet Muhamedit, salallahu alejhi ve selem, dhe arritjes sė thirrjes Islame tek personi, nė kėtė rast nuk pranohet gjė tjetėr veē Islamit. Ndėrsa ata tė cilėt ekzistuan para ardhjes sė Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, apo ata tė cilėt mund tė ekzistojnė sot diku nė tokė dhe qė nuk u ka arritur thirrja Islame, apo ata tė cilėt u ka arritur thirrja Islame por e shformuar nga realiteti i saj, siē kam pėrmendur nganjėherė si shembull kadijanitė tė cilėt janė pėrhapur sot nė Evropė dhe Amerikė, ky Islam, tek i cili ata thėrrasin, nuk ka tė bėjė aspak nė asgjė me Islamin e vėrtetė, sepse ata thonė se mund tė ketė profetė tė tjerė pas vulės sė profetėve, Muhamedit salallahu alejhi ve selem. Ata evropianė, apo amerikanė, tė cilėt u thirrėn nė "Islamin kadijani" dhe nuk u ka arritur Islami i vėrtetė janė dy llojesh:



    1.Kategoria e atyre tė cilėt kanė qenė tė kapur pas njė feje tė mėparshme, pėr kėta mund tė thuhet ajeti: "Pėr ta nuk ka frikė e as nuk kanė pėrse tė pikėllohen".


    2.Kategoria tjetėr e atyre qė devijuan nga feja e tyre e mėparshme, ashtu siē ėshtė realiteti i shumė muslimanėve sot. Pėr kėta argumenti ėshtė i ngritur.


    Kurse ata tė cilėve nuk u ka arritur Islami nė mėnyrė absolute, qoftė para ardhjes sė Pejgamberit salallahu alejhi ve selem apo pas tij, pėr ta do ketė njė status tė veēantė nė Ahiret, dmth Allahu do u dėrgojė atyre njė tė dėrguar pėr t'i sprovuar ashtu siē u sprovuan njerėzit nė jetėn e kėsaj bote. Kush i pėrgjigjet atij tė dėrguari nė Ditėn e Gjykimit dhe i bindet, do hyjė nė xhenet;kush e kundėrshton atė, do hyjė nė zjarr.15



    --------------------------------------------------------------------------------
    15.Si argument pėr kėtė shiko hadithin 2468 nė es-Sahiha.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 7: Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "Ne kemi bėrė mbulesė mbi zemrat e tyre, kėshtu qė ata nuk e kuptojnė atė (Kuranin) dhe nė veshėt e tyre sajuam shurdhim" (Enam 25). Disa njerėz mendojnė se ky ajet pohon nė mėnyrė indirekte idenė e Xhebrijeve. Ē'mund tė na thoni rreth kėsaj?



    Pėrgjigje: Kjo "bėrje" e pėrmendur nė ajet ėshtė krijim universal, por pėr ta kuptuar kėtė patjetėr duhet tė shpjegojmė kuptimin e dėshirės Hyjnore. Dėshira hyjnore ėshtė dy llojesh: Dėshirė fetare dhe dėshirė universale (krijuese).


    Dėshira fetare ka tė bėjė me ēdo gjė tė cilėn e ka ligjėruar Allahu pėr robėrit e Tij dhe qė i ka nxitur pėr kryerjen e saj, nga adhurimet e ndryshme, pavarėsisht nga gjykimi qė kanė, farze qofshin apo tė pėlqyeshme. Kėto adhurime Allahu i dėshiron, ėshtė i kėnaqur me to dhe i do.



    Ndėrsa dėshira universale ka tė bėjė edhe me ato gjėra tė cilat Allahu nuk i ka ligjėruar, por qė i ka paracaktuar tė ndodhin. Ėshtė quajtur kjo dėshirė universale duke u nisur nga fjala e Allahut: "Kur Ai dėshiron ndonjė gjė, urdhri i Tij ėshtė vetėm t'i thotė "bėhu" dhe bėhet" (Jasin 82)16



    Fjala "gjė" nė ajet ėshtė pėrgjithėsuese, pėrfshin ēdo gjė ekzistuese, qoftė adhurim apo gjynah. Mjafton qė Allahu t'i thotė "bėhu", pra bėhet me dėshirėn, caktimin dhe krijimin e Tij. Pasi qė njohėm kuptimin e dėshirės universale, e cila pėrfshin ēdo gjė ekzistuese, qoftė adhurim apo mėkat, patjetėr duhet t'i kthehemi temės sė kaderit, sepse fjala e Allahut: "Kur Ai dėshiron ndonjė gjė, urdhri i Tij ėshtė vetėm t'i thotė "bėhu" dhe bėhet", dmth ajo gjė tė cilės iu tha bėhu, bėrja e saj ėshtė diēka e pėrcaktuar pėr tė ndodhur patjetėr. Ēdo gjė ėshtė tek Allahu me kader (paracaktim dhe masė tė caktuar), duke pėrfshirė tė mirėn dhe tė keqen. Ne, njerėzit dhe xhinėt, si krijesa tė ngarkuara me pėrgjegjėsi dhe obligime nga Allahu, veprimet tona ose bėhen me dėshirėn dhe vullnetin tonė, ose na imponohen pa dėshirėn tonė. Pėr llojin e dytė (imponimin) nuk ka marrje nė pėrgjegjėsi, nuk lidhet me tė bindje apo kundėrshtim dhe nuk ka si pėrfundim xhenetin apo zjarrin. Ndėrsa lloji i parė (vullneti dhe liria e tė zgjedhurit) ėshtė pėrgjegjės ndaj ligjeve tė sheriatit (haram, mekruh, hallall, mustehab, vaxhib). Veprimet e kėtij lloji kanė si shpėrblim pėr njeriun xhenetin ose zjarrin, pra ato veprime tė cilat njeriu i bėn me dėshirėn e tij, i fiton me punėn dhe vullnetin e tij, pėr kėto merret nė llogari. Nėse ka bėrė mirė, shpėrblehet me tė mira, kurse nėse ka vepruar tė kėqija, do tė gjejė tė keqe.



    --------------------------------------------------------------------------------
    16.Sh.pniversale dmth qė ka tė bėjė me ēdo gjė qė ekziston nė univers.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Fakti qė njeriu ėshtė i lirė tė zgjedhė nė njė pjesė tė madhe tė veprimeve tė tij ėshtė njė realitet i padiskutueshėm, si nga ana fetare dhe nga ana logjike.


    Nga ana fetare: Tekstet e Kuranit dhe Sunetit, tė cilat e urdhėrojnė njeriun t'i zbatojė urdhėresat dhe t'u largohet ndalesave janė tė shumta, mė tė shumta se sa tė mund t'i pėrmendim tani.



    Nga ana logjike: Ėshtė mė se e qartė pėr ēdokėnd qė nuk udhėhiqet nga tekat dhe epshet se njeriu kur flet, kur ecėn, kur ha e pi, kur bėn ēdo gjė qė ėshtė nėn dėshirėn e tij, tė gjitha kėto i bėn duke qenė i lirė pėr tė zgjedhur pa asnjė lloj imponimi. Nėse unė dua tė flas tani, askush nuk po mė detyron ta bėj diēka tė tillė, por padyshim kjo ėshtė e paracaktuar nga Allahu, pra kuptimi i kėsaj ėshtė se tė folurit, megjithėse i paracaktuar, ndodh me dėshirėn time, prandaj unė ashtu siē flas dhe them po ashtu mund edhe tė hesht, duke bėrė tė qartė kėshtu pėr atė i cili akoma dyshon se: unė jam i lirė nė atė qė them. Pra liria e zgjedhjes tek njeriu ėshtė njė realitet qė nuk pranon diskutim, sepse ai qė polemizon nė kėtė ēėshtje nuk bėn gjė tjetėr veēse filozofon dhe hedh dyshime mbi gjėra tė pranuara nga logjika me kohė. Nėse dikush arrin deri nė kėtė pikė, nuk ka mė dobi tė bisedohet me tė. Pra veprat e njeriut janė dy llojesh:



    1) Tė zgjedhura prej tij;
    2) jashtė vullnetit tė tij.



    Sa u pėrket veprimeve qė janė jashtė vullnetit tė tij, nuk kemi pse tė diskutojmė rreth tyre, as nga ana fetare e as si njė realitet ekzistues, sepse dispozitat e sheriatit kanė tė bėjnė vetėm me veprimet e vullnetshme qė kryhen me liri zgjedhjeje. Duke parasysh kėtė tė vėrtetė jemi nė gjendje tė kuptojmė ajetin e mėparshėm: "Ne kemi bėrė (krijuar) mbulesė mbi zemrat e tyre". Ky krijim ėshtė universal. Kėtu duhet tė kujtojmė ajetin tjetėr tė pėrmendur dhe mė lart: "Me tė vėrtetė urdhri i Tij kur dėshiron diēka ėshtė t'i thotė "bėhu" dhe bėhet", kjo dėshirė ėshtė universale por jo duke iu imponuar atij qė ia ka vulosur zemrėn. Le tė japim njė shembull material: Njeriu, kur krijohet fillimisht, e ka mishin tė butė e tė njomė, pastaj kur rritet, mishi dhe kocka e tij forcohet por jo tė gjithė njerėzit janė njėsoj nė kėtė. Psh dikush i ėshtė pėrkushtuar njė lloj studimi te veēantė dhe diturie, atėherė ēfarė do zhvillohet tek ky person?


    Do marrė pėrparėsi ana mendore, do forcohet truri i tij nė atė aspekt pėr tė cilin po punon dhe po derdh mundin, por nga ana tjetėr fiziku i tij nuk do forcohet dhe nuk do ketė gjymtyrė tė fuqishme. Plotėsisht e kundėrta ndodh tek ai person i cili i jep pėrparėsi anės trupore, qė ēdo ditė merret me ushtrime fizike, kėshtu qė do forcohen tek ai muskujt dhe gjymtyrėt e trupit e do ketė pamje siē i shohim nganjėherė nė fotografi ose nė jetėn e pėrditshme: trupa plot muskuj. Pra ky person, a u krijua kėshtu apo e pėrfitoi kėtė fizik tė fortė plot muskuj? E arriti me punėn dhe me vullnetin e tij. Po kėshtu ėshtė shembulli i atij i cili vazhdon tė mbetet nė humbjen dhe kryeneēėsinė e tij, nė kufrin dhe refuzimin e tij, derisa arrin nė vulosjen e zemrės dhe nė kėtė lloj mbulese qė Allahu ua bėn mbi zemrat e tyre, dhe kjo nuk ndodh nė mėnyrė imponuese nga Allahu por si pasojė e veprave tė tyre dhe zgjedhjes qė ata kanė bėrė.



    Kjo, pra, ėshtė bėrja universale (e pėrmendur nė ajet) e cila ndodh si pasojė e veprave tė kafirave dhe arrijnė nė kėtė pikė tė cilėn disa injorantė e konsideruan tė imponuar ndaj tyre, qė nė realitet nuk u ėshtė imponuar por ėshtė pasojė e veprave tė tyre, sepse Allahu nuk u bėn padrejtėsi robėrve tė Tij.



    Pyetja 8: Ēfarė gjykimi ka puthja e mus-hafit (Kuranit)?



    Pėrgjigje: Kjo sipas asaj qė ne besojmė hyn nėn pėrgjithėsimin e haditheve si psh: "Ruajuni nga gjėrat e shpikura, sepse ēdo risi ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė humbje"17 dhe nė hadithin tjetėr: "Dhe ēdo humbje ėshtė nė zjarr".18


    Shumė njerėz kanė njė qėndrim specifik nė lidhje me ēėshtje tė tilla tė kėsaj natyre, duke thėnė: Ē'tė keqe ka nė kėtė mes?! Ē'po bėjmė, ne vetėm po madhėrojmė dhe nderojmė qė kemi pėr Kuranin fisnik?!



    Ne u themi atyre: Po, ashtu ėshtė, nderim i Kuranit!! Por si mendoni ju, a mos ndoshta ky lloj nderimi dhe madhėrie ishte diēka qė nuk njihej nga brezi i parė tė cilėt janė shokėt e Profetit, salallahu alejhi ve selem, po ashtu nga pasuesit e tyre (tabi'inėt), po ashtu nga pasuesit e tabi'inėve? S'ka dyshim se pėrgjigja do jetė siē kanė thėnė selefėt: "Nėse do ishte diēka e mirė, atėherė ata (brezi i parė) do na paraprinin nė atė vepėr". Kjo ėshtė njėra anė e ēėshtjes. Ana tjetėr ėshtė tė shtrojmė pyetjen: Cila ėshtė origjina nė puthjen e diēkaje ēfarėdo qoftė, lejimi apo ndalimi? Kėtu ėshtė e nevojshme tė kujtojmė hadithin tė cilin e transmetojnė dy shejhat nė dy Sahihet e tyre, ashtu qė tė shėrbejė si pėrkujtim pėr atė qė do tė pėrkujtohet dhe nė tė njėjtėn kohė tė merret vesh se sa larg janė muslimanėt sot nga pararendėsit e tyre tė mirė (selefus-salih), sa larg janė nga kuptimi i selefėve, nga mėnyra se si ata i shėronin problemet qė ndodhnin. Ai hadith ėshtė: Transmetohet nga Abas bin Rabiah se ai tha: "Kam parė Umer bin Hatabin duke puthur gurin e zi dhe tha: 'Unė e di shumė mirė se ti je vetėm gur. As nuk mund tė bėsh dėm e as nuk mund tė sjellėsh dobi. Po tė mos e kisha parė Profetin salallahu alejhi ue selem tė tė puthte, nuk do tė tė kisha puthur'". Pra, pse e puthi Umeri gurin e zi, pėr tė cilin thuhet nė hadith: "Guri zi ėshtė nga xheneti"19 A mos e puthi duke u bazuar nė filozofi tė shpikur nga ai vetė dhe duke thėnė ashtu siē thonė disa njerėz nė lidhje me ēėshtjen pėr tė cilėn u shtrua pyetja: "Kurani ėshtė fjala e Allahut, ndaj e puthim!!" A mos ndoshta Umeri tha: "Ky gur ėshtė i marrė nga xheneti i cili u ėshtė premtuar tė devotshmėve, ndaj po e puth dhe s'ka nevojė pėr tė pasur argument nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, qė tė mė bėjė tė qartė ligjshmėrinė e kėtij veprimi?!!! Apo ai u soll nė kėtė ēėshtje me atė logjikė nė tė cilėn ne thėrrasim, tė cilėn disa e njerėz e quajnė: tė logjikuarit selefij, qė ėshtė: tė pasuarit e pastėr dhe tė sinqertė tė Profetit, salallahu alejhi ve selem, dhe atyre qė ecin sipas Sunetit tė tij? Ky pra ishte qėndrimi i Umerit, radijallahu anhu, qė thoshte: "Po tė mos ishte qė e kam parė Profetin salallahu alejhi ve selem duke tė puthur, nuk do tė tė kisha puthur".



    --------------------------------------------------------------------------------
    17.Sahihu Tergib ue Terhib 1\92\34.
    18.Salatu terauih fq. 75.
    19.Sahihul Xhami nr. 3174.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Pra, origjina nė ēėshtje tė tilla si puna e kėsaj lloj puthjeje (tė Kuranit) ėshtė qė tė ndjekim atė rrugė nė tė cilėn kanė qenė i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ve selem dhe ata qė e pasuan atė, e jo tė gjykojmė me mendjet tona siē e pėrmendėm mė lart, duke thėnė: Kjo ėshtė gjė e mirė, ē'tė keqe ka?!



    Ejani tė rikujtojmė qėndrimin e Zejd bin Thabitit ndaj Ebu Bekrit dhe Umerit, kur i propozuan tė merrte pėrsipėr tubimin e Kuranit pėr ta ruajtur atė nga humbja e ndonjė pjese tė tij, ai u tha: "Si mund ta bėni diēka tė cilėn nuk e ka bėrė Profeti salallahu alejhi ve selem?" Pra, muslimanėt sot nuk e kanė kėtė lloj tė kuptuari tė fesė, absolutisht. Nėse do i thuash atij qė e puth Kuranin: "Si po e bėn diēka tė cilėn nuk e ka bėrė Profeti salallahu alejhi ve selem?" Ai do tė tė kundėrpėrgjigjet nė njė mėnyrė shumė tė ēuditshme, si psh: "O vėllai im, po ēfarė tė keqe ka kėtu? Ky ėshtė nderim i Kuranit". Atėherė, ne i themi kėtij personi: Kjo fjalė qė the tė kthehet kundėr teje. A mos ndoshta ishte Profeti salallahu alejhi ve selem qė nuk e madhėronte Kuranin?! Nuk ka dyshim se ai e madhėronte Kuranin, e megjithatė nuk e ka puthur atė.



    Ose do tė tė pėrgjigjet nė njė mėnyrė tjetėr: "Ti po na e refuzon puthjen e Kuranit e nė tė njėjtėn kohė ti hip nė makinė, udhėton me avion, pra me gjėra qė janė risi (tė shpikura)!!" Kundėrpėrgjigja ndaj kėsaj ėshtė tė themi se: Bidati i cili ėshtė humbje ėshtė ai bidat qė bėhet nė fe, ndėrsa shpikjet nė ēėshtjet e dunjasė mund tė jenė tė lejuara ose mund tė jenė tė ndaluara, kjo ėshtė diēka qė dihet dhe nuk ka nevojė tė japim shembull. Personi i cili i hipėn avionit pėr tė udhėtuar drejt shtėpisė sė shenjtė tė Allahut (Qabes) pėr tė kryer haxhin, s'ka dyshim qė ky veprim i tij ėshtė i lejuar, ndėrsa personi qė i hipėn avionit pėr tė shkuar nė Perėndim qė ta vizitojė atė, s'ka dyshim se kjo ėshtė e ndaluar, e kėshtu me radhė. Ndėrsa nė veprat qė janė adhurim, nėse e pyet vepruesin e tyre, pse po e bėn diēka tė tillė? Pėrgjigja do jetė: "Pėr tu afruar tek Allahu". Unė them: Nuk ėshtė e mundur pėr t'u afruar tek Allahu veēse me ēfarė Ai e ka ligjėruar, por me kėtė rast dua t'ju rikujtoj me diēka e cila, sipas mendimit tim, ėshtė shumė e rėndėsishme nė themelimin dhe forcimin e rregullit: Ēdo bidat ėshtė humbje. (Ajo gjė ėshtė) Dikush nga selefėt ka thėnė: "Nuk ėshtė shpikur ndonjė bidat veēse ka bėrė tė zhduket njė sunet".



    Unė e ndesh ēdo ditė kėtė realitet, e prek atė me dorėn time si pasojė e punės time dhe kontrollit qė u bėj ēėshtjeve tė shpikura. E si tė mos ndodhte kėshtu pėrderisa kėto ēėshtje bien nė kundėrshtim me atė ēfarė ka ardhur nga Profeti salallahu alejhi ve selem. Dijetarėt dhe njerėzit e mirė, tė devotshėm - qė janė realisht tė tillė -, kur e marrin Kuranin pėr tė lexuar nė tė, asnjėri nga ata nuk e puth Kuranin por punojnė me ēfarė ka nė tė. Kurse populli i thjeshtė - qė janė dhe shumica -, tė cilėt i kanė ndjenjat dhe emocionet tė pakontrolluara do thonė: "Ē'tė keqe ka nė kėtė mes?!" Dhe nė tė njėjtėn kohė nuk punojnė me ēfarė ka nė tė. Nuk na ngelet veēse tė themi: Nuk ėshtė shpikur ndonjė bidat veēse ka bėrė tė zhduket njė sunet.



    I ngjashėm me kėtė bidat ėshtė njė bidat tjetėr, kur shohim njerėzit - qoftė dhe fusakėt, gjynahqarėt qė kanė akoma njė pjesė besimi nė zemrat e tyre - tė dėgjojnė ezanin dhe ngrihen nė kėmbė. Nėse i pyet: "Ēfarė ėshtė kjo ngritje nė kėmbė? Pse e bėni?" Do thonė: "E bėjmė nė shenjė nderimi pėr Allahun!" E megjithatė nuk shkojnė nė xhami, vazhdojnė tė luajnė tavėll, shah, etj., dhe mendojnė se me kėtė ngritje nė kėmbė madhėrojnė Zotin tonė! Nga na doli kjo lloj ngritje nė kėmbė?! Normalisht (siē ndodh shpesh) ka ardhur njė hadith i shpikur (meudu) i pabazė ku thuhet: "Kur ta dėgjoni ezanin ngrihuni nė kėmbė".20 Faktikisht ky hadith ka origjinė por qė mė pas ėshtė transformuar dhe shtrembėruar nga ndonjė transmetues i dobėt apo ndonjė gėnjeshtar (shpifės hadithesh), duke zėvendėsuar fjalėn "thoni" (kulu) me fjalėn "ngrihuni" (kumu) dhe duke e shkurtuar tekstin e hadithit tė saktė, ku thuhet: "Kur ta dėgjoni ezanin thoni ashtu siē thotė myezini, pastaj bėni salavatė pėr mua..." deri nė fund tė hadithit. Pra shikoni sesi shejtani ia zbukuron njeriut bidatin dhe i jep bindje personit nė veten e tij se ėshtė besimtar qė po madhėron dispozitat e Allahut, dhe si argument tė kėsaj ka faktin qė kur e merr Kuranin e puth atė dhe kur e dėgjon ezanin ngrihet nė kėmbė!!! Por ky person, a po e zbaton Kuranin? Jo, nuk po e zbaton atė. Ndoshta falet por a i shmanget ngrėnies sė haramit? A i largohet rribasė (kamatės), qė as nuk e merr e as nuk e jep? A i largohet pėrhapjes sė mjeteve tė cilat shtojnė gjynahet mes njerėzve dhe mosbindjen e tyre ndaj Allahut? A i ...? A i ...? Pyetje pambarim. Prandaj ne mjaftohemi me aq ibadete sa Allahu na i ka ligjėruar dhe nuk shtojmė as edhe njė germė, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem ka thėnė: "Nuk kam lėnė gjė me ēfarė Allahu ju ka urdhėruar veēse jua kam urdhėruar me tė".21 Me kėtė vepėr qė ti po bėn, a ke qėllim pėr t'u afruar tek Allahu? Nėse pėrgjigja do jetė: "po", atėherė, themi: Na e sill argumentin nga Profeti salallahu alejhi ve selem. Pėrgjigja detyrimisht do jetė: "Nuk ka asnjė lloj argumenti". Pra qenka bidat, dhe ēdo bidat ėshtė humbje e ēdo humbje ėshtė nė zjarr (do pėrfundojė nė zjarr). Mos tė gabojė ndonjėri e tė thotė: "Si ka mundėsi qė kjo ēėshtje kaq e vogėl dhe e thjeshtė tė jetė humbje dhe vepruesi i saj tė jetė nė zjarr?!!" Ia ka dhėnė pėrgjigjen kėsaj imam Shatibiu, duke thėnė: "Ēdo bidat, sado i vogėl tė jetė, ėshtė humbje".



    Pėr t'i dhėnė gjykimin se ėshtė humbje, nuk shihet ēėshtja tek vetė bidati por shihet fakti se ku ėshtė vendosur ky bidat, cili ėshtė ky vend ku nuk duhet tė ekzistojė ky bidat? Ky vend ėshtė sheriati islam, i cili ėshtė i pėrsosur dhe i plotė, duke mos i lėnė hapėsirė askujt qė tė shtojė nė tė diēka tė shpikur, e vogėl qoftė apo e madhe. Nga kėtu vjen dhe fakti qė bidati ėshtė humbje. Jo vetėm ngaqė ėshtė diēka e shpikur, por sepse nė vetvete mbart idenė e plotėsimit tė diēkaje qė Allahu dhe i Dėrguari i Tij e kanė lėnė mangėt.



    --------------------------------------------------------------------------------
    20.ed-Daifeh 711.
    21.es-Sahiha nr. 1803.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 9: Si duhet ta komentojmė Kuranin Fisnik?



    Pėrgjigja: Allahu e zbriti Kuranin Famėlartė nė zemrėn e tė dėrguarit tė Tij, Muhamedit salallahu alejhi ve selem, ashtu qė t'i nxjerrė njerėzit nga errėsirat e kufrit dhe injorancės nė dritėn e islamit. Allahu i Lartėsuar thotė:"Elif. Lam. Ra. Ky ėshtė libėr qė ta zbritėm ty, qė t'i nxjerrėsh njerėzit nga errėsirat nė dritė me lejen dhe vullnetin e Zotit tė tyre, nė rrugėn e tė Gjithėfuqishmit, tė Falėnderuarit" (Ibrahim 1). E bėri tė Dėrguarin e Tij sqarues dhe shpjegues tė asaj qė gjendet nė Kuran. Allahu i Lartėsuar thotė: "Ne ta zbritėm ty Kujtimin, qė t'ua sqarosh njerėzve atė qė u ėshtė zbritur atyre, ashtu qė ata tė meditojnė" (Nahl 44).



    Suneti ėshtė sqarues dhe komentues i asaj qė ėshtė nė Kuran. Suneti ėshtė shpallje nga Allahu, siē thotė i Lartėsuari: "Ai nuk flet nga mendja e tij, ai (Kurani dhe Suneti) nuk ėshtė tjetėr veēse shpallje qė i shpallet" (Nexhm 3-4).


    Profeti salallahu alejhi ve selem ka thėnė: "Mua mė ėshtė dhėnė Kurani e mė ėshtė dhėnė edhe njėherė sa ai. Nuk ėshtė e largėt koha kur njė person i ngopur mirė dhe i ulur nė kolltukun e tij tė thotė: 'Kapuni pas Kuranit. Ēfarė tė gjeni nė tė hallall konsiderojeni hallall dhe ēfarė tė gjeni nė tė haram konsiderojeni haram'. Me tė vėrtetė atė qė i Dėrguari i Allahut e bėn haram ėshtė si ajo qė Allahu e ka bėrė haram".22



    Gjėja e parė me tė cilėn komentohet Kurani ėshtė vetė Kurani sė bashku me Sunetin - me Sunet do kuptojmė fjalėt, veprat dhe aprovimet e Profetit salallahu alejhi ve selem - pastaj komentohet me shpjegimet e dijetarėve, ku tė parėt e tyre janė sahabėt, shokėt e Profetit salallahu alejhi ve selem, dhe ndėr mė tė dalluarit e tyre (nė kėtė fushė) ishte Abdullah bin Mesudi. Kjo sepse ai e ka shoqėruar Profetin salallahu alejhi ve selem qė herėt dhe sepse ai i ka kushtuar rėndėsi tė madhe pyetjeve qė ia drejtonte Profetit salallahu alejhi ve selem rreth Kuranit dhe shpjegimit tė tij. Pastaj vjen Abdullah bin Abasi, pėr tė cilin ka thėnė Ibn Mesudi: "Ai ėshtė pėrkthyesi (komentuesi) i Kuranit". Pastaj vijnė sahabėt e tjerė. Ēdo sahabij nga i cili ėshtė transmetuar se ka komentuar ajet nga Kurani -dhe nuk ėshtė kundėrshtuar nga sahabėt e tjerė nė atė koment - e pranojmė atė tefsir me kėnaqėsi, dorėzim e pranim. Nėse nuk gjejmė koment nga sahabėt, e kemi detyrė tė marrim nga tabi'inėt tė cilėt i kushtuan rėndėsi marrjes sė tefsirit nga sahabėt, si psh Seid bin Xhubejri, Tavusi, etj., tė cilėt u bėnė tė njohur pėr tefsirin qė morėn nga disa prej sahabėve e nė veēanti nga Ibn Abasi.


    Pėr fat tė keq gjejmė njerėz tė cilėt i komentojnė disa ajete thjesht me logjikė apo sipas medhhebit tė cilit ai i pėrket. Pėr kėto ajete nuk ka ardhur diēka shpjeguese direkt nga Profeti salallahu alejhi ve selem, andaj disa njerėz, nga kėta tė mėvonshmit, veēohen duke i komentuar kėto ajete nė pėrputhje me medhhebin qė ata kanė zgjedhur. Kjo ėshtė ēėshtje shumė e rrezikshme: tė komentohen ajetet pėr tė pėrkrahur medhhebin e tyre, nė njė kohė qė dijetarėt e njohur tė tefsirit i kanė dhėnė njė koment tjetėr ndryshe nga ai i pasuesve tė medhhebit. Mund tė pėrmendim njė shembull nė lidhje me kėtė, fjala e Allahut: "Lexoni sa t'ju vijė mė lehtė prej tij (Kuranit)" (Muzemil 20). Dikush nga medhhebet e ka komentuar kėtė ajet se ka pėr qėllim leximin gjatė namazit, dmth ajo qė ėshtė detyrė nė ēdo namaz ėshtė tė lexohet nga Kurani njė ajet i gjatė ose tre ajete tė shkurtra!! Kėshtu thonė ata megjithėse ėshtė transmetuar nė hadithin e saktė se Profeti salallahu alejhi ve selem ka thėnė: "Nuk ka namaz pėr atė qė nuk e lexon Fatihatul Kitabin"23 dhe nė hadithin tjetėr: "Kush fal namaz duke mos lexuar nė tė Fatihatul Kitabin, ai namaz ėshtė i mangėt, i mangėt, i mangėt, jo i plotė".24 Sipas atij medhhebi ėshtė hedhur poshtė ajo ēfarė tregojnė kėto dy hadithe me tefsirin qė i bėnė ajetit tė lartpėrmendur, me pretendimin e tyre se nė ajet ėshtė pėrmendur leximi nė mėnyrė tė pėrgjithshme (pra leximi i ēdolloj pjese nga Kurani) dhe po sipas medhhebit tė tyre nuk lejohet tė komentohet Kurani veēse me hadithe qė janė muteuatir, sepse nuk lejohet tė komentohet muteuatiri (Kurani) veēse me muteuatir tė ngjashėm. Kėshtu pra i refuzuan dy hadithet e mėsipėrme, duke u bazuar nė tefsirin qė ata i bėnė ajetit me logjikė, apo nė pėrputhje me medhhebin e tyre, nė njė kohė kur qė tė gjithė ulematė e tefsirit - qofshin ata tė hershėm apo tė mėvonshėm - kanė bėrė tė qartė se nė ajetin e mėsipėrm me fjalėn "Lexoni" ėshtė pėr qėllim: "Faluni aq sa u vjen mė lehtė nga namazi i natės", sepse kjo pjesė e ajetit ėshtė pėrmendur nė vazhdim tė fjalės sė Allahut, ku thotė: "Vėrtet Zoti yt e di se ti qėndron duke u falur natėn mė pak se dy tė tretat e natės ose gjysmėn e natės, ose njė tė tretėn e saj. Po kėshtu veprojnė edhe njė pjesė e atyre qė janė me ty. Allahu e pėrcakton natėn dhe ditėn", deri ku thotė: "Lexoni nga Kurani aq sa t'ju vijė mė lehtė" (Muzemil 20), dmth falni namaz nate aq sa t'ju vijė mė lehtė. Pra ajeti nuk ka tė bėjė me faktin se sa e ka detyrė robi tė lexojė nė namazin e natės. Allahu ua ka lehtėsuar muslimanėve duke ua bėrė qė tė falin namaz nate aq sa u vjen atyre mė lehtė dhe nuk e kanė detyrė qė tė falin aq sa falte i Dėrguari i Allahut, qė siē e dini falte 11 rekate. Ky ėshtė kuptimi i ajetit dhe kjo ėshtė njė mėnyrė tė shprehuri nė gjuhėn arabe, duke pėrmendur vetėm njė pjesė tė diēkaje por duke pasur pėr qėllim atė tė gjithėn. Pra fjala e Allahut "Lexoni" dmth faluni, nė kėtė rast ėshtė pėr qėllim namazi nė tėrėsi ndėrsa leximi ėshtė njė pjesė prej tij. U pėrmend vetėm kjo pjesė e namazit pėr tė vėnė nė dukje rėndėsinė e tij. Kjo ėshtė e ngjashme me ajetin tjetėr, ku Allahu thotė: "Kryeje namazin tė rregullt qė nga mesdita e deri nė errėsirėn e natės (drekėn, ikindinė, akshamin, jacinė) dhe leximin e Kuranit nė agim" (Isra 78). Kuptimi i ajetit: "Leximin e Kuranit nė agim" dmth namazin e sabahut, pra pėrmendi vetėm njė pjesė tė namazit dhe kishte pėr qėllim tė gjithė namazin. Kjo ėshtė njė mėnyrė tė shprehuri e njohur nė gjuhėn arabe.



    --------------------------------------------------------------------------------
    22.el Mishkah nr. 163.
    23.Sahihul Xhami nr. 7389.
    24.Sifetus-Salah fq. 97.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Prandaj, pasi qė dijetarėt e tefsirit e bėnė tė qartė kuptimin e ajetit pa pasur kundėrshtim mes tyre, nuk lejohet tė refuzohen dy hadithet qė i pėrmendėm me pretendimin se janė hadithe ahad dhe se nuk lejohet tė komentohet Kurani me hadithe ahad!! Ky pretendim ėshtė i hedhur poshtė, sepse sė pari: Ajeti pėr tė cilin po flasim ėshtė komentuar nga ata dijetarė qė e njohin shumė mirė gjuhėn e Kuranit dhe sė dyti: Sepse hadithi i Profetit salallahu alejhi ve selem nuk bie ndesh me Kuranin, pėrkundrazi, e komenton dhe e qartėson atė siē e thamė nė fillim tė kėsaj fjale. E mbi tė gjitha: Si mund tė pretendohet ajo ēfarė ata thanė, kur ajeti nuk ka fare lidhje me ēėshtjen se ēfarė e ka detyrė muslimani tė lexojė nė namaz, farz qoftė apo nafile?! Ndėrsa dy hadithet qė i kemi pėrmendur mė herėt janė shprehimisht tė qarta se namazi i atij qė falet nuk ėshtė i saktė nėse nuk e lexon suren Fatiha: "Nuk ka namaz pėr atė i cili nuk e lexon Fatihatul Kitabin" dhe: "Kush fal namaz duke mos lexuar nė tė Fatihatul Kitabin ai namaz ėshtė i mangėt, i mangėt, i mangėt, jo i plotė", dmth ėshtė i mangėt dhe kush del nga namazi duke e lėnė tė mangėt, ai nuk ėshtė falur. Pra namazi i tij ėshtė i kotė siē tregohet qartė nė hadithin e parė.



    Pasi qė na u bė e qartė ky realitet, atėherė ne jemi tė qetė kur i gjejmė hadithet tė transmetuara nga Profeti salallahu alejhi ve selem nė librat e Suneneve, sė pari, pastaj, sė dyti, ato hadithe qė transmetohen me zinxhirė tė saktė transmetimi. Nuk dyshojmė aspak nė to e as nuk hedhim dyshime rreth tyre me atė lloj filozofie qė e dėgjojmė tė pėrflitet nė kohėn e sotme, e cila thotė: "Nuk i marrim parasysh hadithet ahade veēse nėse kanė tė bėjnė me mėnyrat e kryerjes sė ibadeteve (ahkamet), ndėrsa ēėshtjet e akides nuk mund tė bazohen nė hadithe ahade!" Kėshtu pretendojnė ata. Siē e dimė, Pejgamberi salallahu alejhi ve selem e dergoi Muadhin pėr tė thirrur ehlul kitabin (ithtarėt e librave tė mėparshėm) nė akiden e teuhidit (siē transmeton Buhariu me nr.1458 dhe Muslimi me nr. 19). Pra ai ishte njė person i vetėm.



    Me kaq besoj se ėshtė e mjaftueshme pėr tė bėrė tė qartė atė qė doja tė thosha, e cila kishte tė bėnte me: Si duhet ta komentojmė Kuranin Fisnik?


    Ue salallahu ue seleme ue bareke ala nebijina Muhamed ue alihi ue sahbihi ue tabiine lehum bi ihsanin ila jeumi din, uel hamdulilahi Rabil alemin.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjerat qe e dallojne Kuranin nga librat e tjere
    Nga shkodranja.1 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 08:58
  2. Kuranin me sunetin, Kuranin me familjen ose vetėm Kuranin!
    Nga faruk9 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 09:48
  3. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Cili eshte qendrimi i muslimaneve ndaj apostasise (blasfemis)!
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 08:38
  5. Ceshtje shqetesuese per Kuronin¬
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •