Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 169
  1. #1

    Gjuha shqipe po vritet pa mëshirshëm! A po shkojmë drejt humbjes së gjuhës?

    Para se ta hapja këtë temë më kapi siklet. E di që është temë e ndjeshme, e di që do ketë, ndoshta, edhe shumë kundërthënie...
    Më falni se derisa po shruaj jam duke ndjekur një emisin nga RTK-ja, ku një udhëheqës programi- mjeran ( Matufi a Matoshi a s'di si quhej), ka gjetur edhe nja 4 mjeranë të tjerë dhe po bisedojnë për gjuhën shqipe!! O, Zot ruana!
    Ata që e kanë ndjekur le të flasin, se unë nuk po mundem se po frikësohem mos po eksplodoj, vetëm në mendje po më shkojnë këto gjera:
    * Flamurin na e bënë një pelenë fëmijësh ( bile, ju lutëm më falni në shprehje sa herë e shoh këtë flamur më duket si një pelenë fëmijësh e dhjerë!!)
    *Hymnin ( cka s'ka askund në botë himn pa tekst )......
    * Tash, me siguri dora e huaj, me ndihmën e dorës sonë të zgjatur po na e vrasin edhe gjuhën....

    A si thonë këtij kosovarizëm ( flamur tjetër, himn tjetër, gjuhë tjetër)!!

    A s'po realizohet qëllimi i Serbisë, kur thoshte për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri " oni su albanci " ( ata janë "shqiptar"(albanci) , ndërsa "vi ste shiftari"- ju jeni "shiftar".

    Ku është Bashkimi Kombëtar!!

    Më falni se jam me nerva. Një ditë kur të jem më i qetë do të jap edhe të dhëna të tjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 27-04-2009 më 18:29
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    ka ndonje video ne youtube nga emisioni?
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    ka ndonje video ne youtube nga emisioni?

    sonte u dha, o Jack Watson. Dhe jam me nerva të ngritura, por esanca është në ato pak fjalë që thashë: të virtet gjuha shqipe, të shuhet atdhedashuria ndërshqiptare. Ky është synimi i shkijeve dhe më vjen plasje pse është duke u realizuar kjo!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    ne ç'kuptim e "vrane" gjuhen adem? flitnin me shume fjale te huaja?

  5. #5
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Edhe në Shqipëri nuk është më e mirë gjendja, përçudnimi i gjuhës shqipe ka marrë nivele galopante, madje nga media elektronike dhe e shkruar (ose më mirë kështu e mendoj, ngaqë rrallë herë ndodh që i shikoj/lexoj/dëgjoj) vë re të njëjtat premisa për tu "modernizuar". Dialektet do të ekzistojnë gjithmonë, mirëpo në institucionet mediatike të ketë "patrullim" ligjor, për redaktorët e lajmeve, spikerat, gazetarët ose të gjithë kanibalë anti-shqip të cilët marrin frymë. U gabua, falje. U përsërit shkelja gjuhësore gjobë që të të fluturojë mendja, herën tjetër vërejtje për tu flakur në rrugë.

    Për të mos shkuar më larg se mu kujtua rasti i presidentit të Shqipërisë (simboli i bashkimit rajonal të shqiptarëve të Shqipërisë), i cili një në 4 fjalë e ka në italisht, si duket vallë nga njohuria më e thellë e kësaj gjuhe se e asaj që i përket, pra gjuhës shqipe.

    Në lidhje me shqetësimin tënd, kam idenë se Fajin KRYESOR e kanë Akademia e Shkencave dhe Ministria e Arsimit e Shqipërisë, të cilat nuk përpilojnë një program mësimor të unifikuar mes të "dy shteteve tona" por flenë, marrin rrogën dhe i rëndojnë kot kësaj toke.

    ademgashi_dk, ti je bërë nervoz sot? Unë kam disa vite.
    Prektora

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    ne ç'kuptim e "vrane" gjuhen adem? flitnin me shume fjale te huaja?
    O shkodran vëllai, faktikisht flitnin kundër gjuhës standarde ( të vetmën gjë të bukur e kombëtare, pas Kongresit të Manastrit, që kanë bërë shqiptarët), po edhe "gegënisht" flitnin keq!
    Mos të flasim për gjuhën standarde se është folur kaq shumë për të dhe besoj se janë hapur shumë tema në lidhje me këtë, por mua sa herë flasin kosovarët kundër gjuhës standarde në mendje më vie ajo që kanë thënë shkijetë "oni su albanci", ndërsa "vi ste shiftari"! Mua këtu më dhemb!
    Dhe janë këto tri elementet që i zura në gojë më sipër që cojnë drejt ndarjes dhe krijimit të dickaje artificiale!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    Edhe në Shqipëri nuk është më e mirë gjendja, përçudnimi i gjuhës shqipe ka marrë nivele galopante, madje nga media elektronike dhe e shkruar (ose më mirë kështu e mendoj, ngaqë rrallë herë ndodh që i shikoj/lexoj/dëgjoj) vë re të njëjtat premisa për tu "modernizuar". Dialektet do të ekzistojnë gjithmonë, mirëpo në institucionet mediatike të ketë "patrullim" ligjor, për redaktorët e lajmeve, spikerat, gazetarët ose të gjithë kanibalë anti-shqip të cilët marrin frymë. U gabua, falje. U përsërit shkelja gjuhësore gjobë që të të fluturojë mendja, herën tjetër vërejtje për tu flakur në rrugë.

    Për të mos shkuar më larg se mu kujtua rasti i presidentit të Shqipërisë (simboli i bashkimit rajonal të shqiptarëve të Shqipërisë), i cili një në 4 fjalë e ka në italisht, si duket vallë nga njohuria më e thellë e kësaj gjuhe se e asaj që i përket, pra gjuhës shqipe.

    Në lidhje me shqetësimin tënd, kam idenë se Fajin KRYESOR e kanë Akademia e Shkencave dhe Ministria e Arsimit e Shqipërisë, të cilat nuk përpilojnë një program mësimor të unifikuar mes të "dy shteteve tona" por flenë, marrin rrogën dhe i rëndojnë kot kësaj toke.

    ademgashi_dk, ti je bërë nervoz sot? Unë kam disa vite.
    Të kuptoj për shqtësimin o darwin vëllai. Sa për këtë që thua:"ti je bërë nervoz sot? Unë kam disa vite", sonte unë u xhindosa fare!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Kodi:
    ftp://82.114.77.27/pub/2009/rubikon/rubikon090409.wmv
    Prektora

  9. #9
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Në lidhje me shqetësimin tënd, kam idenë se Fajin KRYESOR e kanë Akademia e Shkencave dhe Ministria e Arsimit e Shqipërisë, të cilat nuk përpilojnë një program mësimor të unifikuar mes të "dy shteteve tona" por flenë, marrin rrogën dhe i rëndojnë kot kësaj toke.
    Jo, jo.

    Krejt tjetërkun asht puna Darvin. Pedofilët perëndimorë janë instalue ktu për me shkombtarizue edhe de-shqiptarizue Kosovën. Prej si kan ardh kit politik e kan njek. Çifta t'Ardian Klosit ka sa dush edhe knej kufini.

    Halil Matoshi asht edhe ma i zi se Ardian Klosi. Asht tip i neveritshëm, i pallogjikshëm, shumë njerëz e kanë kundërshtu edhe ai apet i ka grah me kryet vet, tuj mos hek dorë prej budallakinav tveta.

    Politika e pedofilëve perëndimorë konsiston në këto pika:

    1. Degradim i UÇK-së
    2. Varfërim i çdo individi/familje që ka marrë pjesë në luftë
    3. Degradim i identitetit shqiptar
    4. Krijim i identitetit kosovar
    5. Ulje e natalitetit përmes politikave të caktuara, ndonëse gratë tona edhe ato që punojnë në administratë po lindin për çdo vit, (si për inat të tyre)
    6. Shtimi i numrit të serbëve përmes "kthimit të qëndrueshëm"
    7. Karakterizimi i Kosovës si shtet multietnik, dhe funksionimi si shtet duke u nisur nga kjo premisë.

    Mendoj që Shteti i Kosovës u krijua, Gjuha Kosovare u krijua, Kombi kosovar u krijua, tash u ka mbetur vetëm që të kërkojnë privilegje, meqenëse janë minoritet.

  10. #10
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Jo, jo.

    Krejt tjetërkun asht puna Darvin. Pedofilët perëndimorë janë instalue ktu për me shkombtarizue edhe de-shqiptarizue Kosovën. Prej si kan ardh kit politik e kan njek. Çifta t'Ardian Klosit ka sa dush edhe knej kufini.

    Halil Matoshi asht edhe ma i zi se Ardian Klosi. Asht tip i neveritshëm, i pallogjikshëm, shumë njerëz e kanë kundërshtu edhe ai apet i ka grah me kryet vet, tuj mos hek dorë prej budallakinav tveta.

    Politika e pedofilëve perëndimorë konsiston në këto pika:

    1. Degradim i UÇK-së
    2. Varfërim i çdo individi/familje që ka marrë pjesë në luftë
    3. Degradim i identitetit shqiptar
    4. Krijim i identitetit kosovar
    5. Ulje e natalitetit përmes politikave të caktuara, ndonëse gratë tona edhe ato që punojnë në administratë po lindin për çdo vit, (si për inat të tyre)
    6. Shtimi i numrit të serbëve përmes "kthimit të qëndrueshëm"
    7. Karakterizimi i Kosovës si shtet multietnik, dhe funksionimi si shtet duke u nisur nga kjo premisë.

    Mendoj që Shteti i Kosovës u krijua, Gjuha Kosovare u krijua, Kombi kosovar u krijua, tash u ka mbetur vetëm që të kërkojnë privilegje, meqenëse janë minoritet.
    Nuk do ti shtoja asnjë presje kësaj që keni thënë ju, sepse ndërkombëtarët po mundohen të krijojnë një Shtet Kosovar, që të jetë sa më pak i lidhur me Shqipërinë, dhe për këtë atyre u duhet të vënë në zbatim Ç'shqiptarizimin e Shqiptarëve të Kosovës dhe ngritjen e kultit të Kosovarit Multi-Etnik.
    Dy qeverritë e dy shteteve Shqiptare, duhet të përpilojnë menjëherë strategji mbrojtëse ndaj këtyre planeve dhe ti vendosin në zbatim me brezat e rinj, pasi në qoftë se krijohet një hendek tani që Kosova është shtet më vete, atëherë kjo mund të jetë e pariparueshme më vonë.
    Por unë jam shumë optimist pasi me kënaqësi e deklaroj këtu se fëmijët Shqiptarë nga Kosova, e flasin gjuhën Standarte më mirë se shumë antarë këtu, që janë lindur e rritur në mes të Tiranës, dhe kjo ma ngroh shpirtin.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia e alfabetit të gjuhës shqipe - Stavri Skëndo
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  3. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  4. Një tezë e Selman Rizës për gjuhën letrare shqipe
    Nga shendelli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:09
  5. "Alfabetare e gjuhësë shqip", 1879
    Nga Fiori në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •