Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    NATO dhe RIBASHKIMI KOMBĖTAR

    Bėrja e Shqipėrisė administrative pjesė e strukturės ushtarake tė NATO-s duhet tė kuptohet si njė ngjarje e zakonshme pėr dy arsye; e para se shqiptarėt nuk janė mė tė menēur se kroatėt dhe e dyta se ende vazhdojmė tė luajmė rolin e zagarit nė skenėn politiko - ushtarake tė botės. Me pushtetarėt qė i kemi vlera e anėtarėsimit mė shumė do tė jetė simbolike se praktike.



    Bllokimi i pėrgjithshėm disaditor i mediave elektronike dhe tė shkruara nė Shqipėrinė administrative me rastin e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO ishte i pavend dhe i panevojshėm. Duke pas parasysh se kėto media janė pjesė e pushtetarėve diēka ndryshe edhe nuk mund tė pritej. Ne shqiptarėt kudo qė jetojmė jemi mėsuar nga pushtetarėt me gjėra tė tilla ku ngjarjeve tė zakonshme u japin pėrmasa qė nuk janė nė pėrputhje me vlerėn e arritur.

    Anėtarėsimi nė NATO erdhi mė shumė me njė vullnet politik tė zyrtarėve tė shtetit amerikan duke e parė interesin e tyre strategjik nė territorin shqiptar sesa reformave apo plotėsimit tė kushteve tė ushtrisė shqiptare pėr tė qenė pjesė e kėsaj strukture. Interesi amerikan pėr shqiptarėt kryesisht ka tė bėj me mungesėn e besueshmėrisė ndaj Greqisė pėr hapat qė do t'i merr Aleanca nė tė ardhmen. Mos tė harrojnė zyrtarėt shqiptarė afatin kohor nė mes kėrkesės dhe pranimit, se lutja pėr anėtarėsim ėshtė bėrė mė 1992 dhe pranimi ėshtė bėrė tepėr vonė nė krahasim me shtetet tjera. Prandaj, nuk kanė nevojė tė jargosen e tė ēirren se ishte kontributi i ndokujt apo partisė sė tij pėr kėtė proces politiko-ushtarak. Vetė fakti se kjo ngjarje e zakonshme e pėrmasave tė rrejshme historike u festua ndaras nga PDSH dhe PS tregoi edhe njė herė fytyrėn e pasinqertė tė tyre ku donin tė pėrfitonin nga kjo ngjarje pėr interesa personale e partiake.

    Ajo qė ėshtė nė interes tė shqiptarėve tė dinė ka tė bėj me atė se, ēfarė fiton Shqipėria dhe shqiptarėt si popull nė Ballkan pas anėtarėsimit?
    Shqiptarėt si popull kanė qenė pjesė e NATO-s qė nga viti 1999 kur ajo intervenoi nė territorin e okupuar tė Kosovės shqiptare pėr tė parandaluar katastrofėn humanitare. Po mos tė ishte NATO shqiptarėt sot do tė ishin endacak botėror duke rrezikuar edhe vetė ekzistencėn e gjysmė shtetit shqiptarė. Me 1 prill ndodhi vetėm hyrja formale e gjysmė shtetit shqiptarė nė kėtė organizatė.

    Prej 2 prillit ēėshtja nuk ka tė bėj me NATO-n, ata bėjnė politikėn e tyre, por problemi qėndron te zyrtarėt e shtetit shqiptar. A do tė duan dhe dinė qė tė pėrfitojnė nga ky anėtarėsim apo do tė vazhdojnė tė na zhgėnjejnė me politikėn e tyre kundėr shqiptare? Fjalėt qė atyre ditėve u pėrēuan te populli se mė nė fund na erdhi liria, paqja dhe siguria sikur na ndjellin njė paragjykim negativ. Ne mund tė anėtarėsohemi edhe nė Hėnė e Mars, por me kėta fqinjė qė i kemi pa marr parasysh se, ne dhe ata janė apo jo pjesė e NATO-s, duhet tė na vetėdijesojė qė tė bėhemi zot tė vetvetes, ngase njė ditė tė gjithė kėto organizma do tė shuhen e shkojnė apo do t'i ndryshojnė prioritet, por ne prapė do tė jemi pranė fqinjėve tanė. E pėrderisa fqinjėt tanė udhėhiqen me projektet politike tė Megaliidesė dhe Naēertanisė paqja ėshtė vetėm njė pushim i shkurtėr, i cili tė mundėson tė edukohesh dhe furnizohesh me teknologji ushtarake tė kohės. Kur u formua NATO mė 1950, kishte 36 luftėra botėrore kryesisht tė karakterit dekolonizues. Mė 1990 kishte 60 luftėra dhe mė 2009 kur Shqipėria jonė u anėtarėsua ka 42 luftėra nė rruzullin tokėsor me intensitet tė ndryshėm. Pra, mė shumė luftėra sot se kur u themelua NATO. Pėr ēfarė paqe dhe sigurie ėshtė pyetja?

    Dikush tha se ky integrim do tė sfidoj fqinjėt grekė dhe serbė pėr ndarje territoriale tė shtetit shqiptar. Ky mendim ėshtė mendim fėmijėror. Mbi 50% e territorit shqiptar nė Ballkan sot nuk kontrollohet nga shteti shqiptar. Sa do tė ndikoj anėtarėsimi nė NATO, nė mbrojtjen e gjysmė shtetit shqiptar dhe kthim tė sovranitetit tė territorit tė pakontrolluar, mbetet tė shihet.

    Tė qenit anėtar i ndonjė grupi, shoqate apo organizate siē ėshtė kjo e NATO-s bazohet nė raportin jap-marr. Ne shqiptarėt jemi mėsuar me dhėnė qė nga Perandoria Romake e ajo Osmane dhe nuk ka nevojė ta shpjegojmė kėtė ēėshtje pasi qė tė gjithė e dimė. Atėherė, ēfarė do tė fitojmė? Prapė pėrgjigja ėshtė e lehtė, atė qė e kemi fituar me shkatėrrimin e perandorive tė lartpėrmendura, nėse pėrdorim tė njėjtėn mendėsi.

    Bėrja me tė fortin nuk do tė thotė se je i fortė si dhe shoqėrimi me tė mirėt nuk do tė thotė se je i mirė. Nė sport kur luan nė njė ekip tė mirė nėse vetėm pak je mė i dobėt se bashkėlojtarėt vendin e ke nė rezervė. E njėjta rregull vlen edhe pėr pjesėmarrje nė organizata me karakter tė ndryshėm.

    Tė qenit pjesė e organizmave ndėrkombėtar nėnkupton se ēdo kush luan rolin sipas kaēikut tė tij. Zyrtarėt shqiptarė na thanė se Shqipėria ėshtė pranuar pėr shkak tė vlerave tė saj dhe do tė ketė ndikim nė vendimmarrje pėrmes konsensusit. Konsensus nė NATO do tė thotė se ēdo shtet anėtarė nė pėrputhje me interesat e saja kombėtare mund tė miratoj ose refuzoj vendimet e Aleancės, nėse vlerėson se janė nė kundėrshtim me interesat e saj. Vlera e Shqipėrisė nė Aleancė do tė shihet shumė shpejtė gjatė anėtarėsimit tė Malit tė Zi, Maqedonisė dhe nesėr ndoshta Serbisė nė NATO. Nėse me tė vėrtet nderohet si anėtar me tė drejta tė barabarta, prioritet i shtetit shqiptarė mbetet, kėrkesa pėr largimin e tė gjitha trupave tė KFOR-it nga Kosova dhe vendosja e ushtrisė shqiptare nė dhe rreth kufijve tė Kosovės. Testi i parė pėr konsensus mund tė jetė edhe kushtėzimi i Afganistanit me Mitrovicėn Veriore.

    NATO ėshtė njė organizėm qė shqiptarėt mund tė pėrfitojnė shumė si nė pikėpamje politike, por edhe ushtarake. Por vetėdija kombėtare e zyrtarėve tė shtetit shqiptar dhe mungesa e njė strategjie mbarėkombėtare nuk na bėnė optimistė. A do tė munden ushtarakėt shqiptarė qė tė ngritin vetėdijen e politikanėve vėshtirė ėshtė pėr ta besuar!? E kaluara 20 vjeēare por edhe lufta e UĒK-ės, ėshtė argument mė i fuqishėm dhe na tregoi se nė ēfarė niveli ishte shteti shqiptar dhe zyrtarėt aktual tė Kosovės.

    Kjo e kaluar na tregon se fitues mė i madh se populli shqiptarė nė Ballkan pas anėtarėsimit nė NATO, do tė jenė zyrtarėt e shtetit shqiptar dhe klasa aktuale politike nė trojet tjera tė okupuara shqiptare. Ata jo vetėm anėtarėsimin nė NATO por edhe nesėr nė BE, do ta keqpėrdorin si kundėr argument pėr ribashkim tė popullit shqiptar nė Ballkan. Ēdo kėrkesė pėr ribashkim brendashqiptar do ta kundėrshtojnė me arsyetim se tash jemi pjesė e strukturave veri-atlantike dhe duhet tė sillemi nė pėrputhje me rregullat e saj.

    Kur shqiptarėt brohoritėn kah fundi i shekullit XX ''E duam Shqipėrinė si gjithė Evropa'' kishin menduar nė mes tjerash edhe pėr njė Shqipėri tė aftė ekonomikisht e ushtarakisht qė tė zgjidh edhe ēėshtjen e dekolonizimit tė mbi 50 % tė territorit tė saj, e jo tė fshihet nė struktura dhe aleanca botėrore duke hequr dorė nga territoret e okupuara nga fqinjėt e saj, pėr hir tė disa rregullave.

    Nė fillim tė shekullit XXI prapė shqiptarėt po brohorisin ''E duam Shqipėrinė nė NATO dhe BE, por si njė shtet nė vete dhe e aftė pėr tė zgjidhur ēėshtjen shqiptare nė Ballkan sipas interesit shqiptar, e jo njė Shqipėri nė NATO dhe BE aleate e projekteve ndėrkombėtare me ēėshtjen shqiptare tė copėzuar e trajtuar nė kuadėr tė tė drejtave tė njeriut sipas interesave tė fqinjėve ''. Njė gjė duhet ta dinė edhe miqtė tanė ndėrkombėtar, se popullit shqiptar nė ato organizma, edhe sikur pėr ēdo ditė t'i ofrohet qumėsht e mjaltė, nuk do tė heq dorė nga ideja e pėrparimit dhe e zhvillimit qė mund tė realizohet vetėm me procesin e ribashkimit. Ėshtė ky njė projekt madhor kombėtar qė shqiptarėt nė historinė e tyre 2000 vjeēare, kanė bėrė shumė mund, kanė harxhuar shumė energji, shumė vuajtje, shumė para, kanė dhėnė shumė dėshmorė prandaj nuk do tė joshen me asgjė tjetėr nė kėtė botė pėrveē me atė qė e keni edhe ju-tė vendosin vetė pėr fatin e tyre.

    Shqipėria nė NATO apo nė BE, mundet vetėm ta ngadalėsojė, por kurrsesi ta ndal ribashkimin e shqiptarėve nė Ballkan. Koha do ta dėshmojė se anėtarėsimi nė strukturat veri-atlantike ėshtė njė bumerang ndaj vetė atyre shqiptarėve qė janė kundėr ribashkimit kombėtar.

    Anėtarėsimi nė NATO mund tė quhet historik dhe i suksesshėm vetėm nėse i ndihmon Ribashkimit tė popullit shqiptar nė Ballkan, si rrjedhojė bllokimi i mediave dhe dalldisja e popullit shqiptar pėr festa me karakter kombėtar duhet dhe guxon tė ndodhė vetėm kur tė RIBASHKOHEN SI KOMB NĖ NJĖ SHTET TĖ VETĖM, ēdo gjė tjetėr ėshtė vetėm politikė ditore, afatshkurtėr, qė mė sė shumti i zhgėnjen vetė shqiptarėt.

    Besnik HYSA
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-11-2008
    Vendndodhja
    Ulqin
    Postime
    34
    Kufinjte s'besoj qe do te levizin se shpejti nese ndonjehere ne Evrope. Me syrin e optimistit realist, une shpresoj qe Kosova dhe pjesa Shqiptare e Maqedonise t'i bashkohet, sepse Maqedonia nuk eshte shtet stabil. Sa i perket territoreve ne Mal te ZI, Presheves e Camerise, nuk besoj se mund te ndodhe ndonjehere. Ne zorret qorre te shqiperise te bashkohemi ne Bruksel, por jo pa fitimin e te drejtave. Shqiperia tani me shume se kurre ka mundesi te beje presion Serbise e sidomos Malit te Zi, me veton e saj per NATO-n. Megjithate, ashtu sic jemi ne, dyshoj qe shteti shqiptar te kushtezoje antarsimin ne NATO me te drejtat kombetare te pakicave shqiptare, se ne jemi tper te bute.

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Ribashkimi i tregut kombėtar
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-09-2004, 15:43
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •