Mos e merr kaq seriozisht suliot

, se teme humori eshte, por keta qytetaret e meritojne nje mesim te mire.
Fshati eshte real, naiv, i paster, eshte forma e duhur e ekzitences ne harmoni me natyren, i vetmi burim jete.
Qyteti eshte thjesht "vanity", aparence, nje rrjet i gjere kanalizimesh plot fekale e mbeturina i mbuluar me asfalt te lemuar, dhe ndonje peme te vetmuar(e te vuajtur) tek tuk per te genjyer syrin, sepse qytetit i mungon nje gje thelbesore, NATYRA.
Qytetari humbet kontaktin me natyren, ai kontakt qe mban gjalle shpirtin, ai kontakt qe i jep kuptimin e vertete jetes.
Qyteti me betonin dhe asfaltin e tij i merr frymen tokes, ashtu si nje bretkose e veshur nje cipe te papershkrueshme nga uji dhe ajri vdes per pak oksigjen, ashtu dhe toka poshte qytetit vdes, dhe ajri siper ndotet.
Ju qytetare hundperpjete, jeni ju qe blini sa leshte e kokes qumeshtin, vezen, perimet, frutat,
ndersa nje fshatar zot i tokes se vet del ne kopesht dhe keput nga dega ndonje frut sipas deshires dhe sipas stines. Pi ēdo mengjes qumesht te fresket te sapomjele, vezen e merr direkt aty ku e ben pula. Qyteti nuk do rezistonte 1 dite te vetme po te mos e ushqente fshati.
Qyteti eshte nena e artifices, vetem natyra eshte origjinale.
Qyteti eshte burim i falsitetit, ne qytet rendesi ka si dukesh dhe jo si je, vetem tek natyra gjendet e verteta.
Qyteti eshte burim i korrupsionit, nuk mund te korruptosh natyren.
Qyteti eshte burim i burokracise, sepse natyra eshte meritokrate.
Qyteti eshte burim i hajduteve, sepse ne natyre nuk mund te vjedhesh, ēdo gje paguhet me gjak dhe me djerse.
Qyteti eshte burim i skllaverise, sepse natyra eshte e lire.
Qyteti eshte burim i se keqes, sepse natyra eshte e mire, dhe ēdo qe qe shkon kunder saj eshte e keqe.
Krijoni Kontakt