Para se ta hapja këtë temë më kapi siklet. E di që është temë e ndjeshme, e di që do ketë, ndoshta, edhe shumë kundërthënie...
Më falni se derisa po shruaj jam duke ndjekur një emisin nga RTK-ja, ku një udhëheqës programi- mjeran ( Matufi a Matoshi a s'di si quhej), ka gjetur edhe nja 4 mjeranë të tjerë dhe po bisedojnë për gjuhën shqipe!! O, Zot ruana!
Ata që e kanë ndjekur le të flasin, se unë nuk po mundem se po frikësohem mos po eksplodoj, vetëm në mendje po më shkojnë këto gjera:
* Flamurin na e bënë një pelenë fëmijësh ( bile, ju lutëm më falni në shprehje sa herë e shoh këtë flamur më duket si një pelenë fëmijësh e dhjerë!!)
*Hymnin ( cka s'ka askund në botë himn pa tekst )......
* Tash, me siguri dora e huaj, me ndihmën e dorës sonë të zgjatur po na e vrasin edhe gjuhën....
A si thonë këtij kosovarizëm ( flamur tjetër, himn tjetër, gjuhë tjetër)!!
A s'po realizohet qëllimi i Serbisë, kur thoshte për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri " oni su albanci " ( ata janë "shqiptar"(albanci) , ndërsa "vi ste shiftari"- ju jeni "shiftar".
Ku është Bashkimi Kombëtar!!
Më falni se jam me nerva. Një ditë kur të jem më i qetë do të jap edhe të dhëna të tjera.
Krijoni Kontakt