Hernia diskale: Meshkujt mė shumė tė rrezikuar
Ēfarė ėshtė sėmundja e hernie diskales?
Hernie diskale ėshtė njė nga sėmundjet mė tė shpeshta tė grupit tė sėmundjeve tė sistemit nervor periferik, tė cilat kanė njė peshė specifike mes sėmundjeve tė tjera organike neurologjike. Pėrsa i pėrket shpeshtėsisė, zėnė vendin e parė midis sėmundjeve tė tjera tė sistemit nervor periferik.
Kush preket mė shpesh?
Eshtė vėnė re se meshkujt janė mė tė prekur nga kjo sėmundje. Mendohet se kjo lidhet me faktin se meshkujt kryejnė procese pune mė tė vėshtira dhe i'u nėnshtrohen mė shpesh faktorėve tė tillė, si ngritja e peshave tė rėnda, tė ftohtit, lagėshtirės, sforcimeve fizike, qė mendohet tė ndikojnė nė shfaqjen e sėmundjes. Pėrsa i pėrket moshės shfaqet 21-50 vjeē, para dhe pas kėsaj moshe rastet janė mė tė rralla. Ndeshen mė tepėr nė persona qė kanė mbingarkesa fizike dhe nė profesione tė tilla si: shoferė, traktoristė, nė tė cilat vibracionet dhe pozicionet e detyruara tė shtyllės kurrizore bėhen shkak i shfaqjes sė sėmundjes.
Si shkaktohet kjo sėmundje?
Hernia diskale ėshtė shkaku mė i shpeshtė i sindromės radikulare lumbosakrale. Nė shfaqjen e kėsaj sėmundjeje dy janė faktorėt kryesorė qė ndikojnė: ndryshimet degjenerative ndėrvertebrore, tė cilat ndodhin kryesisht nė moshat 20-40 vjeē. Faktor tjetėr janė traumat apo mikrotraumat e shtyllės kurrizore, tė cilat ndonjėherė nuk vlerėsohen, pėr faktin se qė nga koha e pėsimit tė mikrotraumatizmave deri nė shfaqjen e shenjave klinike tė SRLS (sindromės radikulare lumbosakrale) kanė kaluar disa kohė.
Si shfaqet sėmundja?
Shenja kryesore pa dyshim ėshtė dhimbja. Tė gjithė pacientėt e lidhin fillimin e dhimbjes, me ngritjen e njė peshe tė rėndė, ose me sforcime tė tjera fizike. Mė rrallė ajo nis kur i sėmuri ėshtė i qetė. Mund tė ndodhė qė dhimbja tė shfaqet pa ankuar mė parė pėr asnjė lloj dhimbje, ndėrkohė qė shumica e tyre pėrpara se tė shfaqet kjo sindromė kanė ankuar pėr dhimbje mesi, tė cilat nė pėrgjithėsi janė me karakter rėndues.
Ēfarė mund tė bėhet nė rastet kur shfaqet kjo sėmundje?
Nė format e rėnda, pushimi nė shtrat ėshtė njė nga masat mė tė mira kurative. Lėvizjet dhe pozicionet e papėrshtatshme tė shtyllės sė kurrizit i acarojnė dhimbjet, prandaj tė sėmurėve u rekomandohet tė flenė tė shtrat tė fortė. Veē kėsaj, u kėshillohet tė evitohen mbingarkesa fizike dhe mjediset me lagėshti, tė merren me fiskulturė, natyrisht sa e lejon gjendja shėndetėsore dhe mosha, tė bėjnė banja rėre dhe dielli. Pėrsa i pėrket mjekimit medikamentoz, baza janė aniinflamatorėt jo steroidė dhe konkretisht: Indometacina, brufeni, aspirina. Jepen preparate qetėsuese, sidomos pėr natėn, kur dhimbjet janė tė forta dhe vitamina tė grupit B.
Nga: Armando Jaupi
Krijoni Kontakt