Ditėn e Shtunė, datė 18 Prill 2009, nė qytetin e Chierit, pranė Torinos, nė Itali, u zhvillua ceremonia e dhėnies sė ēmimeve letrare nė kuadėr tė edicionit tė 9-tė tė konkursit “Principe Giorgio Castriota Skanderbeg”.

Konkursi letrar, emri i tė cilit i dedikohet heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastriotit, organizohet nga shoqata Vatra Arbėreshe e Chierit.

Ēmimet ju jepen krijimeve tė reja mė tė mira letrare nė gjuhėn Arbėrishte, si edhe krijimeve mė tė mira tė nxėnėsve me origjinė Arbėreshe qė studjojnė nė shkollat Italjane.

‘Qėllimi i konkursit ėshtė pikėrisht ruajtja dhe lėvrimi i mėtejshėm i gjuhės Arbėrishte ndėr brezat e rinj tė diasporės sė hershme Shqiptare nė Itali’ u shpreh Vincenzo Cucci, Presidenti i shoqatės Vatra Arbėreshe. Ai ju kujtoi tė pranishėmve se nė territorin e Rajonit tė Piemontit jetojnė sot mbi dhjetė mijė qytetarė me origjinė Arbėreshe, duke pėrbėrė kėshtu njė nga bashkėsitė mė tė mėdha tė kėtij komunitetit jashtė vendbanimeve tė tyre historike nė jug tė Italisė.

Duke filluar nga ky edicion, njė seksion i posaēėm i konkursit i rezervohet edhe krijimeve tė reja poetike tė shkruara nė Shqipen letrare. Nė bashkėpunim me Federatėn e Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbėreshe tė Piemontit, tė pėrfaqėsuar nė ceremoni nga zv. presidenti i saj Benko Gjata, kėtė herė juria e konkursit vlerėsoi me ēmim edhe krijime poetike tė autorėve Shqiptarė.

Juria e konkursit kryesohej nga prof. Italo Fortino, titullar i katedrės sė gjuhės dhe letėrsisė Shqipe pranė Universitetit tė Napolit. Anėtarė tė saj ishin edhe Visar Zhiti, Atashe Kulturor pranė Ambasadės sė Shqipėrisė nė Itali, Eduard Soppi, kryetar i shoqatės ‘Nėnė Tereza’ tė Astit, Annunziata Delli Santi, eksperte e gjuhėsisė pranė Sportelit Gjuhėsor tė Rajonit tė Bazilikatės si edhe poeti Arbėresh Tommaso Campera, pėrgjegjės i Departamentit tė Kulturės pranė shoqatės “Vatra Arbėreshe”.

Nė fjalėn e tij, prof. Fortino u shpreh se ‘njė kulturė pa rrėnjė nuk mund ti rezistojė tronditjeve tė globalizmit. Kultura Arbėreshe’ vijoi ai, ‘nuk duhet tė konsiderohet si anakronike apo anti-historike, pėrkundrazi. Ajo ėshtė njė kulturė qė krijon harmoni mes sė tashmes dhe sė kaluarės, mes individit dhe shoqėrisė ku ai jeton.’ Fortino vlerėsoi edhe pėrpjekjet e nxėnėsve me origjinė Arbėreshe, tė cilėt, sipas tij, pavarėsisht vėshtirėsive tė mėdha objektive pėr tė shkruar nė Arbėrisht, kanė qenė nė gjendje tė pėrcjellin nė krijimet e tyre persiatje me ngarkesė emocionale.

Nė ceremoninė e dhėnies sė ēmimeve morėn pjesė edhe shumė autoritete vendore si Agostino Gay, Kryetari i Bashkisė sė Chierit, Roberto Placido, Zv-Kryetar i Kėshillit Rajonal tė Piemontit, Giuseppe Cerchio, Zv-Kryetar i Kėshillit tė Provincės sė Torinos, Valter Giuliano, Asesor i Kulturės nė Provincėn e Torinos, A.Maria Morello, pėrfaqėsuese e Rajonit tė Piemontit dhe Gaetano Porcino, Deputet i Parlamentit Italian.



Kryetari i Bashkisė sė Chierit vlerėsoi, nė fjalėn e tij, kontributin e rėndėsishėm tė Vatrės Arbėreshe pėr pėrhapjen e njohjes sė bashkėsisė Arbėreshe dhe tė kulturės sė saj. Ai tha gjithashtu se konkursi dedikuar heroit kombėtar Gjergj Kastriotit ja vlen tė mbeshtetet edhe sepse ai pėrcjell vlera tė mėdha artistike e kulturore.

Nga ana e tij, zv – kryetari i Kėshillit Rajonal tė Piemontit Roberto Placido tha se ‘Piemonti ėshtė Rajoni i parė i Italisė qė i ka njohur Arbėreshėt si minoritet gjuhėsor autokton, jashtė territoreve historikisht tė banuara nga ata, nė Rajonet e jugut tė Italisė. Nė kėtė mėnyrė,’ vijoi ai ‘edhe Arbėreshėt e Piemontit mund tė pėrfitojnė nga fondi prej 200 mijė eurosh qė Rajoni i Piemontit vė ēdo vit nė dispozicion tė minoriteteve gjuhėsore pėr tė mbėshtetur veprimtaritė e tyre kulturore.’

Pėrfaqėsues zyrtar i vendit tonė nė takim ishte z. Gjon Coba, Konsull i Shqipėrisė nė Milano.

‘Ne vazhdojmė tė jemi njė popull i bashkuar’ u shpreh ai nė fjalėn e tij ‘ndonėse historia 500 vjeēare na ka ndarė nė tė dy anėt e Adriatikut. Jam i sigurtė se lidhja e fortė mes Shqipėrisė dhe Arbėreshėve do tė vazhdojė nė shekuj.’ Konsulli Coba pėrcolli gjithashtu edhe pėrshėndetjet e Ambasadorit tė Shqipėrisė nė Itali z. Llesh Kola, si edhe ato tė Konsullatės sė Pėrgjithshme nė Milano.

Fitues tė edicionit tė nėntė tė konkursit, nė seksionin e krijimeve nė Arbėrisht, u shpallėn kantautori Francesco Scaravaglione, nga Pavia, si edhe nxėnėsja Katia Forte, nė seksionin e autorėve tė rinj.



Nė seksionin e dedikuar Shqipes letrare, pėr poezinė mė tė mirė tė pabotuar fituese u shpall shkrimtarja dhe studjuesja vlonjate Vilhelme Vranari; ndėrsa ēmimi i posaēėm i jurisė pėr kontributin e dhėnė nė lėvrimin e letrave Shqipe ju dha autores dhe pėrkthyeses Valbona Jakova.

Ceremonia u shoqėrua me njė spektakėl mjaft tė veēantė, tė titulluar “La sposa di Scanderbeg” (“Nusja e Skėnderbeut”) tė paraqitur nga trupa artistike “Centro Mediterraneo delle Arti”. Spektakli, me kėngė dhe muzikė tė traditės mė tė mirė Arbėreshe tė luajtur live, rrėfen fazat e ndryshme tė emigrimit Arbėresh nė Itali.

Vilhelme Vranari Haxhiraj

Me ēmimin Skanderbeg pėr poezinė mė tė mirė nė Shqipen letrare u vlerėsua Vilhelhme Vranari Haxhiraj, shkrimtare dhe studjuese nga qyteti i Vlorės. E lindur nė gjirin e njė familjeje me tradita tė njohura patriotike nga Kanina, me prejardhje nga prijėsi i shquar Shqiptar i mesjetės Gjergj Araniti, ajo e ka nisur krijimtarinė letrare qė nė rini. Botimi i saj i parė ėshtė njė vėllim me poezi, por gjinia qė Vilhelme Vranari Haxhiraj preferon dhe lėvron mė shumė ėshtė proza letrare dhe ajo historike. Autore e mbi 24 vėllimeve nė 12 vitet e fundit, ajo ėshtė vlerėsuar me ēmime pėr krijimtarinė e saj brenda dhe jashtė vendit.

Valbona Jakova

Shkrimtarja dhe pėrkthyesja me origjinė Shkodrane, por e lindur nė Tiranė, Valbona Jakova u vlerėsua me ēmimin e posacėm tė jurisė pėr letėrsinė nė Shqipen standarte. Ajo jeton nė Ghedi, pranė Brescia-s, bashkė mė familjen, qė prej vitit 1991, qytet ku ushtron profesionin e mediatores kulturore. E apasionuar qė herėt pas letėrsisė, botimet e para i ka realizuar pas vitit 1990, nė Shqipėri dhe nė Itali. Ajo ka pėrkthyer gjithashtu nė Shqip poetėt e mėdhenj Ungaretti dhe Neruda. Krijimtaria e saj ėshtė vlerėsuar me disa ēmime letrare nė Itali.