Close

Rezultati i Sondazhit: A jeni "Pro" kthimit te pronave pronareve te vertete

Votues
24. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pro

    20 83.33%
  • Kundra

    4 16.67%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #-9
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    150

    Post Pronaret e vertete ne Shqiperi me te persekutuarit

    Pronaret e vertete te tokave para pushtimit komunist te 1945 te Shqiperise jane klasa me e persekutuar .... Nuk mundet me te mohoet e drejta kushtetuese e prones dhe trashegimise se saj nga nje klase (komuniste= socialiste+demokrate) qeverisese qe per arsye politike te pastra fare injoron te drejten me elementare te njeriut sot ne toke.

  2. #-8
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    ndoshta duhet shtuar se departamenti i shtetit ne vitin 2001 deklaroi se "ne shqiperi nuk ka per te patur zgjedhje te lira per sa kohe qe dy partite e medha i kane blere votat nga pjesa e popullsise perfituese e Ligjit 7501", Mbi Reformen e Tokes, dhe kjo pa demshperblyer ish-pronaret qe me ligj u takojne parate perpara se ti merret toka....
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  3. #-7
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    kundra, se edhe shumica e pronareve "te vertete" kot e kane marre token. tani po ja jep te zbriturve token Bab Sala ndersa ne ate kohe ja ka dhene Bab Sulltani. Skishte faj enveri qe sla asnje pronar toke pervec shtetit
    To look life in the face....

  4. #-6
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Token nuk ja ka dhene bab sulltani shqiptareve, ja ka dhene zoti, sulltani ja mori dhe e beri te tijen. Duhet te vinin vitet 1834 me reformat brenda perandorise qe te rikthehej pronesia private mbi token. Pastaj mbas vitit 1912 shume shqiptare kane blere toke me flori nga shqiptaret e tjere, cfare faji kane ata ? Tregu i tokes ka ndryshuar shume nga viti 1912 deri me 1939 dhe shume emigrante shqiptare te diaspores se atyre viteve investuan kursimet e tyre ne toke-blerje, po ashtu edhe shume shqiptare te shqiperise qe krijuan te ardhura te mira nga tregtia apo puna e tyre e ndershme investuan ne toke-blerje.Po keta cfare faji kane, qe tu marresh parate dhe token dhe te mos mbaje kush pergjegjesi? Une nuk po them qe reforma agrare apo reforma e tokes te mos behet per interesa madhore kombetare, si pjese e luftes kundra varferise, sepse eshte bere ne te gjithe historine e njerezimit, por me thuaj, ne kohet moderne kush shtet nuk i ka paguar ose demshperblyer pronaret mbasi u ka marre token ?
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  5. #-5
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Citim Postuar mė parė nga Gunnar
    kundra, se edhe shumica e pronareve "te vertete" kot e kane marre token. tani po ja jep te zbriturve token Bab Sala ndersa ne ate kohe ja ka dhene Bab Sulltani. Skishte faj enveri qe sla asnje pronar toke pervec shtetit

    As Enveri nuk guxoi t`ia merrte token pronareve te vertete! Ne kohen e reformes agrare pas Ēlirimit doli parrulla "toka i takon atij qe i punon" dhe nuk thane se toka eshte prone e atij qe e punon.

    Nqs do te deshironte te zhdukte pronesine e vertete rregjimi komunist do te asgjesonte dokumentet kadastrale, gje qe s`e beri, se e dinte se toka eshte jo e atij qe punon por e atij qe ka derdhur florinjte dhe djersen e ballit.

    Per mendimin tim toka i takon pronareve te vertete, dhe se kjo pune keshtu do te vazhdoje deri sa te vdese edhe brezi qe mban mend se ku i ka patur pronat.....

  6. #-4
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    e vertete joss, edhe enveri nuk i zhduku dokumentacionet e tokes... por cfare ti besh kur drejtesia sot drejtohet nga njeres si puna e gunnar-it qe bene kurse 6-mujore per juriprudence dhe sot te gjykojne ne salle te gjyqit....
    por gunnari akoma si eshte pergjigjur pyetjes se ne kohet moderne kush shtet nuk i ka paguar ose demshperblyer pronaret mbasi u ka marre token ?
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mire beni te tregoni histori te vecanta qe i njihni mire.. sepse nga te vecantat qe i njihni mire krijojme idene e sakte sec cfar eshte bere ne tere shqiperine..

    po tregoj njeren..

    vjen nje qyqar ne shqiperi nga viset shqiptare ne ish jugosllavi.. si emigrant politik .. dhe si zakonisht e cojn andej nga myzeqeja per "kontroll e verifikim 100 vjecar..te gjate" se mos eshte agjent.. se keshtu benin me te gjithe kaqolat qe kujtuan se po vijne tek baba i madh dull hoxha..
    si bir fshatari ky fshatari i viseve shqiptare.. besoj i zones tuz ulqinit ka qene.. sic ma kan treguar kte histori te dhimshme.. edhe ne myzeqe punon si kale e ashtu ne rrethanat kooperativo nbsh-ore ja del te siguroj buken e kalamaqerve me djers ..

    mirpo andej matane Titua i la njerzit te punojne ndac koprativo iste--ndav privatiste..ndac zvicro gjermanoiste.. dhe tokes se babait te ketij katundarit tuzo-ulqinak ja vune syrin komshijte atje ne tuzo ulqin.. por ne shtetin e titos nuk talleshe dot me pronen.. dhe qe tja gllaberonin token dhe shtepine atij babait qe u plak dhe te birin e kishte ne burgun keshtjelle.. atdheun amė.. enverist.. pra pa kontakte.. u nis njeri nga zona e ulqin tuzit.. dhe vjen ne shqiperi te enverit.. si turist kuptohet se nuk ish budall si ai tjetri me ardh me arratisje si emigrant e me hap kanale neper myzeqe nen kontrollin e lipeve e operativave nga terbaci apo bilishti..
    ki kopili .. komshi me token dhe shtepine ne tuzo ulqin te ketij qyqarit sa vjen ne shqiperi tek miqt e tije ku dhe vendoset per ditet qe ishte mysafir.. u thote.. dua te takoj filanin.. jeton diku ne myzeqe..
    mir thone miqte dhe e gjejne kte te mjerin ne myz<eqe dhe e ftojne..
    vjen ki gjith gezim se do takonte nje bashk vendas e kushedi do i ket sjelle ndonje pako nga te vetet.. sepse dihet se ne kohen kur ne jugosllavi bilbilonte titua e ketej enveri.. punet kishin vajtur aty sa.. shqiptari i shqiperise me ato rrogzat e mjera synonte buken e gojes pra te shtynte pesmedicin.. sic i thoshin kurse andej nga ana e titos shqipot.. nje pjese e mire.. ishin bere njerez.. ishin bere me villa 2 3katshe.. me kerra e me pasosha e ata te zones tuzo ulqinake ja kishin ndjere dhe lezetin turizmit.. pra atyre gjermano skandinaveve qe ne koh te titos pushtonin bregdetin dalmat e montenegroist.. e derdhnin parane lume ne hotel motel shtepizat qe gjalleronin nga rijeka deri ne ulqin e tivar..
    pra dallimi i madh.. saqe jo me kot tregohej dhe nje barsalete aso kohe..
    kufitari shqipo tar i pjeses enveriste shihej cdo dite me kufitarin jugosllav diku ne zonen e mbi shkodres..e kishin filluar te pershendesin njeri jatrin.. kur qellonin bashke ne sherbim.. kuptohet njeri ketej tjetri andej..
    ky i joni veshur me ato kapotat e vjetra kepuc faqe zeze e i ushqyer mjerisht..
    kurse ai i titos veshur mire.. me faqoren e vinjakut ne xhep per tu ngrohur me kepuce te mira e veshje te mire e i ushqyer tito kardeloisht..pra derrce..
    edhe nje dizaj shihen keta dy kufitaret.. ki ketej qe mbronte keshtjellen zgjebarake te enverit dhe ai andej qe formalisht kryente detyren se skish cfar te trembej se mos iknin ulqinaket miljonere e shkonin me kerku strehim ne mamurras me marr 500 lek ne pesmedic.. nejse..
    i thote ki kufitari i titos qe matane ketij te enverit.. o moj druzhe.. kako.. si.. dobro..???
    dobro si kaka.. i thot ki i enverit..

    cte thosh i ngrati.. me teper.. lol..

    nejse.. vjen pra ky i titos tek ky i enverit dhe takohen e ky kopili i titos veshur mire faqekuq e me zinxhira ari ne qafe e duar e kuleten plot me shuka me dojc marka.. e ja hedh llafin rreth e rreth ketij qyqarit te leckosur te anes enverit..
    degjo i thote.. ajo toka e babait tend atje ne tuzo tivaro ulqin.. dhe shpija kane mbetur shkrete.. ti je ketu e je nevojtar e une atje kam mundesi qe te bej turizem me pllacin tend.. por me duhet nje firma nga ty se ti je trashegimtari me ligj i plakut tend.. dhe shteti atje pa firmen tende nuk ma leshon ..
    ky i ngrati i thote.. une isha i ri kur u arratisa qe andej e erdha ketej.. por nuk dua te ngordh ketu ne myzeqe e nji dit kushedi si vjen puna e bashk me keta femije te mij kthehem ne trojet e stergjysherve te mije.. se ktu nji ktu me ka ardh e prek hunden me dore.. e prandaj nuk dua te shes token e shpin e babes.. ashtu le te rrine se nji dit mos une vjen fmija im dhe e gezon..
    hmmm.. ben ki i ardhuri se ju ftof puna.. mendoj se duke e shfrytezuar mjerimin e ketij e duke i dhene ca zhele e ndonji manjetofon.. po ja por.dhon mendjen e po ja merr firmen..
    por "myzeqari" nuk e ha kte kumbull..
    dhe iken bosi ne jugosllavi dhe myzeqari shkon ne fshat gulagun e tij ..
    skaluan ca kohe dhe kte qyqarin e arrestojne..
    familja ku u akomodua miku nga jugosllavia per interesa meskine apo si spiune te felliqur te regjimit e kishin spiunuar te mjerin..
    kishin vajtur ne dege e kishin thene se filani kur ka ardhur vizit tek ne e ka folur me mikun tone nga tuz ulqini.. ka shprehur pakenaqsi per pushtetin tone dhopullor.. dhe i ngrati jabanxhi.. vate ne burg.. kush do ta mbronte qyqarin.. dhe me sa di e denuan nja 10 vjet e ca me spaco burrelo bulqiz.. si agjent.. te udb-es..
    e i ngrati nuk ishte agjent por Njeri qe si cdo njeri.. kerkonte.. e kish nji enderr te kthehej atje ku kish lere..
    dasht Zoti e ka dale gjalle nga burgu enverist e ka shkuar me femijet tek toka e babes..

    desha te them se .. prona eshte e shenjte.. por dhe shqipot jan kanibale..

    ne shqiperi vellai vret vellane per nje meter gardh..
    prandaj kjo pune do rregulluar me drejtesi..

    Deri tani ka marre prone kush ka qene bith e brek me pushtetare.. Psh Spartak poci i Nano edvinave u mburr nje dizaj se.. i ka marre tokat dhe i morra ne kohen tende o Sali i tha..
    Po keshtu Dade Barja thon ka marre toka.. po dhe Dash peza ka marre se ishte mik me edvinin..
    po tjeret..
    Shum njerez me thone..nuk guxoj te kaloj andej nga tokat e gjysherve se ai qe e ka zene.. ardhur nga m.uti semes ..me ka thene.. ik se ti hedh trut ne ere.. me tritolo kallash.. e un i ngrati femij teper skam qe ti le aty per nje cop toke..

    u fol psh qe banda hakmarrja e shyto zabito arapve.. ka troje ne radhime e gjetke e aty ka bere motello restoranto bordello .. kuptonet ne tokat e te tjereve..

    Pra keq punet..

    me tregonte nje dizaj lionesi..kjo kapedanja ketu..

    shum familje kur kan ndare trojet.. i kan ndare shum talibanshe.. psh vetem djemte e plakut kan te drejte te marrin pjese kurse vajzat jo..
    vate tha ki miku im.. baca T (njeri me reputacion e i shkolluar e i emancipuar qemoti.. ) atje ne livadhet e valbones.. e u tha fshatarve.. une tha jam djali i shpise dhe sipas zakonit me takon te benem pronari i trojeve te babes..por baba im ka pas dhe bija.. dhe une do bej drejtesi e burreri.. token do ta ndaj barabar.. me motrat.. pra i beri dhe femijet e nipat e mbesat e te motrave me prone..
    keshtu duhet bere..
    e kemi raste qe ne qytete bejne hile vellai motres e motra vellait.. e djali xhajes cunit te xhajes.. e disa jan bere pronare gratacielash e disa me gjisht ne b.ithe..se ne goj ku ta gjesh..

    pra nuk eshte vetem saliu fajtor po dhe vet njerzit jan bere te babezitur e po han njeri jatrin..

    ne truallin e gjyshit tim ne tirane une skam marre asnje pellembe.. e nje leng sterlengu..nuse e nje nipit te gjyshit eshte bere bose aty e ka bere grataciela mbi ate toke.. e di korasoni vendin.. as 300 metra larg nga banka shtetit.. vij ajrore..
    dhe kush guxon te merret me ate panteren.. ajo bi.th e brek me dhorat e m.utat e tjere te gjykato bashkive ministrive.. e une skam kok teper ta le .. ne beteje me bandat e saja..

    keshtu po bejne shume..

    kjo eshte pun mafm.uti..
    prandaj i kam thene tik takut me trego ku ta gjej nje cop truall diku ku te jete..
    psh ne kelcyre apo ne levan frata-mallakaster .. ose ne qukso librazhdo-burrel..

    vec ta kem nje cop tok ne vendin tim..
    e ne fund.. kur diskutoni shkruani gjate esqaroni se cka ndodhur ne rrethin tuaj.. e ashtu zbardhet panorama e pergjithshme..

    bujrum..

  8. #-2
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    o brari, s'eshte nevoja te behesh sintetik , ne kuptimin filozofik, edhe pse me pelqeu morali i historise por jo entuziasmi dhe pesimizmi yt....
    parapelqej te jem me analitik sepse ligjshmeria e shtetit shqiptar eshte ajo per te cilen sali nano eshte fajtor me oke. te kujtohen zgjedhjet e 1991 kur sala tha se do tu kthej pronat pronareve dhe e drodhi e ratifikoi Ligjin Famekeq 7501 te Ramiz Alise .... e ndersa drejtesia ne shqiperi nuk funksionon si ne angli, me shembuj te vecante... sepse do ta kishin fituar te gjithe pronen e tyre absolutisht, prandaj shembujt e te tjereve do ta kthenin kete ceshtje ne nje sintetizem kafenesh dhe do ta ulnin nivelin e gjykimit mbi ceshtjen me kryesore te problematikes shqiptare sot, qe po mban peng zhvillimin....
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  9. #-1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10
    nuk besoj se ka nevoje per koment qe PO i duhen kthyer sepse vetem nje shtet ligjor i se drejtes do ta coje shqiperine perpara e jo vetem nje shtet ligjor sic pretendojne sot ish enveristet e Kuvendit tone te panderuar ..... cfare ndryshimi ka ndermjet shtetit ligjor te Stalinit, Enverit, Pinocetit, Papadhopulos, etj dhe shtetit ligjor sot ? asnje ndryshim. te gjitha kane qene dhe jane shtete ligjore. ndryshimi qendron te drejtesia, pra tek shteti ligjor i se drejtes....

  10. #0
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Pronat, Brukseli heton qeverinė

    Njė komitet i posaēėm do tė monitorojė praktikat e kthimit dhe kompensimit


    Parlamenti Evropian do tė ushtrojė njė kontroll mbi situatėn e procesit tė kthim-kompensimit tė pronave nė Shqipėri. Hetimi i Brukselit mbi ēėshtjen e pronave nė Shqipėri, mund tė sjellė pasoja nė vėrejtjet e pėrvitshme qė institucionet evropiane bėjnė pėr progresin e vendit, duke qenė se angazhimi i qeverisė mbi kthim-kompensimin e pronave, ka marrė sakaq vlerėsime negative mbi trajtimin e ēėshtjes. Vendimi i institucionit mė tė lartė tė Bashkimit Evropian ka ardhur pas njė ankese tė pėrbashkėt tė shoqatave tė ish-pronarėve tė Shqipėrisė, Serbisė dhe Rumanisė. Ankuesit propozuan qė ligjet pėr kthimin e pronave tė pėrmirėsohen dhe procesi i kthimit tė pėrshpejtohet, duke u monitoruar nga BE, kėshtu qė ai tė zhvillohet kudo sipas standardeve tė BE-sė. Ky vendim i erdhi nė formė gati unanime, pasi shumė parlamentarė deklaruan se ēėshtja e kthimit tė pronave ėshtė njė shqetėsim themelor dhe se Komiteti i Ankesave duhet tė jetė i vendosur pėr pranimin e kėtij ankimimi. Parlamentari evropian, Marcin Libincki, nga Polonia, kryetar i Komitetit tė Ankesave, tha se ai e njeh problemin e kthimit tė pronave nė vendin e tij. Ai udhėzoi Sekretariatin e Komitetit tė Ankesave qė tė pėrgatisė njė notė, lidhur me kėtė problem, pėr ta diskutuar nė mbledhjen e ardhshme tė koordinatoreve. Ndėrkaq, sipas transkriptimeve tė diskutimit, tė publikuara nė internet, nė pėrfundim tė takimit zv.kryetari i Parlamentit Evropian, Mc.Millan Scott, deklaroi: "Ky ėshtė njė rezultat pozitiv. Nė 18 muajt e fundit, Komiteti i Ankesave ka shqyrtuar njė sėrė ankesash pėr kthimin e pronave dhe duke e lidhur kėtė edhe me ankimin e fundit, Komiteti Ankesave do tė shqyrtojė monitorimin e ēėshtjes, duke kėrkuar njė raport tė jashtėm, nė mėnyrė qė tė zbuloje se cila ėshtė situata e vėrtetė pėr kėtė ēėshtje nė vendet evropiane, ish-komuniste dhe ēfarė duhet bėrė.

    Legalizimet sabotuan kthim-kompensimin

    Sipas njė pėrllogaritjeje me vlerė mesatare, tė kryer nga vetė pronarėt, kostoja e legalizimeve shkon nė 6 miliardė dollarė. Ndėrsa, plot 30 miliardė dollarė ėshtė fatura financiare qė i pėrkon zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes sė pronave. Tė paktėn kjo ėshtė shuma qė Shoqata Pronėsi me Drejtėsi, nėpėrmjet njė deklarate zyrtare, pretendon se nevojitet qė kjo ēėshtje tė mbyllet njė herė e pėrgjithmonė. Sipas pėrllogaritjes sė pronarėve, vetėm pėr kthimin dhe kompensimin ndaj zotėrve origjinalė tė trojeve apo ndėrtesave tė ndryshme, nevojiten rreth 24 miliardė dollarė. Nga ana tjetėr, zgjidhja e problemit tė legalizimit tė ndėrtimeve tė paligjshme, llogaritet tė kushtojė rreth 6 miliardė dollarė. Kjo bėn qė fatura e pėrfundimtare e pronave nė Shqipėri, tė kapė shumėn marramendėse dhe krejtėsisht tė papėrballueshme, prej 30 miliardė dollarėsh, shumė kjo e mbėshtetur pėrgjithėsisht edhe nga ekspertė tė pavarur. Nė fakt, nė njė raport tė Bankės Botėrore, thuhet se vlera shumė e lartė e tokės e bėn tė dyshimtė suksesin e procesit tė kthim-kompensimit tė pronave, duke vlerėsuar rritjen e fortė tė ēmimit pėr metėr katror nė qytet dhe tė ēmimit pėr tokėn bujqėsore. Sidoqoftė, nė Tiranė vėrehen edhe transaksione pronash, nga ku rezulton se 1 metėr katror ėshtė vlerėsuar me 1500 apo 2000 dollarė. Pronarėt shprehen se mėnyra se si po kryhet procesi i legalizimeve, nė fakt po lejon hapėsira pėr zvogėlimin e sipėrfaqeve tė disponueshme nėpėrmjet ngritjes sė mė shumė ndėrtesave ilegale, duke vėshtirėsuar procesin e kthim-kompensimit tė pronave. Sipas Shoqatės Pronėsi me Drejtėsi, "hapėsirat e abuzimeve me pronat janė kolosale dhe i tejkalojnė vetė abuzimet e skemave piramidale". Nga ana tjetėr, pronarėt pranojnė se asnjė qeveri nuk ka llogaritur seriozisht koston e njė procesi tė tillė, nga i cili varet edhe integrimi i vendit nė Bashkimin Evropian.



    marre nga gazeta "Shqip" date. 14.03.2007
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •