Ekipi drejtues qė realizon sondazhet Zogby (flitet se ėshtė njė kompani shqiptare e kontraktuar) me qetėsinė olimpike qė e karakterizon paraqiti rutinėn e radhės: rezultatet e anketimit pėr muajin mars. Gjithēka paraqitet si mė parė, sikur asgjė tė mos ketė ndodhur, ndonėse ėshtė vėnė nė dyshim serioz besueshmėria e tė dhėnave qė pėrpunon ky sondazh.

Normalisht njė ekip sondazhesh nė njė vend demokratik ku vepron realisht konkurrenca, sė paku do tė alarmohej nėse nė drejtim tė metodologjisė sė anketimeve tė tija do tė bėheshin vėrejtje thelbėsore, qė cenojnė besueshmėrinė e rezultateve tė tyre. Serioziteti dhe etika profesionale do t’i impononin njė ekipi studimor tė tillė njė prononcim nė drejtim tė argumenteve kritike ndaj metodologjisė sė tyre. Sė paku do tė kishte njė kundėrshtim, njė justifikim apo paraqitje tė kundėr argumenteve. Asgjė nga kėto nuk u vėrejt! Thjesht injorim, heshtje “olimpike”!

Nuk ka asnjė angazhim minimal profesional pėr tė zhvilluar debat, kur dihet se praktikisht kjo ėshtė e vetmja rrugė pėr tė realizuar atė qė Kanti e quante intersubjektivitet dhe qė pėrbėn nė fakt objektivitetin nė shkencė. Dhe aty ku nuk synohet ky objektivitet, nuk ka parametra shkencorė, nuk ka ligjėrim nė nivel shkencor, por thjesht njė propagandė komercialiste. Me sa duket njė takėm sondazhbėrėsish ka kėmbyer vlerėn shpirtėrore tė kėrkimit tė objektivitetit shkencor me disa favore tė “vockėla” materiale nga kancelaritė e “Olimpit”!

Ėshtė zgjedhja e tyre! Por tė paktėn njė opinion, siē e cilėsojnė francezėt, i “kultivuar” nuk ka pėrse tė fyhet deri nė atė masė sa tė konsiderohet si gogo qė “tėrhiqet pėr hundėsh”! Njė publik i tillė meriton mė shumė vėmendje dhe respekt nga ata qė hiqen si profesionistė tė sondazheve! Atij nuk mund t’i paraqiten pėrfundime ku “ėshtė qepur dukshėm me fill tė kuq mbi tė bardhė”, mos serioziteti dhe moskompetenca profesionale!

I njėjti “avaz” vazhdon edhe me qendrat e institutet qė sondojnė me anėn e telefonave fiks. Sot, nga njė qendėr amerikane, siē u prezantua zonjusha nė linjė, kontaktuan me telefon fiks bashkėshorten time dhe mbasi ajo i bėri me dije se po ndjekin njė procedurė shkencėrisht tė gabuar, ma kaloi linjėn mua. Zonjusha nė linjė, qė nuk u turbullua fare nga ky kėmbim respondenti (i pa lejushėm nga pikėpamja e kampionimeve tė rastit ose sistematikė qė ndjekin ata), ndoqi formulėn e “intervistimit” (Pavarėsisht se ēfarė ėshtė thėnė dhe thuhet. “unė tė intervistoj ty nė emėr tė ....”).

Iu prezantova edhe asaj si specialist i sondazheve dhe e bėra me dijeni se po pėrdornin metoda tė gabuara qė unė i kisha denoncuar publikisht. Zonjusha nė fjalė mu pėrgjigj se “ky ishte mendimi im” dhe mė pyeti sėrisht nė se pranoja t’u pėrgjigjesha disa pyetjeve apo tė mbyllte telefonin. Iu pėrgjigja qė jo dhe ajo shkėputi linjėn. Edhe nė kėtė rast nė mėnyrė flagrante dhe tė pa qytetėruar injorohet njė akuzė publike e bėrė drejtpėrdrejtė dhe me artikull tė botuar nė gazetėn “Bota Sot” pėr zhvillim tė anketimeve me telefon fiks nė kundėrshtim me metodikėn shkencore! Anketimbėrėsit me paturpėsi, moralisht i lejojnė tė drejtė vetes t’i cilėsoj kėshtu pėr shkeljet qė i bėjnė ata etikės shkencore dhe qytetare, vazhdojnė punėn e tyre pėr tė manipuluar opinionin publik shqiptar.

Nė kėtė kuadėr ėshtė e lejueshme qė tė supozohet se kėta “profesionistė” tė xhepit tė tyre kanė dalė nė tregun informal tė informacionit pėr tė ofruar rezultate sondazhesh sipas porosisė sė klientėve. Pra, kush paguan mirė mund tė marrė rezultate tė porositura sondazhesh (ashtu siē i interesojnė atij), tė cilat i paraqiten opinionit publik si tė kryera me kompetencė profesionale. Nė kėtė rast porositėsi mund tė shpresoj qė tė ndikoj nė njė farė mase te pjesa e lėkundur e elektoratit shqiptar nė mėnyrė qė tė risė numrin e votave tė partisė qė ai pėrfaqėson. Dihet nga librat e metodave tė kėrkimit qė mashtrimi (dhe ndikimi) i opinionit publik me rezultate sondazhesh synon gjithnjė kryesisht pjesėn e papėrcaktuar tė elektoratit tė njė vendi.

Ajo qė bėhet e paduruar nė kėtė “sondazhomysebet” ėshtė situata poshtėruese qė vihet tė paktėn pjesa e shkolluar e opinionit publik shqiptar, e cila nga kėta marifetēinj pa moral trajtohet si “raja”. Ndonėse ka njė denoncim publik pėr manipulimin qė pėrfaqėsojnė kėto sondazhe, bosėt e “mafias sė sondazheve”, vazhdojnė me paturpėsi t’i drejtohen opinionit publik shqiptarėr me mashtrimin e radhės sikur nuk ka ndodhur tashmė asgjė. Kėsaj i thonė qė pėr ta ky opinion ėshtė si “bagėtia” tė cilės mund t’i hedhėsh pėr tė ngrėnė ēfarė tė duash. Nė se do tė vazhdojmė tė lejomė pa reagim intelektual kėtė tallje tė madhe, atėherė ka tė ngjarė qė tė kthehemi gradualisht nė njė “Republikė tė sondazheve”.


Aleksandėr Koēani, “Bota sot”