Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 61
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit -Pjesa e parë dhe e dytë - Provat

    Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit


    Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar
    -Sigurimi Kombëtar Shqiptar-
    Zona Nr.3 Lugina e Vardarit / Shqipëria Lindore

    Konstatim i nxjerrë nga hulumtimi i SKSH-së, i bazuar në argumente

    Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi dhe Abdylhalim Kasami organizuan grupin e armatosur në fshatin Brodec, me qëllim të shkaktojnë një masakër tek shqiptarët dhe me këtë të rikthejnë pushtetin e tyre. Nikolla Gruevski, në grupin e tyre infiltroi informatorë, të cilët siguruan dëshmi të mjaftueshme me të cilat ai sot, i mban peng tre zotërinjtë e lartpërmendur dhe duke i kushtëzuar me burg i kushtëzon që të mbështesin projektet e tija antishqiptare, të dëmtojnë proceset politike kombëtare, të dëmtojnë ish-ushtarët e UÇK-së dhe me një fjalë, të bëjnë ç’të kërkojë Gruevski dhe elita politike sllavo-maqedone. Ky është vetëm një raport fillestar dhe paralajmërim, nëse nuk merret seriozisht pas një javë do të publikojmë dhe argumentet për të gjitha pohimet tona të përmendura në këtë raport.


    Sigurimi Kombëtar Shqiptar (shërbimi inteligjent i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar) ka ndjekur zhvillimet në të gjitha trojet shqiptare që nga formimi i saj e deri më tani, në suaza të kësaj edhe zhvillimet në Luginën e Vardarit / Shqipërinë Lindore, me vëmendje të veçantë zhvillimet në fshatin Brodec të Tetovës, ku u zhvillua aksioni famëkeq policorë “Stuhia Malore”.

    SKSH, si një strukturë vigjilente dhe profesionale ishte paralajmëruar që përpara aksionit për një ngjarje të padëshirueshme në fshatin Brodec ku zëdhënësi i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili aso kohe në një deklaratë për mediumet i bëri thirrje kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, që mos të bëjë gabimin e Menduh Thaçit me Kondovën dhe të njëjtën ta reprizojë në Brodec, ku përsëri parashihej që të viktimizoheshin qytetarët shqiptarë si dhe të rrezikohen të gjitha proceset politike mbarëkombëtare, ndër të cilat ishin dhe zhvillimet në Kosovën protektorat.
    Paralajmërimi ynë nuk u mor parasysh dhe ngjarja përfundoi, fatmirësisht më lehtë sesa që rrezikohej, por përsëri më dëme të mëdha për qytetarët shqiptarë, konkretisht banorët e fshatit Brodec dhe u dëmtua mjaft imazhi politik i shqiptarëve në përgjithësi dhe atyre të Luginës së Vardarit në veçanti.

    Pas hulumtimeve të cilat filluan që përpara aksionit policor “Stuhia malore” e deri më 1 Mars 2009 kemi arritur të grumbullojmë dëshmi të mjaftueshme të cilat kanë lidhshmëri mes veti dhe zbardhin në tërësi të vërtetën mbi zhvillimet në fshatin Brodec, mirëpo për shkak se në të janë të involvuar personalitete të jetës politike në Luginën e Vardarit dhe meqë atje së fundmi u zhvilluan zgjedhjet lokale dhe presidenciale, nuk deshëm që gjithë puna jonë afro dyvjeçare të keqkuptohej si marketing politik, andaj publikimin e këtij raporti e anuluam deri më tani.
    Sigurimi Kombëtar Shqiptar ka arritur të konstatojë (gjithnjë duke u bazuar në argumente) se organizatorë të ngjarjeve në Brodec kanë qenë:

    Ali Ahmeti – kryetarë i Bashkimit Demokratik për Integrim,
    Abdylaqim Ademi – zv/kryeministër i IRJM-së,
    Abdylhalim Kasami – ish-drejtor i financave të BDI-së dhe i dyshuar si bashkëpunëtorë i UDB-së së ish Jugosllavisë për diasporë dhe aktualisht njeri Iibesueshëm për DBK-në në IRJM.


    Para dhe pas ngjarjeve në Brodec kërkuam nga zoti Ahmeti që fillimisht të ndërpresë planin e tij, por pasi që ndodhi, kërkuam që ai të zbardh atë dhe jo vetëm të shfrytëzojë për kambanë parazgjedhore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008 kur dhe hyri në pushtet me gjakun e brodecasve. I dhamë një mundësi vetë organizatorit të kësaj tragjedie që të ndërgjegjësohet, të lirojë të arrestuarit, qofshin ata të involvuar në rast apo jo dhe të mos na detyrojë neve të publikojmë atë që ne kemi arritur të zbulojmë. Meqë z. Ali Ahmeti nuk mendoi në asnjë moment të zbardh të vërtetën, ai vetë na detyroi që për hir të drejtësisë të publikojmë këtë paralajmërim dhe konkluzat nga hulumtimi ynë sipas të cilit:
    Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi dhe Abdylhalim Kasami, organizatorët, mbështetësit, financuesit dhe furnizuesit kryesor të grupit kriminel me në krye Lirim Jakupin, Ramadan Shitin, Hebib Ahmetin dhe persona të tjerë të cilët do ti publikojmë më pas, janë fajtorët kryesorë që në mesin e të burgosurve ndodhen jo vetëm personat që ata i manipuluan dhe u veshën uniforma ushtarake dhe u armatosën, por dhe persona të tjerë të pafajshëm, civilë të fshatit Brodec, të cilët në asnjë mënyrë nuk kanë qenë të involvuar në grupin e armatosur, por u viktimizuan për aventurat politike të Ali Ahmetit.

    E keqja nuk mbaron këtu!

    Argumentet të cilat ne i posedojmë, kemi arritur t'i nxjerrim nga arkivat e Gjykatës së shkallës së parë në Shkup, Prokuroria e Maqedonisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, falë punës së palodhshme të agjentëve të AKSh-së të inflirtuar kohë më parë në këto institucione (ashtu si dhe në institucionet e tjera shtetërore në IRJM) dhe të njëjtat argument i posedon dhe vetë z. Nikolla Gruevski - kryeministër i IRJM-së dhe Gordana Jankullovska – Ministre e Punëve të Brendshme. Pas kësaj, z. Gruevski që nga ajo ditë e deri më sot e mban peng Ali Ahmetin duke kërkuar nga ai që të mbështesë çdo projekt antishqiptar të Nikolla Gruevskit, të hesht para shumë padrejtësive, të dënojë ish ushtarët e UÇK-së, të dështojë Marrëveshjen e Ohrit, të manipulojë shqiptarët dhe gjithë këtë duke e kërcënuar se nëse nuk do të veprojë kështu, do të publikojë argumentet dhe do të burgos z.Ali Ahmetin, Abdylaqim Ademin dhe Abdylhalim Kasamin.

    Kërkojmë publikisht nga z. Ali Ahmeti të del dhe të pranojë fajësinë e tij, të zbardh të vërtetën me gojën e tij dhe të lirojë shqiptarët nga pengmarrja e tij dhe të lejojë ecjen përpara të proceseve politike kombëtarë dhe jo ato të ngelin peng i aventurave të z. Ahmeti dhe partisë së tij. Z. Ahmeti me ndërgjegjësimin e tij dhe zbardhjen e rastit të Brodecit, duhet të lirojë fillimisht personat e pafajshëm të arrestuar në fshatin Brodec:

    Nadi Dauti,
    Shkëndim Dauti (invalid me dy kancere),
    Tafil Dauti,
    Rametullah Dauti,
    Hanif Dervishi,
    Nevzat Ariani,
    Shehir Ziberi,
    Bafqar Beqiri


    Ndërsa me këtë do të lirojë edhe shqiptarët në Shqipërinë Lindore dhe proceset politik kombëtare nga kushtëzimet e Nikolla Gruevskit. Në këtë raport vendosëm të mos publikojmë të gjitha argumentet por t'i japim një mundësi vetë z. Ali Ahmetit që të lirojë personat e pafajshëm nga burgu, ndërsa po i bëjmë me dije vetëm disa nga të dhënat të cilat ne i kemi të argumentuara se:
    në mesin e grupit të armatosur kanë qenë dy pjesëtarë të sigurimit të tij, Megdi Islami dhe Florim Ahmeti (ky i fundit vëlla i Hebib Ahmetit, një nga prijësit e grupit të armatosur) si dhe dy kushërinjtë e Abdylaqim Ademit të njohur si Komandant LULI dhe komandant LIFI.

    I japim në dispozicion një javë që z. Ali Ahmeti të publikojë hapat konkret në drejtim të lirimit të personave të pafajshëm dhe zbardhjes së rastit të Brodecit, në të kundërtën për një javë fiks (pas 23 Prillit) do të publikojmë një pjesë të argumenteve që vërtetojnë gjithë atë që thamë më lartë dhe nëse edhe kjo nuk do t'i ndihmojë për t'u ndërgjegjësuar, në pjesën e tretë do të publikojmë të gjitha argumentet që kemi, përfshirë këtu, foto, audio dhe video material, ku me keqardhje paralajmërojmë zbardhjen e plotë të rastit, që nënkupton lirimin e personave të pafajshëm dhe në vend të tyre burgosjen e Ali Ahmetit, Abdylaqim Ademit dhe Abdylhalim Kasamit.

    Prof. Kastriot Zajazi – drejtor i Zyrës qendrore të SKSH-së në Zonën Nr.3 Lugina e Vardarit/Shqipëria Lindore

    Shkup, 16 Prill 2009

    http://www.fbksh-aksh.tk/
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    SHQARIM NGA FBKSH

    SQARIM DHE KERKESE PER FALJE PUBLIKE E ZEDHENESIT POLITIK TE FBKSH PER DESHMORET E KOMBIT, TE RENE NE BRODEC TE TETOVES DHE LUFTETARET E RIBASHKIMIT KOMBETAR SHQIPTAR


    JEMI SHUME TE VENDOSUR QE, ASHTU SI KONDOVEN E ZOTIT MENDUH THAÇI,
    EDHE BRODECIN E ZOTIT ALI AHMETI TA ZBARDHIM PLOTESISHT..!

    Ne materialin e publikuar nga Prof. Kastriot Zajazi, Shef i Sigurimi Kombetar Shqiptar (SKSH) per Luginen e Vardarit (Shqiperia Lindore) me titull:

    Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit - Hulumtim

    SKSH-se i eshte pervjedhur nje lapsus (gabim ortografik), ku deshmoret e kombit, te rene ne Brodec te Tetoves dhe luftetaret e lirise dhe te ribashkimit kombetar shqiptar jane cilesuar si nje grup kriminal, ashtu sic edhe i kane cilesuar dokumentet dhe dosjet sllavo-maqedonase, te cilat dokumente dhe doseje oficeret madhore te SKSH-se (te infiltruar prej kohesh ne strukturat e pushtetit sllavo-maqedonas, sic jane edhe djelmoshat dhe vashat tona ne Beograd dhe ne Athine) kane arrijtur t'i fusin ne dore, prandej edhe jam i shtrenguar qe, ne emer te Sekretariatit Vendimmarres te Kryesise Qendrore te Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH) dhe te gjitha strukturave te tij, nder te cilat kane qene dhe jane edhe:
    Armata Kombetare Shqiptare (AKSH) dhe Sigurimi Kombetar Shqiptare (SKSH),
    gjithe familjeve te Deshmoreve te Kombit, te rene s'i te manipuluar ne Brodec dhe te gjithe luftetareve te lirise e te ribashkimit kombetar shqiptar, edhe t'iu kerkoj

    FALJE PUBLIKE PER KETE LAPSUS ORTOGRAFIK TE SKSH,

    si dhe nga ana tjeter edhe te kerkoj qe te gjithe luftetaret e lirise e te Shqiperise Etnike perfundimisht t'i binden FBKSH-se dhe strukturave te tij dhe te mos veprojne si deri me tani, sic kane vepruar ne Kondove dhe ne Brodec, sepse ne te kunderten, si ne te kaluaren edhe ne te ardhmen do te manipulohen, sic edhe jane manipuluar nga matrapazet politike te llojit Hashim Thaçi apo te Ramush Haradinaj (ne Kosoven Protektorat) dhe te llojit Menduh Thaçi ne Kondove te Shkupit apo te llojit Ali Ahmeti ne Brodec te Tetoves.

    Zedhenesi Politik i FBKSH,
    Mr. Gafurr ADILI (d. v.)
    Tirane, 18 prill 2009
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,262
    o ALI qameti ka ti ben shqiptaret per asgje kundi,dita dites vec po ia kthen gruevskit b.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    o Gafur Adili,.... mbrenda nje viti menxi e periplon per ta publikuar nje deklarate edhe ate e ben me gabime 'ortografike' duke i quatur te ramunit grupe terroriste.
    Dhe, kjo mendon se kalon lehte vetem me nje te falur...mendon se familjaret ,bashkeluftaret dhe shoket e tyre do ta falin kete llapsus sa te keq aq edhe mizor.
    Turp ...
    Shko rrasja gjum dhe kafe neper hotelet luksoze te tiranes me 4=5 truproje nga pas....se do te behet Shqiperia me ty ose pa ty.

  5. #5
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    e verteta vonon por kure nuk haron
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Periodi
    Shife play boy 55 vjecar do e bej Shqiperine,
    P.S Cfar te dogji ty me plakush?
    Sui generis

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Faik Lexo Postimin
    Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit

    [B]Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar
    -Sigurimi Kombëtar Shqiptar-
    Zona Nr.3 Lugina e Vardarit / Shqipëria Lindore

    Konstatim i nxjerrë nga hulumtimi i SKSH-së, i bazuar në argumente***
    Ky palla (Gafur Adili) sa here qe hap nje adrese te re emaili e leshon nga nje deklarate!
    S'pati b*the te "luftonte" ne Brodec, e humbi besimin tek ata pak njerez qe i besonin dhe tani fillon te merret me budalliqe.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga Armend Lexo Postimin
    Periodi
    Shife play boy 55 vjecar do e bej Shqiperine,
    P.S Cfar te dogji ty me plakush?

    ej Armend axhamia. Eja aga ti jep 1o den, shko bleje nje akullore lepiske ( ose te mbushur) se eshte sezona.
    E mos mi nenvizo komentet se je i vogel,..vocerrak ne gjitha aspektet.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Ky palla (Gafur Adili) sa here qe hap nje adrese te re emaili e leshon nga nje deklarate!
    S'pati b*the te "luftonte" ne Brodec, e humbi besimin tek ata pak njerez qe i besonin dhe tani fillon te merret me budalliqe.

    Pajtohem plotsisht me ty Alienated , . Ky far gafurr Adili cuditem une pse mirret me 'ultimatume' kundrejt dikujt. Nese ka per te thene dicka ( cfardoqofte ajo) le ta thot hapur per cilindo politikan i cili ka devijuar .
    Ska cka pret , le tia jep fytyres te larat e te palarat qofte Ali Ahmetit, qofte Menduh Thacit, apo ndonje politikanit jasht Maqedonise, Kosove, Shqiperi.

    Ne asgje s'po kerkojme, perpos te verteten ... Ne keto akuza i drejton per qellime te uleta ateher nuk ia vlen te lexohet dhe degjohet per kete person.
    Ska me mire se te jet i hapur dhe transparent.... per veprat e keqiaj ne dem te ceshtjes Shqiptare , nuk falet asgje, ska ultimatume dhe ska kompenzime poletike.
    Patrioti i vertet ose ta thot ose ta fale... eshte sikur nje Burre i mire : ose te fale ose te vret. E jo sene vene.

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Periodi Lexo Postimin
    ej Armend axhamia. Eja aga ti jep 1o den, shko bleje nje akullore lepiske ( ose te mbushur) se eshte sezona.
    E mos mi nenvizo komentet se je i vogel,..vocerrak ne gjitha aspektet.
    o cop katnari, sme tregove cte dogji ti nga kjo komunikat?
    Sui generis

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga Armend Lexo Postimin
    o cop katnari, sme tregove cte dogji ti nga kjo komunikat?

    o bylbyl, a e lexove me lart . une e di qe ti din me lexu por me kuptu e ke veshtire. Pastaj, kush je ti qe me ta dhan ate 'knaqesi'dhe sqarime shtese ne lidhje me mendimet e mia...
    Une nuk mirrem me improvizime dhe ilustrime,...nese nuk t'a rroke mundesh veq me parakalu pa bezane.
    E mos e kallxo veten se duhet me t'i improvizu gjerat ( kjo gje eshte e pamundur ne forum) kur thjeshte s'ta kap,s'ta rrok.. se te randa jan keto tema per ty.

    sorry man..s'kam xhi boj
    do shajfem,.
    Ndryshuar për herë të fundit nga *Lorisa* : 22-04-2009 më 14:18

  12. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    ... e di cfar te djeg ty ? te djeg e verteta qe eshte ne ato reshtat me larte, prandaj be kshu ti

    Shajfena kur te dushh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga *Lorisa* : 22-04-2009 më 14:20
    Sui generis

  13. #13
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    Citim Postuar më parë nga Periodi Lexo Postimin
    ... me IQ diku 0.02 %.
    Une nuk mirrem me improvizime dhe ilustrime,...nese nuk t'a rroke mundesh veq ,.
    duhet patjeter te te permisoj se shet mend e pallavra te kota e te mrasta .......IQ nuk matet me perqindje...
    Ndryshuar për herë të fundit nga *Lorisa* : 22-04-2009 më 14:23
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  14. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gafur Adili mund te jet shume i keq, nuk e mbroj fare! te pakten aj nuk ka bere nje her lufte dhe pastaj te i kthej b*thet Gruevskit.
    Nuk di un pse keta nuk e shohin se Ali Ahmeti eshte duke e shtypur ceshtjen shqiptare, shumica jan duke e kuptuar se aj eshte vetem kukull e Gruevskit nuk ka kapacitet te udheheq shqiptaret, po ky play boy i djeg ajo se aj po sulmon Aliun.
    Me vje keq Periodi po kjo eshte e verteta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga *Lorisa* : 22-04-2009 më 14:21 Arsyeja: Vetëm citimi u fshi
    Sui generis

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    pse qonka fshi postimi im ktu?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  16. #16
    NoboDy Maska e besar_atb
    Anëtarësuar
    22-04-2007
    Vendndodhja
    T3TovA
    Postime
    281
    Njehere nuk di pse kaq shpejt kapeni ne forum dhe nencmoni njeri tjetrin (pa e njohur) per fjalet qe dikush i ka shkruajtur.
    Sdi pse nuk e kuptoni ende se ky Gafur Adili na ka lodh (te pakten mua personalisht) me kesi shkrime.Ne kete rast nuk mbroj as Ali Ahmetin as Menduh Thacin po thjesht jap mendimin tim per kete shkrim qe lexova me larte.Une sdi me sa mend ky Gafur Adili mundohet te mashtroj opinionin me fjalet "argumentet,fotot dhe videot do i nxjerim me vone" dhe "japim ne dispozicion nje jave kohe Ali Ahmetit" sdi a kane vlere keta fjale me tek populli shqiptar,o burr i dheut u lodhem me fjale te kota,po te kete dicka te vertete urdhero nxjere ne shesh,jemi popull qe per ceshtje shqiptare nuk shohim ngjyra partiake por ama mos na lodh ****** me gjera te kota.
    Plagën e nënçmon ai që nuk e din çka është dhimbja!

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2007
    Postime
    25
    Ne nje forum tjeter, pas kesaj "komunikate', kam postuar kete shkrim. Por, edhe pse kaluan disa dite ende nuk kam marre asnje pergjigje.

    Do te shtroj disa pyetje per SIGURIMIN KOMBETARE SHQIPTARE. Kush jeni dhe per kende punoni...jam i bindur, per shqiptaret jo.
    Arsyet:
    E para nje Sigurim qe pretendon se eshte Kombetare Shqiptare, nuk pret nje vit e gjysem te publikoje, nje ngjarje qe te gjithe ne e dime qe atehere. E dyta, nje Sigurimi qe pretendon se eshte Kombetare Shiptare, nuk mund t'i pervidhet nje gabim aq i madh, sa qe nje here njerezit t'i quaje tradhetare e pastaj Heronj ( nese jane heronj, atehere c'te keqe ka nese pjesetaret e sigurimit te Ali Ahmetit, kane luftuar perkrah heronjve??!!!!).
    E treta, nje Sigurimi qe pretendon se eshte Kombetare Shqiptar dhe qe pretendon se ka "agjentet" e vet edhe ne Athine dhe Beograd, nuk mund t'i pervidhet ky GABIM aq trashanik, "dy kushërinjtë e Abdylaqim Ademit të njohur si Komandant LULI dhe komandant LIFI". Le te tregojne zoterinjte e Sigurimit qe pretendon se eshte Kombetare shqiptare, se cilat jane lidhjet farefisnore te Abdylaqim Ademit dhe Lulit, asnjehere dhe ne asnje lufte nuk ka qene Komandant. Apo vetem fakti qe jetojne ne te njejtin fshat dhe ngrohen nga i njejti diell, i ben ata kusherinj??!!!!
    Te fala dhe me shendet, per Sigurimin qe pretendon se eshte Kombetare Shqiptare.
    Anetare te Forumit, ju premtoj se poqese do te ragojne ne kete shkrim timin, do t'i zhvesh plotesisht fytyrat e tyre para juve. ATA DIHET SE KUSH JANE.
    Zbulim me "senzacional" i ketij Sigurimi eshte publikimi i lajmit "Hashim Thaci ne shtepi publike ne Shkup". E dini cila eshte senzacionalja ne kete mes? Fakti qe Hashim Thaci ne restorant Ballkanika ka qenew para dy-tre muajve dhe Ky Sigurim qe pretendon se eshte Kombetare Shqiptare dhe mjaft mire i organizuar, kete njoftim e jep para dy diteve si dicka senzacionale, edhe pse dihet se ne Ballkanika, Hashim Thaci ka pasur takim joformal me perfaqesues te Qeverise se Maqedonise dhe Shqiperise dhe ai lajm eshte publikuar ne me shume media.
    Ngelni te pershendetur.

    P.S.
    ketu do te shtoj edhe nje gje. Cilit Sherbim Sekret Kombetare, qe eshte aq i fuqishem dhe ka pjesetare te vet edhe ne Athine dhe ne dreqin e Zi, mund t'i pervidhet nje gabim i tille "ortografik', qe te vraret nje here t'i quaje deshmore (ne vitin 2007), pastaj Kriminel e me fund te kerkojne falje se qenka gabim "ortografik"???!!!!!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anëtarësuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Shume lehte e ka Gafurr Adili te jape komunikata nga kafeterite dhe picerite e Tiranes.
    Patriotet e vertet punojne me vepra e jo me llafe si ky zedhenesi i FBKSHs te ciles i dule boja.

  19. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Raim Lexo Postimin
    Shume lehte e ka Gafurr Adili te jape komunikata nga kafeterite dhe picerite e Tiranes.
    Patriotet e vertet punojne me vepra e jo me llafe si ky zedhenesi i FBKSHs te ciles i dule boja.
    Per cilet patriot e ke fjalen ti ? mos vall per Aliun (shpresoj te jem gabim)
    Sui generis

  20. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kur ti bëje havaja faka fak
    Sui generis

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 22:50
  2. Situata në Kondovë, Maqedoni
    Nga Prespar_ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  3. Pse Ali Ahmeti ik nga duelet televizive?
    Nga Omari në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 17-09-2007, 10:34
  4. Ali Ahmeti: Nuk jam në opozitë
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 05:53
  5. Ahmeti: Pse i paralajmërova maqedonasit për luftë të re
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 12:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •