Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pango Plasari dhe .. te tjere..

    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Videoja pornografike e ish-ministrit Pango dhe romani pornografik “Dhjetė ditė qė nuk tronditėn botėn” i drejtorit Aurel Plasari, “Delijorgjit” tė kulturės shqiptare

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Kur Ylli Pango ishte Ministėr i Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve, ai, nė njė intervistė televizive deklaroi se Drejtorin e Bibliotekės Kombėtare, Aurel Plasarin e kishte bashkėpunėtorin e vet mė tė ngushtė pėr ēėshtjet e kulturės. Por siē doli mė pas, prioriteti i ministrit Pango nuk ishte kultura por seksi duke shfrytėzuar postin. Ylli Pango, kulturės shqiptare i dha vetėm videoregjistrimin pornografik tė nxjerrė nė emisionin “Fiks fare”. Gjithsesi pas publikimit tė videos sė Pangos nuk mund tė mos e rishikosh nė njė pikėpamje tjetėr deklaratėn kurioze tė Pangos kur ishte ministėr se Aurel Plasari ishte bashkėpunėtori i tij mė i ngushtė pėr ēėshtjet e kulturės. Maniakut seksual Ylli Pango, sigurisht qė duhet t’ i ketė pėlqyer shumė romani pornografik pervers i Aurel Plasarit “Dhjetė ditė qė nuk tronditėn botėn”. Nė fakt romani ėshtė ekuivalenti letrar i videos sė Pangos.
    Kryeministri Berisha e shkarkoi ministrin Pango katėr minuta pas publikimit tė videos. Kėshtu duhet tė ndodhte nė njė shtet serioz. Por nė njė shtet serioz nuk mund tė ndodhė qė drejtori i njė institucioni tė rėndėsishėm kulturor siē ėshtė Biblioteka Kombėtare tė vazhdojė tė mbajė postin dhe tetė vjet pasi ka shkruar njė roman pornografik, siē ndodh me Plasarin. Plasari ka njėmbėdhjetė vjet qė mban postin e drejtorit tė Bibliotekės kombėtare- ėshtė emėruar nga Edi Rama kur ky ishte ministėr i Kulturės. Z. Plasari, me romanin e tij tė pėrmendur mė lart ėshtė babai i letėrsisė pornografike shqiptare. Kjo ėshtė njė gjė me tė cilėn ai mund tė krenohet nė rrethe tė caktuara. Por ėshtė njė gjė qė e bėn Plasarin inkompatibėl me postin e drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare. Edhe nė vendin mė joserioz afrikan nuk ndodh qė drejtori i Bibliotekės Kombėtare tė jetė autor romanesh pornografike.
    Aurel Plasarin, ishte dashur qė ta shkarkonin kryeministrat e majtė dhe derisa ata nuk e bėnė kėtė gjė, atėherė duhet ta kishte bėrė patjetėr kryeministri Berisha. Drejtori i Bibliotekės Kombėtare shkarkohet nga kryeministri me propozim tė ministrit pėrkatės dhe nė tė njėjtėn mėnyrė edhe emėrohet. Ėshtė shumė kurioze se Aurel Plasari u emėrua si drejtor nė 1998, nga Ministri i atėhershėm i Kulturės, Edi Rama, pikėrisht nė kohėn kur qenė dhėnė shenjat e para tė konfliktit tė Edi Ramės me komunitetin artistik tė vendit, konflikt qė pak kohė mė pas u shkallėzua me grevėn e urisė tė elitės artistike tė vendit si protestė ndaj veprimeve skandaloze tė ministrit Rama. Edi Rama atakoi vlerat e kulturės shqiptare dhe promovoi antivlerat.
    Nė kohėn qė Edi Rama planifikonte konfliktin me elitėn artistike tė vendit, ai solli nė krye tė njė prej institucioneve mė tė rėndėsishme tė kulturės shqiptare, Aurel Plasarin, tė cilin e prezantoi si njeriun pėr tė cilin, duke e njohur, ėshtė i sigurt se ka pėr t’ i sjellė vlera tė reja kulturės shqiptare. Dhe Aurel Plasari me tė ardhur nė postin qė i dha Edi Rama i dha kulturės shqiptare njė roman pornografik. Edi Rama duhet tė ishte nė dijeni pėr kėtė gjė dhe kėto ai i quante vlera, nėse konsiderojmė publicistikėn e tij (tė Edi Ramės), pėr tė cilėn para pak kohėsh u mburr nė emisionin e Sokol Ballės, duke u thėnė opinionistėve tė ftuar se u duhej kohė qė ta arrinin atė. Sigurisht qė Edi Rama kishte tė drejtė dhe ai mund tė mbetet i paarritshėm nė fushėn e tij se nė garė ėshtė vetėm me Aurel Plasarin.
    Kur Edi Rama doli nė emisionin e Sokol Ballės, duke mbajtur nė dorė librin e Anthony Giddens “Pėrtej sė majtės dhe sė djathtės”, kjo ishte hera e parė qė ai shfaqej me njė libėr nė dorė, qė nga koha kur u shfaq nė ekranet televizive duke marrė nga Aurel Plasari njė kopje me autograf tė romanit “Dhjetė ditė qė nuk tronditėn botėn”. Nuk ėshtė e rastit qė, Edi Rama, njeriu qė i dha nė dorė Aurel Plasarit ēelėsat e Bibliotekės Kombėtare, ishte njeriu qė kundėrshtoi mbylljen e gropės sė Hajdin Sejdisė, e cila gjendej nė krah tė Bibliotekės Kombėtare, dhe qė ishte bėrė qendėr e veprimtarisė sė atyre qė mund tė quhen personazhe tė romanit tė Aurel Plasarit “Dhjetė ditė qė nuk tronditėn botėn”.
    Pasi Bashkia e Tiranės refuzoi ta mbyllė gropėn dhe tė ndėrtojė njė lulishte nė vend tė saj, qeveria “Berisha” e mbylli vetė gropėn dhe ndėrtoi njė lulishte nė vend tė saj. Tashmė Edi Rama refuzon qė ta marrė nė zotėrim lulishten, nė emėr tė Bashkisė, dhe nuk kryen asnjė punim tek ajo, duke e lėnė nė njė gjendje tė mjeruar, ndryshe nga lulishtja nė anėn tjetėr tė rrugės. Duket se Edi Rama e shikonte gropėn e Hajdin Sejdisė si simbol tė poshtėrimit tė kulturės shqiptare, dy nga institucionet kryesore tė sė cilės Biblioteka Kombėtare dhe Teatri i Operas dhe Baletit gjendeshin fare pranė gropės sė Hajdin Sejdisė.
    Qėnia e babait tė letėrsisė pornografike shqiptare nė postin e drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare ėshtė ekuivalenti i gropės sė Hajdin Sejdisė nė kulturėn shqiptare. Por Aurel Plasari ka bėrė dhe vepra tė tjera, mund tė thotė dikush. Ēfarė na paska bėrė? Apo se ka vjedhur librin e profesor Roberto Morozzo Della Roca, “Kombėsia dhe feja nė Shqipėri”, duke marrė nė librin e vet “Via e Teodosit rishfaqet”idenė qendrore paragrafe tė tėra, pa i cituar? Kjo ėshtė arsyeja qė Plasari nuk e ribotoi mė kėtė libėr tė vetin, me tė cilin dikur krenohej, qėkurse u botua nė Shqipėri libri i profesor Morozzo Della Roca. Ēfarė ka bėrė tjetėr ky Plasari qė na qenka bėrė institucion i kulturės? Apo se na e bėri Nėnėn Tereze vllehe? Apo se i ka botuar si broshura nja tre katėr artikuj gazete, dhe tė cilėt i shėnon nė CV e vet si libra? Apo se edhe ndonėse pej gjashtėmbėdhjetė vjetėsh ėshtė dhe pedagog i ekstetikės nė Fakultetin e filologjisė nė Universitetin publik tė Tiranės, nuk ka shkruar jo mė njė libėr estetike, por as njė tekst estetike pėr studentėt? E ku ka kohė Plasari qė ta bėjė kėtė gjė. Kush do tė shkruajė letėrsi pornografike pastaj. Nėse pėr Plasarin si drejtor i Bibliotekės Kombėtare kanė pėrgjegjėsi ministri i Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve, pėr Plasarin pedagog kanė pėrgjegjėsi rektori Dhori Kule dhe dekani Shezai Rrokaj. Ē’ merita tė tjera ka ky Aurel Plasari qė mban postin e drejtorit tė Bibliotekės kombėtare? Apo se drejton nė Shtėpinė botuese “55” tė Fahri Balliut kolanėn e botimeve “Intelligenda”, duke u paguar kėshtu nga bizneset e pėrbashkėta Delijorgji-Balliu. Paratė qė ka marrė Aurel Plasari nga Fahri Balliu janė tė pėrlyera me gjakun e viktimave tė Gėrdecit. Dhe dritaret e shtėpisė Aurel Plasari i mban tė mbuluara natė ditė me batanije, sikur kėrkon tė krijojė edhe nė shtėpinė e vet mjedisin e kamufluar tė “shtėpisė me gjethe” ku ėshtė mėsuar dikur.
    Aurel Plasari ngjan shumė me Mihal Delijorgjin. Ashtu si Mihal Delijorgji edhe Aurel plasari ishte mik dhe bashkėpunėtor i tė dy palėve tė politikės, i sė majtės dhe i sė djathtės. Delijorgji merrte leje ndėrtimi pa fund nga Edi Rama, ndėrsa Aurel Plasari mori nga Edi Rama postin e drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare, pra mori lejen e ndėrtimit tė antivlerave nė institucionin e rėndėsishėm kulturor shqiptar. Delijorgji ishte mik i Fahri Balliut dhe Aurel Plasari ishte dhe ėshtė mik i Fahri Balliut. Kėshtu qė nuk ėshtė ēudi qė dhe Aurel Plasari tė jetė edhe mik i Delijorgjit dhe tė kenė pasur dreka dhe darka sė bashku. Delijorgji bėri shpėrthimin e Gėrdecit, duke lėnė pas kraterin simbolik. Edhe Aurel Plasari, nė postin e vet si drejtor i Bibliotekės Kombėtare ka bėrė njė krater tė kobshėm nė kulturėn shqiptare. Ajo qė tha Plasari se Nėnė Tereza ėshtė vllehe duhet marrė si indicje pėr kėtė gjė. Derisa drejtori i Bibliotekės Kombėtare tė njė vendi, i cili paguhet nga taksapaguesit dhe ka shumė privilegje tė tjera nga posti i tij, deklaron kėtė gjė, atėherė merret me mend se ēfarė ka bėrė ai pėr kulturėn shqiptare nė kėtė detyrė.
    Aurel Plasari ishte mbrojtėsi mė i madh i projekt-ligjit pėr librin, i cili ishte projektuar si ekuivalenti i shpėrthimit tė Gėrdecit kundėr librit shqip. Detonatori ishte e drejta e autorit pėr librat e huaj. Vende si Shqipėria i kanė firmuar konventat ndėrkombėtare pėr tė drejtat e autorit, duke rezervuar tė drejtėn e pezullimit tė zbatimit tė tyre pėr njė periudhė derisa tė fuqizohet tregu nė vend. Kėshtu ka bėrė Maqedonia qė ėshtė para nesh sa i pėrket integrimit nė Bashkimin Europian, derisa ėshtė vend-kandidat. Ndėrsa Shqipėria zbaton pa rezerva tė drejtėn e autorit pėr libra tė huaj, duke qenė Aurel Plasari me ligj gardiani qė vigjilon shkeljet, por qė sipas rastit toleron, siē bėn me Fahri Balliun. Zbatimi i kėtij ligji ka sjellė pasoja tė rėnda pėr librin shqip.
    Nė rast se emisioni “Fiks fare” do tė kishte organizuar njė operacion tė ngjashėm me rastin “Pango” pėr drejtorin Plasari, ēka ėshtė njė gjė e justifikuar duke konsideruar postin qė mban Plasari dhe dyshimin e arsyeshėm qė vjen nga tė qenėt autor i librit pornografik “Dhjetė ditė qė nuk tronditėn botėn”, atėherė sigurisht qė do tė shikonim video me mbėrthecka. Meqenėse po pėrmendet njė roman, dhe jo pėr ndonjė arsye tjetėr, u frymėzova tė tregoj njė ngjarje reale. Njė klerik plak i cili gjendej nė Shkodėr me burrin e njė politikaneje tė majtė nga Tirana (burri kishte shkuar tė vizitonte disa kisha tė vjetra) merr nė telefon nė njė zyrė nė Tiranė ku gjendej gruaja e kėtij burrit me drejtorin (zonja nė fjalė vinte shpesh nė zyrėn e drejtorit dhe mbyllej dera nga brenda), dhe i thotė drejtorit: “Biri im i jepni fund asaj pune, se ky zotnia ka nji fije qė asht nisė pėr Tiranė”.
    A nuk do tė kishte qenė ky njė episod i pėrshtatshėm pėr nė “Fiks fare”? Nė fakt “Fiks fare” mund tė bėnte dhe njė gjė tjetėr, tė filmonte se si ēelėsat e seksionit tė Albanologjisė nė Bibliotekėn Kombėtare prej kohėsh i janė dorėzuar nga drejtorit botuesit tė romanit “Dhjetė ditė qė nuk tronditėn botėn”, ndoshta si mirėnjohje pėr botimin e kėtij libri. Dhe ky zotėri prej shumė kohėsh shkon dhe punon i vetėm tek seksioni i Albanologjisė, duke u marrė kushedi se me ēfarė punėsh tė korbshme, si emri i shtėpisė sė tij botuese.
    Po kėshilltari pėr kulturėn i Presidentit Topi, Agron Gjekmarkaj, pėr ē’ arsye ėshtė bėrė prej disa kohėsh praktikisht bodyguard i drejtorit Plasari, duke e pėrcjellė nė shtėpi nė kėmbė kur del nga zyra. Duket se ka qenė Aurel Plasari ai qė i sugjeroi Bamir Topit qė ta merrte Agron Gjekmarkajn si kėshilltar pėr kulturėn. Nė fakt, duke qenė Agron Gjekmarkaj nė postin e kėshilltarit presidencial pėr kulturėn, ėshtė vetė Aurel Plasari qė e mban kėtė post by proxy. Se Agron Gjekmarkaj nuk ka asnjė kredencial pėr tė qenė kėshilltar pėr kulturėn i numrit njė tė shtetit.
    Duke perifrazuar titullin e romanit pornografik tė Aurel Plasarit, pas dhjetė vjetėsh qė nuk tronditėn qeveritė shqiptarė tė qėndrimit nė karrigen e drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare tė njė shkrimtari pornografik, tashmė nė vitin e njėmbėdhjetė ėshtė pikėrisht koha qė kryeministri Berisha tė shkarkojė Aurel Plasarin nga posti qė mban. Aq mė tepėr kur Aurel Plasari as qė denjon tė merret fare me detyrėn e vet (pėrveēse pėr punė tė errėta), se qė kur ka ardhur ai nė detyrė Bibliotekėn Kombėtare kėtė institucion e drejton nėndrejtoresha. Aurel Plasari, kur u bė drejtor, kėrkoi dhe siguroi nga ministri i kohės Edi Rama njė vend shtesė nė organikė pėr nėndrejtorin, dhe emėroi njė zėvendėse sė cilės i la gjithė punėn burokratike, si tė thuash. Prandaj ėshtė mirė qė Plasari tė ēlirohet krejtėsisht nga posti i tij burokratik, tė cilit i merr gjithė privilegjet, pa i pėrmbushur asnjė nga detyrimet, dhe tė lihet i lirė tė merret me punėt e veta. Kur erdhi nė post, Plasari filloi tė thoshte se kjo detyrė burokratike nuk ishte pėr tė, se po i hante kohėn qė i duhej pėr studimet e veta, dhe se do tė rrinte dy vjet nė post, sat ė bėnte disa reforma, dhe do tė largohej. Por ja ku kanė kaluar njėmbėdhjetė vjet dhe Plasari ėshtė ende nė post.

    kmyftaraj@yahoo.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

  2. #2
    mikja dhe armikja Maska e lediris
    Anėtarėsuar
    04-02-2009
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    23
    Sa tendecioz me duket ky shkrim jetojme ne vitin 2009 dhe kisha kaq shume kohe qe sdegjoja te lincohet nje shkrimtar se paska shkruajtur nje liber "pornografik".Une do te vrapoj te lexoj librin ne menyre qe te kem informacionin dhe argumentet e duhura ne lidhje me te por gjithsesi nuk me duket e udhes qe botimi i nje libri qofte ky edhe "pornografik"sic shprehet zoteria te kete te beje me postin qe mban shkrimtari aq me teper qe ky post i perket kultures.Sa shpejt nxitojme ne te komentojme nje liber te nje autori shqiptar si skandaloz kur ne gjithe letersine e huaj ka plot libra te tille madje qe jane vleresuar dhe sidomos autor franceze.Megjithate mendoj se ne lidhje me librin eshte lexuesi ai qe ben diferencimin dhe kritika dhe akoma se kuptoj chyn ketu posti sa per te tjerat aludimet per drejtore dhe gra te krahut te majte une nuk kuptova asgje.Kur do marin fund thashethemet ne kete boten tone te vogel dhe per cfare arsye na serviren ne per ti lexuar duke dashur te paralelizohen me nje liber artistik?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2004
    Postime
    125
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Agjensia e Lajmeve "SOT"
    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Por nė njė shtet serioz nuk mund tė ndodhė qė drejtori i njė institucioni tė rėndėsishėm kulturor siē ėshtė Biblioteka Kombėtare tė vazhdojė tė mbajė postin dhe tetė vjet pasi ka shkruar njė roman pornografik, siē ndodh me Plasarin. Plasari ka njėmbėdhjetė vjet qė mban postin e drejtorit tė Bibliotekės kombėtare- Kur erdhi nė post, Plasari filloi tė thoshte se kjo detyrė burokratike nuk ishte pėr tė, se po i hante kohėn qė i duhej pėr studimet e veta, dhe se do tė rrinte dy vjet nė post, sat ė bėnte disa reforma, dhe do tė largohej. Por ja ku kanė kaluar njėmbėdhjetė vjet dhe Plasari ėshtė ende nė post.
    kmyftaraj@yahoo.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

    O Kastriot po shume gjate i paske rene o burr, thuaj qe une dua te behem drejtor dhe kaq.

    Mbetshi me shendet

Tema tė Ngjashme

  1. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  2. Aurel Plasari (?)
    Nga forum126 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-08-2006, 08:42
  3. Nene Tereza: "Une jam nje pende ne doren e Zotit"
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 06:53
  4. Vija e Teodosit - Aurel Plasari
    Nga Seminarist nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 04:40
  5. Plasari dhe Biblioteka
    Nga erzeni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 21:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •