Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Qenan Sheji po shuhet nga jeta

    Nje nder atdhetaret me te medhenj te diaspores shqiptare ne Holande,
    Qenan Sheji, po jep shpirt ne nje spital te Amsterdamit.

    Ai punoi por nuk i reklamoi sakrificat e tij.




    Qenan Sheji po shuhet nga jeta!



    Kockat e dashura te mikut tim,
    po i bren nje mi i kalter.
    Sikur t'ia kafshoja bishtin??

    Ne qiell shoh nje kafaz ajri,
    nje litar lekundet perballe dritares se spitalit.
    Prej andej do te kacavirret miu i poshter,
    me shpirtin e mikut tim, ne goje,
    me shpirtin e mikut midis dhembeve te tij,
    si nje kumbull te rene prej degeve lengthara...




    Shqiptarit te lindur nė Strugė, zotin Qenan Sheji, i kam vėnė epitetin ‘shqiponja e heshtur’. Ky personalitet i madh i diasporės shqiptare nė Holandė, s’pushoi sė luftuari nė favor tė problemeve madhore tė kombit tonė. Si pėrfaqėsues i partive politike shqiptare tė maqedonisė, ai s’reshti sė trokituri nė dyert e kancelarive politike europiane. Nė momente kritike, nė kohėn kur Shqipėria s’kishte asnjė pėrfaqėsi diplomatike nė holande, ai ishte ndėr shqiptarėt e paktė, qė e ngriti zėrin, organizoi protesta, ndėr tė tjerash, nė vitin 1991 nė Hagė, ku u protestua ndaj genocidit Serb nė Kosovė.


    Qenanin e njoh qysh prej afro dy vitesh. Takimet, bisedat qė kemi zhvilluar mė janė stampuar nė kujtesė. S’ishin biseda ordinere, tė mbushura me gjepura politike, aferta ekonomike, por kishin karakter Universal, shprehnin me dhimbje tė lakuriqtė tė metat e kombit tonė. Por kėto barriera tė pakapėrcyeshme s’e shkurajuan t’i kthejė kurrizin atdheut tė tij. Emrin, ndjenjat atdhetare i ruajti tė freskėta nė zemėr. Ai didaktoi pėr vite tė tėra ‘artet e bukura’ nė universitete tė ndryshme nė Holandė. Pėr vite tė tėra dispononte edhe ekspozitėn e tij nė qytetin e Amsterdamit.



    Por ja qė jeta ndonjėherė merr kthesa tė lajthitura. E them kėtė, sepse disa muaj mė parė, Qenani mė foli me mall rreth ėndrrės sė tij tė vyer: tė kalonte pjesėn mė tė madhe tė vitit nė qytetin e tij tė dashur, Strugė. Sėmundja vdekjeprurėse, po e bren si njė mi i mallkuar perin e jetės sė tij. E vizitoj shpesh ne spital, dhe vėrej gjatė ēdo vizite trupin e tij fisnik, qė ruajti me besnikėri ndjenjat e tij botėdashėse, tė tretet, muskujt s’i dallohen mė. Sot mezi i dėgjohej zėri. Megjithatė, ai po e pėrballon vdekjen si burrė, ashtu siē pėrballoi edhe stuhitė e jetės, ndaj tė cilave, anija e tij s’i uli kurrė velat.



    ‘S’merrem me politikė. Jam artist, piktor. Por kjo s’mė ka frenuar tė bėhem indiferent ndaj udhėheqėsve klanorė shqiptarė. I kam kritikuar ambasadorėt, kur duhej, dhe ua kam hequr kapelen kur e kanė merituar. Jemi rebelė ne artistėt’ mė tha disa javė mė parė.



    Mund tė pohoj me siguri, pa u ndikuar prej ndjenjave miqėsore, se diaspora shqiptare nė Holandė, po humbet njė figurė tė madhe patriotike, me fryme rilindase.

    Qenan Sheji luftoi pa e ekspozuar ‘pushkėn apo fishekėt e saj’.

    Ose e thene ndryshe: 'Shume pune dhe pak zhurme'

    Ai ėshtė njė njohės i mirė i historisė sė shqiptarėfolėsve, por edhe njė kritik i

    rrallė ndaj problemeve bashkekohore.

    Personalisht besoj, se patrioti, piktori, aktivisti, profesori,

    Qenan Sheji, e meriton njė cep diellrrahur nė muzeumin e historisė tonė kombėtare.



    Shqiptare te mire! Ju lutem, mos e harroni kete burre shteti kaq kokeulur.



    Syte e tij, edhe pse ne allēi, meritojne dy rreze dielli te perjetshme.



    Rezart Palluqi Holandė
    21-04-2009
    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Familjes dhe dashamireve ngushllime te sinqerta!
    Me ne fund do te jete i qete nje shpirt i shqetsuar shqiptari.
    Pushoft ne amshim , shpirti dhe emri i atdhetarit mergimtar Qenan Sheji.

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    ngushellimet me te sinqerta

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2009
    Postime
    2

    I Lutem Zotit Per Kete Burre Te Madh

    Po me vjen shume keq teksa i degjoj keto fjale. personalisht nuk e kam n johur kete njeri por nese paska qene kontribues i ceshtjes kombetare falenderimet e mia me te perzemerta per mundin e tij.
    eshte e vertete se njerezit e medhenj asnjehere nuk duken dhe vleresohen gjate jetes se tyre. Por jane ata te vetmit qe flasin edhe pas vdekjes.

    I lutem Allahut te madheruar qe ta sheroje kete njeri nga semundja qe ka. E nese caktimi i Tij eshte qe ta kete prane Vetes atehere e lus Allahun ta meshiroje dhe te na bashkoje me te ne Xhenetet e Larta.


    del si detyre e atyre qe e kane njohur qe ta prezantojne vepren e tij per shqiptaret sepse eshte shume e nevojshme njohja e te tilla figurave


    Respektet e mia

    Eduart Thartori
    Kavaje





    Citim Postuar mė parė nga RSHP Lexo Postimin
    Nje nder atdhetaret me te medhenj te diaspores shqiptare ne Holande,
    Qenan Sheji, po jep shpirt ne nje spital te Amsterdamit.

    Ai punoi por nuk i reklamoi sakrificat e tij.




    Qenan Sheji po shuhet nga jeta!



    Kockat e dashura te mikut tim,
    po i bren nje mi i kalter.
    Sikur t'ia kafshoja bishtin??

    Ne qiell shoh nje kafaz ajri,
    nje litar lekundet perballe dritares se spitalit.
    Prej andej do te kacavirret miu i poshter,
    me shpirtin e mikut tim, ne goje,
    me shpirtin e mikut midis dhembeve te tij,
    si nje kumbull te rene prej degeve lengthara...




    Shqiptarit te lindur nė Strugė, zotin Qenan Sheji, i kam vėnė epitetin ‘shqiponja e heshtur’. Ky personalitet i madh i diasporės shqiptare nė Holandė, s’pushoi sė luftuari nė favor tė problemeve madhore tė kombit tonė. Si pėrfaqėsues i partive politike shqiptare tė maqedonisė, ai s’reshti sė trokituri nė dyert e kancelarive politike europiane. Nė momente kritike, nė kohėn kur Shqipėria s’kishte asnjė pėrfaqėsi diplomatike nė holande, ai ishte ndėr shqiptarėt e paktė, qė e ngriti zėrin, organizoi protesta, ndėr tė tjerash, nė vitin 1991 nė Hagė, ku u protestua ndaj genocidit Serb nė Kosovė.


    Qenanin e njoh qysh prej afro dy vitesh. Takimet, bisedat qė kemi zhvilluar mė janė stampuar nė kujtesė. S’ishin biseda ordinere, tė mbushura me gjepura politike, aferta ekonomike, por kishin karakter Universal, shprehnin me dhimbje tė lakuriqtė tė metat e kombit tonė. Por kėto barriera tė pakapėrcyeshme s’e shkurajuan t’i kthejė kurrizin atdheut tė tij. Emrin, ndjenjat atdhetare i ruajti tė freskėta nė zemėr. Ai didaktoi pėr vite tė tėra ‘artet e bukura’ nė universitete tė ndryshme nė Holandė. Pėr vite tė tėra dispononte edhe ekspozitėn e tij nė qytetin e Amsterdamit.



    Por ja qė jeta ndonjėherė merr kthesa tė lajthitura. E them kėtė, sepse disa muaj mė parė, Qenani mė foli me mall rreth ėndrrės sė tij tė vyer: tė kalonte pjesėn mė tė madhe tė vitit nė qytetin e tij tė dashur, Strugė. Sėmundja vdekjeprurėse, po e bren si njė mi i mallkuar perin e jetės sė tij. E vizitoj shpesh ne spital, dhe vėrej gjatė ēdo vizite trupin e tij fisnik, qė ruajti me besnikėri ndjenjat e tij botėdashėse, tė tretet, muskujt s’i dallohen mė. Sot mezi i dėgjohej zėri. Megjithatė, ai po e pėrballon vdekjen si burrė, ashtu siē pėrballoi edhe stuhitė e jetės, ndaj tė cilave, anija e tij s’i uli kurrė velat.



    ‘S’merrem me politikė. Jam artist, piktor. Por kjo s’mė ka frenuar tė bėhem indiferent ndaj udhėheqėsve klanorė shqiptarė. I kam kritikuar ambasadorėt, kur duhej, dhe ua kam hequr kapelen kur e kanė merituar. Jemi rebelė ne artistėt’ mė tha disa javė mė parė.



    Mund tė pohoj me siguri, pa u ndikuar prej ndjenjave miqėsore, se diaspora shqiptare nė Holandė, po humbet njė figurė tė madhe patriotike, me fryme rilindase.

    Qenan Sheji luftoi pa e ekspozuar ‘pushkėn apo fishekėt e saj’.

    Ose e thene ndryshe: 'Shume pune dhe pak zhurme'

    Ai ėshtė njė njohės i mirė i historisė sė shqiptarėfolėsve, por edhe njė kritik i

    rrallė ndaj problemeve bashkekohore.

    Personalisht besoj, se patrioti, piktori, aktivisti, profesori,

    Qenan Sheji, e meriton njė cep diellrrahur nė muzeumin e historisė tonė kombėtare.



    Shqiptare te mire! Ju lutem, mos e harroni kete burre shteti kaq kokeulur.



    Syte e tij, edhe pse ne allēi, meritojne dy rreze dielli te perjetshme.



    Rezart Palluqi Holandė
    21-04-2009
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga eduartt : 14-05-2009 mė 07:52

Tema tė Ngjashme

  1. Wisner: Si do te shuhet nacionalizmi i Ballkanit
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 12:34
  2. Shuhet “rebelja” Oriana Falaci
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-09-2006, 09:00
  3. Shuhet jeta e 7 vjeēarit tė rrahur nga prindėrit
    Nga Albo nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 07:49
  4. Si shuhet heshtja?
    Nga iPAMPOSHTUR nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 06:41
  5. Shėlbuemi, si po shuhet tempulli i moēėm i Rubikut
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •