Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Harnish: Ja pse është shpejt për pavarësinë

    Athue more vella si po i bie kjo fare pune kur ne keta te fortit kur kishim ketu Veteqeverisjen na kritikonin ne cdo ane e tani vet na obligojne qe ta zhvillojme veteqeverisjen,na obligojne qe ti kthejme ata te cilet na vrane , na zhduken e ne mendihmen e tyre i larguam.Ne menduam se u cliruem,ne menduam se vet fituam.Por , jo , jo tani po shifet se nuk kemi bere asgje,tani po del ne shesh se ne nuk jemi te zotet e shtepise ne shtepine tone por jemi ata te cilet duhet te degjojme cka ata na thon.Vaj halli per ne,por ishalla mbushemi mend u nuk punojm si deri sot per ta po punojm per popull e per vete,se per keta fare Harnishat e veteqeverisjes pasha besen ishalla behet mire por kujtoj se jo.Deri sot u pa se jo e pas soti le te shohim.

    Shefi i misionit të SHBA-së në Kosovë flet për standardet që duhet të jenë plan pune për transformimin e Kosovës

    Harnish: Ja pse është shpejt për pavarësinë

    Tematika e punës e misionit amerikan në Kosovë: “Ky është viti i vetëqeverisjes”

    Standardet e vendosura nga komuniteti ndërkombëtar në Kosovë nuk kanë për synim të pengojnë diskutimin e statusit të ardhshëm, por janë kushtet për krijimin dhe funksionimin e një shoqërie të suksesshme. Kështu ka deklaruar shefi i misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Reno Harnish, në një diskutim zhvilluar më 10 janar në Institutin amerikan të Paqes. “Këto standarde nuk kanë për synim të shërbejnë si pengesa ndaj diskutimit të statusit përfundimtar, por janë kërkesa që do ta shndërrojnë Kosovën në pjesë të Evropës moderne. Këto standarde kërkojnë një shoqëri shumëetnike, një ekonomi tregu funksionale, reforma të trupave mbrojtëse të Kosovës, pra elementë që krijojnë planin e punës për të transformuar Kosovën,” - thotë Harnish.
    Njerëzit, vazhdon shefi i misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, mund dhe duhet të veprojnë edhe pa shpalljen e pavarësisë në mënyrë që të zhvillojnë tipare si përgjegjshmëria, respekti për ligjin dhe të vazhdojë ndërtimi i komuniteteve. Shefi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë thekson se pikësynimi kryesor i punës së këtij misioni është arritja e standardeve të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë këndvështrim, - thotë zoti Harnish, - procesi i kalimit të kompetencave merr një rëndësi të veçantë për t’i dhënë popullit të Kosovës mundësinë të përmbushë standardet që priten prej tij: “Unë vendosa se tematika e punës së misionit amerikan në Kosovë do të ishte: “Ky është viti i vetëqeverisjes”. Me këtë nënkuptohet që të vazhdojë kalimi i përgjegjësive nga duart në UNMIK-ut në duart e institucioneve vetëqeverisëse. Ky është një proces i përditshëm. Është e nevojshme që autoritetet ndërkombëtare të ndryshojnë qëndrim dhe ta kuptojnë se ne jemi atje me qëllim që t’i shërbejmë krijimit të një klase qeverisëse në Kosovë,” - thotë zoti Harnish. Por zoti Harnish pohon se një ndër pasojat e mostrajtimit të çështjes së statusit të ardhshëm është mungesa e garancive sovrane, gjë që e bën të pamundur për një numër të konsiderueshëm institucionesh financiare të angazhohen me investime.
    Një tjetër problem që pengon zhvillimin ekonomik është edhe niveli i kufizuar i veprimtarisë tregtare në shkallë rajonale. Procesi i Bashkimit Evropian për Stabilizim,- vazhdon zoti Harnish, - u ka hapur rrugën marrëveshjeve rajonale në Ballkan për liberalizimin e tregtisë dhe harmonizimin e veprimtarisë ekonomike, por Kosova nuk është përfshirë në këto diskutime. Shefi i Misionit Amerikan në Kosovë thekson se ky është një proces në zhvillim dhe se pret që viti i ri të sjellë realizimin e një numri objektivash. Ai shpreson që në 2003-shin, Kombet e Bashkuara do të sqarojnë më në hollësi secilin nga standardet, dhe t’u japin atyre një përkufizim funksional, në mënyrë që të hapet një dialog pune për përmbushjen e tyre.(Voa)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Eksperti Doneli: Administrata e SHBA është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan


    UASHINGTON, 18 janar - Administrata amerikane e presidentit Bush nuk është për ndryshimin e kufijve në Ballkan në rrethana e tanishme politike. Kete deklarate e ka bere Tom Doneli, ekspert për Ballkan dhe bashkëpunëtor shkencor i Institutit "American Enterprice" të Uashingtonit. I pyetur se çfare nënkupton "nën rrethana të tanishme politike", Doneli ka shpjeguar se e ka parasysh "presionin e shqiptarëve dhe presionin e ngjashëm të Malit të Zi në pikëpamje të ndarjes nga pushteti qendror, si edhe presionin e mundshëm të serbëve në Republikën Serbe, që përsëri është në fokus, pjesërisht për shkak të tërheqjes së vëmendjes së amerikanëve nga Ballkani në rajonet tjera". Sipas Donel: "Shqiptarët e Kosovës kanë pritur që gjysmëoferta e administratës së presidentit Bill Klintonit për pavarësinë e mundshme do të realizohet, edhe pse krejtësisht është e qartë se çfarë pasojash do kishte nje veprim i tille. Vetë ajo ofertë nuk ka qenë korrekte, por në njëfarë vështrimi ka qenë edhe mashtruese. Malazezët do të mund të thoshin - pse ne nuk mund ta fitojmë pavarësinë, si edhe serbët në Republikën Serbe dhe kroatët në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës.
    ----------------------
    --------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Tema të Ngjashme

  1. Serbia dhe Izraeli nënshkruajnë marëveshje bashkëpunimi
    Nga shoku_sar në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 21-07-2011, 10:39
  2. Thjeshtë e shpejt - gatuani për veten tuaj...
    Nga kundraRRYMES në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 19-10-2010, 13:04
  3. Përse rinia Shqiptare piqet më shpejt se ajo e vendeve të tjera?
    Nga ALBA në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 17:20
  4. "Rinia shqiptare e arrijn më shpejt se të huajt pjekurinë sociale"
    Nga Letersia 76 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2002, 17:58
  5. Shqiptar: Qendrimet e klerit katolik mbi pavaresine
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 03:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •